Dy ministra në një derë...

23 Qershor 2020, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një rivalitet qesharak, mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në detyrë, Cakaj, dhe ish Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Bushat, të dy të një partie, rivalitet që sot ka pasur shkëlqimin e vet. 

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ju gëzua rezultatit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke lënë të kuptojë se janë fituar 4, ose 3 deputetë, për shkak të punës së tij. 

Në fakt kur u numuruan thjeshtë kishin fituar dy deputetë. Kaq deputetë i ka pas marrë Riza Halimi 20 vite të shkuara edhe nën Milosheviçin. Pra thjesht nuk ka ndonjë gjë të re nga Lugina, përveç pjestimit të partive shqiptare nga 1 në 5. 

Nuk mendoj se suksesi do varej nga Gent Caaj dhe sikur të ndodhte, pasi faktori shqiptar atje, ndërkohë është përçarë, dhe as mendoj se kanë dështuar prej tij. Kështu që protagonizmi i tij në këtë pikë, është pa lidhje. Biles kjo është më shumë punë e Pandeli Majkos se sa e tij. 

Nga ana tjetër ish Ministri i Jashtëm Bushati, që ka qenë shumë normal kur ishte ministër, është bërë edhe më qesharak se sa Cakaj. Me sa duket ai në këtë botë ndjek pas vetëm Gent Cakaj dhe jo se çfarë ndodh realisht. 

Sapo ka parë që Gent Cakaj është lavdëruar që Lugina ka fituar 4 deputetë, ka dal në një intervistë në një TV dhe ka kritikuar shqiptarët në Luginën e Preshevës që kanë hyrë në zgjedhje pasi kanë shtuar numurin e deputetëve, pasi sipas tij kështu ndihmojnë Vuçiqin, i cili nuk kishte opozitë në zgjedhje.

Po të mos të isha i bindur që nuk udhëhiqet nga logjika, por nga Gent Cakaj , ky ish ministër duhet të bëhej cop nga shtypi për këto broçkulla.

Së pari përpjekja e tij për tu shqetësuar më shumë për demokracinë në Serbi, se sa për faktorin shqiptar, është qesharake. Ata që kanë bojktuar zgjedhjet e Vuçiq nuk janë  forca pro perëndimore, as liberale, por një amalgamë partish fashistoide e anarkiste, që duke e ditur se humbasin zgjedhjet thjeshtë i bojktojnë ato. 

Në Serbi kjo është një traditë shumë e vjetër 30 vjecare dhe shqiptarët nuk kanë mundur as ta regullojnë demokracinë serbe, as ta korrigjojnë.

I vetmi para Dimtmir Bushatit, që ka dashur ta korrigjojë demokracinë serbe, ka pas qenë Sali Berisha më 1997, kur u bëri thirrje kosovarëve të mbështesnin protestat e opozitës në Begrad për të shpëtuar nga trazirat në Tiranë. Por dhe ai, edhe pse e kishte për hall të vet, ishte më palën më të mirë të Serbisë, atë të Gjingjiqit, që së paku ishte properëndimor. Kurse kjo qarja për demokracinë e gjymtuar serbe, nga mungesa e opozites në zgjedhje, është më shumë se qesharake. Ditmir Bushati ka hyrë vet në zgjedhje pa opozitë vitin e kaluar, dhe nëse e kishte këtë ndjeshmëri, mund ti bojkotonte meqë nuk kishte opozitë.

Së dyti këto thirrjet banale për unfikimin e faktorit shqiptar në Luginë, rreth një “projekti shqiptar”, janë po aq shkollareske nga çdo politikan që jepen nga Tirana, a Prishtina qoftë. Shqiptarët që jetojnë në Serbi i kanë siguruar të drejtat politike dhe duhet të luftojnë të përfaqësohen në institucionet e Serbisë. Tirana zyrtare së paku nuk mbështet ndonjë ndarje të tyre nga Serbia. 

Dhe një projekt për bashkim të Luginës me Kosovën, që u pëshpërit nga Hashim Thaçi, u bë cop ende pa u artikuluar, pasi u konsiderua sikur qe pjesë e planit paqes Kosovë Serbi. Biles Bushati mendon se kjo është arsyeja që ai është zëvendësuar me Gent Cakaj. 

Tani duhet të zgjedh që Gent Cakaj ta sulmojë ose si politikan që do të integroj shqiptarët e Lugines në institucionet serbe, siç është kjo e zgjedhjeve, ose  që  kërkon të bashkojë Luginën me Kosovën se do të korrigjojë kufijtë.

Duhet të zgjedhim një prej tyre, se të dyja nga inati i Bushatit nuk i mban dot Genti i vogël.

Dhe së fundmi, politika  e jashtme e Shqipërisë, duhet të shqetësohet vetëm për liritë politike  të faktorit politik shqiptar jashtë Shqipërisë dhe jo në të drejtat e organizimit politik të tyre.

 Ajo që Shqipëria bëri me faktorin politik shqiptar në Maqedoni dy vite më parë, ishte korrekte, pasi i bashkoi ata pas zgjedhjeve për të larguar nga pushteti një rregjim që i diskriminonte shqiptarët. Kjo është korrekte dhe është në frymën e garantimit të lirive të shqiptarëve. Këto protagonizmat lokaliste për tu përfshirë në zgjedhjet në Tuz, në zgjedhjet në Luginë, në zgjedhjet në Kërçovë, etj, ka rrezik që më shumë e dëmtojnë Tiranën zyrtare, se sa i ndihmojnë shqiptarët atje ku janë. 

Lerini shqiptarët nëse janë të lirë politikisht, të bëjnë çfarë të duan. Dhe për fat sot shqiptarët janë të lirë në Ballkan.  Se në përpjekje për të bashkuar ata aty ku janë, tregoni sa të ndarë jeni këtu ku votoheni dhe paguheni. 

7 komente në “Dy ministra në një derë…”

  1. Kolë KIRASI says:

    Për zotin Bushati (ish ministër i punëve të kashtëme), do ti thoja, shkurt këto :
    – Kur e kishe në dorë këtë punë, i hëngre munë (labçe)
    – Kur nuk ta vë njeri në pullë (nuk të pyet kërkush), jep mënd sikur je dikush.
    Zot Bushati, sot, je një ish, dhe si i tillë, me ish, në Shkodër, trembin pulat, duke u thirrur ishshshshshshsh…… he dreq.
    Tregohu i mënçëm, si burrë bushatllinjsh, mundohu me heshtë, me e mbyllë gojën.
    Të fala kush të pyesë.

  2. Dario ,Metz France says:

    Kur ishte minister Ditmiri nuk foli,kur u largua filloj tr flas,kjo nuk eshte loyale me familjen politike ku aderon…?!d

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Bushati duhet te kuptoje qe Ministria e Jashtme ka te beje dhe me politiken e brendshme te shtetit. Jane dy maja te mprehta qe duhet ti balancosh sepse keto minoranca shqiptare varen nga pushteti qendror i atij shteti. Vetem Greqia ben cudira dhe kerkesa te pakuptimta qe Shqiperia ose i zbaton, ose i shqyrton kur vete shteti grek ka me shume se 1 miljon shqiptare qe jetojn aty (jo emigrojn). Kemi me shume probleme serioze me Greqine se sa me Serbine. Ne Greqi nuk ke nje shkolle shqiptare. Nuk ke nje emer rruge, nje bust, nje kopsht, asgje si identitet me komunitet shqiptar. Dhe numrat e shqiptareve ne Greqi jane 10fishi ne c’fare banojne ne komunitet e tyre ne Serbi. Serbi i kane lene si komuna te pamvarura. Edhe me deputet. Ke ndonje deputet shqiptar qe perfaqeson 1 miljon shqiptare qe jetojn aty?? C’fare kerkojn greket nga respektimi i minorances ne Shqiperi ?!?! Bust kane, shkolle kan, kopsht kane, rruge shumzim per 10 kane (me emra ne tabele zyrtare), varreza kane, deputet kishin ne parlament, por duan toka. Tokat qe u ndane tamam si shqiptaret me ligjin e famshem ashtu u be dhe per minoritetin. Une u rrita me femije minoritare greke dhe u trajtuan tamam sic trajtonim dhe femijet e tjere shqiptare. C’fare kerkojn greket qe jane te perkedhelur aq shume nga vendet perendimore saqe kerkojne qiqra ne hell ne kurriz te shtetit shqiptar dhe madje duke u ngaterruar ne ceshtje te brendshme te saj. C’fare jane keto emra rrugesh ne Jug te Shqiperise sepse keshtu dashka bashkia ?!?! Emrat e rrugeve propozohen nga pushteti lokal dhe duhen miratuar nga pushteti qendror.Dhe vereni emrat qe kane vendosur. Te gjithe emrat jane udheheqes cetash qe kane sulmuar dhe supresuar popullin shqiptar perpara se Italia ti s’mbrapte nga kufijt dhe ushtria shqiptare zuri territorin (madje hapen prap lufte ne 45-46 me shkelje syri te perendimit). Mos te shkoj per ceshtjen e Camerise. Ky vend (Greqia) vetem ka thithur nga historia shqiptare nga politika dinake qe u duhen thyer hundet. Serbia beri ate qe ben greket 100 vjet te shkuara. Ben te njejten gje madje me keq sepse zbuan nje popull te tere dhe bejne sikur s’ka ndodhur gje. Serbia beri gabim trashanik sepse koha ishte e gabuar kurse Greqia eshte e kamufluar (ku ushtaret greke kendojne ti nxjerrin zorret shqiptareve ne mes te rrugeve ne parade). Dhe kur e ben ate ushtria ne pike te dites dhe me sy te hapur para njerezise, Serbia mua s’me duket gje..

    1. Nik says:

      O “Qytetari Optimist”, mos ja fut si kau peles, “nje milion emigrante Shqiptare ne Greqi”! nga e gjete kete shifer zotrote!? Apo ta dha gerqia!?

  4. C+ says:

    Dy ministra ne nje dere…../Njeri pjerdh, tjetri merr ere…?

  5. ERTV says:

    VK , dava Rilindje!
    Njëri m… e tjetri kak.
    (Ky aktuali perveç këtyre i ka dhe buzët me qumësht).

  6. more tiii says:

    Ymeri këshillon politikën shqiptare të mos përzihet me problemet që kanë shqiptarët.
    Po pse ymer??? Pse greqia jote,për një grusht grekësh,kushtëzon çdo gjë në lidhje me shqipërinë?
    Pse serbia për 100 mijë serbë,është gati të prishë marrëdhëniet me be-ja??
    Ti e ke një frikë.
    Mos i trëmbesh idesë së një shteti shqiptar në gadishullin ilirik??
    Mos pres kësaj frikë sulmon edhe albin kurti???
    Mos je si arjan çani??
    Mos të kuptoi lojën populli shqiptar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje