Kërkohen alibi për humbjen e  zgjedhjeve dhe garanci për fitoren e tenderit të zgjedhjeve 

17 Qershor 2020, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore janë tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar rreth riformatimit të KQZ, duke kërkuar një KQZ me balancim politik me mandat 4 vjeçar, ndërkohë që marrëveshja parasheh një KQZ të riformatuar, me një kryetar dhe dy komisione të formuara sipas një formule personash të përzgjedhur sipas kritereve të OMN.

Tërheqja e Partisë Demokratike nga një prej pikave të marrëveshjes që ka nënshkruar vetë, është në të vërtetë prishje “de facto” e marrëveshjes, pasi neni i fundit i marrëveshjes, detyron Partinë Socialiste që ta votojë këtë marrëveshje në Parlament të pandryshuar.

Por përtej kësaj, argumentet e PD për prishjen e formulës së KQZ, për të cilën është rënë dakord në marrëveshje, janë një përpjekje për të pasur një alibi për humbjen e zgjdhjeve, më shumë se sa një lëvizje që synon garanci për fitoren e tyre.

Nëse KQZ do të duhet të balancohet politikisht, siç kërkon Partia Demokratike, nuk ka nevojë fare të ndryshohet Kodi Zgjedhor, pasi ne e kemi ligjin për KQZ. Mandatet e Klement Zgurit dhe Denar Bibës mbarojnë në dhjetor 2020 dhe në KQZ mbeten tre të zgjedhur nga PS dhe katër vende bosh. Kështu që nuk ka nevojë fare të merremi me një Kod të ri, nëse është fjala për balancim politik, pasi ashtu e kemi.

Nga këto 4 vende, njëri është posti i kryetarit. Atë mund ta zgjedhim me procedurën që ofrohet, ku shumica i çon opozitës katër emra, ajo eleminon dy emra dhe i fut në votim. Tre të tjerët zgjidhen me kodin aktual.

Pra është e qartë, që nëse do rrijmë tek balancimi politik, nuk kemi nevojë ta fusim KQZ në marrëveshje për ndryshimin e Kodit.

Nga ana tjetër, PD ka tre vjet që i lë bosh tre vende në KQZ-në aktuale, pasi nuk çon emrat.

Kjo tregon se PD nuk ka problem KQZ-në, por ajo kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, të krijojë një konflikt dhe pastaj ta ketë si alibi, ose për bojkotin e radhës, ose për humbjen e radhës.

Dhe në këtë pike, Lulzm Basha është i vetmi kryetar partie, që para çdo palë zgjedhjesh, kujdeset se si të gjejë një arsyetim për humbjen, dhe jo si të gjejë një mënyrë të fitojë.

Akoma më banale në këtë situatë është fakti që i vetmi debat real që PD po bën në Këshill, është beteja për tenderin e pajisjeve identifikuse biometrike.

Sipas PD, duhet të futet në Kod procedura me negocim, dhe këtë ta bëjë nënkryetari i KQZ, që i takon opozitës. Dhe kjo po shkatërron dhe gjithë formulën e KQZ, pasi PD e do politik nënkryetarin, dhe e do të vetin, që të mos i ikë tenderi nga dora.

Këtë sherr në të vërtetë e kemi peshqesh nga Edi Rama, i cili për të bindur Bashën të firmoste marrëveshjen, doli publikisht e tha që tenderin e identifikimit biometrik le ta bëjë opozita me përfaqësuesit e saj në KQZ, që mos të fillojnë prapë, “jo Ogerta, jo Luljeta”.

Kaq mjaftoi që Basha të firmoste marrëveshjen, por tani është ngatërruar aq shumë me procedurën e garantimit të tenderit për atë që do ai, sa ka harruar garancitë për zgjedhjet.

Pra në gjithë këto negociata që po i dështon, Basha po luan me dy objektiva. Po kërkon arsye për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe garanci për të fituar tenderin e zgjedhjeve. Nuk shikoj arsye të mos ja plotësojnë të dy objektivat.

14 komente në “Kërkohen alibi për humbjen e  zgjedhjeve dhe garanci për fitoren e tenderit të zgjedhjeve ”

  1. Fjolla says:

    Haha haha leku duhet me jetuar jeten…!d

    1. vang says:

      AH, E pesuam si gomari i Nastradinit qe sdinë cfar uji ti japim.E Mero,ska gje me te sikletshme kur ngatrrohesh me te pazotin por të djallëzuarin.

  2. Zad.. says:

    Pse merremi akoma me kete lloj kufome politike qe ka ngordhur me kohe?
    Sali kerma ja doli qe te mbyse dhe terheqe partine e tij familiare ne arkivolin e tij dhe me shpirtin qe po i del nga bytha, kerkon qe bashke me gerdallen e tij politike dhe teveqelit qe shet per lider, te helmoje te ardhmen e shqiptareve edhe tani qe eshte i vdekur dhe qe pak momente , sa te thyhet perfundimisht dega qe e mban, e ndajne nga hakmarrja e eger e gjakesve, qe me gjakun e te afermet te tyre lau duart e veta dhe te ardhmen e Shkerdhenit dhe Shkerdhites.

  3. Big Brain says:

    Kjo është një situatë qesharake. Le të ndërtojnë një sistem të pavarur nga partitë, me sanksione të forta kundra shkeljeve dhe manipulimeve dhe mbaroj puna. Me një sistem të tillë të konsoliduar dhe të paprekshëm, çdo parti do jetë e lirë të marë pjesë në zgjedhje apo jo dhe nuk ka pse të bëhemi qesharak çdo herë. Pavarsisht cilësisë duhet përkrahur opzita parlamentare dhe të votohet një ligj me ta dhe ti hapet rruga krijimit të një organi të pavarur që do të organizojë zgjedhjet. Partitë jashtë parlamentit të reja dhe të vjetra të punojnë dhe të orgazohen për të fituar sa më shumë vota. Mbase shumë utopike për Shqipërinë.

  4. Baftjari says:

    Po me keta kjo pune eshte,a po i futni nje te votume simbas detyrave te vena nga Odhiri ketij kodi dhe keta po deshen te futen ne zgjedhje,po deshen te rrine ne bulevard,se nuk i plasi Hajdari kujt

  5. RAM KARI says:

    Posht Rama, rroft populli I pakorruptuar shqiptare. Vdekje politikaneve te korruptuar.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Merret Rama me ate kufome politike sepse e ka fitoren autostrade duke e mbajtur ne karrige te opozites. I hedh ndonje kacidhe tek-tuk se ai blihet se ska ideal per partine qe perfaqeson dhe vizjon per shoqerine kolektive. Qesharakut mbushi xhepat dhe je ne rregull. Ku ka ai intelekt te ndertoj dhe udheheqi. Ai eshte gjobvenes dhe trupeshk. Rama tallet me te por problemi eshte qe ajo demton menyren e te berit politik. Nuk mesohen brezat e ardhshem te bejn politike kshu. Politika ka hile, por jo ne kurriz te qytetareve dhe menyre banale. Une habitem ti nenshtrohesh nje partie jo institucjonale duke i shtruar tapetin e kuq deri ne dere te SHQUP-it. Kjo eshte bythelepirje per te marre pjese ne zgjedhje a thua vdiq intelekti shqiptar te krijoj opozite.. Opozite krijon brenda nates. Kjo i fut socialistet ne dilema qe s’kane nevoje “to lower the bar so much”, duke pasur opozite ne Parlament. Ata po deshen le te hyne ne zgjedhje, po s’deshen e dine c’fare i pret.

  7. am says:

    Ah mer Luli mer Luli. Sa burr i felliqur paske qene mer Lul! Ske faj mer Lul. Me ca do ti mbash gjalle ata pabuksat e pd. Xha Luli dhe dyzet horrat e pd.

  8. Ladi says:

    Mereni lehte njerez! Me keqardhje konstatoj se keta jemi ne! Po, po. Grindavec, dyshues, puthadore, trima me te dobtit, pula me te fortet, te dobet ne karakter, te prapambetur ne mendje, ngrehaluce, krejt te paditur dhe shesim vehten se coc jemi…
    Te shpresojme qe 10 vjecaret e sotem t’ja ndryshojne faqen ketij vendi dhe fytyren ketij populli.

  9. Hiqe mos e keput says:

    Si shume po u krehin koken ketyre matrapazeve.Edhe Nderkombetaret duhet te ndergjegjesohen,ndryshe te gjitha perpjekjet shkojne dem.Duhet te veprojne si Lu,qe i futi ne rresht,per te votuar Reformen ne Drejtesi.

  10. Kume Peza says:

    Mero nuk kanë shumë problem tenderin e pajisjes, sepse tendera të tillë kanë bere e do të bëjnë gjithnjë. Këta milionerë me euro i kane fituar dhe do t’i fitojnë gjithnjë. Dyshoj shumë se po bëhet tenderi i madh për zgjedhjet, prandaj dhe i ruajtën komisionet politike.

  11. Kujtimi says:

    Zgjedhjet e ardheshme kurdo te zhvillohen do jene votim plebishitar Anti-Rama dhe ti Mer Bazja nuk e ndryshon dot kete realitet sikur te reja e zeze te kercesh perpjete!

  12. DENI says:

    dava pazaresh te vjetra

  13. Tomori USA. says:

    Shqiperis i dyhet nje opoozit e re, ndryshe sben perpjet. PD, LSI, jane parti interesash, jane provuar sa probleme ikane sjell ati populli, me koorpsjonin, drogen, papunesine, shkaterimin e shtetit dhe cpefyryrimin e qytetareve duke i ber qytetaret hajdut te prones private dhe asaj shteterore, pra, instaluan nje shtet rumpalle, qe edhe Abrham LInkolni te njgjallet, si zgjith problemet dhe shqetesimet qe janekrijuar nder vite, nga keqeqeverisja e PD dhe LSI.
    Nuke u mjaftuan me guret, druret, pengesat qe i vune rreformes ne drejtesi gjat ketyre kater viteve nga 2016. e ketej, por edhe tani qe rane dakorrd me nderhyrjen e nderkombetareve per kodin zgjedhor, sa u mbush nje jave, u ben pishman per ate qe firmosen dhe pse muaren cfar kerkuan, tani, kerkojne qiqra ne hell, Luli i vocel dhe Titi Plak, por skane faj te shkretet se keshtu i udhezojne Berisha, Meta, e Monika.
    SHqiptaret duhet ti abandonojne keto forca politike dhe te mbeshtesin e votojne nje parti te re, me intelektuale patriot te sprovuar qe pefaqeson interesat e qytetareve, jo me fjale , por me vepra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje