Ilir Meta si shpresë për bllofin e  opozitës

18 Korrik 2020, 18:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar shkeljet e presidentit Ilir Meta, po e mbyll bilancin e tij me vërejtje për gabimet e presidentit, nën arsyetimin se vendimet, edhe pse ishin në shkelje flagrante të Kushtetutës, nuk kanë shkaktuar pasoja që të minojnë rendin kushtetues.

Mes këtyre vendimeve, shquan ai i çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimit të po atyre zgjedhjeve, më 13 tetor.

Konstatimi se ky vendim nuk pati efekte që të minonte rendin kushtetues, bazohet tek fakti se Qeveria nuk e përfilli dekretin e presidentit. Më pas nuk e përfilli as opozita dekretin, për t’u mbajtur zgjedhjet më 13 tetor.

Ky arsyetim është poshtërues dhe në të njëjtën kohë, destabilizues për të ardhmen e shtetit, pasi jemi duke i thënë çdo presidenti të papërgjegjshëm në detyrë, që nëse vendimet e tua janë të rrezikshme dhe ne nuk të përfillim, atëhere s’ka problem, mos u mërzit.

Presidenti Meta e ka raportin me ligjin dhe Kushtetutën, dhe jo me sjelljen e aktorëve të tjerë, që zvogëlojnë, ose zmadhojnë efektin e akteve të tij presidenciale.

Nëse në Shqipëri Qeveria dhe opozita do kishin marrë seriozisht aktet e Ilir Metës, nuk do kishte as 30 qershor dhe as 13 tetor, pasi secila palë do bënte zgjedhjet e veta dhe vendi do hynte në krizë kushtetuese të rëndë, siç e kishte llogaritur ai.

Pra fakti që nuk ndodhi kriza, nuk është meritë e Ilir Metës dhe as pasojë direkte e akteve të tij, por pasojë e përgjegjshmërisë së palës tjetër, e cila nuk e ka përfillur paligjshmërinë e tij.

Tani meqë vendosën ta mbajnë si president formal, të cilit do t’i japin rrogën, por nuk do t’i përfillin vendimet, është mirë meqë kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, të fusin në Kod pamundësinë e presidentit për të caktuar data zgjedhjesh, sipas dëshirës, dhe ta kufizojnë këtë të drejtë brenda disa limiteve, dhe pse jo dhe datave kur mund t’i dekretojë.

Ndryshe ajo që ndodhi vitin e kaluar, do përsëritet. Ilir Meta do fillojë të caktojë data zgjedhjesh për qejf të vet, Qeveria do vazhdojë zgjedhje për qejf të vet, dhe ne do merremi çdo ditë me një njeri që erret mirë, por ja prish gjakun natën ndonjë SMS, ose ndonjë humbje e Sëlltikut, dhe në mëngjes i fluturojnë pëllumbat në Korab.

Shqipëria nuk e ka luksin që krizave të saj, t’i shtohen dhe manirat e një presidenti, që dy postime në ditë i ka për Sëlltikun, një për macen e shtëpisë, dhe të fundit për datën e  zgjedhjeve.

Meqë keni vedosur ta lini president kukull, hiqjani së paku nga duart lodrat që i jepni për të kaluar kohën.

Bllofi i Lulzim Bashës dhe Kryemadhit tek ndërkombëtarët, se nuk do marrin pjesë në zgjedhje po u prek 5 qershori, në fakt bazohet tek shpresa që ata kanë të përdorin Ilir Metën të bëjë lëmsh datën e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre.

Ata nuk guxojnë më të bojkotojnë zgjedhjet, pas nuk i beson më partia e tyre, por as nuk kanë guxim të hyjnë në zgjedhje. Të vetmen shpresë që kanë, është që Ilir Meta t’i lërë pa zgjedhje.

Jo se do ta pyesë dikush për ato që do të bëjë, por duket që ka plan të bëjë diçka, që të duket se është dikush.

20 komente në “Ilir Meta si shpresë për bllofin e  opozitës”

  1. H2O says:

    Kam besuar shumë të Edi Rama ,
    por me këtë vendim i doli koka
    që është bashke me një injorant
    si Meta.
    Oh moj Shqiperi ku ke rënë, në duart e një injorant fshatari nga malet e Skraparit.

  2. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Kjo qe po perjetojme ne shqiptaret,eshte dicka midis trgjikes dhe komikes.
    Tragjike,sepse eshte pjesa dermues e popullsise,qe nuk di se cfare do haje te nesermen,
    n.q.s. ka sote te haje dhe komike sepse e njohin shkaku,por nuk kane force ta kundershtojne.
    Ne qeshim me xhevahiret e Likes,Likja tall menderen me ne.
    Dhe jo vetem ai.
    Pooor,ai ka peshen kryesore, pa llogaritur te paudhin Sali Brek’skisha.
    Ai beri te mundur rehabilitimin dhe kthimin ne pushtet te Doktorit dhe falangave te tije
    te krimit ne 2005.
    Pa ate dhe pelivanlleqet etije politike,nuk do kishte Berisha 2.
    Aktualisht,eshte shume e veshtire te analizosh ket katrahure politike,ne Albanistan.
    Ajo qe nuk diskutohet dhe nuk do kallauz,eshte fakti qe:
    Keta nuk kerkojne zgjidhjen e ngercit politik,joooooooooo,keta kerkojne komplikimin e tije.
    Kjo eshte formula ka te gjithe jane te kenaqur.
    Nuk ka interes Lulja te vije ne pushtet,pse?
    Sepse ai keshtu perfiton me shume,pa i hyre gjemb ne kembe.
    Ky eshtE nje PAT i paster,po te flasim me gjuhen e shahut.
    Ti rri ne pushtet une ne obo-bo-zite dhe te dy perfitojme.
    Perfitim real,jo llogje pazari,i dokumentuar jo pak po 14 milion Euro.Keto natyrisht per kryetarin,Paloqet marin brrylin.
    Plus tenderat qe gjasme do ktheheshin mbrapsht.
    Kjo eshte komedia.
    Vendosja e shtetit te se drjetes,do te thoshte per keta klloun politik,vendosja ne banken e te akuzuarve.
    Kush nga ne qe shkruajme ne kete forum,do hidhte firmen per te denuar vetveten?
    Asnje.
    PS.Shqiperia e para,Likja mbrapa me gjishtin ne B…th.

  3. Revizori says:

    Mero Baze,
    Vazhdon te tejkalosh vetëveten sa herë që shkruan. Disa nga ironitë therëse për ndyrësirën që quhet Ilir Meta janë epike.
    Por megjithate, duhet goditur Rama, sepse duke patur perballë figura te ndyra si Berisha dhe Meta, apo figura te bastarduara si Basha dhe Kryemadhi, eshte bere arrogant dhe mendjemadh përtej pragut te durimit.
    Fakti qe populli nuk duron dot Berishen dhe Metën, nuk i jep automatikisht te drejte Rames te tallet, te luaje si macja me miun, te pretendoje se votat e popullit i ka ne tavë, duke luajtur me ndjenjat e popullit.
    Sepse populli eshte i mire, por edhe lodhet, dhe ta var teneqen pastaj.

  4. Mona pa breke says:

    Rama kreu krim ndaj kombit kur e beri president kete hajdut e anti-shqiptar,tani thjesht po mbron krimin.

  5. Kuq e zi says:

    O mere nuk shitet kjo corbe
    Meta eshte president i ps me votat e ps dhe ne koalicion me ps
    E gjithe llumnaja se meta eshte me pd nuk hahet per djathe, faktet jane kokforte
    Meta di,ka, informacione per kete qeveri saqe po duket qe me pare keput qafen qeveria sesa presidenti
    E gjithe loja per koalicionet zgjedhore behet qe lsi te garoje e vetme ne menyre qe pas zgjedhjeve te kemi nje qeveri ps-lsi nqs ky plan do tregohej para zgjedhjeve ps do humte shume vota sepse nuk pranohet nje koalicion i tille nga zgjedhesi i ps-s pra prape kemi nje tradhti te radhes ndaj votuesit te ps

  6. Arjan says:

    Brilant Mero , ajo e pellumbave ne Korab eshte perl!

  7. Shtet rrumpalle says:

    Po fakti ,qe nuk cakton date zgjedhjesh per bashkite qe nuk kane kryetare cfare emri ti veme.Me kete terheqje,ai mund ta ktheje presidencen ne prone private si zyre noterie.Nuk do te cuditemi kur te mos shpalle diten e zgjedhjeve te pergjidhshme,osé tjetren te mos lejoje betimin e qeverise se re,nese nuk fiton opozita e ti vere kycin dhe ta hape kur ti doje qejfi presidencen.Komisioni i Venecias(as mish e as peshk)jep keshilla ,duke menduar,qe ka per perballe njerez qe i therrasin aresyes,jo malesor prej skrapari,qe u duket vetja si kapo tribush dhe nuk perfillin asnje norme civilizimi . Ai te gjitha i ben,jo per hakmarrje,por kerkon garanci qe Drejtesia e Re mos ta preke,duke patur parasysh rastin e Berishes ne 97-en,ku Nderkombetaret i dhane garanci me motivin e ruatjes se”stabilitetit”Ne se ky rast perseritet,ky vend keshtu ka per te ngelur hiqe mos e keput .

  8. 001 says:

    Ne qofte se kushtetuta do ishte shkruar ne nje liber me flori , ilir meta do ta kishte shkrire kushtetuten javen e pare qe u be president
    Sot shqiperia do ishte pa kushtetut.
    E kuptoni ke ka vene rama president apo jo?
    Arsyen pse e Ka vene eshte te krijoje remuje nga vjedhjet tenderat dhe PPP

  9. zi says:

    Le te marim si te qene,qe gjithe politikanet ne 100vitet e fundit ishin,
    te pakten, kunder intresave te shumices.
    Te marim dhe nje te dhene,ku c’do njeri prej te pa njouherve qe do te ndodhej ne te njejtat opozita,
    do te vepronte ndryshe.
    Me mire, apo me keq?
    Evulicioni,mundet qe te ish zgjidhja.
    Vetem evulicioni.
    Jemi nje popull ku i nen shtrohemi ,te forteve,tradhetareve,spiuneve,mashtruesve,debileve,idjoteve,krimineleve,
    dhe s’pranojme ne asnje menyre ti nen shtrohemi Evolucionit.

  10. Artibr says:

    Ka shkel kushtetuten por nuk kishte pasoja vetem disa shkolla u dogjen dhe voltana qe nuk del nga bashkia qe ri me vullnet te vet duke i ber shuren ligjit rames dhe atyre lapanjozeve qe ka nga mbrapa ri nje bashkiake ne bashki pa u votuar nga qytetaret ne fakte duhet te ishte ne burg i bie qe nese rama humbe zgjedhjet te ri ende kryeminister se kush do e heqi nuk gjykat kushtetuse keshtu qe mere me leng se mishi mbaroj ska asnje gje mund te bej dhe rama shkelie kushtetuse nuk del nga zyra kush do e nxjeri voltana pse nuk del u ben zgjedhjet ajo nuk u fut ne zgjedhje dhe eshte krye bashkiake .

  11. Tomori USA. says:

    Ky esht mafjozi me i madh i Ballkanit. Fatkeqesi kombetare qe Rama donte ta hiqte qafe, por i beri nderin me te madh duke e miratuar per kryetar shteti, kete hajdut, mafjoz, kameleon qe di mire ti luaj guret, jo si president por, si opozitar ne krah te PD dhe partis qe, ja mori Tit Vasilit dhe per nje muaj ja dhuroi gruas se tij Monika Metes., qe te ruajne pasurin e vjedhur dhe te pasurohen akoma me shume , ne pushtetin qe kerkojne te mbajne e te zene ne te ardhmen.

  12. Turi says:

    Sic duket edi po vazhdon lojen e vjeter te mbrojme njeri tjetrin sa te jemi edhe pak ne pushtet se nje rrace i perkasin ….

  13. Labi i zemeruar says:

    Zoti Mero Baze!Edi Rama ka te drejte qe nuk do ta shkarkoje Ilirken e Metajve.Dhe aresyetimi i tij bazohet ne llogjiken se Ai,pra Metaj Ilirka, ka patur gjithmone ne plan te pare vetem interesat e tij,me falni,te vendit dhe me udherrefyes permbysjen e sistemit kushtetues ne shqiperi (prape gabim bera,desha te thosha venien nen bythen e tij te kushtetutes dhe te ligjit).Like floriri i ka sherbyer partise socialiste qysh ne rinine e tij,duke u zgjedhur dhe zv/krieminister dhe per interesat e partise socialiste e braktisi ate e krijoi bijezen e saj ,SHPK-ne e tij ,te cilen me vone ja dorezoi te shoqes.Me pas e ndihmoi partine meme duke e luftuar mbi e nen rrogoz dhe duke u bashkuar dhe me banditin e PD-se,Berishen e maleve te nemura dhe si rezultat u be dhe krieminister,duke e lene Berisha rehat te beje para dhe te bente cfare te donte,mjafton qe te mos e ngacmonte.keshtu,prapa per interesat e vendit organizoi sigurimin e nje pjese te madhe te floririt te krrabes,duke e hequr andej nga ishte dhe duke e cuar ne llogarite e tij ne Angli etj etj.Ndaj dhe Berisha i vuri nofken ‘Like floriri”,gje te cilen Spartak Brahua e di shume mire….Kur martesa me Berishen iu merzit dhe vleresoi se per interesat e vendit ishte me mire qe te bente ca para dhe me Ramen,u divorcua nga Berisha (me lejen dhe skenarin e tij) dhe u bashkua me Ramen,gjithmone sipas kushteve te mirellogaritura te Likes,duke u kthyer keshtu ne kalin e trojes brenda qeverrise socialiste dhe PS-se.Eshte e paharrueshme shprehja e tij ” kam dobesi per doktorin” dhe “me qetesi e dashuri” si krietar i kuvendit.Kuptohet kishte marre garanci nga vete Rama qe banditi Berisha nuk do prekej dhe e beri parlamentin si skenen e “Al Pazarit”.Kuptohet qe kishte parasysh interesat e PS-se e te Edi Rames.Me vone ishte Edi Rama qeper tu bere krieminister e per te ardhur ne pushtet beri aleance me te dhe per t’i kthyer nderin qe likja i ka bere e vuri president.sepse ky ishte njeriu me i devotshem per ate post,sidomos pas 21 janarit,kur socialistet u vrane me duar ne xhepa,per hater te Likes,sepse miku i likes,Berisha dha urdher qe te mos denohej likja per videon e Dritan Priftit.Keshtuqe kokepalaret e Likes dolen me gisht ne b…..Likja” ka te drejte” kur i sulmon nderkombetaret qe “duan te futin hundet “ne punet e brendeshme te shqiperise e te bejne pastrimin e drejtesise e te politikes sone.Pse,eshte e drejte qe like-Berisha te mos kene kontrollin e sistemit te drejtesise?Eshte e drejte qe sistemi i pavarur i drejtesise te gjurmoje parate e likes e te Munikes dhe ta cojne ate ne burg?Mos o zot!Keshtuqe Rama,pas disa shperthimeve inatcore te rastit para nje viti e gjeti gjuhen dhe ia ktheu nderin Likes,duke ujdisur largimin e Dvoranit,per te cilin Likja e ktheu permbys vendin ,duke vene Kushtetuten e vendit te paren…(desha te thosha nen bythe).Pra iku Dvorani dhe nxenesja e bindur e Likes ,Torka e Tushajve,(e cila si dhe Dvorani eshte me mandat te skaduar,por per te cilen as Rama,as me nder presidenti nuk ndihen fare,gek…)gjithmone sipas udhezimeve te Likes,jo me vone se dje i permbysi te gjitha kandidaturat e KED-it si te papershtateshme,keshtuqe brenda ketij viti s’do kemi GJK dhe kjo do vazhdoje derisa te gjenden kandidatura te pershtateshme per te madhin Like floriri.,pavaresisht se kjo do shoqerohet me shtyrjen e hapjes se bisedimeve me BE-ne.Por pune e madhe,mjafton qe Likja te mos preket,tymi nuk i ka dale vendiit…!Po keshtu,likja me moton e tij qetesi e dashuri ose me ate te “kerbacit e te kulacit” e detyroi Ramen te jape urdher te ndryshoje versioni i shkarkimit te tij me versionin “keshillim”,sepse “ka thene Venecia” qe me ne fund te qetesohet perfundimisht Urjah Hipi i helmuar i presidences.Edhe akuzat per korrupsion ndaj likes” nuk “qendrojne.Rasti i filmuar ne zgjedhjet e kaluara ne lezhe kur ai ,me koken e tij te madhe dhe katrore i jepte zarfin me para krietarit te LSI ne Lezhe eshte sajim i mediave armiqesore ndaj tij.Po ashtu akuzat se ai cfare thote diten,ben te kunderten naten nuk qendrojne,sepse likja eshte shembelltyra e ndershmerise se ketij vendi.Nuk e keni pare sa serbes serbes del ne Tv kur ben deklarata?I keni pare selfet e tij neper maja malesh,me macen e shquar te tij etj etj,apo keni opare vetem selfin e fundit qe i beri Bashes me dy gishtat lart?Thone disa keqdashes se ka dhene urdhera dhe per te vrare,se eshte komplotist i shkalles se pare,se per cdo emerim ka marre zarfe me para dhe kjo eshte moto e shpk-se se tij dhe se kjo ka funksiuonuar gjithmone ne ate parti,se ai lobon per te sabotuar cdo perpjekje per te bere shtet e drejtesi te pavarur.Dhe per ke i thone keto,per Liken ! Ka mundesi? Shikoni se sa bashkepunuese eshte “fallxhorja Monika me nje cizme” per te miren e ketij vendi…Ka shperndare cocaine ajo me karrocen e femijeve,me makinen e saj,shoferi i se ciles u kap ne Morine etj etj.Pse jane te verteta keto?!!!Dhe Edi Rama,duke i patur parasysh keto dha urdher te lihet i qete ai,sepse like floriri i videos700 mijeshe eshte dashnor i demokracise dhe vdes per drejtesi te pavarur.Tani,do thoni ju qe ai per zgjedhjet e 30 qershorit e anullimin e tyre ka shkelur e tejkaluar kompetencat kushtetuese.Kjo eshte nje” vogelsi,nje shaka” e Metajt per te pare se cdo te bente Rama.i cili pasi i dha gazit deri ne fund.futi marshin e mbrapem dhe e hodhi makinen ne ere duke ecur,sepse u shkaterruan ingranazhet e kamios.Pastaj Metaj ka dhe rekomandimin e Venecias,e cila eshte “nje cudi tjeter e mesme”,sesi e interpreton zbatimin e kushtetutes shqiptare dhe te rregullave te vendosura nga ekspertet e reformes ne drejtesi per emerimet e reja ne GJK.Po ku kishte mundesi qe ky komision te thoshte te kunderten e asaj qe pretendon i madhi i ketij vendi,Likja i floririt dhe i videos 700.000 eurove!Ai i di te gjitha,i manipulon te gjitha dhe mjere ai qe i del perpara.Cfare mendoni ju se beri ai pasi radhen e pare venecia tha se ai ka tejkaluar kopetencat,ndenje me duar ne xhepa? Jo or jo! ai eshte personifikimi i djallit ne shqiperi,dora vete!Ai s’la gur pa levizur,deri sa ia arriti qe ata te ndryshojne formulimin e deklarates se tyre.Akoma nuk e njihni Liken?A nuk beri te njejten gje me KLGJ-ne,Me te fryrin si kacek Edi Rama,qe i detyroi te ndryshojne qendrim?!!!Dhe Edi Rama u vu ne mengene nga Metaj,ndaj dhe ia beri mutin persiper 55 firmave te deputeteve socialiste,komisionit hetimor qe e ngriti fet e fet dhe fjaleve te tij te zjarrta per te degjeneruarin Metaj,qe nuk e meritonte te rrinte ne ate zyre as nje dite me shume.C’rendesi kane per Ramen ato firma;c’rendesi kane interesat e PS-se e parimet kunder korrupsionit dhe kampionit te tyre president me bllok ne dore.Rendesi ka qe Likja te mos preket,sepse po hapi ai gojen…mund te me prishe figuren…mendon Rama.Nga ana tjeter u mendua dhe tha” Po mire po te ike Ai andej,kush do mendoje per kushtetuten dhe per vendin? Do na marre lumi pa “kontributin e tij”.Dhe te gjitha keto Rama i ben per te miren e vendit,te PS-se dhe jo per pislleqet qe fsheh ai se bashku me Liken e me Berishen bashke! Problemi tani shtrohet se cfare do beje zonja Kim dhe zoti Soreca.Do lejojne te permbyset reforma ne drejtesi (qellimi final i dyshes Like-Berisha) dhe te beje akoma ligjin Likja,qe nderhyn ne KLGJ si ne shtepi te vet apo do zgjohen perpara se te jete vone per ata ,por dhe per fatin tone te keq?Do hidhet drite mbi miliardat qe ka grumbulluar cifti presidencial dhe mbi krimet qe ai ka bere deri me sot apo do hidhet rrogozi mbi to? Te shohim!
    “Bravo” Edi Rama qe ja fute ketij populli ne sekonden e fundit dhe gjithe besimin qe ai kishte tek figura jote e bere pluhur.Por mos mendo se ti do dalesh fitimmtar nga e gjithe kjo!Po te mblidhen te gjitha nje e nga nje dhe nje dite do ta paguash.Edhe Mit’hat Frasheri,qe ti e ngre ne qiell,ishte dikur ne majat e pushtetit e te lavdise se tij,por erdhi dita qe u hodh ne koshin e historise si plehre qe ishte dhe si kolaboracionist i pushtuesve te ketij vendi.Populli thote “Hak pa marre e borxh pa lare nuk ka”.Degjoje te pakten nje here te vetme fjalen e urte te ketij populli dhe mos i thuaj mendjes perfundimisht “ik pirdhu”,sepse do kesh fatin e hidhur te likes e te Berishes.Ke rastin te jesh ne anen e kundert te tyre!

  14. Velo Partizani says:

    Rama nuk meriton më mbështetjen e të majtëve. Ai na ka zhgënjyer. Me fjalë duket sikur do bëjë hatanë me kriminelët dhe të korruptuarit. Në fakt ai i mbështet ata. Shikoni si e luftoi të korruptuarin Bode, e dënoi duke e vënë në bordin drejties të bankës kombëtare. Shikoni si e luftoi ish kryetarin e SHIK-t të Saliut, e dënoi duke e emëruar ambasador. Edhe Lulin e dënoi, i ktheu 15 milion euro për pallatin pa leje(që ai e kishte shitur më përpara se të shëmbej)
    Shikoni se çfarë i bëre Ilirit, e nisi për të shkarkuar dhe i fali KED, anëtarët e gjykatës kushtetuese, KLSH, e plot të tjerë. Shikoni si e katandisi Salën, e ka izoluar në vilat e tij dhe të kalamajve në Lalëz. Shikoni sa ua ka rritur pensionin të moshuarëve, 180 lek në vit. Dhe nuk ka turp, na kërkon ta vtojmë prap. Turp, fëlliqësirë

  15. Dee says:

    O z.Mero!. Po Meta e ka fajin per mos shkarkimin?!
    Po komisioni, ps, Rama, nuk ke gje per te thene !?
    Apo ato qe e molen dhe po e vjedhin lopen s,kane faj?.

  16. M says:

    U kripsha mendjen flisni e komentoni per shtetin e te drejtes e te ligjit, respektim te kushtetutes, per te drejtat e njeriut, per luften ndaje korupsionit e krimit , kur politikanet kan shnderuar rolin politik ne aktor teatri satiro – komik .
    Perdorimi i nje fjalori banal , ofendues, shkelet kushtetuta por jo ne masen qe te shkarkohet, marja e kopetencave qe nuk ja jep kushtetuta, mos nxjerjen e dekreteve per perberjen e qeverise, nxjere dekrete e i cdekreton, , pushtetin lokal nuk fuksionon se nuk i njef, parlamentin e quan ilegjimitim, kercenon per destabilizim, politikanet paguhen nga taksepaguesit e ata nuk e perfaqesojne e meren me teater humoristik , rolet ndryshojne , drama dhe komedia eshte e njejte me keta aktor qe i voton populli , zgjidhen e rizgjidhen se emerimet dhe votat i numerojne vete duke patur ison( perkrahjen) e nderkombetareve qe per 30 vjet kan bere nje vrime ne uje .
    “Askush nuk ve re trishtimin , dhimbjen, lotet e tu , por te gjithe shohin gabimet e tua, derisa te arish te kuptosh : kush vlen, kush ka pasur vlere dhe kush do te kete vlere gjithmon.”
    ” dike mund ta falesh megjithese eshte e veshtire, por ti besosh serish do te thote se nuk ke vlere.”

  17. Per komunistet says:

    Po kuptojeni me ne fund O QYRYKET e Rilindjes.
    Edhe po te doje nuk e shkarkon dot Edi juaj Ilirin.
    Ska ku te kapet. E provoi biles edhe me bekimin e AVOKOT Ngjeles. Po ja qe per fatin tuaj te keq jau prishi planet jo vetem Iliri me vendosmerine e vet, por vulen ja vuri komisioni i venecias.
    Tani ckini me Edin ju !!??
    Ai i shkreti aq u mundua me pallen e spiropalin po murit me koke nuk i bohet.
    Sju ka faj Edi qe ju nuk doni ta shifni si batutaxhi vulgar qe eshte, biles me nivel me te ulet edhe se Nard Ndoka ,por ju pelqen ta shifni si Enverin, qe denonte ke te deshte.
    Por nje dite do ta kuptoni edhe ju se kush eshte kaloresi i rilindjes.
    Si duket ajo dite po afron.

  18. Berti says:

    Dmth boj si t dush se nuk t gjen gjo

  19. Labi me llogjik te ftoht says:

    Un nuk mendoj kshtu si disa komente qe lexova pse e drodhi rama …….un them ( mendimi im shkurt) se rama e beri president per ta diskredituar (sic esht ne kete moment)….mirpo europa putana hiq e mos e keput me ate venecien i dhan krah pocais ( gati sa nuk than ska faj fare) ….dhe nuk besoj po te qe per ramen e kish dhjer me koh….esht amerika ne mes qe po iveston per reformen….e bllokon ai per te shpetuar lekuren …na la pa gj.kushtetuse pa te larten ….keshtu qe po e marin me te mir te cmendurin…sa ti gjejn anen …keshtu nuk do e len….do ti laj nje per nje cfar i ka ber atij vendi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje