Nga Mero Baze
Rritja e përditshme e kurbës së infektimit nga COVID dhe rastet e shtuara të vdekjeve prej tij, duhet të na përballin me një strategji të re të përballjes me të, duke përjashtuar mbylljen.
Ekspertët e shëndetit publik janë ata që duhet të thonë fjalën e tyre, ndërkohë që për të bashkëjetuar hapja me COVID, duhet të funksionojnë disa rregulla të sjelljes publike.
Së pari, distancimi social duhet të kthehet me dhunë ligjore. Baret e Tiranës në Bllok, çdo natë janë të mbushura në mënyrë të tillë, që një i infektuar mund të bëjë kërdinë. Në kushtet kur baret e Tiranës dhe restorantet nuk po përfillin distancat sociale, institucionet tatimore duhet të përcaktojnë, mundësisht me shenja të ngjitura në tokë, vendet ku duhet të jenë tavolinat, të distancuara nga njëra- tjetra 2 metra dhe çdo shkelje duhet të ndëshkohet aq rëndë, sa të mos ketë mundësi të hapet më.
Të kaluarit nga ekstremi i mbylljes totale, në hapje totale me papërgjegjësi, është krim ndaj sakrificës tre mujore që kemi bërë dhe një rrezik i shumëfishuar për të ardhmen.
E njëjta gjë duhet të vlejë dhe për zyrat e shtetit apo etikën e sjelljes në publik, të zyrtarëve të shtetit.
Së dyti, duhet qartazi qeveria të ndalojë dasmat, ceremonitë e vdekjeve dhe tubimet politike që grumbullojnë njerëz. Këtu nuk duhet të ketë ekuivoke. Në kushtet kur virusi po shpërndahet me shpejtësi, grumbullimet për ceremoni private apo politike, duhet të jenë tërësisht të ndaluara.
Së treti, hotelet që po hapen në zonat bregdetare duhet të supervizohen sa i përket kushteve sanitare dhe dezinfektimit pas çdo klienti që ndërron dhomë. Po ashtu restorantet ku shërbehen mëngjeset, duhet të komandohen nga kamarierët e mirëkontrolluar dhe jo vetëshërbim qytetarësh, që fusin duart në servise dhe ndotin gjithçka.
Së katërti, Qeveria duhet të mendojë urgjent për një aplikacion që gjurmon qytetarët e infektuar dhe ndjek kontaktet e tyre. Çdo personi që rezulton pozitiv, duhet të instalohet në telefon një aplikacion përgjues për lëvizjet e tij, derisa të konfirmohet negativ. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e tij, por me lirinë e të tjerëve për të mos u infektuar prej tij. Dhe besoj se është diçka e realizueshme.
Dhe së fundmi, Qeveria duhet të vazhdojë të mbajë monopolin e statistikave përmes tamponëve, por është absurde që ajo të ndalojë spitalet private të bëjnë analizën e gjendjes së antitrupave të gjak, nga ata qytetarë që duan ta bëjnë këtë dhe kanë mundësi ta bëjnë. Kjo nuk e prek punën e Qeverisë, dhe as problemin e tamponëve.
Por meqë spitalet private apo laboratorë të njohur dhe çertifikuar ndërkombëtarisht, kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë, duhet të lejohen ta bëjnë. Kjo nuk ka pse ndikon në strategjinë e Qeverisë për ndjekjen e pacientëve që u bën tamponin, por ajo çliron shumë energji të reja për të pajisur qytetarët që duan të udhëtojnë me një analizë mjekësore apo që duan të sigurohen nëse e kanë kaluar apo jo, COVID-19.
Tani e kemi kaluar periudhën e panikut dhe spekullimit të mundshëm me këto analiza dhe kjo vetëm sa mund ta përmirësojë situatën.
Mbyllja natyrisht mbetet opsioni më i padëshiruar, por nëse distancimi social nuk realizohet me dhunë dhe nëse Qeveria nuk tregon dhëmbët ndaj shkelësëve të ligjit, vjeshta do të jetë një tmerr i ri, që do të na bëjë të pendohemi thellë për këtë çakërdisje kombëtare, pas mbylljes së pranverës.
Shyqyr qe u kujtua dikush ge dhkruaje pet kete ceshtje. Te shkretet normale qe ju duhet te jetojne nen diktaturen e debilsve. Dhe shteti ben sehir!??!!.
Mero, i mban mend ata njerezit qe para nje muaji dolen te Skenderbeu me parrullat “Poshte diktatura”? Keta jane shqiptaret sot! Fol sa te duash. Kot e ke. Ne nje fare menyre keshtu kuptojme se si e mbajti pushtetin Enveri dhe pse ky popull vetem ne diktature shtrohet.
Shqiptarët nuk ka virus që t’i kthejë në njerëz të arsyeshëm. Është gjenetike. Ajo që urrejnë më shumë shqipot është urdhërat e qeverisë. Vetëm komunizmi i mbajti për një kohë nën kontroll.
O Mero shiko postat, turp i zotit rradhet e pleqeve per te marre pensionin dhe askush nuk shqetesohet.. Si nuk del nje punonjes te pakten te forcoj masen e distances sociale?
I nderuar Mero, ndaj shqetsimin që e shprehni por për t’u aplikua këto pesë kushte që i propozoni duhet me e pasë Qeverinë apo Presidencën të udhëhequr nga një si Enver Hoxha. Sepse vetëm ai ka mund t’ia dali me këtë popull. Me pasë qenë së vepruari Ai, s’kishe pa njeri pa maska dhe pa distancim. Edhe nëpër shpija i kishin bartë maskat prej frigës. Dhe nuk do ta kishim këtë situatë alarmante. Ky popull nuk shef më largë se hunda. Nuk llogarisin që vera shkon edhe dy muaj. Fillojnë shirat, fillon izolimi nëpër shtëpia. Pa para, edhe ato pak kursime kush i ka fillojnë të hargjohen. Ne nuk e kemi luksin e shteteve përendimore që kan rezerva sepse jemi më të varfërit n’Europë. Fillon depresioni dhe skizofrenia… Nëpër spitale krijohet kaos. Kërkoi ndjesë nga të persekutuarit e ish rexhimit sepse kjo ka t’bëj jo si simpati, por si reakcion kundër neglizhencës së sotme e cila ka me na kushtua shumë, shumë, shumë në muajt e ardhshëm, por atëherë do t’jetë vonë.
Duhet Kim Jongu.
Mesa shofim , qeveria po e lëshon vet litarin që numuri i të infektuarve të rritet.
Meqenëse s’ka akoma vaksinë, s’ka mjekim specifik dhe i vetmi mbrojtës është ai fizik( distancim +mask), qeveria besoj se mendon që mund ta kontrolloj më mirë në verë numurin e lartë të të infektuarve. Vjeshta dhe dimri me mbivendosjen e viruseve sezonal do ta bëjnë situatën më të vështirë.
Por Mero ka të drejtë.
Duhet të veproj qeveria me ligj.
Mask, distanc, jo aktivitete masive..TI KALOJ NË LIGJ .!!!
Ndryshe, me një injorancë të pa precedent, shqiptarët do të varrosin veten .
Keq e me keq. Po kur te rinjte e femijet te mbyllen ne shkolla e kopshte me dritaret e mbyllura. Zoti na ruajte.
Ka vetem 2 menyra qe njeriu meson. Njera eshte edukata/praktika edhe tjetra eshte dhuna/dhimbja. Ne kulturë & edukatë ne shqiptarët ( jo vetem shqiptaret) jemi 0, keshtu qe ngelet menyra e dyte . Per mendimin tim edhe gjobat nuk do funksionojne sic duhet pasi ne ja kemi marre dorën rryshfletit ( pa perjashtim) keshtu qe fatkeqesisht ngelet vetem numerimi i kufomave. Vetem kur te kemi percjell large-qofte ndonje te dashur ose familjar , vetem atehere do na vijne mend e kokes.
Rregullat jane shume te thjesht edhe te qarta.
1- Mbani distancë te pakten 2 m
2-Mbani maske+lani duart+mbani higjene ne pergjithesi per veten edhe ambjentin ku jetoni.
3-Evitoni te bertiturat ne ambjente te mbyllura
4-Nqs nuk ndiheni mire vete-izolohuni edhe mos vendosni jeten e te tjereve ne rrezik. Ketkoni ndihme mjekesore nqs vertet nuk ndiheni mirë.
5-Mos i hidhni maskat rrugeve , det, lum apo liqeni se do shpëtoni nga virusi edhe do na haje mortja nga gjerat e tjera.
dhunen ” ligjore ” dhe maskat/hijab te Covi-Diktatures pushteti Berishian i Erdogan Vucic Rames do ta paguaje shpejt edhe shtrenjte..
Persa i perket zbatimit te rregullore se sigurise anti COVID ato zbatohen nga pronaret e aktiviteteve tregtare dhe keta pronare mund ti kontrolloje insoektoriati i ngritur per anti COVIDIN.
Psh nqs eshte nje qender tregtare, rojet e sigurise se saj mbajne nen kontroll popullimin e qendres, duke lejuar nje numer njerezish te hyjne, ne varesi te njerezve qe do dalin. Ne qendren tregtare ku une jetoj jashte, mbajme rradhe jashte qendres dhe njerezite e sigurise na lejojne te futemi ne grupe prej 7 vetesh. Qendra eshte me dy dalje dhe njera perdoret per te hyre dhe tjetra per te dale. Rojet e sigurise i shohim qe komunikojne me radio, mesa duket presin qe at tu thone qe njerez ne numer te caktuar dolen dhe keshtu ne ate numer lejohen njerez te futen. Pastaj mbasi je futur, perseri do mbash nje radhe te dyte tek dyqani apo supermarketi i qendres tregrare, pra aty ku je i interesuar per te pare apo blere.
Me kete dua te them qe cdo gje duhet bere me supervizim apo mbikqyrje, kur dihet qe njerezit iane turma dhe bejne ashtu si u vjen, prandaj duhen detyruar per te zbatuar masat mbrojtese.
Mero. Me vjen keq tju them se pika e peste persa i perket sistemit privat ne realizimin e analizave eshte gabuar per shume arsye. Por me themelorja pa permendur shume arsue eshte sitemi i tyre i papergjegjshem per raportimin e te dhenave ne digasteret shendetsore perkatese. Ata duhet te raportojne prane sitemit shendetort te dhenat qe te jane te regjistruar ne sitemin shtetror dhe ate ambulator gje qe nuk realizohet nga ata.
Mero, sistemi privat eshte bisnes shushunjash por Ju dhe shume te tjere qe drejtojne sherbimin shndetsor nuk e kuptojne. Vetem aktivizimi i shendetit paresor e mbyll kete plage duke perjashtuar sherbimin privat.
Mos harro se ne spitalet private jane po ato mjeke qe punojne ne sistemin publik. Nuk dua te zgjatem me tej por ne perfundim jam dakort me Ju per 4 pikat epara. Une jam mjek infelsionist dhe i njof mire epidemite, sistemin e raportimit dhe masat kundra tyre prandaj Ju kundershtoj.
Nuk i ben gje Karavirusi shqiptareve jo!
Deri dje debilat e mjekesise rekomandonin qepe, hudhra,uje me kripe per shpelarje goje.
Popull debil, shtet i korruptuar deri ne palce, se masat distancuese ne gastronomi mund te vendosen brenda dy ditesh nqe dhjete lokale mbyllen dhe behen shembull po nuk zbatuan rregullat.
U kujtua edhe Mero, te perserise ato gjera qe specialistet e pavarur nga qeveria e Rames, kane disa muaj qe i thone. Po kujt ti thuash, e kujt ti flasesh? Atij qe i ka veshet me dylle dhe nuk ja kercet fare per ate qe thone profesionistet e ndershem? Tani del edhe Mero me klonet e tij qe t’ja hedhe fajin popullit. Si kofini pas te vjelit..
U kujtua edhe Mero, te perserise ato gjera qe specialistet e pavarur nga qeveria e Rames, kane disa muaj qe i thone. Po kujt ti thuash, e kujt ti flasesh? Atij qe i ka veshet me dylle dhe nuk ja kercet fare per ate qe thone profesionistet e ndershem? Tani del edhe Mero me klonet e tij qe t’ja hedhe fajin popullit. Si kofini pas te vjelit.
Nuk thua te verteten e madhe.
Vatrat e COVID jane bere institucionet publike.Jane spitalet,ministrite,bashkite,drejtorite e pavarura.Ndersa nga bizneset vetem fasonet jane.S’kemi asnje rast nga baret e restorantet.Prandaj mos u merr me tubimet politike, nqs pretendon qe je i pavarur.
Mero nuk mund te behen analizat ne spitalet private.Eshte e vetmja gje dhe shyqyr ne e kemi mundesine ta beje shteti.Tanime nuk mbeti njeri ne bote qe nuk e kupton qe coronavirusi eshte semundje kontakti .Kush takohet kush mer frymen e peshtymen e tjetrit kush leviz pa shkak neper qytete te ndryshme mer dhe transmeton virusin sjell belane e madhe per te tjeret qe nuk ja kane kusur .Kujdes o njerez shmangni kontaktin e afert dhe mos u beni se gjoja jini shume po shume ama te dhsur im.Lerini qokat dhe sa me pak kontakte njerezore.
Fajin e ke ti Mero që ndërpreve Antenën me Taulant Mukën. Vazhdo talljen ti me ata që kujdesen për të thënë të vërtetën dhe mundohu të mbrosh qeverinë, kjo është e vetmja rrugë për sukses. Pa nëse vdesin njerëz, ç’i q.. t’ëmën, njerëz në këtë botë ka sa të hanë qëntë.
Nuk ka asnje diskutim.Do na mbyllin ne kafaz.Kto jemi ne,Genjeshtar e mashtruesa,hajdut sa ma nuk bahet,llapaqenj e shakllaban te paarriteshem.KJO eshte DNA E JONE.Sipas Frojdit ne ne momente te caktuara shfaqet dukeshem geni baze i kafsheris tek ne.Qeveria e beri punen e vet e plotesisht ja arriti qellimit per te ulur nivelin e te infektuarve ne kovid C-19 e pastaj ra pre e kafsheris e papergjegjesin per rritje te infeksionit ja u kaloj kafsheve.Tani kafsheria ka dalur per tu kullote.Ne mbrembje kafsherin do izolojne e me vone do ta kthejne apo ta fusin ne kafaz.E kjo plotesisht e drejte e ne perputhje me mentalitetin tone.Kullotuni o kafshe,heret apo vone do perfundoni :nje pjese ne vorreza,nje tjeter te semur e do ngelin ne spitale,kurse pjesa tjeter do e kycin ne kafaze.Nuk ka zgjidhje tjeter
Gahahahaha
Mero, miku im.
Shume shkurt e qarte , ke treguar disa masa qe duhen marre per situaten e krijuar.
Por edhe dicka thelbesore.
Keto shifra jane pa filluar punen sherbimi urban. Po te rifilloje ai sherbim skandaloz, sic degjojme ne media, do te behet nami i zi.
Vetem ne linjen Kombinat-Kinostudio, jane 30 stacione, vajtje e ardhje. Nuk dihet kush hyp e kush zbret. Nuk le “gjurme” si person per ta identifikuar.
Aq me teper qe nuk lejohet ndezja e kondicionereve e njerezit do “vdesin” nga vapa , ne trafikun e renduar te Tiranes.
NUK DUHET HAPUR.
ESHTE BOMBE ME SAHAT,
Ushtria ne rruge Mero , vetem kjo na shpetoj dhe ne mars. e harove, koktop i vogel ?
Masat e rekomanduara duhen zbatuar me forcen e ligjit.
Nuk mundet te lihen thjeshte rekomandime dhe prapagande bindese.
Po te presim bindjen e gjithe qytetareve, qe s’ka per te ndodhe asnjehere 100% ,e kemi te qarte deshtimin dhe izolimin nga Bota.
Perse duhet shteti atehere…?
Mbyllja (izolimi i pergjithshem) nuk duhet te jete me opsion.Vetem te prekurit nga corona te( vet) izolohen ne shtepi, spital a diku tjeter.
Mero ke te drejte ,sipas meje.