Nga Mero Baze
Unë jam një mbështetës i Gjykatës Speciale për Kosovën dhe hyj tek ata që kam bërë betejë në opinion publik që Kosova ta pranojë. Qëllimi për të cilin ajo u ngrit, pas akuzave të Dick Marty-n, ishte pastrimi i historisë së Kosovës nga një histori që ngjante si film artistik me regjizor serb dhe aktorë shqiptarë.
Por problemi më i madh që ka Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, është se deri më sot nuk ka asnjë akt- akuzë. Në vitin e saj të katërt, Gjykata e cila pretendoi se ka shumë prova, ende nuk ka ngritur asnjë akt-akuzë, por ka vetëm akuza të bëra me njoftime shtypi nga prokurori, siç ishte dhe rasti i fundit.
Nëse Gjykata, e cila u ngrit me shumë hov do të kishte sot një akt-akuzë dhe më pas një gjykim, pasojat politike për Kosovën do të ishin pozitive. Ata që sot gëzimin për akuzat ndaj Thaçit, Haradinajt, apo Veselit, i maskojnë me versionin radikal të mos pranimit të Gjykatës, apo akoma më keq me komplote Perëndimore kundër shqiptarëve, përmes “drejtësisë”, kanë halle të tjera, jo hallet e Gjykatës. Problem nuk është ngritja e Gjykatës, por mos funksionimi ende i saj.
Së pari nëse Gjykata do të funksiononte, do të kalonim nga një “inkriminim kombëtar” siç po e pëson sot Kosova, në një përgjegjësi personale të njerëzve, për të cilët do të kishte aktakuza.
Kjo as do ta dëmtonte Kosovën dhe as historinë e saj. Kjo thjeshtë vendoste drejtësinë.
Përpjekja për ta bllokuar funksionimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale dhe përdorimi politik i pritjes së vendimeve, ka bërë që tashmë Gjykata të shikohet si një institucion që persekuton Kosovën dhe jo individët.
Dhe këtu patjetër që kemi të bëjmë me politikë kundër Kosovës.
Së dyti nëse do të kishim akt-akuza konkrete dhe gjykime të tyre, do të ishim dhe më të ndershëm në raport me individët që do të gjykoheshin. Njerëzit që shkojnë në gjykata për krime lufte, pas një historie si kjo e Kosovës, nuk gjykohen njësoj edhe nga gjykata edhe nga historia. Për dikë ata janë kriminelë, e për dikë heronj.
Kjo do ta bënte shoqërinë më të drejtë dhe të akuzuarit më dinjitozë. Fakti që vetëm i akuzojnë dhe nuk i gjykojnë, është poshtërimi më i madh që po tentojnë t’ju bëjnë, pasi i trajtojnë si kriminelë në dispozicion të politikave ditore.
Kjo është arsyeja pse njoftimi për akt-akuzën ndaj Hashim Thaçit shkaktoi “tërmet”. Shkaktoi “tërmet”, se ai hodhi në erë një ngjarje historike për Kosovën, takimin në Uashington dhe jo se vuri në rrezik jetën apo të ardhmen e Hashim Thaçit. Atë e fuqizoi më shumë.
Akt-akuza sabotoi takimin shqiptaro- serb në Uashington, që pritej të ishte një fillim historik. Këtu më së paku ka ndonjë dëm për Hashim Thaçin. Këtu është hedhur në erë Kosova në emër të gjoja hetimit të krimeve të luftës që nuk po hetohen.
Dhe së fundmi të vetmit që nuk duhen pasur zili në këto momente, janë ata që thonë të gëzuar “ne nuk e deshëm Gjykatën Speciale”, “Ju që e deshët mbajeni, dilini zot”.
Ata që nuk e deshën Gjykatën Speciale për arsye politike, në fakt janë ata që kanë dashur të mbeten pa zbardhur akuzat serbe të Dick Marty-n që depërtuan deri në Bashkimin Europian në dokumente zyrtare. Ata e kanë dashur Kosovën gjithë jetën të akuzuar dhe kurrë të mbrojtur.
Nëse e kanë nga idiotësia mund të na vijë keq si për çdo budalla, por nëse janë të qartë çfarë thonë, duhet të pranojnë se janë një hap para serbëve në këtë festë. Kosova nuk mbrohet duke dalë për herë të dytë në mal nga frika e Gjykatës, por duke e demontuar këtë farsë.
Kosova është në ditët e saj më të këqija, jo se është ngritur Gjykata Speciale, por se nuk po funksionon Gjykata Speciale, por si luftë speciale, si zyrë shtypi propagandistike që nxjerr akuza dhe nuk ngre akt-akuza. Nëse do të kishte funksionuar si gjykatë, do të kishte pastruar tanimë shumë histori dhe nuk do mund të keqpërdorte pozitat delikate të një shteti si Kosova për interesa të ngushta politike.
Ky është momenti që kompromenton mos funksionomin e Gjykatës Speciale dhe jo funksionimin e saj.
Asnjë shqiptar nuk del i humbur nga Gjykata Speciale. Ata ose bëhen heronjtë e shqiptarëve, ose dëshmitarë të gënjeshtrës serbe për shqiptarët.
I vetmi dëm që mund t’u bënte Gjykata Speciale shqiptarëve është ky që po bën, vonesa e drejtësisë, dhe mbushja e boshllëkut me propagandë politike, me akuza pa akt-akuza dhe gjykime. Ky që në vend të gjykojë individë, përdoret për të dënuar pa gjyq Kosovën.
Ideja e shkrimit e Meros eshte e mire, por meqe ka dashur me cdo kusht te perfshinte Albin Kurtin ne kete shkrim, i ka dale i cunguar. Qe ne titull e ka me tendence. Do ishte mire te ishte perqendruar te ajo qe ka shkruajtur midis rreshtave: Gjykata Speciale funksionon si zyre shtypi propagandistike qe shperndan akuza, por nuk ngre kurre akt-akuze. Pra vepron politikisht.
kot nuk quhet speciale o mero special-isti
nese bota beson meron dhe jo gjykaten arrihet ne kaos
Prapë të shqetëson fakti që,albin kurtit i rritet mbështetja nga kjo situatë.
Gjykata u ngrit për të relativizuar pushtuesit serbë me kryengritësit shqiptarë.
Ti ,duke u fshehur mbas gjoja zbardhjes të së vërtetës,bën sikur se kupton që qëllimi i saj është baltosja e shqiptarëve.
Kurti u hoq me puç sepse mbronte interesat shqiptarë. Ti u rreshtove me serbët. Dhe të gjithë ata që nga budallallëku,u ndikuan nga propaganda proserbe,e kurtit marksist,islamist dhe burim i të gjitha të këqijave.
Interesat kombëtare nuk mbrohen me servilizëm provincial,por me dije,zgjuarsi,dhe guxim.
Ardhja në pushtet e partisë jugosllave dhe listës serbë,kundër vullnetit të shqiptarëve, i bë qëllimisht që shqiptarët të mos munden të reagojnë.
Me mbajtjen në pushtet të partive jokombëtare,si grekët në shqipëri, ashtu edhe serbët në kosovë,po po i ricopëtojnë përsëri shqiptarët. Edhe me ndihmën tuaj të çanit etj etj
Albin Kurti do perfundoj edhe me keq nga sa kane perfunduar deri me sot kush ka shkuar ne Hage.
“Koha te le ne disa pjese te saja te genjesh veten, por ne nje moment te perplas me fundin tend te pashmangshem deri dhe fatal…” (Filozofi i famshem Anglez; Herbert Spencer).
Ke shkruar gjithe kete editorial kunder atyre qe nuk e deshen gjykaten speciale sepse do perdorej kunder shqiptareve dhe arrin ne perfundimin se gjykata speciale po perdoret kunder shqiptareve. Bravo Mero. Tani thelloju e bej edhe nje analize se ku qendron administrata e Trump ne lidhje me Putinin dhe lobistet serbe ne Washington.Takimi ne Washington do ishte historik por jo ne favor te Kosoves.Trump ka te pakten edhe 5 muaj kohe qe te zbatoje urdhrin e Putin per Kosoven,dhe ka per ta zbatuar.
Une kam qene pro kesaj Gjykate kur shume deputete e refuzuan ne Kosove. Kujtova se do nxirrte ne drite ballafaqimet dhe pretendimet e njeres pale mbi palen tjeter (megjithese njera pale, ajo serbe as ka goje te flase). Por kjo Gjykate po tregon se po perdoret si kamzhik politik per interesa te vecanta. Ky eshte nje abuzim institucjonal qe vet politika e Kosoves i dha ne dore ketij institucjoni dhe kjo po abuzohet ne maksimun ne kurriz te qytetareve te saj. Don’t confuse the kindness for weakness !!
O Baze, nuk po kupton qe raporti i Dick Martyt eshte nje fabrikim ruso serbe kinse krimet e shqiptareve ndaj serbeve. Ne ne Kosove e dina shume mire qe asnje serb nuk eshte vra nga UCK por siq e dini edhe ju rasti Panda ne Peje ku serbet vriten nga serbet vetem qe ti fajsojne shqiptaret. Kjo gjykate duhet te shfuqizohet e jo si thua ti te filloj sa me shpejt gjykimin e te pastrohet Kosova, po ndaj kujt te pastrohet Kosova?Turp.
Shume qarte z Mero! Pikant ne ç’do fjali…
Mero ! Kjo me te vertete po me duket “gjykate speciale” e cila do te beje “gjykime speciale” !
Kjo gjykate eshte e turpeshme….. E sulmoi dhe e masakroi Milloshevici me makinen e tij ushtarake Kosoven, vrane perdhunuan dogjen dhe shkateruan dhe Kosovaret duhet te rrinin me duar ne xhepa….???
Rrofte SHBA se BE eshte kurve e vjjeter qe kurre nuk do te bashkohet.
Deklarata ishte ajo qe quhet rendom ne anglisht “trial by media”. Pra, duke nxjerr emrat ne shtyp kur ende nuk jane konfirmuar akuzat cenon shume rende procesin gjyqesore . Nuk e di se si mund nje gjykates tashme te vendos kur “gjyqin” ja ben Hashimit dhe e deklaruan fajtor per rreth 100 vrasje. Eshte nje lajthitje totale dhe shume e trashe.qe tregon qarte nje deshperim. Por, fjalet “krime mbi njerezimin” ishte nje tentative e qarte per te barazuar Kosoven me Serbine.
Lajmi neper media e huaja jepet sipas qejfit dhe u deshen shume ore qe te editoheshin. Eshte e habitshme qe ne vende ku virusi ende po vret me qindra me dite lajme per Thacin ishte kryesore ne faqet online te mediave te medha.
Si perhere i sakte, i kthjellet, i drejtperdrejt dhe patriot.
Këmbanat po bien për të gjithë ne ….jo për Hashimin!
Se duket sikur sikur shumë pak po e kuptojnë ….shqiptarët shyqyr që janë liruar nga karantina
Do Zoti zgjohen kur të plasi pushka dhe ta kemi hasmin në Tiranë të paktën
2)
Imagjino institucionalizimi i atyre akuzave idiote në organe gjyqësore …lak në fyt përjetë të jetëve ….çdo 10 vjet do kemi një akt-akuzë të re për drejtuesit e shtetit në Kosovë….edhe pas 1000 vjetësh
Pa asfare nevojë për prova apo gjyqe….jetojmë në epokën e mass medias
P.s.: kurrë s’më ke pëlqyer kur ke shkruar për Kosovën….ashtu siç kurrë nuk kam kuptuar se si ka mundësi që një djalë nga jugu të dijë aq mirë serbisht sa ty Mero…
Nuk po merresh me thelbim z.Mero…se cfare eshte gjykata apo se cfare ka bere der me tani,keto dihen.
Thelbi eshte:
-Si arritem e u katandisem keshtu?
-Si ka mundesi qe qe 5 vitet e fundit nuk kemi asnje njohje te re?
-Si ka mundesi qe kryeministri shqiptar (rama) del e thote, jo me larg se dje,pa me te voglin turp, se ” ne ziremi se kush eshte me shume patriot sesa mbeshtesim politiken kombetare”?!
-Zakonisht,politiken kombetare e udheheq kryeministri i nje vendi…dhe kur kjo eshte ne veshtiresi,zakonisht eshte kryeministri qe degjenerohet nga gazetaret…ketu jemi ne heshtjeeee.
– Imagjino te ishte berisha ne kete kohe ne krye…do e kishim djegur te gjalle…rama do na mbushte mendjen se po te ishte ai ne krye, do ishin gjerat shume ndryshe,e ne do e besonim…
– Asnje gabim nuk shikon tek rama e tek Thaci z.Mero?! A jane keta ne krye? Perse kjo heshtje dhe ky hezitim per tu adresuar gjerat fiks atje ku duhet?!
– Ku eshte dipllomacia shqiptare dhe si ka punar der me sot,a do duhet te bejme ndonje bilanc?
-Po s’ jemi te afte te shikojme gabimet tona e te nxeme mend sesi ti korigjojme ato..eshte e kote te merremi se kush na ” e futi” matane kufijeve(me gjykata apo pa gjykata).
ik o cope e katunarit. prandaj shkoi per lesh shqiperia sepse koperativistet u bene analiste dhe magazinjeret presidente. llum i llumeve.
Në radhë të parë duhet t’ju bej një pyetje gjithë gazetarëve,analistëve,politikanëve si në Shqipëri por edhe në Kosovë se nuk po marrim vesh kush ishte agresori,ishin Kosovarët apo Sërbët. Unë e di qe agresori ishin Sërbët dhe këta ishin kriminelët,ndersa UNÇ e Kosovës mbrojti vëndin,shtëpitë e tyre dhe njërëzit e tyre dhe detyrimisht do ta vriste kundershtarin se po mos ta vriste do ta vriste ai.Unë di që sërbtë bënë gjenocid dëbuan rreth 1.000.000 Kosovarë dhe vranë dhe masakruan popullsinë..këta janë kriminela lufte.Edhe një here ju them se LN Çlirimtare e djemve te Kosovës ka qenë e drejtë.Aleksandër Vuçiç dhe Iviça Daçiç janë kriminele lufte sepse ka qënë në qeverinë e Milosheviçit në kohën e luftës këto gjëra duhet ti thoni z.Mero Baze.Sa për figurën dhe pastërtinë e Hasim Thaçit ne e dimë se ai ka bërë krime brenda spektit politik të Kosovës, ka vrarë kundershtarin politik në Kosovë gjatë kohe së luftës dhe sa për dijeni ai e la veriun e Mitrovicës në duart e sërbeve se ka bërë një lojë të dyfishtë dhe I ka shërbyer shërbimit sekret franko-sërb,që të jemi I saktë shikoni marrëveshjet që ka bërë Thaçi,mos harrojmë që Thaçi nuk desh te të firmoste në Rambujevë.Unë di që lufta e bashkon gjithë popullin dhe krijohet një unitet,në lutë nuk ka të majtë dhe të djathtë,luftohet për një qellim,çlirimi I vëndi nga okupatortë.Kosova është akoma e pushtuar,Mitrovica e veriut është e pushtuar nuk U çlirua nga sërbët.
Analiza teper e sakte,ne momentin qe kush do qofte,ballafaqohet me drejtesine,per akuza te pa vertetume,nuk ka arsye qe te ndihet i fyer deri ne momentin kur drejtesia mer vendim,nuk du ta besoj se keto akuza kane qellim te denigrojne luften e UCK~se,lufte te cilen SH.B.A dhe Europa identifikuan shkaktaret dhe vepruan pa hezitim per ndeshkimin e tyre per te vendosur drejtesi,sot duhet te penalizojne viktimat e atij genocidi,prandaj kam besim se drejtesia do thote fjalen e saj ne favor te viktimave,krimet e kryera nga rregjimi i Milloshevicit dhe bashkepuntoret e tyre,qe per fatin tone te keq nuk munguan si ne Kosove,ashtu dhe ne Shqiperi,jane te evidentuara me ze dhe figure,me emra e mbiemra dhe akoma sot shetisin te lire dhe ju bejne karshillek viktimave.Kisha mendimin qe SH.B.A DHE EUROPA TE NGRININ NJE GJYKATE SPECIALE dhe ne TIRANE dhe te conin ne banken e drejtesise gjithe zinzhirin drejtus ne Shqiperi,qe shkatrruan,vodhen, dogjen dhe vrane per 30 vjet dhe sot jane ba sheik,duke rujt dhite dhe shit fiq,jane ba dhe te mencem dhe te bejne dhe karshillek,keta qe nje pjese e mire e tyre ka nga dy~tre diplloma universiteti dhe i kane humb deftesat e 8~vjecares dhe te mesmes,qe nuk i kane mare asnjehere dhe sot sundojne kete vend,simbas nje shprehje te vjeter te Haxhi Qamilit~qe o zot me jep mend,sa te lidh ushkuret e brekve,te tjerat mi kthe pare~
Ymer, nuk tè çon askund censura e komenteve. Tregon vetèm dobèsinè dhe falsitetin qè iu karakterizon.
Po mire Thaci e Veseli, por te gjithe ata qe luftuan per clirimin e Kosoves duhet te denohen per krime lufte? Te gjithe ne burg pse cliruan kosoven.
Po NATO qe I mbeshteti me bombardime a ka ndonje faj? Mos bene edhe ata krime lufte?
Mbas 21 vjetesh u kujtua gjykata speciale per krime lufte kur dihet se u vrane nga serbet mbi 10 mije vete. Ne vend qe te cojne ne gjykate serbet per krime cnjerezore kunder popullsise se pafajshme shqiptare denojne ata qe iu kunder pergjigjen me zjarr pushtusit serb. Prit kur ta nxjerr in edhe Heroin Adem Jashari me gjithe familje qe u flijuan per atdheun, terrorist.
Analize e sakte dhe me vend.Eshte e qarte se ky Trill eshte Fabrikim Ruso-Serb.Ky Kodosh Prokuror Special beri nje Goditje Politike ne Dobi te Platformes Ruso-Serbe.Amerikanet duhet ta qemtojne mire kete Fakt dhe te mos Prrallisin llafe Te pergjithshme.Me beri pershtypje se ka disa analiste si Pushtat e Bllokut Andi Bushati dhe Lacifaci Tos Lubonja ,qe e ndjejne Internacionalizmin Proletar, ne brendesi te Formimit te tyre, dhe fajsojne Thaçin per Vrasje te Serbve “Te Pafajshem” po si nuk u ben pershtypje ketyre zagareve Gjenocidi 100 vjeçar i popullsise se Kosoves,ku perveç vrasjeve,grabitjeve dhe perdhunimeve,kane pesuar dhe largimin masiv drejt Turqise apo Shqiperise dhe nuk jane vetem disa Kokra po miliona njerez.Mbeshtetje Heronjeve te Kosoves.Rrofte Kosova dhe Shqiperia.
Analize e sakte dhe me vend.Eshte e qarte se ky Trill eshte Fabrikim Ruso-Serb.Ky Kodosh Prokuror Special beri nje Goditje Politike ne Dobi te Platformes Ruso-Serbe.Amerikanet duhet ta qemtojne mire kete Fakt dhe te mos Prrallisin llafe Te pergjithshme.Me beri pershtypje se ka disa analiste si Pushtat e Bllokut Andi Bushati dhe Lacifaci Tos Lubonja ,qe e ndjejne Internacionalizmin Proletar, ne brendesi te Formimit te tyre, dhe fajsojne Thaçin per Vrasje te Serbve “Te Pafajshem” po si nuk u ben pershtypje ketyre zagareve Gjenocidi 100 vjeçar i popullsise se Kosoves,ku perveç vrasjeve,grabitjeve dhe perdhunimeve,kane pesuar dhe largimin masiv drejt Turqise apo Shqiperise dhe nuk jane vetem disa Kokra po miliona njerez.Mbeshtetje Heronjeve te Kosoves.Rrofte Kosova dhe Shqiperia.
Cfare ke Mo Z.Moderator.Une vete jam me origjine Kosovare dhe e njoh mire Gjenocidin Sllav.
Duke analizuar shkrimin e Mero Baze, konstatohet hapur se ai genjen ne menyre monstruoze dhe del jashte teme. Pse? Sepse, Mero “harron”gjithe ato vrasje qe u bene ndaj shqiptareve nga klika e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt (gjate luftes dhe pas luftes) kane nje emerues te perbashket: Thaçi-Veseli-Haradinaj. Deshmitaret jane ne pritje dhe do te deshmojne me shifra e fakte.
Askush nuk po e akuzon UCK-ne, sepse ajo ka bere lufte te drejte, per te debuar armikun, por po akuzon individet e saj, te cilet kane vrare bashkekombasit e tyre vetem pse kane qene ne menyre te pakrahasueshme me te afte se ta dhe pse kane menduar ndryshe. Vjedhjet dhe zhvatjet e shtetit, futja ne pune e injoranteve tipik e mbrapshtit e shumta (ne fusha te tjera) jane çeshtje te veçanta.
Kur ju e dini qe thaci, veseli , haradinaj ka vrare shqiptare perse nuk shkoni ne prokurori ti denanconi zotri i nderuar ne te kundert eshte shpifje dhe duhet te denohesh
Po pse nuk e shpalle betejen e kosoves te fituar?
THACI KA JETUAR NE TIRANE DHE FAMILJA E TIJE MBANE PASAPORTE TE SHTETIT SHQIPTARE ATA DUHEN TE ZHVENDOSEN TE JETOJNE NE TIRANE DURRES VLORE KU I PELQENE DUHET TE LARGOHEN NGA KOSOVA . KOSOVA ESHTE VENDE ME NJEREZ TE MALLKUAR TE POSHTER TE PA BESE TE SAKRIFIKOSHE JETEN FAMILJEN PER NJE KAUZE TE DREJTE PER TE NDIHMUAR ATA MILIONA PALESTINEZE QE MOREN MALET , KODRAT , FUSHAT ME TRAKTORE E KAROCA ME TRE RROTA SI RREFUGJAT DHE SOT FALE KETIJ BURRI U RIKTHYENE NE SHTEPITE E TYRE .
ABSURDITET NE KOSOVE SOT E KONSIDEROJNE SI KRIMINELE DHE JANE TE KENAQUR QE AI TE SHKOJE NE BURGE . KENAQSIA E KOSOVARVE ESHTE VUAJTJA E TJETRIT POPULL I POSHTER I DESTINUAR TE VUAJE .
Dihet fare mire se si u cthur ish YU! Serbia ishe agresori qe shkaktoi luftera e tragjedi ne Bosnje, Kroaci e Kosove! Do duhej qe Serbia te paditet per deme dhe krime lufte! Do duhej poashtu te formohej nje gjykate nderkombetare per krimet ne ish Jugosllavi, ku do te gjykoheshin te gjithe te dyshuarit per krime lufte! Keshtu do stabilizohej Ballkani dhe drejtesia do te ngadhnjente ndaj krimit e se keqes. Klo nuk ndodhi, dhe tani po i bie qe vetem shqiptaret paskan kryer krime! Turp per Europen dhe USA!
Ah ne shqiptaret Nuk ndryshojme secili del me nga 3-4 mendime edhe Ymeri I ndritur hedh 5-6 artikuj ne jave kunder krahut Te Albin Kurtit dhe mbeshtet me force klanin qe ai mendon se i takon Te drejtoj Edhe Pse Nuk Ka votat e popullit.Ky klan eshte I lidhur ngushte shqiptaro- serb thaqi-Rama-vucic- dhe keshilltari I njohur si mbeshtetes serb Baton stanishiqi Nga ngjarjet e fundit del se krimineli serb ALeksander Vucic fiton votat ne serbi dhe na paraqitet ne bote kristal I paster ,Perse?Si eshte mundur qe udheheqesit Shqiptare e ngriten nga fundosja ministrin e milloshevicit dhe u ulen ne nje tavoline me te.Pse kryeministri Shqiptar nuk e vazhdoj ate qe nisi ne Beograd se Kosova eshte shtet i pavarur ,apo ishte shashke per komsumim te brendshem Shqiptar.Eshte e paimagjnueshme se ne si komb Shqiptar 7 milion people Te ndare ne ballkan te na bejne carap serbet e kaukazit.KUjt I sherbeu nisma e kryeministrit Shqiptar per minishengenit dhe ne favor Te kujt eshte ?Ne Duhet Ti bejme bllokade mallrave serbe dhe kemi mundesi si komb tja bejme 8-2 serbise ne cdo fushe por qeveritaret tane garipa brenda vendit Nuk rrine dot pa mut serb.Tall bythen Serbi dhe greku ne jug dhe veri se qeverite tona Jane Te perfshira ne krim dhe korrupsion dhe nuk deshirojne Te kete shtet ,Te jete rrumpalle si ne kohen e sali pordhes.Cdo gje nuk vjen ne nje dite pak nga pak Sa i ulin komplet breket,ja ulin popullit te varfer Se vete Kane bere miliona.Vucici sado kriminel per ne Nuk hedh balte mbi popullin e tij se e tredhin per 24 ore.Hashim thaqit mire ja bene por Ta denojne sa duhet Se ne si popull Te hame k—-n.Mos u merzit o Mero gelbaza se nuk e gjen gje hashimin se do humbase ca miliona se Te vjedhura i ka,punon me laps europa kurve.