Përse nuk duhet pritur, që Basha të miratojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhje?

2 Qershor 2020, 19:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Beteja për reformën zgjedhore është kthyer në një episod të lodhshëm negociatash, jo për shkak të atyre që duhet të miratojnë, por për shkak të atyre që Lulzim Basha nuk është i sigurtë që i duhen, për të pasur një alibi për rezultatin e ardhshëm të zgjedhjeve.

Për gati 48 orë, negociatat nuk kanë më as bosht dhe as përmbajtje, por përpjekje për t’i gjetur një justifikim Lulzim Bashës, se si të interpretojë si fitore, rregullat e përbashkëta që do çojnë vendin në zgjedhje.

Dhe këtu qëndron ngërçi real i reformës.

Zgjedhjet nuk fitohen me reformën zgjedhore. Nuk fitohen as me privilegjet, apo diskriminimet që mund të ketë sistemi. Zgjedhjet nuk fitohen me komisonerë politikë, apo të depolitizuar, dhe as me mënyrën se si do identifikohen votuesit.

Të gjitha këto i bëjnë zgjedhjet më të mira, por nuk janë arsyeja pse një forcë politike fiton zgjedhjet.

Një forcë politike apo një koalicion politik, i fiton zgjedhjet me frymë, me ide dhe një bashkim që ngre dallgën e fitores dhe krijon kushte politike për të fituar.

Në vitin 2013, opozita e asaj kohe e injoroi tërësisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke tërhequr prej andej dhe ata 3 komisionerë që kishte, duke e lënë KQZ-në, 4 me 0 për PD-në, që ishte ndërkohë në pushtet. Dhe rezultati ishte ai që detyroi katër komisionerët e PD, të firmosnin fitoren e PS-LSI.

Madje tërheqja nga KQZ e bëri më të sigurtë fitoren në opinion publik, se sa fakti që Berisha të dorëzohej në negociata dhe t’u jepte kryetarin e KQZ, siç e kërkonin.

Dhe kështu ndodh gjithmonë.

Problemi që ka Lulzim Basha, është se ka ndërtuar një koalicion opozitar dhe një parti opozitare mbështetur në premtime personale, jo transparente dhe jo parimore, të cilat përfshijnë dhe privilegje të premtuara prej tij në reformën zgjedhore.

Tani ai nëse bën reformën zgjedhore, humbet unitetin e opozitës, dhe nëse nuk bën reformën zgjedhore, ngjall dëshpërim edhe më të madh në opozitë.

Praktikisht ai e ka futur kokën në morsën e gënjeshtrave me të cilat ka menaxhuar opozitën dhe ndjehet i frikësuar dhe nëse bëhet reforma zgjedhore, edhe nëse nuk bëhet. E vetmja gjë që e qetëson atë, është një pazar politik në tavolinë, si më 2017, çka nuk ka më as shans dhe as arsye.

Kërkesa e OSBE/ODIHR, që ai të votojë një reformë që mbështetet tek rekomandimet e tyre, e vë atë në konflikt me premtimet nën zë që i ka bërë secilit aleat, apo dhe vetë mbështetësve, që u ka premtuar se nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën, apo që frytet e revolucionit të ndërprerë do të korren në reformën zgjedhore.

Pritshmëritë që ai krijon për kauzat që nis dhe dështon, janë në fakt problemi i tij.

Pritshmëria që rriti duke djegur mandatet e deputetëve, shkaktoi disfatën parlamentare të PD.

Pritshmëria që krijoi me bojkotin e 30 qershorit, ka futur në depresion opozitën, pasi nuk përfaqësohet në asnjë Bashki.

Pritshmëria që krijoi me revolucionin e molotovëve, ka prodhuar mungesë entuziasmi për protesta të reja.

Pritshmëria që krijoi me kauzën e shpikur të Teatrit Kombëtar, krijoi demoralizim të atyre që besuan se rigjetën kauzën.

Tani pritshmëria që krijon nën zë me reformën zgjedhore, ka trembur më shumë se këdo tjetër vetë atë, pasi i duhet patjetër një shpjegim, përse nuk po bën gjë.

Ka 48 orë që ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit, ajo e SHBA dhe BE, hyjnë e dalin në zyrën e tij, dhe dëgjojnë arsyetime kafkiane, për të njëjtat çështje që mendonin se i kishin mbyllur.

Edi Rama ngjan si një dhëndër i lodhur, që kërkon dorën e nuses, po nuk e lë babai i nuses të takohen, ndërsa Ilir Meta, si daja i nuses, që dyshohen se mos takohen fshehurazi dhe i vë Tit Vasilin nga pas.

Kjo situatë banale nuk prodhon dot as reformë zgjedhore konsensuale dhe as frymë fitoreje tek opozita.

E vetmja gjë që mund të prodhojë, është miratimi i një reforme zgjedhore, siç e kërkon pikë më pikë OSBE /ODIHR dhe vazhdimi më tej për zbatimin e atyre rekomandimeve.

Lulzim Basha nuk e ka problemin me rekomandimet e OSBE/ODIHR, por me ngërçin që ka, se nuk po gjen dot një justifikim që mund ta mbrojë nga rezultati negativ i zgjedhjeve në prillin që vjen. Një lider që beson tek fitorja nuk lodhet dhe nuk të lodh me këto histori.

Një alibi e mirë është të mos e votojë reformën dhe të thotë përsëri na vodhën, se e bënë vetë reformën. Ky është maksimumi që mund të fitojë nga ky proces. Jepjani këtë shans ta ketë dhe ai një arsye për t’u mbrojtur pas një viti. Nëse do arrijë të mbrohet!

27 komente në “Përse nuk duhet pritur, që Basha të miratojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhje?”

  1. lavdosh says:

    Precedenti me reformen administrative eshte. PS dhe opozita parlamentare miratojne reformen zgjedhore pike per pike sipas rekomandimeve the OSBS/ODHIR
    Me se fundi i bejne mire Shqiperise, qe te kete nje ligj te mire, edhe pse i aprovuar pa konsensus

  2. Ladi says:

    Hahahahaha
    Eshte vetem nje komik
    Eshte vetem nje qesharak
    Eshte vetem nje antishqiptar

    1. Renato says:

      Jo more Ladi, Baze eshte vetem nje realist.

  3. D... says:

    “Edi Rama ngjan si nje dhender i lodhur, qe kerkon doren e nuses, po nuk e le babai i nuses te takohen, ndersa Ilir Metà, si daja i nuses, qe dyshohen se mos takohen fshehurazi dhe i ve Tit Vasilin nga pas”…. ???? Gjigand Mero, i pashterueshem, analize perfekte

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Eshte kreativ dreqi !!!

  4. Mona thith 7 bataliona says:

    Nqs PS nuk percahet PD dhe LSI nuk vijne kurre ne pushtet. Nuk ka nje individ te vetem ne keto dy parti qe te mos jete i perfshire ne korrupsion.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha e futi opoziten ne cader,e nxori nga Parlamenti dhe se fundit e beri komediane para Teatrit Kombetar.
    Nga berishizmi si fitore ka rolin si i “forte” !
    Tani i ka mbetur topi ne fushe,gjyqtare OSBE-ja !
    Loja do zhvillohet me sportedashesit ne stadium,panvarsisht convid-19.
    PD duke patur nje numer te vogel votuesish,kerkon me hir dhe pa hir priviligje ne startin elektoral
    Kjo eshte e papranushme per gjyqtaret nderkombetar.

  6. Pune halabakesh says:

    Reforma zgjedhore nuk mund te mbahet peng nga opozita jashteparlamentare.Ata po’ bejne si femi i llastuar,se kerkojne ndonje kompromis,per te justifikuar humbjen e radhes,per te ruajtur pozitat ne partite qe drejtojne.Partia ne pushtet nuk mund te prese pa fund.Ne parlament ekziston nje opozite.Duke u mbeshetur ne rekomandimet e nderkombetaret,ata mund te zgjidhin ngercin,dhe te shikojne prepara.Opozita jashteparlamentare nuk kerkon aprovimin e Reformen zgjedhore.Qellimi i tyre eshte qe Rama tu leshoje akoma gjysmen e qeverise,qe te arrijne te fusin duart ne afera,sic bene ne 2017-en .Vetem ne se Nderkombetaret vendosin veton,dhe u thone firmoseni.ndryshe jeni te perjashtuar,do te detyrohen si te dhjere ne breke nga e keqja.

  7. Coli says:

    Nuk pjerdh Rama per OSBE leshon detashmentin e kuq te deputeteve dhe e miraton reformen si i do bytha.

  8. spaku pordhacaku says:

    Reforma do behet,dhe pastaj zgjedhjet..rama dhe likja fitojne prape ne koalicion..i japin duart njeri tjetrit dhe c’do gje rregullohet..lulushi bertet se i vodhen prape..spaku rifillon gjumin e rende dhe populli si gjithmone i bie bythes me baca..skenar i lexushem….Sillooooo ???

  9. E kane zene HALLET e Gjinos , nje i thote hip se te vrava , nje i thote zbrit se te vrava !
    Ne c’do variant i “vrare” eshte , mire ben te “vrase” kryetarllekun !

  10. Pato says:

    Alibia ishte strategji kur PDa ishte parti, Basha eshte kryetar pa parti. Kujt do ja bej alibine? Kane marre funde dhe po kerkojne meshire tek Rama. Por, kane bere shume gjynahe, i gjati shqelmin ka per tu fut si kane bere llogarite mire.

  11. Shenjestra says:

    Pd-ke nuk ka per te fituar, se populli nuk jua jep voten, pasi e pan kush ishte qeverisja e saj me te gjitha te zezat,por perseri ata do thon qe na i vodhen votat.Kjo eshte nje metode e tyre per te mashtruar elektoratin.

  12. zara says:

    Nëse miratohet reforma zgjedhore sipas orientimeve të dhëna nga OSBE/ODIR, do fitojnë të gjithë, të paktën njerëzit do shkojnë të votojnë pa qënë nevoja se dikush do i pëshpërisë në vesh. Ajo me dhënsdrin ishte madhore, sidomos daja që e bëri corap presidencën e gjithë shtetin. Nuk lutet gjithë jetën një opozitë DESTRUKTIVE, që nuk ka bërë një gjë të mirë për vëndin.

  13. Faruk Myrtaj (pedofin me patent) says:

    Te lumte Mero, shkrim nga me te miret qe ke bere deri me sot.

  14. Trotski says:

    LSI dhe PD jane Parti te Oborreve Familjare.Nuk prodhojne Shprese dhe Pozitivitet prandaj e kane te Humbur qysh ne Start .Mazhoranca duhet te godase me Force Korrupsionin duke filluar dhe nga Rradhet e veta dhe pastaj tu leshohet Zagareve hajdute qe perbejne te ashtuquajturen Opozite ,qe ne fakt eshte Nje Llogore per te mbrojtur Interesat vetjake dhe per te bere presion qe te mos Denohen.Bjeru o Azem Galica se Populli po pret me Padurim.

  15. Iliri says:

    Sepse ky Rama qe ti i sherben me po ate devocionin e dikurshem ndaj Berishes nuk mundet ta shtyje dot me ne pushtet!
    Sepse ka falimentuar ekonomia krejt or Kaqol, nuk e kupton???

  16. Kume Peza says:

    Druaj se ka një dakordesi PS-PD për reformën. Pika kyçe është depolitizimi, te cilin e kërkon PS dhe nuk e pranon PD. Kjo lojë e kungulleshkes bëhet me qëllim që komisionet të mbeten politike dhe nëpërmjet tyre, me ndihmën e komisionereve të PS, të porositur nga lart PD të marrë pushtetin.

  17. bubi says:

    Luli po nuk hoqi dore nga BABA,nuk mund ti buzeqesh fati per te ardhur ne pushtet

  18. Taulant says:

    Nuk ka rendesi kush i fiton zgjedhjet . I njejti llum eshte Rama hodhi njerezit ne bulevard ne 2011 kunder Ilir Metes dhe atje u vrane 4 protestues. Mbas 2 vjetesh beri koalicion me Meten. 7 vjet me mbas e beri Meten President. Ky eshte krim . Me mbas nuk beri me koalicion me Meten per te vjedhur gjithcka vetem. Basha para 3 vjetesh deklaroj qe nuk do bej aleanc me LSI-n tani eshte ne Aleanc. Problemi nuk eshte kush i fiton zgjedhjet por cfare programi behet mbas fitimit te zgjedhjeve. Programi mbas zgjedhor eshte vetem program vjedhjesh . Shikoni cfare po ndodh ne Vlore ne 1 vite nderruar 6 drejtor te kadastres apo ne Durres. Gjithe administrata eshte e korruptuar . Nuk funksionon asnje ligj , imagjinoni kur ne ekonomi u komandua nje mesues Anglishtje si Ahmetaj cfare mund te presesh. Fatkeqesisht Partia Socialiste nuk ekziston me eshte Rama me nje grup hajdutesh qe e drejton . Shqiperia nuk ka parti politike por disa banda kush vjedh me shume. Rama ka me qindra fakte per te denoncuar vjedhjet e zyrtareve te qeverise Berisha . Pse nuk i denoncoj ? Nuk i denoncoj sepse hajduti hajdut do . Rama vodhi disa here me shume sesa qeveria Berisha . Vjedhjet i ben ne menyr me te rafinuar ndepermjet PPP-ve e formave te tjera.

    1. Talulanti shko ne shkolle says:

      Taulant je analfabet duhet te lexoshe per ti kuptuar gjerat per momentin je qesharak .
      Te deklaroshe qe kryeministri eshte hajdut kriminele duhet te keshe fakte ose ne te kundert je shpifes dhe shpifja denohet dhe per te gjetur nuk eshte e veshtire mjaftone ( ip ) dhe perfundone keq ndaje shko puno ose meso ne shkolle se nuk ke nivele per te gjykuar .

  19. pandeli says:

    Mero si gjithmon shume koherent ne analizat tende, serioze,te thella,largpamese ,me llogjike noemale te pa kontestueshme. Te lumte. Je ne drejtimin e duhur prej kohesh. Vazhdo per te miren e Shqiperise.

  20. SHKELZENI says:

    BASHA ESHTE TIPE I LEXUSHEM NUK ESHTE I VESHTIRE PER TA KUPTUAR AI NUK DO ZGJEDHJE PASI E DI QE HUMBET DHE ME HUMBJEN HUMBET POSTIN E KRYETARIT TE PARTISE HUMBET PRIVILEGJET .

  21. Xha Mezini says:

    Ngado qe te rrotullohet Basha brenda e ka si gjithmone.

  22. Hm bomba says:

    Hahahaha….MERO JE ANALIST EKZEMPLAR DHE PIKE…..
    TE PLASIN KETA UFOT QE TE SHAJNE
    NE KOMENTE..SE TE SHAJNE NGA INATI
    JO SE SDI TI BESH ANALIZEN ÇDO
    NGJARJE

  23. specialisti says:

    Rendesi ka nje reforme qe te pranohet nga palet.
    Si do te realizohet ne praktike kjo reforme ?
    Aty qendron problemi.
    Jane kushte qe duhen pranuar nga te gjithe por te veshtira te realizohen.
    Ku ka komisionere te pavarur sot ?
    Te shohim.
    Nuk e kuptoi z.Basha e aleatet e tij qe ikja nga parlamenti, mos marrja pjese ne zgjedhje lokale, ne KQZ nuk ka antar, etj etj, kane qene zgjedhje te gabuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje