Nga Mero Baze
Njoftimi i prokurorit special në Hagë, nuk ka hedhur në erë vetëm inciativën amerikane për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ketë pasoja dhe mbi riformatimin e spektrit politik në Kosovë. Në listën e këtij prokurori janë shumica e politikanëve të njohur të Kosovës së krahut të luftës dhe figura të tjera të shoqërisë së Kosovës.
Nëse Gjykata Speciale formalizon akt-akuzat, drejt Hagës do të fluturojnë Presidenti i Kosovës, ish Kryeministri, ish kryetari i Kuvendit, ish zëvendëskryeministri, rreth 10 ushtarakë të lartë, dhe disa figura të tjera të shoqërisë së Kosovës. Në çdo rrethanë ky është jo vetëm një tërmet politik në Kosovë, por dhe një përmbysje e dhunshme e spektrit politik, që druaj se kalon aq lehtë.
Dhe e sigurt është se këta do të fluturojnë të gjithë në një ditë ose në një javë, duke krijuar një zbrazëti, e cila mund të krijojë së pari tension social dhe së dyti nevojën urgjente për pasardhës të rinj, që të mbajnë nën kontroll elektoratin e tyre. Këto parti kanë thuajse gjysmën e votave të Kosovës, dhe efekti që pritet të ketë ekzekutimi i akt-akuzave, është shumë më i madh se efekti që pati ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane.
Duke qenë se është një pastrim u dhunshëm i fushës së lojës dhe jo një reformim natyral i saj, Kosova rrezikon të zhytet në turbullira të brendshme, nëse më shumë se gjysma e politikanëve të njohur të saj përfundojnë në Hagë.
Madje ky akt rrezikon të prodhojë të kundërtën e asaj që ëndërrojnë kundërshtarët politikë të këtyre liderëve. Ky akt mund të nxjerrë dhe ata jashtë loje, ashtu siç do të nxjerrë jashtë loje dhe rolin e Tiranës, e cila mund të bëjë rolin e korrierit diplomatik Uashington- Tiranë- Prishtinë.
Meqë shumë prej liderëve të krahut të luftës, që do të udhëtojnë në Hagë, gjatë periudhës së qeverisjes kanë pasur akuza për korrupsion dhe kapje të shtetit, shkuarja në bllok në Hagë si heronj të luftës së Kosovës, jo vetëm që mund të mos nisë procesin e ç’kapjes së shtetit, por mund të heroizojë edhe më shumë se sa meritojnë këto figura, duke i kthyer në simbole të historisë së Kosovës.
E di që është e vështirë që liderë të rinj të emërohen në vend të tyre, qoftë dhe prej tyre, pasi do të ngjanin si Lulzim Basha. Mbështetësit e tyre politikë në Kosovë pas shkuarjes në Hagë, do të jenë dhe më fanatikë se sa sot dhe një elektorat militantësh radikalë.
Ky elektorat të udhëhiqet dhe kontrollohet ose nga liderë që do të lindin nga trazirat sociale që mund të pasojnë ikjen e tyre, ose nga liderë të prodhuar nga mbështetja që SHBA ose Perëndimi duhet t’u japë atyre për të mos u ndjerë të braktisur. Kjo e dyta është vendimtare.
Historinë e Kosovës, në një moment delikat të saj në vitet 1998 -1999 e përcaktoi pushka në mal.
Pas 20 vitesh nëse Kosova do të ndjehet e braktisur dhe mbështetësit e krahut të luftës të poshtëruar, historinë mund ta vendosin sheshet e Kosovës. Dhe kjo nuk do të jetë mirë për askënd. As për kundërshtarët e këtyre që po shkojnë në Hagë. Edhe ata mund të jenë “viktima” të këtij tërmeti.
Gjykata e posacme qe lideret idiote te Kosoves e votuan vete. Gjithe njerezit e Sllobodanit jane akoma ne pushtet ne Serbi ndersa shqiptaret dergohen ne Hage.Turp per faktorin shqiptar ne Tirane,Prishtine e Shkup. Asnje deklarate te perbashket nuk bejne dot jo me aksion politik.
Moj mona me breke
Kosova ka deputet qe paguhen nga taksapaguesi ti kritikone kujtim gjuzin tirane cthua more .
Per mendimin Tim poshtersia qendron tek qendrimi amerkan dhe European. America preu ne bese kurdet pasi I perdori mish per top dhe tani tradhetoj ceshtjen e Kosoves. E vetmja zgjidhje eshte (por qe eshte e pamundur persa ne Tirane jane te lire ata qe pergatiten dosjet e “kriminelve” te luftes ne Kosove) bashkimi I shqiptarve ne nje shtet te vetem, forcimi I ekonomise dhe ushtrise dhe shkeputja nga vasaliteti ndaj amerikes dhe europes kurva qe ceshtjen shqiptare ne ballkan e kane lene ne dore te serbise, greqise dhe Russia’s qe edhe turqia me interesa strategjike ne ballkan hesht dhe po ben ate qe ka bere vazhdimisht ne histori duke plotesuar kerkesat servo-ruse kunder shqiptarve. Shqiptare bashkohuni, fuqizohuni ushtarakisht dhe mbroni ceshtjen shqiptare, mbroni heronjt shqiptar nga tribunale padrejtesie te mbushur me antishqiptar ne Hage.
Kjo gjykate e ndyre nuk ka bythe te arestoi kriminelet serb qe vrane e zhduken qe nga femijet e deri te pleqte kosovare dhe merren me viketimat. Kjo eshte drejtesia e BE prandaj duhet ti besojme vetem SHBA dhe mos meremi fare me qelbesirat e BE qe kurre nuk do te behet si Amerika e cila eshte yll ndricues. Evropa prostitute ka qene dhe e tille ka mbetur..
Shumë e drejte është analiza jote për Be, por unë mendoj se edhe washingtoni zyrtar nuk është me pak prositute se europa , duke marr parasysh kryehipokritin më të ndyrë që shba ka patur ndonjehere.
Nenkuptoj atë mashkullin femer që ndermjeteson bisedimet
Zoti Mero! A mund te beni nje hetim gazetaresk per rolin e Lulzim Bashes ne kete proces! Shume i pergojuar eshte! Do te ishte sherbim ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve! Hetim te paparagjykuar!
Analizë e perfektë zoti Baze, me këtë akuzë jo vetëm rrezikon të destabilizohet rajoni, por kështu humbet besueshmërinë edhe një institucion i drejtësisë botërore, ku shumë popuj të pa mbrojtur dhe të masakruar barbarisht prej çmenduris njerëzore të shuajnë përfundimisht shpresat për të jetuar pa frikë në territoret e tyre.
Po te bejne deklarat keta te Tiranes,akuzohen se pse flasin per kosoven nga buzhalat e ca funderrina te tjere.
Kjo mund te kete edhe nje efekt qe ti nuk e thua Mero! Mund te priten ato pese kacidhe qe ju paguajne keta politikane qe ti lepini prapanicen e ti beni reklame qe nuk e meritojne. Dhe kjo eshte me e tmerrshmja per mediat tuaja. Llafet e tjera jane te teperta. Tung.
KOSOVA KA ALBIN KURTIN SA PER TE GJITHE POLITIKMUTERIT E PARTICKAVE TE TJERA KOSOVARE
+ haki abazin Haxhiun sfeqlen…kësi idiotësh prodhon politika kosovare
Nëse shikohet historia politike e Kosovës ata njerëz që i bënin sfida Serbisë ata janë sfidu nga vet shqiptarët mjafton të shifet periudha që nga LDB e deri më sot megjith evolimin mentaliteti është i njejti shemben grupin e Gjakovës që ishin të klanit kroato bosano slloven dhe i hapen rrugën atij serbo malazezo maqedon e njejta është edhe sot
Tunden malet po s’rrezohen – thone nga anet e tua Mero. Do kthjellohen ujrat e do vazhdojne gjerat ne rrugen e vet. Natyrisht, Ballkani do clirohet pak nga nacionalizmat, se ndryshe keta popuj nuk jetojne dot bashke.
FATKEQSIA NE KOSOVE ESHTE VETE KOSOVARI ATA SPIUNOJNE NJERI-TJETRIN THJESHTE PER HOBI .
POR ASGJE NUK DO NDODHI ASNJE ARRESTIME ASNJE DENIM JANE THJESHTE LOJRA POLITIKE
NESE HARADINAJ ISHTE I PAFAJSHEM PERSE U NDALUA .
THUHET U LIRUA PASI MENDOHESH NE ZONEN E DUGAGJINIT NJERZIT DO REBELOHESHIN PO NESE ARRESTOHEN 11 CFARE DO NDODHI ?
KJO ME CONE NE ARSYETIM QE NUK DO KETE ASGJE
Kosova midis Thacit dhe Drejtesise
Dr. Abedin Bardhi
Hashim Thaci eshte akuzuar keto dite per krime lufte nga nje gjykate, krijimin e seciles e ka dekretuar vete.
Disa thone eshte gjykate e huaj, disa te tjere thone akuzat jane politike dhe ne kohe te gabuar etj,etj.
Asgje nga keto nuk ka rendesi. Hashim Thaci duhet te jape doreheqjen e te shkoje para keasj gjykate si qytetar i thjeshte i Republikes se Kososves. Ai nuk eshte i pari qe do ta beje kete veprim per t’I hapur rruge drejtesise. E ka bere Ramush Harajdinaj para tij. Biles dy here. Doreheqja eshte nje gjest sa moral aq edhe ligjor qe duhet ta beje cdo shtetar nen akuze.
Gjykata Speciale qe ka akuzuar Thacin eshte krijuar dhe financuar nga istitucionet e Bashkimit Evropian, eshte votuar nga Parlamenti i Kosoves dhe dekretuar nga vete Thaci, si President i Republikes se Kosoves. Pra i bije te jete shume me e besueshme dhe profesionale se gjygjtaret e Gjykates Kushtetuese te Kosoves, vendimit e te ciles Thaci iu “bind” per te rrezuar Albin Kurtin si kryeminister. Ne keto kushte pra, e vetmja zgjidhje mbetet ajo e doreheqjes se Thacit.
Do ishte shume me realiste dhe e frytshem nese institucicionet me te larta shteterore dhe politike te Kosoves do te mandatonin per negociatat me Serbine nje delegacion te perbere nga expert te fushes perkatese dhe te drejtuar nga nje person me integritet dhe i pa shantazhueshem.(Ne Kosove ka plot te tille ne boten akademike te ketij vendi).
Thaci nuk i permbush keto kritere. Ai eshte personi me lehtesisht i shantazhueshem nga Serbia, (per disa pazare qe i di ai the Baton Haxhia), eshte i shantazhueshem nga Gjykata e Hages, NATO e Bashkimi Europian, eshte i shantazhueshem nga SHBA, dhe biles nga shume faktor politik e jo politik ne Shqiperi dhe ne Kosove. Kjo pasi karriera e tij ka zik-zake dhe drite-hije te forta.
Mund ta them hapur se Thaci mund te pranoje te firmose cdo gje qe do i vihej ne tavoline ne dem apo dobi te Kosoves, me kushtin e vetem qe te mos i hapen ca llogari te vjetra vrasjesh ne te cilat ai ka luajtur rolin e urdheruesit e ne disa raste, madje edhe ate te ekzekutuesit.
Hashim Thaci duhet se paku te hetohet, gjykohet dhe po mundi te pastroje figuren e tij permes nje vendimi perfundimtar te gjykates rreth akuzes qe NATO pati ngritur kunder tij para disa viteve, mbi vrasjen e gazetarit Ali Uka, ne Tirane. Do te duhej te vertetoje me vendim gjykate, nese jane te verteta apo jo dokumentet e NATO-s te cilat e bejne ate pergjegjes per kete vrasje.
Hashim Thaçi, ne Korrik te vitit 1997 ka qene madje i arrestuar, per nje apo dy dite ne Shqiperi, si pergjegjes per vrasjen e gazetarit kosovar Ali Uka, por eshte liruar ne menyre te mistershme me urdher te Sokol Bares, Zevendesminister dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise ne ate kohe.
Ne arkivin e Ministrise se Brendshme te Shqiperise ka informacione te bollshme rreth ndalimit, akuzave, filmimeve, hetimeve, pazareve e ndrehyrjeve qe sollen lirimin eThacit. Ka informacione rreth shkrimit e rishkrimit te komunikatave per shtyp rreth kesaj ngjarje, ka filmime me ze e figure te Thacit ne qeli, ne ato dite kur gjendej i ndaluar nen akuze per kete vrasje. Ato gjenden aty dhe jane lehtesisht te aksesueshme.
Lidhur me Sokol Baren mund te themi se Thaci mesa duket i kishte atij nje borxh te madh, dhe u mundua te ia shperbleje kete borxh, duke e marre Baren si keshilltar te tij ne marreveshjen e Rambujese, nderkohe qe Bare nuk kishte asnje lidhje me kete marreveshje.
Ali Uka, ka qene gazetar ne “Gazeten Shqiptare” gjate viteve ’90-97 ne Shqiperi. Ka raportuar kryesisht per zhvillimet ne Kosove. Me afrimin e luftes ai ka qene shume aktiv ne promovimin e UÇK-se. Madje kishte filluar te identifikohej si zedhenes i UÇK-se.
Ali Uka banonte ne Tirane ne te njejtin apartament me Hashim Thaçin dhe Bashkim Thaçin, ne kohen kur u vra.
Nje dite Korriku te vitit 1997, ne mengjes heret, kufoma e Ali Ukes eshte gjetur e masakruar ne banesen e tij. Fytyra e tij ishte e shqyer me kaçavide dhe me fundin e nje shisheje te thyer.
Dokumentet sekrete te NATO-s, te botuara ne gazeten britanike “The Guardian” hedhin dyshime se gazetari Uka ishte vrare per shkak te mosmarreveshjeve me Xhavit Halitin. Kjo gazete sjell the fakte te tjera duke iu referuar deshmive te nje ish-bashkepunetori te ngushte te Thacit, te quajtur Ibrahim Kelmendi, i cili e fajëson direkt Thaçin për vrasjen e Ali Ukës.
Sipas ketyre dokumenteve te NATO-s te botuara ne gazeten britanike “The Guardian”, hetimet mbi kete vrasje e drejtonin fajin nga Hashim Thaçi, i cili ishte arrestuar per t’u liruar me vone me nderhyrjen e Xhavit Halitit dhe Sherbimit Sekret te Shqiperise. Thaçi nuk eshte hetuar dhe as gjykuar kurre rreth kesaj vrasje.
Pra, e gjitha politika dhe lidershipi i Shqiperise dhe Kosoves, para se te thurnin fjalime me tone te larta “patriotike” ne mbeshteje te Thacit, duhet te pyesnin vehten per nje second. –“Por sikur Ali Uka te ishte vellai i tyre, dhe te jete vrare aq barbarisht, e rrethanat e autoret e vrasjes te mos jene hetuar e gjykuar kurre”. Si do ndjeheshin valle?
Nje hetim te thelluar dhe gjykim te drejte rreth kesaj vrasje, besoj ua kemi borxh famljareve te gazetarit Uka, ua kemi borxh opinionit shoqeror, politikes se krejt trojeve shqiptare, dhe vete historise se gazetarise shqiptare dhe asaj kosovare.
C’fare rendesie do te kishte kush do ta bente paqen midis Kosoves dhe Serbise. Ne ishim gati dhe me kryet lart ta benim nje gje te tille. C’rendesi kishte Thaci apo Albin Kurti (megjithese Kurti eshte politikan mendjeshkurter). Nuk kishte rendesi kush, kishte rendesi koha.. Nuk i ndodh asgje Kosoves dhe ish Ushtareve te Kosoves. Nuk kane prova, kot ai tha ky tha.. 21 vjet nuk mund te riformosh skenar.. Is cold case. No body, no facts, just hypothetically presumptions. Is not about what you know, is about what you can prove.. Ishte sulm politik, asgje me shume. Denigrim te personave duke i nxjerre me dhune nga politika. Isha i bindur qe Thaci do ta bente nje gje te tille. What a waste !!! It was a bad move.. I’m saddened..
Perralla Mero, asgje do te ndodh, te pakten nga keto qe thua ti. Ke shkruar nje editoria te pa mbeshtetur ne asnje material ose te dhene politike. Fantazon sipas parimit ‘do behen dardhat sivjet meqe me haen mua’. Dhe kjo ngaqe nuk ke se cfare te thuash kur fletushka ta kerkon si rregull shkrimin e nje editoriali. Neser Thaci jep dorheqjen dhe me pas te gjithe si bagetia kur hyne ne vathe, do te nisen per ne Hage. Turp me te madh per nje shtet zor se mund te kete. Duket i kercenojne me heqjen e njohjeve te tjera, por kete radhe edhe nga vende anetar te BE. Kjo eshte katastrofe. Nese do ta trajtojme me qetesi dhe maturi situaten, edhe mund te shpetojme, por nese ndodhin ato qe thua ti Mero si kercenim ndaj atyre qe po i cojne ne Hage, te jemi te bindur se situata mund te marre rrjedha te paparashikuara duke e agravuar dramatikisht te keqen qe po na pergatitet.
Kur ndizen dritat, minjtè kèrkojnè vrimat.
Asgjè e keqe nuk i ndodh Kosovès, nga vendimet e Hagès, pèrkundrazi. Paaftèsia dhe pamundèsia e shoqèrive shqiptare pèr tè vendosur njè nga shtyllat mbajtèse tè demokracisè funksionale,DREJTÈSINÈ, merr njè mbèshtetje nga jashtè, pothuaj tè pamundur pèr ta vendosur vetè.
Hashim Thaçi tè japè DORÈHEQJEN, njè orè e mè parè. Çdo minutè mè tepèr nè atè zyrè, vetèm se e bèn mè skandaloze situatèn.
Janè vrarè me dhjetra SHQIPTARÈ, pas luftès, nga shqiptarè.
Familjarèt e viktimave, kèrkojnè jo vetèm drejtèsi por edhe eshtrat e tè dashurve tè tyre. Hashim Thaçit do ti duhet tè pèrballet me dèshmitè e tyre, para gjyqtarève tè huaj. Prokurorèt shqiptarè, thjesht i mbyllèn çèshtjet, kur i patèn nè dorè.
Njè shtet i ndèrtuar mbi vrasje mafioze, nuk do tè mundet kurrè tè ketè drejtèsi nè vetvete, do jetè njè krijesè e vdekur qysh nè lindje.
Ndaj kjo aktakuzè èshtè njè SHANS i dytè pèr shoqèrinè nè Kosovè dhe aspak pèrbaltje e luftès çlirimtare.
Pèrpjekjet e Edi Ramès dhe daullixhinjve tè tij mediatikè si Ymer Baze, pèr tè na bèrè patriotin pas lufte, vetèm se tregojnè mendèsinè halabake tè njè politike antikombètare dhe antishoqèrore, qè pèr hir tè interesit vetjak, sakrifikon gjithçka.
Ah sikur Haga tè merrej edhe me ngjarjet nè Shqipèri.
Me mijra tè vrarè tè pafajshèm nè kèto 30 vjet, do gjenin mè nè fund drejtèsinè e munguar.
E kuptoni pse vuajmè ne shqiptarèt? DREJTÈSI NUK KEMI.
Pas thirrjeve te Haradinajt ne Hage, kjo thirrja per Thacin atje ne Kosove kalon fara qetesisht e pa asnje termet imagjinar qe enderrojne ca ne Tirane!
Thirrja e Thacit ne Hage nuk mjafton as per furtune ne nje gote me uje or Mero djalo…
TE GJITHE KETA EMRA TE LARTEPERMENDUR , DUHET TE KISHIN SHKUAR ME KOHE NE HAGE , JO PER KRIME LUFTE , MEGJITHESE EDHE ATO KANE NDODHUR , POR PER QEVERISJEN E KEQE , SI DHE PER KORRUPSIONIN E LARTE QE ATA NDERTUAN .
PACIN FAQEN E ZEZE.
Emo Mero, po tani do e marre Nobelin Hashimi?! Po seriozisht mendoje qe do i jepnin nobel nje njeriu te korruptuar. E ardhmja i perket Albinit ky eshte realitet qe duhet pranuar.
Parashikim i zymte Mero, totalisht iracional ne antiteze te plote me racionalitetin tend karakterisitk nder vite qe eshte per t’u patur zili.
Te ka erresuar aresyen figura e Albin Kurtit, ai qe tani ka me shume se gjysmen e elektoratit te Kosoves e bashke me Vjollca Osmanin do te ndertojne nje qeveri me duar te pastra. E vetmja aresye per te cilen taborri i Thacit e Mustafes evituan zgjedhjet e parakohshme.
Pse mendon se pas ketij “termeti” edhe Kurti e Osmani do ta kene te veshtire?
Absolutisht JO, kasta e vjeter ne Kosove do ike per t’ja lene vendin jo “Zevendesuesve”, por politikaneve te karrieres si Kurti e Osmani.
Efekti pastaj do te jete “domino” edhe per kasten e vjeter ketu tek ne, me ndihmen e Zotit dhe vullnetin e POPULLIT.
Rama po i ben dem jo vetem Thacin etc por vehtes me shume. Ai eshte shume i vogel per te gjykuar gjykaten speciale. Kujton se do beje si ne Shqiperi me reformen ne drejtesi. Thjesh po shpejton arrestimin e Thacit, Veselin, Limajt & co.
Tani me shkuarjen e Rames ne Kosove, u pastruan plotesisht figurat Thacit & co. per krimet e pasluftes ne Kosove.
.
..
…