“Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD

4 Korrik 2020, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po kërkon një fabulë të legjitimohet si baba nga martesa e dytë në PD. Dhe ka kaq muaj që po flet vetë dhe dëgjon vetë, se si do sillet me fëmijët e gjetur në PD, që ndërkohë i ka zbuar.

Askush prej tyre nuk i ka kërkuar të kthehet në shtëpi. Nuk kam dëgjuar askënd prej tyre, që të thotë se ‘dua të jem në ekipin e Bashës, por ai nuk më lejon’.

Përkundrazi, të gjithë që janë pyetur, kanë thënë se nuk kanë punë më me të.

Edhe Genc Rulit që i ka shkuar në shtëpi për ta ndihmuar të krijojë idenë se ribirësimi i fëmijëve të gjetur do jetë në dorë të tij, e vetmja ndihmë që i ka dhënë, është një ish- zëvendësministër i tij për të drejtuar fushatën.

Tani që ndërkohë askush nuk i ka kthyer përgjigje, apo i ka kërkuar të kthehet në PD, gjithë njerëzit e Lulzim Bashës, ata që kanë zbuar, ata që gjetën në PD, flasin për nevojën për rikthim, por si “ushtarë” në parti, të atyre që i zbuan.

Mënyra si flasin, është më poshtëruese se heshtja e deritanishme. Se heshtja të paktën miratonte zbimin. Kurse kjo lutja që ata të kthehen e të ndihmojnë Lulin, kërkon t’u diktojë atyre dhe statusin që duhet të kenë, jo më si të kthyer, por si të penduar.

Eshtë aq qesharake dhe banale e gjithë kjo, sa nuk vlen as si debat, e jo më si proces.

Një parti që vendos të hapet, duhet pikësëpari të godasë frymën e mbylljes dhe procesin që e ka shkaktuar atë.

Me Lulzim Bashën, nuk është se PD thjesht është mbyllur. PD është spastruar nga njerëz që Lulzim Basha nuk i kontrollonte dot dhe as i konkurronte dot. Thjesht, pabesisht i ka hequr nga listat e konkurrimit dhe i ka nxjerrë në rrugë.

Tani ata janë në punën e tyre, kanë projektet e tyre, dikush politike e dikush personale. Të vetmen gjë që nuk kanë në plan, është të bashkohen me Lulzimin.

Këmbëngulja  e tij për të mbajtur hapur debatin për t’i thirrur, është si të gjitha gjërat fallco të Lulzim Bashës, në stilin “më ka çu nëna me la gojën”.

Në vitin 2005, kur Sali Berisha po provonte të bëhej i besueshëm si i “ndryshuar”, filloi atë që u quajt hapje e madhe me dy kategori.  E para, qe shoqëria e Lulit dhe Argitës si garanci ndaj hapjes së vërtetë, që ishte kthimi i ish- drejtuesve të lartë të PD dhe themeluesve të saj, për t’i rikthyer në PD.

Skeptiku më i madh i fillimit të këtij procesi ishte Genc Ruli. Në një emision televiziv në janar 2005, ndërkohë që procesi kishte filluar me dyshime të mëdha, ai e quajti përpjekjen e Berishës për të demokratizuar PD, një demogogji të Berishës, duke përdorur një krahasim të rëndë: “Të kërkosh të demokratizosh PD me Berishën në krye, është si t’iu kërkoje gjermanëve të defashistizonin Gjermaninë, me Hitlerin në krye”, tha ai.

Por Berisha e kishte betejë jetë e vdekje dhe e thelloi realisht procesin, duke thirrur dhe vetë Rulin në PD, pasi u mbyll dy orë në zyrë vetëm me të.

Lulzim Basha, ndryshe nga Berisha, nuk ka qëllim as të thërrasë njeri, dhe as të krijojë një klimë konkurrence në PD. Biles për ta bërë të sigurtë këtë gjë, ai nuk ua zë dot as emrat në gojë të larguarve, duke gjetur si shpëtim faktin që në pozitat e “babait”, nuk zgjedh dot mes fëmijëve.

Babai nuk zgjedh dot vërtet, por Basha është baba nga martesa e dytë në PD. Ai mund ta ketë të vështirë të zgjedhë mes Salianjit dhe Klevesit, apo mes Gridës e Joridës, se i do njësoj, por jo mes fëmijëve të gjetur.

Ata i zboi që ditën e parë që hyri dhëndër brenda në atë parti.

Ndaj e gjithë kjo zhurmë nuk është për të kthyer ata në parti, se ata, as e kanë kërkuar këtë gjë.

E gjithë zhurma është se tani e ndjen, se bashkë me ta, kanë ikur dhe mijëra vota nga partia, dhe shpreson se duke bërë sikur kërkon të kthehen ata që ka zbuar, mund të rikthejë votat e tyre.

Në zgjedhjet e shkuara, 240 mijë votues të PD ikën bashkë me ata që zboi Basha. Të shpresojmë që vitin që vjen, do hyjë në zgjedhje, dhe të kemi mundësi të numërojmë sa i kanë mbetur.

14 komente në ““Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD”

  1. Bureto says:

    ..Skeptiku me i madh i hapjes se PD ne vitin 2005 ishte Genc Ruli, i cili, siç thote Mero në editorialin e tij, në nje interviste ne TV ne janar 2005, ka paska thene : “Perpjekja e Berishes per te demokratizuar PD, nje demagogji e tij, duke perdorur per kete dhe nje krahasim te rende: Te kerkosh te demokratizosh PD me Berishen ne krye, eshte sikur t’iu kerkoje gjermaneve te defashtizonin Gjermanine me Hitlerin ne krye-tha Genc Ruli. Vertet e rende.
    Ta thuash kete, që nga ai moment Genc Ruli, do te duhej te ndahej perfundimisht prej tij. Nuk kishte ngelur më gje per kompromis xhentelmenesh! Por jo! Berisha që per pushtet (si per ta marre edhe per te mos e leshuar), ka bere krime, jo më të ‘haje mut’ dhe kur pa, pas kesaj shprehje të Gencit. Jo vetem qe nuk do duhej ta ftonte, por duhej ta kishte bere hasha perfundimisht. Por jo, se te dy nuk jane nga ai brume. Te dy e quajten sikur nuk ishte thënë. Ndaj Saliu e ftoi dhe Genci, sikur te mos kishte ndodhur gje, shkoi. Dy ore me të në zyre, si dy gjarperinj që jane, nje zot e di se çfare pazaresh kane bere, qe ia kane kthyer mendjen dhelpres Ruli. Po ky me kete rast çfare ka shitur në shkembim? Me siguri dinjitetin e tij, nese ka patur ndonjehere te tille. Ka thene me vete, kur gelltiti Saliu ate qe thashe per te publikisht, tani kam rastin ta mjel mire, nese do te vije ne pushte,t siç gjasat ne ate kohe ishin, sidomos me perçarjen e PS dhe krijimin e LSI nga Ilir Meta. Me siguri Berisha i ka premtuar pushtet, ne dikastere te tilla nga ato qe thuhen ‘ me portofol”, dhe qe do te mund te pasurohej.
    Tashme kjo ka ndodhur dhe nuk ia vlen ta komentojme. S’ka shqiptar qe nuk e di, sidomos gjate kohes qe ishte minister i Energjitikes dhe Industrise, se cilat kane qene aferat e pista te Rulit. E fundit si e tille, ishte ajo e fundit, korrikut 2013, kur PD e kish humbur pushtetin , Kuvendi ishte i shperndare dhe Ruli ishte minister në detyre. Po jo, ai e shkeli ligjin, i cili kerkonte qe shtyrja e kontratave koncesionare te behej po me ligj. Po Genci shtiu kontraten e koncesionarit te kromit ne Bulqize. U be shume zhurme ne ate kohe, por PS, ajo qe e beri, mbasi erdhi ne pushtet, si per shume afera te tjera korruptive te qeverise Berisha, nuk u ndie më !!!??…Nga buroi gjithe ajo trimeri e Rulit, qe nje tjeter do ta çonte ne burg? Me siguri u kompesua me nje zarf te majme, i cili me vone u kthye ne nje vile te hatashme sheiku te zotit (me falni shokut) Genc Ruli!. Mund te jemi ne kuadrin e supozimeve, por pasuria e Rulit, e deklaruar nga vete ai dhe e bere publike, i kalon te 500.000 Eurot. Si vihet ajo? Të shohim nese do te merret SPAK edhe me kete aferë. Keta jane pisat e djeshem dhe te sotem qe e kane thithur ekonomine e ketij vendi, per t’u pasuruar vete. Dhe kerkojne ende pushtet, qe te vazhdojne zanatin e vjeter !!…

    1. lom deliu says:

      nje sqarim Genci shkoj ne zyren e Salihit pasi ndermjetesi apo sekseri i Saliut (Mitro Çela) takoi Gencin dhe Salihi pranoi te tre kerkesat e Rulit : 1.anetar i Kryesise..2. deputet I sigurte dhe 3. minister Ekonomise ose I Financave. Salu I pranoi sepse Ruli quhej mik I usa dhe ndermjetes per mafien italiane…prandai dhe u takuan dhe ndenje 8 vite minister.

  2. Alleanca per tallashin says:

    A ka njeri ne bote qe beson seriozisht qe Doktor Mortja ka bere pazar me dhelpren Rruli?
    Kurre,ai vetem i ka vendosur Ultimatum,me mua, apo do te coje per gjahe,si Trebicka.
    Vetem ne kete pike,Doktori i qendroi Besnik linjes se tij,gjithcka me dhune.
    Ajo qe ai arriti me sukses te instalonte si ne PD ashtu edhe ne Shqiperi eshte thjesht, fashizem.
    Problemi nuk eshte,cfare u be,problemi eshte cfare do behet dhe une nuk shofe zgjidhje
    Kjo qe ne shofim eshte nje teater dilentant kooperative,qe nuk terheq asnje spektator.
    Te rroje Partia ime.

  3. Lulzimi është një butak dhe si pa eshtra , nuk ka takat tu bëj ball tronditjeve. says:

    Një bukë e thyer, nuk ngjitet .Qr mik!

  4. arvanitasi says:

    O Mero, mos vdeksh kurre, analizat e tua jane si grafite me rreze x ose nanography, kaq i mire i njeh ato qelbesira sa, une personalisht ty do te shpallja “pasuri kombetare”, nese do pyetesha ndonjehere.

  5. Nikolini says:

    Kjo qe sot po ndodh ne PD, me ngjan me nje marsh funeber, me te cilin percillet paturpesisht drejt fundit partia e idealeve te dhjetorit 1990, e rrembyer poshtersisht nga vagabonde qe dolen nga gjirizet e PPSh-se e sigurimit te shtetit, per te sabotuar dhe shkatrruar perfundimisht proceset demokratike te frymezuar mbarekombetarisht per integrimin e Shqiperise ne familjen e Madhe Demokratike Euroatlantike.
    Eshte e domosdoshme te kihen parasyshe disa te verteta te padiskutueshme qe lidhen me funksionimin dhe fatin e Partise Demokratike.
    Gjate 30 viteve, por edhe sot, kete parti e drejton me dore te hekurt vetem nje njeri. Ky eshte Sali Berisha. As mos ti shkoje mendja kujt se nje njeri anonim si Lulzim Basha, I ardhur nga kushedi se prej ku, do te mund te beje I pavarur ndonje veprim sado te thjeshte pa bekimin e Berishes. Mbylljet apo “hapjet” e kesaj partie, komandohen vetem nga Berisha. Po, Berisha eshte I qete se ka gjetur njeriun e duhur, nje njeri pa personalitet per te bere ne kete parti ate qe deshron ai vete.
    Realisht, Lulezim Basha eshte nje fatkeq, I cili hiqet sikur vendos ai, por ai kete pozicion ka zgjedhur dhe pergjegjesia dhe turpi eshte e atij vete.
    Perpilimi I listave te zgjedhjeve te 2017-tes, absolutisht eshte bere me urdherin e Berishes dhe largimi I disa figurave potente ne PD-ne e asaj kohe, natyrisht eshte bere e miremenduar nga cifti Berisha-Basha, per t ia bere me te lehte ketij te fundit gjumin e rehatshem, duke rrethuar vehten me anonime, me njerez pa nivel, pa intelekt, me moral te dyshimte dhe matrapaze qe e paguan sa frengu pulen mandatin e deputetit.
    Basha, ironikisht, kerkon te beje roliun e “babait” te PD. Sa e peshtire. Dhe tundet e perdredh vithet dyqaneve, picerive e lulishteve, duke folur per gjoja hapjen e PD-se. Shihni cinizmin dhe njekohesisht paburrerine e tij te perhereshme. U ben thirrje atyre qe vete I kerkoi Berishes ti shporrte nga PD-ja, me arsyetimin se “ata-te larguarit-jane te mirepritur ne PD, ne se ata jane demokrate te vertete dhe ne se duan qe Lulzim Basha te behet Kryeminister”.
    Kjo eshte tallja me e madhe qe mund te beje nje debil si lylzim Basha, nje I pafytyre qe as nuk ka qene kurre me PD-ne, nuk ka asnje kontribut, perkundrazi e nxorri ate jashte institucioneve, vetem e vetem qe te mos perballej me votuesit.
    Ironikisht, I kerkon Jozefina Topallit, te beje autokritike, te vije ti lutet ketij pupaci qe ti afrohet PD-se, ajo te beje fushate per Lulzim Bashen ne Shkoder, ne se e do PD-ne qe Luli te behet Kryeminister.
    Realisht, duhej te ishte e kunderta. Per kontributin qe ka dhene Topalli, per eksperiemcen dhe qenia e saj ne forumet me te larta te PD-se, sot Jozefina Topalli duhej te ishte nje kandidate shume e denje, shume e forte dhe plotesisht e merituar qe te kandidonte per te marre postin e Kryeministres, si perfaqesuese reale e te djathtes.
    Por jo. Jemi Brenda absurdit. Nje njeri anonim e i pa afte si Lulzim Basha, me prejardhje nga te gjitha krahet nga strukturat e komunizmit e sigurimit te shtetit, perjashton nga PD-ja nje intelektuale te spikatur si Jozefina Topalli, me prejardhje nga familje te vjeter qytetare shkodrane, me nje aktivitet te spikatur antikomunist,dhe tani qe i duhen votat ketij rrugaci, kerkon ta poshteroje Topallin, ne kuadrin e “hapjes se PD”, duke I thene qe “ne se do ti afrohesh PD-se, puno qe une-Basha-te behem kryeminister”, bile edhe kete thirrje nuk e ben vete, por ngarkon nje teveqel nga LGBT-ja t ia coje haberin Topallit”.
    Si mund ti afroheshin ish eksponentet e PD, apo intelektuale me integritet Lulezime Bashes, kur ky shkon per te “hapur” gjoja partine duke patur ne krah Fahri Balliun me te birin {nje autik|, me Salianjin, Grida Dume, Flamur Noke e sorollopi i tyre?
    Jo, Topalli, besoj se nuk do pranonte te binte kaq poshte.
    Kjo menyre sjellje eshte edhe me te tjeret.
    Pra ajo qe pretendohet “si hapje” eshte nje mashtrim i radhes, I ketij mashtruesi profesionist, qe nuk qe ne gjendje te beje nje pune te mire ne ate Parti, perkundrazi e katandisi keq e me keq deri sa e coi ne buze te gremines.

  6. Spinoza says:

    Basha eshte me finoku nga te gjithe keta kerrat e vjeter nuk doli kurre hapur kunder SHBA-ve te gjithe ne PD donin te vinin Bashen perpara me flamurin antiamerikan qe tu mbronte pasurite e vjedhura mirepo Luli doli shume me i zgjuar se mendonin keta,megjithate ajo qe eshte Per te ardhur keq eshte se PD-ja ishe dhe eshte antiamerikane pra eshte nje parti qe nuk ka te ardhme se bashku me PS dhe LSi pritet qe mbas katharsit ne sistemin politik te kete nje riorganizim te partive te reja politike me fryme perendimore dhe ne teresi te sistemit pokitiko-ekonomiko administrativ

  7. Xhuliano says:

    Ruli shiti Pashkon per interesat e tij, ju thoni se ruli do udheheqe menaxhimin e fushates. Nuk behen miliona se ruli ben veze, po behen duke qene minister apo deputet.

  8. Kume Peza says:

    Asnjëherë PD nuk ka humbur 240 mijë vota. PD përjashto zgjedhjet e 1992, nga të cilat PP u tërhoq vete i ka vjedhur votat. Në zgjedhjet e 2017 mori votat e zgjedhësve reale që ka. Mero, ti ketë e di mirë, por nuk kuptoj përse i bëni fresk kësaj gënjeshtre monstruoze ti dhe te tjerë.

  9. SULEJMANI says:

    Baba.ju ka dale i forte.kesaj rradhe.ju dhe veten.do ta nxjerr.nga balta.figure e rendesishme e politikes shqipetare.me hormone te theksuara femerore
    Tualeti ti bie ne sy.ky po nuk bani tualet.duket me keq se deputetja e tij Vokshi.nje arsye me teper qe ky te votohet K.M.se nuk eshte i bezdishem.se punon me kohe te reduktuar.sic punoi ne bashki.kurse per pazare.ka seksere te fuqishem

    1. Ce says:

      Vallahi bilahi veshtire do e kete pd ja te rrise mbeshtetjen ne publik per te permbysur rezultatin spektakolar te 2017 sepse ka disa fytyra shume te urryera ne publik. Per cudi ps ja nuk ka asnje fytyre te urryer ne publik, bile dhe ato te shkarkuar nga gjykata per lidhje me drogen nuk kane kane ndonje problem me publikun. Por njerez si Klevis krrici i Faros qe torturoi qytetaret e Tiranes me bllokimin e unazes per 1 vit, apo Kryevagabondi Flamur Herman Geringu qe udhehoqi naziskinet me molotov tek dera e kryeministrise, apo Sahit tritol Dollapi hajduti i cez, apo Enkeled Alibajga, apo Vokshi Gerdalla, apo Aurrel bylykderr nazisti nga Elbasani, apo Xhelal horri nga kamza, ka dhe shume te tjere Salianjer, qe vallahi publiku i urren aq shume sa e bejne te pamundur fitoren e pd dhe per nja 8 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje