Nga Mero Baze
Debatet brenda Këshillit Politik, që po dikton vendimet për reformën zgjedhore, janë treguesi kryesor se kush e ka vendimarrjen politike në opozitë. Ndërsa socialistët kanë pranuar tri kërkesat bazë të ODIHR, që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës zgjedhore, identifikimin elektronik të votuesve dhe Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që kanë kaluar Vetingun, demokratët dhe përfaqësues të LSI në Këshill, janë të pasigurtë nëse konsensusi i tyre në tryezë do të ketë mbështetje politike nga dy faktorët kryesorë politik, që formalisht janë jashtë partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Pas një sërë negociatash për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore, i cili kundërshtohet nga Partia Demokratike, socialistët kanë ofruar depolitizimin e komisioneve të qëndrave të votimit, duke i ndarë ata në dy pjesë, në trupën vendimarrëse, që do të përbëhet nga tre zyrtarë të depolitizuar, të zgjedhur me short, dhe nga vëzhguesit politik të partive, për formulën e të cilëve do të vendoset në Këshillin Politik.
Në këtë kuadër do të ketë dhe riorganizim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të ketë një kryeinspektor të zgjedhjeve, i cili do të jetë administratori i Komisionit të Zgjedhjeve, pastaj një trupë me 5 anëtarë që do të administrojë procesin, si dhe një Komision ankesash, që do të jetë shkalla e parë e ankimimit të zgjedhjeve.
Më tej socialistët kanë marrë përsipër të bëjnë identifikimin 100 për 100 elektronik të votuesve, që nënkupton se çdo votues duhet të identifikohet përmes kartës së identitetit, apo pasaportës biometrike, përmes një sistemi elektronik që konfirmon në moment identitetin e tij. Kjo shmang votimin familjar, që është një nga problemet e zgjedhjeve dhe votimin në mungesë, kryesisht të emigrantëve, që është shkak për manipulimin në disa zona të Shqipërisë.
Çështja e tretë, ka të bëjë me Kolegjin Zgjedhor, i cili është një mollë sherri mes PD dhe dhe PS. Partia Socialiste ka vendosur që Kolegji Zgjedhor të përbëhet nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e vetingut, si një standard që po i imponohet sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Demokratët për shumë kohë kanë kundërshtuar këtë klauzolë, duke kërkuar ose gjykim nga Gjykata Kushtetuese, ose një Kolegj Zgjedhor me gjyqtarë që nuk kanë kaluar vetingun.
Këto tre pika të nxehta kanë dominuar gjithë debatet mes dy partive gjatë kësaj periudhe, që kanë qenë pikat bazë të platformës së ODIHR.
Çështja e sistemit zgjedhor dhe propozimet për lista të hapura, ose korrektim propocional, i janë deleguar Këshillit Politik për ta vazhduar si debat pas 31 majit, për të mos kushtëzuar ndryshimet e detyrueshme në Kod deri më 31 maj.
Ndryshimi i sistemit duhet të jetë doemos konsensual së paku mes dy blloqeve politike, dhe ai tashmë është kthyer më shumë në një çështje të opinionit publik, se sa një problem real për zgjedhjet. Madje në këtë pikë, duke parë vendosmërinë e Bashës për të mos e ndryshuar sistemin, duket që ka një ndryshim qëndrimi nga Ilir Meta, i cili është gati ta diskutojë sistemin, vetëm se është i bindur se këtë gjë nuk e do Lulzim Basha. Kjo mund t’i vlejë dhe Berishës, i cili më 2017 e pa veten i 7-i në listë, dhe tani mund ta shikojë si pensionist, nëse Basha ndjehet i sigurtë me listat e mbyllura.
Nga debatet brenda Këshillit Politik, duket se dhe Partia Demokratike dhe LSI, janë afër dhënies së konsensusit për këto çështje, që janë baza e kërkesave të ODIHR për reformën zgjedhore, por vendimarrja e trye duket se është një proces më i gjatë se sa konsensusi në tryezën e ODIHR. Problemi kryesor qëndron tek fakti se Berisha dhe Meta mund të mos bien dakord për propozimet dhe gjithçka mund të kthehet në pikën zero, pas darkës së sotme.
Kjo nuk është se pengon shumicën t’i miratojë rekomandimet e ODIHR në Parlament, por identifikon problemin kryesor që ka opozita, faktin që vendimet duhet t’i marrë në dy nivele, në atë formal, që është në tavolinë, dhe në atë real, që është në Gjirin e Lalzit në dy vila afër njëri- tjetrës. Në një farë mënyre, kjo është dhe beteja reale e Lulzim Bashës, për të provuar nëse është i lirë në vendimarrjen e tij.
Fakti që Ilir Meta sot foli për prekje të sistemit, apo hapjen e listave, tregon se hendeku mes tyre, pas distancimit që Basha bëri nga platforma e Metës për modifikimet në reformën në drejtësi, është ende i madh dhe Meta po përpiqet të hakmerret duke tentuar t’i heqë nga duart pushtetin mbi listat në parti, që në fakt është i vetmi pushtet i Bashës.
Nëse kësaj mërie i bashkohet dhe Berisha, atëhere beteja për reformën zgjedhore mund të ketë dy palë krejt të tjera nga ato që shohim në tavolinë, si një betejë mes PS dhe PD nga një anë, dhe Berishës dhe Metës nga ana tjetër.
Si duket jane mar vesh ,mos me u mar vesh… u
undefined
Po more Mero , por doli edhe qeveria tranzitore.
E forte.
Ketu besoj do te ngecin.
Do ndryshime kushtetuese.
Te shohim .
E leshon Rama detyren e kryeministrit ne tavoline , per 100 dite ?
PD E DI QE HUMBET.
LULIT NUK I INTERESON HYRJA NE ZGJEDHJE PASI PAS HUMBJES DO TA LARGOJNE SI KRYETARE NDAJE DUHET GJETUR NJE KLECKE PER BLLOKIM TE REFORMES
Ilir Metà,nuk i do listat e hapura,por ne dukje e thote kete me qene se e sheh qe opinioni e kerkon,ai e hedh si shashke sepse kerkon popull me vete (shikoni se une e kerkova e ata nuk me degjuan). Do qe me nje gure te vrase dy zogj,si skuth qe eshte,por kot e ka nuk shpeton nga akuzat dhe pjesa me e madhe e shoqerise e perbuz dhe urren……
E perseris per disaten here ne komentet e mija.PD e LSI kurr nuk do pranoj reformen ligjore e cila eshte e larguar nga skena politike,neqoftese dritarja qe ka hapur Meta(keshilli politik I reformes zgjedhore) e qe konsiston ne afirmimin e ish opozites si pjese e tryezave politike ne reforma te ndryshme(qe Meta e zuri mat Ramen) te pranohet ne nje mendyre apo tjeter mendyre si pjesmarrse e vendimeve te shtetit shqiptar edhe pse ajo eshte jashte parlamentit.PD vazhdon te merret me budallalleqe,si denoncimi me numrin te vdekurish apo te infektuat nga korona,shkeljet ligjore te prishjes e denoncimin e 9 thyerjeve ligjore,dhunen e policis kunder protestuesve tek protesta teatrit ku nga rradhet e policis pati 2 te plagosur e nga protestuesit asnje,fajesimi ne maksimum I Rames per masat e menaxhimin shume te keq te pandemic,ku ne fakt ai shkelqeu ne menaxhimin e pandemis korona virusin C-19 e te tjera pa fund qe jane krejte te parandesishme,perkundrejt nje program te qarte per problemet akute qe rezikojne shtetin shqiptar e masat per te riparuar e jo te merret me turli njerezish tu bej premtime idiote krejtesisht te pamundura jo vetem per nje njeri normal e qe do I rregullojne te gjitha sa ai te behet kryeminister me shtypjen e menjehereshme te butonit me shqup!!!!!!!Budallalleqe te pafundeme e ta arsyetushme per shumicen e padiskutushme te popullsis.
30 vjet si do bëhen zgjedhjet ?Nuk ka më turp duan si e si të futen në parlament njerzit e pa aftë dhe miqtë e të mbëdhenjëve.Kam 30 vjet që votoj në Greqi.Shkon në qendrën e votimit mer njëherë listën e kandidatëve për çdo parti dhe vendos dy ose tre kryqe në njerzit që dëshëron.Pastaj mer letrën tjetër ku janë partitë që kokurojnë dhe vendos një kryq.Pra tjesht fare dhe pasi mbyllen votimet nuk kam dëgjuar u vodhën apo jo zgjedhjet.Në Shqipëri po nuk u mbyll goja pas zgjedhjeve le ta bëjnë si të duan reformën zgjedhore zgjdhje të lira nuk do ketë.Kudo ka probleme po nuk është e thënë se humbe zgjedhjet dhe u bë qameti.Opozita për mua është më komode sepse ngre probleme dhe i kërkon qeverisë ti regullojë,por këtu në Shqipëri puna është për të erdhur në pushtet për të vjedhur prandaj nuk gjen qetsësi vendi…
Pushtet ne tavoline , si gjithmone , ose me paterica te modelit Xhuveli-Meta (mezi I floririt) .
Esenca e matrapasllekut , te qeverise ShQUP i me vota te majta.
Berisha nuk e ka toleruar asnje here te majten.
Ne emer te reformave,ai largoi nga puna ,gjyqtare,ushtarak,punonjes te administrates etj.
Ai ka ulur ne tavolinen e bisedimeve,njeriun e tij besnik.
Kerkon “vajzen” e mbretit,per Shkelzenin !!!
Loja e tij,tani eshte e kuptushme,te filloj nga fitorja ne tavoline,duke i maksimalizuar kerkesat.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,per te nuk vlen me.
Kur ai kishte maxhorancen,ne kete komision,rinumeroi dhe vodhi vota,per Bashen.
Per keto zgjedhje i duhet te emeroj Kryeministrin,MB,ne komisionet e qendrave te votimit ,te emeroj militantet.
Per kete model,nuk ja vlen te behet reforme,mire eshte ajo qe kemi votuar
Berisha kerkon reforme,si te vjedh pushtetin.
Asnje tolerim jashte Kushtetues,megjithese mbrojtesit te saj,i ka ikur figura dhe zeri.
Ndërkoh që forcat politike diskutonin per reformen zgjedhore,banditi Edvin D’Rama ja mbathi fshehtas,si hadut,ne Francë .Perse?Në
Gjermani nuk ka shanc të blej politiken,në Francë PO,ashtu si bleu”Le Monde”,që lëpiu ate që kishte pështyrë para nje Jave.Gjinkuri i
dhjere deri ne fyt me afera korruptive,eshte zagari më i besueshem i mafiozit D’Rama,qe pengon te arrihet nje marrveshje mes paleve
politike.Zagari Gjiknuri deklaron,se per Reformen zgjedhore : “I kemi votat në Kuvend për t’i votuar të vetëm”!Kjo tregon qarte,se kush
e pengon Reformen Zgjedhore,ata qe duan te perserisin 30 Qershorin e 2019-es.Perse behet e gjitha kjo?Edvin D’Rama po bën përpjekje
që të fitojë amnisti për veprat e tij antiligjore dhe deri edhe kriminale gjatë kohës që ka pasur pushtet si Kryetar Bashkie, por veçanërisht
si Kryeministër i vendit këto 7 vite.Fakti qe D’Rama angazhon më te perfolurin,Gjinkurin,e vërteton këtë.Edvin D’Rama e ka kërkuar
amnistinë tek ndërkombëtarët duke luajtur të gjithë gurët, por ajo nuk mund të arrihet kurrë,nëse nuk e kopsit atë edhe me faktorët
kryesorë politikë këtu brenda vendit.Edvin D’Ramës i duhet një amnisti për veten dhe perandorinë e fshehtë financiare që është kurdisur
të punojë e mbrojtur me VKM e ligje, edhe për 30 vitet e ardhshme.Pyetja qe shtrohet është;do ta pranoi Lulzim Basha këtë poshtërsi?
Nëse e pranon këtë tradheti ndaj elektoratit,që është njëkohësisht thikë mbas shpine ndaj Shtetit dhe Kombit shqiptarë,atëhere do të
hyjë në histori si politikani më i dështuar.Edvin D’Ramës pasi ti konfiskohet e gjith pasuria,duhet të dënohet me burgim te përjetshëm
në mungesë të dënimit me vdekje,sepse,në fakt ai meriton karriken elektrike dhe e ka pak,aq dëme i ka shkaktuar Shtetit dhe Kombit
shqiptarë.
Zigur Qarri …
Me këto që shkruan dal në konkluzionin se ose je naiv ( mos ma mer për ofezë) ,ose je i betuar anti Rama .Besoj se e dinë të gjithë shqiptarët se sa pasuri ka Berisha ,sa ka Basha ,sa Meta dhe sa Rama ? Vetëm po vure syzet anti Rama do më thuash se Rama ka pasurinl më të madhe.Nëse kërkon dënimin e Ramës ,po për Berishën që i ka sjell dëmin më të madh Shqipërisë ,ç’ duhet të kërkojnë shqiptarët.
Po do të dish se kush e pengon Reformën Zgjedhore lexo pak Ambasadoren Amerikane !
Në debatin e para dy dytëve më the se nuk je me asnjë parti dhe u bëra kurioz duke shfletuar gazetën.
Në Editorialin e 10 Majit ,M.Baze e ka për Lulzim Bashën ” L.Basha ka fituar kohë ,por nuk ka fituar gjyqin”.
Nuk komenton asnjë gërmë për Lulin po e ” mbron ” duke shkruar për Ramën për foton me Obamën.
Po aty në një koment që bën Ethem Lalaj ,i cili shkruan për skandalet e Lulit dhe Saliut duke ju kundërvën duke e krahasuar Ramën me Hitlerin.
Nuk di ç’ të them ,më lë me gojë hapur….
Ne nje afere korruptive te Rames(80 mije Dollare per nje Foto)un duhet te shkruaj per Lulin?!!!!
Kundervenia eshte diskutim.Edi Rama eshte si Hitleri,dhe kete e kam perseritur me qindra here,dhe do ta perseris.
Un nuk jam me asnje Parti.Nese ti nuk beson eshte pune per ty.Un nuk kam ofendur ndonje komentues qe ka ofenduar
Berishen dhe Bashen,kete te kam thene.Ti p.sh më ke ofenduar mua,qe tregon se je militant.
DITA,16 Shkurt 2019,”Ahmetaj publikon foton: Ja, ky është thelbi i protestës”
http://www.gazetadita.al/ahmetaj-publikon-foton-ja-ky-eshte-thelbi-i-protestes/
Po keshtu tek Tema,19.3.2020″Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm”?
http://www.gazetatema.net/2020/03/19/perse-edi-rama-ofroi-lek-dhe-pesimizem/
Po keshtu tek Tema 1.3.2018″ Për të kuptuar e kujt është droga!
http://www.gazetatema.net/2018/03/01/per-te-kuptuar-e-kujt-eshte-droga/
Diskutimi fundit me ty,mos prit më pergjigje.Deri Tani,nga grate e Kryeministrave antare ne Bordin e nje Banke ka qenë
vetem Gruaja e Rames,ne Abi Bank,dhe kjo,eshte vetmja kompani offshore e regjistruar ne Shqiperi!
Lexo ketu or ti Mero djali mos mbetesh kot peng i budallallekut!
Flitet e kerkohet Reforme Zgjedhore se ky pushtet eshte kapur ne vjedhje vote ne zgjedhjet e shkuara. te dala publikisht ne pergjimet e botu ne gazeten BILD! Per kete arsye kerkohet pra Reforme Zgjedhore se te ishte ndryshe mbahej ai kod zgjedhor qe ishte! Kaq eshte historia
Ja si jemi ne shqipetaret e ka vertetuar historia ne shekuj,jo popull i zgjuar por shum naiv nuk mendojme per te miren e perbashket e per te ardhmen e brezave se vijne pas.Mos ta kerkojme fajin tek te tjeret.