Përse Sali Berisha po “sodit” betejën e Metës kundër Bashës?

27 Maj 2020, 20:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta është i zemëruar me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Me të parin pak më shumë. Me Edi Ramën është mësuar të ndjehet i tradhtuar.

Ilir Meta ndjehet i tradhtuar, pasi për gati tri muaj ai po përjetonte një miklim nga Edi Rama, për të pezulluar Komisionin parlamentar që kërkon shkarkimin e tij dhe për të përshpejtuar ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi.

Traktati i tij me 14 pika të cilin e kanë marrë të gjithë dhe askush se merr përsipër që e ka lexuar, në të vërtetë tregon realisht se çfarë e shtynte Ilir Metën të ndjehej në paqe me Qeverinë dhe i bindur se do merrte mandatin e opozitës për të realizuar ato që ai ëndërron, lidhur me kapjen e reformës në drejtësi.

Dhe në këtë histori duket se ai kishte pas dhe Sali Berishën.

Edi Rama padyshim është treguar mizor me të. E ka lënë të ëndërrojë dhe të besojë se mund të merren vesh për gjithçka. Sali Berisha po ashtu ka heshtur ndërsa shikonte tërbimin e shumë mbështetësve të Lulzim Bashës kundër Metës muajin që shkoi, që sulmonin paqen Meta- Rama, e cila nënkuptonte një paqe më të gjerë.

Edi Ramës i mjaftoi një fadromë mbi ndërtesën e Teatrit ta prishte këtë iluzion të Ilir Metës dhe t’i fuste zjarrin paqes brenda opozitës. Opozita u bashkua mbi gërmadhat e Teatrit dhe Ilir Meta që po projektonte “Paqen e Madhe”, u shfaq si komandant i “Luftës së Madhe”.

Ai thirri opozitën në zyrën e presidentit dhe u kërkoi t’i qëndronin besnik planit të tij prej 14 pika, për të cilin kishte menduar se do kishte dhe mbështetjen e Qeverisë. Meqë Qeveria e prishi paqen me të, ai kërkoi që ky plan të kthehej në një platformë lufte të opozitës.

Lulzim Basha ka bërë sikur nuk ka dëgjuar, ndërsa të tjerët janë ndjerë si në një mbledhje të një celule anti-amerikane.

Atë mbasdite ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka paralajmëruar mbi thashethemet mbi një marrëveshje të fshehtë kundër reformës në drejtësi, që në të vërtetë ishte një apel për t’u distancuar nga platforma e Ilir Metës. Edi Rama e bëri për 3 minuta deklaratën, ndërsa Basha brenda orës.

Prej këtu ka nisur lufta e Ilir Metës, kundër Lulzim Bashës. Tani të dy palët janë në barrikada të ndara, dhe i vetmi njeri që po përpiqet të mos duket në cilën llogore është future, është Sali Berisha.

Të gjithë e dimë që është në llogore të Ilir Metës. Të gjithë e dimë dhe e pamë që ai heshti ndërsa pëshpëritej se Edi Rama e Ilir Meta po bashkëpunojnë dhe kanë një plan të përbashkët. Të gjithë e dimë se ai e ka interes madhor bllokimin e reformës në drejtësi.

Loja mizore e Edi Ramës për t’i përplasur me njëri- tjetrin rreth reformës, duke e ditur hallin e tyre të madh, e ka vënë Sali Berishën ndoshta në pozicionin më të keq të mundshëm të këtyre shtatë viteve, pasi duhet të zgjdhë mes hallit të tij dhe Ilir Metës nga një anë, dhe Lulzim Bashës nga ana tjetër.

Kjo është nga ato beteja që nuk e fsheh dot kokën si të strucit.

Në raste të tilla Sali Berisha ka një zgjidhje. Ai bën thirrje për protesta, për përmbysje, për revolucion, pasi shpreson se lufta e egër i bashkon palët rrugës dhe shmanget ndarja.

Por problemi është se kjo ndarje e ka vrarë motivin e protestës. Jo se në Shqipëri nuk ka shpirt proteste, por shqiptarët nuk shkojnë më në luftë pas tij. Ndaj ai e ka të vështirë të fshehë paqen e prishur, me thirrjet për luftë.

Ai duhet të marrë qëndrim, mes zemërimit të Ilir Metës ndaj Lulzim Bashës, për ta bërë të qartë, nëse opozita duhet të bashkohet rreth Ilir Metës dhe platformës së tij, apo të ndjekë rrugën institucionale të Lulzim Bashës, që të përfundojë reformën zgjedhore dhe pastaj të nisë përgatitjet për zgjedhjet në pranverën që vjen.

Kjo është tortura më e madhe e jetës së tij. Me këdo që të bëhet, është i vdekur. Ndaj mos u çudisni të mos flasë kurrë për këtë gjë, por të thërrasë “luftë, luftë, luftë”, si e vetmja mënyrë që të mos kuptohet se nuk bëhet dot as me Bashën që kërkon paqe, dhe nuk shkon dot pas Metës, që është nisur në mal i vetëm.

21 komente në “Përse Sali Berisha po “sodit” betejën e Metës kundër Bashës?”

  1. ⚖️⚖️???????? says:

    QENËRVE, PO JU VJEN NGORDHJA.

    1. Petrit says:

      Po mor miku po, te kapme e ke.
      Me ramen kryeminister qente do bejne palle sa t’ju doje trapi. Harroje ti qe del rama kunder vicidolit apo metes, eshte i njejti mut dhe vete.
      Rama do beje gjithfaresoj lojrash qe pislleqet qe kane bere te tre rama-vucidoli-likja te mos dalin.

      1. ben says:

        Pse???????????
        Ed rama tenton njehere te afrohet me ilir meten, pastaj me lulzim bashen????????
        Pergjigja eshte 1 dhe shume e thjeshte
        Ed rama e di qe humbja e tij do jete katastrofike.
        Vetem me rilindjen nuk i vjedh dot zgjedhjet, prandaj po mundohet te luaje me shpresen e veteme qe i ka ngele, te percaje opoziten.
        Kur merua filloi ti beje lajka Like metes njelloj si shefi i tij e shkruajta te tema se nuk do kalojne 2 muaj dhe do rifilloje sulmi kunder ilir metes.
        Tani po ve prape bast, nuk do kalojne jo 2 muaj po asnje muaj kur rilindja do filloje sulmet kunder bashes.
        Arsyeja e thjeshte.
        Ed rames per marveshje jam i sigurt qe as plaka e vet nuk i beson.
        Keshtu qe shashkat e rilindjes jane kot, humbja juaj jo vetem do jete katastrofike, por nga kjo humbje do formatohet politika shqiptare.
        Sepse mbas humbjes gjigande te rilindjes nuk do kete PS te okupuar nga rilindja, do kemi te pakten 2 parti, pasi 1 pjese e mire e rilindjes do perfundoje ne burg.
        Zullumet e politikes shqiptare do i paguajne te parte ata qe vodhen ne menyren me skandaloze te fundit.
        Nuk do kaloje shume kohe kur te gjithe delenxhinjte e rilondjes do betohen qe nuk kane qene rilindas, se kane qene me PS po ky banditi ju kishte mare partine.
        Eshte kaq e qarte.

        1. XheJ eN Bi says:

          Ben ….
          Mos vurë baste se gjithmonë i ke humbur .Nuk je në gjëndje të parashikosh se je partiak .
          Sa për burgjet që përmënd,kur nuk ka shkuar Sali Berisha ,të tjerët janë cironga para tij.
          Ramës bravo i qoftë se luan në dy porta dhe i triblon pa top.

  2. populli says:

    Ekzakte Mero, vetem me nje sqarim,Sali Berisha eshte Jene i piset qe kur vjen puna ha edhe me te afermit e tij e jo me Meten qe e ka futur ne loje e ne bashkepunim me ata qe dikur e kishin vartes e qe e kane shpetuar per mese 5 here ,ndoshta kane vendosur qe edhe kete here ta shpetojne duke bere kurban Ilir Meten jo se nuk e meriton por se e mira ishte qe edhe Saliu te shkonte ne bankon e te akuzuarve e jo te denohej me vdekje natyrale e me pas edhe te denohet si Enveri apo mesuesi i tij Ramiz Alia!Ndaj te jeni te sigurte qe Ilir Meta do te laje gjithe gjynahet e te dy te tjereve!Ai tashme ka vetem nje zgjidhje te kerkoje pasaporte Kosovare e ti bashkohet revolucionit te populistit Al Bin Kurti !

  3. Zana says:

    O njeriu i mire MERO. Si nuk e ke marre vesh qe Sali Berisha ka shkuar ne Austri per kurim, bile Rama i ka dhene me Vendim Qeverie nje fond prej 20.000 Euro. Verifikoje dhe bindu se jane burime shume te sakta. I ka qare hallin se nuk ka Saliu leke.

  4. bledi says:

    Eshte stil i vjeter .Bej rremuje mediatike per te çoroditur psikozen tek njerzit pa dije dhe pa arsyetim
    Thirr protesta per kauza abstrakte me keto ketu
    1 Klani i vet dhe klanet e bashkpunetoreve ne biznes
    2 antaret e Partise me familjare fis e sorrollop
    3Partite e tjera dhe organizatat qe bejne gam gam
    4 Njerz te paguar fukarenj e materialiste 10 mij lekshat qe shkojne kudo pa ditur se per çfare behet e flitet
    5 Edhe ca idealista te mefshte qe jetojne ne bote fantastike me endrra kafenesh
    Ja pra u krijua atmosfera per uleritje kenge valle kercenime perbetime dhe skena aluçinative
    Mesazhi eshte gjithmone i njejti pak a shume si ai femija qe kercenon qe do thyeje dhe do djegi shtepine e tij po si dhane lek
    Perfundimi dihet eshte çeshtje pazaresh
    Ky lloj politikani ben zhurme per te shitur shtrenjte qetesine qe i intereson Shqipetareve BE dhe USA
    Zakonisht funksionon ne Shqiperi per sa kohe qe
    1 2 3 4 dhe 5 dalin ne Protesta kunder ecjes perpara.
    Nuk behet BOGOTA LUKSEMBURG edhe pse ka ende Shqiptare qe enderrojne 1 shtet normal

  5. KuqeZi says:

    Berisha nuk reagon ende se nuk e di nese koke turku me marreveshje per ” drejtesine ” e re do behet edhe ai apo vetem Ilir meta..nese pjese e pazarit per drejtesi eshte dhe Berisha urgjentisht do i mobilizjone te gjitha bandat e tyre kriminale qe ndodhen brenda dhe rreth LSI-PD.. nese koke turku behet vetem meta ( me ndonje akuze si ajo per Nexhmije Hoxhen shperdorim buzekuqi dhe kafeje ) , LSI shkrihet, ndersa Berisha pensionohet dhe terhiqet nga jeta politike sic beri hajduti dhe krimineli Fatos Nano..dhe si lidere te rinj moderne shfaqen kriminelet, Mafiozet dhe Tradhtaret Rama-Veliaj-Basha ndonje hajdut si Besjan Pesha i Nismes thurje..teatri i skenes se re politike te nje Shqiperie te stabilizuar plotesohet..shqiptaret kane te drejte ta pranojne ose jo kete krim te radhes, shqiptaret kane detyrim me cdo cmim te vene drejtesi..gjithsesi me perfundimin e ndertimit te strukturava te reja te Drejtesise brenda 1 viti e gjysme merr drejtim gjithcka..aty do shohim perbetimet e te gjitheve per drejtesi per krimet e komunizmit, 2 prillin, 1997, trafikun e naftes me Jugosllavine, zhdukjen e Remzi Hoxhes, luften e kosoves, masakren e Tropojes, varrezat greke, konferencen islamike, korrupsionin me rrugen e Kombit, privatizimet e pasurise kombetare, gerdecin, 21 janarin, lidhjen me oligarket, kanabizimin, koncesionet..nuk ka me justifikime per askend per te provuar akuzat e ndersjella..

  6. fati says:

    Ketij Petritit te shkrete i paskan shku trute per lesh, ose eshte i teri lesh si shpellar qe eshte.

  7. Trotski says:

    Te gjithe Politikaneve te Korruptuar po u vjen Ngordhja .Nuk kane nga t’ia mbajne.Rrofte Daj Sami qe Vigjelon.Shqiperise dhe Kosoves u vjen Shpetimi dhe Mbaresia vetem me Ndihmen e SHBA-ve

  8. Taulant says:

    Rama me djegjen e teatrit e tregoj veten 100 here me shpellar sesa Berisha. Ramuti eshte shume i rafinuar ne qofte se Berisha ka vjedhur 50 miljon Euro Ramuti ka vjedh 500 miljon Euro. Ramuti per para e pushtet nuk ka gje qe nuk ben. Nuk mund te luftoj te korruptuarit kur eshte super i korruptuar … llumi llum do .

  9. M says:

    Ujku qimen e nderon , por zakonin se haron.”
    Salihu nuk eshte me asnje dhe me te gjithe qe jane per revulucion , destabilizim, mos bindje civile….
    Ketu jena une dhe une…..te tjeret s’ kan ca me bejne mue…
    Rama ne 13 ne parlament: Sali …..Sa te jem une ketu …asgje nuk te gjen …atje do rish dhe20 vjet.
    Iliri : ( ngahera) …..E kam dobesi doktorin…..
    Basha: E kam babe shpirteror.
    Trupat dipllomatike: Ka nje rol te vecant ne sjelljen e ” demokracise” ….boll me…..le te shijoje frutet……
    Elektorati: ca duan ta lejne me gisht ne goje dhe ta izolojne per ta ruajtur nga ” corona-19″
    ………..ca ti ngren piedestal.
    Drejtesia: nuk vepron ose nuk ekziston.
    Gazetaret : ca e “shajne”;..ca e ” levdojne”; ca e “mburin”; ..ca e” mallkojne”
    Sala: avazin , nuk degjon.

  10. Vezhguesi says:

    Paragrafi I fundit me gajasi.

  11. iliri says:

    Per cfar po shkruaj nuk ka lidhje me artikullin por nuk di si munt te shpreh mendimin tim per politiken e sotme. Zoti Mero, sinqerisht je teper i respektuar nga ana imedhe je nga te paktet gazetar qe flasin e shkruajne drejt, them nga te paktet se per mendimin tim gazetaria e sotme eshte nje profesion hajdutesh dhe te paaftesh, mendo qe profesor i gazetarise eshte Mark Marku, me i dobeti dhe si njeri, pa asnje vlere aq sa dhe te pish kafe me te eshte i neveritshem e jo me ta degjosh te jap leksione me memecerine e tij te neveriteshme. Desha te theksoj se ndjehem teper i fyer qe jetoj ne kete kohe , e keta politikan te neveritshem dhe me kete politike “karakurve”. Keqardhja me e madhe eshte kur i kushtoni vemendje ndyresires me te madhe te kombit tone Sali Berishes. Nuk arrij te kuptoj logjiken tuaj qe ti beni sadopak jehone ketij njeriu qe na mbiu nga hici dhe na shkaterroi, na vrau na beri te urrejme njeri-tjetrin. Nuk e kuptoj qe me kaq shume fakte qe ka kunder tij ai qendron i lire dhe bile vazhdon te enderroj rrenimin e Shqiperise. Kush eshte ky ndyresire qe po na nxine jeten cdo dite, kush eshte ky qe ben komande ne shtetin Shqiptar, kush eshtye ky qe mbrohet pikerisht nga ju gazetaret (jo ti) dhe nga vete shteti yne??? ndjehem teper i revoltuar kur del emri i ketij vrasesi dhe skixofreni ne tv e ne gazeta. Cfar munt te mendoj perderisa nje pjese e vogel e shoqerise tone e mbron bile i thur lavde. Kur do mundet shoqeria jone dhe shteti Shqiptar te distancohen nga ky njeri qe per turpin e tij por edhe tonin ekziston akoma i lire dhe i pakontrollueshem. Ka, shume per t’ju shkruar pornuk di ne di i lexoni ju dhe te ndihmoni ne thenien e mendimit kunder nje krimineli te rrezikshem per KOMBOIN SHQIPTAR.

  12. Pensionisti says:

    Qe nuk ka fuqi per shkak te moshes, kete besoj se e ka kuptuar salihu. Qe askush ne popull nuk ia fershellen, ndoshta per kete ka iluzion, ndoshta e ka kuptuar. Ate thirrjen ”lufte”, ”lufte”, ”lufte” per te shporrur Ramen, si myslyman qe eshte, mendon ta realizoje me xhamite, teqete, besimtaret myslymane, por nuk ka shance. E vetmja gje, qe i ka mbetur eshte kuisja deri ne finish.
    Faleminderit, i nderuar Baze, per shkrimin dhe logjiken e ngjarjeve.

  13. Shqiptar says:

    Pèr Ymerin me fyell tè thyer, çdo gjè fillon dhe mbaron me Saliun. Ngaqè nuk dinè se ku tè mbèshteten mè, thèrrasin emrat qè iu mundèsuan nè tè kaluarèn tè vazhdojnè rrumpallèn turkoshake.
    “SODITJA” nga rruga e Elbasanit, i ka bèrè ca me hije hajdutèt rilindjotè.
    Pèr shqiptarèt, ajo soditja amerikane, èshtè e vetmja shpresè pèr njè jetè nè dinjitet.
    Vazhdo me fyellin Ymer.

  14. Ceni says:

    Ne kete vend kane ndodhur cudira dhe askush nuk eshte penalizuar. Sepse politika eshte mbi te gjitha. Rregulli eshte: qendrove tete vjet ne pushtet, tani ik se vi une. Hajduti pozites bazhdon e vjedh. Hajduti opozites pret radhen per te vjedhur. Keshtu ka ndodhur per 30 vjet rresht. Shpresa e vetme eshte reforma ne drejtesi. Po u denuar hajdutet dhe kriminelet politike, ky vend nuk futet ne rrugen e mbrodhesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje