Një shfajësim që shton pasigurinë rreth protagonizmit të diplomatëve

19 Qershor 2020, 19:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, Richard Grenell, i cili do të presë në Uashington më 27 qershor udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe palën serbe nga Beogradi, në përpjekje për të hedhur një hap drejt njohjes reciproke, është distancuar publikisht në një intervistë për Fox News, rreth idesë së shkëmbimit të territoreve nga SHBA.

Me një lehtësi ta padurueshme, zoti Grenell ja atribuoi këtë ide ish- këshilltarit të Sigurisë kombëtare, John Bolton, tashmë një pensionist i dorëhequr nga Shtëpia e Bardhë.

Grenell: Idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë e ka dhënë Bolton, jo Donald Trump

Deklarata në të vërtetë qetëson atmosferën e trazuar dhe konspiracionin rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan, por nga ana tjetër ngre pikëpyetje të forta rreth rolit të protagonizmit personal të diplomatëve dhe fuqisë së SHBA në rajon.

Fuqia e SHBA në rajon dhe veçanërisht mes shqiptarëve, qëndron në faktin që politika amerikane bazohet në parime afatgjata, të sigurta dhe të pandryshueshme nga individë që janë në krye të diplomacisë.

Të gjitha argumentet që shqiptarët kanë pro SHBA, bazohen pikërisht në idenë që diplomatët apo zyrtarët e saj, përfaqësojnë një politikë të konsoliduar amerikane për rajonin dhe nuk reflektojnë hobe, apo ide ekstravagante të ndonjë zyrtari të caktuar.

Deklarata e zotit Grenell qetëson shumë njerëz para takimit historik të Uashingtonit, por ngre njëkohësisht pikëpyetje për sigurinë që mund të kenë marrëveshje që bazohen në vullnete individësh.

Fakti që ambasadori Grenell, e pranoi që kjo ka qenë një ide e zotit Bolton dhe jo e presidentit Trump, më shumë se shfajësim, është pasiguri për çdo zyrtar amerikan që udhëheq procese të tilla me protagonizëm personal, që e paraqet si politikë të SHBA.

Energjia që i ka dhënë ambasadori Grenell dialogut Kosovë- Serbi është i pashembullt dhe ndoshta më e madhja në këto 20 vite të pavarësisë së Kosovës, por tani duhet të bindemi që ky është vullnet i Uashingtonit, dhe jo një zyrtari të saj, edhe pse është shumë pozitive për rajonin.

Se me këtë kriter që zoti Grenell shfajësohet për Boltonin, mundet pas nëntorit dikush tjetër të shfajësohet për zotin Grenell. Dhe pastaj data 27 qershor ngelet thjesht një vizitë shqiptarësh dhe serbësh në Uashington.

11 komente në “Një shfajësim që shton pasigurinë rreth protagonizmit të diplomatëve”

  1. Mona pa breke says:

    Nqs Thaçi e Hoti neneshkruajne marreveshje me serbet perpara zgjedhjeve presidenciale amerikane te 3 Nentorit do bejne gabimin me te madh historik.Trump dhe Grenell jane ushtare te bindur te Putinit dhe mafias ruse.Nqs Putin nuk perfiton dicka nga kjo marreveshje Trump&Grenell nuk kane guxim te dalin kunder shefit te tyre ne Moske. Eshte tragjike tu besosh fatin e Kosoves agjenteve ruse.Eshte fakt publik qe Grenell eshte lobist i mafiozit ruso-moldav Plahotniuc. Politkanet kosovare duhet te kene durim edhe 4-5 muaj.

  2. Neutrino says:

    Vizita do të ngelet sidoqoftë një datë si shumë të tjera këto 10 vjetët e fundit. Një show për pjesëmarrësit, objekt spekullime për gazetarët, objekt konspiracioni për analistët ballkanikë dhe material për memuaret e protagonistëve. Shkurt, një flluskë sapuni.

  3. Ladi says:

    Per z. Mero i cili po ngre nje furtune ne gote, kam kete koment te shkurter: – nuk ka president amerikan, qe ne politikat globale, te kete qasje personale!?. Departamenti i USA, ka strategji per cdo rajon te botes, qe mund te modifikohet, por jo te ndryshohet nga presidenti i rradhes, pasi ato ndertohen afat gjata, ne interes te vete hegjemonise amerikane dhe ne sherbim te demokracise ne bote, por per te hequr kokecarjet nga shume probleme te dites, i jepet prioritet ndonje njeriu te besuar dhe me nje variant qe nuk i prish pune politikes glabale..
    Nuk ka nevoje besoj per nje koment me te gjate.

    1. Kosovari says:

      Te lumte Ladi,
      Me sakte se komenti yt nuk ka.
      Politika e jashtme e SHBA trashegohet. Nuk behet e re nga secili president qe vie. Presidentet amerikane shkojne e vijne por interesat strategjike afatgjate amerikan, mbesin.
      Kjo ishte vetem per ata qe kuptojne sadopak nga politika

  4. ABC KORCA says:

    Trampi kerkon me doemos nje marrveshje …cfaredolloj marveshje…
    Trampi kerkon ta perdori marrveshjen per shfrytezim te brendshem…e as e can koken se si do te jete marrveshja
    E filloi me Korene…koreani i zgjuar e kuptoje qe trampi qe trap…i beri injorimin me te madh qe ka pesuar ndonjehere nje president amerikan
    Nejse…te flasesh per trampin eshte e kote
    ——–
    Kosoves nqs nuk i pelqen marrveshja…te mos ta pronoje ne asnje menyre.
    Kaq e thjeshte eshte.
    Nqs edi,meta,e kushdo tjetet,nuk merren ne kete kohe 1.000% me kosoven…te dali Thaci e te na informoje.
    Kur them kushdo tjeter,nje nder ta je dhe ti Z.Mero
    Shpresojme……….

  5. Qefliu Thanuqes says:

    Politikan Amerkane eshte solide per Shqiptarizmen ne Ballkan ne se do te ishte lobim individual Shqiptarizma nuk do te kish perpjekje per te dale nga hegjemonia lindore ku vazhdojme jemi akoma .Amerka dhe vetem Amerika e ka mundesine te ngrehi Pengesen shekullore qe na ndau nga Perendimi te tjerat jane Broçkulla per Demoralizim . Te Fala Mero se jemi nga nje Fshate

  6. Hasani says:

    Sot ke shrue qartë

  7. Admiruesi i SHBA says:

    Mero ka te drejte per sa me siper. Personalisht mendoj se eshte nje takim ne sherbim te fushates elektorale te Z. Tramp te cilit fillimisht duhet ti shpjegohet ku ndodhet gjeografikisht Shqiperija dhe pastaj te diskutohen tema te nxehta si ajo e prestigjiozes Angleze “Indipent” qe me te drejte ngre alarmin se ne Shqiperi po zhduken majmunet ne pyjet e Shqiperise dhe barbarija e Shqiptareve qe ushqehen me mish ariu dhe nuk hane mish kali apo gomari si gjithe Europa apo gjarperinj si Kina. Rendesi ka kush paguan shpenzimet e udhetimit te delegacioneve.

  8. Rrustem Brava says:

    Qeverine e Kosoves kush e rrezoi, apo energjia qe i ka dhene ambasadori Grenell dialogut Kosove-Serbi ?
    Mero, si te falen ty ne kohen e diktatures nuk e kuptoj.Besoj e kupton ku e kam fjalen. Ky Grenelli paska lexuar veprat e shokut enver qe i le fajin Bolton si merhumi Mehmetit. Katundari nuk njeh atdhe por xhepin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje