Vjosa Osmani si “Vetvetja” ose si “Vetëvendosja” në LDK

21 Qershor 2020, 18:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një lexim jorealist të asaj që ka ndodhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese në LDK. Dhe leximi jorealist nuk vjen aq shumë nga dashuria për Vjosa Osmanin e idhtarëve të partive të tjera, por nga urrejtja që kanë për LDK ose më mirë ta themi, nga rasti që kanë për të hedhur një gur më shumë mbi LDK.

Së pari është rezultati i votave që e shkarkuan. Rezultati 70 me 53 për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese është rezultati më demokratik që unë kam ndeshur këtu e 30 vjet në çdo parti shqiptare, andej e këtej kufirit. 

Në Shqipëri dhe Kosovë kur shkarkohet një drejtues politik që bie ndesh me vijën politike të partisë, rezultati është zakonisht 99 për qind. Kur është shkarkuar Eduard Selami nga Sali Berisha vetëm dy vetë ngritën dorën pro tij, Mustafa Nano dhe Edi Paloka. Pastaj Edi Paloka e mohoi dhe tha se “po kruaja veshin”.

Mos të shkojmë pastaj në Kosovë tek partia e Albin Kurtit, e cila pas një gjyqi enverist ndaj kundërshtarëve në parti dhe ndaj ish kryetarit të partisë, i linçoi ata si armiq historik të Vetvendosjes, Kosovës dhe çështjes shqiptare dhe vazhdon t’i linçojë akoma. Dhe paradoksi është se këta që po vajtojnë për Vjosën janë shumica anëtarë të Vetvendosjes që sapo lavdërojnë Vjosën, nuk harrojnë të shajnë ata që linçuan në partinë e tyre se i bën hije “liderit suprem”.

Fakti që LDK arriti të krijojë këtë rezultat, tregon se Vjosa Osmani ka rrënjë në LDK, dhe duhet të forcojë rrënjët e saj dhe jo të shkulet prej andej, siç ëndërrojnë këta që e duartrokasin si viktimë. Ajo nuk ka dalë viktimë nga votimi, por e fituar. Dhe e fituar falë edhe kulturës politike të LDK-së.

Ata thjeshtë e duan LDK edhe pa Vjosa Osmanin që ta kenë më të lehtë në të ardhmen.

Së dyti është debati i pjekur publik i LDK rreth këtij zhvillimi. Përveç rivalëve të saj që kanë lëshuar herë pas here deklarata politike, dhe asaj shëmtisë për babain e saj si ish polic i Kosovës nën Serbi, nuk shikoj ndonjë përbaltje apo gjuhë urrejtje siç ndodh me armiqtë e Vetvendosjes, të cilëve Albin Kurti u përndjek dhe familjarët. Kujto rastin e Gent Cakajt e Besa Shahinit për të cilët erdhi deri në Shqipëri të bënte protestë kundër tyre, vetëm pse njëra e ka pasur burrin kundërshtar të tij e tjetri e kishte motrën në Gjykatën Kushtetuese që kishte dosjen e tij.

Kjo është një tjetër maturi e LDK dhe identitet i kulturës demokratike të saj.

Së treti çka është dhe më e rëndësishme nga ana politike, unë nuk shikoj ndonjë dramë pse LDK e shkarkon Vjosën nga kryesia për shkak të qasjes së saj krejt të kundërt me vendimet politike të LDK. Në këtë rast do të ishte normale që Vjosa të jepte dorëheqje nga postet drejtuese të LDK dhe të ishte anëtare e saj në pritje të kohës së saj. 

Vjosa bëri betejë kundër LDK. E drejtë apo jo, kjo është çështje strategjie politike, por LDK, nuk ishte dakord me Vjosën dhe mirë bëri që nuk ishte, që Albin Kurti ta poshtëronte atë si parti dhe ajo ta duartrokiste në emër të LDK. Ajo duhet të jepte vetë dorëheqje dhe t’i hapte rrugë vendimeve politike të shumicës së LDK. 

Nuk e  bëri për arsyet e saj, por do të ishte shumë e fuqishme brenda LDK po ta bënte. Tani që i vuri në provë ta shkarkonin, sërish ka treguar se është e rëndësishme për LDK.

Në asnjë parti tjetër nuk kam parë që një drejtuese politike të jetë haptazi kundër qëndrimeve politike të partisë dhe pastaj të kërkojë të qëndrojë në krye të saj. 

Beteja reale e Vjosës duhet të ishte kandidimi për kryetare të LDK, dhe jo lejimi i rizgjedhjes së Isa Mustafës pa garë me duartrokitje. Kur e ka pranuar atë standard nuk ka pse mos të pranojë këtë vendim.

Për më tepër që ku vendim dhe ky rezultat, e nderon dhe nuk e turpëron.

Do ta kishte turpëruar sikur të kishte dalë 99 për qind kundër saj, siç dalin “armiqtë” në partinë e Albin Kurtit.

Vjosa Osmanin e ka respektuar më shumë LDK duke e shkarkuar me atë rezultat, se sa përpiqen ta “respektojnë” idhtarët e linçimeve partiake në Kosovë dhe Shqipëri duke e marrë në mbrojtje. Ky votim ka treguar se ajo ka rrënjë në LDK, dhe se LDK ka hapësirë për mendimin ndryshe. Nga aftësia që ajo ka për ta lexuar realisht këtë situatë do të varet dhe e ardhmja e saj politike, nëse ajo do të jetë “Vetvetja” apo “Vetvendosja” në LDK!

 

24 komente në “Vjosa Osmani si “Vetvetja” ose si “Vetëvendosja” në LDK”

  1. Nafia says:

    Vjosa Osmani eshte shume e ngjashme me Albin Kurtin,inatcinj dhe pa vizion,mire do benin te bashkoheshin,tenxherja do gjente kapakun.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sakte !

  2. Altin says:

    Mero je fiksu keq fare qe nuk te njeh njeri ne Kosove. Kaq shume je fiksu saqe provokon ne cdo shkrim me keq se Arian M.ut Cani qe me muaj thoshte ne programin e tij banal “me vjen keq per serbet” derisa me ne fund ju degjua emri ne Kosove. Megjithe percarjen e madhe qe ju be VV perseri doli parti e pare ne zgjedhje. Bashke me votat e partise qe do krijoje Vjosa do qeverisin per vite me radhe Kosoven.

    1. VATRA says:

      Mirë e ke edhe Ibrahim demagogun e mbajtëm në të parin deri sa pati frymë

  3. make albania great again says:

    plase o ymer,plase! nuk e shpëton dot partinë jugosllave që bashkpunon me partinë serbe.
    është hera e fundit qe proserbet qeverisin troje shqiptare. kurti ,kryeministër i shqipërisë se madhe. atehere do vrisni veten,ti dhe arjan çanet e grekut në shqipëri

  4. Olimpia says:

    Mero,me habit dashuria jote per LDK….Kur do ta kuptosh o Mero se me politiken ,,gandiste,,te LDK qe ne fakt ishte nje politike kapitulluese,Kosova tashme do te ishte shnderruar ne nje zgjatim serb,me shumice popullsine serbe.Nderkohe ,pavaresisht gabimeve trashanike te Kurtit,urrejtja jote per te duket e semure.Edhe ne Shqiperi,edhe ne Kosove apo MV ka ardhur koha per nje brez te ri politikanesh.Pavaresisht nga meritat,koha e gjate ne pushtet i ka konsumuar,tjetersuar ne pjesen me te madhe te tyre.Eshte urgjente krkesa per nje grup i ri drejtuesish politike ne te gjithe trojet shqiptare,te pa perlyer me korrupsionin e tmerreshm qe ka mberthyer nje pjese te rendesisheme te shoqerise shqiptare,perfshi politiken,drejtesine ,aresimin,ekonomine etj.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Problemi eshte qe ti kerkon brez te ri politikanesh, por ai brez po ben gabime trashanike. Nuk e kuptova Vjosa Osmanin (qe kam qene pro saj) me keto levizjet e fundit. E mbeshteti Kurtin deri ne marrezi. Kujtova se ishte politikane e zgjuar dhe mbase provoj te thyente “tabun” e lidershipit te vjeter, por ishte e tepruar..

    2. Plaku says:

      Respekte per ty Olimpia per mendimet konsruktive.
      Me lejo te te kujtoj se levizja gandiste e Rugoves kish qellim sensibilizimin e opinionit boteror. Ne kushtet kur maqineria serbe e paraqiste Kosoven si tmerr per Serbet, nje levizje e armatosur atje do ishte vdekja perfundimtare e jona. Levizja e Rugoves ishte hapi i madh drejt pavaresise ne kushte te tjera…

  5. Ore says:

    Ne fakt duhet te jesh Mero te besh lexim realist te shkarkimit te Vjosa Osmanit. Mero ajo femer te ka grabite edhe lumin tend e nuk ke faj

  6. Korabi says:

    Kurtin nuk mund ta quash politikan te ri,ai eshte 45 vjec dhe ka 15 vjet ne politiken active,edhe njehere qe ju dha mundesia beri me te keqen e mundshme,thjesht ai nuk mundet,eshte pa vizion dhe inatci,percares dhe jo bashkues.

  7. Grand says:

    E megjithate aresyemi apo analiza e M.Bazes eshte solide dhe profetike.
    Eshte programi politik i Vjoses dhe LDK.
    Problemi qendron se Merua duhet kuptuar! Nese jo ! ….

    1. Jeta says:

      Me sa e mbaj mend ky mero baze gjithmon ka qene me Ldk-ucat qe Kosova kurr dite te mira nuk ka pasur me keta hajna te 3% ne ekzil, ku Isa dhe Bujar Bukoshi kane vjedhur djersen e mergimtareve tane neper europe. Edhe ky “kryministri” Hoti ka qene nenkrytare i Prishtines sa Isa ishte Kryetar kane vjedhur miliona bashke, e tash po perseritet historia jane kthyer hajnat, KUJDES! Por Vjosa eshte fajtori qe kta jane ne pushtet se ju siguroi vota qe keta ase ne enderr nuk i shohin.

  8. Shqiptar says:

    Ia ke fut kot Ymer.

    Kèshtu si e ke nisur, do e deklarosh Albin Kurtin, pèrgjegjès edhe pèr luftèn e parè botèrore.
    E sa pèr Vjosa Osmanin, ajo nuk ka nevojè pèr paçavuret tuaja, pèr tè qènè nè tè njèjtèn llogore me Kurtin.
    Ke pèrfunduar keq Ymer. Me fjalèt tuaja,,,,,,ata qè ju i kini miq, u prishni punè,, armiqve, u han munè.

  9. Jari says:

    Ldk kandidoj Vjosen per kryeministre dhe shqiptaret e kosoves i besuan me shume asaj se ldk, ne qofte se do te kishte moral Mustafa duhet ta shkarkonin dhe te kishin guximin te venin ne zgjedhje te reja dhe atje ta shikonin sa vlejne pa figura te pastra si Vjosa Osmani,nuk duhet besuar me ketyre partive te koruptuara kur fusin figura te pastra moralisht se e bejne vetem qe ti perdorin per vota, se mbrapa tyre jane gjithmone ujqrit e vjeter qe komandojne.

  10. SHKELZENI says:

    VV ESHTE MUTE E LDK KAKE
    TE DYJA PARTITE KANE PER BABE SERBIN .
    GJYKIMI JUAJ PER AL -BIBININ ESHTE I DREJTE SULMI QE BERI NDAJ GENTI CAKAJ DHE BESA SHAHINIT ISHTE I SHEMTUAR AL- BIBINI TREGOJE FYTYREN E TIJE TE VERTETE AI DHE GJITHE KOSOVARET DUHET TE ISHIN KRENARE QE DY TE RINJE NGA KOSOVA PJESE NE KABINETIN RAMA .
    MEGJITHSE EDI RAMA I TREGOJE VENDIN BOLSHEVIKUT SOT ATA JETOJNE E PUNOJNE NE TIRANE .
    NDERSA PER VJOSEN PRESIM ME MIRE , KOHA DO TA NJOHI SIC NJOHU AL -BIBININ QE DIKUR E KONSIDERONIM DIAMANT BRUT PO NA DOLI BURRE I PISTE .

  11. Timi says:

    Pa Vjosën o Mero Ldk iku për lesh. Mezi pres zgjedhjet e reja të shohim se ku janë Albini dhe Vjosa. Do habitesh edhe ti.

  12. Kudreti says:

    Ne shqip Vjosa Osmani eshte tradhetare. Tradhetia me e vogel e saj quhet tradheti ndaj partise se saj qe e beri Kryetare te Kuvendit. Ne gjuhet moderne kjo do quhej disidente. Meqe fjala tradhetare lakohet me thjeshte ne shqip, me lejoni te perdor kete fale per te. Une do e justifikoja Vjosen, po te jete se Isa dhe LDk ka ndryshuar dhe Vjosa i tradhetoi ata,sepse ata ndryshuan. Me sa shoh une tradhetia e Vjoses nuk vjen nga fakti se LDK ka ndryshuar. Eshte Vjosa ajo qe ndryshoi. Pra eshte ajo qe tradhetoi LDK per tju bashkuar Kurtit. Motivet e saj jane thjeshte te nje llogaritareje fshati. Ajo ne rastin me te mire per te, u be tradhetare e partise sepse ineresi i saj personal, per te qene Kryetare e Kuvendit, ezauroi interesin dhe vijen e partise se saj.
    Ne rastin me te keq, ajo u vu kunder interesave kombetare, njelloj si Kurt spiuni. Ajo u urdherua te sulmonte Ameriken dhe Shqiperine.Ajo u urdherua te behej nje me Kurtin per te ndihmuar Serbine te sabotonte bisedimet.
    .etj..etj.
    Une thjesht i besoj variantit te pare dhe kam besim qe ajo nuk ka lidhje me te jatin qe ka qene spiun i Serbit. Une nuk bedoj se UDBA i ka dhene urdher te mbeshtese Kurtin ne reciprocitetin e tij te famshem.
    Mua me cudit lukunia e komentuesve injorant qe sulmojne Meron
    Mua me cudit fakti se si keta qene te terbuar nuk shohon se se Vuciqi eshte nxirre kohet e fundit, sepse nuk ka kush ta ndihmoje per te bere fajtor shqiptaret si grindavec dhe idjote qe nuk kuptojne rendesine e diallogut…
    Me sa duket serbi dhe greku kane te drejte qe na quajne njerez me bisht. Kjo lukuni qensh, jane ne fazen e zhdukjes se bishtit. Atyre ju mungon arsyetimi dhe akoma jane ne boten e instikteve.

  13. Peshtanaku says:

    Ymer Gelbaza per sa kohe ata qe jane kunder Rames jane te tille do sulmohen prej tij! Mjerim analitik! Ska faj qafrrjepuri i peshtanit eshte qen qe gjithmone kafshon te Zotet! Done shikoj LDK ( levizjen e Derrave te Kosoves) ne zgkedhjet e ardhshme Mr Gellboqja!

  14. buzhala says:

    Nuk e di pse disa ketej e andej kufirit po e pompojne kete Vjosa Osmanin, sikur te jete Merkel e Gjermanise. Ndoshta per kilet e teperta.

  15. qytetari says:

    Po perse kaq zhurme per Vjollca Osmanin:
    Nje individ,qe me sa kam lexuar,nuk ka prezantuar ndonje dhunti te vecante politike,por ne te kundert ;Kur beheshin bisedime per ndarje pushtetesh,osmanin e lane krejt ne hije dhe ajo asnjehere nuk reagoi per kete injorim,kur per me teper ishte dhe aspirante per kryeminister dhe me pas mbas dremitjes se gjate, ndjehet e kenaqur me postin e kryetares se parlamentit.
    Duket qe Isa ka gjetur tek osmani,nje individ qe mund dhe e perdori si marionete,qe per spektakel,duke qene dhe femer e shtonte diversitetin e zgjedhjes.Isa eshte nje poltikan skuth-veteran.
    Dhe kur Ldk-ja nxorri karten e re per kryeminister,osmanit i doli vetja nga dora(te pa aftet kane nje inat derri) dhe u paraqit ashtu sic ishte:
    Nje njeri i rendomte,qe fatkeqesisht per partine,ish shperblyer shume me teper se sa permbante.

  16. !!!! says:

    LDK edhe emertimi tregon se nuk është parti politike dhe as që ka ba politikë ndojherë ajo është strofulla e jugonostalgjikëve aty politikbamja më e madhe ishin njëher në javë konferencë shtypi prezent ishin 1 2 gjoja gazetarë ku ma teper fyheshin figura shqiptare shteti shqiptarë e UÇK se falangat çetnike dhe Serbia puna tjetër ishte grumbullimi i ndihmave humanitare nga ndonjë donatorë dhe mërgata ku edhe në ato rrethana të jesh a të mosjesh shfaqen keqpërdorime të mëdha hiq aty këtu ndonji individi neutralë edhe pse ndrrim gjeneratash por mentaliteti shpifës e anti Shqipēri vazhon pa ndalë dhe si flamurtare doli kjo bija e udbashit që Mitrovicen u kanë dorzu vet serbëve dhe vjen në ët Prishtinë dhe fyen tjerët alla qetnikçe

  17. VATRA says:

    Mirë e ke edhe Ibrahim demagogun e mbajtëm në të parin deri sa pati frymë

  18. XXXL says:

    Kjo është komplet femen e ndytë deri sa Albin demagogu ofronte diçka nga pamfleti i tij kjo ka ofru vetëm shpifje për tu ngritur në politikë ndryshe kush në fytyrë të tokës beson se kjo ka për ta futë Kosoven në OKB kjo as që e aktualizoi marveshjen e kufirit me M e Zi ku për aty u katrrithë në skenën e mjerë politike kosovare

  19. Gjalica says:

    O korab, po nuk munde te bashkepunosh me njerez hajna e te korruptuar. Albini fitoj aq sa fitoj vec te tjerash sepse premtoj lufte korrupsionit jo bashkepunim me te korruptuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje