Marrëveshje për të mos pasur Reformë

6 Qershor 2020, 18:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E vetmja gjë e ndershme në gjithë debatin e dy partive të mëdha, përballë pikëpyetjeve të qytetarëve për reformën zgjedhore, është fakti që ata po e quajnë marrëveshje dhe jo reformë zgjedhore, atë që ka ndodhur. Biles Basha ka shkuar dhe më tej , pasi e quan “dakordësi”, ngaqë ka fobi nga “marrëveshjet me Ramën”.

Kjo është gjysma e së vërtetës. E vërteta e hidhur dhe e plotë, është se kemi një marrëveshje për të mos pasur reformë zgjedhore. Dhe kjo duhet pranuar kështu siç është, pamvarësisht nëse ja vënë emrin reflektim, dështim, apo kthjellim të palëve në bisedime.

Kyçi i reformës zgjedhore ishin rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe propozimet e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për ndryshim sistemi, korrektim propocional kombëtar, numërim në qendra votimi.

Thelbi i kërkesave të ODIHR ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Asgjë nuk u bë nga këto, por u bë një marrëveshje që këto të mos bëhen këtë herë.

Për hir të së vërtetës, Edi Rama nuk ishte palë në këtë proces, pasi prej një viti ai ka deklaruar se reformën zgjedhore do t’ia lërë në dorë Partisë Demokratike. Pra ka deklaruar se qëndrimi i PS është që PD ta bëjë si të dojë ligjin zgjedhor, boll të hyjë në zgjedhje.

E vetmja këmbëngulje e tij ishte që palët të bashkoheshin rreth propozimeve të OSBE/ODIHR, dhe për këtë pati dhe mbështetje ndërkombëtare. Por Basha nuk i pranoi propozimet e OSBE/ODHR për depolitizim të administratës, duke theksuar se duhet ruajtur formula aktuale.

Mes nevojës që ka vendi që PD të hyjë në zgjedhje dhe nevojës për të respektuar ODIHR, u zgjodh e para. Pra gjërat u lanë siç ishin, dhe PD të hyjë në zgjedhje. Për Ramën, kjo nuk është pak.

Por për PD dhe Shqipërinë, është një hipokrizi e madhe. Partia Demokratike ka së paku 7 vjet që ankohet në forume ndërkombëtar se Qeveria i vjedh votat me komisione zgjedhore politike, ku sipas saj, Edi Rama i dominon. Kjo gënjeshtër është e shkruar në çdo zyrë dhe dosje për zgjedhjet për Shqipërinë, dhe ka hyrë në mënyrë të paprecedentë edhe në rezolutën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Tani fare papritur, një ditë para njoftimit për hapjen e negociatave, Partia Demokratike pranon zyrtarisht se ligji është i mirë dhe nuk duhet ndryshuar.

Dakord, askush nuk e kërkon me zor, por së paku Lulzim Basha të kërkojë falje për gënjeshtrat që ka thënë 7 vite, se Edi Rama i ka vjedhur zgjedhjet me këtë ligj.

Ose së paku Basha të reflektojë para demokratëve për përgjegjësitë e tij për humbjet e zgjedhjeve, meqë nuk ja paska pasur fajin ligji.

Por përkundër marrëveshjes në Këshillin Politik, realiteti parlamentar është i ndryshëm. Opozita parlamentare, e cila ka teorikisht 39 vota, ka tre kërkesa të qarta për reformën zgjedhore. Ajo do korrektim propocional kombëtar, lista pjesërisht të hapura dhe numërim të njëkohshëm në qendrat e votimit. Këto janë garancitë që mund të shtyjnë shumë deputetë të rinj të hyjnë në garë për në Parlament.

Nëse opozita parlamentare arrin të qëndrojë e bashkuar dhe të luftojë deri në fund për kërkesat e saj, atëhere ajo do të jetë vendimtare për kozmetikën e kësaj marrëveshje. Këtu do të duket realisht nëse brenda tyre ka një forcë reale apo mendim politik.

Refuzimi që Murrizi iu ka bërë sot ambasadorëve të Perëndimit, për të mos e votuar “reformën Basha me leje të Ramës”, tregon se ekzistojnë kushtet për një rebelim të tyre.

Nuk është ndonjë dëm i madh nëse e bllokojnë dhe kjo marrëveshje nuk  votohet. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, pasi ligji mbetet ai që është dhe Basha atë do. E vetmja gjë që shton marrëveshja, është se ka përcaktuar që tenderin 15 milionë euro për aparatet e identifikimit elektronik do ta bëjë përfaqësuesi i opozitës në KQZ.

Pra e vetmja gjë që ka marrëveshja ndryshe nga ligji actual, është një tender 15 milionë euro për Bashën.  Dhe për koeçidencë, është 15 milionë euro, aq sa pallati i Vlorës, të cilin e fitoi me marrëveshjen e 17 majit.

31 komente në “Marrëveshje për të mos pasur Reformë”

  1. Niku says:

    Bukur.Kjo është e gjitha.

  2. XheJ eN Bi says:

    Zoti Baze ,e mira është se proverbi ” me se ma potise gomarin ” ??? sikur ka dalë pë Lylzim Bashën.
    Kush nuk e di po ju a shpegojë.
    Pronari urdhëroi çirakun pët t’ i potisur gomarin.
    Kur u kthye çiraku e pyeti me se ma potise gomarin.Çiraku i thotë me ujë të ftohtë.U pu pu ,më ftohe gomarin .Jo jo me të ngrohtë .U pu pu më dogje gomarin.

    1. ♧■♢■♡■♤ says:

      He mo rockeeee e ndryshkur, po per ramen qe dha tender 15 ml euro nuk the gje.
      Pa tjeter jo plehra, plehre ngelet

  3. Taulant says:

    Keto jane mareveshjet e Rames nganje ane pago oligarket nga ana tjeter politikanet per te qendruar ne pushtet ne anen tjeter i ben varrin popullit. Ramuti do modernizonte Shqiperin do ndyshonte sistemin do luftonte korrupsionin do na conte ne Evrope . Nga keto asgje nuk ka bere e ka cuar vendin edhe me keq borxhi publik e kaloj 100% e gdp-se edhe pse nuk po ben asnje investim po me borxhin pagon koncensionet e oligarkeve. Mban rekord Ramuti ne 7 vjet nuk ka ndertuar asnje fabrike asnje km rruge kryesore vetem 3 km. lungomare ne Vlore .

    1. Zigur Qarri says:

      Premtimet e nje Kryeminstri qe genjeshtren e ka perdorur dhe e ka shitur si mjet”suksesi” ,megjithese ka deshtuar per gjithshka.
      Rama premtoi 300 mije vende te reja pune per mandatin pare,Ahmetaj premtoi 250 mije vende pune ne mandatin e dyte!
      Pese(5) miliard Dollare investim,dhe 70 mije te punesuar do te premtonte(mashtronte)per Portin e Karpenit Ministrja Milva
      Ekonomi ne Korrik 2016.Aeroporti i Vlorës krijon rreth 27 mijë vende reja pune,premton Rama ne Qershore 2018 .
      Me 6 Korrik 2018 Edi Rama deklaron: Ndoshta do të talleni, por këtë vit kemi punësuar mbi 28 mijë persona.
      Po me 6 Korrik 2018, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore deklaron ,
      se ne Shqiperi jan hapur 28 mijë vende pune në 7 vite,në harkun kohor 2010-2017,dhe keto gati te gjitha ne sektorin publik.
      Ndersa Maqedonia ka hapur 103 mijë vende pune,ndërsa Kosova 85 mijë vende pune, bëhet e ditur sipas raportimit të
      rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore.
      Emigracioni shqiptarëve nën Qeverinë e Rilindjes,më i madhi që nga koha e fillim viteve 90-të,në vend të dytë pas Sirisë,
      në propocion me popullsinë.

  4. #Thetruth says:

    ….te thuash zhgenjim nga PS dhe Rama ..eshte pak…si lider ai respektohet dhe mbeshtetet pikerisht per reformat qe ka ndermarre… eahte kriminale dhe une nuk arrij te kuptoj se si punonjesit e administrates civile nuk jane ne rruge pas nje perbaltje te tille …me kriminale akoma..ne 2020 kur betohet e sterbetohet Rama per ODIR e OLESH… nuk respekton dhe nuk ben asgje qe duhej te bente por mbetet pre e bandave politike … ndryshimi behet nga njerez kurajoze me qender popullin dhe te miren e tyre…pazaret e ndyra e sidomos me te urryerit nderkombetare qe behen lolo … n.a. hapet barkun…une nuk jam me PS…por besoja tek vendsameria e rames per te bere institucione…qe nuk do mendonte per politiken sot per per te ardhmen e atyre femijeve aty … kjo eshte nje njolle per te qe NUk ben ate qe THOTE… dje humbi dhe ajo fije shprese se ai vend mund te behet …uroj qe opozita parlamentare ta injorojne dhe mos e votojne ate pacavure qe as per te fshire menderen nuk ben… shame on you rama …

  5. Kume Peza says:

    Me komisionet politike do te behet pazari i radhes. Rama do ti leshoje pushtetin Bashes,nepermjet manipulimit te votave nga komisioneret militante. Po nuk ndryshoi sistemi dhe po nuk u depolitizuan komisionet, populli duhet te bojkotoje zgjedhjet.

  6. katarakti says:

    Me sa duket Basha e paska fiks 15 milione euro pazarin. Më nê fund nje analize e sakte dhe e drejte e Bazes. Jo si lehjet e zakonshme në favor të Ramës për të cilat ai eshte kampion.

  7. trotski says:

    Per Lul-Sumkapucin Mjafton te fitoj “Kunati” Interesant dhe me 17 Maj 2017 -16 milion Euro dhe tashti rreth 15 Milion euro ne xhep te Familjes-Plehre e Rendomte-Po zgjohuni o demokrate Leshi u henger nga Lulka persheshi.

  8. trotski says:

    Per Lul-Sumkapucin Mjafton te fitoj “Kunati” Interesant dhe me 17 Maj 2017 -16 milion Euro dhe tashti rreth 15 Milion euro ne xhep te Familjes-Plehre e Rendomte-Po zgjohuni o demokrate Leshi u henger nga Lulka persheshi.
    Po cfare ke o Z.Moderator?????

  9. POPULLI-" I LUMTUR" says:

    U Fole per “Reforme”…dhe mbase 3-vjetesh ..po “Flasim” per “Marreveshje”!!!!!!Por per c´fare Marreveshjesh??,,,dhe nga “Marreveshja” po behet Fjale per “Dakordesi”…..Qi…ja…Nene..themi ne Populli.Kokepalare dhe “I Lumtur”..sipas “Politkanes dhe Vizjoneres ” se LIS-it Monika Karabuca..
    Shikojme perseri se ne Mileti morem “Trongellin”..sepse MARREVESHJA eshte Bere qe Kunati i Lulezim Bashes te Marre 15-te Miljonet…sepse me Marreveshjen e 17-te Majit ishte Vete Lulezim Basha qe mori 13-Milojne, per nje Hotel te Ndertuar ne “Pronat e Trasheguara nga Poseidoni”..ne Gjirin e Vlores …o Milet shikoni se sa po “Vuajne” keta Politikanet tane?????????????Po per “Ne Miletin” nuk i ze gjumi;por Miljonat nuk i Ndajne me Miletin por mese-vetin….Luli-Erjoni—-dhe Rama…MBYLLE GOJEN se ja ka “Lene Reformen ne Dore PD.s”….Bej Tumin…se me keq nuk ka ku te veje..PO NUK PO FLITET ME PER Blerjen dhe Shitjen e votave, per Videot ne BILDIN-GJERMAN…Pasi ja Nxorren Bojen Shqiperise dhe Shqipetareve..me “Nako-Shtet”, ..me Kolumbi,. me Norjega….se fundi..kemi nje “Marreveshje-Dakordesi”..qe Lulezim Basha te marre c´fare te Doje..dhe Populli, merre “Preshin”…..KETA Politikanet tane JANE AQ TE FELLIQUR, dhe SKURPULOS; SA NUK KANE ME Turpe, dhe as se paku nuk i Kamuflojne dote Gjerat..por ose Marreveshje me Kunatin…dhe Parate per ne Ose Shqiperia..do te jete perseri “Kabuli” i Europes….ku vetem Shqipetaret e Ndershem Largohen me Thesin e REFUGJATIT NE KRAHE…Asnje Politikane i PD-se nuk iken nga Shqiperia, perkunderazi ATA KTHEHEN NE SHQIPERI, dhe Rjepin Shqipetaret perdite???PO DERI KURE???nje Grushte Ushtarakesh do te ishte Mire te Qeverise Shqiperine..duke Filluar nga Prerja e Kokave te Kamura dhe te Korruptuara te Politikaneve,qe kane Shitur Interesat Kombetare, dhe Gjithcka….
    1-Nje Pyetje..PSE U DASHKA QE TE Marre Kunati,i Bashes..pse jo nje Firme Tjeter??Apo ky eshte Kushti i PD-se???Pra Fituesi i Merre te Gjitha..PO Rama c´fare Fitone ne kete mese???Ketu nuk behet Fjale per Popullin ,por per VJEDHJEN E POPULLIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    A..Mehmet Shehu, dhe Enver Hoxha..NA PASKENI Vrare Burrat dhe late Macoqerit e UDB-se TE Shkaterrojne Shqiperine….lol

  10. Drejtesia, ndershmeria dhe liria. says:

    Per zgjedhjet e 2017- se u ” dakortesua” per 14 mil € ( per “pellatin e vjerit” qe u rezua)
    Per zgjedhjet e 2021-it. u “dakortezua” per 15 mil € per ( kompjuterat per identeifikimin biometrik )
    REFORMA ZGJEDHORE KUR DO BEHET?????
    Zgjedhjet percaktohen nga ” dakortesimet,” “Marveshjet” percaktojne radhen.
    Sovrani voton ” perfaqesues” per : ne ato male ripa- ripa here ma hipe e here ta hipa.

  11. Artibr says:

    Tani ke folur drejt mero ky eshte nje pazar i ndyr qe vetem pd mund ta afroj un nuk e kuptoj pse fusin prap pb nga dritarja ajo nuk eshte me ne politik eshte ojf pse e faktorizojn per cfar negociata duhen ber me opoziten parlamentare si atje do votohet un jam per lista te hapura ky sistem ka larguar shqipetaret nga votimet aty votajne vetem militantet ky sistem nuk me perfaqson se nuk di ke kam kantidat me diskriminon nuk mund te hedh nje vote qore nuk munde te votoj bandit i bej thirje opozites parlamentare te mbroj dinjitetin e shqiptareve te bashkohen dhe te luftojne forte per nderimin e sistemit vete gjykata kushtetuse e shtetit italian e ka shpallur antikushtetus kete sistem si ka mundesi qe nuk flet njeri per kete.

  12. Taulant says:

    Reformen duhet ta bente Rama per te miren e Shqiperis . Te bente te pakten nje gje por nuk po ben asgje .
    https://lapsi.al/2020/06/06/fotovideo-kushtoi-1-miliard-leke-permbytet-5-dite-nga-inaugurimi-parku-rinia/

    1. gjergji says:

      A jeton ne kete bote o Taulant.E din cdo te thot 1 milliard lek apo ….A ndigjon cfare tha e thot ambasada amerikane.E ndigjon cfar thot ashiqare E.Rama.Ai eshte dakord me cdo gje qe don PD per reformen ne drejtesi,por kerkon depolitizimin e komisionit zgjedhor.Rama nuk kerkoj reforme zgjedhore,ate e kerkoj PD qe baltosi kudo Shqiperin ne bote,bile edhe ma keq se “gastari peka”.Rama eshte intelektual e ma teper vetit e instiktet qytetare gjenetikisht te trashigushme ashtu si edhe per fshataret injorant te rritun ne pyjet e Tropojes e Kukesit e qe quhen tropojan apo kuksiane e qe sot jetojne ne Tirane ne nje moment te caktuat e kushte specifike(sipas Froidit) shfaqin e pasqyrojne egersisht ambjetin ku jane lindur e rrite.Fatkeqesisht shohin livadhe e pyje te mbushur me kafsh te egra e luftojne per te jetu.Ndaj populli nuk thot kot:katundari mbet katundar ne cdo aspect te jetes tij.

    2. Zigur Qarri says:

      E ke gabim Taulant,Rama ka bërë aq sumë sa nuk ka bërë askush para tij.Ne periudhen e Qeverise Rama ka pasur gati çdo Muaj nje
      afere korruptive,me mbi 2 miliard euro te vjedhura,ne periudhen e Qeverise Rama,Shqiperia u damkos si Kolumbia e Europes.Rama
      eshte vetmi Kryeminister ne Botë që akuzohet si perdorues droge dhe që ka televizion privat,por që e financon me Leket e takspaguesve shqiptare,Shqiperia eshte vetmi vend “demokrat”ne Bote me Parlament monist,qe ben zgjedhje pa opozite!Po me Leket e tagspaguesve shqiptare,Rama ka ndertuar Vilen ne Surrel,pagun ekspozitat per zhgarravinat e tij ne Itali,Austri dhe Gjermani.Vetem ne Bienalen e
      Venecias pagoi 500 mije Euro.Po jo vetem kaq,por Shteti shqiptare i paguan Vjehrrit te Bashes per faj te Rames 14 milion e Euro dhe
      Françesko Beketit 140 mln euro.Vetem keto dy raste do te mjaftonin per te futur ne burg Ramen,qe me prishjen e Teatrit kreu gjenocid kulturore,qe e kan bere vetem pushtuesit,dhe e gjith kjo,per te fshire gjurmet e nje afere korruptive kur ishte Minister kulture,ku fallsifikoi siperfaqen e Teatrit.Berishe katanari afroi ne Qeverine e tij te gjith qytetaret,ndersa Rame “qytetari”mblodhi nga ishin e nga s’ishin te
      gjith katanaret,drogaxhinjt,hajdutet dhe kriminelet ne Qeverine e tij.Rama u terhoq i dhjere nga padia e BILD-it,nuk i ka dhënë akoma
      pergjigje akuzave te politikanit gjerma Martin Henze qe thote:”A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994?
      A është përdorues droge? Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore,
      pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues. A është Rama një kriminel?”

  13. Izvori says:

    A te kete ndryshuar Zoti Baze? The me ne fund nje te vertete qe e do cdo Shqiptar. Keshtu te respektojme Ju dhe gazete.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap e thene shkurter. Po merr parat e pallatit mbrapa.. Habitem, qe e perdor nje Parti kaq te madhe dhe domethenese si nje biznesmen sikur e ka magazinen e tij.. Une mendoja qe PS-ja do fitonte nja 2 mandate dhe 3 ndoshta (varej nga ecuria e puneve te bera), por lidershipi i PD-se nuk i jep asnje shanc. Habitem me veten qe po e them nje gje te tille si socialist, por eshte e verteta ..

  15. Troja says:

    OK,KumePeza. Nje komb i civilizuar,i poshteruar 30 vjet nga kjo klase politike duhet te jape pergjigjen : BOJKOT,BOJKOT.

  16. Zigur Qarri says:

    Hahaha….”Për hirë të së vërtetës,Edi Rama nuk ishte palë në këtë proces…”!Për hirë të së vërtetës,eshte shprehje qe e perdorin
    si parantezë demagoget, mashtruesit.Hahaha….Për hirë të së vërtetës,vërtetës….”Marrëveshja ndryshe nga ligji aktual, ështe
    një tender 15 milion euro per Bashën,aq sa Pallati i Vlorës, të cinin e fitoi me marrëveshjen e 17 Majit”.Rama i ka dhënë 15 milion
    euro te takspaguesve shqiptare Bashes?Ky eshte fakt per ta derguar Ramen ne burg,perderisa e pranon edhe nje militant i tij!
    Jo ore jo,”Për hirë të së vërtetës”,jo Bashes por vjehrrit te Bashes i ka dhene 14 milion euro,dhe jo Rama(per faj te Rames),
    por Shteti shqiptare qe u gjunjezua ne Strasburg.”Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 milion euro për pallatin e vjehrrit
    të Bashës”.Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar
    pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.Pallati, i ndërtuar nga vjehrri
    i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës,
    sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.
    Rama prish,takspaguesit shqiptare paguajn,dhe fajtori Rama nuk denohet,nderkoh qe nje shqiptare denohet per kamatvonesen
    e energjise elektrike me vlere 28 mije Leke te vjetra.Dhe ky shqiptare vari veten nga turpi.Rama nuk vret,por te detyron te vetvritesh
    ose te largohesh.Mbi 200 vetvrasje ne Vit,tre here më shume se vrasje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Se mos te ka vajt mendja dhe ty. I shkreti ti si me je katandisur..

      1. Zigur Qarri says:

        Kuptohet qe je ne situate te veshtire.Mos u merzit,meqe je optimist do kaloi shpejt.

  17. Arben says:

    Edhe dashnor po ta kishe ramen nuk do t’ia mbaje anen kaq shume o mero. Qenke plehre.

  18. Tori says:

    Per te gjitha keto marreveshje sipas Popullit te lumtur dhe Artibr fajet i paska Basha dhe PD-ja qe bekan keto marreveshje sidomos Basha qe paska fituar miljona per kunatin e tij por asnjeri nuk thote asnje fjale (perveç Z.Q) qe fajin kryesor e ka kryehajduti dhe kryemafjozi Rama qe paguan Bashen per te mbrojt te vetat .

    1. taksapaguesi says:

      Po kush beri protestat me molotove dhe nuk ngelen xhakete pa kap ne Evrope, Gjerman dhe Hollandez per reformen zgjedhore? Nuk ishte PDa dhe Luli? So do ja beni tani me Dibren qe vute alarmim 3 vjet per vedhje votash?
      U vu si kusht per hapjen e bisedimeve me BE dhe sot te gjithe mbyllin syte per tenderin e turpit.

  19. taksapaguesi says:

    Per cdo gje behet marreveshje qe me 1997!!!!

    E futi Fatos Nano kete kulture te shpifur ku per cdo krim e cdo poshtersi arrihet nje marreveshje! E mesuan shpellaret e PDs dhe si cdo gje e degjeneruan. Sot e perdore Rama per arsyhe teresisht egoiste!

    Bashes nuk u jep vizen SHBA po ashtu edhe Berisheve dhe te giithe bejne sikur nuk e dine duke filluar qe nga Rama e deri tek ambasadoret e huaj. Si ka mundesi qe te tille njerez nuk i do Amerika ne vendin e vet por jane OK per te drejtuar opoziten ne Shqiperi dhe per te bere marreveshje?

    Presidenti kapet me preshe ne dore duke sponcorizuar trazira ne Shqiperi dhe te giithe bejne marreveshje pas kesaj.

    Ketu askush nuk do te qeverise e te bej opozite, te gjithe duan marreveshje qe ju kushton njerezve miliona euro si keto 17 milione eurot e tenderit.

    1. Zigur Qarri says:

      Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe familjes së tij,
      ish-kryeprokurorit te Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Deputetit PSD-së Tom Doshi. Megjithese Partia Socialiste e perjashtoi
      Tom Doshin nga radhët e saj,megjithese Rama e dinte qe ai ishte politikani-gangster shqiptare i pari,te cilit i ishte ndalur hyrja
      ne SHBA ,ne zgjedhjet Lokale ne Shkoder e mori me vete!I njejti rreagim si me Ervin Rroshin,qe megjithese u vertetua se ishte
      denuar ne tre Shtete,Rama e kandidoi edhe per mandatin e dyte!Ndersa per Vangjush Dakon,Rama i tha gazetareve se “do të
      jetë miku im edhe sikur të shkojë në burg”! Ky eshte Edvin D’Rama,qe erdhi ne pushttet me ndihmen e gangsterave,te cilet e
      kan marre peng,prandaj edhe i mbron deri ne fund.Edvin D’Rama eshte antishqiptare,antiShtet,eshte kanceri i kombit shqiptare.

      1. taksapaguesi says:

        Po kush e pjerdh Dakon me Tom Doshin? Te dy jane figura lokale nuk perfaqesojne as Partine e tyre e jo me Opoziten dhe Maxhorancen.

        Po flasim per presidentin e vendit qe sponcorizon trazira dhe kryetarin e opozites aktuale dhe ate ne hije qe nuk ju lejohet hyrja ne SHBA per shkak te korrupsionit dhe parave te pista! Sot, bejne marreveshje te marrin nje tender dhe SPAK duhet te hetoje se nuk mund ti jepet tenderi dikujt me marreveshje se nuk jane parate e tyre por te taksapaguesve.

      2. joni says:

        Rames i intereson si do qe te behet .por gjynah per kete popull qe po humbet cdo shprese .Tani po perkedhel Lul bashen me 15Ml.euro.te tjera.O faqezinj .me keto lek do behej tuneli i skerfices.qe cuditerisht u anullua dhe po z varritet pa fund.Imadhi Faik Konica thote ky popull reagon me shume per1 kec apo gardh sesa per gjera te medha kombetare.Prandaj rrini te qete vidhni plackisni dhe varroseni cfare ka mbetur.

  20. Taulant says:

    Vangjush Dako eshte shok krimi i Edi Rames . Rama para dy muajsh deklaroj qe e kam shok Dakon edhe pse Amerika i ka ndaluar hyrjen ne USA Dakos dhe familjes te tij ‘per pjesemarrje ne aktivitete te medha kriminale’ lexoni deklaraten e departamentit amerikan te shtetit. Keta jane shoket e Rames njerezit e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje