Nga Mero Baze
Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të mos flasin për ndryshimet kushtetuese, por t’i dënojnë ato “pa gjyq”, ka hyrë gjatë natës që shkoi në një fazë të re. Presidentit Meta, i cili mezi ka pritur të zbardhë dita, pasi i ka prishur gjumin një SMS, i ka prishur rehatin edhe Lulzim Bashës, duke e zgjuar herët, që të sigurohet për rrugën që do të ndjekin.
Eshtë fjala për sugjerimin që ndryshimet kushtetuese të propozuara, duhet të kalojnë në Këshillin Politik.
Propozimet nuk vijnë nga Partia Socialiste, por nga opozita parlamentare, dhe ato janë bërë publike. Këto propozime Rudina Hajdari tentoi t’i bëjë në Këshillin Politik, por e kufizuan dhe në fund e detyruan të votonte dakordësinë e 5 qershorit, që hodhi poshtë rekomandimet e OSBE/ODHR për reformën zgjedhore.
Por disa ambasadorë perëndimorë, i sugjeruan asaj dhe të tjerëve, se mund ta vazhdonin betejën. Dhe kjo, pasi Lulzim Basha kishte gënjyer disa diplomatë perëndimorë, duke u thënë se ai është pro listave të hapura, por nuk i lejonte Edi Rama.
Tani opinioni publik para se të mësojë procedurat me të cilat kërkojnë ta pushkatojnë pa gjyq hapjen e listave, do të dijë nëse Meta dhe Basha janë pro apo kundër hapjes së listave.
Ky është thelbi i debatit. Qytetarët nuk janë të interesuar se me çfarë procedurash do shkohet atje, por a ka dakordësi për këtë gjë.
Meqë Ilir Meta ka mbetur pa gjumë gjithë natën nga një SMS dhe Lulzim Basha ka prishur gjumin e mëngjesit për të shkuar në Presidencë, ata do të ishte mirë të deklaronin para qytetarëve se të dy janë pro hapjes së listave, ose kundër hapjes së listave, se janë pro koalicioneve me lista të përbëra, ose pro koalicioneve me listë të përbashkët, se janë pro pragut 3 për qind kombëtar, ose janë pro heqjes së pragut, siç e kanë propozuar.
Nëse ata e sqarojnë këtë çështje publikisht me qëndrime zyrtare, atëhere arijmë në përfundimin nëse Kushtetuta duhet ndryshuar apo jo.
Nëse ata janë pro, atëhere Kushtetuta duhet ndryshuar. Dhe për këtë nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik.
Nëse janë kundër ndryshimeve të Kushtetutës, përsëri nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik, se ata janë kundër dhe nuk do ta miratojnë.
Menyra që kanë zgjedhur të mos flasin për çështjen, por të bëjnë sherr për modalitetet, është hileqare dhe bëhet për të mashtruar opinionin publik.
Ata po tentojnë të përdorin një mekanizëm me të cilin bllokuan rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të bllokuar dhe propozimet e opozitës parlamentare.
Në këtë rast vlen vetëm fjala e tyre dhe qëndrimi i tyre zyrtar. Nëse ai është pro, atëhere s’ka nevojë për debat. Nëse është kundër, po ashtu s’ka pse humbet kohë që qëndrimin kundër ta thonë në një mbledhje tjetër që quhet Këshill Politik. Sa për afate, jo një vit para, por Basha ka ndryshuar Kushtetutën një javë para zgjedhjeve, për hallin e tij.
Kodi i parafundit zgjedhor i vitit 2003, miratuar me ligjin 9087, parashikon koalicione me listë të përbashkët, ku koalicioni paraqitet si subjekt i vetëm në fletë votimi. Kjo formë koalicioni u hoq me ligjin 10019 datë 29 dhjetor 2009, gjashtë muaj para zgjedhjeve, duke prodhuar një tip liste të përbërë brenda koalicionit, që nuk e ka asnjë vend në botë. U prodhua nga nevoja e Sali Berishës.
Zgjedhjet u zhvilluan gjashtë muaj pas ndryshimeve ligjore, dhe askush nuk u ankua. Sot po kërkohet të rikthehet forma e koalicionit e vitit 2003, dhe jo ndryshimi i sistemit.
Ndryshe nga ata, Edi Rama e ka bërë qëndrimin publik. Ai është pro atyre ndryshimeve që propozon opozita parlamentare. Dhe bashkë me ata, i ka votat. Nëse Meta e Basha duan t’i bashkohen me propozimet e tyre, janë në kohë. Nëse nuk duan, nuk është koha e tyre që të bllokojnë hapjen e listave, koalicionet me listë të përbashkët dhe heqjen e pragut. Ata e morën atë që kërkuan në Këshillim Politik.
Kjo nuk është Republika e Dëshirave të Lulzim Bashës, që t’i plotësohet jo vetëm dëshira për atë që do ai, por dhe për atë që nuk do ai, të marrin të tjerët.
Je shume dinak o editorialist, thuaj troc kush mori mundimin ti ftonte ne tryeze keta parasitet!
Rama Dje u dha nje sinjal kur doli ne media tha qe po sju pelqen mareveshja ajdeni ta prishim te bejme nje tjeter
Dhe per tere naten likja me dyzet hajdutet formuluan dicka qe ne se dime akoma por duket qe do jete nje mareveshje tjeter qe as qe diskutohet nga ky takim do humbase opozita parliamentare dhe jo opozita e shkerdhyer e bashkuar.
Mesa duket murrizi Po krijon nje front opozitar qe do rjedhin Votat nga partite e medha
Mareveshja tjeter do jete me e degjeneruar se e qershorit
Me shume frike ka rama nga zgjedhorja sesa lulqimi me shalqiren
Te henen mblidhet keshilli qelbesirave politike.
Loja vazhdon (oerd bylykbashi)
Përse duhej krijuar një Këshill Politik me kompetenca që ia kalojnë edhe atyre të Parlamentit?! Pêrse Rama tërhiqet dhe zvarritet gjithmonë para opozitës dhe ambasadorëve të huaj?! A u largua vetë opozita nga Kuvendi?! Rugë të mbarë atëhere. Pse duhet ta rifutësh nga dritarja?! Ku eshte vizioni, vendimmarrja, vendosmëria dhe burrështetësia e EdI Ramês?! Pse krijon orë e minut probleme?! I pavendosur, pa vizion, i pakthjellët ky kryeministër i ka zhgënjyer të gjithë mbështetësit e tij. Saqë sot opozita vrastare dhe shkatërrimtare mëton të rivijë në pushtet!!! Turp dhe marre e paparë.
Ketyre edhe i ha edhe i kruhet…
Fajin e kane trushplaret qe i shkojne mbrapa..
Fakti me diskreditus i ketyre eshte shkarkimi i ilir metes,qe nuk paska bere dhe aq faje sa te shkarkohet.
Sali vampiri e shpetoi nga burgu per vidion qe e pane te gjithe shqiptaret…
Edi rama per te shpetuar bythen e tij,kete hajdut e komplotist e ben president…
Parlamenti ,krijon komisione dhe paguhen extra nga paret tona per 2 vjet dhe ne fund nga frika terhiqen..
Ky eshte kulmi i kulmeve qe keta plehra tallin bythen me ne..
A duhen besuar keta neo bllokmen qe cfare genjejne sot nuk genjejne neser,dhe pergjerohen dhe flasin ne emer te popullit njesoj si dje ku thoshin ne emer te popullit je i arrestuar….
Ky eshte nje harxhim kohe qe Rama po i shkon temenave te kota te nje djali te perkedhelur qe eshte bere i pasur ne menyre korruptive si ai tjetri 7% dhe me e bukra eshte se s’do jete aty.. Po flitet per ndryshime kushtetuese dhe ai s’shkon. Mediokritet per nje parti te madhe. Ate do Rudina qe ai mos te shkoj dhe demokratet shohin dhe pyesin: Ore, ku eshte lideri yne ne kete tavoline ??? Si gjithmone i braktis.. I fut ne cader dhe iken ne vilen e tij te kondicjonuar.. Ahh more Myslym ta boft zoti hallall.. Zborin beju te gjitheve…
Duhet te kete ndodhur diku aty nga fundi i shekullit te 19-te,ne pazarin e Gjirokastres.
Nje tufe xhandaresh kerkonin nje Person me emrin Celo.
Ne ate kohe nuk ishte shpikur akoma aparati fotografik
edhe ne Perendim nuk kishte dokument identifikimi me fotografi.
Celua,sipas udhezimit ishte nje burr i madh me mustaqe.
Xhandaret jo patjeter shume inteligjent,kapin te parin burrr trupmadh me mustaqe qe pane ne pazar.
Ju hodhen siper,por ata qe e njifnin nderhyne duke i bindur se ai nuk ishte Celo.
Mbas atij e kishte radhen tjetri trupmadh me mustaqe.
Dikur njerezit me te drejte u kapen me xhandaret,plasi sherri.
Ata qe nuk dini gje ,pyesnin?
Pse zihen?
Per mustaqet e Celos
Edhe kjo pune,vetem se keta e dine pse zihen,po ne nuk e kuptojme pse zihen,kujtojne keta.
Keta kete avaz kane,deri sa ne ta kuptojme,qe keta zihen per te mos gjetur zgjidhje.
Sepse zgjidhja do te ishte vdekja e tyre politike
PS. Seriozisht ka ndonje shqiptar me dy fije mend ne koke,qe kujton se keta do gjejne ndonjehere zgjidhje?
Jo,keta kane gjetur formulen si nuk mund te gjejne zgjidhje shqiptaret.
Si thote Presh-identi jone i panderuar?
Shqiperia e para,qe ai nga mbrapa ti fusi gishtin ne ……
Bashes i lumte qe e ka kthyer Ramen ne nje njeri pa dinjitet e i ka cjerre masken e demagogut e te pa aftit
I nderuar Mero,
Kjo është Republika e Re e dëshirave të Lulit&Co. Rama duhet të kishte shkuar në këshillin politik vetëm me propozimet e ODIHR. Donte, apo nuk donte Lulushi dhe Meta maskarai, të miratohej në Kuvend, duke futur dhe hapjen e listave.
Po cuditeemi ketu ne Amerik, me qendrimin e mazhorances, sidomos me komisjonion e hetimit qe, hariti ne konkluzjon se; Ilir Meta, president i Republikes, spaska shkelur kushtetuten ne ate mase qe te shkarkohet nga posti i presidenti.
Ky soi presidenti me ato veprime qe ka demostruar, jo vetem duhet shkarkuar, por edhe hetuar, per shume vepra qe bien ndesh me kushtetuten dhe ligjet e shtetit, qe, nga pasuria e ven ne keto gati 30 vjet demokraci e deri tek dekretimet e kundraligjeshme, per zgjedhjet e 30 Qershorit, mosdekretimet e ministrave, Kethimi i ligjeve me vend e pavend etj shkelje.
Por ajo qe po na habit te madh e te vogel , brenda e jasht SHqiperis esht, qendrimi prej alabaku per listat e hapura. Ne 2008 hyri ne greve urie, per ndryshimet kushtetse qe u ben vec te tjerash Kerkonte lista e hapura, tani se bashku me berishen dhe lulin , duke ditur se PS, del forca e pare politike ne zgjedhjet e 2021 kerkojne me kembengulje krujimin e kualicjoneve, para zgjedhore, qe te bashkojne votat se ndryshe se mundin dot Ramen dhe slen gur e kusur neper kancelarit e botes, per ti ber presjon Rames, te mos miratoi ndryshimet kushtetuse qe, ndalojne kualicjonet parazgjedhore.
Rama therret kete keshill politik i detyruar nga pressioni nderkombetar,qe i permbahet asaj qe eshte arritur,se e di qe eshte e pamundur nje tjeter mareveshje.PD-ja i pergjigjet thirrjes,jo se mund te arrihet ndonje mareveshje tjeter,por thjesht,per tu justifikuar para tyre.Fakti,qe dergojne nje person te dyte tregon nje show,por skane per te arritur gje,thjesht humbje kohe.Ndaj Rama duhet ti kishte bere llogarite mire,kompromisin per ate
cfare kerkonte opozita parlamentare,te kerkonte ta arrinte ne takimin e pare.Opozita e rruges,nuk eshte native te pranoje gjera shtese,qe e penalizojne ne zgjedhje.
Keshtu eshte kur e shikojne politiken per te bere pazare dhe jo te qendrojne ne principe se nuk kane as principe.Shikoni raportin eksport-import per 30 vjet vazhdon 20 perqind ejsport 80 perqind import kjo do te thote te vazhdosh qe populli shqiptare te kete nivelin e jeteses me te ulet ne Europe dhe shikoni sa paradoksale tingellon si do zgjedhim po ATA.
Jane dakord me ate qe s’jane dakord, s’jane dakord me ate qe jane dakord !
Njerez ne hall , qe “s’dine” c’fare halli kane , e jo me ta zgjidhin ate, po c’faj kemi ne te behemi pjese e halleve te tyre ?!!!
Mero ty te dhimbset PD, edhe mua, pavarësisht se jam i majtë. Edhe unë kërkoj pluralizëm real, opozitë konstruktive, luajale në shërbim të interesave të vendit. Por PD e di që nuk vjen dot në pushtet në këtë gjendje që është katandisur, kështu që, rruga e vetme janë manovrat, marrëveshjet në kurriz të demokracisë e abrakadabrat për ti hedhur hi syvepopullit.
undefined
Keto jane lojra politike….. Sa per ndryshimet ne kushtetute dua te them se kjo kushtetute esbte kthyer ne nje pacaure te vertete ku del qarte se ata qe e kane bere kane qene te pa afte. Kushtetuta jone duhet te ribehet nga e para dhe mundesidht nga eksperte te SHBA dhe BE sepse shqiptaret nuk jane te afte. Kushtetuta duhet te ribehet dhe te jete shkruar ne te qe per 100 vjet nuk ka te drejte asnje force politike ta ndryshoi. Kuk behet kushtetuta me militante, aktore apo agronom se ja se cfar del pacaure….
Edi është i gjinisë mashkullore, por nuk është burrë. Luli është burrë travestit. Në takim dërgojnë Bardhin…. Çfarë është Bardhi??
Perfundimisht po duket sikur do te mblidhen te mbajne uje me kosha.
Ku njera pale do mbaje koshat dhe pala tjeter do mbushe koshat me uje.
Dhe pasi te mbarojne transportin e ujit me kosha do mbajne fjalimin me titull:
Ju qe e dini, nuk dini gje; e dime ne qe s’e dime.
Sidoqofte; meqenese nuk e ditkam ne qe e dime dhe e ditkan ata qe nuk e dine, ne na takon te vajtojme politiken shqiptare qe ka mbritur ne kete pike.
Duke mbetur ne pritje per te kuptuar, se ku do marim pjese, ne diten e zgjedhjeve apo te vjedhjeve.
Dhe se cfar do te jete per ne shqiptaret ajo dite; dita e votimeve apo e vajtimeve.
Per kete jemi ne pritje, nga politicaret tane.
EDI RAMA ESHTE SPURDHJAK, POLITIKANI ME FRIKACAK QE KA PARE SHQIPERIA.HARAM VOTAT TONA PLEBISHITARE NE 2017.