Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë

27 Qershor 2020, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati mbi anulimin e takimit Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, ka devijuar tek fakti i përdorimit të Gjykatës Speciale për qëllime politike. Dhe nuk është se dyshimet janë të pabazuara.

Deklaratat e shumë diplomatëve perëndimorë, kanë filluar ta trajtojnë normale përdorimin e Gjykatës Speciale për të prishur takimin e Uashingtonit, si një mënyrë që sipas tyre, Hashim Thaçi të mos merrte garanci politike për gjykimin.

Për fat të keq, këtë e kanë thënë disa diplomatë me emër dhe nga ata që janë marrë me çështjen e Kosovës.

Ky debat është e vetmja mënyrë që drejtësia të dëmtohet përgjithnjë. Dhe këtu kam parasysh dhe përgjegjësinë e disa liderve të UÇK, për akuzat ndaj tyre.

Kjo histori nis qysh me pranimin prej udhëheqësve të pamësuar të Kosovës, të standartit të formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Gjykata Speciale për Kosovën, u pranua nën perceptimin e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë. Porjekti i EULEX, thuajse ishte një dështim, që në fakt duhet të turpëronte Perëndimin, por dëmtoi Kosovën.

Liderët kosovarë, nën presionin e hapave të mëtejshëm të Kosovës drejt Perëndimit dhe përgjegjësive të tyre, pranuan Gjykatën Speciale, si një mënyrë që të mos ishin pengesë për bllokimin e Kosovës. Por dhe këtu ata ja besuan Perëndimit statusin e kësaj gjykate.

Standarti që ka Gjykata Speciale e Kosovës për të pranuar një akuzë, është i ndryshëm nga standarti që ka pas gjykata për krimet e luftës në ish- Jugosllavi, apo që ka Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndryshe nga ato, Gjykata Speciale për Kosovën ka standartin që gjyqtari mund të pranojë shumë akuza dhe t’ia lërë gjyqit t’i provojë, ndërkohë që konfirmimi i padisë zyrtare mund të zgjasë me muaj.

Standarti më i ulët është se në Gjykatën Speciale të Kosovës, standarti për të nisur një gjyq, nuk bazohet në prova, por në “dyshime të mirëbazuara”.

Të gjitha këto lëshime, ose më mirë të themi diktime, që i janë bërë palës kosovare për Gjykatën, kanë ardhur nga histori të dështimit të drejtësisë në Kosovë dhe historitë e zhdukjes së dëshmitarëve për disa raste të tjera.

Politikanët e Kosovës i kanë pranuar këto së pari në kushtet e padijes, por dhe të presionit. Tani ky standart është i tillë që e bën atë Gjykatë të përdorshme politikisht.

Është kjo arsyeja që diplomatët më në zë të Perëndimit po e trajtojnë dështimin në Uashington, me qetësi, si të siluruar nga Gjykata Speciale për Kosovën. Ata kanë qenë të qartë që kjo Gjykatë është një mekanizëm politik, pasi liderët e Kosovës e kanë pranuar vetë si të tillë.

E vërteta është se ata nuk e dinë as vet çfarë kanë pranuar, por tani, me këtë që ndodhi, është e sigurtë që të gjithë janë të shantazhuar dhe bisedimet për Kosovën më shumë se sa Trump apo Merkel, i vendos një gjyqtar i Hagës.

Dhe ky është dështimi më i madh i së drejtës në Kosovë, dhe alibia më e madhe dhe e atyre që janë vërtet përgjegjës për krime.

Pas kësaj, arroganca e Grenellit, apo sharlatanizmi i Boltonit, duken si filma vizatimorë, para njoftimit për shtyp të një prokurori.

Mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë kurrë dhe është mirë të mos ketë, një marrëveshje të nënshkruar nga liderë nën shantazhin e kësaj gjykate. Çdo përpjekje për ta modifikuar objektivin e një takimi të dytë, është thjeshtëtërheqje me takt nga marrëveshja.

Mënyra si Gjykata Speciale hodhi në erë takimin, provoi  që drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë.

Ndaj për paqen duhet të presim njerëz që nuk janë subjekte të drejtësisë. Vetëm kjo e bën të pavlefshme përdorimin politik të Gjykatës Speciale për Kosovën.

35 komente në “Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë”

  1. lori says:

    Kosova ka per ta fituar pavaresine e njohjen nga Serbet nese ne fronin e Presidentit te SHBA rivihet miku me i madh e i shtrenjt i ketij kombi Bill Klinton ,pasi te tere pas tij e anashkaluan kete problem madhor ose me dashje duke filluar nga Bushi ose nga padituria duke filluar nga Obama duke i bashkuar te dyja edhe mosdashjen edhe paditurine ,ky qe eshte sot ne krye te superfuqise me te madhe ekonomike e ushtarake pasi politika luhet nga cari Rus Putin sot per sot!Ndaj punet jane tejet te trazuara e Servia nga agresor ka krijuar nje opinion si viktime e Kosova ne agresore!Ndoshta eshte krahasim bajat por atyre kjo u intereson me shume pasi kane rifutur ne loje mospranimin e mosnjohjen e shtetit Kosovar ku fale edhe gabimeve trashanike te populistit fondamentalist Kurti sot per bukuri Shqiptarizmi sot do te qe i bashkuar me hapjen e kufinjeve paçka se Kosova ishte pa marrveshje me Serbet e nese ky rasti i Hashim Thaçit do te ndodhte me hapjen e kufinjeve mos te harrojme qe problemi do ti ishte i rreth 9 milion Shqipetareve per poshterimin qe nje prekuror i bene çeshtjes Kombetare Shqipetare e s’do te kishte bir kurve qe tia ndalonte merzitine ketij kombi qe e ta te akumuluar prej me shume se 100 viteve!Ja perse Serbia sot eshte e kenaqur qe kombi shqipetar qe shumica i jeton ne Ballkanin perendimor eshte i perçare ose i pa bashkuar pasi Serbia ka dijtur te penetroje duke nxjerre kastraveca nga kavanozet te konservuara prej saj e ta minojne kete çeshte madhore siç ishte rasti i Kurtit
    Na kendej kufirit kemi nje shprehje te kahereshme “Balo te hengert tenja e ke te keqen brenda”!!

  2. Visi says:

    Thaqi që nga paraqitja raportit të Dik Martit ka bërë lëshime të vazhdueshme në dëm të Kosovës e sidomos me miratimin e matrrëveshjes së Brukselit duke i detyruar me dhunë disa deputet të partisë së tij ta votojnë marrëvrdhjen e Brukselit.
    Prandaj është e domosdoshme që Ai të japë dorëhqje sa më parë e jo të arrijë marrëveshje nën shantazh duke dëmtuar intresat e Kosovës për të shpëtuar veten.

    1. Miradije Hoti says:

      THAQI apo THACI ? Me vjen keq por ti as mbiemrin nuk i di .

  3. Bbb says:

    Jo mooooooo….po jo më larg se editorialin e kaluar e mbroje Specialen me shpatë?!?!
    Po sta kam hallin ty une po budallenjve qe te lexojne ty dhe te besojne

    1. Rozalina says:

      Haa i forte ( kam hallin e budallenje qe te lexojne ty ) nje nder ata je ti po ti te budalla qe nuk kupton as veten tende

      1. Bbb says:

        E imja ishte nje batute Zonje e nderuar: lexuesit e tjere as nuk i njoh fare por ama njoh Meron …..dhe Mero per Specialen ka shkruar si budalla kur e dime te gjithe qe nuk eshte…

  4. Bbb says:

    2) Tani prit gomar të mbijë bar Mero!
    Edhe se pse jam gati të pres bast që sa më i pastër të jetë personi i zgjedhur në krye të punëve në Kosovë aq më të forta do jen këto akuzat politike të Speciales…
    Ja këtu do jemi e do shohim…
    Gjithmonë po s’na u turr i gjithë Perëndimi të na therë ngaqë i kemi rënë shumë në qafë serbëve të mjerë…

  5. Pato says:

    Analiza me e qarte deri me sot dhe shume e ftohte. Kjo gjykate u ngrit nga politika dhe u kushtezua nga politika qe diten e pare.

    Eshte shume dyshuese qe kjo te ishte nje lajthitje prokurorie. Menyra se si lajmi u shpernda ne bote ngre shume pikepyetje. Diplomatet e huaj ne Kosove qe e njohin shume here me mire realitetin heshten ndersa ata qe po flasin nuk po bindin dhe duken te forcuar ne reagimin e tyre.

    Nje gje tashme eshte e sigurte, gjykim te drejte e te barabarte ndaj Thacit dhe Veselit nuk mund te kete dhe as ndokujt tjeter. Ishte nje sabotim i paster i drejtesise.

  6. Mona pa breke says:

    Sa artikuj ke bere pro asaj gjykate speciale o Mero? Tani i hape syte dhe po shikon ate qe shumica e kombit pa qe ne momentin e pare qe doli ideja e formimit te asaj gjykate.

  7. Sa per dijeni says:

    Po o Mero po, pasi ti dhe shume te tjere na keni mbushur mendjen se duhej kjo gjykate dhe se Kosova nuk kishte pse te trembej, tani zbritet ne toke dhe e kuptuat se bota e perdor drejtesine per hesapet e saj dhe jo per drejtesi te vertete. Politika shqiptare dhe posacerisht diplomacia jone se ne Shqiperi edhe ne Kosove eshte cope cope dhe fare femijnore. Ministra qe merren me emerime dhe shkarkime te deri edhe shoferave te perfaqesive tona diplomatike. Kemi diplomate pa asnje kulture e formim diplomatik por te emeruar me nepotizem. Ke perfaqesi diplomatike (90% e tyre) pa asnje perfaqesues te sherbimeve inteligjente se zyrtaret e larte te Min. Jashtme apo edhe sherbimi diplomatik i saj nuk i do neper kembe se kane hall mos u zbulojne mutrat qe bejne dhe si rezultat diplomatet tane kur raportojne mbi situata te ndyshme ne vendet ku jane akredituar iu referohen vetem mediave dhe ndonje zedhenesi institucionesh, perfundimi ke nje diplomaci qorre dhe te shurdher te pa afte te marre vesh se cfare gatuhet zyrave te vendeve te tjera. Nga ana tjeter ke politikane qeverises apo pretendente per te qeverisur qe ose jane injorante e te paditur ose jane teper prepotente te pranojne gabimet e deshtimet sikurse dhe Naltgjatesia e Tij qe na vuri per minister te jshtem nje spurdhjak ende te parritur se na qenkesh i ditur e kishte lexuar shume libra. Shtoji ketyre edhe faktet qe ne jemi shtet e komb mbi te cilin behen eksperimente nga shkerdhatat e BE, kjo sepse ne u qurravitemi ore e minut ore aman na pranoni. Edhe breket i kemi hequr vetem aman na pranoni dhe ata na vene kushte pas kushtesh duke te trajtuar si nje prostitute te dores se fundit mbi te cilen duhen bere gjithe eksperimentet e kamasutres. Kombi yne eshte ne prag shperberje ku me 300 firma do na shpallen minoritetet si kerpudhat pas shiut, dhe per kete ka menduar me se miri edhe pagesa 3 dekadeshe prej 300 Eurosh te shperndara gjithandej nder Hamazate e shumte te ketij populli. Nje dite edhe mund te na fusin si shtet ne BE, por jo si komb shqiptar, por si nje vend me larmi kombesh e minoritetesh e nuk do jete cudi qe dhe flamurin te na e kerkojne te behet me ngjyrat e ylberit si ai i atyre te lulishteve te Hallandes si shenje e komuniteteve te shumta. Mos u habisni per kete, ja eksperimeti ka filluar ne Kosove ku ne flamur jane 5 yje per sejcin komunitet, packa se shqiptaret atje jane 90%. Nuk kane faj ata, faj kemi ne qe shesim bythen per 2 leke nga i pari tek i fundit.

  8. Albann says:

    Gjykata Speciale s eshte me gjykate.Eshte i pakuptimte hutimi i politikes kosovare.”O shok u perdore politikisht,u manipulove.C kuptim ka te na gjykosh ti?Jemi kriminele apo jo ne,ti humbe krebilitetine gjykimit.”.Paketojeni ,shkruani mbi te “e korruptuar” e drgojani Brukselit ti pije lengun. Kaq e thjeshte eshte.Me te izoluar se kaq s ju mban dot Evropa.

  9. SHKELZENI says:

    MOS U TREGONI NAIVE… NESE THACI KISHTE KRYERE KRIME E KISHTE MUNDESINE TE MOS VOTOHESH KY LIGJE PER GJYKATEN SPECIALE .
    NE KOSOVE JANE 99% E POPULLSISE QE DUAN TA SHIKOJNE THACIN NE BANGON E TE AKUZUARVE E DUAN NE BURGE KY POPULL BASTARDE MOSMIRNJOHES CFARE TRISHTIMI .
    KY DJALE NGA FSHATRAT E DRENICES NUK I DI AS EMRIN FSHATIT PASI UNE NE KOSOVE NJOH VETEM PRISHTINEN SI EMER MERE PERSIPER NJE BARE QE ASKUSH NUK E MORI SAKRIFIKOJE VETEN FAMILJEN FEMIJET PER TI RIFUTUR PALESTINEZET NE SHTEPITE E TYRE DHE SOT KJO SPECIE E KEQE KJO PERZJERJE SERBO- SHQIPTARE- TURKO- BOSHNJAKE- CIGANE – GORANE -ARABE QE AS SHIQIPE NUK DINE TE FLASIN KENAQEN DUAN TA SHIKOJNE TE LIDHUR PARA TRIBUNALIT CFARE POSHTERSIE CFARE PABESIE SE TURPE NUK KANE . .
    POR THACI NUK DO DENOHET CDO AKUZE DO TERHIQET PO TURPI DO NGELET MBI JU FARE E KEQE
    ( Per sqarim nuk jam simpatizant i partise se Thacit mdhe as i Thacit por duhet thene te bardhes te bardhe te zezes te zeze )

    1. VATRA says:

      E vërtetë se në Kosovë ma shum urrehen luftarët e tyre se falangat serfe dhe çetnikët e Shesheljit që ju prenë komshitë në fyt që ju përdhunosen femrat sepse është i formuar nën ndikimin e propagandes serfe dhe pro serbojugosllave skena politike ka qenë çdo herë e kontrolluar nga Servia ata shqiptarë që i janë kundërvu janë eleminu ose burgosë mjafton shembujt që nga lufta e dytë botërore dhe deri më sot ku UÇK me të madhe i shembi ndikimin në Kosovë por përfundimisht jo beteja vazhdon por në favorin e Kosovës

    2. suli says:

      I ke thene te gjitha me pake fjale,bravo.

  10. Ladi says:

    Nuk e besoj dot qe komentuesit ketu ne pergjithesi e shohin shkrimin; vetem bardh e zi??!!
    Mero, nuk ka ndrruar mendje per gjykaten speciale dhe ne as nje rrjesht nuk thote se eshte gabim ngritja e saj. Ai shpjegon mjaft qarte, se si ajo funksionon krahasuar me ate cfare nje gjykate atje ka funksionuar me pare.. dhe bazuar mbi kete argument krejtesisht te vertete, nxjerr ne pah perdorimin e kesaj gjykate nga politika e dites…
    Lexoni pa emocione, pa u ngutur.

    1. Zeni babit tvet says:

      Ore ça eshte kjo e folur naive….po kur ke pare ti dicka qe lihet pa u perdorur nga politika aman
      Sidomos ne kete rast qe kishe gjithe shenjat: raporti i Martyt dhe votimi i tij ne KE ishte nje thike pas shpine pervecse poshtersia me e madhe qe kam degjuar qekur marr fryme….
      Po me verte prisje qe te njejtit njerez qe e financuan dhe inskenuan ate farse donin te vinin Drejtesi ne Kosove?
      Apo donin te shihnin me shume kufoma shqiptaresh….

  11. L says:

    E sigurt qe Kyeministri i ardhshëm i RKS do akuzohet per 100 milione vrasje

  12. Altin says:

    “Ndaj per paqen duhet te presim njerez qe NUK jane subjekte te drejtesise”. Urime Mero. E kuptove qe ky njeri eshte Albin Kurti. Ke fajin tend, ndihmove ne rrezimin e nje qeverie legjitime te pavarur nga nje diktator si Vucici.

    1. XXXL says:

      Haha edhe Albin Kurti ka paur probleme me drejtësinë serbe si Thaqi Veseli Haradini…por deri sa ky u kap si pulë në kotec te këta policia serbe nuk pati bythë të ofrohej

      1. Altin says:

        Zogu vogel, ketu po flasim per drejtesi te Kosoves mgjs me gjykates te huaj…

  13. Luli says:

    E MORET VESH JU KOMEKTUSIT E TEMES SE SA SHARLATAN ESHTE MERO BAZE.TE NJEJTEN GJE BERI DHE ME SALIUN,I PUTHI BYTHEN PER NJEZET VJET DHE TANI JA PUTH RAMIUT SA TI RUDHET DHE KETIJ DHE DO GJEJ NJE TJETER.

  14. Alba.ny says:

    Mero, lideri i pashantazhuar ishte Albini, por edhe ti, edhe Edrama e masakruat. Ai beri shumë gabime ne ato dite si KM, por ishte i pashantazhueshëm, ishte dhe më i votuari, dhe nga KM i Shqipërisë dhe ju opinionistët kërkohej të gjenit gjuhën me të. Ju ndihmuat në ardhjen e kësaj dite dhe gjithë aksioni juaj ishte një fiasko.
    Sigurisht,edhe ky gjysmaku i bushatllinjve që po rreh gjoksin se e çmitizoi gjithë aksionin, nuk i është afruar fare të vërtetës, pasi anashkaloni faktin që prokurori, madje as zv. i tij,nuk janë gjermanë, as francezë as europianë, por amerikanë.
    Po, mund të thoni se Williamson është Harwardas, I majtë, antitrump, etj. por këto duhen argumentuar, e, nëse vërtetohen, pretenca e tyre është e dështuar.
    Si zor që një prokuror i atij kalibri të bëhet pjesë lojrash politike, dmth të firmosë dështimin e vet.
    E ndërkohë çështja e Kosovës, dmth çështja shqiptare në tërësi është në rrezik.Për këtë duhet të mblidheni ju kokat e mënçura nga të dy anët e kufirit dhe të gjeni zgjidhjen. SOT, se nesër…

    1. MargqMargueriterita says:

      Alban NY te paska rene truri ne det qenke bere per gjynah mos bene edhe ti pjese te grupi i 7×7=67 )po si more al – bibini paska mare vota me shune se Rama a ke qene ne shkolle a e di sa eshte 25 % ne nje milione banore ? Korona virusi eshte e keqe t le me penallti ne koke te keqen te mjeku shpejte

      1. Bbb says:

        O Margaritar i rralle….ketu po shkojme te gjithe ne fund si kove pusi kurse ti ke hallin e votave te Rilindjes….tobekstarfullah

    2. Vetevendosje says:

      USA duhet te braktis Kosoven pasi një pjese e madhe e kosovarve I thane ik pirdhu fteses se saj per tu ulur në një tryeze dialogu, e sabotuan duke e akuzuar USA se donte ndarje të Kosoves në bashkëpunim me Thacin! USA nuk mund të pranoj të poshterohet në sytë e botës! Te terheqi ushtaret e saj e të merret me punët e brendshme, të terheq edhe njohjen pasi është e akuzuar per komplot në dem të integritetit të Kosoves! Albin Kurti dhe ata që akuzuan USA e Thacin per tradhti duhet të vijnë në pushtet, fillimisht të denojne Thacin e UCK per krime lufte, të marrin kontrollin e veriut e nëse serbve që janë aty su pëlqen ti mar per leshesh e ti kthej në Serbi! Albin Kurti e ata që e mbeshtesin të nderpresin çdo kontakt ekonomik apo politik me Serbine deri sa ajo ta njoh si shtet e të kërkoj falje per krime e të kete dorezuar kriminelet! Albin Kurti e ata që e mbeshtesin të nderpresin marredheniet me BE deri sa ajo të njoh Kosoven(5 vende nuk e njohin, dmth BE si organizate kolegjiale nuk e njeh Kosoven), të shpetojne Shqiperine duke marr pushtetin politik edhe aty e te bashkojne Shqipërine me Kosoven pa pyetur askend! Pas kesaj të fillojne luften e shenjë me arme në dorë per clirimin e tokave Shqiptare deri në Nish ne veri e gjithë Camerine në jug duke vendosur në vend padrejtesite shekullore! E nëse I del koha ti zhduk sllavet nga ballkani dhe evropa duke I kthyer në stepat Ruse! Bravo Albin Kurti.. O I pashatazhueshem!

  15. Sonja says:

    Eshte epoka e Albin Kurtit per ta shkruar historine e re te Kosoves, do apo nuk do Grenell, Rama, Mero e shume te tjere. Per here te pare, trojet shqiptare do kene nje lider superinteligjent, trim e te ndershem…so

    1. meti says:

      Historia e Kosoves shkruhet vetem me gjake.Al bini,nuk e shftytezoj ate mundesi.Kosaven e qliruan UCK e Thacit ,kuptohet me ndihmen vendimtare te NATOS dhe shteteve te aleances veriatlantike.Vetem keto jane faktore qe vendosin dhe do vendosin per fatin e Kosones.Al bini kerkoj haptsa nga GJ S,”VEPRONI CKA PRISNI”.Al bini eshte vetem per kaos dhe jo per hairin e Kosoves.Per fate te keqe e ndikuar nga propaganda serbo-ledeleiste,udheheqesit e UCK ne Kosove jane satanizuar,por e verteta heret ose vone do triumfoje.

  16. thashe fjalen time; m'u duk vetja i lire, ne fakt fshehur si struci says:

    DHE ME NE FUND DUHET TE KETE NJE PERGJIGJE PA FRIKE FARE/: Parlamenti Kosoves qe e votoi kete gjykate e keta prokurore, duhet te mblidhet dhe ta çbeje vendimin e tij; ta shkrije dhe te mos ta njohe me kete gjykate dhe pike me vote. SHBA e njehe gjykaten e Hages vetem per te tjeret, por me ligj nuk njeh qe asnje amerikan ta gjykopje kjo gjykate dhe kete nuk e lejon. Atehere kete duhet te beje edhe Kosova: dhe do dali bllof edhe Europa qe kurdis keto krime kunder njerezimit, Europa e sidomos Franca e Anglia qe keto gjera kane kurdise me kohe qe kur kishin kolonite e tyre neper bote. Europa qe ka shantazhuar ne çdo moment vendet e vogla duke i coptuar e dhene fqinjeve. Prandaj kjo lloj demokracie nuk funksionon me, se nuk eshte demokraci, por nje sistem i ri qe flet ne emer te saj por vepron kunder saj. Nuk duhet te kishte prokuror qe te shpallte fajesine dhe vendimin per cilindo si beri ky mafjoz prokuror i kesaj gjykate qe dikush tjeter e kishte pergatitur kurthin per ta shtypur ne te vertete drejtsine qe pretendohet. Edhe gjykata e Hages edhe gjyqtaret e Venecias edhe ata te Strasburgut qe i ka ne juridiksion Europa e mafjozlleqeve, jane mekanizma politke dhe jo drejtesie qe shkaterrojne vendet dhe kombet e vegjel. Le te ngrihen kunder tyre se ka ikur koha e konferencave qe vendosni per fatete popujve te tjere ne kurriz te tyre. Eshte koha per ti thene ndal padrejtesise se drejtesie. Ne çdo vend shtet apo komb duhet te vendosin populli tij dhe jo mafjozet europiane te skandaleve te deritanishme. Edhe sikur te vdesin , por nuk do vdesin me shume se ç’vrau serbi, duhet ti japin nje mesim te mire Europes qe po tallet me demokracine (!) me lirine, me drejtesine. Parlamenti Kosoves duhet ta zhbeje gjykaten speciale dhe mos ta njohe me. Eshte hapur nje shantazh kunder Kosoves qe ben Europa. Dhe ai prokurori duhet te pergjigjet penalisht.

  17. Trotski says:

    Kjo qe ndodhi ngjan me aktin :Me u Shkerdhye me Loqen tende

  18. Dr.X says:

    Per te gjykuar per nje fenomen apo nje objekt ka rendesi te madhe kendveshtrimi,ose distanca e duhur.
    Per ta kuptuar qe toka eshte e rrumbullaket,mjafton te ngjitesh ne nje pike me te larte dhe e arrine vete kete konkluzion.
    Per te kuptuar perse Perendimi,aq i adhuruar per ne,tall menderen me ne,aresyet duhen kerkuar ne menyre objektive.
    Rastesisht po ndiqja nje emision televiziv,ne stacionin e 2-te gjerman,ZDF.
    Aty nje Gazetar i njohur gjerman pyeti nje poltikan te djathte :
    A mund te me thuash perse Turqia nuk do te behet kurre anetare e BE-se?
    Pergjigjia e tije ishte shume e shkurter dhe precize:
    Turqia ,Bosnja dhe Shqiperia nuk do te behen kurre anetare te BE-se,per te vetemen aresye:
    Kane nje emerues te perbashket,jane vende myslimane.
    O shqiptare,akima nuk e keni kuptuar qe kur evropianet degjojne fjalen mysliman,dridhen?
    Lobi greko-serb eshte shume i fuqishem.
    Ne si shqiptare nuk kemi asnje lloj mbeshtetje.
    Nuk duhet harruar dhe nenvleresuar fakti qe Doktor Mortja ne fillimin e viteve 90-te,na futi ne Konferencen Islamike
    O shqiptare,e keni te dokumentuar,ky ishte gabimi me i madh i bere ndonje here ne historine e kombit tone.
    Me kete u dhame komshinjve tane nje arme shume te forte.
    PS .Nje veprim strategjik i miremenduar ,i gatuar ne Beograd apo Athine dhe i ekzekutuar me mjeshteri nga Doktor Mortja
    Nuk dua te prek interesat e askujt ,per mua besimi eshte privat,nje raport midis meje dhe zotit.
    Faleminderit

  19. XXXL says:

    E sigurt është puna se Kosova edhe për dekada do të pengohet politikisht dhe dotë damtohet ekonomikisht drejtë zhvillimeve normale por dy hapa para dhe nji mbrapa do ta lejojnë qendrat e mëdha për interesat e tyre politike Europa Kosovën po e çon kah zhbērja në vitet 90 i rrëmbeu 1/3 e rinisë sot i imponon rregulla shkatruse ku në rend është mjekësi a ku rol kyq ka politika gjermane që kurrë nuk favorizoi diçka pozitive

  20. VATRA says:

    Gjykatë e Dik Martit e furnizuar me fakte të falangave çetnike të Millosheviqit fakte që janë marrë nga ideja e krimit në kazermen Paraqin ku i ndjeri Aziz Kelmendi pat vra nga nji ushtarë të gjitha kombsive jugosllave pra njejtë si Thaqi që paska vra serf serbociganë romë hashkali boshnjak goran arnautë por edhe shqiptarë ….me gjithë Kosoven paska dashtë belanë

  21. Pelioni says:

    Z. pushtetarë të kosovës martire ,dosjet tuaja për në gjukatën speciale i ka formuluar sipas porosisë të berishës (agjentit të udb) mëkëmbsi i tij dje në unmik ,sot i katapultuar prej tij në krye të pd që e ka emrin lulush basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje