Nga Mero Baze
Nëse ka diçka kontradiktore sot në historinë e Kosovës rreth qëndrimit politik që mbahet ndaj hijeve të errëta të luftës dhe vrasjeve politike, është qëndrimi politik i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
Albin Kurti ishte një mbështetës i luftës, pa qenë në luftë. Pa dashur të përshkruaj biografinë e tij të atyre viteve, dua të theksoj se gjërat për të cilat akuzohet Hashim Thaçi dhe shokët e tij, më së shumti kanë të bëjnë me dëshmi të marra për vrasje politike, apo spastrime të qëllimshme jashtë fushës së luftës, në periudhën e anarkisë pas luftës.
Ka pasur parti dhe individë në Kosovë që e kanë kundërshtuar në kohën që ndodhnin këto gjëma. Ka pas dhe pak, fare pak gazetarë. LDK ishte një prej këtyre partive që kanë kundërshtuar vrasjet dhe i kanë denoncuar ato.
Vrasjet pa autorë, por dukshëm të motivuara politikisht, kundër disa drejtuesve lokalë të LDK, e futën LDK-në në një luftë të ftohtë me “krahun e luftës”.
Në kaosin e pasluftës së vitit 1999, deri më 2000, Kosova nuk ishte as në pushtetin e UÇK, as UNMIK, as të ndonjë Qeverie, por nën pushtetin e një anarkie dhe “gjuetie shtrigash”.
E vetmja gjë që duhej bërë, ishte të ngrije zërin dhe të dënoje vrasjet, nëse guxoje.
Ata që e kanë bërë këtë në Kosovë, i kanë deklaratat e shkruara. Pak kush e bëri në Shqipëri.
Por më të qartë janë ata që nuk e bënë kurrë. Dhe ky është Albin Kurti dhe “Vetëvendosja”. Kjo parti nuk i dënoi kurrë vrasjet politike në Kosovë, madje dukshëm dukej se inatin me fraksionet e tjera të dala nga lufta, e kishin pse nuk kishin vrarë më shumë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, ka qenë i kudondodhur me Hashim Thaçin dhe drejtues të tjerë të UÇK-së në kohën për të cilën përfliten akuzat. Nuk di çfarë mund të ketë thënë si dëshmitar në Hagë, por di që ky njeri ishte ministër i Brendshëm i Qeverisë së përkohshme të vitit 1999-2000, kur kanë ndodhur shumica e këtyre vrasjeve. Në atë Qeveri pa pushtet, në fakt ministri i Brendshëm ishte “Gestapo” politike.
E kam të fiksuar si gazetar, pasi duke qenë shumë kritik me shkrimet e mia rreth vrasjeve në atë kohë, ky i ishte ankuar një zyrtari të lartë të PD në Shqipëri, gjatë një dreke tek restorant “Piaca” në Tiranë.
Tani ky njeri që udhëhiqte nëntokën e krahut politik të UÇK, udhëheq Grupin Parlamentar të “Vetëvendosjes”, dhe vazhdon të mbrojë atë që ka bërë në ato vite.
As ai, por mbi të gjitha as “Vetëvendosja”, nuk bëri kurrë asgjë politikisht kundër asaj periudhe. Madje Albin Kurti ka denigruar Ibrahim Rugovën, dhe vetëm kur i qurravitej LDK-së për pushtet, bëri disa hapa plot mëdyshje e pasiguri, rreth pranimit të kontributit të tij.
Tani “Vetëvendosja” dëgjova që ka thënë se Edi Rama ka shkuar në Kosovë për të mbrojtur Hashim Thaçin.
Po mirë, ndoshta ka shkuar dhe për ta mbrojtur presidentin Hashim Thaçi më 2020, por avokati më i madh i akuzave që i janë bërë Hashim Thaçit dhe shokëve të tij, është “Vetëvendosja”.
PDK e Thaçit, AAK e Haradinajt etj., kanë reflektuar kundër vrasjeve, së paku me deklarata politike. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti janë ndër avokatët më të mëdhenj të asaj periudhe, pasi ata ende nuk janë distancuar prej tyre.
Po kaq kontradiktore është dhe teoria e tyre rreth Gjykatës Speciale të Kosovës.
Ata nuk e kanë votuar atë, thonë që nuk e njohin, kritikojnë Hashim Thaçin pse e votoi, ndërsa tani i thonë pse nuk jep dorëheqje, se të ka akuzuar prokurori special.
Hashim Tahçi ka dhënë shpjegimet e veta për hapat që do të ndjekë, por “Vetëvendosja” nuk ka pse i kërkon llogari dikujt për raportet që ai vendos me një gjykatë, që ata nuk e njohin.
Kjo tregon sa fallco e kanë pasur kundërshtinë ndaj Gjykatës Speciale dhe sa të paqëndrueshëm janë në qëndrimin ndaj së shkuarës. Ata kanë target vetëm persona dhe jo fenomene në Kosovë.
Albin Kurti dhe “Vetëvendosja” është rasti unik, kur ata janë dakord me fenomenin e vrasjeve politike, por duan në të njëjtën kohë që për këto të dënohen disa kundërshtarë të tyre, dhe jo ata.
Kësisoj ata janë edhe avokatët e vrasjeve të luftës, edhe njëkohësisht kundërshtarët e Hashim Thaçit. E kuptoni vetë çfarë i bie të jenë.
Me bindjen se do te jete shkruar dhe anglisht ky shkrim e ta lexonte gjykatesi i hages kete te vertete se ne ate kohe ne kosove nuk udhehiqte as uçk e as unik do te ndryshonte rrjedhen e ngjarjeve
MERO BAZE mbetesh numri nje i gazetarise
Autorit (Mero Baze) t`i vije turp per kete paloartikull! Nuk besoj, se pergjegjesit e portalit do ta publikojne komentin tim; prandaj edhe nuk po zgjatem.
Nuk je aspak i besueshem, Autor! Po perpiqesh, te baltosesh Figuren e A. Kurtit, bashkepunetoreve te tij dhe vepren e tyre, e cila si e tille, per mendimin tim, eshte e para pas kaq vitesh, e cila na jep sadopak shprese, ketej dhe pertej kufirit si edhe shume shqiptareve kudo ku ndodhen! Me sa duket, ty tashme te eshte dhene sinjali, tu mbrosh krahet “Ramexhinjeve dhe Thacexhinjeve”, truri i te cileve per ceshtje kombetare e diplomatike as me ate te zogut nuk mund te krahasohet. Une, ne rradhe te pare, sjelljen e KM se Shqiperise e konsideroj tradheti te larte ndaj kombit, nderhyrje trashanike ne ceshtjet politike te vellezerve dhe motrave ne Kosove; nderhyrje, e cila mundesohet vetem nga mediokriteti i dukshem i Thacit te lig dhe te gjore, te cilit fatet e shtetit/kombit i jane maksimalisht dytesore ne raport me fatet personale!
Rama bam e Mero ham.
Jaman shok-o,jaman jaman!
Në asnjë mënyrë nuk mund të identifikohet
VV ja me Rexhep Selimin.
Është e vërtetë që VV ja është shumë heteroxhene,VV së iu kanë bashkanxhitur njerëz nga të gjitha partitë e deritashme të pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes së deritashme me qëllimin e ndryshimit të gjendjes së tanishme.
Rexhep Selimi ka qenë viktimë e hershme e të huajve dhe e pro serbëve por ai diti ti shmangej me kohë rrezikut dhe ai ska aty vend me sojin e nji Haki Abazoviçi që lyhet herë zi e herë verdhë
Albin Kurti, me gjithë VV-në e tijë, janë një copë MUTI, e mbështjellë me plastmas dhe e futur në ngrirjenë frigorifer.
Kur e nxjerr nga ngrirja, dhe fillon e i heq plastmasin, atëherë fillon dhe del era e MUTIT.
Këtë cikël, ngrirje – shkrirje, e kaloi.
I doli era e mutit.
Mendoj që nuk besoj ti shkojë më njeri nga prapa.
I vjen era MUT.
Pa ribotoji dhe nje here Mero keto shkrimet qe paske bere asokohe! Thjesht per rikujtese! Ok?
Bb merret me emra dhe jo me fenomene thotë Baze. Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri nesër VV do të merret me emra dhe jo me fenomene për një arsye të vetme, që t’i gazetar duhet t’a dush, fenomenet nuk krijohen nga fantazmat as nga alienët por nga emrat konkret dhe duke vënë këta emra konkrete para drejtësisë, atëherë luftohet edhe fenomeni edhe andej edhe këtej kufiri. Për turpin, fatkeqësinë dhe mënyrën tonë në mesin e këtyre emrave që gënjejnë, vjedhin, e bëjnë punën e matrapazët e që ngrisin më qiell hajna,vrasës,mashtrues,tyxharë, nuk dihet nëse këta gazetarë e bëjnë këtë nga frika apo nga interesi. Duke u bazuar në pasurinë që sot kanë bërë shumë gazetarë del se këtë e bëjnë për shkak të interesit dhe favoreve që ata i dinë mirë.
Dmth Albin Kurti (qe ishte ne burg ne ate kohe) eshte fajtor per vrasjet e pasluftes?!! Je totalisht gabim, mjafton ti shikosh faktet. Mero ty te jane erresuar syte nga lideri suprem i Shqiperise (dhe me tutje!). Duke u munduar ti sherbesh liderit suprem ke humbur totalisht arsyen. Me vjen shume keq pasi i kam lexuar shkrimet e tua me shume kenaqesi, sidomos ne kohen tuaj te tranziocionit nga zeri i Saliut te zeri i liderit suprem!
Jane rrumpalle dhe pandaj duken kontraditore.
Kjo histori me kujton historine e Sali Berishes. Kur Ramizi e caktoi si “udheheqesin” e arthshem te demokracise, midis te tjerash i tha: Ti Berisha do na shash me rrenje e dege sepse kjo eshte rruga me e mire per te marre pushtetin dhe keshtu ne se bashku do jemi te mbrojtur nga reaksionaret…
E njejta gje ka ndodhur edhe me Kurtin. Ai u udhezua qe te mbroje luften clirimtare deri ne ekstrem sepse keshtu do merrte pushtetin. Ai e mbrojti luften duke dale me luftarak se ata qe bene luften. Ai si dhe Berisha e morren pushtetin.
Me marrjen e pushtetit Kurtiit do ti duhej te realizonte qellimin qe kish VV. Ai e filloi me vrull. Ju kundervu luftes dhe usheheqesve te luftes. Ju kundervu Amerikes dhe Shqiperise. Shpalli tradhetaret dhe nen petkun e “patriotit” ndihmoi Vuciqin te sabotonte bisedimet…
Si Saliu ashtu dhe Kurti duken rrumpalliste ne pamje te pare. Pyetja eshte ne se ata jane rrumpalliste, apo eshte rruga e tyre me detyrim percaktim qe u imponohet atyre te ecin ne rrugen e rrumpalles. Per Saliun eshte me e qarte situata, sepse dihet qe kete ide ja dha Ramizi. Per Kurtin nuk dihet se kush e udhezoi te behej rrumpallist. Saliu ne kete kuader doli hapur dhe ndihmoi Millosheviqin ne genocidin kunder Kosoves. Kurti po del hapur ne mbrojtje te idese serbe per genocidin shqiptar ndaj Serbeve. Besoj se tashme, zoti Mero nuk eshte shume e veshtire te kuptohet ne se politika e tyre eshte vertete nje politike rrumpalle apo politike me detyrim te percaktuar. Politika me detyrim percaktim nuk te jepe shume liri per te bere levizjet e tua. Ti je I detyruar te besh levizjet e imponuara.
Fakt eshte qe ngjashmeria midis Saliut dhe Kurtit ne politiken e tyre te levizjeve me deryrim, eshte shume e dukshme…. deri ne dhembje.
VV nuk ka eksistuar në vitin 2000 Mero dhe Albini ishte i burgosur. Çlidhje ka me vrasjet. Atë vit kam qenë vetë aty. Mund të vritej kushdo. Nuk e dinim që kishte ministër të brendshëm. Një zezak nga Tanzania kishte më shumë pushtet sesa Albini e VV.
Nga burgu mësoi ky për vrasësit që përdori edhe foltoren e kuvendit për të akuzu njerëz si kriminel kjo është e pa lejshme ky nuk bani avokatin edhe ky si shumë tjerë nuk ban avokatin por diç shum perfide nëse ka pasë dhe ka fakte të drejtohet te gjykatat ato me dekada po u rrinë mbi kokë ish UÇK ska pse frigohet dhe jo opinionit
Nje shkrim fantastik per ate qe e kupton.Per Albinin munt te them vetem qe eshte i trashe per politike,hiqet si trim por e ben nga trashesia si njeri dhe nuk e di kujt i sherben,se se kuptoj dot me ato qe ben,dhe kur mori pushtetin tregoji qe eshte shume i veshtire per ta bere ate rrol.Si perfundim eshte nje Loqe qe nga politika nuk merr vesh fare.Me Edin e ka dhjere shume here,por ky prap e takon qe ta injoroje me keq,eshte (figlio di putana)Edi? ne kuptimin e mire,se me te vertete ne politike eshte shume lart nga te gjithe.Nuk e di cfare do behet me shqiptaret e shkrete kur te fitoje Lulka,Mona Liza,Dash nofulla,i zgjuari Mediu(mos harroni eshte ai i Gerdecit?) i miri partise,i zgjuari dhe me i pastri nga figurat politike,tit vasillaqis i partise,me te pakorruptuarin dhe te mirin me te gjithe Duken me koken e vogel,etj,etj,etj.Flaka tju bije te gjitheve pisave por te paret te zeje Salen me Meten se ato ndryshe nga keto qe permenda kane nje tr mire te madhe…Te vrasin naten dhe te qajne diten.
Merua vazhdon vjell akoma vrer kunder Albinit. Në shpirt je aq djall sa qe në kete shkrim ke akuzuar VV e cila nuk ekzistonte fare si parti në vitet 1999-2000 kur jane bere vrasjet dhe amniston Thaçin dhe Haradinaj qe jane pergjegjes për to. Do ishte mirë që të na shpjegoje nga të buron ky vrer per Albin Kurtin sepse gjithe te keqijat e Kosoves për ty duket sikur vijnë prej tij. Perfundimisht je shume zemër lig.
undefined
Mero, ke qene e mbetesh gazetari i vetem me Shqiperi qe aresyeton dhe analizon ne menyre te perkryer. Se c’ke me Kurtin muk arrij ta kuptoj se si ti e erreson aq shume. Duket qe shkruan me inat dhe inati ta erreson arsyen. Mbi bazen e logjikes tende, i bie qe mqs Kac Islami kaloi me PD, duhet te mbaje pergjegjesi Saliu pse Kaci beri thirrje per thyerje kafkash njehere e nje kohe. Albini eshte absolutisht koherent, i kthjellet dhe e ardhmja e shpejte e politikes mbareshqiptare, vite drite larg Rames se te tjeret nga dy anet e kufirit jane numra, hajdutesh e injorantesh, per fatin e keq te Shqiptareve. Prandaj Mero, lere Albinin ne rrugen e tij.
Saktë!
Kohè e vèshtirè pèr Ymerèt kallauzè.
Ai fshati, jo vetèm qè duket por edhe bie erè. Èshtè ajo era e kalbèsirès, pèrzierè me gjakun e viktimave qè sollèn nè pushtet, paguesin e kallauzit.
Drejtèsia ndèrkombètare do bèjè punèn e saj nè Kosovè. Ky èshtè njè fat i mirè pèr shoqèrinè atje dhe njè garanci qè e drejta nuk èshtè varrosur bashkè me viktimat.
Vizitat e karabushève kokèpèrpjetè nè Prishtinè, patriotizmi fals dhe thirrjet pèr gjoja unitet kombètar, nuk e di pse i ngjajnè sjelljes sè njè njeriu nè frikè, atij tè zènè me presh nè duar.
Tèrheqjen e padisè ndaj Ramushit mund ta kish bèrè edhe nga Tirana.
Ymer Baze, nè kètè histori, ka rolin e mizès sè kalit tè ngordhur.
Mos iu ndaj kèrrmès Ymer.
Sot problemi i Kosoves lidhet me Hashim Thaçin ndaj le te merren me zgjidhjen e problemeve qe lidhen me te. Te bien dakord te zgjedhin nje perfaqesim te ri te Kosoves qe s’ka te kaluar te diskutueshme. Per luften ka kohe boll per te folur e per te shkruar, ndersa per fatet e kosovareve sot, nuk pret koha.
SI MUND TE JETE DAKORT ALBIN KURTI ,ME VRASJET POLITIKE , KUR JANE VRARE SHUME AKTIVISTE NE PARTINE E VETEVDNDOSJES , NGA QEVERIA E THACIT .CFARE SHKRUAN MERO KESHTU ????!!!!!!
Mero ktheju gazetarise, je bere sharlatan politik. VV nuk ka qene parti as ne ‘99 as ne 2000. Thaci akuzohet per krime lufte dhe krime kunder njerezimit. Ke aq sh pasaktesi ne artikull sa duhet te shkruaj po aq gjate por skam kohe. Keqardhje per degradimin e shkrimeve.
Vv paska qene e bute qe tha rama ka ardhe me mbrojt thacin
Sepse ne te vertete rama po mbron veten bashke me grupin qe bente pjese qe deshi te coptoi kosoven, hodhen qeverine, dhe qe u ujdisen me serbet qe ti falnin krimet ne kembim te krimeve te ndonje komandanti te uck
BE ballcamosi thacin me akuze ndersa ramen e goditi me mbyllje kufijsh
Ska mbaruar akoma
E merja merret me vv albini ju mundi nga opozita imagjinoni kur te qeverise
Ha paska akoma idiot kuq e zi qe besojne rambushin
Te besoshe ramushin duhet te kesh nivelin intelektual me te ujkut te cerrikut vali korleone ose te berishes .
Sa turpe ti referohesh rambushit
Mero…..mos fut edhe ti gure nen rrota…Lerini kosovaret ta drejtojne vete situaten.Rama veproi shume mire,vajti ,i degjoi vec e vec,u tha ate qe mendonte por qe asnje nuk e di se cfare,dhe iku me nje akt fisnik. Terhoqi padine ndaj Hajradinajt.Pra me kete akt u tha vellezerve shqiptare ne Kosove,eshte kohe e veshtire,lerini grindjet dhe akuzat,bashkohuni,vetem keshtu do te jeni te forte perballe Vucicit , nderkombetarve e dhe hienave qe flasin shqip si Berisha. Lubonja etj.Prandaj mos nderlikoni situatat,mbase ty Mero nuk te pelqen Kurti,ndoshta as mua per disa veprimet idiote sidomos ne Tirane,por ka shume qe e ndjekin ,duhet te respektojme ata.
Olimpia cila eshte keshilla simbas jush dhe z.zRamaa, te bashkohen partite? Te bejne nje parti te vetme? Po nuk mund te kthehemi tani ne sistemin monopartiak. Kete keshille per bashkim e jep Shqiperia qe eshte me e c’perbashkuar se Kosova(!) Ne se duhet
te bashkojme mendimet dhe jo partite, a ka mundesi te tilla sot ne boten e interesit? Kujtoj se jemi ne Demokraci, me shume parti, ku jo me partite, por edhe individet brenda partise jane te ndare per ceshtje te vecanta, sepse ne parti secili merr pjese per ceshtje te interesit e tij.
-Kane qene vrasje politike apo spastrim nga njerez qe mendohej se ishin ” me ndikim serb”?
– Per mua,vrasjet politike jane me te rrezikshme sesa krimet e luftes
– Nqs jane politike…te vene ne burg.Nqs jane spastrime…tu behet lapidar
-Sesa SKUTH eshte albini,kuptohet shume mire nga menyra sesi flet,nga gjuha e trupit
Njeriu qe nuk la shtylle e mure pa vendosur ” stop produkteve serbe”…. e qe sapo mori pushtetin u tha produtkteve serbe ‘ bujrum’
O MERI PO AL-BIBINI DO BASHKOJE KOMBIN CFARE THUA JU E PATE REZULTATIN PER 50 DITE E HAPI KUFIRIN ME NENE SERBIN DHE E MBYLLI ME SHQIPERINE BRAVO AL-BIBINI SI TY I DUAM TE GJITHE KOQEVARET .
O Mero,
A lexon ndonje shkrim nga keta te metet? Disa jane dhe shume te “informuar” , japin shifra dhe emra sikur kane qene ne Kosove ne ate kohe! Per Kosoven duhet te flasin Argita dhe Luli qe sherbenin si terxhumane dhe kallauze per te huajt, madje kane qene dhe te Shtepia e verdhe?!
Prandaj , Mero, mos i lexo keta “komentuesit” e tu!
Sulmojeni Albinin me 70 m2 shtepi…I vetmi politikan…..dhe Lulushin me baba pensionist e keni miliarder…por kte ju e quani te rrezikshem pasi media eshtealeate politikes…te korriptuar te dy…
Enver Hoxha i la femijet pa shtepi fare, cfare do te thoshe qe Al-bini eshte i ndershem
Bibini gjykohet per ideollogjine jo per pasurine se mende pjerdhur si ty do instalojne diktature ne kosove
Al po madhesine e seksit te Albinit e ke mesuar se shyepine dhe m2 i mesuam .
Nuk hoqet njehere dore nga 1 njerez primitive keni 200 vjet me te njejten semundje .
A.Kurti dhe grupacioni i tij nuk bajënë avokatët por u radhitën në anën e gjithë atyre që bëjnë akuzsit dhe shpalljen e fajtorit pra dënimin krejtë hapur dhe krejtë publikisht ky dhe këta i bënë dhe vazhdojnë ti bëjnë këto fajsime që të tregohen para,opinionit se ose janë të guximshëm se ja po e akuzojnë një strukturë të armatosur dhe të shtrirë në gjithë Kosovën ose keqpërdoren mu durimin pa fund të UÇK ku e vetmja struktur e armatosur në ish Jugosllavi nuk organizuan atentate kundër ndonjë njeriu me emër shqiptarë në Kosovë dhe jashtë si patë ndodhë në Serbi Kroaci dhe Bosne UÇK ka vra bashkëpuntorë shqiptarë të Serbisë gjegjësishtë spiunë që vullnetarisht bashkpunonin me represion serb ku nga spiunllaçet e tyre me çindra njerëz janë arrestu dhe rrafë deri edhe në vdekje këta spiunë nuk u vranë tinëzisht por me komunikata publike dhe këtu mbaron shpifja serbe me krye hafijen e Europes Dik Marti
Kokat hengshi o fake patriot….
Nëse koumnisti Baze don ta shtjellon një temë të nishme siq janë vrasjet e disa shqiptarëve dhe shqipëfolësve në Kosovë ato duhen shiqu kronologjikisht dhe pa anshëm dhe jo të vetëm perioda e një qeverie kalimtare që ishte rezultat i Rambujesë jo e njëanëshme por u sabotu qëllimisht një anshëm vetëm nga LDK dhe shtrohet pytja se si ish UÇK pranoi marveshjen që të qeverisin transit Kosovën dhe në anen tjeter ti vrishte .Problemi që nuk mirren parasysë që u vranë edhe figura ushtarake dhe njikohësishtë u vranë njerëz edhe të UÇK bile vrasja e tyre edhe sot vazhdon mjafton të shifet vrasja makabër a Qerim Kelmendit akuzat për vrasje të disa aktivistëve të LDK u hodhën në opinion nga politika dhe ate në shum raste tu ju ba presion dhe kërcnim familjarëve të viktimave dhe jo nga drejtësia dhe çka ma me rëndësi vrasjet kanë ndodhë në ato qendra ku kontrollin politik mbi 80% e kishte Ldk dhe ku Thaqi dhe Veseli as sot nuk mund të nxjerrin minimumin e votave por nëse u shtohen edhe vrasjet edhe të pakicave nacionale atëherë del se kreu politik i UÇK nuk paska mendu për pushtet dhe privilegje kur me të gjithë popujt e Kosovës të futet në armiqësi si kanë llogaritë që gjatë zgjedhjeve të lira dhe votimeve të fshehta dhe të kontrolluara nga ndërkombëtarët do të merrnin pushtetin në Prishtinë
Nuk e kuptoj se nga i vjen Mero bazes ky mllef kaq i madh me Albin Kurtin një gazetar i përgatitur si ju bie në këtë nivel mos harro se ke familje edhe padrejtësitë që bën i përjetojnë edhe femijet e tu Zoti të heqte atë urrejtje që ke për Albin Kurtin dhe mos të bëhesh si Çim Peka dhe Blendi Fevziu sepse jeni me i ndershëm
të shqyrtohet pasuria e z MERO dhe ajo e z ALBIN e të shohim kush është më i besueshëm
të shqyrtohet pasuria e z MERO dhe ajo e z ALBIN e të shohim kush është më i besueshëm
Nga e di ti qe albini nuk ka pasuri ndaloni njehere se beri budallain
Cfare krahasimi ,cfare injoranti mbane toka!
Al po madhesine e seksit te Albinit e ke mesuar se shtepine dhe m2 i mesuam .
Nuk hoqet njehere dore nga 1 njerez primitive keni 200 vjet me te njejten semundje .
O te shkrete kosovare qe ne te vertete jeni shqiptare!
Clidhje ka pasuria e deklaruar e Albinit me bashkimin kombetar? Ketu behet fjale per interesin kombetar dhe ju na tregoni varferine e dhimbshme ku jeton Albini. Atdhedashuria or te shkrete Kosovar nuk ka te beje me pasurite. Atdhedashuria ka te beje me lirine. Sa me i lire ndjehesh, aq me atdhetar je. Ju te shkrete kosovare qe komentoni ketu, nuk jeni te lire ne mendime. Urreni pasurine dhe jo armiqte e kombit.
Harroni se si serbi ju ka manipuluar me dhenduret e vet. Tani po ju manipulon me spiunet e tij. Ju ka qorolepsur me shtepine kasolle te Kurtit, qe ju mendoni se eshte simbol shqiptar dhe haroni se edhe Kurti eshte martuar me nje serbe prej Hollande. Nje shqiptar qe martohet me nje te huaj eshte sa gjysma e fshatarit me te humbur te Kosoves. Kur ai nuk mendon per gjakun e vet, cfare prisni ju o te mjere kosovare qe nuk ju pelqen tu quajme shqiptare. Po krijoni kombin me gjak te prishur. Mbroni Albinin se e ka trazuar gjakun! ???
MERO JE PERFEKT.
BOTOJE EDHE ANGLISHT.
TA MARR VESH BOTA QE ALBIN KURTI ESHTE NJE HIC.
INTRIGANT QE DI VETEM TE SHKATERROJ E MOHOJ.
AI S DI TE MERRET VESH ME SHQIPTARET .