Eshtë një marrëveshje kundër sfidantëve të rinj në politikë

8 Qershor 2020, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk jam i sigurtë sa do të ketë mundësi opozita parlamentare të ruajë pakicën bllokuese për 84 vota, por e sigurtë është, se ata kanë në dorë në mënyrë paradoksale t’i rikthejnë nderin misionit të OSBE /ODIHR në Shqipëri dhe gjithë ambasadorëve që u muarën me të ashtuquajturën reformë zgjedhore.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, e cila ishte kërkesa bazë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, u injorua pas kundërshtimit të opozitës, e cila kërkon të ruhet statukuoja e komisionerëve politikë.

Për Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, komisionerët politikë nuk janë vetëm siguri për votat e tyre, por mbi të gjitha epërsi, pasi plaçkisin dhe votat e partive të vogla. Me këtë sistem të administratës zgjedhore politike, masakra nuk ndodh ndaj dy partive të mëdha, por dy partitë e mëdha, pasi sigurojnë votat e tyre, fillojnë pazare për votat e mbetura në tavolinë.

Ky është i vetmi pazar që ndodh në mënyrë konsensuale duke u parë më sy më sy në tavolinën e numërimit.

Ndaj lehtësia me të cilën Edi Rama pranoi kundërshtimin e Lulzim Bashës për depolitizimin e administratës buron nga fakti se ata nuk humbasin gjë nga komisonerët politikë, përkundrazi fitojnë, pasi u rritet shansi të plaçkisin votat e të vegjëlve që nuk kanë komisionerë.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, përveçse ua heq këtë shans, shton dhe një shans më shumë për partitë e vogla, pasi i bën zgjedhjet me kosto më të lirë. Partitë e vogla dhe ato që hyjnë për herë të parë në zgjedhje e kanë të vështirë të gjejnë vëzhgues apo staf që të mbikqyrë procesin zgjedhor, dhe në shumë raste ato i merr nën garancinë e saj, partia e madhe e koalicionit, qoftë kjo e opozitës, apo pushtetit. Dhe aty natyrisht që është preja e pazarit mes dy të mëdhenjve.

Duke goditur rekomandimin e OSBE/ODIHR për administratë të depolitizuar zgjedhore, Partia Demokratike realisht ka goditur shansin që partitë e vogla dhe opozitat e reja ta sfidojnë atë. Pazari sy më sy me socialistët në këtë pikë, është marrëveshje e heshtur për të ruajtur një monopol politik në Shqipëri dhe për të mos lejuar askënd t’i sfidojë.

Edi Rama në këtë rast i ka dhënë shans Lulzim Bashës, të mos sfidohet nga kundërshtarë të rinj, ndërsa Lulzim Basha i ka dhënë shans Edi Ramës, të quhet kryeministër që operon me konsensus me opozitën.

Në fakt, e gjitha është një betejë kundër sfidantëve të rinj në politikë.

Ndaj beteja e opozitës parlamentare për të mbrojtur rekomandimet e OSBE/ODHIR, është beteja reale për të prodhuar zgjedhje që sjellin konkurrencë dhe që çajnë digën që ruan monopolin e dy partive të mëdha në skenën politike shqiptare.

Nga ana tjetër, është interesante të shikojmë se kush do të ushtrojë presion mbi opozitën parlamentare, që të bindet të votojë reformën.

OSBE/ODIHR natyrisht nuk mund të ushtrojë presion pse disa deputetë kërkojnë të zbatohen rekomandimet e saj. Ambasadorët e tjerë të Perëndimit, nuk mund të ushtrojnë presion kundër kërkesave që i kishin kauzë të tyre dhe që i bëjnë zgjedhjet më të sigurta, më të lira dhe që u japin shanse partive të reja të garojnë.

Partia Demokratike, e cila i ka deputetë të saj, do ta ketë të vështirë të bindë ish- deputetët e saj të votojnë kundër vetvetes, për t’u përjashtuar nga politika.

Partia Socialiste do të diskretitohej keq, nëse bëhet palë me ata që bëjnë presion mbi opozitën parlamentare të votojë reformën, pasi vetë PS bënte sikur ishte dakord me OSBE/ODHIR për ato rekomandime.

Tani nëse doni të shikoni kush nuk e ka dashur realisht reformën, shikoni kush do sulmojë opozitën parlamentare, që po përpiqet të bllokojë.

Nëse reforma nuk kalon në Parlament, askush nuk ka humbur asgjë, përveçse opozita parlamentare fiton një kauzë politike. Mos votimi i kësaj marrëveshje i lë gjërat siç kanë qenë zgjedhjet e shkuara. Lulzim Basha nuk ka asgjë kundër tyre, përveç rezultatit.

I vetmi që humbet është Endri Hasa, që po bëhet gati të marrë tenderin e identifikimit elektronik. Po atë mund ta bëjnë dhe pa u quajtur reformë. Tendera janë bërë dhe në kohën e pandemisë.

15 komente në “Eshtë një marrëveshje kundër sfidantëve të rinj në politikë”

  1. Taulant says:

    Me parate e droges tenderave e te oligarkeve do financohet fusha o Mero . Te behesh pak i besueshem shkruaj edhe ndonje shkrim per ato ceshtje . Nuk rrezohet Rama me vota ka gjithe administraten, median dhe krimin me vete.

    1. Mona pa breke says:

      Shko more serbo-shpellar.Paska Rama median dhe krimin me vete. Jep fakte keto ju idiotesi Meta-Berishiane qe kemi 30 vjet qe i degjojme. Rama nuk ka pse rrezohet meqe nuk u pelqen ju bajgave regresiste anti-perendimore. E ka zgjedhur populli me vote dhe vetem populli me vote mund ta largoje.

      1. timo says:

        Edi Rama ka me vete masën e njerëve Botën e krimit dhe median i kanë Saliu e Likia.

    2. katarakti says:

      Rama ka minimumi 60 per qind të popullit me vete, prandaj nuk ka nevojë as per Lazarat, as për të nxjerrë kriminelet nga burgjet(!) dhe as per oligarket e Lirie Berishes!

    3. Zigur Qarri says:

      Taulant,
      Edvin D’Rama jo vetem ka kriminelat me vete,te cilet i perdori per propagande elektorale,dhe pastaj i katapultoi ne politike duke i bere edhe Deputete dhe Kryetare Bashkie,por eshte edhe vete i inkriminuar.Vetem jashqitjet e kombit shqiptare i shkojn pas nje Kryeministri te droguar dhe me te kaluar kriminale,mikut te Vuçiçit.Gjenocidi kulturore i Edvin D’Rames me shkaterrimin e kinemave,Teatrit dhe shperfytyrimin e arkitektures se Kryeqytetit dhe Qyteteve kryesore te Shqiperise,e ka fillimin me vjedhjen e ikonave.Lexo dhe shiko historine koleksionistit Gjergji Thimo tek,” 5 PYETJET NGA BABARAMO” dhe “Stop – Gjergji Thimo, kalvari i një koleksionisti dhe abuzimet e një proces”i! (13 prill 2017),nje akuze e gjalle e bandes mafioze ne pushttet,ku kryesori eshte Kryeministri.Edhe kur Elvis Rroshi me 5 emra u vertetua se ishte denuar ne tre Shtete,Rama e kandidoi perseri.Perse u terhoq krimineli Rama nga padia ndaj BILD-it?-sepse akuzat e tyre ishin te verteta,dhe krimi i Rames do te nderkombetarizohej.Nje Kryeminister qe akuzohet per droge,qe akuzohet per krime dhe nuk pergjigjet.Politikani gjerman Martin Henze akuzon Ramen:”A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994? A është përdorues droge? Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues. A është Rama një kriminel?”E paprcedente ne historine botrore, Kryeminitri hesht,sepse te gjitha jan te verteta.Ne çdo vend tjeter te Botes,Rama do te ishte denuar me vdekje.

  2. Epo kjo pune says:

    Opozita ta votoje por me kushtin e miratimit te ligjit per referendum direkt pas zgjedhjeve. Do hane dhe kater vjet, po nuk i hengri drejtesia, pastaj ne 2025 votohet koke me koke prandaj do sillen mire se e dine qe nuk ka me thes liste te mbyllur. Me mire vone se kurre

  3. Zigur Qarri says:

    “Rilindja” nuk do të bëhet hapur palë me ata që bëjnë presion mbi opozitën parlamentare të votojë reformën”,por do te mundohet ti
    blejë votat e duhura,qe kushtojn afersisht 1 milion Euro.Perse?Deshtimi marrveshjes Rama-Basha,dëmton më shumë Ramën,sepse
    do të këtë më shumë kundershtarë në Parlament,cilindo pozicion qoftë(pozitë apo opozitë) pas zgjedhjeve Vitin e ardhshëm.
    Akuzat e dhe mllefi i opozites parlamentare,eshte adresuar ne drejtim te binomit Rama-Berisha.

  4. Shqiptar says:

    Nèse dikush mendon se na qènkèsh vetèm njè mbajtje larg e sfidantève tè rinj, bèn avokatinè e kètyre dy dordolecève qè bèjnè sikur kanè njè kope dhishè dhe delesh pèrpara, qè u duhet vetèm ti ndajnè nè mènyrè tè barabartè dhe jo njè popull qè iu kanè detyrim llogaridhènien.
    Kètu nuk mund tè bèhet mè fjalè pèr pazaret perverse tè dy dèshtakève, me eunukèt qè kanè rreshtuar rreth vetes. Jo, kètu kuptoi edhe ai mè i ngadalshmi, se Edi Rama nuk èshtè gjè tjetèr veçse njè mashtrues ordiner.
    Nuk kini parè gjè akoma.
    Tè pamè o bojaxhi tè pamè. Bojèn skarco, e shite pèr hidromat.
    Po qe se shqiptarèt tè lènè tè vazhdosh kèshtu, mirè ua paske bèrè.
    Vetèm bèj kujdes qè tè mos mbushin bulevardin sepse po ndodhi ajo gjè,,,,zotrote nuk ke parè vèrtetè asgjè deri aty.
    A ka njè realitet politik pèrtej kètyre gjirizeve tè 2 bandave e gjysèm qè kanè njè çerek shekulli qè luajnè lojra me shqiptarèt?
    Nèse po, èshtè koha pèr ta treguar.

  5. Fred says:

    Krimi i tyt eti dhe i sat eme, o Taulanto.

  6. Artibr says:

    Duhet qe opozita parlamentare te bashkohen te gjith bashk ti bejne thirje shqiptareve ta detyrojne ramen te ndryshoj sistemin e partitokracis popolli eshte per lista te hapura ngriuni cuna se e varosen kete vend poshte vota qore bashkohuni kthehini dinjitetin shqipetareve se me kete sistem nuk afrohet njeri te kutia eshte antikushtetues beni thirje te forta dhe shqipetaret do ju ndjekin nuk ju len ne balt shporeni sistemin e militanteve se na kan varosur per se gjalli po ku ka ndeshje ne bote me albiter nga skuadra jote albiter pal ngehuni se i trodhen shqiptaret.

  7. Ladi says:

    Ky Tarja apo si e ka emrin qeka pyk ne diell. Cfar tregon Mero e cfare kupton ai: ane fshat ane Bagdat

  8. xhoxhi says:

    Mero 30 vjet flitet se si vidhen votat.Është turp por e vërtetë.Unë nuk e kuptoj pse kaq problem i vështirë është numërimi i votave ashtu siç është votuar.Kur fitoi Saliu me vota të vjedhura u dogjën kutitë me fletët e votimit dhe u ruajtën materialet zgjedhore letrat që fshihnin vjedhjen.Po të hapeshin kutitë që pretendonte partia socialiste do dilte se votat ishin ndryshe.Pra në Shqipëri problemi është se nuk numërohen votat ashtu si është votuar.Edhe sikur Basha ti ketë të tijtë komisionarët dhe Rama kryeministër të nesërmen fillon lufta për votat.Votat u vodhën u manipuluam etj etj.Lufta për pushtet sjell edhe luftën për reformën zgjedhore.Kudo në botë ka probleme me zgjedhjet por mbarojnë zgjedhjet dhe mbyllet goja .Në Shqipëri kemi 30 vjet që flitet vetëm për vjedhje votash.Opozita parlamentare kërkon lista të hapura.Edhe sikur të bëhet zarfet me listat do shkojnë në çdo shtëpi duke i blerë dhe do hidhet në kutinë e votimit siç bëhet edhe gjetkë.Zgjedhjet janë korrupsioni më i rezikshën kudë në botë që ska zgjedhje me çdo reformë sado e përsosur që të jetë sepse njëra palë nuk e lëshon pushtetin dhe tjetra kërkon ta mare.Kjo për vende si Albania…

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk mbahet mend ne historine e politikes boterore nje rast i vetem kur te kete bere sukses ndonje grupim i vetquajtur opozitar i futur ne parlament nga shumica qeverisese!

  10. Kozmos says:

    RAMA KA SORROS , QE DO TE THOTE AMERIKEN .FJALET E TJERA NUK VLEJNE ASPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje