Nga Mero Baze
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë në një proces hetimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, pasi prokurori special ka dorëzuar më 24 prill një aktakuzë me dhjetë pika kundër tyre.
Njoftimi i Zyrës së prokurorit special bëhet tre ditë para takimit Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, dhe dy muaj pasi është dorëzuar në Gjykatë.
Sado të jesh neutral në këtë histori, është e dukshme se, fakti që kemi të bëjmë me njoftim për akuzën disa muaj pas dorëzimit të saj dhe tre ditë para takimit në Uashington, dhe jo me ndonjë padi të konfirmuar, është goditje politike për Kosovën.
Përdorimi i njoftimit të dorëzmit të aktakuzës për qëllime politike në këtë rast është flagrant, dhe praktikisht asgjëson autoritetin e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë.
Akoma më e pafavorshme është, që ne sot të ngrejmë teori konspiracioni rreth Gjykatës Speciale dhe përzierjen e politikave europiane kundër SHBA në këtë histori. Në çdo rast, Kosova do të dalë e humbur.
Fakti është se delegacioni i Kosovës në Uashington është gjymtuar. Kosova ka tashmë nën akuzë presidentin e Republikës, ish- kryeministrin, ish- kryetarin e Parlamentit dhe disa figura të tjera të dorës së dytë.
Në këto kushte, delegacioni i Kosovës në Uashington, do të përballet me agresorët serbë, jo si viktimë, siç është realisht, por padrejtësisht si person në kërkim, që më në fund e kanë “kapur” dhe po e sjellin të lidhur.
Njoftimi politik i Zyrës së prokurorit special nuk ka dëmtuar Hashim Thaçin, por takimin e Uashingtonit. Ndaj ky takim nuk ka më kuptim. Atë duhet ta anulojë i gjithë delegacioni i Kosovës, duke ju falenderuar SHBA-së për vullnetin e saj për ta çuar para zgjidhjen e problemit mes shqiptarëve dhe serbëve, por duke pritur qartësimin e aktakuzave dhe gjykimin e tyre.
Shqiptarët dhe serbët nuk mund të bisedojnë me njëri- tjetrin në një tavolinë, ku gjysma e delegacionit i ka duart në zinxhirët e prangave.
Anulimi i takimit në Uashington, është respekt real ndaj SHBA dhe presidentit të saj, që kërkon ta nxisë këtë proces. Kjo nuk e dështon iniciativën e tij, por e bën të domosdoshme nevojën për bisedime në kushte të barabarta.
Njoftimimi i Zyrës së prokurorit, nuk është bërë për të damkosur Hashim Thaçin. Ky njoftim është bërë për të prishur pikërisht takimin e Uashingtonit.
Hashim Thaçi nuk ka pse ndjehet as i shqetësuar dhe as i frustruar nga kjo lëvizje. Asnjë politikan i Kosovës deri më sot nuk ka humbur politikisht pse është ballafaquar me akuzat e Gjykatës së Hagës. Përkundrazi, shumë prej tyre janë në politikë vetëm falë këtyre akuzave që nuk janë provuar. Dhe këtu nuk po flasim ende për padi penale, por për një taktikë të marrëdhënieve publike të Zyrës së prokurorit special.
Në rrafshin personal, kjo është e vetmja gjë që i jep vlerë figurës së tij politike dhe i jep më shumë jetë karrierës së tij politike.
Por në rrafshin kombëtar, publikimi i aktakuzës ndaj tij para një takimi historik, është goditje nën brez për Kosovën dhe përpjekje për të kthyer agresorët serbë në viktima dhe shqiptarët në agresorë.
Historia nuk mund të përmbyset me deklarata prokurorësh që duan të përdorin politikën ndërkombëtare për t’u bërë të rëndësishëm në punën e tyre.
Nevoja për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk mund të tejkalojë të vërtetën historike, që shqiptarët ishin viktima të serbëve në këtë histori. Dhe nëse kjo e vërtetë nuk respektohet, çdo paqe do të jetë fallco, e padenjë dhe e paqëndrueshme.
Shume drejt, Mero.
Çeshtja shqiptare dhe ajo kosovare brenda saj nuk mund dhe nuk duhet te (keq)perdoreshin ne debatet brenda Bllokut Atllantik.
Eshte e vertete qe ne jemi vendi me properendimor dhe perpiqemi ti mirekuptojme edhe kur na qellojne nen brez, por ne jemi vendi me i varfer ne Europe e me nje mije halle.
Turp per institucionet europiane qe na bejne kete sterkembesh!
EU eshte qelbesire sic e kane thene shume burra te mencur 100 vite perpara!
Shqiperia duhet seriozisht ta ri-shikoje qendrimin ndaj europes.
Personalisht jam i bindur qe as ja vlen fare me te jesh pjese e EU-se, dhe per me teper mendoj se as nuk kane per te na bere kurre pjese; thjesht po na mbajne zvarritur me premtime qe nuk do mbahen kurre.
Europa aktuale eshte nje konjukture politike qe nuk i do Shqiptaret; duhet te jemi te qarte per kete mos te ma genjeje mendja.
Mendoj qe nuk eshte çasti per te qene pesimist. Grenell nuk e organizoi takimin duke menduar se nuk do te merzitet BE. Perkundrazi, akuza per Thaçin 3 dite para takimit tregon nje levizje te deshperruar te BE qe do te bente te pamunduren per denigrimin e Kosoves. Gjithsesi te vendosur perball nje lojtari te forte si US kjo ndoshta ishte perpelitja e fundit. Ne fakt kjo e vendos Kosoven ne pozite shume te favorshme ne syte e US qe tani ka nje arsye me teper te besoje dhe provoje ate qe Grenell e ka quajtur vazhdimisht inkopetence europiane
Njoftimi i prokurorit special eshte i qellimshem dhe i turpshem. Por serbet kane cuar shume akuza ne Hage. Me shume se kosovaret qe u vrane, u perdhunuan dhe u nxoren nga shtepite. Jo vetem per kete arsye, komandantet e UCK qe ben nje lufte te drejte, duhet te ishin jashte politike. Sepse qenia e tyre ne politike, vecse i trubullon ujrat e kosoves.
THACI NUK DUHET TE PADITET PER LUFTEN , POR PER KORRUPSIONIN ,QE BERI PAS LUFTES NE KOSOVE .
Antagonizmi BE – SHBA , shkel me kembe shqiptaret
dhe favorizon serbo – sllavet ! Kjo eshte BE -ja qe ne
po i lutemi e pergjerohemi te na qase pas deret !
Bravo te qofte……. ??????.. Fraza e fundit, thelbi i ceshtjes….
?
Fole Ymer?
Ia fute prap si kau pelès?
Hashim Thaçi, i ka bèrè hesapet pa hanxhinè, Ymer.
Richard Grenell, nuk i jep dot vetes sè tij garanci pèr diçka, e lère pastaj Thaçit, se askush nuk do e prekè.
Si ato bixhozxhinjtè e sèmurè, Thaçi vendosi gjithè sa kishte nè xhep, tek ajo karta Grenell.
Pèr kètè, u rrèzua qeveria e zgjedhur dhe u zgjodh kjo e KOTIT. Kosova, paguan me instabilitet politik, frikèn e njè gjarpri nga drejtèsia.
Njè drejtèsi si kjo e Hagès, i uroj vetes pèr ne nè Shqipèri.
Thaçi dhe Veseli akuzohen pèr 100 viktima.
Politika shqiptare, ka me mijra tè tillè.
Vrasèsit, japin leksione demokracie akoma, bashkè me daullexhinjtè mediatikè si Ymer Baze.
Sapo e can trapin Ymeri se cfare thua ti o plere.
Shqip pa pagesè pèr avokatin e Ymerit.
Çudia, jo Cudia. Plehèr, jo plere. E bukur shqipja, kur nuk e pèrdorin analfabetèt “avokatè”.
Gjykaten e posaçme e votuan vete politikanet kosovare. Le ti shohin hajrin tani. Vuçiç minister i propagandes se Millosheviçit shkon ne Washington ne pozicionin me te favorshem se Sllobodani vete. Kurvat e Putinit Trump&Grenell do pshurrin mbi gjakun e dhjetra mije shqiptareve te vrare ne lufte. Kryeministri Hoti nuk duhet te shkoje ne Washington pa mbeshtetjen e nje delegacioni kombetar dhe jo perpara zgjedhjeve presidenciale Amerikane te 3 Nentorit.
Grenelli në vend që të anulonte takimin është shprehur se megjithatë do të bëhet, kur delegacionet nuk kanë tè njëjtin nivel përfaqësimi. Hotit nuk ia mban të anulojë vajtjen, pra që këtu duket që do të jetë i gatshëm të pranojë çdo nënshtrim në dëm të inteteresave të Kosovës.
Thaci duhet te jape doreheqjen edhe si president. Dhe Kuvendi i Kosoves le te zgjedhe dike tjeter me unanimitet te plote. Tani nuk ka dhe nuk duhet te kete me lodra politike. Eshte ne rrezik e gjithe Kosova. Sic ishte ekzaktesisht para nje shekulli, kur po keta qe jane sot e ndane nga trungu ame. Te zgjidhet nje president i ri mbarekombetar qe te shkoje me koken lart ne Uashington dhé te kerkoje demshperblimet e luftes. Dhe ta pyese Grenellin nese Perendimi beri gabim qe cliroi Kosoven. Qe sot ministri i propagandes i Milloshevicit pritet me nderime ne Uashington, ndersa presidenti clirimtar i Kosoves si kriminel lufte! Gjerat jane kthyer kokeposhte dhe teresisht ne dem te kombit shqiptar. Sot duhet bashkim kombetar. Se edhe sulmi eshte total dhe frontal.
Pse duhet kuvendi te zgjedhi nje tjeter kur ne ligje thuhet kryetari kuvendit zevendesone presidentin
Qenke njeri cinik siperfaqesore nuk behet fjale per Thacin si persone nese Thaci ka bere korupsion eshte pune tjeter te shkoje ne burge .
Kjo eshte e keqe per kosoven jo per Thacin
Nese neser behen zgjedhje dhe fitone VV Amerika europa nuk i pranone krahu luftes jashte politikes ngelet hoti per te firmosur
Lobimi i fuqishem i cetnikeve serb po luan forte ne te dyja skenat, si ajo europiane dhe ajo amerikane. Perball ketij realiteti, eshte e domosdoshme terheqja ne bllok e pales shqiptare nga kjo farse, qe do te luhej ne teatrin e Uashingtonit, e cila edhe pa kete deklarate, do te kishte te njejtin fund. Kapitullimin pa kushte te Kosoves ndaj cetnikeve serb.
Sic shkrova 5-6 muaj me pare qe BE-ja nuk ka bere asgje pas luftes duke patur shtete ne union qe nuk e kane pranuar pamvarsine e Kosoves, as kjo nuk me ben cudi. Ne jemi nje popull i vogel qe gjuha s’na lidh me askush. Kurse serbet jane popull me i madh dhe kane pothuajse te njejten gjuhe sllave me ruset. BE-ja eshte e varur nga gazi rus dhe deri dje po bente sikur ishte neutrale per ceshtjen Serbi-Kosove. Tani po nxjerrin koken dhe po na fusin ne mes midis lojrave te tyre per kaprico. Kosova 20 vjet e pamvarur dhe Bashkimi Europjan si ka dhene te drejte te levizin lirshem. 20 VJET ME VIZA AKOMA !! Pyetja ime eshte: Per c’fare e ben luften ?!?! 20 vjet Bashkimi Europjan ka mbikeqyrur situaten te jete e qete dhe ASGJE TJETER. That’s not good enough !! E njejta status kuo vetem qe UMNIK-u te duket aty sikur po mbron te drejten e territorit Kosovar. KAQ !! I propozoj Kryeministrit Hoti qe ti propozoj Presidentit Donald Trump qe ato 10 mije trupa amerikane nga Gjermania, te vendosen ne Kosove.. BE-ja jo vetem qe eshte kalbur nga burokracia (me 10 pale parti nga c’do shtet dhe nje parti bjeri gozhdes tjetra patkoit) por edhe Italine e lane zvarre te vetme ne mes te pandemise. BE-se u duhet Serbia ta ledhatojne sepse keshtu i ka “punet” me Rusine. Gradualisht, Shteti i Kosoves te mbledhi Parlamentin dhe me vota te kualifikuara te hedhi posht c’do kerkese qe i behet asajt NGA C’DO GJYKATE E BOTES. Shteti i Kosoves eshte shtet sovran dhe asnje qytetar i saj s’duhet te jete subjekt investigimi dhe gjykimi ne toke te huaj ku ata s’kane qene kurre present..
Mero po të jesh i ndershëm shkruan edhe kundër aneksimit që kërkon Izraeli të bëjë
Ramushi dha dy here dorheqjen per sulm politik nga gjykata speciale
Habia eshte pse ramushit ju bene akuzat para 10 vjetesh dhe thacit vetem sot, arsyeja te con qe ramushi seshte perulur, thaci po . Bej habi sesi bisedimet ju jane besuar thacit pa marr parasysh postin e tij politik (mbase sepse e kishin ne dore)
Sapo doli nga tharku thacit i erdhi akuza
Fakti eshte se kosova nuk duhet te qeveriset nga ish luftetart te pakten gjer kur te mbarojne bisedimet
Mos harrojme thaci hodhi qeverine per kete takim ku kurti tha nuk e firmos coptimin e kosoves
Tani cdo bej paçavurja hoti qe nuk dine asnje fjale se ceshte biseduar keta 10 vjet?
Apo do i thone firmos ketu,ketu e ketu?
Gjermania ka qene kunder nderrimit te kufijve dhe sot sulmoi ata qe ishin pro
Zoti mere me kta akuza te sotit ata kane sulmuar dhe ramen si treshe qe ishin vucic-thaci-rama
Eshte levizje politike per te sabotuar qellimisht takimin ne Amerike… Nje deshperim i prokurorise se huaj por mbi te gjitha nje zhgenjim. Kosova me Thacin do bejne mire ta hedhin vallen deri ne fund dhe jo reagime te castit. Eshte thjesht provokim.
Ah moj Shqipri e mjera Shqipri…vetem sa kam qen un gjall sa her ta kan mbulu koken me hi…
SHQIPERIA SHQIPTAREVE – VDEKJE TRADHETAREVE !
Nga rrjedhoja e ngjarjeve…. Jemi ne nje nder situatat me kritike ne te gjithe historine tone si komb
-Kembengulia e BE-se per qeverrine kurti… Shpjegon me se miri se gjermania dhe franca e dinin se do ndodhte kjo “akuze”
-Rrezoluta e parlamentit europian per 15 kushtet
-Leket ruse qe velojne nga selia e pd-se der ne uashikton ne menyre te lirshme
-Gjumi ose mosberja e asgjeje nga rama…
-Dheeeeeeeeeeeeeee,,,ERRESIRA MEDIATIKO-INFORMUES, ku asgje nuk mesojme me perpare por vetem ne diten qe “lajmit po i behet varrimi”,
tregojne se jemi futur ne nder perjudhat me te erreta si komb.
Si ka mundesi qe mbahet nje seance e tere,me ceshtje diskutimi te paraprogramuar,dhe populli mbahet ne terr mediatik akoma dhe kur behet fjale per ceshte kombetare???!!!?!?!
Si ka mundesi qe shtetet kryesore te be-se, kryesia e be_se e dinin per akuzat qe do ngriheshin, dhe Merua, Batoni, Nano, e kushdo tjeter, mos te kishin degjuar gje?!?!
NA DUHET NJE DEMOSDRIM MADHOR PERBALLE ZYRES SE BE-se…. JO ME PAK SE 500.000 VETA… JO ME SHUME SE 1.000.000
Eshte deklarate politike dhe pike. Nje perplasje midis evropianeve dhe administrates se Trump.
Nuk ka te bej me Ruset dhe me pak me Serbet apo Vucic. Eshte nderhyrje e paster politike nga BE. Kosova thjesht po behet kurban i te medhenjve qe po silen si te vegjel… Nese mbani mend ngjarjet ne Ukraine para disa viteve qe solli nderhyrjet uahtarake te Ruseve si pasoje e nje kaosi politik midis BE dhe Amerikaneve qe ishte katastrofe.
Kjo duhet thene hapur nga Thaci, ishte sabotim i nje marreveshje te mundshme ne zyren e Trump. Duhet thene hapur edhe nga Rama dhe cilido politikan shqiptare.
90% e shqiptareve (perfshire Meron) do te donin qe Albin Kurti te ishte ende kryeminister. Ehh more Mero sa shpejt dole gabim
Ramush Haradinaj dha dorheqje nga Kryeminister kur e kerkuan ne Hage duke tregu dinjitet!
Pyetje per zotrote o Mero Baze – Po Hashim Thaci a duhet te tregoje dinjitet e te dorhiqet si President apo le te shkoje ne Hage me turpin e kostumit Presidentit veshur?
Nje pyetje femije, klasa e pare:
Në se qeveria “Kurti” nuk do te kishte rënë, a do ta bente akuzen prokurori special, vetem tre dite para takimit te Washingtonit ?
Si shume po na çudisin keto kohet e fundit, keto vendet ku duam te integrohemi ?
Jo zoteri nuk do ta bente akuzen
Per faktin se albini nuk pranoi te firmose ne shba dhe pretendoi qe bisedimet i drejton ai ne baze te kushtetutes se kosoves
Prandaj e hodhen qeverine sepse thaci kishte rene dakord u donte nje qeveri qe tja pranonte akordin
Hoti psh
Kjo akuze ska sulmuar vetem thacin por te gjithe ata qe ishin pro coptimit te kufijve ku bente pjese dhe rama,isa,thaci,vucici
Me cudit merja qe se permend fare ramen ne keto pazare
Me ndermjetsimin e italise rama ka bere dy takime ne rome per pajtimin e dy kombeve serbo-shqiptar
Per cfare eshte folur kush jane kerkesat serbe dhe ata shqiptare
Ashtu si e tha nje komentues ne skemi shtyp por tellall qe nxjerr lajmin vetem diten e varrimit asgje per gjendjen e tij te agonise
cna duhen keto lajme ?
Mund ti lexojme edhe te shtypi i huaj
Te Lumte Pena Z.Mero.Disa Komentues ngrejne problemin e doreheqjes se Z.Thaçi .Po pse ta jape Doreheqjen ??? Tu bej qejfin zagareve Serbe????DASH duhet te kete te qarte se Politika Serbe e perkrahur nga Rusia dhe disa Qarqe te Europes Perendimore kane kohe qe Sulmojne Kosoven dhe qeverite e saj ose me mire me thane disa Personalitete te Politikes kosovare me saktesisht disa udheheqes te UCK.Perpjekja e tyre eshte te nxjerrin Serbine te Lare -Po nuk mbulohet Dielli me Shoshe.Gjenocidi Serb eshte shekullor dhe ka qene i vazhdueshem .Kjo ngjarje duhet te bashkoje te gjithe shqiptaret Te Behemi Bllok perballe kesaj Stihije te Pashembellte.
Ka vite që Hashim Thaqi meret me kompromise në dëm të Kosovës për të shpëtuar lëkurën e tij.
Do të kishte qenë shumë më mirë që kur e themeloi vet Gj.Speciale të kishte dhënë dorëheqje e jo të merrej me kompromise në dëm të Kosovës.
Kur e themeloi Gj.Speciale mendoi se ai nuk do të ftohej por do të dërgonte në Hagë disa anëtarë të Shoqatës së Veteranëve të luftës por e kuptoi se edhe Ai do të ftohej atëherë u përpoq ta zhbënte Gj.Speciale.
Shkoi aq larg sa për të shpëtuar lëkurën e tij ishte i gatshëm të barazonte krimet shtetërore serbe me krimet hakëmarrëse të shqiptarëve ndaj fqinjëve serb që i kishin vrarë,plaçkitur e dhunuar fqinjët e tyre shqiptar.
Sikur të faleshin krimet serbe në këmbim të zhbërjes së Gj.Speciale atëherë do të komprometohej edhe intervenimi ushtarak i NATO së në Kosovë gjë për të cilën u detyrua të reagonte edhe z. Madlen Ollbrajt.
Te hysh ne europ ska me asnje lloj bukurie e lezeti,eshte thjesht nje iluzion qe po hym ne europ do tjemi me mire,ajo europ ka vdekur ,vendet antare duan te gjitha te dalin duke filluar qe nga Italia e para ndaj eshte me vend ta bojkotojm europen e tua bejm te ditur qe ballkani tym e flak do te jet pergjithmon ne qoftse shqiptaret smarin trojet e tyre e sbashkohen ne nje shtet te vetem
O Mero cfar shkruan a derezi. Ju nuk e dini qe aty ku ndeshen elefantet nuk mbine me bari. Kjo eshte pasoje e mosmarrveshjeve midis USA-BE-RUSI, te cilat mbrojne Serbine. Takimi per ne dt. 27/6/2020 midis Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e USA eshte caktuar para rreth 20 diteve, pse dy dite para ketij takimi u zbulua krimi ndaj njerezimit te bere nga Thaci e Veseli. Kush i ha keto budallalleqe kaq te trasha.
Fakti qe DASH pershendeti nxehtesisht akuzen ndaj Thacit bie era..
Haaa kosova shtete dy here e shpalli te pamvarur Rugova dhe dy here Demaci e Thaci nuk e kuptoje llogjiken e ketyre tribaleve si u shpallet shteti
Ne serbi kemi Hungarez Rumune duhet te deklarohen shtete ?
Ne France kemi Corse Basques,Réunion ,Polynésie, Guyane , Guadeloupe ,Martinique Saint-Martin e te tjera duhet te deklarohen shtete ?
Ne Espagne kemi Catalogne Basques …?
Ne Pologne kemi Gjermane Ukrainien…?
Ne Bulgarie kemi Turqe …?
Ne Italie kemi ne zonen e Bolzano Austriake…?
Ne Suedi kemi Samit e shume shume shume
Duhet referendume nese kosova do te kaloje me shqiperine apo serbine po jo histori debilash te tipit HARADINAJ
KOSOVA NE RREZIK !
Eshte nje komplot i ndyre antishqiptar i Moskes, Beogradit, Pekinit dhe Kurves plake- Evropes …?kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb.
Eshte nje cast “ To be or not to be” per Kosoven !
Kosova ne rrezik !
E ke marre vesh qe prokurori eshte amerikan i emerusr nga trump? E ke marre vesh qe Thaci i ka shkruar leter Pompeos ku i kerkon mbylljen e gjykates dhe pompeo i tha ik pirdhu?
Achtung !
KOSOVA NE RREZIK !
Eshte nje komplot i rrezikshme , eshte nhe loje e ndyre antishqiptar i Moskes, Beogradit, Pekinit dhe Kurves plake- Evropes …kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb.
Eshte nje cast “ To be or not to be” per Kosoven !
Kosova ne rrezik !
Nga lufta vec ai largohet
Qe eshte i lindur tradhetar!
E vërteta more hajvAn!
Pakica ka kudo por nuk ndodhi askund apartheidi si në Kosovë ku u mbyllën Shkollat dhe Spitalet për Shqiptarët u përzunë nga puna të gjithë punëtorët shqiptar.
Nëpër burgjet serbe kaluan më shumë se 500 mijë shqiptarë.
U përzunë nga tokat e tyre mbi një milion,
u vranë 15 mijë ,u dhunuan 20 mijë femra etj.
Asgjë nga këto nuk këto në shekullin e 20 -të
nuk kanë ndodhur në vendet që ke përmendur
o kafshë kozmopolite*(internacionaliste).
Kjo situatë vërteton edhe një herë,fatkeqsisht,atë që,shqiptarët pa krijuar një shtet kombëtar,do të jenë ushqim për vendet fqinje.
Mbrojtësit e teorisë principatave të vogla shqiptarë midis tyre edhe ymeri,çfarë mund të thonë tani???
Media shqiptarë është pjesë e kësaj loje antikombëtare. Gjithë lufta e ymerit me shokë kundra kurtit dhe bashkimit kombëtar, këtë qëllim kishte. Ti sillte shqiptarët të përçarë,të pafuqishëm,drejt shpërbërjes kombëtare.
Paralelisht me situatën në kosovë,kemi edhe 15 pikat grekë,për të cilat ymeri nuk e hap gojën,ose po e hapi do përpiqet ta minimizojë rëndësinë e saj dhe ta paraqes si standart europian.