Nga Mero Baze
Ka tre propozime për ndryshimet kushtetuese që lidhen me Reformën Elektorale nga opozita parlamentare.
E para është hapja e listave. E dyta korrektimi propocional 5 për qind për një parti që mund të hyjë në Kuvend edhe pse nuk ka fituar në ndonjë qark. E treta është heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Ndaj këtij propozimi ka një mbështetje në distancë nga SHBA që reflektohet dhe sot nga takimi i ambasadores Yuri Kim me Rudina Hajdarin.
Por ka një agresion për të denigruar dy propozimet e fundit, pragun 5 për qind dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Ndërsa për listat e hapura ka mbështetje popullore, për këto të dyja ka konfuzion.
Dhe kjo duhet sqaruar mirë, sidomos lidhja e listave të hapura me koalicionet parazgjedhore.
Nëse hapen listat dhe ruhen koalicionet parazgjedhore atëhere dy partitë e mëdha do të fusin tek “treni” i partive të vogla elementë kriminalë, duke larë duart nga përgjegjësia, pasi nuk janë të tyre formalisht. Dhe kjo do të asgjësojë dekriminalizimin.
Në dy zgjedhjet e fundit, elementet që preku ligji i dekriminalizimit vinin nga koalicionet parazgjedhore. Ndaj, nëse listat hapen duhet të ikin koalicionet parazgjedhore.
Së dyti, pragu 5 për qind vendos standard për partitë e vogla që nuk ja dalin dot në qarqe. Ka parti që marrin vota për 3 deputetë dhe nuk marrin dot deputetë sepse votat e tyre në qarqe i thithin sipas formulës, dy partitë e mëdha.
Korrektimi proporcinal kombëtar e korigjon këtë gjë dhe e çon votën atje ku është nisur.
Ndaj të dy propozimet e debatueshme janë në interes i partive të vogla.
Fakti që SHBA po reflekton dhe po u jep mbështetje këtyre ideve, tregon se opinioni publik ka bërë punën e vet dhe e ashtuquajtura marrëveshje zgjedhore ishte një betim për të mos ndryshuar asgjë.
Ndaj përpjekja e PD për të demonizuar këto propozime është për të ruajtur monopolin e saj mbi partitë e vogla, me shpresë që të marrë votat e tyre.
E kuptoj që e kanë hall, por shoqëria duhet të shikojë hallet e saj jo të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës
Këtu PS-ja duhet të vetëkorigjohet dhe të mos mbetet peng e “pabesisë” karshi PD-së dhe LSI-së jo parlamentare, por të bëjë ndryshime në kushtetutë njëherë e mirë për 20 vitet e ardhshme duke futur dhe depozitimin e KQZ-ve me administratën publike dhe juristët e rinj.
Paska kushtetute ne Shqiperi …!? Ouu … Ka edhe president qe te rruaje kushtetuten… i paskeni te gjitha boll u qate… guri i rende ne vend te vete. Tung!
Pas “rrebelimit” te Deputetit te PS-s Adnor Shameti qe u shpreh kunder koalicioneve parazgjedhore,vjen edhe Editoriali i Meros ne
sinkron me “rrebelimin” e tij,te tjere do ti pasojn.Nese ky “rrebelim” i Adnor Shametit nuk ndeshkohet nga Rama ashtusi ka bere me
Blushin e kompani,atehere mbrapa “rrebelit”qendron vete Kryeministri.Te presim se sa Deputete te tjere do te”rrebelohen”,qe Rama
ti hapi driten e gjelbert e nje prej kerkesave te Opozites Parlamentare dhe “rrebelave”te “rilindjes”.Cila nga Partite e vogla qe nuk kan
bere koalicion,ka pasur sukses deri tani?-asnjera.Prandaj,Partite e vogela nuk perfitojn me heqjen koalicioneve parazgjedhore.
Makinacionet nuk jan zgjidhje afatgjate,por kthim mbrapa.Historia ka treguar,se dikatoret largohen vetem me dhune.
Akoma me kete mbiemer ti?
Shko ore nderro mbiemrin se le nam%….
Vezhgues = spiun,zagar militant.
Doli muti qe ngjit poshte kepuces te promovoi debilitetin e tij!
Ik ore debil!
Dhe topi ngelet ne porten e rames
Kjo do tregoje se lideri ballkanit eshte me popullin apo me tepsite dhe kazanet
He pra se po presim gjuaje topin futja lules mes shaleve dhe ta mbaj meta shenim tek blloku.
Respekte Muslim murrizi
Si parathenie dyfjale per Gurin e zi,me falni zi gurin.
Ne radhe te pare nje Kompliment per pseudonimin qe ke gjetur,e meriton.
E dyta dhe me kryesorja,une nuk e di kush te paguan,por ben mire mos te vjellesh kaq shume dhe te ndjellesh percarje.
Ne jemi shume popull i vogel,per tu percare.
E verteta lakuriq eshte qe te treja partite e medha jane ,e perserise per te disaten here,dege te nje peme.
Ajo qe na duhet ne eshte hapja e letrave,jo diplomacia e kulisave.
Ha mer ike, hap letrat.(Amerike)
PS.Perndryshe do ngelemi perjetesisht ne tranzicion
I kerkon populli – thone-listat e hapura, te shohin ke kane perballe. Ok, po a nuk i caktojne partite kandidatet per deputete dhe ne listat e mbyllura? Thote Murrizi e Hajdari qe te dalin perballe me popullin, ok, por fuqia ekonomike e ketyre te dyve eshte e tille qe be zonat ku do re kandidojne i blejne votat pa u lodhur fare, jane fije floku per ta ky shpenzim se nga vjedhjet kane aq dhjam saqe duan te tresin dicka me deshire. Pasurite e tyre jane te pallogariteshme, keshtu qe blejne me lehte. Me leke, jo kriminele, por dallkauke i ke ne kuvend. Ndersa partite jane me te sakta per ata qe do te caktojne kandidate; le te behet konkurimi e perzgjedhja brenda strukturave te partise. Mos abuzohet me “do populli” listat e hapura; se populli nuk ja idene fare per keto gjepura qe i serviren, manipulohet lehte. Partite votohen te udheheqin vendin per 4 apo 8 vjet, ato kane programe e alternativa; ato perzgjedhin dhe njerzit me te cilet do te realizojne keto programe. Te tjerat jane perralla me mbret qe serviren.