Socialistët duhet të zgjedhin ose monopolin PS-PD, ose reformë elektorale

13 Korrik 2020, 19:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati mes socialistëve dhe opozitës parlamentare për kërkesat shtesë që ata kanë rreth ndryshimeve kushtetuese, ka hyrë në një zonë të nxehtë, ku duhen qëndrime realiste dhe debat i hapur.

Ata kërkojnë lista të hapura, të cilat automatikisht duhet të zhbëjnë koalicionet e përbëra, dhe po ashtu kërkojnë ulje të pragut kombëtar deri në 2 për qind.

Socialistët po hezitojnë të bëjnë debat të hapur rreth këtyre propozimeve, dhe kjo mund të lërë në fuqi vetëm marrëveshjen që ata kanë me Partinë Demokratike dhe LSI-në.

Së pari, socialistët kanë një retorikë të gabuar për heqjen  e koalicioneve. Koalicionet para-elektorale duhet të ekzistojnë, por jo si koalicione me lista të përbëra, por me një listë të përbashkët. Hapja e listave dikton nevojën urgjentë të heqjes së koalicionit me lista të përbëra.

Që ta kenë më të qartë qytetarët që duan lista të hapura, nëse hapen listat dhe lejohet koalicinoi me lista të përbëra, siç është, pra që PS të ketë në koalicion 40 parti dhe PD 40 të tjera, atëhere i bie që të hapen listat për 80 parti, me nga 140 deputetë secila, rreth 11 mijë e 200 kandidatë, për të cilët ti do të kontrollosh kush i ka votuar në 1 milionë e 700 mijë votues. Kjo është shkatërrim i procesit dhe pamundësi numërimi.

Koalicione me lista të përbëra si Shqipëria, nuk ka asnjë vend në Europë dhe është një shpikje e Sali Berishës në vite, meqë nuk del dot, as parti e parë, as koalicion i parë. Koalicionet në çdo vend perëndimor, janë koalicione para-elektorale me listë të përbashkët. Siç e ka dhe Kosova.

Kështu, nëse kemi koalicione me një listë të përbashkët, ne mund të kemi maksimumi 3, ose 4 koalicione, dhe ka kuptim hapja e listave, pasi mund t’i numërosh.

Nëse lejon 80 parti më vete me lista të hapura, e ke hedhur në erë pa filluar procesin zgjedhor, në kushtet kur votimi nuk është elektronik.

Prandaj ky debat duhet të marrë fund. Hapja e listave e bën të detyrueshme ekzistencën e koalicioneve para-elektorale me listë të përbashkët, dhe jo heqjen e koalicioneve.

Pa koalicione, siç thotë PS, pa menduar shumë, dhe me koalicione me listë të përbërë, siç ëndërron PD, t’u marrë vota aleatëve, zgjedhjet hidhen në erë.

E vetmja zgjidhje është koalicioni me listë të përbashkët, me lista të hapura. Vetëm kjo është zgjidhje që mund të përballohet dhe nga ana logjistike.

Së dyti, ëshët debati për pragun elektoral.

Edhe ky debat duhet bërë me urtësi. Në kushtet kur PS dhe PD mund të bëjnë koalicionet e tyre parazgjedhore, të vegjëlit që do hyjnë për herë të parë në garë, kanë nevojë për korrektim të pragut kombëtar propocional.

Socialistët thonë 3 përqind, opozita parlamentare po kërkonë tashmë 2 përqind. Zgjidhja më e mirë është që të hiqet fare pragu dhe të lihet pragu natyral i futjes së një deputeti në Parlament.

Kjo mund ta çajë digën dhe mund të fusë në Kuvend emra të rinj, jashtë diktatit të PS dhe PD.

Në çdo rrethanë, partia që del e para nga zgjedhjet, nuk është e detyrueshme të bëjë koalicion të madh, apo të blejë ndonjë copë nga kampi përballë, por mund të bëjë koalicion me deputetë të rinj që hyjnë në Kuvend.

Këtu socialistët duhet ta ndajnë mendjen, a janë për të ruajtur monopolin PS- PD, apo për t’u dhënë shanse të rinjëve të hyjnë në Kuvend.

Nëse janë për të ruajtur monopolin PS-PD, siç është tani, nuk ka nevojë të bëjnë sikur debatojnë me opozitën palamentare. Le të miratojnë marrëveshjen e 5 qershorit, se ajo ruan monopolin PS-PD në zgjedhje dhe mos të haxhojnë energji kot.

Nëse duan ta prishin këtë histori të zgjatur të monopolit PS-PD, të lejojnë pragun natyral kombëtar për futjen e një deputeti në Kuvend, dhe t’i japin shans dhe aleatëve të vegjël të Bashës, apo dhe të vetëve, të shkëputen e të garojnë më vete. Kjo e bën garën më të vërtetë dhe votuesin me më shumë se dy alternativa.

Nëse PS nuk është gat ta bëjë këtë kompromis, atëhere mos t’i japë kot kosto vetes, por të qëndrojë tek pazari me Bashën dhe të vazhdojë ta mbajë të mbyllur lojën politike në Shqipëri.

13 komente në “Socialistët duhet të zgjedhin ose monopolin PS-PD, ose reformë elektorale”

  1. taksapaguesi says:

    Eshte teater politik per ta shtyre edhe ca jave.. PS-s nuk i plas fare as per lista te hapura dhe as te mbyllura persa kohe llogaria ka vajt mbi 800 mij vota.. Thjesht PS dhe Rama po luajne si macia me miun me PD dhe LSI.

    Nese vertet ka nje zhgenjim nga PS jane komisionet elektorale politike, perseri votat ne duart e plehrave te PDs e LSI qe dine vetem te vjedhin dhe shantazhojne njerezit. Partite e vogla dhe njerezit e rinj nuk kane nevoj per lista te hapura por per nje votim e numurim te drejte te votes.

    Tjeter zhgenjim Jane reklamat televizive dhe financimet e partive. Do shqepen me petulla Blushi i TOPit dhe Frangaj i Klanit.

  2. Papi says:

    Monopoli ps-pd eshte si mbreti
    Ti po pyet mbretin a don monarki apo republike?
    Pa le pret dhe pergjigje…
    Dhe mos ja vesh te gjithe berishes ne ate marrveshje duheshin dy vete njeri ishte berisha po tjetri?

  3. Zigur Qarri says:

    Keto sugjerime vlejn mbas zgjedhjeve te 2021-shit,tani nuk ka më koh,sepse eshte vendosur per nje zgjidhje.Ne marrveshjen
    5 Qershorit nen mbikqyrjen e Ambasadores amerikane dhe me dakordesine e partnereve perendimore,perfaqsuesja e opozites
    parlamentare Rudina Hajadari,perfaqesuesi i PS Damian Gjinkuri dhe perfaqesuesit e opozites jasht parlamentare Oerd Bylykbashi
    dhe Petrit Vasili,nenshkruan nje pakt për Reformën Zgjedhore me 12 pika,ku ne fund shkruhet,”Nuk ka konsensus për ndryshimin
    e sistemit”.Prandaj,më parë duhet zhbërë kjo marrveshje,pastaj me sugjerime.Ne zgjedhjet lokale te 30 Qershorit 2019,partneret
    perendimore megjithese me gjysem zëri,deklaruan si votime jo demokratike,por per marrveshjen e 5 Qershorit 2020,jan te gjith
    me nje zë te perbashket,”te rrespektohet marrveshja”.Pra,zhbërja e marrveshjes eshte gati e pamundur,ndryshe do te ketë per
    Qeverine dhe per Shqiperine nje kosto te larte.Pervoja ka treguar,se perendimoret nuk jan tolerante ne kete drejtim.E magjinoni
    se çfar pasojash do kishte nese Maqedonise i hapet drita e gjelbert per fillimin e negociatave me BE-n,ndersa Shqiperise jo?

  4. Sakt says:

    Bravo, kjo eshte e vetmja zgjidhje dhe me e mira.
    Çoja Rames kete ide, mbase e pranon.

  5. 001 says:

    Mos te ishte opozita parliamentare ne ate kuvend as qe do merrje mundimin te shkruaje ke do rama PD-PS apo PS-opozite jashteparlamentare
    Qetesine rama e gjen tek ai condoma shumengjyreshe qe e Ka emrin lulqim

  6. Tani says:

    Bravo Z.Baze shume bukue e ke thene.

  7. Bucja nxitohet ndaje kelyshet i nxjere me sy mbyllur. says:

    1- per opoziten jashtparlamentare ne 5 qershor nuk qe mareveshje po dakortezim.
    2- ne 5 qershor nuk u gjet konsensus si ta emertojne e jo te kete kosto te larte kur tash e 30 vjet vetem kerkesa, detyra, kushte , premtime me luge bosh ka patur nga nderkombetaret por me shume per faj te opozites se sotme edhe kur kishte pushtetin.edhe 7 vjet ne opozite.
    3- edhe te hapet drita jeshile per integrim me kete demokraci te brisht e.me keto ritme te zhvillimit politik, shoqeror dhe ekonomik nuk dihet sa dekada do duhen ose me mire asnjehere nuk arin te antaresohesh me te drejta te plota , prandaje lerini brofkat , shantazhet, kercenimet se shpresat sa veve dhe veniten , kjo u duke sa me qarte kohet e fundit me epidemine ku Shqiperise ja mbyllen kufirin si “shtet i kat. trete”
    4- perderisa kauza e ketyre jashteparlamentareve ishte ndryshimi i sistemit , duhet te ndryshoje kohe ka plote.
    5- perderisa drejtesia ka vonuar e vonon per reth 30 vjet ” zgjidhen ” duke perfituar nga listat e mbyllura, duke vjedhur votat, manipuluar votat per shkake te sistemit duhet te behen me lista te hapura qe nje pjese e ketyre qe kan shkelur ligjet ose jane te pa aftet qe ngren vetem kartonat do ti seleksionoje elektoriati.
    6- zgjedhje te drejta dhe te lira jane kur vota e elektoriatit shkon per ate qe ka zgjedhur e jo ate qe renditet nga kryetari te paret ne liste.
    7- si forcat politike dhe nderkombetaret nxitohen , tjeter thone e tjeter bejne , levizin sipas henes ndaje demokracia eshte per 30 vjet ne tranzicion.Kushtetuta eshte arnuar ne pjesen me te madhe , nuk eshte ajo qe u votua nga populli , dua te theksoje qe tani qe eshte e nevojshe nuk duhet te presim dhe nje legjistacion qe te reformohet sic duhet.

  8. pragu 5% says:

    Zoti Baze. Ti kerkon qe Shqiperia te mbaje akoma mbi kurriz 100 parti fantazma qe nuk kane asnje anetar, zyre jo e jo, por nga nje kryetar te cilet gdhihen dhe ngrysen perdite tek zyra e Bashes ne SHQUP? Me vjen keq zoteri, por nuk mendoj te jete kush dakord me ty sot,

  9. Laku says:

    KETE RADHE KE FOLUR TAMAM MERO DJALI,MBAS SHUME KOHESH.SHPRESOJ TE MOS TE TE MERZITET PADRONI YT,QE TANI ESHTE RAMIU JO SALIU.

    1. Dajti says:

      Si mēngjarash që jam habitem me shumë komentues te sojit tim, por nuk arrijē tē kuptojē kēta mēndjellinjtē dhe lapsaxhinjtē qē shtyjnē ramën nē kēt aventurē qē me siguri do tē dēshtojē ! Mendoj se marrveshja e firmosur para ca ditēsh ēshtē e turpēshme ! Duket më shumē si njē dhurat pushteti pēr dēshtakun e pd -së nga shba dhe më shumē nga gjermanēt ! A do ishte mē e ndershme që rama me shokē tē mos firmosnin asnjē marrveshje që shkelte rekomandimet e osbe ! Dhe nuk u shkel vetēm njē rekomandim por gjith marrveshja ēshtē shkelje ! Sot u kujtua rama që shqiptarēt dashkan lista tē hapura?! ( në fakt shqiptarēt donin njē sistem tē ri qē mundësisht tē nxirrte nga politika që nga saliu meta e rama me bandat e tyre). A do ishte mē mirē që ambasadorve tu vihej kufiri te thana gjatë negociatave ,që nē kēt rast ishin rekomandimet e osbe-së ! Po tē kishte bērē kēt edhe shqiptarēt do fitonin njē sistem tē drejtê e tē besushëm ekektoral, por edhe para opinionit ndērkombētarë do ishe mē i besushēm se sa sot qē po etiketohesh si pērgjegjēs i prishjes së marrveshjes së turpit! Z. Rama ! Pranoje që loja e shahut pêr ty mbarojē ! Ta futēn ambasadorët ! Por nuk ēshtē ndonjē hata pse po ikën ! Aq më shumē qē mbrapa ke lënë njē atdhe tē begatē njē popull tē lumtur! Nuk ke ćfarē tē bēsh mē! Avash avash hap krahun edhe nē parti ! ps.edhe reformēn nē drejtësi që e pate marak dy mandate e ke lēnë në duar e sigurta tē presdentit ! E gatit ai tani, bashkë me dobésinê e tij !.

  10. Z says:

    Mendoj se hapja e listave eshte fundi i PD-LSI dhe partive te vogla!

  11. M says:

    Thuhet ose me mire kembengul opozita jashteparlamentare te respektohet mareveshja e 5 qershorit .!
    Shume bukur por mazhoranca nuk i ka votat 84 qe te miratoje ne kuvend !
    Atehere kerkohen vota e opozites parlamentare , por kjo ka disa kushte ku sipas sondazheve e kerkon mbi 80% e elektoriatit e bie ndesh me ate jashteparlamentare qe nga njera ane kerkojne te respektohet dakortezimi nga ana tjeter per ta i cilesojne si ilegjimitim pavaresisht se kan dale nga listat e tyre.
    Rruga e vetme eshte te behet reforma elektorale sic keshillon ODHIR/ OSBE ose thene ndryshe pervec atyre te 5 qershorit te shtohen dhe 2-3 pika si i kerkon opozita legjetime ne parlament.
    Sa per friken nga nderkombetaret se do te kete nje kosto te larte per driten jeshile kete e di me mire opozita e rruges ku kaq vjet ” shan e mallkon” por me gjithe ate kjo pa aftesi e politikaneve shqiptare qe per cdo gje pyesin nderkombetaret sikur jan koloni e ketyre vetem ketu ndodhe .Me e ndershmja eshte lieni qeverisjen te huajve dhe zgjedhje fallco mos beni, te pakten do kursehen rrogat e qeverisjes dhe pergjithesi e politikaneve.
    Sikur te hiqet fare pragu kombetare 5% per ne kuvend atehere te 130 partite do kerkojne buxhet nga shteti per fushaten elektorale ne kuriz te taksepaguesve pavaresisht qe pjesa dermuse jan parti vetem.e kryetarit , partit do te shumohen si puna e atyre sh.fetare e pabeshushme arin ne 613 ne nje popullsi me pak se 2 miljon banor.

  12. Alfa says:

    Zghedhje me standart do te kete vetem kur te behet numerimi elektronik i votave te cilin e ka kerkuar dhe Luli Basha me kembengulje por tani e harroi pa dashje.Kurse integrimi i Shqiperise pengohet nga hajduteria shqiptare,dihet kush jane,dhe perkatesia fetare myslimane ne % me te larte e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje