Nga Mero Baze
Presidenti Ilir Meta ka çuar sot një emër të ri në Kuvend, si kandidat për kryetar të Kontrollit të Shtetit. Prej fillimit të këtij procesi një vit më parë, presidenti Ilir Meta ka shkelur me të dy këmbët detyrimet kushtetuese në këtë çështje, duke u tallur me emrat që përcjell në Kuvend, dhe duke paralizuar kësisoj emërimin e kryetarit të ri.
Kryetarit të vjetër i ka mbaruar mandati qysh vitin e shkuar. Ai ka ikur nga detyra për tri muaj, pastaj është rikthyer sërish, nën presionin se kishte braktisur detyrën, duke e bërë dhe më konfuze situatën.
Arsyeja e kësaj krize është se presidenti refuzon të zbatojë detyrimin kushtetues për konsultim paraprak me shumicën, për emrin që duhet të zgjidhet.
Në vitin 2012, kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Sali Shehu, u refuzua nga shumica e atëhershme PD-LSI, me argumentin se presidenti nuk kishte zhvilluar më parë konsulta me shumicën parlamentare për emrin, sipas detyrimit kushtetues. Pas kësaj, presidenti i asaj kohe propozoi Bujar Leskajn, për të cilin kishte konsultime paraprake dhe miratim nga Partia Demokratike.
Gjykata Kushtetues e Shqipërisë ka së paku katër vendime që flasin për nevojën e konsultimit mes dy institucioneve për emrat që do të miratohen, kur njëri institucion propozon, e tjetri vendos. Në këto raste përfshihen gjyqtarë të lartë, krerë institucionesh, kryetar SHISH-i etj.
Rasti klasik është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Të dy institucionet kanë kompetenca substanciale në emërimin e kryetarit të KLSH. Njëri është propozues dhe tjetri miratues, dhe asgjë nuk mund të bëhet pa u konsultuar paraprakisht.
Por presidenti aktual po e kthen detyrimin e tij kushtetues në një objekt shkëmbimi me shumicën, duke tentuar ta shkëmbejë me ndonjë favor prej saj.
Emrat që ka propozuar kanë qenë tërësisht propozime private të tij, dhe në shumicë, provokuese.
Që nga Vitore Tusha e deri tek kandidati i fundit, ke ose emra me begraund politik provokues, ose anonimë që njohin Ilirin, ose Monikën.
E gjithë kjo është në shkelje e detyrimit kushtetues që ka presidenti, për t’u konsultuar paraprakisht me shumicën për emrin, për të cilin duhet të bien dakord, pasi me këtë stil, njëra palë mund ta lërë atë institucion pa zgjedhur gjithë jetën.
Provokimi i sotëm i presidentit, është i katërti në radhë, dhe synon jo zgjedhjen e kryetarit të KLSH, por vazhdimin e karshillëkut për të shkëmbyer detyrimin kushtetues që ka për dakordimin paraprak për emrin, me pazare të tjera politike.
Nëse kjo situatë vazhdon, shumica aktuale ka vetëm një shans. Të ndryshojë ligjin e KLSH-së dhe Kushtetutën, për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kontrollit të Shtetit, duke krijuar nje mekanizëm zhbllokues, duke qartësuar procedurën se çfarë bëhet me KLSH-në, kur presidenti çmendet, si në rastin konkret, dhe nuk respekton frymën e Kushtetutës për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Propozimi i përfolur i shumicës për emërimin e një kryetari të përkohshëm nga brenda KLSH-së, deri në emërimin e ri, është një zgjidhje. Por më e mira do të ishte një klauzolë detyruese në Kushtetutë për ta zhbllokuar këtë krizë, në rast se presidenti nuk bashkëpunon për tre emrat e parë që propozon, ose diçka të ngjashme, siç është bërë klauzola zhbllokuese për zgjedhjen e presidentit.
Pasi kjo Kushtetutë është bërë duke parashikuar raporte normale institucionale dhe nuk ka parashikuar që presidenti çmendet dhe nuk ç’dekreton ministra që shkarkohen, si Ditmir Bushati, nuk dekreton ministra që emërohen, si Lleshi apo Cakaj, dhe nuk konsultohet për të emëruar kreun e një institucioni, ku ai dhe pala tjetër, kanë kompetenca të barabarta.
Kushtetuta jonë e ka detyrim të parashikojë dhe marrëzitë, derisa nuk jemi vend normal.
I gjithe ky kaos ndodh sepse Edi Rama beri president kryehajdutin e Shqiperise. Ilir Meta eshte turpi i kombit shqiptar.
Po ate me mustaqe Rama e zgjodhi.Mendohu njehere para se te flasesh .
Kishtetuta e Republikes se Shqiperise
Neni 162, pika 2
” Kryetari i kontrollit te larte te shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga kuvendi me propozim te PRESIDENTIT TE REPUBLIKES.”
NUK THOTE KUSHTETUTA QE DUHET TE KONSULTOHET ME TAULANT BALLEN AS ME ELISA SPIROPALIN ,PRESIDENTI O MERO.
PO PER DELENXHINJTE QE SHKRUAN TI , ATA HANE CDO GJE .
ben
Vendimet e kushtetutes jane LIGJE KUSHTETUESE….o i mencur
Nga momenti qe Gjykata Kushtetuese ka nxjerre vendim se duhet bere konsultim….ky vendim eshte automatikisht ligj kushtetues…o i mencur
Mesoni se ceshte kushtetuesja o trapa
Delenxhio
Ku e ke kete vendimin e gjykates kushtetuese per KLSH???????? Se une kushtetuten e shkruajta. Apo tall trapin Merua dhe ti hopa.
Na mbyti llumi
Si ka mundesi qe shkruan ” tri muaj” ne vend te ” tre muaj “? Kam pare ne nje liber te Meros qe shkruan ” tri burra”.
Nord.Al
Sepse asnje gazetar shqiptar nuk e di gjuhen shqipe, jane te rralle ata qe mund te marrin noten 6, pjesa me e madhe marrin noten 5 dhe pjesa derrmuese jane ngelesa ne lenden e gjuhes shqipe.
Nuk eshte e drejte te veprohet keshtu.
Propozon Presidenti e Parlamenti nuk i miraton.
Ose e kunderta.
Njerezit qe propozohen kane integritetin e tyre. Jane dikushi. Nuk miratohen per inat te njeri tjetrit.
Loje e padenje.
Kryetari i KLSH-se duhet te jete nje personalitet. Kontrollon funksionimin financiar e juridik te Shtetit.
Te shohim cfare do te ndodhe.
Meqe ra fjala per normalitetin,ca eshte normale ne Shqiperi?
A me falni,ka dicka normale:
Anormalja eshte pranuar nga te gjithe.
Eshte normale qe i burgosur ordiner te behet shef policie,(ne Fier),ne fillimet e demon-kracise.
Eshte normale qe nje ish President shteti dhe nje ish kryeminister te dali me Video HD dhe te rrahi gjoksin se do ta
kisha shkrepur vete.
Eshte normale qe nje kryeminister 4 persona qe kerkoheshin me urdherarresti, ti strehoje ne kryeministri
Gjithcka qe ka ndodhur pas viteve 90. nuk ishte normale.
Te shpresojme qe Doktor Mortja te ktheje patkonjte nga dielli.
E keqja me e madhe ne bote,eshte qe fatin tend ta kete ne dore i ligu.
Dhe i ligu dihet kush eshte.
Ky cuni ka qene ne klase me Zenin tek Juridiku. Eshte ne te njejtin departament me Argiten tek e Drejta tregetare.
Vendosja e Metes si president degjeneroi presidencen si intusticion. Nuk ka aspak rendesi ky rast pasi ka shume shembuj te gjendjes se mjerushme te ketij intusticioni. Nje i marre qe ende sot kercenon me dekrete e referendume qe vetem ai i njeh por as vete nuk i zbaton. Kjo nuk eshte per te qeshur por per te qare kur mendon ku vene taksat tona.
Nje sqarim per Nord .al . N.q.s do te informoheshim me shpjegimet qe na jep gjuhetari me nje te ardhme te jashtezakoshme ne fushen e etimologjise Agron Dalipaj qe shpjegon: tri eshte mashkullore dhe tre eshte femerore.Deri me sot ky regull ka qene i gabuar,dhe e shpjegon perse.Ai shpjegon , qe numeri dy plus nje i ri jep tri dhe nga ana tjeter dy edhe nje e re jep tre.
Rasti Unika ne Bote qe HAJDUTI i thesarit behet President….c´fare Prisni me???
1-ish Ambasadori Gjermane ne Shqiperi me 2011-ten Hoffman Deklaroj:SI I ZGJIDHNI KETA PER POLITIKANE???SKANDAL….lol
Ne se kini vene re nje gje, te drejtusit e sotem shteteror , eshte fakti , qe perdorin poziten , per te ktijuar taraf . Me i theksuar ne kete fushe eshte Iliri , me gruan e tij . Ne c’do lloj emerimi , kerkojne te bejne te mira , per t’i pasur si mbeshtetje . Ne se keni mundesi , krahasoni njerzit , qe jane ngritur ne pergjegjesi , pa ndonje merite , do t’u dalin dy emrat e ciftit meta . Ky eshte korrupsion me detyrat , qe te ngarkon ligja . Deri me sot u ka shkuar . Zgalem
Une mendoi qe kryetar i KLSH te zgjidhet ARDIAN FULLANI se ai nuk vjedh,po fare nuk vjedh,eshte i ndershem sa nuk ka ku te vej me.
Po kush e beri president kete MUT? Nje HALE e madhe qe quhet Partia Socialiste e Shqiperise! Dhe prape nuk e shkarkojne dhe ka pezulluar punen komisioni parlamentar qe u ngrit kastile per te gjykuar shkeljet kushtetuese te presidentit me c’dekretimin e zgjedhjeve. Mut kendej e mut andej, jemi qelbur te tere.