Nga Mero Baze
Në kulmin e debatit politik për zgjerimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore, duke përfshirë brenda dhe hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, presidenti i vendit ka preferuar të heshtë. Ndërsa Edi Rama po përpiqet sa mundet të ekspozojë Lulzim Bashën si kundërshtar të listave të hapura dhe njeri që do të sundojë PD-në përmes pushtetit mbi listën, Ilir Meta, por dhe LSI, e kanë shmangur këtë debat.
Natyrisht që ata janë për listat e mbyllura. Po ashtu nuk kanë ndërmend të braktisin Bashën në këtë betejë, sido që të përfundojë ky debat.
Por përpjekja për të mos u bërë pis me debatin kundër hapjes së listave, duket se është një taktikë politike. Por mbi të gjitha, ai nuk është një problem i Ilir Metës.
Listat e mbyllura realisht janë një mekanizëm që u shërbejnë vetëm dy kryetarëve të partive të mëdha, për të disiplinuar përzgjedhjet e tyre në parti.
Në vitin 2008, ajo ka qenë shumë e nevojshme për Edi Ramën, ndaj dhe në marrëveshjen me Berishën për sistemin, ai ra dakord për sistemin propocional rajonal me lista të mbyllura. Kjo i jepte atij sigurinë për të vendosur autoritetin në Partinë Socialiste, të cilën e kishte fituar vetë, por që ende e kishte të pabindur.
Tani Edi Rama nuk e ka më këtë problem. Sido që ta bësh sistemin, me lista të hapura apo të mbyllura, ai e ka nën kontroll partinë.
E njëjta gjë është dhe me Ilir Metën. Edhe pse ai pati hyrë në grevë urie kundër këtij sistemi, pasi kaloi dy mandate, ai u kthey në mbrojtësin më të madh të këtij sistemi, pasi e përsosi mekanizmin se si ta kontrollojë atë.
Lulzim Basha është i vetmi që ka nevojë për listat e mbyllura, pasi ai ende nuk e ka të sigurtë listen, nëse ajo hapet.
Ndaj e gjithë beteja politike e Edi Ramës, synon të ekspozojë Lulzim Bashën si një lider të dobët, që ka frikë partinë e tij.
Fakti që Ilir Meta nuk flet dhe nuk po i del në krah Bashës, nuk nënkupton që ai do ta braktisë atë në fund. Eshtë e sigurtë se Meta do të bëjë koalicion me Bashën, është e sigurtë se do jenë bashkë në zgjedhje, me apo pa lista të hapura.
Por atij i intereson që Basha të shkojë me sa më shumë të pakënaqur drejt zgjedhjeve, me shpresë se diga e tij do të mbledhë të pakënaqurit nga Basha.
Ndaj duket se tani ka preferuar të heshtë dhe të sodisë duke pirë raki me veteranët e Mallkastrës, se si mbrohet Basha nga partia e tij, përmes kërkesës për të mos hapur listat.
Në fund padyshim që do mbrojë listat e mbyllura, në emër të mos prekjes së marrëveshjes, por deri atëhere Lulzim Basha do jetë drobitur nga beteja për të fituar tenderin e listës.
Dhe natyrisht do ta ketë më të vështirë të bëjë betejë dhe me Ilir Metën, për pjesën që i takon në koalicion.
Sali vampiri qe gatoi kete corbe,cfare mendimi ka?!!!
Sepse lulashi eshte kukulla e dr vdekjes,dhe ben cfare thote komunisti sali
E ka leshn Rama nen kontroll partine pohapi listat. Nese dalin deputete nga vota e popullit,jo deputete te tipit Spiropali e Balla,Rama ka fluturuar nga partia dhe nga pushteti.Arroganca dhe fodulleku nuk zgjasin shume ne demokraci.
S’di i shkreti nga te perplaset. I deboj te gjithe dhe tani ka ngel me Salianja e fytyre pacesh Bahlliu. Uli kualitetin e te berit opozitarizem ne Shqiperi dhe hajt me te mira. Te marri dhe Gjekmarkajn me vete per ngushellim. Mbas ktij prit dhendrin e Sali Kopilit ne krye te Sh.p.k-se. Do kthehen si Leshelija ne nje parti-steme te ruajn gjene e vjedhur.
Hall me burre e hall pa burre
hall te mos martohesh kurre.
Per hir te se vertetes,kush eshte ai qe beson sinqerisht,se listat e mbyllura qenkan zgjidhja,genjen.
Edhe debati artificial lista te hapura apo te mbyllura i sherben vetem qellimit qe te krijohet sa me shume kaos dhe te vonohen sa me shume proceset e integrimit.
Te flasesh per transparence dhe te kerkosh lista te mbyllura eshte kotradiktore.
Ajo qe e ta heq trurin fare eshte kur shikon me ze dhe figure ,si Lulezimja para dy vjetesh sokellinte per lista te hapura.
Po per hir te se vertetes,,fale mediave sociale,mund te shofesh dhe vertetosh se sa here jane afer ndonje zgjidhjeje ,dy partite e medha
del Bylyku i Bashit fap me nje propozim tjeter.
Qellimi?
Mos te arrihet kurre nje zgjidhje,te ruhet statuskuo,sepse keshtu ruhet monopoli.
“Es gehören immer zwei dazu” thote gjermani,qe shqiperohet duhen dy per te kete,ndryshe nuk kemi Konflikt.
Shansi i PS-se eshte qe shqiptaret jane te detyruar te zgjedhin midis pesti dhe koleres,me nje fjale te keqen me te vogel,
qe e gjithmone per hir te se vertetes eshte PS-ja.
E theksoj Te gjitha partite e spektrit aktual Politik,jane gjymtyre te nje trupi.
Kur sulmone PD-ne idhemb edhe PS-se,kur sulmone PS-ne idhemb edhe PD-se.
Ateisti Sali Brekskisha,jo ideatori,por zbatuesi i kesaj katrahure, do thosht:
Zoti e ndihmofte Shqiperine
Iliri hesht sepse e di mirë që është vetëm lojë e Rames. Nuk ka për të pasur lista të hapura.
Merru me shendetin e buken e popullit jo me politikanet se ata i kane thaset plot.Me flori blejne ilac e trajtim per vete.As nuk jua ndjen qe mberriti shqiperia ne kete derexhe dhe per “meritat” e shquara te tyre…Shihini sa me hile e tinezisht ja paskan patur popullit.Ctju thuash…
Pse e Doktor Mortja nuk eshte ideatori,sepse krijohet pershtypja e gabuar sikue ai eshte inteligjent.
Ne te vertete eshte sherbimi inteligjent serbo-grek ai qe ideon dhe dirigjon gjithcka.
Sal eshte vetem nje Instrument primitiv i tyre.