Betejë për të ruajtur “pushtetin” e opozitës

12 Qershor 2020, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita parlamentare ka ndërmarrë një nismë për ndryshime kushtetuese, në të cilën kërkohet korrektimi kombëtar i votave për partitë që kalojnë pragun 5 për qind, hapja të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Myslim Murrizi ka depozituar aktet në sekretarinë e Kuvendit dhe është në betejë për të grumbulluar 28 nënshkrime deputetësh, për t’i mbështetur ato.

Ky natyrisht do të jetë një proces i vështirë, pasi presioni i opozitës jashtëparlamentare mbi deputetët që kanë nënshkruar, është rritur.

Por befas kjo përpjekje është përballur me një agresion nga Partia Demokratike, sidomos për pikën e heqjes së koalicioneve parazgjedhore.

Në këtë pikë ka nevojë për një debat real. Nëse do të hapen listat, pra nëse do të hyjë në Parlament ai që votohet më shumë, koalicionet parazgjedhore duhet të hiqen, pasi duhet të dalë e qartë përgjegjësia e çdo partie për ata që hyjnë në listë.

Listat e hapura nuk është se sjellin mrekulli në Parlament. E vërteta është se mund të sjellin edhe më shumë banditë se sa ka, nëse në një koalicion parazgjedhor, partitë e vogla kandidojnë secila nga një bandit. Ata marrin më shumë vota se çdo intelektual aty brenda.

Katër nga deputetët që kapi ligji i dekriminalizmit, në fakt ishin deputetë të partive të vogla në koalicionet parazgjedhore.

E kuptoj që Edi Rama e Lulzim Basha mund ta mbajnë listën të pastër, por nëse ata bëjnë një tren me 40 parti, në fakt ka shumë shanse të kenë bërë një tren me 40 banditë, pa mbajtur përgjegjësi për ta.

Ndaj kërkesa për listat e hapura e ka të domosdoshme kërkesën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Kundërshtimi i kësaj kërkese nga PD tregon sa fallco e kanë luftën për dekriminalizimin e politikës.

Nga ana tjetër, ambasadorët e Perëndimit që kanë mbështetur marrëveshjen PD- LSI- PS, janë të interesuar të ruhet marrëveshja e nënshkruar, por janë të hapur për debatin me opozitën parlamentare, për pika që nuk prekin marrëveshjen e miratuar.

Ndaj beteja për ndryshimet kushtetuese është në të drejtën e opozitës parlamentare. Socialistët, të cilët janë të hapur për çdo ndryshim lidhur me reformën zgjedhore, duhet t’ua plotësojnë atyre kërkesat, ashtu siç ja plotësuan Partisë Demokratike dhe LSI kërkesat e tyre.

Kërkesat e opozitës parlamentare nuk prekin atë që është arritur në marrëveshjen mes tre partive. Ato vetëm shtojnë kërkesa të reja, që e bëjnë sistemin më të hapur, më të sigurtë dhe më përfaqësues.

Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.

16 komente në “Betejë për të ruajtur “pushtetin” e opozitës”

  1. epo kjo pune says:

    O Mero, sic eshte ta kalojne. Thjesht te shtohet nje pike. Referendum per kete ligj zgjedhor dhe nje alternative tjeter direkt pas zgjedhjeve. As nuk prishet marreveshja “historike”, edhe kohe pas zgjedhjeve ka me bollek per referendum etj etj. Edhe nese futen cucat e palluqet e kryetareve ne parlament, ta mendojne mire si votojne se po kaloi referendumi ne favor te mazhoritarit, ta puthin ate karrike pas kater vjeteve pra sa te behet referendumi do shikoni se si deputetet e listave te mbyllura do ndryshojne qendrim se e dine qe pas 2025 nuk do i zgjedhe kryetari por votuesi.

    1. ben says:

      Ha ha ha
      Sa i deshperuar ed rama me rilindjen
      Njehere do ti numurojne votat vete.
      Pastaj del me teorine e lym murizit , jo nuk duhen koalicione.
      Po mire nese ndalohen koalicionet parazgjedhore ,nuk futen banditet ne parlament? Po ca i keni keto karagjozlleqe more aman. Po u bete gazi i botes me keq se lymi.
      E kupton o mero ku eshte rilindja??? Ne fillim talleshe me murizon tani e keni lider spritual????
      Sido qe ta beje o mero , jo i ka te humbura zgjedhjet rilindja po do jete katastrofe, thjesht me kete shakaxhiun Lym beni dynjane per te qeshur.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Rame, meqe Lulka sdashka te flasi me keta te Parlamentit, jip nje kusht per ta. Miratimin e shembjes se Pallatit te Kukullave (ose dicka tjeter qe Partia e Rruges e di qe sta miraton) dhe jipi cfare kerkojn ?.. Dhe jipja privatit ne menyren sic deshe me Teatrin. Hajt me te mira ? .

    1. Revizori says:

      Ore Qytetari Optimist,
      E di qe me dukesh djalë i mire ti mua? Tani, qe t’i leme shakate dhe te flasim seriozisht.
      Ka gazetarë dhe komentues qe Jane plotesisht me Edi Ramën.
      Ka pastaj plot gazetarë dhe komentues qe i bejne hosana Doktor Mortjes, dhe keta Jane me te ndyret.
      Ka edhe komentues te ekuilibruar si ty, qe nuk bien pre e propagandes Ramiste, por edhe nuk Jane idiote qe te behen me rrumpallhanen e Saliut dhe Lolos se tij.
      Respekte. Por ama, shtresa juaj eshte me fatkeqja, sepse ju nuk keni asnje perfaqesi politike.
      Ktheu djathtas gomere dhe maskarenj. Ktheu majtas shejtan maskarenj. Mesi eshte bosh sepse intelektualet e vertete nuk Jane dot buke ne Shqiperi.
      Jane me te ndershem nga ç’duhet.

  3. katarakti says:

    Tê shohim se me kë është Edi Rama tani! Me opozitën jashtëparlamentare apo me atë parlamentare. Une, ndryshe nga Ymeri, kam bindjen se Rama eshtë po aq kunder listave të hapura sa edhe Lulushi. Po të pranojë Rama, reforma me gjithë shtesat dhe kerkesat dhe propozimet e Hajdarit, Murrizit e kompani, aprovohet shpejt e shpejt. Dhe ajo do duartrokitet nga njerezit. Por kam bindjen se Rama do tê bêjë ç’eshtê e mundur për ta sabotuar. Edhe ai nuk i do njerezit e pavarur, që mendojnë me kokën e tyre, që nuk i kanë atij borxh asgjë. Qofsha i gabuar.

  4. Shqiptar says:

    Edi Rama, nèse do kishte edhe pèr njè moment tè vetèm njè ndjesi, njè hua morale karshi atyre 1 milion shqiptarève qè i dhanè votèn dhe ai i la rrugève, me QE PALLAT e tij me dalèsit nga çadrat e çibanève,,,,e pèrmbush kètè kèrkesè pèr njè reformè tè vèrtetè tè sistemit zgjedhor.
    Nèse e bèn kètè, unè votoj pèrsèri Edi Ramèn, edhe pse kam rezervat e mia pèr kètè zgjedhje dhe desha tè rri nè shtèpi atè ditè.
    Nèse nuk e bèn, me Edi Ramèn, nè tè sèmès shkon edhe PS.
    Kaq e thjeshtè èshtè.
    Ata qè kanè “termometèr” pèr zgjedhèsin shqiptar, do ua vèrtetojnè kètè.

  5. taksapaguesi says:

    Kjo “marreveshje” qe u firmos me sponcorizim nderkombetaresh eshte skandal financiar dhe duhet hetuar nga SPAK. Sot rane dakord per te dyfishuar fondet per partite, lejimin e reklamave dhe tashme te gjithe kane nxjerr luget ne parlament ” u be deti kos”. Fitojne parazitet e partive dhe atyre te mediave televizive me parate tona.

  6. Zigur Qarri says:

    Rritja e numrit të biznesmenëve dhe të fortëve në politikë në zgjedhjet parlamentare 2005,bindi dy partitë e mëdha politike,PD dhe
    PS,të ndryshonin më 2008 Kodin Zgjedhor,duke kaluar nga sistemi miks në sistem proporcional me lista të mbyllura.Premtimi kryesor
    mbi të cilin u bazua ky ndryshim ishte stimulimi i politikanëve të karrierës në politikë dhe evitimi i prurjeve nga biznesi dhe të fortët
    lokalë.Ironikisht,në zgjedhjet 2013 ndodhi krejt e kundërta.Numri i banditëve me rekorde kriminale në të kaluarën,ishte shumëfish
    më i lartë sesa në zgjedhjet e mëparshme,pra rezultat i kundërt me pritshmëritë e sistemit të ri proporcional rajonal me lista të
    mbyllura!Koha tregoi,se sistemi i ri ndihmoi vetëm dy persona,Sali Berishën dhe Edvin Ramën.Gangesteri më i sukses’shëm i të gjitha kohrave,nuk është Al Capone, Pablo Escobar apo Lucky Luciano,por gangsteri Tom Doshi.Dhe për ironi,ai është akoma në Parlament,
    përkrahur nga Edvin Rama(që ishte kundër vetingut dhe testit të drogës për politikanët) dhe më pas nga Skënder Gjinushi.Megjithëse
    Doshi u largua nga”rilindja”,politikani i parë që i ishte ndaluar hyrja në SHBA,Edvin Rama e mori me vete në Shkodër në zgjdhjet lokale,
    për të kandituar për Kryetarë Bashkie një tjetër person me të kaluar kriminale!Kjo i vuri kapakun te gjith pretendimeve të mëparshme
    të Ramës,se nuk kishte pasur informacion për te kaluarën krimanale të dhjetra Deputeteve,Kryetarëve të Bashkive dhe qindra(mbi 300)
    zyrtareve ne administratë,ndërsa amnistia fiskale vulos gjithshka,duke e ngritur Ramën mbi të gjith,edhe mbi Tom Doshin.Të nderuar
    shqiptarë,shqiptarë të pastër jo hibrit,Kryeminsitri Rama ka marrë borxh 6.3 miliard Euro,më shumë se sa të gjithë Kryeministrat
    e tjerë të mbledhur së bashku në 22 vjet demokraci,që kan marrë 5.9 miliardë Euro borxh.Çfar ka bërë me gjith keto para banda e
    “rilindjes”? Borxhi rrezikon të na kthejë në skllevër të bankave ashtu si grekët,që e kan kularin në qafë edhe pas 100 vitesh.250 milion
    Euro nga borxhi i fundit prej 650 milion Euro,shkojn direkt për larje borxhesh,250 milion Euro!Llogariteni,sa biznese duhet te tatohen
    për të paguar 250 milion Euro?

  7. Jorgo says:

    Te dy partite e medha duan monopolin e pushtetit.Mjere populli qe ka keto aktore ne skenen politike.

    1. Bureto says:

      Eshte e vulosur qysh ne 1991, ne Trieste kjo pune ne marreveshjen Berisha-Nano, per rotacionin e pushtetit midis PS dhe PD. Dhe kjo kuptohet pse se ato jane dy gjysmat e bajges PPSh (Dritero Agolli) te nxjerre nga zyra e kryetarit te saj, diktatorit te fundit komunsit R. Alia. Marreveshja e prillit 2008 midis Rames dhe Berishes e çoi ate me tutje, si te thuash e blindoi. Kam pershtypjen se kete nuk e kundershtojne dhe nderkombetaret qe e shohin ate si nje mundesi me shume per stabilitet politik ne kete rajon problematik. Ka 30 vjet qe ka ndodhur keshtu. Ngjarjet e fundit per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, nuk lene vend per shpresa. keto dy parti kane dashur te eliminojne edhe LSi nje skizem e PS (PPSh), per tecilen meta na u fut edhe ne greve urie, por qe me pas e lezetoi se tavolina nga dyshe u be treshe, por gjithmone LSI nuk ngelet pa pjese. kete e ka kuptuar me se miri elektorati i saj. Nuk duhet te habitemi, qe mbas zgjedhjeve te 2021, LSI ta shohim perseri ne tepsin e pushtetit. Me PD apo LPS s’ka rendesi. Ata nuk e kane problem. pavaresisht gjithe ketyre opozita parlamentare nuk duhet te rreshte se ngulmuari ne kerkesat e saj. Sa do t’ia a arrije eshte gje qe duhet pare. Per ta dhe per ata (nje pjese e mire e elektoriatit) qe duan prishjen e establishmentit te kalbur politik te sotem duhet te therrasin: “O sot o kurre!”. Meqe ua kane nevojen, me që ju duhet 84 votat. Po deshtuan gjithsesi, nuk eshte fundi i botes, por te pakten luftuan dhe jetes politike i dhane nje frymemarrje te re, te pa ngjare deri me sot.

  8. Arbert says:

    Nuk merret vesh se cfare sistem duhet ne kete vend, se edhe po u nderrua tani pas zgjedhjeve te tjera prape duhet nderruar. O do fitoje opozita o ska, kjo eshte llogjika. KY sistem qe kemi eshte funksional ne shume vende te evrope, Cudi qe ketu nuk Ben. Ne shqipot nuk na ka faj sistem zgjedhor por politikanet e paafte. Nuk dime kujt te ja veme fajinn, Zogut, Enverit apo Skenderbeut te madh. Nuk dime se ke te besojme partite qe jane te korruptuara, deputetet qe 90% Jane te paafte dhe PA karakter, gjyqtaret e korruptuar, etj.. Si mund te behet KY vend?

  9. dudu says:

    Me ne fund edhe Mero e kanalizon vehten nje nje gazetar profesionist te paanshem, qe nuhat edhe mendimin e opinionit te gjere publik.

  10. Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj says:

    Ti Bazja qe gdhihesh e ngrysesh duke u marre me opoziten, ty te vlen te kujtosh ate te famshmen parrulle ne nje nga zgjedhjet presidenciale amerikane drejtuar atij qe ishte ne pushtet… – Po Ekonomia o Rrote?

  11. ANDI BUSHATI TALL KARIN ME YMER GELBAZEN says:

    KLEVIS BALLIU JA FUT LLAPEN NE PIDH ILDA BEJLERIT,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT LLAPEN NE BYTH FAHRI BALLIU

  12. Popull says:

    Hahaha o Mero gelbaza, te eshte bere gjuha kaf duke i leoni bythen Edi Rames. Po te tre Pilar duhen: l’ISTAT e hapura, komisionere jopolitike, vota e emigranteve. Madhe duhet nderuar edhe ligji per referendumet. Popullin te zgjedhje presidenti, dhe presidenti te kete kompetenca mbi parlamentin. Keshtu o Mero gelbaza, qe qihesh ne bythe per dy leke.

  13. ARMAND SHKULLAKU TALL KARIN ME YMER GELBAZA KELLIRA says:

    SHKELZEN BERISHA JA FUT LLAPEN NE PIDH ARMINA MEVLANIT,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje