Përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën?

19 Korrik 2020, 19:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sa herë që ka shanse për dialog mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të gjithë mendojnë që problemi është Sali Berisha. Të gjithë përfytyrojnë atë skenën, që pasi Rama flet me Bashën (përveç rastit kur mbyllen vetëm), Basha duhet të dalë në koridor të flas me “atë” e t’i kthejë përgjigje. Ky është profili që ai ka krijuar në publik për vendimarrjen e tij politike.

Tani ka një hap përpara. Përveç faktit që dhe dialogu i tij direkt me Ramën ka pasur gjithë dyshimet e dështimit për shkak të “telefonit të prishur” me Berishën, tani është shtuar dhe një hallkë e re. Ky është Gazmend Bardhi.

D.m.th që tani të bësh dialog me Lulzim Bashën, duhet të flasësh me Gaz Bardhin, pastaj ky të dalë në korridor të flasë me Bashën, pastaj ai të flasë me Berishën, dhe ti të marrësh përgjigje.

Eshtë kjo arsyeja kryesore përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën për ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse Këshilli Politik është një institucion i shpikur për të rikthyer daljen nga orbita të Lulzim Bashës, ai e deligjitimoi për fat të mirë, në rastin e parë që ju dha të përballej aty me kryeministrin e vendit.

Nëse do të merrte pjesë, nuk është se kishte ndonjë mundësi të madhe për dialog, pasi ai nuk mbyllet më brenda në dhomë vetëm me Ramën, por do kishte më shumë debat për seriozitetin e Këshillit Politik, që Rama e legjitimoi duke marrë pjesë në të.

Duke mos marrë pjesë, e para, kemi një humbje të rëndësisë së Këshillit Politik, si një institucion ku Basha nuk beson se mund të zgjidhen problemet, dhe së dyti, kemi dhe pritshmërinë që të dëgjojmë vetëm çfarë thotë Rama për fundin e këtij dialogu të shpikur, për të vonuar dialogun.

Në këto kushte, e vetmja gjë që pritet nga takimi i Këshillit Politik, është të mësojmë hapat që do hedhë shumica drejt ndryshimeve kushtetuese.

Edhe pse Ilir Meta u zgjua në mesnatë nga një sms që i këshilloi të mblidhte Këshillin Politik, edhe pse Basha prishi gjumin të siguronte Metën se duhej bërë patjetër përmes Këshillit Politik, sapo Rama e pranoi dhe tha u pres aty, ai u zhduk. Pra e gjitha paska qenë që Edi Rama të thoshte: “Nuk kam punë me Këshillin Politik” dhe ata të nisnin një “intifadë” kundër dialogut që “po na lë jashtë BE”.

Në fakt Edi Rama bën shumë mirë që shkon në Këshill Politik, aq më tepër në kushtet kur nuk ka me kë dialogon, por vetëm mban qëndrimin e tij. Duhet të shkonte aty dhe sikur Basha të çonte shoferin e kunatit. Në fund të fundit, dhe vetë Basha të ishte, Rama duhet të priste për përgjigjen, pas çdo kërkese. Dhe në këtë rast nuk ndryhson gjë. Përveç faktit që Rama nuk pret ndonjë përgjigje.

17 komente në “Përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën?”

  1. luti says:

    Lulzim Basha ka mungese hekuri dhe kjo ja veshtirson takime te tilla
    se mungesa e hekurit e ben te pergjumur, kete duhet te ja tregoj ai hund derri i Rrusten gjates
    qe bene si politikan

    1. Realisti says:

      Lere Mero mos e shty me. Mos na mbush mendjen se ka ndonje beteje… Presidenti u kritikua per gabime ti ben sikur nuk e shikon dhe na flet Luli dhe Edi. Pffff…. Vend i mbaruar.

  2. katarakti says:

    Ceshtja eshte e thjeshte. Edi Rama pranoi te nenshkruaje marreveshjen e 5 qershorit! Nuk e kuptoj se perse duhej ngritur ky Keshill Politik me kompetenca qe i takojne Kuvendit! Tani le te aprovoje ne Parlament kete marreveshje dhe t’i leje vicklat. Te ishte menduar me pare. Aq me shume qe votat per tu aprovuar ne parlament jane gati. Per listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve duhet te kishte diskutuar ne Keshill para se te hidhte firmen. Tani eshte vone.

    1. ben says:

      Ceshtja eshte me e thjeshte
      1. As lym murizin , as hajdareshen nuk i ka votuar njeri , reforma elektorale behet per partite politike qe jane votuar, pjesmarja e ketyre eshte shkelje
      2. Sondazhet vetem PD e nxjerin para PS imagjino kolacionin, humbja e rames eshte me siguri matematike, prandaj edhe basha ben pordhe.
      3. Edhe sikur rama te heqi koalicionet ta beje shqiperine si koreja e veriut ai e di shume mire se nuk lufton per te fituar zgjedhjet , se ato i ka te humbura, por lufton qe humbja e rilindjes mos te jete kaq e madhe sa ti iki dhe PS nga duart. Sepse te vetmen shprese per tu mbrojtur nga burgu ka qe ta quaje arestimin e tij politik si kryetar partie, po iku partia per te nuk do i bjeri me ndermend njeriu.
      PS: gjykata e arbitrazhit ne amerike denoi shqiperine me 110 milione euro qe ti paguaje Bechetit dhe fajtori sipas tyre eshte km i shqiperise edi rama. Per kete dem kolosal per shqiperine nuk e besoj te dali 1 gjyqtar shqiptar qe te thote ndryshe.Ja pse i duhet edi rames te mbaje me cdo kusht kontrollin e PS.
      Nuk keni pare asgje akoma!!!!

      1. aldo says:

        Bobo ti vazhdon me keto?!!
        1. “Lym” Murrizi e “Hajdaresha” perfaqesojne vota ne parlament qe Rama nuk i ka keshtu qe marreveshja e 5 Qershorit nuk behet pa Lymin!
        2. Ceshtja e koalicioneve eshte ceshtje Lekesh pasi nese do hyjne ne koalicion do hyjne me nje liste te perbashket edhe nen nje sigel PD+LSI do ishte njesoj. Po mizat e mu… qe i vijne vrdalle partive te medha duan leke nga Buxheti e ja pse ka lufte per koalicionet!
        3. Ketu pastaj perroi psiqik ka dale nga shtrati…

  3. Bilo says:

    Ky Keshilli politik eshte si 7×7=42 e me as te thuash me falni !Mero Lulezimi do te behet nuse pa e pare,pa e provuar e pa thene po,ndaj edhe “miqt” e pelqejne e kane dobesi per te se nuk ia marrin vesh kur te verteten!Si thote miku i tij prej Sali Berishes Like floriri “ai te genjen edhe per oren se sa eshte” !Mirpo tani eshte kuptuar se ai nuk e ka genjeshtren zanat por ,psh.oren nuk e njeh e jo se genjen !Ndaj edhe ne Keshillin Politik thone se kishte pergatitur qe te shkonte Saliu se ai i ziu Bardhi neser do deklaroje qe nuk vij dote se kam dale pozitiv me covid19 ,!Me nje fjale qysh prej e kendej Pardine e Debilave na i shiten shternjte “miqte” per parti demokratike ku vetem ere demokracie nuk bie e jo me te kete edhe lider te tille!Fatkeqesi kan ps thone perpara kur ha sapunin per djathe siç e hongri ky milet pas 92 !

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nuk ka asgje per te kundershtuar si analize,Mero,djali.
    Pooor problemi eshte,diku tjeter.
    Nuk besoj te kete shqiptar normal,qe seriozisht te presi dicka produktive
    nga kjo mbledhje e Birose Politike.
    Si ka thene populli,fjalen e mire dhe gurin ne traste.
    Te bisedosh me Liken,eshte njelloj si te mundohesh te ndezesh motorin e makines,
    pa e mbushur me karburant.
    Likja ,ose me mire detyra e Likes eshte qe makina te mos eci.
    Ti e mbush me benzine,ulesh ne timon dhe rrotullon celesin,Likja gjate kesaj kohe e ka shpuar serbatorin.
    Biles edhe benzinen qe rjedh e nuk e le te veje dem,ka vendosur kazanin poshte.
    Per kete perdore Nikoll Lehesin,ai mer vesh nga kazanet
    Mero kjo pune me kujton ato negociatat per carmatimin,midis USA dhe ish Bashkimin Sovjetik.
    Ata hotelet ne Gjeneve u bene miliardiere vetem me sallat qe vinin ne dispozicion te tyre.
    PS.Po perfundoje me fjalet e Presh-identit:
    Shqiperia e para,”e ka ngrene”

  5. Luli i vocerr says:

    Nuk shkoi se nuk eshte ne gjendje te vendosi,pa aprovimin e Berishes.I trembej se mund te dite zbuluar,pa’ aprovimin e babes Keshtu luan rolin e sekserit midiss Bardhes dhe Sales.

  6. Pa emer says:

    O mero rregulloje ket sit leshi se na merov
    e?

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    ?

  8. genti says:

    Lereni bashen ne punen e vet klikoni ne linkun me poshte, regjistrohuni me emer dhe me email dhe fitoni 200 usd/dite ?
    https://ipmoney.host/483766566496342/

    thjesht do klikoni neper reklama ?

  9. Ka disa qe mendojne se opozita parlamentare nuk perfaqeson elektorat ose thene popull, nuk ka aresye te dilet ne ket mendim absurd sepse—menyra se si eshte votuar me lista te mbyllura ,i bie qe te votohet per subjektet (Partite e jo per individe) Atehere kush e cakton qe i 10 ne liste ka marre me shume vota se i 140 ,kur renditjen e ben partia e jo votat per individin konkurues.?

  10. Njeriu says:

    Po ja qe; e lehtesoje shoku Lulzim dhe e rendoje shoku Myslim.

    Une i mjeri me dy pleq, kujt tia prish e kujt tia ndreq.

    U be si sallate ruse, opopozite parllamentare, opopozite jashteparllamnetare.

    Sikur te thuash qeveri qeveritare dhe qeveri jashteqeveritare.

    Keshtu pasurojme dicka dhe gjuhen shqipe e argetoheni dicka dhe ne.

    Se shume seriozisht po i marim gjerat.

    Ka nevoje njeriu, ta leshoje pakez susten.

  11. Bureto says:

    Saktë Ari, saktë! E dinë dhe ata vetë që kështu është, por ju intereson ndryshe. Hëngrën mut që dolën nga parlamenti dhe tani vërtiten si pordha në brekë. Por duan s’duan opozita në parlament është një realitet kushtetues i dhuruar nga vetë ata me listat e tyre. Edhe pse i ndihmon presidenti i unitetit të popullit, duke i konsideruar të paligjshëm (?!), ata deputetë janë sot aty aq legjitimë sa ç’ishin dje Balliu i Fahriut dhe Kejdi i Monikë Kokëmadhes etj halabakë.

  12. damam Damashi says:

    Lere Bashen o Mero se mjaft ke dhene leksione. Trego me fakte po qe burre pse Rama u terhoq nga shkarkimi i Metes,shkarkim qe r ke perkrahur edhe ti…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje