Socialistët s'ka pse bëhen gardianë të Lulzim Bashës

13 Qershor 2020, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Socialistët në pushtet, por dhe përfaqësitë kryesore të Perëndimit në Shqipëri, po marrin ngarkesë negative në opinionin publik, duke u identifikuar me vendosmërinë e Partisë Demokratike për të mos lejuar ndryshimet në sistemin zgjedhor për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës. 

Presioni publkik për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, është kthyer në kauzë të një pjese të madhe të shoqërisë, të cilat kanë filluar identifikojnë me këto probleme, çdo mangësi në zgjedhjet shqiptare. 

Kjo nuk është aq e vërtetë, por fakti që tashmë është një opinion i konsoliduar, i identifikon si përgjegjëse, dy partitë kryesore dhe ambasadoren e SHBA dhe BE, që u gjunjëzuan para këkresës së PD për të mos depolitizuar komisionet dhe për të mos hapur listat. Madje shkohet dhe më tej duke i quajtur faktorë që duan të ruajnë statukuonë e partive ekzistuese.

Të parët që e kanë kuptuar këtë rrezik janë vetë diplomatët amerikanë. Nga sondazhet e bëra rezulton se për shkak të kësaj marrëveshje, është rritur një frymë mos pëlqimi ndaj diplomatëve të SHBA e BE që diktuan marrëveshjen, dhe kjo natyrisht është një taksë që ata po e paguajnë për shkak të PD. 

I pari që duket se ka reaguar ndaj kësaj situate, është  Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engell, i cili është dhe një njohës shumë i mirë prej tre dekadash i Shqipërisë. 

Në një deklaratë zyrtare Engell i ka kërkuar Parlamentit shqiptar të votojë Marrëveshjen mes partive për Reformën Zgjedhore si dhe kërkesat për depolitizim të administratës zgjedhore e hapjen e listave, si kërkesë që vjen nga opinioni publik. 

Pra ai ka hedhur hapin e parë duke u distancuar nga mbyllja e këtij procesi me miratimin e Marrëveshjes. Praktikisht Engell po shkëput përgjegjësinë e SHBA ndaj gjymtimit që i bëri Reformës Zgjedhore PD dhe po kërkon të thellohet reforma.

Ndërkohë Partia Socialiste duhet të ruajë angazhimin e saj për marrëveshjen zgjedhore, por ajo nuk duhet të identfikohet me hallet e Lulzim Bashës.

Myslim Murrizi ka arritur të mbledhë rreth 30 nënshkrime për ndryshime kushtetuese në Kuvend, që lejojnë hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe heqjen e kolaicioneve paraprake. Me aq nënshkrime, miratimi i reformës është i kushtëzuar nga votat e tyre.

Ndaj në këto kushte socialistët duhet të respektojnë marrëveshjen me PD dhe LSI, por duhet t’i hapin rrugë dhe një marrëveshje me opozitën parlamentare për kërkesat e tyre. Ata nuk kanë pse idenetifikohen në opinionin publik si gardianë të pushtetit të Lulzim Bashës në PD. Lulzim Basha e mori atë që donte. Tani dhe shqiptarët duhet të marrin atë që duan. Dhe aman mos kërcënoni prap me bojkot se tani është e qartë si përfundon bojkoti.

 

19 komente në “Socialistët s’ka pse bëhen gardianë të Lulzim Bashës”

  1. Izvori says:

    Je ok Zoti Baze.E njeh ne detaje situaten.Kur do nuk pyet se eshte PS apo tjeter kush me te.Eshte shume e vertete qe opinioni publik i shkateruar ekonomikisht,i sakatuar nga inegzistenca e nje shteti normal,i rjepur nga korupsioni i drejtesise dhe administrata militante injorante do distancohet jo vetem nga PD, por edhe nga madhtrimet e PS. Kjo do beje qe po nuk ndryshohen ato mareveshje do kemi ne mase bojkotime.Do te behen edhe keto zgjedhje so ato lokale ku bojkutimi ishte i pa pare.KJO ESHTE NDIHMA GAZETED TEMA.

    1. Goni says:

      Nje bojkot i sugjeruar prej Saliut do zhdukte brenda 6 muajsh PD.
      Le te guxojne.
      Ne fushen e shahut PD ska asnje figure, Po luan vetem me ushtare.
      Mbreti Sali eshte bere kaps, nuk ftohet me ne takime.
      Mbreteresha Lulushe nuk ka vizjoni per asnje gje qe lidhet me shtetin dhe politiken.

  2. ♧■♢■♡■♤ says:

    PS I ben nder vetes me kete reforme jo PD
    Jan bashk, diten zihen naten shkerdhehen
    Mos fol sikur e Ka fajin PD
    Fajin e Ka sherdhatokracia PD PS LSI

  3. Dr.X says:

    Analize objektive.
    Une kam te veshtire te shprehem ne Superlative.
    Mirepoooooooo,per hir te se vertetes,a ka shqiptar sot(e kam fjalen pa kthyer ndonje gote,pra essull)qe te besoje seriozisht se keta firaun Politik do bejne ndryshimet e duhura per te denuar veten.
    Ne kete bote jo.
    Zgjidhja?
    Me letra te hapura,jo me teater bisedimesh edhe me keshilla popullor,me falni politik.
    Si ka thene nje here Bertold Brecht?
    Barku nga ata dolen,ende nuk eshte shterpezuar.

  4. aqifi says:

    Rama eshte ne pozicionin e dikurshem ku pritej qe mbetjet berthamore te nendetseve te SHBA te demontoheshin ne Pashaliman e per pasoje ai luajti nje karte te zgjuar duke e lene problemin te agravoje deri ne ate pike sa gjithkush te bindej se kjo eshte marrezi qe nuk mund te pranohet!Ndoshta i njejti raste eshte duke u perseritur edhe me Ref.Zgjedhore ku kerkush nuk interpreton Kinezen e radhes kur i deklaron krye.arit te opozites qe “Lulezim ka ardhur koha qe te shikosh perpara e jo mbrapa pasi ti e perpara nje kariere si “yll ne ngjitje” dhe ho xhixhi Luli pasi e ka kapur mesazhin e Yuri Arvizut eshte hedhur ne sulm ,ka perveshur mendget sepse po i rivjen rasti perseri i zgjedhjeve per Krye. ar Bashkie ku edhe pse fitorja qe e Rames iu dha nga prestigjatori Arvizu duke futur duart brenda kutive te votimit!Ai ka filluar fushaten duke i thene ç’dokujt qe,une do te jem Kryeministri i radhes doni apo s’doni Ju sepse votat do te numurohen perseri si ne 2011 dhe larg qofte qe Rama te kete bere pazar “per hire te shkerdhatokracise ” qe ti lere vendin si ne 2011 nen retekstin se e kerkon nje institucion nderkombetar e do punoje per Shqiperine me shume!
    Vereni me kujdes se si Basha i ngarkuar me detyre per te bindur popullin qe te nenkuptoje qe Rama eshte dorezuar e qe fati po i buzeqesh atij si “Yll ne ngjitje” pasi eshte i vetmi qe 41+34 i del 95 e me pas duke kerkuar falje 85 e perseri kerkon ndjese pasi rezultati perfundimtar eshte 75!
    Ndaj te dashur shqipetar kujdes;po kthehet koha e Arvizut ku Metan ndoshta do te quhet “burre shteti “per ndoshta ndonje marrezi e Luli “Yll ne ngjitje” duke i shtruar tapetin e kuq te Kryeministrise!Pasketaj dite te mira vijne dhe uroj qe “miqt me gishtin ne bythe “mos ti kene dhene edhe ketij ndonje “blackberry” me te moderuar se te Saliut e Shqiperia te rikthehet jo ne vitet 1992 por ne vitet 1912 !
    Rrofte mIqesia Shqiptaro-Kineze!

  5. Tajari says:

    Mero,Ju jeni drejt ,por EDI Rama KM ESHTE 1/3 e Tortes Rama-Basha-Meta.

  6. Artibr says:

    Shume e drejte shoqeria i do listat e hapura qe deputeti te jete i lir ti sherbej zgjedhesve e jo partie nqs rama nuk jep konsensos per listat e hapura atehere i vjen radha mosbesimit ata 30 d qe cuan ne parlamend kodin zgjedhor ti bejn mos besim qeveris rama ta drondisin dragoin ta rezojne ramen ta cojne ne rruge me lulin keshtu i hapet ruga shqiperis shqipetaret nuk e durojne me poshterimin prandaj dhe syte jane nga opozita parlamentare rini te bashkuar keni vullnetin e shqipetareve mundohuni te qendoni forte dhe te besoni te kauza juaj nuk ka asgje te pamundur bindini deputetet e tjer hidheni palloin me mosbesim tregojani vendin arogancec ka shume b te ps qe nuk e duat nxitini te bashkohen ta rezojne kete shkaterus e pazarxhi tregojani shqipetareve se shqiperia nuk ka vdekur o sot o kur.

  7. Zigur Qarri says:

    Depolitizimi i administrates zgjedhore eshte nje hap i rëndesishem per funksionimin e demokracisë,por i parealizueshem sot per sot
    per te qenë funksional.Si do te arrihet depolitizimi i administrates zgjedhore,ku do ti gjejm individet e padepolitizuar?Komisioneret
    zgjedhorë do merren nga administrata Shtetrore,që jan te gjith persona te politizuar,simpatizantë dhe militante te Qeverisë ne
    pushttet.Nje vend pune ka qenë gjithmone nje premtim per militantet.Ne administraten tone punesohen jo në bazë te aftesive
    profesionale,por perkatesive politike,dhe kjo praktikë ka qenë që ne fillim.Pas ardhjes së “rilindasve” ne pushttet,është bërë masakër
    në administrate,dhe kjo ka pasur nje kosto te lartë per takspaguesit shqiptare.Shteti dëmshperbleu mbi 200 milion euro te larguarit
    me patëdrejtë nga puna,militante te PD-s dhe LSI-s,që u zëvendësuan me militantet e PS-s!Per sa koh qe vjedhja e votes nuk përbën
    vepër penale(askush nuk eshte denuar deri tani megjithese te dokumetuara),per sa koh që largimi me patëdrejte nga puna nuk përbën
    vepër penale(askush nuk eshte denuar deri tani megjithese Shteti ka humbur qidra miliona euro)le ti ruajn vetë forca politike.Sa mund te
    demilintantizohet Mero Baze,aq mund te depolitizohet administrata zgjedhore,qe përbëhet nga individë te administrates shtetore.

    1. XheJ eN Bi says:

      Zigur Qarri….
      Dy gabime ke në komentin tënd.
      I pari që pretendon se nuk mund të gjesh në administratë të depolitizuar.Pas përzgjedhjes me short ,mbrapa të ketë Nenin x që nëse nuk zbaton ligjin ,përvrç dënimit do ketë dhe një përndjekje që mos të ketë të drejtë të punësohet në Shtet për gjithë jetën. Më thuaj cili është ai nëpunës që do guxonte të ” mbante me hatër” një Parti politike ????
      Dhe gabimi i dytë është kur thua se Rilindja hoqi nga puna PD-istat dhe LSI-stat.Po Rilindasit këtë vuajnë nga elektorati i tij se nuk hoqi ndonjë ” kundërshtar” se edhe Mero Baze ka qën i pakënaqur në një Editorial pas zgjedhjeve të 2013- ës.

      1. Zigur Qarri says:

        Lexoje mire komentin para se te pergjigjesh qe te kapesh thelbin.Ti nuk del dot nga vetvetja,i shikon gjerat nga kendveshtrimi militantit,prandaj te bejn rikoshet ato qe s’te pelqejn.Demshperblimi 200 milion Euro,nuk te beri peshtypje?Lideri Botrore u
        terhoq nga padia ndaj BILD-it perse?Sepse vjedhjet jan te dokumentuara ne 2017-ten dhe 2019 ne zgjedhjet lokale.Eshte
        denuar kush deri tani?Mero baze në 7 Vite paska qënë i pakënaqur në një Editorial pas zgjedhjeve të 2013-tës.Badiava i
        boton shkrimet proklamatike te Edri Fuges pa konrolluar fare ai dhe shumë gazetare te tjere?Masakra e largimeve nga puna
        ne Bashkine e Tiranes.Kur erdhi ne krye te Bashkise ,Veliaj deklaroi:“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e
        Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të
        Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme
        se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë
        dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët
        sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë
        feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,
        interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,
        duke mbetur vetëm 845 persona.Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi
        shumë koh,pikerisht në vitin 2016,numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.
        Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e
        gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij radikale.Veliaj paguan 25 veta nga buxheti i Bashkise per te rreklamuar mrekullite!
        DITA,”Për Ildën dhe për “600 vajzat” e kryeministrit”.Paradë mode mund të bëhet kudo, moj Ilda, në secilën seli qeveritare,
        por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri
        dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza
        të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale,
        se çfarë bëjnë.Kush i paguan këto 600 vajza kryeministrore, nga sillen, nga venë dhe nga shkojnë, me se merren, çfarë vizioni kanë
        …cili buxhet i financon, në bazë të çfarë vendimi kanë zënë folenë aty, mbi bazën e së cilës meritë. Askush nuk e di, ndoshta as vetë
        shefi i qeverisë që ka hapur grykën e thesit për të bërë në godinën kryeqeveritare një konkurs mode vajzërore, po aq lehtë sa ka
        vendosur në zyrën e tij një kosh basketbolli.Cila meritë..kush i ka deleguar…çfarë bëjnë…kush i paguan..ku i kanë zyrat..si u kalon
        dita?E vetmja punë e tyre, moj Ilda, janë paradat e modës, shko e eja nëpër sallone e korridore, me veshje seksi dhe me foto në
        rrjetet sociale si Instagrami. Mos u habit, ti Ilda, që këto nëpunëse të veshura seksi, pak gjoks zbuluar dhe këmbë zbërthyer, mund t’i shohësh në foto nga Dubai, vende luksoze e parajsa, në udhëtime vjeneze dhe shijim ndeshjesh barceloneze, në anije luksoze dhe,
        natyrisht seksi. Mos u habit nëse në udhëtime pune jashtë shtetit drejtorët e mbi drejtorët shoqërohen nga sekretare të reja,
        jo gjithkund e jo të gjitha, por ama moderne, të këndshme dhe pamjet që na sjellin, të lumtura në kafene, me pije të ndryshme
        para vetes , luksoze.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Pastaj do ngelin rrugeve te degezuara te rruges kryesore !!! Rama po te kujtoj dicka qe ke thene ne Parlament: Ne do ta bejme per skrap PD-ne.. Me ate lidership, coje per skrap.. Me aq gjynahe qe kane bere, nuk e kane privilegjin te konkurojne me..

  9. Aqif says:

    Ky eshte nje opinion i turpshem per te mbrojtur pushtetin e Rames.Kapteri po ben si i zgjuar me komisionet e depolitizuara….?

  10. Komisioneri i nderçem says:

    Me e rendesishme eshte depolitizimi i administrates zgjedhore dhe numerimi ne qendren e votimit. Kam qene komisioner ne qendrat e votimit kur numeroheshin dikur atje por dhe numerues me menyren aktuale. Kjo aktualja eshte komplet bastarde votat e partive te vogla zhduken dhe duke vonuar numerimin qellimisht behen llogarit sepse skema aktuale eshte dhe me nje formule matematikore te thjesht dhe partit e me dha komandojne mandatin e fundit ne qarqet respektive. Te gjithe kthehen ne hajdut. Dhe numerues pergjithesisht vendosen njerez agresiv dhe qe pranojne te manipulojne cdo rezultat Duhet patjeter administrate zgjedhore e depolitizuar dhe numerim ne qendrat e votimit.

  11. Trotski says:

    Shume e drejte analiza.Opozita aktuale opozitare duhet te merret parasysh dhe te miratohet kerkesa e saj se eshte ne dobi te Demokracise ,dhe kunder Autoritarizmit te Dy Partive Kryesore.

  12. Kume Peza says:

    Pazari shkon me thelle. Do t’i lënë pushtetin PD.

    1. Zigur Qarri says:

      Po,do t’i lënë pushtetin PD-s,
      por me kusht,që të garantohet paprekshmëria e Edvin D’Ramës,ashtu si bëri Rama me Berishën.Por në këtë situatë ku forcat kryesore
      politike kan humbur kredibilitetin në popull,kjo marrveshje do të sillte protesta të fuqishme,dhe Basha do të rrëzohet pa mbaruar mandatin
      e parë.Ka pasur me koh një marrveshje me fjalë(demokraci e imponuar) per jo më shumë se dy mandate,imponuar nga perëndimoret,meqë politikbërja në Shqipër është specifike krahasuar me vendet e tjara.Nëse D’Rama (qe tha se” nuk ka më nevojë për ndërmjetësim të huaj”)
      do ta thyjë këtë rregull,një përmbysje me dhunë do të pranohet si legjitime nga aleatët perëndimorë.

  13. shtetas shqiptar says:

    As Saliu dje e as Rama sot nuk te marrin ne konsiderate ty more Mero ziu.
    Je vec nje ushtaruc me rroge pushteti e kaq!

    1. Kopani nga malokeria says:

      Shtetasi shqipkar, mero nuk eshte ushtaruc i askujt dhe rrogen e mer me djersen e vet askush nuk e paguan. Edhe ti qe qeke me demek shqipkar mbas tekes se dyte te rakise arsyeton si ver Llapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje