Përse Basha duhet të ulet në tryezë me opozitën parlamentare?

9 Qershor 2020, 18:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike duhet të ndryshojë qasjen zyrtarisht ndaj opozitës parlamentare, duke kërkuar të ulet në bisedime me ta për të zgjidhur krizën e votave në Parlament. Opozita parlamentare është produkt politik i Partisë Demokratike dhe janë aty si zgjedhje e Lulzim Bashës dhe si pasojë e akteve politike të Lulzim Bashës.

Të mirë apo të këqinj, të aftë apo budallenj, ata janë njerëz që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike ua ka ofruar shqiptarëve për t’i votuar në listën e vitit 2017.

Pas një fushate poshtërimi ndaj tyre, tashmë Partia Demokratike, dhe personalisht Lulzim Basha, nuk mund të sillen sikur ata kanë zbritur nga qielli në Parlament dhe ata nuk dinë gjë pse janë aty.

Nëse u duhet vota e tyre në Parlament, ka vetëm një rrugë. Lulzim Basha t’i thërrasë ata në selinë e Partisë Demokratike dhe të nisë procesin e bisedimeve me ta.

Marrëveshja e arritur mes PD, LSI e PS për reformën zgjedhore, është një marrëveshje që i përjashton partitë e reja që mund të formohen nga opozita parlamentare. Madje duket se është bërë kujdes që ata të persekutohen në çdo rresht të marrëveshjes.

Pas kësaj, është e tepërt që ata t’i urdhrosh të votojnë. Ata ndjehen jo vetëm të humbur, por të përjashtuar nga ajo marrëveshje.

Tani përgjegjësia për t’i bërë ata votues të marrëveshjes është e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve, nëse mendon se ata janë një listë e pavlerë, por ai duhet t’i trajtojë ata si standarde të veta dhe duhet të ulet të bisedojë me ta.

Ata duhet doemos të marrin një fitore që të votojnë marrëveshjen.

Mund dhe t’i përçajë apo t’i blejë, mund dhe t’i detyrojë me metoda të nëntokës politike për të votuar, por kjo do të thotë të nisesh drejt zgjedhjeve të lira duke vjedhur dhe blerë vota në Parlament, çka është një shëmti e madhe.

Rruga  e vetme është që ata të ulen aty ku e kanë vendin, në selinë e PD, dhe të bisedojnë se si mund ta zgjidhin krizën e tyre me PD.

Kjo vlen dhe për ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, që duartrokitën hyrjen e tyre në Kuvend dhe tani i trajtojnë si ushtarë që duhet t’i binden vullnetit të Lulzim Bashës.

E di që është pak e sikletshme të lëpish atë që ke pështyrë, por kjo nuk është hera e parë për Lulzim Bashën.

Për më tepër nuk është një rast dosido. Është një rast nga i cili varet fati i marrëveshjes së tij.

Ai ose do blejë vota, ose do shantazhojë vota, ose do pranojë të ulet me ta. Për demokracinë, kosto më e ulët është të ulet me ta.

Blerja e votave të tyre apo shantazhimi i tyre janë vazhdimi i banditërisë politike që sundon në Shqipëri.

Ndërsa ndjesa e Bashës për ta nuk është ndonjë kosto e madhe për Bashën, se ai dhe nuk para skuqet në raste të tilla.

19 komente në “Përse Basha duhet të ulet në tryezë me opozitën parlamentare?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E gjithe kjo saga ishte nje harxhim energjie qe PS-ja nuk ja kishte borxh as Partise se Rruges dhe as Partise Mysllymiste. Te bejne cfare te duan. Socialistet te ngrene kartonin per miratimin e kesaj “reforme “ dhe pala tjeter le te haj koken me njeri-tjetrin. Partia Socialiste ka kaluar cdo prag per dicka qe ata as kishin nevoje te negocjonin kur cdo gje kerkohet nga Brukseli nga te gjitha palet. Kush kerkon te vazhdoj te vijoj rrugen drejt BE-se shkon dhe miraton ate qe kerkohet. Kaq e thjeshte. PS-ja te fokusohet per ceshtje te nxehta qe qytetaret e zakonshem kane nevoje. Luli me gjithe Mysllon te bejne cte duan..

  2. Gezimi says:

    Ate ‘opoziten’ e beri te tille pra parlamentare, Rama qe i mori nga lista e Bashes dhe i solli ne parlament. Dhe vetem Rama mund ti ri-sjelle serish ne parlament, Kete here duke i futur te lista e vet.

  3. Teuta says:

    Edhe une jam dakort qe t’i therrase,por ne radhe te pare duhet te organizoje nje proteste ndaj vetes se tij dhe aty ne vnd te thirrjes “Rama ik” te therrase : ” O ju opozitar parlamentar! Une adolishenti Lulzim basha u kerkoj falje per ato gomarlleqet qe kam thene per ju.” Ju jeni me larte se ne. Rudina Hadari eshte heroine para Grida Dumes, Ndersa Myslim Murrizi eshte hero pra meje te marre se bashku me Sali Berishen , Edmond Spahon dhe Edi Paloken. Ai Valteri i ri , eshte nje trim disa here me i madh se Flamur Noka, i cili e leviste bythen vetem kur vite Saliu.

  4. Tiku says:

    Ai jo vetem nuk skuqet por as verdhet Mero!!Ndaj mos e trajto ne nje ane se ai i ka te dyja!

  5. Lul kastraveci pa fara says:

    Keto ndodhin vetem ne albanistan.
    Bisedimet i bejne te “te zgjuarit”e saliut e lulit me moniken dhe duhet te cojne doren perpjete budallenjte po te lulit…
    Murros me gjuzin e co,ju erdhi rasti ti bejne preion lulashit qe te jene deputet edhe ne zgjedhjet e ardheshme.
    Kjo eshte si barsaleta e nuses me vjerren,kush pordhi dhe kush mori groshen…
    O sali ku e gjete kete kukull

    1. ppa says:

      Bukur…por kush pordhi e kush mori mexhiten (grosha eshte pak).

  6. taksapaguesi says:

    Opozita ne parlament do votoj marreveshjen, keto qe bejne e thone lart e poshte jane thjesht perpjekje per te “nduk” ndonje gje.

    Normal qe nuk eshte faji i tyre, por nuk kane mundesi dhe as guxim te drejtojne gishtin ndaj budalleqeve qe ben ambasadoret e huaj. Eshte nje estrade, njeher vene kushte dhe njeher i heqin. Do kemi perseri kafshet e partive politike rreth zonave te votimit si hijenat dhe perseri ambadadoret qe do na bejne thirrje per qetesi dhe ndonje Hollandez apo Gjerman ti bie qylit prape. Kjo sepse ende nuk kane mesuar qe kur merr votat nje parti i merr te qeverise dhe jo te bej marreveshje. Jane keto marreveshje qe gropsin arken e shtetit dhe ndalon njerezit te vleresojne qeverisjen.

    Parate qe perdoren per te mbajt zgjedhjet mund te behej nje teater i ri kombetare cdo vit!

  7. Zigur Qarri says:

    Bisedimet me opoziten parlamentare do ti leverdisnin më shumë Ramës se sa Bashes.Ndersa abstenimi ne votimin e marrveshjes PS-PD nga opozita parlamentare,do ti leverdiste popullit dhe Demokracise shqiptare.Keshtu qe,oferta juaj per te”miren e Bashes”,nuk do te mirret parasysh nga Basha.Opozitaret parlamentarë jan produkt i papërgjegjësisë politike te Edvin D’Rames,te cilet nuk kan te bëjn më me PD- dhe LSI-n,perderisa pranuan te hyjnë ne Parlamentin monist të vetëm Botë,në nje “vend DEMOKRATIK”!Bisedime mund te ketë vetem atehere,nese fraksionistet opozitare do te kenë Partitë e tyre,por si individë besoj se do te jetë e pamundur.Myslim Murrizi deklaroi se nuk eshte kunder nje aleance me te djathten,por jo si Person,por si force politike.Ne fakt,opozitaret parlamentare poshtruan dhe tradhetuan Partite e tyre perkatese,dhe jo e kunderta,dhe me militantet jo lojal nuk ka bisedime,keshtu ndodh kudo.Poshtrim ishte ajo qe i bëri Edvin D’Rama,Ben Blushit,Majkos dhe Veliajt,si dhe Berisha Ilir Rusmalit.

  8. epo kjo pune says:

    Mero, thjesht te vene kusht referendumin menjehere pas zgjedhjeve meqe tani nuk ka kohe dhe zgjidhet kjo pune. Sa per deputetet opozitare kane shans te deshmojne se c’jane ne gjendje te bejne deputetet qe hyjne ne parlament pa deshiren e liderit. Ndersa deputetet e PS qe mburrin ligjin spanjoll te deshmojne se listat e mbyllura nuk arrijne tu mbyllin gojen dhe votojne sipas bindjeve. Te gjithe thone duan referendum per sistemin se marreveshja e 2008 ishte kulisash. Bujrum, votoni ligjin zgjedhor me kete kondite dhe ne 2025 votohet per se mbari. Nese nuk pret koha e integrimit, votojeni ligjin urgjentisht por mos thoni se referendumi me pas bllokon integrimin, perkundrazi, i ve kapak sages se lodhshme te sistemit zgjedhor ne vend.

  9. Vari Janullen! says:

    Basha per here te pare eshte ne rregull me hesapet e veta.
    Ju dha firmen amerikaneve pa ndryshuar asgje ne thelb dhe ja la topin perseri atyre.
    Neutralizoi ” opoziten parlamentare” si kukull kartonash qe askush si merr doren dhe
    La hapur nje vater krize qe ju takon te tjereve ta mbyllin me votim parlamentar.
    Tani ben sehir.
    Ka vetem nje rruge qe te ngelet teveqeli i falimentuar qe ka qene gjithmone dhe ajo eshte protagonizmi i forte i opozites parlamentare qe ti terheqe zvarre te gjithe ne tavoline per nje marrveshje te re me lista te hapura, ku interesi i tyre te jete paresor dhe i panegocjueshem, ndryshe le te votojne per Lulin, Ramen dhe preshin ne b… .

  10. SHKELZENI says:

    RAMA ESHTE LOJTARE POKERI NJE PJESE MARVESHJE E FIRMOSI PJESEN QE PD E KUNDERSHTOJE DO FIRMOSET ME KERKESE TE OPOZITES PARLAMENTARE
    DHE DO DALI 100 % SIC E DO RAMA .
    LULI SHKONE NE ELBASANE HA SIMITE BUGACE SE KISHTE NGRENE SHUME BYREK NE KOSOVE
    ILULJA LA FILLUAR FUSHATEN NJE VITE PARA HAAAAA SA DEBILE ESHTE

  11. Shenjestra says:

    Basha,nuk ka pse te negocioj me ata te opozites qe jane brenda ne parlament,por te gjejn kanale te pershtatsheme per te plotesuar vendet bosh ne parlament nga opozita jasht parlamentit.Jane 122 deputet.le te rifuten 18 deputet nga pd dhe lsi e te votojne reformen zgjedhore.Keshtu reforma miratohet dhe opozita brenda parlamentit ngelet me gisht ne goje.

  12. arvanitasi says:

    O Mero kjo qe shkruan eshte super sakte, super e vertet, por problemi eshte se luli lepin ate qe ka peshture ne rastin me LSI ( kur per here te pare ne jeten e tij foli sinjerisht,pas mareveshjes me Ramen ne 2017, tha qe LSI ehst nje shpk qe duhet zhdukur nga faqja e dheut), kurse te lepij Murrizin eshte nder i madh ne krahasim me lepirjet e kermave Ilir dhe Moinika hajdutlleku.

  13. Ρrushi says:

    Tani, t’ju kërkërkojë ndjesë?! Basha e mund ta bëjë, sepse cipa e tij i ka plasur disa herë dhe ai nuk mban përgjegjësi. Tema është që i duhet të lëshojë spanko, pra që zgjedhorja të shtrihet me tej me kërkesat e tyre për lista të hapura. Gjë që ti kërkosh Bashës të bëjë një listë me karravidhet e tij sërisht?! Po a futen në shportën e tij karravidhet e ardhshme?! Sepse këto të sivjetmet nuk i ka dhe nuk i ka. Shto, që vetë Basha çelsat e kashtës ka në PD. Aty komandon ende bacë Saliu dora vetë.

  14. Iliri says:

    Me siguri qe Lul Basha qe sot ne mengjez do beje kete qe i keshillon me dashamiresi Mero Baze! Do ulet ne tryeze, bile do ja leshoje vendin atyre dordoleceve qe kane luajtur rolin e opozites ne parlament.

  15. M says:

    I mbyturi ne perpjekje per te shpetuar kapet nga floket e tije.
    Opozita joparlamentare ka mundesi te perdore te gjitha menyrat edhe bisedime edhe shantazhime edhe blerje te opozites reale parlamentare ,per tu rifutur ne sistemin politik , per te mare pjese ne” zgjedhjet” e ardhshme, per te treguar qe do hapjen e negociatave e per shume arsye.
    Abstenimi, mos miratimi nga opozita parlamentare eshte ne leverdi te demokracise,do tu riktheje dinjitetin , ( nuk do ti quajne tradhetare, poshterues te ish partive te tyre dhe as budallenje dhe te pa afte te futur ne listat e kryetareve) kjo do tregoje: 1- qe largimi nga parlamenti i ketyre te rruges ishte i gabuar , tradhetuan besimin e elektoriatit duke lene llogoren dhe stepur neper mitingjje duke vjedhur kauza per tu maskuar.2- do krijohet mundesia per tu bere reforma zgjedhore shume e perfolur dhe stergjatur, duke depolitizuar komisionet zgjedhore dhe pse jo dhe lista te hapura qe elektoriati te zgjedhe ate qe do dhe deshiron qe ta perfaqesoje.
    Percarja, blerja dhe shantazhi nga keta te rruges do te tregoje sa te drejta dhe te lira do zhvillohen zgjedhjet e ardhshme .
    Plotesimi i numrit ne parlament si variant per te patur numrin do te tregoje se rrugen qe ndoqen ishte e gabuar , do dalin lepires te asaje qe peshtyne, seriozitetin dhe ” burrerine”.
    Si do qe te ndodhe mazhoranca eshte ne stadium dhe Rama ne tribune per te pare ndeshjen e “gladiatoreve ” te opozites porlamentare dhe joparlamentare .Votimi apo miratimi ne parlament i mareveshjes qe disa e emeruan “dakortizim” se u kujton deshtimin ne majin e 17-es per shikuesit ( mazhorancen) ne syrin kombetar e nderkombetar do jete pozitiv se plotesojne 15 pikat per hapjen e negociatve se pranuan kete mareveshje (zgjedhoren) ,Mos miratimi prape mazhoranca del me leverdi se do kerkoje depolitizimin duke futur administraten si dicka qe ” triumfoi” opozita jashteparlamentare dhe listat e hapura do jipet mundesia te zgjidhen ata qe do dhe meritojne te perfaqesojne elektoriatin, duke hedhur poshte mendimet e disave qe vishen me kullaro (qe ne shume raste nuk i perdorin ,se kane frike, se mos elektoriati dhe drejtesia u a perdore si lak per ti varur,) se u jep mundesi te forteve dhe te pasurve te zgjidhen, kure dihet se nuk u hiqet mundesia dhe eshte vertetuar se e kane me te thjeshte me listat e kryetareve, gjithashtu populli do shpreh vullnetin e tije dhe fundi – fundit perderisa jane te lire kane te drejte te zgjedhin dhe zgjidhen.
    Basha dhe opozita e rruges ,si do qe ta maresh, si do qe ta shikosh del i humbur, ” luftojne” me kauze te vjedhur e te humbur.

  16. Salih says:

    Z.Mero, J’u lutem, kujtoni kryeministrin t’ju hedhi nje sy komenteve dhe reagimeve te atyre qe e kane besuar dhe votuar deri tani cfare thone ne lidhje me”amnistine” e tij… shpresoj te mos jete e vertete cfare/si kerkon te genjeje kesaj rradhe…

  17. opozitare apo zuzare says:

    Aha, dole bllof sot o Mero! Ti i ben thirrje Bashes te takoje ate opoziten parlamentare, nderkohe ajo opozita parlamentare po pret pas deres te takohet me Ramen!
    Per ti bere si kusht per voten PRO Reformes – FUTJEN E TYRE TE LISTA E DEPUTETEVE TE RAMES – si e vetmja mundesi e tyre te shkelin prap ne parlament!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje