Disa gënjeshtra që duhen çmontuar nga propaganda e Vetëvendosjes

30 Maj 2020, 21:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që mbron parimin që Republika bazohet mbi shumicat parlamentare, ka një reagim të pritshëm të Vetëvendosjes dhe mbështetësve të saj, jo vetëm kundër Gjykatës Kushtetuese, por dhe kundër të vërtetave të cilat ata i shtrembërojnë, në funksion të propagandës.

Gënjeshtra e parë e kthyer në mit prej Kurtit dhe gjithë udhëheqësve të Vetëvendosjes, është se “me këtë vendim është nëpërkëmbur vullneti politik i popullit të Kosovës”, apo se “kështu nuk ka rëndësi kush fiton” etj broçkulla propagandistike.

E kundërta është e vërtetë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese respekton parimin bazë mbi të cilën ndërtohet një Republikë parlamentare, që është parimi se vendin e Qeverisë, shumica parlamentare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i vetmi që respekton vullnetin e popullit të Kosovës dhe i jep mandatin për të qeverisur asaj partie që ka aftësinë të formojë shumicën kur nuk del vetë me mbi 50 për qind të votave.

Nuk kam parë të shkruar në Kushtetutën e Kosovës dhe në asnjë fis primitiv në botë, që Qeveria i takon atij që fiton 25 për qind, aq sa ka fituar Vetëvendosja. Qeveria i takon atij që fiton mbi 50 për qind, ose që ka aftësinë të formojë një shumicë mbi 50 për qind.

Albin Kurtit ju dha ky shans dhe e shpërdoroi me arrogancë dhe ligësi, në funksion të një axhende revanshiste, për të përdorur krizën politike në Kosovë, në funksion të rritjes së mbështetjes së tij.

Po aq gënjeshtër është dhe sllogani se me këtë vendim nuk ka rëndësi kush fiton zgjedhjet, pasi Qeverinë e bëjnë të tjerët. Ky vendim ka pikërisht rëndësi për t’i ngulitur në kokë të gjithëve, se Republika respekton atë që fiton zgjedhjet, dhe jo atë që ka dalë i pari i zgjedhjeve. Siç ka thënë dhe Albin Kurti më 2014, Republika nuk i ngjan një gare automobilistike që duhet t’i japim atij që del i pari, por atij që ka shumicën. Tani ka ndryshuar qëndrim se është pakicë, por kjo nuk ndryshon parimet e Republikës, ndryshon vetëm parimet e tij.

Një tjetër gënjeshtër është miti se Albin Kurti filloi të çmontojë korrupsionin në Kosovë, ndaj e rrëzuan. Për aq sa qeverisi Albin Kurti, veç sa ndërroi disa borde të kompanive publike duke hequr militantë, që po besoj se janë të korruptuar, duke i zëvendësuar me militantë të Vetëvendosjes, që nuk di pse duhet të besoj që janë të kulluar.

Në më shumë se 100 ditë, përveç disa gjesteve populiste, ai nuk ndërmori asnjë iniciativë ligjore, që të besojmë se kishte ne fokus betejën kundër korrupsionit. I vetmi favor që pati, është se vetërrëzoi shpejt Qeverinë dhe nuk u turpërua si hajdut i radhës. Por këmbëngulja me të cilën po kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetutese, tregon se i ka shijuar pushteti.

Një tjetër gënjeshtër është miti i rrezikshëm që po përpiqet të krijojë, duke e paraqitur veten si viktimë të një konspiracioni ndërkombëtar, udhëhequr nga SHBA. Albin Kurtin nuk e rrëzoi SHBA. Nuk i tha SHBA të prishë marrëveshjen me LDK, duke tentuar ta poshtërojë atë. Nuk e shkarkoi SHBA, Agim Veliun dhe më pas Abdullah Hotin.

SHBA ka axhendën e vet për Kosovën, që është dhe axhenda e Kosovës. Të vet-paraqitesh si viktimë e SHBA në Kosovë, është përpjekje e ndyrë për të përdorur mbështetjen politike kundër aleatit më të madh dhe vendimtar të Kosovës, si shtet i ri. Kjo është më shumë se çdo tradhti e përfolur ndaj Kosovës, dhe e bërë kjo në emër të një partie “patriotike”, është edhe më hipokrite.

Albin Kurti u vetërrëzua se nuk donte të përballej me problemet reale të Kosovës, por do të vazhdojë të gënjejë shqiptarët në Kosovë, se ka një ëndërr të madhe për ta, por se lë SHBA dhe ca të korruptuar.

Ajo ëndërr që fsheh Albini është mirë të mbetet ëndërr e keqe. Ai thjesht do ta mbajë Kosovën në krizë permanente për ta gjunjëzuar, deri sa të bëjë ëndrrën realitet që ta sundojë Kosovën.

Ai është një lider që Kosova nuk i ka asnjë borxh. E bëri kryeministër dhe ai e keqpërdori besimin duke tentuar t’i poshtëronte dy tretat e votuesve të Kosovës, qe nuk e kanë votuar atë.

Dhe në fund, duhet çmitizuar përpjekja për të krahasuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 2014 për rolin e partisë së parë në formimin e Qeverisë, me rastin Kurti. Vendimi i 2014 pengon konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, nëse nuk i jepet mandati partisë së parë. Pasi konstituohet Kuvendi dhe krijohet Qeveria, ai interpretim nuk vlen më. Por dhe ai duhet rishikuar. Mbi atë parim të debatueshëm, Kosova mund të mbetet peng pas çdo palë zgjedhjesh të tekave të partisë së pare, që s’ka shumicën. Por kjo s’ka lidhje fare me rastin e Kurtit

Përpjekja e Kurtit që të shfaqet si viktimë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është hipokrizi dhe përpjekje për të delegjitimuar një institucion bazë të shtetit të Kosovës. Në fakt, Kosova po viktimizohet prej tij dhe kjo do t’i mbahet shënim, si njeriut që donte të ndryshonte Kosovën duke e sunduar atë.

Ndaj në këtë pike, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka mbrojtur Republikën që Albin Kurti e njeh vetëm kur është kryeministër dhe i vë flakën sa del nga zyra. Madje edhe pa dalë ende.

82 komente në “Disa gënjeshtra që duhen çmontuar nga propaganda e Vetëvendosjes”

  1. Grand says:

    Ky Kurti me c’kam pare ne daljet e tij ne TV dhe nga veprimet diskrete dhe pa lidhje qe kreu sa ishte KM, me duket si njeri i semure.
    Gjate gjithe kohes qe ishte, kercenonte dhe vazhdon ne perdorimin e turmave! Mirpo turmat dihen qe jane thjeshte niveli me ulet i ndergjegjes njerezore , bartin erresire dhe verberi, pergjithsishte konsiderohen si bashekesi te pista, te cilet thjeshte bejne amin.
    Per rastin e Kosoves, ne gjendjen qe eshte, besoj se Kurti po i ve kazmen demokracise dhe besoj edhe themerlrve te shtetit.

    1. ben says:

      Sa me shume skandale ne shqiperi, aq me shume merua meret me kosoven.
      Mero si mbrojtesi me i madh i rilindjes, i reformes ne drejtesi, na tregon kushtetuten e kosoves , nderkohe qe shqiperia eshte pa gjykate kushtetuese dhe ed rama bashke me meron tentuan te benin grusht shteti ne shqiperi.
      Mero na shkruaj pak per Venezian ca tha per gjykaten kushtetuese??????
      Si mundet qe shkateruesit e nje shteti te tere , ti japin mend te tjereve si te ndertojne shtetin?????

      1. Qorri Zigur says:

        Po ti mer tyc Vicidoli apo pjelle e kryelopes je?
        Mos te ka lene gje hajduti president qe te pastrosh breket e monikes apo te lehesh si zagar te kjo gazete per c’do artikull?

    2. K says:

      Kur lexon disa komente bindesh se sa shqiptare dhe kosovare jemi! Jetojme akoma ne shekullin e 19te!

  2. Arbeni-Tetove says:

    Nuk e dija se Mero ishte edhe humorist! Sa kam qesh me injorancen e thelle ne lidhje me hisorine politike te Kosoves, ndersa se eshte tape ne fushen e se drejtes kushtetuese, kjo nuk do koment! “Po me uren c’pate” mor Mero mjerani,

    1. Turi-Boston says:

      O Arbeni-Tetovë, mjeshtri i historisë Kosovës dhe të drejtës Kushtetuese.
      Na ndriço të lutem dhe ne të paditurit. Mos qesh vetëm, aman.
      Ku e ka gabim ky tapa?

      1. Arbeni-Tetove says:

        Boston! Mafton te lexosh paragrafin e 5 te shkrimit dhe e ke te qarte – kuptohet nese ke njohuri mbi kushtetutat neper bote. Kushtetutat nuk jane Kuran apo Bibla per te qene te njejat pedr gjithe boten. Ne aspektin e historise politike te Kosoves gjykata Kushtetuese vendos sipas parimit: “Sot keshtu se i konvenon Thacit e neser ashtu se i konvenon…prap Thacit!!!! “Mero ne raport me Albinin eshte tendencioz! Kjo shihet qarte. Me heret e sulmonte duke ngritur larte Vjosa Osmanin, e tani eshte gati te lartesoj edhe dreqin vetem te perbuz Albinin dhe VV.

        1. andi says:

          fatkeqesisht ato qe thote mero baze qendrojne te gjitha nga e para deri tek e fundit.Baze ishte i par qe e ka pershkruajtuar trajektoren e karrieres se Kurtit dhe i kane dale nje per nje te gjitha.Fakti qe ti je militant i VV nuk ndryshon nuk pegenjeshtron theniet e meros ,por thjesht krijon dhmbje tek ne shqiptaret pai i kemi kaluar ate q po perpiqeni ti beni ju kosoves.Nga zari i nje krimineli me ze e me figure nuk mund te presesh me shume.Me pak po.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Nje analize perfekte e z. Baze.

    3. Virusi says:

      Kur kundershton vendimin e gjykates kushtetuse, Albini nuk tregon padituri po djallezi. Problemi eshte i thjeshte. Me mbarimin e zgjedhjeve, partia e pare fiton te drejten te krijoje koalicionin qeverises. Nese kjo parti e humbet kete mundesi, te drejten e krijimit te koalicionit e fiton partia e dyte. Keshtu veprohet gjithandej. Por Albini djallezor, don te justifikoje humbjen e pushtetit duke vazhduar me boten e tij te vogel, jashte rregullave te demokracise.

  3. Shqiptar says:

    Ha pèrshesh Ymer, kènaqu.

    Ik ore supaxhi fshati, boll na bère gjithollogun kètu.
    Tè shkojè jeta me lugè nè dorè, herè nè uturakun e Saliut e herè tè Edit.
    Albin Kurtin, e duan rinia shqiptare. Ai èshtè simboli i tyre i shpresès pèr njè jetè nè dinjitet.
    Zotrote, je simbol i halabakèrisè sè povincès, qè lèpin çdo tè ndenjur qè ka pushtet.
    Nuk jini ju personi qè mund tè shkruajè pèr Kurtin.

    1. Zigur Qarri says:

      E keqja më madhe e Albin Kurtit eshte,se ai nuk eshte hajdut.Por politikanet nga te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptarë ,jan në
      shumicë hajdutë,dhe nje sukses i Qeverise së Albin Kurtit kunder korrupsionit,do te kishte efektin domino edhe ne Shqiperi.Nese
      do ta merrte pushttetin tek ne ndonje ekstremist antikorrupsion,mbi 90% e “rilindasve” do te perfundonin ne burg,ndersa per Edvin
      D’Ramen dhe Erion Makiavelin,do te miratohej nje ligj i posaçem per denimin e tyre me varje,tek sheshi Teatrit.

      1. Kosovari says:

        Zigur Qarri mund të lagesh pa u futur në ujë? Vërtetë nuk ka patur ndonjë aferë korruptive por nuk ka patur edhe ku dhe kur t’i bëjë. Vetëm gjatë pandemisë kemi sinjalet e para të tenderëve të fryrë në emër të urgjencës. OJQ-të veç e kanë denoncuar rastin e parë dhe serioz. Mos nxitoni për konkludime.

        1. Zigur Qarri says:

          Jo jo “Kosovari”,nuk jam ngutur,besimi ashtu si edhe zhgenjimi,eshte gjithashtu njerzorë,por Albin Kurti me ngjallë shpresë.
          “…dhe nje sukses i Qeverise së Albin Kurtit kunder korrupsionit”…do te thotë nëse ai do te ketë sukses ne qeverisjen si Kryeminister.
          Edvin Rama e filloi pisllekun qe ne jeten civile,e vazhdoi kur ishte Minister(me fallsifikimin e dokumenteve te siperfaqes së Teatrit),dhe më pas me gjobat 20% per çdo leje ndertimi kur ishte Kryetare Bashkie,e megjithate shqiptaret e zgjodhen Kryeminister,i varen ujkut melçinë në qafë!Dhe ky person e urren Albin Kurtin,dhe ky person ka vënë në levizje te gjith makinen e tij propagandistike kunder Kryemistrit te Kosoves,ashtu si veproi edhe me Kryeminstrin e mëparshem!Ka diçka qe nuk shkon ketu,ka diçka te fshehte ndermjet Thaçit dhe Rames,
          qe le te besosh,se Editat Tahiri ka te drejte kur thote se:Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish kryenegociatorja në bisedimetKosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.Skandal,Kryemistri shqiptar nuk i kthen pergjigje(pranon akuzat) politikanit gjerman Martin Henze,qe thote: “A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994? A është përdorues droge? Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues. A është Rama një kriminel?”Kush Kryeminster nuk do ti pergjigjej ketyre akuzave ordinere?

          1. LULJA says:

            Rama nuk fshine spermen me bolshevikun e kosoves

            1. Ardi says:

              Ti duhet te jesh ai qe ja mer ne goje Rames dhe nuk le asnje pike te bjer ne toke

            2. Zigur Qarri says:

              Lulja flet per pervojen me spermat,Lulja flet per”bolshevikët”!Kristaq Rama prej vitit 1951 deri 1954 ndoqi studimet e larta në Leningrad
              të Bashkimit Sovjetik,dhe prej 1954 deri 1960 ka qenë student në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit rus.Edvin Rama akuzoi bolshevikun Kristaq Rama( që ka firmosur dy dënime me vdekje ne kohën e bolshevizmit)se i ka zbrazur spermën gruas se tij.E ka fshirë Edvini spermën që e ka ngjizur atë dhe djalin e tij Gregun ,spermën bolshevike te Kristaqit?Nje pasardhes i larget i Hitlerit ne Amerike u steriluzua,sepse nuk donte sillte ne jete pasardhes te montres Hitler.Ç’le prej maces gjuan per minj.Mut i Ati mut i biri,mut ai që beri T’anë.Vlashi(xhuxhi),Babai i Kristaqit dhe Gjyshi Rames u martua me dashnoren shtatzene te Ahmet Zogut.Per kete,Durrsaket e hodhen tek shatervani para Bashkise qe te lante turpin.Prandaj edhe Rama e prishi shatervanin,prandaj Rama deklaroi per mikun e tij Vangjush Dakon se edhe te denohet me burg,ai do shkoi ta takoje!

              1. Zigur palloshi says:

                Zigur une te njohe ty dhe familjen tende
                Ti vjene nga nje familje llogace spiunesh te ppsh nuk do te thote qe i fshehur mbrapa ekranit e te shitesh si demokrat si legen e shtepi legenash te ofendoshe artistin e popullit kristaq rama per t’ju kujtuar kristaq rama ka lene nje veper historike skupturen te varezar e deshmorve nenea shqiperi ku te gjithe perulen para vepres se tije po familja jote cfare i ka dhene vendit pervec spiunlliqeve ne keshillat popullore ne policine lagjes o familje degjeneruar sherbetore te rregjimit komunist

                1. Zigur Qarri says:

                  Vetëm spiunët fshihen pas indetitetit të të tjereve,dhe ti je i tillë,person pa dinjitet,fundërrinë,jashtqitje.

              2. antifashisti says:

                Mero, eshte e kote te debatojme pasi edhe vete e kupton se ia ke futur kot , thjeshte dhe vetem pse je kundra Albin Kurtit. Eshte e vertete qe pavaresisht kush del parti e pare qeverine e krijon partia qe krijon nje kualicion shanice, por kjo eshte e vertete per qeverine e pare qe del pas zdhjedhjeve. Sikur Albin Kurti te mos krijonte nje kualicion shumice, radha do ti vinte Isa titistit te niste perpjekjet per krijimin e qeverine…
                Por nuk eshte ky rasti. Qeveria u krijua dhe kryeministri i prodhuar nga zgjedhjet u shkarkua ne parlament. Tani ka vetem nje zgjidhje: duhet nje parlament tjeter per te “gjetur” Kryeministrin e ri. Vendimi I Gjykates Kushtetuese eshte nje grusht shteti .

          2. Dardani says:

            …pra me fjale te tjera kjo provon qe ti “Zigi” urren Ramen, dhe nuk dashuron Albinin, domosdoshmerisht? Nese Albini sherben si platforme per te shprehur inate, si fjala vjen, “pse nuk ta dha gruaja preme po ja dha hidraulikut” kjo nuk t’i zgjidh hallet. Ti sigurisht ato qe thua i ke nga budallalleku dhe kjo duket nga toni i propagandes qe te ben te ngaterrosh thelbin e bisedes. Por çfare eshte e rendesishme eshte qe ti padashje provon qe e keqja eshte prezene dhe budallalleku nuk eshte zhdukur rrenjesisht.

      2. Fahri Haxhiu says:

        Shumë e vërtetë është se HAJDUTËT,KRIMINELËT,ZHVATËSIT,TË KORRUPTUARIT DHE DRIGISTËT nuk e dojnë Albin Kurtin se ky është i pastër si loti dhe kur njeriu nuk ka kurrfarë njolle ai flet me ballë hapur dhe ua thot troq në fëtyrë të Lartëpërmendurve.

      3. Qorri Zigur says:

        Mos I ke mbajtur gje kandilin Alb-leshit more karafil Vicidoli qe na e mban per qelibarin e dynjase?

    2. Lona says:

      Ti vetem shqiptare nuk je me mire vendose pseudonimin serbi . albini hengri nje luge corbe te prishur ne burgjet serbe dhe sot po jep efektet e veta te mos kuptoshe veprimet e bibinit te kosoves ose je qorre ose ke rtote k…ri

    3. Kelmendi says:

      Kur dikush si “Shqiptari” nuk paraqesin asnje arsye pse “rinia e Kosoves” e sheh Kurtin si shprese kjo te le te mendosh qe budallalleku eshte me i rrezikshem se tradhetija

      1. Shqiptar says:

        Kelmendi. Kèrkon vèrtetè ARSYE pse Albin Kurti èshtè simbol i shpresès, kudo ku jetojnè shqiptarè dhe jo vetèm pèr rininè e Kosovès?
        Meqè banoke nè tren dhe nuk tè paska rènè rasti tè komunikosh me shqiptarè, po mundohem tè spjegoj njè ARSYE.
        Sepse klasa politike shqiptare, NÈ TÈ GJITHA TREVAT SHQIPTARE ka humbur legjitimitetin. Banorèt e kètyre trevave, nuk kanè asnjè shpresè pèr tè sotmen, e lère pastaj tè ardhmen.
        Koalicioni i hajdutève, kètej e andej kufirit, qè kurrè nuk bèhet dot bashkè kur vjen tek politika kombètare, èshtè nè gjèndje gatishmèrie dhe funksionale, kur vjen tek lufta e pèrbashkèt ndaj tè vetmit personazh shqiptar, qè ngjall shpresè dhe nuk mund ta akuzosh pèr asgjè,, as pèr pèrdorim droge dhe as pèr shitje gjaku, as pèr vjedhje e as pèr tradhti apo kurvèri.
        Njerèz tè tillè, i kemi me pikatore nè politikè, ne shqiptarèt.

        1. Kelmendi says:

          Vazhdoj te pres arsyet e verteta “Shqiptari”. Termi pergjithesues – Kurti eshte aspirata e gjithe shqiptareve – tingellon me teper si sllogan propagandistik se sa i mbrshtetur ne fakte. E verteta eshte qe ai fitoi vetem 26% te votave. Ky eshte fakt dhe te lutem ki respekt per 74% qe mendojne ndryshe. Kurti duke u nisur nga arsye egoiste apo pikpamje te majta ekstreme krijoi nje çarje te rrezikshme me aleaten tone te pazevendesueshme. Dhe mbi te gjitha, nderkohe qe Kosova ka nevoje me teper se kurre per bashkim dhe unitet Kurti shkaktoi nje urrentje dhe perçarje spektslolare midis njerezve. Ky “udheheqes” largpames qe nuk ishte ne gjendje te manovronte ne Parlanmentin e Kosoves, dhe te mbijetonte pretendon qe eshte njeriu i duhur qe do te perballoje dhe manipuloje serbet? Keto jane fakte. Populizmin dhe luften kunder “imperialistve amerikane” e kemi proviuar. Nese ambicja jote edhte te jesh i pari i fshatit kjo nuk mjafton.

          1. Shqiptar says:

            Duhet tè jesh i informuar pèr disa gjèra elementare sè paku, me qèllim qè njè ndrrim mendimesh, tè ketè kuptim.
            Ki rrepekt thua, pèr 74%?
            Demokracia rrespekton fituesin e zgjedhjeve. Ai èshtè Kurti.
            Ata 200 partitè e tjera, nuk kanè mandat nga zgjedhèsit pèr formim qeverie.
            E sa pèr amerikanèt, ata nuk kanè nevojè pèr “pèrkrahjen” e askujt nga llumi shqipfolès nè ballkan. Askush prej kètyre “idhtarève” qè sot “mbrojnè” SHBA, ish komunistè e spiunè UDB si Isa Mustafa, nuk èshtè objekt interesi.
            Ambasadori Grenell, nuk èshtè SHBA.
            Lexohu sadopak dhe do mèsosh edhe lèmshin dhe rrumpallèn qè shkaktoi zotèria nè Gjermani, me komplet spektrin politik gjerman. Nè fund, askush nuk e merrte mè seriozisht,, deri e detyruan tè tèrhiqej.
            Jo, shqiptarèt nuk kanè pse paguajnè pèr ambiciet e disa ambasadorève. Pèr ata qè shohin vetèm bardhè e zi dhe flasin vetèm pèr tè thènè diçka, èshtè natyrisht antiamerikanizèm.
            Mendèsi skllavi, kelmendi?

            1. Kelmendi says:

              Pra me vjen mire qe pranon qe Kurti nuk eshte “shpresa e rinise shqiptare” se fundmi. Une, ose ne fakt çdo njeri sadopak i “paemocionuar” mund te te shpjegoje qe sot neser dhe gjithmone mund te ket nje Grenell, dhe ti mund te fantazosh se eshte prej letre apo prej sapuni. Por e verteta eshte qe ai eshte aty, perballe dhe gati te te bej gjemen. Prano edhe kete realitet, prano edhe qe Kurti nuk qe ne gjendje ta perballonte dhe beri “nevrikun” per t’i bere bisht pergjegjsise.
              Mos sakrifikoni interesin e pergjithshem te vendit me nje njeri te vetem, kushdo qofte ky. Dhe te lutem mos u pergjigj me propagande a vjersha “emocionuese” se eshte humbje kohe

          2. @ says:

            Or ti prej Kelmendit!
            Nuk te mjafton sondazhi i fundit qe e deklaroi dhe Zeri I Amerikes?
            65% preferojne qeverine Kurti dhe 70% preferojne Vjosa Osmanin.

  4. Afrim G says:

    Cdo gje qe shkruan zoti Mero eshte e vertete.
    Spjegimin qe ju ben evenimenteve qe cuan ne rrezimin e tij, eshte pak me i ndryshen se ai qe spjegoni ju. Me spjegimet qe beni ju zoti Mero, duket sikur Kurti beri aq sa diti. E verteta per mua eshte shume me e rende. Une mendoj se Kurti eshte nje burre i zgjuar dhe dhelparak qe ne esence e kuptonte se ku po e conte politika e tij destructive kunder Kosoves.
    Po ta shikosh me hollesi veprimtarine e tij kunder Kosoves, ajo mbeshtetet ne dy shtylla te forta. E para eshte lufta kunder Amerikes dhe e dyta eshte berja e Kosoves rrumpalle. Tere ato qe thoni ju zoti Mero sikur Albini e keqekupton demokracine apo luften kunder korrupsionit nuk jane te vertatea. Ai e kupton ate shume mire, por ne jete ai u tregua demagog. Ai per hir te rrezimit te Hashim Thacit, shpalli luften kunder korrupsionit. Ai ne kuader te luftes kunder Amerikes beri per vehte Vjosen me floke te dredhura dhe injoroi Isen.
    Tere strategjia e tij ishte se si te shkaterronte Kosoven, por te dukej burre i mire. Ai perdori fjale te medha edhe kunder Shqiperise dhe u be mik i madh me Sali Berishen…
    Qe te mos zgjatem shume vetem dua te them se Kurti nuk pati shancin te drejtonte Kosoven si nejri I Lire. Ai ju kundervu Thacit dhe Ises sepse ata jane per zgjidhjen e problemit me Serbine. Ai u be mik me Saliun sepse Saliu eshte pinjolli kryesor kunder bisedimeve, njelloj si ne Rrambuje. Tere kjo platforme e Kurtit, ne thelb ka qene platforma Serbe per te sabotuar bisedimet. Vuciqi nuk ka dashur dhe nuk do qe te nenshkruhet marreveshja me njohje reciproke. Ai e ka deklaruar kete disa here dhe se fundi e ndryshoi qendrimin duke shprehur qendrimin e ri se eshte gati te bisedoje. Kjo vjen sepse ai nuk ka me “kulisha te vet” qe te mbajne pergjegjesine per sabotimin e bisedimeve. Me sa duket kudhra Amerikane po rreh direct mbi Serbine, kete rradhe…
    Kjo eshte me shume prane te vertetes se sa naiviteti i Kurtit, qe paraqesni ju zoti Mero.

  5. vjola says:

    Te lumte Mero .

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e mire..

  7. Lik says:

    Si I thone fjales…I hyri vetja ne qejf.Mire qe donte te gjithe pushtetin ne Kosove pa I fituar zgjedhjet , por nderhyrja politikisht ne Shqiperi ishte e papranueshme, pavaresisht se jemi nje popull dhe duhet te shkojme drejt bashkimit.

  8. Pal says:

    E di qe nuk e ke keq kete punen e te qenit sëmure ? Përvec megalomanise, ka dhe dicka prej të semuri në insistimin e tij. Fundja fjala manjak, në psikiatri, ka sensin e semundjes : dikujt qe i behet fiksim dicka (vesveseli). Ketij i eshte bere fiksim (semundje) qe nuk mundi të qendronte kryeminister, dhe tani din të vazhdoje të qeverise, duke mos patur shumice parlamentare ! As parë, as degjuar: pa shumice parlamentare (koalicion) dhe prap se prap kryeminister ???
    I semure

    1. Demokracia nuk eshte loje fjalesh says:

      Ketà pseudomisherues te halleve te popullit,kerkojne te interpretojne rregullat e demokracise,sipas oreksit.Kurti nuk eshte shpetimtari i Kosoves,Kosova do te jetoje dhe pa’ te.Keta tipa populiste,historia e njerezimit i ka njohur.Ata hiqen si shpetimtar me fjale te bukura pa’ ardhur ne pushtet.Aftesine dhe zbatimin e perrallave qe thone,ja provon kur vine ne pushtet.Kosovaret mund te shpresojne tek nje foshnje e pafajshme,por jo se ajo mund te shpetoje vendin.Fakti qe nuk pranon rregullat demokratike,tregon qe thjesht eshte nje karrierist i rendomte,ndaj dhe Amerika,qe e krijoi shtetin e Kosoves e braktisi.

  9. Kombi shqipetar nuk di t’bej shtet.. says:

    Iku per lesh Kurti …

  10. xxx says:

    O Albin,Albin damllaja
    kur vetja të hyn në qef
    nga mbrapa të vjen hataja
    të përlan me gjithë çke
    kryeministër s’të le
    kokën ta vë në mengene
    ti që sdo që ta kuptosh
    për lesh cari do të shkosh

  11. nord.al says:

    Origjinali Sali Berisha, kopja Albin Kurti.

    1. Fejza says:

      Shumë e vertet i nderuarplotësisht pajtohem me ju

  12. Lisi says:

    Pse nuk boton shkrimin Tim o quravec

  13. Mero says:

    Duhet nje reforme e thelle ne drejtesi ne Kosove. Gjykatesit atje jane me zi se ato te Saliut para reformes ne Shqiperi. Akuzohet Edi ne Shqiperi se nuk i ka futur ne burg Sali kriminelin e kompani deri tash 6-7 vjet ne pushtet. Duke ditur parimet se si funksionon shteti ne demokraci u be imediate qe duhet nje reforme e thelle ne drejtesi per te zhdukur ate klase te koruptuar gjykatesish e prokuroresh dhe drejtesia e re te beje denimin e cdo krimi te ndodhur ne Shqiperi,sepse gjygjtaret e plepave, me Gjin Gjonet e vendosur nga krye krimineli Sali Berisha ishin aty vetem per mos denimin e krimit te pushtetarve. E njejte eshte edhe ne Kosove. Kete e tregoi vendimi skandaloz i gjykates kushtetuese,nje vendim thellesisht politik qe vuri ne rrezik gjithe arritjet e deri tashme te demokracise se brishte kosovare.Eshte nje vendim qe do mbetet ne historin e jurisprudences kosovare me dy standartet e perdorura nga kjo gjykate qe tregon se drejtesia ne Kosove eshte e kapur tmerresisht dhe perdoret per interesat e partive nga kane ardhur keto gjykates. Mero si ne cdo rast qe flet per VV dhe Kurtin eshte i kapur dhe flet per interesa te persheshit te radhes.

  14. Shpalosêsi says:

    Krahasime: Ukshin Hoti dhe Albin Kurti?
    Dy te burgosur, apo nje i burgosur?
    Politikani dhe diplomati i MADH prof. Ukshin Hoti u nxorr nga ndertesa e burgut te Dubraves ne emer te mbarimit te denimit, por nuk u kethy kurr te familja ie tij as i gjalle dhe as i vdekur. Me urdher te gjeneralshtabit serb, Ukshin Hoti u vra fizikisht, me qe ishin te bindur, qe Ukshin Hoti si person i pathyeshem mbetjen e Serbise ne Kosove pas mbarimit te luftes do ta kundershtonte deri ne shporrjen e saj.. Po perse u lirua nga burgu i Svetozareves Albin Kurti? Ne emer te humaniznit? JO. Per ta bere gjeneral te ushtrise dhe popullit te vdekur ? PO. Gjate kesaj kohe Serbia e bente shkrum e hi Kosoven. E ka bere te njohur Albin Kurti per shqiptaret vendimin per lirimin e tij, me arsyetim te burgut te Svetozareves apo te “Ministrise se Drejtesise te shtetit Serb ” ? JO. Perse pas kethimit ne Prishtine Albin Kurti nga policia dhe ushtria serbe gjate gjithe kohes se luftes U LA i LIRE ? Kush nuk e njihte pavaresine e Kosoves?
    Pergjigja: ALBIN KURTI dhe Serbia? . Serbia para fillimit te luftes por edhe gjate luftes, regrutonte “shqiptare per ditet e veshtira te sundimit te saj ne Kosove”. = “Shqiptarë besnik”. Serbise i duheshin si pasardhes te denje qe do ta zevendesonin Ali Shukriun…Serbia nuk ka hequr dore nga Kosova, as nga Serbia e Madhe dhe as nga Serbia e Vjeter…

  15. Meruci says:

    MJERE SHQIPTARI PER TRUTE QE KA DHE MUTIN PER MJALT E HAMER

  16. Turi says:

    Nuk ka marrë vota për shumicë.
    E prishi vetë koalicionin që e bëri kryeministër.
    Humbi votëbesimin.
    Nuk bën dot koalicion për një qeveri tjetër.
    As nuk denjoi që t’i përgjigjej presidencës (jo Thaçit, por institucionit të presidencës, që është në kushtetutë)
    Gjykata e la në fuqi deri në fund të muajit.
    Gjykata pas shqyrtimit tha se nuk ka të drejtë.

    ****** Fajin e ka gjykata! *******
    Po! Tamam Shqiptar. Edhe jo vetëm ai. Gjithë këto që bëjnë si të zgjuar dhe i shkojnë nga mbrapa dhe i shajnë të gjithë të tjerët me zë të lartë.

    Maksimumi që mund të kërkojnë është një kleckë teknike, që mund t’i lejonte të bëjnë zgjedhje të parakohshme.

    **Nuk mund ta quaj as të aftë dhe as të zgjuar**.
    -Nuk ishte I aftë të bënte dhe mbante as koalicion. Lere më qe te zgjidhi problemet ndërkombëtare të Kosovës.
    -Nëse ishte i zgjuar do kishte qenë shumë e lehtë ta llogariste se pa atë koalicion, as Presidenti dhe as Gjykata nuk do i jepnin të drejtë, dhe si pasojë do binte si kryeministër.

  17. Nik says:

    Eshte nje analize krrejt e njeanshme, shume patetike dhe e mbeshtetur ne te paverteta. Z. Baze ka pervoje te gjate dhe eshte “mjeshter” per t’u instrumentalizuar ne funksion te sunduesit, qofte ky Berisha, Rama apo Thaqi Isa-Skuthi, kopili i Titos.
    Tung

    1. mondi says:

      Ja ka bere autopsine mo,sa nuk ka kirurg ta kundershtoje.Tjeter muhabet se nuk te pelqen ty.Sa per spiun,kurti eshte spiun i serbit ashtu si krimineli Berisha.Po te kishte mundesi te qendronte ne ushtet ,kriminel si karaxhaxhi tropojes do behej.Vetem trushplare si ty nuk e dallojne.

  18. Jari says:

    Aty eshte problemi Mero tek vendimi i meparshem, atehere pa Thaçin sbehej qeveria, tani u bèka, ti thua qe duhet pare ai vendim,domethene qe èshtè nje vendim kontradiktor, deri sa te diskutohet ai vendim, dhe ta qartesojne ne kushtetut,ka te drejte Albin Kurti.

    1. Kosovari says:

      Jari e ke gabim. Atëhere dhe tani nuk bëhej pa të parin. Dallimi është se atëhere Thaçi e pranoi kandidaturën por të njëjtën ia dha LDK-së për të formuar qeverinë. Ky tani nuk e pranoi kandidaturën edhepse iu dha rasti, në bazë të Kushtetutës, si atëherë por ky në mënyrë të tërthortë nuk e pranoi sepse kërkonte ekskluzivisht zgjedhje. Në letrat që ia dëronte Thaçit thoshte “nuk po e refuzoj por ne jemi për zgjedhje” Kurti e dinte se nuk mund të kandidohet sërish ky por duhej dikush tjetër nga VV. Autokratët nuk e durojnë këtë që të jenë të dytët

  19. Kabassi says:

    Mero, paska folur si Baton Haxhiu.

  20. Raul says:

    Tani si ka mbetur gje tjeter Albin tribalit vetem te ndryshoje emrin e levizjes nga vetevendosje ne VETFUNDOSJE, dhe te rrije gjithe jeten ne opozite taman si partia e Maria Lepen ne France qe megjithese fiton zgjedhjet rrin ne opozite se nuk krijon dot shumicen 51 % ne parlament dhe partia e dyte gjithmone ben shumicen dhe qeveris Francen kurse Maria i bie legenit.
    Keshtu dhe kreu i VETFUNDOSJES Albin tribali ti bjere legenit tani dhe te vajtoje rrugeve te Prishtines dhe hypi si triumfator ne pushtet dhe po zbret si pule e lagur dhe i braktisur nga populli i kosoves . Tani guret ne xhepa, gaz lotsjelles, molotov, therrisni dhe kete maskarain , Bojken Abazin ,funderrinen me musteqe qe ndihmoi me molotov me banden e tij vjet Flamur Herman Geringun ne sulmet e dhuneshme kunder institucioneve ne Shqiperi, gjate protestave te opozites rrugore.

    1. Arjan says:

      Raul emer spanjoll ku e mesove shqipen duke lexuar Meron e shitur njehere tek saliu dhe tani tek edvin koqja.Albini do fitoj Nuk Ka kthim prapa le Te lehe rahmuti me minishengenin sllav.Puci qeveritar thaqi-isa murtaja komunisti sllav qe deri dje shante Shqiptaret do deshtoj .Kuptohet ndryshimin nuk e do rahmuti as sali kerma se keta duan Te mbreterojne ti ruajne pasurite e tyre Te krimit droges dhe korrupsionit.

      1. andi says:

        Arjan leshi qe te ben derman vetem preshi.Cfare pasurie ka Mero qe eshte i shitur.Pa na trego njehere.Shiten soji juaj i llumit qe gdhini pa breke dhe ngrysen me vila ne lalez.Hajt pallosh se ju njohin shqiptaret.Grahi kraheve se nuk ka me qyl.U zgjuan budallenjte e tranzicionit.Nuk i hane me pallavrat e patriotizmit te spiunave te serbit.

        1. Arjan says:

          Andush Po Ti c’pate Te dhemb mos u merzit se nuk Ta heq brenda Ta le Ta shijosh ,se ashtu Jane mesuar soji juaj te lepihen me kocka si ymeri jote.

  21. Art says:

    Ja ke fut kot o Mero!!

  22. Olimpia says:

    Sidoqofte ,Mero,mos u bej pale ne Kosove.Vertet Kurti nuk deshmoi pragmatizem politik,por VV,deri ne nje prove reale,ka te drejte te pretendoje per te drejtuar vendin.Nderkohe pothuajse te gjitha partite e tjera jane zhytur ne korrupsion te tmerreshm dhe bisedimet me Serbine i kane zhvilluar me nje pa aftesi dhe idiotizem shembullor.Eshte e vertete,nderhyrja e Kurtit ne ceshtjet shqiptare deshmojne mungesen e plote te ekilibrit dhe mencurise politike.Nje parti,formalisht e majte si VV,nuk mund te behet vegel e nje krimineli si Berisha dhe e ndyresise mediatike te grupit Lubonja,Zheji,Bejtja,Peka ,Meco…Por kjo nuk do te thote qe te trajtojme ceshtjet ne Kosove me inat fshataresk o Mero.Ne se ne Kushtetuten e Kosoves ka mospereputhje logjike ,kjo do te thote qe edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte i diskutueshme .Natyrisht Kurti duhet ta zbatoje,por te drejten e ankimimit ne organet europiane nuk mund tja mohoje askush,as ti Mero nga zyra jote mediatike.

  23. specialisti says:

    Analize e drejte e z.Baze.
    Albini do vete qe te jete ne opozite. Te djege cdo gje qe i duket atij se nuk shkon. Ate e ben mire, por ne dem te Kosoves.

  24. Shvejku kosoves says:

    KURTI U VETERREZUA , NJERZI E PA ZHVILLUAR NE KOSOVE NUK E KUPTOJNE TE KEQEN QE SHVEJKU I SJELLE VENDIT .
    KURTI NJERI I PA BESE PABESIA E TIJE FILLOJE KUR HAPI NJE DEGE VV NE TIRANE POR QE NUK FUNKSIONONE FAREEEEEE FALE KULTURES TE POPULLIT TONE SI DO TA NDJENTE VETEN SHVEJKU KOSOVES NESE RAMA DO HAPTE DEGE TE PS NE PRISHTINE ?
    SHVEJKU KOSOVES KA QENE I PERFSHIRE DY HERE NE PROBLEME TE BRENDESHME SHKOJE TE STUDENTET PER TU NGRITUR KUNDER QEVERIS RAMA DHE NE PROTESTA DERGOJE TERRORISTE TE VV PER TE DJEGUR PARLAMENTIN
    SHVEJKU KOSOVES ESHTE NJERI I SEMURE PER PUSHTET PER 50 DITE QEVERISJE SUKSESI ME I MADHE ISHTE HAPJA ME SERBINE DHE NJE MURE I VENDOSUR ME SHQIPERINE DHE RAMA JA DHA PERGJIGJEN DHE GODITJEN PA FOLUR FARE E RREZOJE.
    SHVEJKU KOSOVES DHE RAMBUSHE GOMARI NUK E KANE KUPTUAR QE POLITIKA E KOSOVES BEHET NE TIRANE DHE E MOREN PERGJIGJEN POR KY ESHTE VETEM FILLIMI RREZIMI TIJE DO JETE CDO DITE E ME I MADHE DERI NE ZHDUKJEN E KESAJ LEVIZJE VV TERRORISTE ISLAMISTE BOLSHEVIKE POPULISTE EKSTREMISTE SINDIKALISTE .

    1. Bregdeti says:

      Afrim G, ok. Gjithe levizjet e Albinit kane qene te cakorduara. Ende jo kryeminister takoi Berishen. Krijoi VV ne Tirane dhe harroi te bisedonte me qeverine shqiptare. Tani qe po iken kujtohet te bisedoje me Ramen.

  25. Dash says:

    Ne se e duan te rinjte kosovare Albinin, ne zgjedhjet e radhes te shkojne ta votojne dhe po fitoi mbi 50 perqint te shikojme, e perseris, te shikojme se cdo beje me pushtetin Kurti…. Ne te kundert te mos beje viktimen por te respektoje ligjin dhe rregullat e demokracise te cilat nuk mund ti rregullosh ne menyre personale sipas interesit…. Nderkohe me 25 perqint nuk mund te trashesh zerin, perndryshe Kosova nuk behet kurre shtet dhe demokraci perendimore dhe kjo me duket se ju intereson shume gjitoneve,,, dmth :destabilizim i vazhdueshem… Analiza e Bazes bazohet thjesht ne fakte dhe eshte perfekte ju pelqen apo jo disave

  26. Ndue Marku says:

    Mero Baze, ish-gazetar vullnetar i Zeri i Rinise,organ i KQRPSH, dikur sahanlepiresi i Sali Barishes, e pastaj armiku per vdekje i tij,e sot bythlepiresi i Edi Rames, me siguri qe sdo kishte asnje mundesi te mos veterreshtohej ne formacionet “luftarake” te Hashim Thaqit. Per te tjera skam cfare tju them, lexuesi do mjaftohej te kuptoje sensin e nje artikulli kunder VV dhe Albin Kurtit nga nje njeri qe ska lan sahan pa lepi e kepuce pa lustru per tu ba personazh publik.

  27. Sonja Dodi says:

    Kam shume respekt per Meron por nuk e honeps qendrimin e tij anti-Kurti. Per
    me teper as nuk e spjegoj dot. Kurti eshte i vetmi politikan shqiptar i artikuluar, edhe Rama eshtw por eshte “halabak” dhe nuk i perngjan Kurtit ne zotnillek e ndershmeri. Kurti nheri eshte e si te gjithe ka shume te meta POR eshte i vetmi idealist qe paraqet rrezik per kastwn e vjeter ne dy anet e kufirit dhe prandaj e sulmojne mizorisht, prandaj me cudit Mero. Edhe ti o Brut??!!

  28. Artan says:

    Perhere brilant Mero Baze

  29. Timi says:

    Po Mero, Albini mund të ketë shumë gabime por prapë mbetet më i mirë se tjerët. E para. Dhe e dyta, është e vërtetë që shtetet e Bashkuara na dhanë shtetin dhe lirinë por kjo administrata Trump ka qëllime që nuk përputhen me realitetin në Ballkan. Urrejnë europianet dhe nuk u intereson Ballkani.

  30. specialisti says:

    Zotni Ndue Marku
    Cfare ke me Meron ?
    Edhe ti besoj je dakort qe Albini nuk ishte per kryeminister.
    Mero ate zanat ka. Te shkruaj e dikujt i pelqen , dikujt jo.
    Rendesi nuk ka kush e shkruan , por cfare shkruan.
    Te gjitha cfare shkruan jane te verteta. Me 25% te votave, pa koalicion , nuk mban dot postin e kryeministrit.
    Keq me LDK, keq me Thacin, keq me Ramushin, keq me Ramen, keq me Ameriken, keq me BE.
    Dihej fundi i shpejte.
    Respekte zotni Ndue

    1. Theth says:

      @specialist. Çfarè profesioni (apo zanat me turqishten e pastèr tuajèn) na paskèsh Ymer Baze?
      Gazetari nuk èshtè sepse pèr tè qènè pjesè e saj nevojitet formati dhe etika profesionale, qè nè rastin e zotèrisè janè tè zèvèndèsuara me parimet e krimit me pagesè.
      Gazetaria èshtè rrespektimi i fakteve. Ymeri, nuk njeh fakte. Fakt pèr tè, èshtè kush i hedh kockèn e rradhès.
      Me njè mendèsi tè tillè, mund tè bèhesh edhe vrasès me pagesè. Tek Ymeri, guximi nuk mjafton pèr atè punè. Ndaj han bukèn e turpit dhe rreh gjoksin si i pushtetshèm, duke lehur si qen oborri, herè djathtas e herè majtas. Pèr dy kacidhe mè tepèr, ia lèpin edhe Janullès.
      Model i dalè boje, ky i shqiptarit me “llullè” nè gojè.
      Na duhet dinjitet pèr tè mbijetuar si komb, “specialist”. Duhen idealistè pèr tè arritur aty. Ky èshtè Albin Kurti.
      Pèr pazare, vjedhje, tradhti dhe tè qènit vemje turkoshake, ke Ymerin.

  31. sonja dodi says:

    Ne teresi shkrimet e Meros jane analize perfekte prandaj nuk e kuptoj pse me Kurtin ka “problem”. Pas Arben Xhaferrit, Kurti eshte politikani i vetem me i artikuluar i kombit shqiptar. Eshte edhe Edi i artikuluar, por eshte totalisht halabak dhe i mungon serioziteti, zotnilleku dhe ndershmeria. Kurti perben nje kercenim serioz per kasten e korruptuar politike ne te dy anet e kufirit prandaj sulmohet.
    Kurti me referendumin qe po organizon, do te marre pelqimin e shumices se popullit te Kosoves dhe do te jete frymezim edhe per shembjen e establishmentit te vjeter politik ketu tek ne.
    Mero, mos na bej te humbim simpatine per ty!

  32. sonja dodi says:

    MEROOOOOOO!

  33. specialisti says:

    Sonja Dodi

    Qe te beje taman shtet Albini, duhet te marre 51% te parlamentit te Kosoves.
    E kupton edhe ti qe eshte enderr e pa realizueshme.
    Thelbi i shkrimit te Meros eshte ky. Me 25% te parlamentit, nuk ben shtet

  34. Fahri says:

    Përshëndetje
    Albini është i pastër si loti dhe ai ka të drejtë që të kërkoj përgjegjësi nga : Oligarkët për prejardhjen e pasurisë së tyre dhe kjo pastaj vazhdon si zingjiri hallka hallka se në mesin e të pasurëve ka edhe të tillë që edhe deri 100 mij mark i kan marrur për likvidimin e kundërshtarëve të Hajnave, Kriminelëve, Të korruptuarëve etj etj.
    A keni studjuar pse Isa Mustafa e ka zgjedhur Agim Veliun për Minustër të Brendshëm, këtë e ja bërë që ta mbroj vet atë nëse është bevoja dhe posa Albini e largoi atë Isës iu dridh toka nën këmbę dhe me Spiunazhet e tija Komuniste e bindi edhe Thaqin që ky do të na shkatrroj të gjithë ne ” PATRIOTËT ” e Kosovës.
    Kurti u rrëzua me Spiunazh të Kreut të LDK gjoja se është kundër SHBA-ve , kjo fare nuk qëndron këtë sę shpejti SHBA do ta vërej.
    Grenelli ka gisht në rrezuarjen e Kurtit se Vuqiq nuk ka guxim të përballet me Kurtin se ky me fakte ia RRAS në hund Vuqiqit dhe Nderkombëtarëve faktet e Dokumentuara se Kufiri ynë është 11 km përtej Beogradi(Singidinum) dmth në Zemun tek ura e 4 të nę Zemun pos Vuqiqi ta kishte përmendur Kosovën dhe Kufijtë.
    E të tjerët duhet ta mvyllin prapanicën me qels 24 se nuk ua mbanë.
    Këtë ju tanë qka po shkruani duhet ta dini.

    1. Per zotin fahri says:

      Fahri nuk paske kuptuar asgje nga shkrimi i zotit Baze ne shkrime nuk ka asnje rreshte ku meret ne mbrojtje Mustafa ,Thaci apo nje politikane tjeter ata zgjidhen dhe rrezohen me vote .
      Behet analize e bolshevikut – islamist lartmadhenise se tije zotit Al bini Kurdistani si njeri genjeshtare populiste i hapur me serbine i mbyllur me shqiperine pucist dhe organizatore per akteve terroriste ne tirane qe fale policise nuk u realizuan kurre .

  35. Thethi pa rruge says:

    Kur s’te pelqen gazetari baze pse e lexone dhe me keq e komentone po me kujtone shprehjen popullore : ty edhe te ha edhe te djege .
    Une nje gazetare po nuk me pelqeu nuk e mare mundimin kure ta lexoje nje shembull une ndje nje antipati te theksuar per injorantin arjane cani dhe kurre nuk e degjoje eshte thjeshte shokuuuuuu

  36. Marjana says:

    Pse Al -bini eshte i pa deshirushem ne Shqiperi
    ky amatore ne politike u bashkua me kundershtaret e kryeministrit Rama kur dihet qe Rama ka mbi nje milione votues ne Shqiperi qe nga ky momente Kurti Kurdistanit mbaroje politikishte ditet e tija ishin te numeruara ne qeveri Rama pergati rrezimin e tije pa folur fare .
    Me kujtohet nje thenje e Berat Buzhales ku thote :
    Rama ka mbi + – 50 % te elektoratit ne Shqiperi as kosova e as Kurti nuk e kane luksin te godasin Shqiperine dhe Ramen .
    Populisti u vetefundos nje ogure i
    mire per kosoven

  37. more tiii says:

    Ymeri i janulles nuk e sulmon kurtin as se eshte hajdut,,as se nuk i pelqen,as se eshte i majte apo i djathte!
    Ymeri e sulmon kurtin se eshte i vetmi politikan shqiptar qe ka shpallur hapur synimin e tij per nje shtet shqiptar ne gadishullin ilirik.
    Me dinakeri,duke u fshehur mbas gjoja argumentave ligjore,kolona e 5 e grekve,ymer baze,e vetmja gje qe kerkon eshte sabotimi i bashkimit kombetar. Te gjithe politikanet e tjere shqiptare nuk perbejne rrezik per interesat serbo-greke!vetem albini ka dale nga rruga e nenshtrimit,dhe ymeri bashke me gjithe korin e zhabave perpiqen te ndikojne tek shqiptaret e painformuar.
    Edhe nje per ata qe qellimisht duan ta krahasojne albinin shqiptar me sali serbin!
    Eshte thjesht propagande mjerane. Albini nuk ka asnje pike takimi me saliun e sllobodankes. Albini është per shqiperine e madhe, ndersa saliu per te shkaterruar edhe kete cope shqiperi te vogel qe kemi.
    Fakti qe militantet e dules ,me emra shqiptare per tu maskuar,jane shumica e komentursve pro ymere,flet shume.
    Sidoqofte,lumi nuk kthehet pas. Kaha e shqiptareve po vjen.

  38. Po po ashtu eshte says:

    Futja pordhes, ore budalla qe shikon fantazma gjithandej, te pakten li nje mundesi te themi, te gjithe jane budallenj dhe ti je me i zgjuari, jo te gjithe te shitur me ne krye Meron dhe ti me patrioti… Na mbyten budallenjte,, kaq te sigurte jeni qe Kurti eshte ylli i shqiptareve,? Me gjithe keto zhgenjime qe kemi pesuar ne 30 vjet, ti o do jesh ndonje kalama nen te 30 – at, ose me vjen keq po je semure

  39. Ed says:

    O ju qe mbroni albinken. Albinka e zvariti krijimin e qeverise sa mundi sa amerika I tha KE NDETMEND TA BESH APO TE TE DHJESIM FARE, DHE NUK E BERI SE ASHTU I THOSHTE SERBI. Ju qe nuk PAJTOHENI ME SHKRIMET E ZOTIT MERO perse E MERNI MUNDIMIN TA LEXONI KUR ATEHERE. DHE E DINI QE PA E LEXUAR QE DO TA KUNDERSHTONI SIC KUNDERSHTONI CDO GJE TE MIRE QE BEHET PER SHQIPETARET.

  40. gloria says:

    Sa shpejt qe plasi tullumbacja Kurti, tani vjen gomari Ramush me hajdutin Is Mustafa…… Mjere Kosova

  41. Mallkim says:

    KURTI ESHTE YLLI I VETEM AKTUALISHT I SHQIPTAREVE KURSE YMERI ESHTE KAPOBANDA E MERCENAREVE KUNder ceshtjes kombetare

  42. Xhoi says:

    Ka mundësi ndonjëri të ma shpjegojë këtë që do ta shtroj më poshtë , sepse jam konfjuz ?: Qeveria e Kurtit, e cila në fakt nuk është e Kurtit,por e LVV dhe LDK sepse qeveria ishte e përbërë nga të dyja, tregon që LDK e rrëzoi vetveten. Pamvarësisht nga kjo çfarë do të shkruaj është kjo: LVV në parlament 26% që do të thotë 100% minus 26%=74% pa gewurgd këtu 18% nga 100% minus 82%=18% që absenuan. E bëra këtë kalkulim Për të dalë tek kjo: Që të formohet qeveveria tjetër duhet që të ketë të paktën 51% të votave, të cilat nuk i ka.Sepse LVV ka 26 % , PDK ka 25% e cila nuk pranon krijimin e qeverisë së re.Vetëm të dyja këto bëjnë 51%. Kështu që me 49% nuk mund të krijihet qeveria e re. Pra automatikisht duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Kështu mendoj unë, mbase jam gabim.

  43. Gjykata kushtetuese nuk duhet te meret me emra partishe po me ate qw eshte logjike. Sipas vendimit te gjykates kushtetuese te kosoves ne 5 parti mund te qeverisin dhe partite qe kane dale ne vendit e trete, te kartert dhe te peste. Zgjedhjet jane themeli i demokracise dhe ndryshimi themeli i zhvillimit. Me logjiken e gjykates kushtetuese te kosoves i bie qe partite qe rrezohen nga pushteti mjafton te mbledhin votat dhe te qendrojne ne pushtet dhe pse populli me shumice i hedh poshte. Zgjedhjet jane ato qe jane shtylla e demokracise dhe zhvillimit. Mjafton ti hedhim nje sy Izraelit qw nese e para nuk ben qeveri shkohet ne zgjedhje perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje