Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama është shprehur për herë të parë publikisht rreth fatit të reformës zgjedhore, duke e lënë opsionale mundësinë e ndryshimeve të propozuara nga opozita parlamentare. Qëndrimi i tij bazik, është ruajtja e marrëveshjes së firmosur me partitë opozitare jashtë Parlamentit, por nuk përjashton mundësinë që të bëhen ndryshimet e propozuara për lista të hapura, që mund të çojnë në heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Këtë qëndrim ai e ka mbajtur dhe gjatë takimit me krerët e lëvizjes opozitare parlamentare, kryesuar nga Murrizi.
Beteja për ndryshimet kushtetuese rreth reformës zgjedhore, është kundërshtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke lënë të kuptohet se nuk do ta pranojnë dhe nuk do ta njohin.
Disa aleatë të tyre, si Mediu, kanë kërcënuar me mos futje në zgjedhje, por Mediu nuk merret seriozisht në këtë pikë, pasi nuk ka marrë kurrë pjesë në zgjedhje si republikan, por në listë të PD-së.
Në gjithë këtë debat, përgjegjësia e fjalës është tek kryeministri i vendit. Ai është faktor vendimtar nëse këto ndryshime do të bëhen, apo nuk do të bëhen.
Nëse ai thotë do të bëhen, ai i ka gati votat e opozitës parlamentare dhe ato bëhen.
Përgjegjësia rreth hapjes së këtij debati, në të vërtetë ka një peshë më të madhe elektorale, se vetë debati.
Nëse Edi Rama e hap këtë debat dhe e lë fakultativ, si ti dalë rrugës, Partia Socialiste dëmtohet rëndë, pasi konsiderohet si e mposhtur nga kërcënimet, duke vënë në pikëpyetje fuqinë e saj elektorale në zgjedhjet e vitit që vjen.
Nëse ka një gjë që e mban sot në këmbë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, është vendosmëria me të cilën shkuan drejt 30 qershorit dhe bënë atë që thanë.
Shumë deputetë dhe drejtues politikë të Partisë Socialiste nuk kanë besuar tek 30 qershori dhe vetëm javën e fundit, kur gjithçka po shkonte drejt zgjedhjeve, filluan të besojnë se po bëheshin zgjedhjet.
Kjo vinte nga fakti, se gjithmonë ekziston paranoja, që Edi Rama në minutat e fundit bën një pazar me Lulzim Bashën dhe i lë të gjithë pa fjalë.
Rasti i tanishëm është i ngjashëm. Shumica e shqiptarëve duan listat e hapura dhe ndryshime në sistem, jo se kjo gjë do të bëjë çudinë e madhe, por se janë të bindur që kjo është një pengesë për ndryshimet politike në Shqipëri.
Më parë këtë e kanë pas kërkuar dhe disa OJF afër PD, por tani me sa duket janë më dakord me PD, se sa me opinionin publik për këtë çështje.
Në çdo sondazh që është bërë dhe nga kushdo që është bërë, nevoja për hapjen e listave ka një mbështetje që shkon nga 75 për qind në 95 për qind. Tani ta nisësh këtë operacion, ta hapësh këtë debat dhe ta lësh me pikëpyetje, do të thotë të marrësh në shpinë, gjithë kundërshtinë e këtij opinioni publik.
Ndaj Edi Rama duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i qartë tani që e ka çelur këtë debat. Çdo tërheqje do të jetë kosto për të. Ai duhet ta çojë deri në fund, duke e votuar në Parlament marrëveshjen që ka nënshkruar me Lulzim Bashën dhe propozimet për ndryshime kushtetuese të opozitës parlamentare.
Votat e socialistëve duhet të jenë të plota për të dyja propozimet. Vetëm kështu ata nuk marrin kosto nga ky debat brenda opozitës. Çdo tërheqje e Edi Ramës nga ky zhvillim, do të ketë peshën e njëjtë që do të kishte tërheqja e mundshme e Edi Ramës nga 30 qershori.
Nëse PD dhe opozita jashtë Parlamentit, tërhiqen pas kësaj, nga marrëveshja e tyre me ndërmejtësinë e SHBA, atëhere PS të votojë fjalë për fjalë rekomandimet e OSBE/ODHIR, që propozojnë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.
Kështu së paku dhe opozita parlamentare fiton një kërkesë të saj. Pastaj PD le të bëjë si ta mendojë për të hyrë në zgjedhje. I ka të freskëta “fitoret” me këtë metodë.
“Komardarja” e vetme politike pèr Edi Ramèn dhe grupit tè eunukève qè drejton, èshtè largimi nga pazaret me debilin qè qesh, Lulzim Basha dhe gruas sè Monikès, Ilir Metèn.
Njè lèvizje e tillè, si kjo me grupin e Murrizit, do ti mundèsonte Edi Ramès, fitoren e zgjedhjeve por kurrsesi mè, besimin e shqiptarève tek ai si person.
Ai mandati i tretè pastaj, po qe se SPAK ia lejon ta çojè nè fund, do jetè njè ndjenjè si ajo shurra nè brekè, qè nè fillim vjen e ngrohtè, e pastaj NEVERI.
Edi Rama “fitoi” luftèn me bollat hajdute tè politikès shqiptare, por humbi rrespektin dhe besimin e shqiptarève.
Shpresoj t,ia ketè vlejtur, pèr tè personalisht. Pèr ne qè i besuam, atèherè qè u bèmè 1 milion, nuk ia vlejti aspak, pèrkundrazi.
Kjo eshte e verteta e gjese. Por ama edhe Edi Rama eshte per te verteten e kessj gjeje sepse Tama tanime eshte ndergjegjsusr se me cfar banditesh (pd-Lsi) ka te beje dje se socialistet nuk duhen neperkembuurme. Rame ec e mos u ndal.
Ti or Tame i dashur ke detyre te pyesesh socialisteg. Basha le te pyese demokratet. Kjo eshte d gjitha, por demokratet e dijne we Basha pyet vetem grua dhe kunatin. Ğtandak asmje irdhim.
Rama eshte nje dordolec qe duhet te largohet nje ore e me pare. Vec qyfyreve dhe barsaletave kur nuk eshte koha ai nuk ofron gje tjeter. Shpresoj qe opozita parlamentare te qendroj burrnisht si deri tani dhe te behet nje alternative tjeter politike. Boll me me kriminele, hajdute&sharlatane.
Je OK Mero. Po me pelqen. Shumica e votuseve po presin Murizin dhe oppziten e re qe ta votojne. Me kete mendimin tuaj sot po paralajmeroni Edvinin se je i humbur. Jane kaq te zhgenjyer populli sa nuk duan as Edvin e as Lulzim, pale ndonje ilir apo Monike.Thika ne palce i ka shkuar e ky milet vetem po pret nje parti tjeter qe te zhduke kete fare te keqe te politikaneve 30 vjecare. Keshtu Z. Mero ju lexojme me kenaqesi.Tung.
Duhet gjak i ri dhe njerez te zote qe ne Shqiperi nuk mungojne,!! Ndryshimi i kushtetutes dhe votimi i Shqiptareve te Cilet ndodhen jashte qe eshte 2/3 e elektoratit, do ta bejne me mire gjendjen, Duke larguar pazarxhinjte politikanet kriminele nje here e mire nga politika. Mjaft me,!!!
Z.mere si gjithmone me shume gramafon sesa analize
Ps demtohet rende nese hap listat?
Kush tha, nqs ps do bente nje gje te tille une do vija ne shqiperi me shpenzimet e mija ta votoja sepse ky eshte nje akt qe forcon demokracine dhe dobson politikanin
Me marrveshjen e 2008 ps-pd jane bere si mreti ku forcuan veten me monopol dhe zbythen democracine,voten,iniciateven e cdo deputeti
Prandaj ke pare zotrote nje mbret ta kthej mbreterine ne republike me deshire?
Ps-pd jane ne poziten e mbretit sot
Nqs rama hap listat do jete akti i pare per te miren e demokracise ku ve perpara shqiperine se partine dhe kjo kurrsesi nuk demton ps ne syte e shqiptareve sepse dihet qe pa ps listat nuk hapen dhe nuk eshte aspak presion karshi ksaj partie sepse nqs do ishte i tille ps do ishte rrugeve si pd
Ketu mua me cudit fjala e edi rames para se te fitonte zgjedhjet ne 2013 , pra deklaronte qe kete shtet e Ka shkateruar partia e sali berishes.
7 vite me vone I njejti njeri deklaron qe duhet respektuar partia e saliut dhe metes
Si mund ta kuptoj kete nje shqiptar I drejte?
E kuptoni qe eshte mareveshje e hapur dhe e paster per vazhdimin dhe shkaterimin e ketij shteti edhe per 30 vite te tjera
Respektoj Muslim murrizin , rudina hajdarin dhe gjithe opoziten parliamentare per vendosmerine per lista te hapura dhe jo koalicione parazgjedhore
Faleminderit qe degjoni 90% te shqiptareve
Respekte
Keni shume te drejte Mero me kete abalize brilante si gjithmone!
Nuk ju hiqet dashuria nga Enveri! Edhe ti mor Mero antikomunisti je per zgjedhje pa opoziten mjafton qe shefi yt pagues per xhepat e tu dhe bizneset e tua te mos na humbas surratin ne syte e opinionit publik! Te na rroj partia dhe shoku Edvin! Je njesoj si fari balliu nr kohen r merhumit! zgjedhje pa opoziten ne Shqiperi! Jo keq te pakten kul do ketr murizer e hajdaresha, kerrperatesha por edhe mund te kete ndonje perfaqesues nga opozita e fuqishme e mikit tend patozi! O cna dhite gazit ju sumlepiresit e pushtetit! Jepi keshilloje se ti me te futur ua ke te gjitheve! Sic te ka pas thene Meta, qen qe kafshon gjithmone te Zotin!
Pse shqiperia eshte vend qesharak.
1. Deputet e opozites parlamentare qe jane ne parlament nga listat e mbyllura kerkojne lista te hapura
2. Marveshjet politike ,i bejne partite politike te votuara nga qytetaret dhe jo individe qe te gjithe bashke nuk kane as 100 vota.
3.opozita parlamentare eshte kaq shume opozite sa voton cdo PPP e tender qe con rilindja ne parlament ,por nuk voton 1 marveshje politike qe kane rene dakort te gjitha palet ne shqiperi dhe jane dakort nga Pompeo ne amerike deri te Merkel ne europe.
4. opozita parlamentare eshte kaq shume opozite sa do qe votat ti numurojne kryetaret e bashkive qe rastesisht jane te gjithe rilindas.
5. opozita parlamentare eshte kaq shume opozite sa kerkon te hiqen koalicionet parazgjedhore , qe kerkon ndryshimin e kushtetutes si e vetmja shprese e rames per mos te humbur thelle.
Perfundim: pamvaresisht pjeses qesharake , kjo ka edhe 1 fakt brenda, sepse edhe per me delenxhiun eshte e qarte se nuk ka nevoje te degjoje PD , analistet se te gjitha sondazhet e nxjerin rilindjen matematikisht dhe thellesisht humbese, fakti qe edvin kristaq rama te vetmen mundesi per zgjedhje shef heqjen e koalicioneve dhe deshiren e tij por shprehur nga Lym Murizi qe votat ti numuroje rilindja e kupton qarte se sondazhet jane edhe me dramtike se ato qe thuhen.
Karagjozlleku rilindas thjesht do ndihmoje qe humbja te jete edhe me e thelle.
Rilindja nuk keni me asnje shans.
Mjere qe ju qe ishit rilindas.
Arsyetim shume llogjik dhe i sakte.
O Murriz….mos u terhiq…..çojeni deri në fund aksionin tuaj…Ed poturja dhe lulush legeni te rruajne trapin…bëje Murriz….dhe do ti shikosh të gjithe keta si legena ne votimet e ardheshme….
Ben, ben. Qeke koqe i shitur mas sumes se Lulit. Asnje nuk parashikon cdo te ndodhe mbas votimeve. Por per nje gje te jesh i sigurte. Socialistet nuk zbresin me nga kali. Ti edhe Sali Berisha te Hani mune. Hiku Koha e qofte largut. Murzi eshte zotni burre. Dhe ben cfare i thote arsyeja.dhe llogjikon si mos me mire. PD. eshte e humbur…… Nuk ka shance eshte pa asnje lloje vlere.
Z. Mero, Rames po i kerkon nje gje mjaft komplekse dhe delikate; partneret nderkombetare jane per kthimin e opozites ne jeten politike; keta partnere i treguan vendin opozites per bojkotin e zgjedhjeve lokale; tani apo deri tani ata mendojne se E.Rama duhet te ndjek marreveshjen e keshillit politik. Por une jam i bindur, se edhe pas kesaj, opozita eshte e prirur te mos marr pjese ne zgjedhje; do te ndjek skemen e opozites serbe. E.Rama e PS kane leshuar shume, shume . Kjo i jep PS te drejten qe ne rastin e bojkotit te opozites, te ndjek shembullin e Serbise – qeverisje e vetme.
Mos u lodhë me “furkaçe” o mero e ti mbash anën ! Ai “gomari” nuk mban më ! E ka vrarē samari ! …… kemi ble njê pulisht të ri …hollandes! Mirê u duket dhe ambasadorve ! U rrit po thonê ! samaroseni ! … veçse kêta poshtē katundarēt,kokpalarêt nuk e duan ! Qeshin e tallen me të ! Nuk e di…..!
MOSE U MERZISNI TE GJITHE ,SE KESAJE I THONE :HANI E PINI SA TE DONI
SA TE JETE LALA EDI. PER TE DYJA KRAHET MAJTAS E DJATHTAS.MEQENSE POPULLI I JEPE VOTEN EDIT ,ATHERE BIEN DOKORTE QE TE QEVERISE EDUSHI ,DHE TE HAJE EDHE SALUSHI ,LULUSHI ,ILIRUSHI , E USHE TE TJERE E KOMPANI.
OK __ I NDERUAR MER O BAZE. TANI JEMI DOKORTE ME PISLLEQET E TYRE. PORE PYTJA QE I BEHET EDIT ESHTE:DO QEVERISESH PER NJERZIT ,APO PER OLIGARKET ME TY NE KRYE?????????????????????????????????????????
PERGJIGJEN DUHET TA JAPI PARA ZGJEDHJEVE. BESOJE SE NUKE PERGJIGJET KURRE PORE DO TE FLASI PRAPE PER HISTORINE E GOMARIT TE SHEMOS SE PORTOKALLISE.