Të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë!

7 Qershor 2020, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ka shpallur nisjen e garës brendapartiake, për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike dhe kandidatët për kryebashkiakë.

Dukej se ishte i interesuar të ngjante, sikur kishte nisur puna pas reformës zgjedhore.

Garat para-eleminatore brenda partisë, janë një nisëm serioze dhe është e rrezikshme t’i përdorësh vetëm për të prodhuar një lajm, që të harrohet lajmi i mëparshëm. 

Në vitin 2000, kur PD ishte në pikën më të ulët të saj, Berisha aplikoi garën para-eleminatore për kandidatët për kryetarë komunash dhe bashkish, përmes udhëzimeve politike. Për shkak të mungesës së kulturës demokratike brenda partisë, “gara” prodhoi grupe rivale dhe në zgjedhje PD shkoi më e përçarë se kurrë, duke shënuar rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet lokale. Madje pasojat e asaj ndarje që u krijuan, vazhduan deri vonë.

Edhe kur Lulzim Basha, bëri sikur po bënte garë me Sokol Olldashin në vitin 2013, pa asnjë rregull dhe garanci, sërisht ideja që po garohej, ndezi gjakrat dhe pas 7 vitesh Basha po e vuan ende ndarjen me mbështetësit e Olldashit, gati gati si ndarje ideologjike.

Prandaj nxitimi i Bashës për të krijuar pritshmëri të tilla, vetëm e vetëm që njerëzit të harrojnë çfarë bëri me reformën zgjedhore, janë të rrezikshme në shumë aspekte.

Një lider që është bërë besnik i listave të mbyllura dhe mos prekjes së sistemit zgjedhor, pra një lider që nuk e lejon popullin të zgjedhë njerëzit e tij, e ka pak të vështirë të bëjë sikur lejon demokratët të zgjedhin kandidatët e tij. 

Që demokracia e brendshme të kompensojë mungesën e listave të hapura, duhet që Partia Demokratike apo kushdo tjetër, që kërkon ta aplikojë zgjedhjen paraprake të kandidatëve brenda partisë, duhet të kenë traditë demokratike të konsoliduar dhe traditë të njohjes rezultatit për t’u bashkuar për garën e madhe. PD është partia simbol e mungesës së demokracisë, mungesës së garës dhe mungesës së njohjes së humbjeve. Përpjekja e Bashës, për t’i gënjyer se do ta kompensojë mungesën e listave të hapura, me hapjen e garës brenda partisë, vetëm sa do rrisë pritshmëritë për ndarje të reja brenda PD. Atë inat që mund t’ia nxirnin Edi Ramës në zgjedhje, do t’ia nxjerrin Lul Bashës në zgjedhjet brenda partisë.

Por më e keqja është se dhe kjo nuk do të ndodhë dhe do t’i rritet dhe më kostoja e kësaj shakaje.

Po kaq e rrezikshme është pritshmëria që u krijon të vetëve duke i gënjyer se do ketë zgjedhje lokale në tetor. Zgjedhjet lokale, janë zgjedhje që zhvillohen një herë në katër vjet. Nuk ka zgjedhje lokale të parakohshme, përveçse zgjedhje lokale të pjesëshme, aty ku mungojnë kryetarët, si në Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë etj. Por dhe ato me sa duket nuk ka dëshirë t’ua bëjë Ilir Meta. Gënjeshtrat se do ketë zgjedhje lokale të reja, duke e lënë të kuptohet, duke “bërë gati” kandidatët , është një mënyrë për t’u dhënë një lodër në duar demokratëve, që të zbaviten dhe të pushojnë së qari, për marrëveshjen për të mos pasur reformë zgjedhore dhe për të mbrojtur sistemin e vjetër.

Nevoja për ta harruar “suksesin” e marrëveshjes zgjedhore duket se e ka shtyrë Lulzim Bashën të krijojë pritshmëri të tjera, për t’u krijuar idenë se tani jemi afër pushtetit. 

Atë që nuk ua dha dot me ndryshim sistemi zgjedhor, ua premton se do t’ua japë me zgjedhje brenda partisë, kurse atë që ua hoqi nga duart më 30 qershor u premton se do t’ua japë në tetor. 

E kuptoj që është në hall e duhet të gënjejë pas marrëveshjes, për të ruajtur sistemin e vjetër, por në këtë rast, gënjeshtrat e tij për të harruar marrëveshjen, bëjnë më shumë dëm, se vetë marrëveshja. Eshtë si thotë populli “të ndreqësh vetullat, e  të nxjerrësh sytë”. 

14 komente në “Të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë!”

  1. GD says:

    Aman mos haroni qiftin Salianji GD ta fusin ne kuvend se na nderojn e na perfaqsojn fu-qi-shem. Dy kurva mostra qe i urrejn te gjith. Forca pd parti kurvash.

    1. Vari Janullen! says:

      Ka marre fund gomari, se nuk ka me parti! Ate e mbyten se bashku me Sali kermen me duart e veta. Perdoren lekuren e partise per te vene nje gjobe te madhe Shqiperise, Amerikes dhe Europes por deshtuan mizorisht. Vrane partine. Akt i paramenduar terrorrist per te shpetuar Sali Berisha lekuren. Pak a shume i njejti akt terrorist berishist si hapja e depove dhe hedhja e vendit ne humnere pasi kishte rrjepur shqiptaret me piramida ne 1997.
      Por amerikanet me shume zgjuarsi po i terheqin zvarre drejt zgjedhjeve nga ku do te dalin te rrenuar, per ti arrestuar me vone, pa asnje kredibilitet dhe mburoje politike. Eshte nje surprize e tmerrshme qe berishistet kane filluar tja ndiejne friken, por as nuk kane me privilegjin ti bojkotojne. Jane te destinuar te kalben dhe vdesin turpshem.

  2. ben says:

    I qan , zemra meros per PD prandaj mundohet ta rregulloje , se e rregulloi PS, ja shife ca demokracie ka .
    Halli eshte diku tjeter se mos keta qeniet socialiste zgjohen edhe e kuptojne qe ju ka zaptuar partine rilindja me G99 dhe si behet pastaj.
    Do thuash ti socialistet jane te leshte dhe nuk kuptojne gje. Dakort po ku dihet ndodh ndonjehere edhe cudia.

  3. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Para ca kohe keta formuan edhe qeveri si ato qeverite e mergimit.
    Mos harroni myslymin me ze si bilbil,se ai po ju ben presion…
    Po edhe hajdaret e salianjin qe ta shpetoni nga burgu…
    Po keni edhe grida suma se eshte grua e ndare e shkreta…

  4. Gri says:

    Salianji Babalja eshte i denuar dhe nuk besoj se … Lereni te rrij tek PD se e diskretiton mire. Kjo nofka Babalja nuk hiqet me!

  5. Zeqo Kallarati says:

    Me beri pershtypje kjo thenia juaj ne shkrim: “… dhe pas 7 vjetesh Basha po e vuan ende ndarjen me mbeshtetesit e Olldashit…”
    Vertete je i bindur per kete zoti Baze? Ja te jap une nje shembull qe nuk po e vuan fare. Luan Baci ne Fier njihej si perkrahes i flakte i Olldashit. Nuk la gur e kusur qe te fitonte Olldashi, si mirnjohje qe e shpetoi nga kthetrat e drejtesise, por pasi pa qe fitoj Basha dhe Olldashi shkoi te takonte Marksin, nuk e pati per gje fare te kthehej ne nje perkrahes “te flakte” te Bashes. Pra, u provua edhe nje here thenia: “Vdiq mbreti, rrofte mbreti!”. Por c’eshte me e bukura, Luan Baci, i dalluar per nje hunde me nuhatje te holle, e di fare mire qe Basha celsat e kashtes ka, ndaj i rri mbas bythe dhe del ne foto duke i shkuar krahun Berishes per ta mbajtur ne kembe. Por sa te vere re, qe edhe ketij po i merren kembet dhe nuk qendron dote, as qe e ka per gje ti jap te shtymen dhe ta hedhe ne grope. Ja pra, keta jane ata qe duan pushtetin per te qeverisur vendin ne PD. Por edhe keta qe sot drejtojne PS-ne, zaten nuk kane piken e ndryshimit nga ata.

  6. durrsak 24 karat says:

    O Tau-Lant, ke gjo me shkrimin? A osht i saktë? Mos dil jasht teme.

  7. Zigur Qarri says:

    Miku Edvin D’Ramës,Sinan Idrizi,rrezikohet 3-10 vjet burg,nga nje vendim i Prokurorëve turq,për një delikt mashtrimi.Nuk ju ndan keto 7 vite kriminelat,mashtruesit,hajdutët dhe drogaxhinjt Kryeministrit D’Rama.Këto jan pasojat e naivitetit.D’Rama kujton se jan të gjith të pastër e të sinqertë si ai!Megjithëse Kryeministri e ka si parim,që nuk i merr ryshfetet direkt,nga frika se mund ti ndodhi si Ilir Metës,shpresojm që nuk do të jetë implikuar në këtë mesele,e do të dali i pastër edhe këtë herë,ashtu si në të gjith aferat korruptive të qevritarëve të tij te pabesë.

  8. Zigur Qarri says:

    Mos e gjykoni kaq rëndë .
    Kaq di .Nuk është faji i tij .

  9. Mali says:

    Identifikimi biometrik e nxjerr PD si parti e 5.te. Ajo nuk ka luajtur dhe zbatuar kurre rregulla. PD eshte parti e cubave dhe me kerkesen e saj per identifikim biometrik ne zgjedhje do dali rruar dhe qethur. Nje Zot e di pse ngulen kembe ne kete kerkese. Ja futen vehtes me kete kerkese.

  10. Itarum says:

    Z . Mero , ne se ke shkrue ndonje here per tu lexue , kete rradhe kam bindjen se Jeni I sakt dhe i ndihmon shume PD istet te mos flene gjum

  11. Taulant says:

    Ma hoqen komentin sepse kritikova shkrimet e njeanshme te Meros. Kur nuk ka pluhralizem idesh,opinionesh,shkrimesh tek Merot si mund te presim demokratizim idesh e vendimesh tek politika. Me pak fjale edhe ky shkrim i Meros eshte si shkrimet e tjera i njeanshem .

  12. US says:

    Jolldash, Zhozefine, Bashe, lesh e presh te gjithe nje melme berishiste Jane.
    Hajvane, harbute, hajdute, teveqele, vegla qorre ne duart e Sali kermes.
    Asnjeri prej tyre nuk e shpetonte dot PDne, per shume arsye.
    E para se Jane te gjithe te diskretituar dhe te perdorur perdhunshem nga pushteti kriminal i Berishes.
    E dyta se asnjeri nuk ka ndonje stature politike apo zgjuarsi te vecante, perkundrazi jane injorante, kamikace pa tru o te tredhur te dobishem per kafsherine e Sali shpellarit.
    Gjerat jane te qarta si drita e diellit, Berisha ka marre fund dhe po terheq partine ne arkivol me ndihmen e kukullave te tredhura.
    Shif Berishen ke pare PDne. I pjerdhur, depresiv, skizofren, ne panik, i kerrusur, i shperfytyruar, ne pritje te burgut dhe hakmarrje se gjaksve, i izoluar si psikopat, ne pritje te vdekjes dhe ne ikje me panik per ate qe ju ka lene femijve te tij prapa, si frikacak qe nuk pagoi kurre vete per krimet e tij duke ja lene femijve.
    PD nuk ka asnje mundesi te shkule hajvanerine, berishizmin dhe tribalizmin per te ofruar nje alternative te re moderne. Eshte peng dhe Tok e Xanun e kafshes qe po ngordh.

  13. Turi says:

    Taulant mos u merrzit se ka me keq.Fill pas komentit tuuaj te me par bera nje koment qe akoma nuk esht shfaqur.Mero suksese ne “paaneshmerin”tende.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje