Nga Mero Baze
Socialistët po përpiqen të fusin votimin e shqiptarëve jashtë atdheut përmes postës, si një mënyrë për t’iu dhënë mundësi atyre që nuk jetojnë më në Shqipëri, të votojnë. Këtë metodë votimi e përdorin shumë shtete të mëdha që kanë votues jashtë tyre, por që emigracioni është një pakicë.
Shqipëria ka një specifikë të emigracionit të ri të saj.
Shqipëria ka gati 3.4 milionë votues në listat e zgjedhësve, dhe vetëm gjysma e tyre votojnë në Shqipëri. Pra gjysma e listës votuese të Shqipërisë është jashtë Shqipërisë. Madje popullsia e Shqipërisë faktike brenda kufijve, është më e vogël se lista e votuesve. Shqipëria ka rreth 2.8 milionë banorë në Shqipëri dhe 3.4 milionë votues.
Në këtë mënyrë, Shqipëria është vend me një peshë anormale të emigracionit në listat e votuesve.
Shumë prej tyre nuk janë më votues racionalë të Shqipërisë, por votues emocionalë. Ata votojnë me mendësinë e ditës që kanë ikur nga Shqipëria, apo perceptimin e Shqipërisë përmes shtypit dhe rrjeteve sociale.
Kjo mund ta favorizojë Qeverinë, pasi ajo ka më shumë mundësi për të depërtuar në emigracion me mënyrat e saj, por Shqipëria ka nevojë të jetë e drejtë në këtë histori.
Kështu siç e kërkon Partia Socialiste votimin e diasporës, pra me vetërregjistrim dhe dërgim me postë, duke ndikuar tek zona nga ku ka origjinën emigranti, kemi të bëjmë me një procedurë normale votimi, sikur të ishe me shërbim diku jashtë Shqipërisë, fjala vjen në një Ambasadë apo mision ushtarak.
Normale do të ishte që Shqipëria të bëjë një ndryshim kushtetues dhe nëse do të respektojë ligjin propocional rajonal, të shtojë një qark, duke i dhënë diasporës, ndoshta 5 deputetë, apo diçka më shumë, apo më pak.
Në këtë mënyrë ne i kemi caktuar diasporës qarkun e saj dhe të drejtën për të ndikuar në një masë të caktuar në zgjedhje. Kështu diaspora do të ishte dhe një faktor i tretë i rëndësishëm politik, por dhe do të kishte një peshë të ndryshme nga votuesi i Shqipërisë brenda kufijve, i cili ka lidhje direkte, fizike, ekonomike dhe sociale, me politikën që voton.
Gjatë kohës së parlamentit të parë shqiptar prej vitit 1921, Shqipëria ka pasur përshembull dy deputetë të Kosovës në Parlament, pra deputetë që përfaqësonin Kosovën. Avni Rustemi ka qenë një prej tyre.
Mënyra e këtij votimi pastaj mund të jetë kjo që propozojnë socialistët, me postë, duke plotësuar më parë një formular të vetëdeklarimit, që mund të shkarkohet nga KQZ, i koduar për çdo qytetar.
Por pesha e votës së diasporës duhet të jetë e matshme brenda një qarku të diasporës, numrin e deputetëve të të cilit, mund ta vendosin sipas një formule që e pranojnë të gjithë palët.
Por kështu siç është lista jonë e votuesve me 3.4 milionë banorë, nga të cilët në Shqipëri janë vetëm 1,6 milionë votues, njëvlershmëria e votës mund ta dëmtojë më shumë demokracinë, se sa ta ndihmojë.
Dhe për këtë mjafton vetëm një shembull. Sikur në zgjedhjet e 30 qershorit vjet, të kishte votim diaspore, me këtë kriterin e njëvlershmërisë, bojkoti i opozitës do ishte harruar dhe do mbytej nga vota e diasporës.
Edhe pse nuk me vjen keq fare për opozitën në këtë rast, njëvlershmëria e votës së diasporës, me atë të qytetarit në Shqipëri, do ishte mbytëse për demokracinë.
Kete here ja ke futur kot o Mero. Shpikja e “vleres” se votes nga nje emigrant me peshe me te vogel se ajo e votuesit te brendshem nuk gjendet gjekundi ne bote. Emigranti eshte pjese e kontributit me te madh per zhvillimin e Shqiperise dhe potencialisht i pa ndikuar nga lojerat politike dhe thaset me miell .
Mero, beji edhe njehere nga e para arsyetimet, llogarite. Dhe mer parasysh (se e paske harruar) qe pa parate tona, te emigranteve, Shqiptaret qe jeni atje ne Shqiperi, do ta kishit ndryshe historine. E kaluat lumin thua? Nuk keni me nevoje per parate e emigranteve? Ne jemi shqiptare aq sa dhe ju, por nuk I japim te drejte vetes te gjykojme e te themi qe shqiptaret e Shqiperise jane te paafte te kuptojne e te votojne. Jane te pazote per te votuar si njerez te civilizuar. Jane thjeshte kapadainj qe shesin pordhe me gjakun e djersen e emigranteve dhe kur vjen puna per voten e emigranteve na trajtojne si te huaj, sikur pjesen tone te Atdheut duhet ta marin ata qe jetojne ne Shqiperi dhe ne tu lutem atyre te na japin te drejten e votes… Jo ne nuk I themi keto dhe shuuume te tjera gjera. Ju gjykoni, ne JO! Ju JEPNI te drejta, ne duhet vetem te japim parà… Nuk e kuptoni dot jo, sepse nuk e keni sensi e mases, nuk keni nivelin e duhur te qytetarise…
Do te votoje diaspora ne nje vend,qe nuk eshte aplikuar akoma votimi dhe numurimi elektronik !Ne Shqiperi mungojn akoma adresat
dhe kutiat postare!Te pakten 70% e emigranteve do ti jepej mundesia te votonin,nese votimet nuk behen ne Qershore.Te shtyhet data e
votimit ne mes te Korrikut,qe ti jepet mundesia te votojn emigrantet qe vijn me pushime,si edhe te vendoset edhe nje dite tjeter votimi
ne mes te Gushtit,ekstra vetem per emigrantet.Kjo eshte pa shume komplikacione.Nese nuk shtyhen votimet ne Korrik per arsye te
ndryshme,atehere te caktohen dy dit ekstra per refuagjatet,ne Korrik dhe Gusht.
Po do vijne shqiptaret e Amerikes me autobus te paguar nga Ziguri neper Atlantik
Ti je amerikani apo greku,që flet me gjuhën gjarprit?!
Shumica e emigrantëve shqiptarë afro 90- 92% jetojn në Europë,dhe vijn pothuaj gati çdo Vit për pushime në sezonin verorë Korrik-Gusht.
Je shume I sakte dhe i BESUESHEM Zigur kur flet per gjera jopartiake. Te pershendes, rrofte Cameria!
Bjeri mero baze propagandes se je mesu mos me ndejt gjate pa padron.. po te mbyt njevlefshmeria e votes e diaspores apo me absurde zgjedhje emocionale !!!
Me mire kur votat shiten emocionalisht me 20 mije leke apo thes mielli…apo se jetojne ne Shqiperi legjitimohet
Ti je tu i ra ku te thote beu se 5 deputete nuk jane as 4% e parlamentit mos u ba qesharak apo keshtu te kane udhezuar ty! NUK KEMI NEVOJE PER % TANDE E AS TE ED RAMES APO BERISHES E. METES.
Votoj sepse jam shqiptar dhe vota ime nuk mundet te Kete me pak peshe se jam jashte!
Vetem mie fjale ju bashkon bashke me Legisin frangaj cupi blushi peza: gelbaza mediatike
EMIGRANTET TE PAKTEN 30% NE PARLAMENT SEPSE JANE 1,5 milion jashte!
PD-PS-LSI ETJ JANE BASHKE PER TE VJEDHE DHE KURRE NUL DO LEJOJNE VOTEN E LIRE QE NUK KONTROLLOJNE1!
Emigrantet me voten do shembin sistemin kriminal qe 30 vjet keni qe e vjelni
Mero edhe ti ske dale akoma nga vetja jote. Vota e diaspores eshte me vlera sepse nuk mund te blihet. Dhe me shume se njofin demokracine diaspora ti duhet 100 vjet te a rrish.
Shqiperise I duhen 5 deputete nga diaspora te ruaj dhe te percaktoj vendime decisive kur I duhen ose kunder nje qeverrie. Is going to make a huge difference..
Kukesi, Hasi e Tropoja quheshin Kosova ne ato zgjedhje qe thua ti, o zoti Ymer. Nuk ka pas deputete te zgjedhur per Kosoven.
Zoti Baze!
E para- nuk mund te votoje gjithe diaspora, por vetem emigrantet. Dmth, ata qe kane shtetesine shqiptare, te cilet e kane emrin ne listat e zgjedhesve.
E dyta- Regjistrimi i emigranteve te ligjshem, eshte detyre e shtetit dhe duhej te ishte bere ka here.
Eshte turp qe ne nuk e dime sa emigrante kemi ne secilin vend te botes.
Kur filloi Covid, ambasada shqiptare ne Pekin, nuk e kishte idene sesa shqiptare ndodhedhin atje. Pse? Sepse nuk duan te punojne. Pasi ka shume menyra qe te mesojne sesa shtetas shqiptare gjenden atje.
Po eshte sistemi TIM, i te dy vendeve, jane universitetet per studentet, pastaj zyrat e tyre te emigracionit, tatimet, sigurimet, elektriku, ujesjellsat, zyrat e adresave te bashkive, zyrat e policive, etj.etj.
Kjo per cdo vend te botes.
Dhe me nje marreveshje dy paleshe, ishin mare te gjitha adresat e shqiptareve, ne cdo cep te botes.
Po kush do ta beje kete? Nje i paafte dhe pertac si Pandeli Majko?
Pra, nuk mund te organizosh votime per emigrantet pa patur nje liste te tyre, me adresat perkatese.
Nuk mund ta lesh ne vullnetin dhe deshiren e emigranteve rregjistrimin e tyre ne listat e zgjedhesve. Une kam 6 familjare emigrante. Sot bisedova me ta per propozimin e qeverise per rregjistrim vullnetar per zgjedhje. E dini cila ishte pergjigja:- Aty po na rreh.
Nese do qeveria, aty i ka adresat tona. Le t’ja kerkoje Gjermanise, Zvicres, ShBA-se dhe ata ja dergojne.
Dhe KQZ le te na dergoje Zarfat ne shtepi, dhe kush deshiron, ja nis mbrapsh KQZ, e cila duhet te jape garanci per fshehtesine e votes gjate hapjes te zarfave.
As votimi neper ambasada nuk i nxit emigrantet te udhetojne per te ushtruar te drejten e votes.
Votimi me i sakte i cili ruan fshehtesine e votes se emigranteve, eshte si online. Me kodin e ID te cdo emigranti. Mirepo kjo do pune.
Si perfundim mos prisni as ne keto zgjedhje votimin e emigranteve.
Konfirmoj gjithçka… me keqardhje!
Vota e emigrantit per mua personalisht eshte njesoj: sikur fqinji te te zgjidhe problemet e tua familjare..
A e ka lene Shqiperine?. A rron ne nje vend tjeter me hallet dhe problemet e dites atje? Pse duhet qe ndryshe nga ne ketu, ai voton edhe atje, mund te garoje atje, shijon apo vuan jeten atje dhe te ndikoje ne jeten tone njekohesisht, kur eshte i shkeputur pothuajse fare nga realiteti ketu dhe i ka mbetur thjesht dashuria per vendin, per familjen, te afermit, pra thjesht nje votim emocional nga rrethanat psiko – sociale??!!
Populli ka nji shprehje lapidare: shpi vec – varr vec.
Ladi o rrocke bythe ne e njohim me mire se ty situaten ne shqiperi, e dime qe Rama Meta Berisha Basha dhe Monika Jane e njejta bande dhe tallin rakin me ju tifozat e partive.O ladi ik mer sufllaqen tani pis
O Lado ne i kemi te dyja nenshtetesite dhe duhet me pa tjeter te vendosim per vendin Ku kemi lindur se po e lame ne doren tuaj!!!!! Arabet edhe turqit do komandojne sic po ndodh.
Une per emigrantet e Amerikes do thoshja eshte shume e thjeshte
1. Cdo emigrant ka nje emer,emer babai mbiemer!
2.Ka nje datelindje,vend lindje dhe vend mbanim
3. Ka nje numur social securiti qe askush tjeter nuk mund ta kete!
4. Ka nje pasaporte me numurin e serise ,qe askush tjeter nuk mund ta kete5
5.Seicili do te plotesoj nje formular dhe do te hedhi votat!
6.Postimi duhet te behet vetem me leter te mbyllur dhe jo on line!7. Adresa e postimit mund te jete AMBASADA SHQIPTARE NE WASHINGTON
>>>>Kaq…mbaron filmi ,shume e thjeshte!
Mero mos beje komente pa vlere. Emigrantet nuk kane interresa personale te blihen per nje thes me miel por do votojne per te miren e Shqiperise atdheut tone qe po e shkaterroni. Informacionet se cfare ndodh ne shqiperi i kemi te perditshme dhe ju njohim mire kush eshte mefia e korriptuar, dhe kush eshte me demokracine. Me vjen jeq qe je keto mendime. Senatori Shumer inka kerkuar Sekretarit Pompeo qe te nderyje qe te aprovohet. Ne duam shqiperine jo partite. Falemnderit
Enklava e diaspores. Bravo Baze kari.
I vetmi interesim i emigenteve që lexojnë ose e marin politikën Shqipetare nëpërmjet kompjuterve dhe celulareve është qetësia stabiliteti rritia ekonomike dhe rregullimi I vendit dhe lufta kundra korrupsionit. Sa e njohin ata këtë situatë nuk e njohin ata këtu brenda sepse ata e dinë mirë se si funksionon demokracia në vendet e zhvilluara EUROPIANE.
Problemi qe ngre z.Baze eshte shume i drejte.Politikanet duhet te heqin dore nga retorikat sa per te kaluar rradhen dhe te hyjne ne realitet.Eshte fakt qe emigracioni ka luajtur nje rol te rendesishem ne jeten ekonomike dhe stabilitetin politik te vendit gjate viteve te post komunizmit.Por gjithashtu eshte fakt qe qeverite ne Shqiperi kane bere pak ose aspak per t’i mbeshtetur dhe per t’i mbrojtur te drejtat e tyre ne vendet ku punojne.Jo vetem kaq,por me tendencen per te nxire gjithshka ne realitetin shqiptar,mediat e mbysin publikun me lajme ,ku shqiptaret jane kapobanda boterore te krimit e te droges.Per te lare keto gjynahe ,poltikanet prej dhjetra vitesh,bejne sikur pergjerohen per voten e emigranteve,duke i mashtruar ata me idene qe duke hedhur nje vote ne kompjuter,shteti shqiptar automatikisht do te behet me i pergjegjshem dhe me i afert per hallet e tyre.
Ka nje llogjike qe te mos veton se nuk jane takspagues. Nga ana tjeter ka shume arsye pse duhet te kete vote per ta. Jemi pak per tu ndare, mbajne peshe ne economi, mbeten te lidhur me vendin dhe politika edhe jashte, eshte test per keto qeveri we ben pee bashkombasit dhe jo braktisur sic bejme me arberesher arvanitasit, te gjithe shqiptaret ne Balkan deei ne Nish e Keoaci e greqi e Turqi, I kemi lene vetem perballe asimilimit
Merru me problemin , e jo ta fshehesh ate , sepse kemi respekt per kete gazete dhe per ju personalisht , jua kerkojme , qe ne mandatin e pare u trumbetua me borine e mitingjeve , se do behej I mundur votimi per emigrantet , kerkoi tepsine , i dhame dhe sinine, qe bridhte rrugeve te shqiperise si cigan me defin neper duar , dhe asgje nuk beri , vetem fjale boshe, batuda te qeshin fshataret dhe kaq , ata te paret diheshin sec ishin , ndaj i hodhi populli Ku e meritonin, Po ky kaqol Qe erdhi me premtime te medha e mire qe nuk beri gje , por po e pengon qellimisht , integrimin , drejtesine dhe gjithcka , do te thote qe jane te gjithe bashke , dhe kunder popullit , ndaj bojkot Cdo klase politike , politikani, dhe partie qe ka qene ne funksion qofte dhe 1 dite te vetme, keto 30 vjet te shturjes , vjedhjes , dhe debimit te shqiptareve .
Vote do te thote pushtet… dhe pushteti ka te beje vetem me ata persona qe mbajne mbi kurriz efektet e ketij pushteti…clidhje kane emigrantet me pushtetin ketu… ata votojne atje dhe per ate pushtet nga i cili trajtohen… ky muhabet eshte nje dore mjegull per te vjedhur ndonje vote…
Jane te pakten 150 shtete qe aplikojne votimin e emigranteve qe eshte e rendesishme per stabilitet politik, ritjen ekonomike, zhvillimin, luften ndaje krimit, dhe eshte me e veshtire manipulimi apo blerja per nje.vend pune apo nje thes me miell.
Me vullnet politik aplikimi i votimit per emigrantet eshte shume e thjesht , realizohet brenda nje kohe normale ( e shumta nje mujore per tu pajisur me nje numer te sigurt, sekret)
Ne fillim KQZ-ja duhet te nxjere te pakten nje numer pa shpenzim ku cdo emigrant qe do te votoje duhet te deklaroje numrin e dokumentit Shqiptar qe disponon ( karten e identitetit, pasaport) dhe Emall., pastaje KQZ-ja verifikon identitetin dhe me post i dergon numrin e votimit dhe numrin e qarkut( pasi cdo qarku e rendit me numer)qe i perket emigranti dhe me E mall i dergon numrin sekret ( behen veprimet njesoje si nxjere nje karte banke) ne vazhdim emigranti nepermjet internetit futet tek formulari qe ka nxjere KQZ-ja pasi ka plotesuar te dhenat, si atesia, vendlindja, lindja etj..etj. voton ne qarkun ku i perket.
Nuk pajtohem me kete shkrim Vota ime eshte e barabarte me cilen do vote se pavarsisht ku ndodhem
Edhe ata qe banojne ne Shqiperi votojne mbi percetimet e medias dhe rrjeteve sociale o Mero. Gjerat jane me komplekse sepse ndryshon shqiptari qe punon e jeton ne Greqi apo Itali ( vjen e iken cdo muaj) me ate ne Amerike, Kanada apo Australi. Megjithate, ha debat se kush e shikon apo gjykon realitetin me mire ne Shqiperi. Nese do pranojme qe dikush ne Shqiperi ka nje lidhje fizike me te madhe me vendin se vellai i vet qe jeton jashte Shqiperise atehere do pranojme qe ka lidhje me pak ekonomike pasi ata qe jetojne jashte jane motori i vertet i ekonomise dhe sherbimeve ne Shqiperi. Ateher si mund ta ndash kete? Shqiperia kerkon te antaresohet ne Evrope por kush e njeh / lidhje fizike me Evropen me mire ai qe jeton ne Evrope apo ai ne Shqiperi?
Termi qe perdoret neper mediat shqiptare rendomte “emigrante” eshte idiotsi. Askush ne bote nuk ju thote qyqetareve te vet “emigrante”. Pra, ketu ka handikap qe ne formulimin e fjalise apo mendimit. Eshte qesharake ta mendosh por e vertet.
Ideja qe shqiptareve jashte atdheut tu japesh qarkun e diaspores apo dikush permendi nje zone elektorale ne Tirane eshte e pa drejte pasi ju hiqet e drejta te votojne per zonen e tyre ku jane lindur e rritur. Po pastaj se kane preferencat e tyre lokale apo tradicionale? Ku ndryshon kjo me zgjedhesit brenda vendit? Ne cdo vende te botes ekzistojne keto ndasi. Njerezit nuk duan te futen ne lista te reja, duan thjesht te votojne aty ku kane zonen e tyre elektorale pasi 99% figurojne ne listat e zgjedheseve se sotme. Debati duhet te jet si mund te ushtrojne praktikisht te drejten per te votuar ne largesi dhe JO si mund te votojne pasi kjo eshte e zgjidhur. Mos harroni se kjo mund ta deshtoje qellimin sado te mire pasi shumica mund te refuzojne te futen ne listat te reja per ata qe banojne jashte dhe thjesht kthehen ne atdhe per te votuar daten e zgjedhjeve per te votuar ne fshatrat dhe qytetet e tyre. Perse nuk behen votimet online me qyetaret qe banojne jashte? Sot eshte shume e lehte te provosh indetifikimin tend online dhe te gjenerohet nje kod qe ti mund ta perdoresh te votosh. Plus qe cdokush qe banon jashte mund te marre shume lehte nje vertetim te konfirmoj adresen. Menaxhimi ti lihet nje firme te huaj nen supervizimin e KQZ.
Propozimi i ZIGUR QARIT eshte(cuditerisht) nje propozim jo vetem i drejte por ndoshta i vetmi qe mund te zbatohet ne kushtet e Shqiperise, te tjerat jane endrra ne diell…. Z. Baze kam respekt per ty si gazetari me i krhjellet ne panoramen e coroditur dhe te kalbur shqiptare dhe te ftoj ta shqyrtosh, analizosh me kujdes e propozosh me nje editorial kete propozim….. Eshte ndoshta hera e pare qe e gjej shume larg realitetit te emigranteve editorialin e sotem,,, absolutisht je gabim… Jashte jeton pjesa me e kthjellet e kombit, boll te mendosh se sa shume shqiptare kane duartrokitur nje nate me pare intervisten horror te Berishes me konet e tij…… Dhe ti mendon se emigrantet jane te paqarte per Ate qe ndodh aty…… No comment
Emigrantët kanë të drejtë të votojnë sepse ju kanë mbajtur me bukë barkun e thatë që keni, pa ju cënuar “demokracinë”tuaj të kulluar. Personalisht , më jep më shumë dinjitet votimi në perëndim , dhe do ndjehesha i ofenduar të jepja votën ndonjë kërriçi si ata që keni në parlament.
Nuk eshte problem vota e emigranteve problemi eshte ke politika shqiptare ato prape do te vjedhin voten kushdo qofte nga ato sali rama likja e te gjithe legenat e tjere. Prandaj emigranti nuk harxhon kohen. Te votoje do iki nje hajdut dhe do vihet mje tjeter. Prape numerimi i votave do te zgjase muaj do akuzojn njeri tjetrin per vjedhje votash problemi jane ato politikaret hajdutat