Ilir Meta, si “një drizë, për të zënë shtegun”

27 Korrik 2020, 19:01Editorial TEMA
Ilir Meta, si “një drizë, për të zënë

Nga Mero Baze

Vendimi i shumicës parlamentare për të respektuar rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili konstaton shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti, por gjykon se ato nuk janë aq të rënda sa të shkarkohet, është një justifikim.

Një nga gjërat më të rënda që konstatoi Komisioni i Vencias, është e kundërta. “Venecia” konstatoi se Presidenti nuk kishte të drejtë kur anuloi 30 Qershorin dhe akoma më shumë nuk kishte tagër të ridekretonte një datë të re si 13 Tetori, por meqë shumica nuk e përfilli atë, pasojat nuk ishin të rënda.

Pra thelbi i përfundimit të Komisionit të Vencias është se Presidenti Meta nuk është i rrezikshëm pasi ju nuk e pyesni atë kur ai çmendet.

Dhe ky është i gjithë thelbi i amnistisë ndaj tij.

Duke qenë një President, vendimet e të cilit kur janë në shkelje të Kushtetutës, nuk i zbaton njeri, dhe nuk ndodh asgjë, është rënë dakord që ai të jetë aty se nuk i prish punë njeriu.

Pra në një farë mënyre shumica ka pranuar të bashkëjetojë me një President të çmendur në krye të shtetit, por me sigurinë që hapësira që bën dëm është 200 metra katrorë, sa godina e Presidencës.

Shkeljet e tjera të Presidentit në raport me atë që ka bërë me zgjedhjet, natyrisht janë të një cilësie tjetër, por anulimi i zgjedhjeve dhe shpallja e një date tjetër zgjedhjesh, është një akt, që nëse do të tentohej të zbatohej, vendi mund të hynte në luftë civile.

Por fakti që Presidenti u konsiderua i çmendur dhe nuk ju përfill dekreti, e bëri atë një figurë qesharake, të parëndësishme dhe  të papërfillshëm në opinion pubik.

Vendimi i sotëm i Kuvendit, dhe justifikimi se Komisioni i Venecias na ka rekomanduar që cilësia e shkeljes nuk është aq e lartë, është thjesht një justifikim, për të fshehur një interes politik të shumicës.

Edi Rama nuk ka respektuar “Venecian” për të duruar Ilir Metën, por e vërteta është se “duron” Ilir Metën për interes të tij dhe bën sikur respekton “Venecian”.

Edi Rama ka tashmë gjithë pushtetin qëndror dhe atë lokal, dhe gjithë përgjegjësitë për të drejtuar vendin. Shkarkimi i Ilir Metës dhe hapja e një procedure për të zgjedhur një President të ri, do të rëndonte imazhin e një pushteti që i do të gjitha institucionet nën kontroll dhe do të ishte për të një kosto politike.

Por Edi Rama mund ta bënte dhe këtë, nëse vërtet Ilir Meta do të ishte i një personalitet me ndikim real.

Fakti që Ilir Meta nuk është respektuar në një nga vendimet e tij më të papërgjegjshme politike, që synonte t’i vinte zjarrin Shqipërisë, e bën atë një President qesharak, një “tigër prej letre”, të cilit herë pas here Edi Rama i fut ca ngjyra që të duket i gjallë, dhe kur i duhet, e lë pa ngjyrosur që të duket letër.

Për të shmangur dëmet e tjera të vogla të Ilir Metës, ai njoftoi sot nisjen e punës për një ligj organik për institucionn e Presidentit, ku të qartësohen një për një detyrat dhe kompetencat e tij. Edhe ky ligj, nuk është se e disiplinon Ilir Metën, pavarësisht se mund të jetë shumë i qartë.

Për një President, apo Kryeministër, ka rëndësi të dorës së parë të respektojë frymën e Kushtetutës dhe ligjet që burojnë prej saj. Një President që shpik Kushtetutë, sa herë del në mal, nuk i bëjnë derman ligjet organike.

Por sidoqoftë Edi Ramës i duhet ligji ndaj tij, për të justifikuar procesin e disiplinimit të tij.

Edhe pse në fakt, Edi Ramës, Ilir Meta i bën punë më shumë kur bën çmendurira si ajo e 30 Qershorit, se sa kur bën sikur zbaton ligjin. Se atij i duhet një President, që të shikohet si dikush që nuk e pyet njeri. Dhe Ilir Meta ja plotëson këtë nevojë. Si “një drizë për të zënë shtegun”, thonë nga Skrapari.

 

31 komente në “Ilir Meta, si “një drizë, për të zënë shtegun””

  1. Lissa says:

    si, një, drizë, për, të, zënë, shtegun

    nuk i heq asnjë presje asaj që kë shkruar

  2. xyz says:

    Nga gjithë kjo “Metagate”, Rlindja doli më e fortë. E dhjerë por krenare!

  3. Coli says:

    Mero je fantastik

  4. Morri i kuq says:

    Konkluzioni Rilindas:
    Meta e ka shkelur vetëm 7 herë kushtetutën. Nëse e shkel edhe 12 herë të tjera, bëjmë një komision tjetër dhe i bëjmë fletërrufenë e dytë.
    Juaji
    ER

  5. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Ilirfloriri eshte presidenti me i mire,por pak i cmendur si goca mire por pak me barre.
    Ketu eshte ber muti mullar dhe nuk ka zot ta pastroj…
    Shpresa vdes e fundit,por me keta sharlatane ka 30 vjet qe ka vdek.
    Keta sulmojne njeri tjetrin duke e mbrojtur dhe tru shplaret e kalojne edhe 6 muaj

  6. ben says:

    Sot po te ishte shqiperia vend normal dhe jo e zaptuar nga nje bande
    SPAK duhet te kishte mare te pandehur komisionin qendror te zgjedhjeve, per shkelje te renda te kushtetutes.
    Sepse parlamenti shqiptar me hir a me pahir vertetoi me vote se Ilir Meta kishte te drejte, ashtu sikurse tha Venezia.
    Justifikimet jo skishte te drejte po e la se bejme gallate, thjesht dhe vetem tregon nivelin e bandes qe ligjerisht jane te mberthyer, moralisht nuk dine nga te dridhen.
    Te gjitha vendimet e rendesishme te rilindjes duke filluar qe nga zgjedhjet lokale, komisioni per shkarkimin e presidentit, karagjozlleku me betimin ne lane te gjykates kushtetuese, ligji dhe ndryshimi i kushtetutes 9 muaj para zgjedhjeve, nuk jane thjesht shkelje te kushtetutes, jane grusht shteti qe tregojne vetem 1 gje panikun e bandes ne pushtet, ku te gjitha sondazhet nuk e nxjerin mbi 40%.
    PS: lexova dicka interesante mbi hitlerin dhe luften e dyte boterore. Hitleri ambasadorit anglez para sulmit mbi polonine i deklaronte se ” ky eshte akti im i fundit ,une jam artist jam piktor dhe sapo te mar pjesen gjermane te polonise do terhiqem nga politika” .ky tipi qe mendonte se do genjente te gjithe ne fund vrau veten .
    PS: ama.deri diten e fundit kur vrau veten Hitleri propaganda e tij e tregonte se po fitonte luften.

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Une personalisht nuk kam studiuar politike,ndoshta i nxitur nga emocionet
    edhe jam gabuar ne gjykimet e mia,per situata te ndryshme politike.
    E pare ne kete kontekst,ashtu si e argumentoi maxhornanc ndoshta edhe nuk eshte veprim i gabuar.
    Venecia u shpreh qe gabimet qe Presidenti kishte ber,nuk ejustifikonin shkarkimin e tije.
    N.q.s. kjo do kishte ndodhur,do tju kishte dhene mundesi bashibozukeve te fillonin lojen me molotov.
    Koha punon kunder Presidentit dhe asaj qe ai perfaqeson,ndoshta tani nuk jane pjekur kushtet.
    Nuk duhet te harrojme,po nuk dhane driten jeshile amerikanet,nuk ndodh asgje.
    Kjo eshte nje aksiome qe nuk ka nevoje per vertetim.
    Edi Rama dhe maxhoranca nuk kane pushtet absolut.
    Edhe ne radhet e administrates kolona e paste,ka nje numer te konsiderueshem.
    E gjithe kjo klase politike do shkrihet,do apo sdo ajo.
    Deri tani po mbulojne njeri tjetrin,poooor po ra njeri,te tjeret si gur dominoje nga mbrapa do bjene.
    Sado te lidhur ,sado te betuar,nje dite do dalin para drejtesise.

  8. Ymer Lala says:

    Paske ngrene mut kot me kete shkrim. Megjithese ti vetem mut konsumon dhe prodhon.

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    ?

  10. Ne emer te se vertetes says:

    E thashe me pare, Meta eshte krejt i pademshem per Ramen, me kete veprim Rama e ka vrare me buke ne goje. Meta duhej ti lutej Rames ta shkarkonte, qe te fitonte kredite. Sa keq, shumekush nuk e kupton Ramen, filozofine e tij, e aq me pak Meta koketrashe.

  11. Vlesh says:

    Ke te drejte z. MERO! Se nese IM do ishte normal pas ketij shkrimi diskretitues dhe talles, Ai duhet te dorehiqej! Sepse shkrimi eshte theres dhe se bene IM per burre – kur thone !

  12. President nullatenente says:

    Mero,kete akt,duke mos vazhduar proceduren e shkarkimit te Presidenti,do ta shikoja ne nje kendveshtrim tjeter. Rama tani ka detyra qe Jane me me interes .Para se gjithash aprovimin e Reformes zgjedhore me 30 Korrik.Meta nuk eshte se i sjell ndonje pengese te madhe per momentin,edhe pse mund te therrase akoma ata 500 militante te verbuar te PD-se dhe LSI-se per te bere zhurme(nese genjehen akoma se do te rrezojne qeverine)Rama per momentin nuk kerkon te hape shume zjarre..Fakti qe BKH-ja po krijohet,fale mbeshtetjes se palekundur te Amerikes,nuk e le te qete Meten.Ai eshte i ndergjegjshem qe heret a vone do te jete personazh i Hetimit,se e di qe korrupsioni ku eshte zhytur ka dale ne siperfaqe.Plus Rama kerkon te evitoj sa te mundet ndonje ze kritik nga ndonje perendimor i sponsorizuar nga PD-ja.Rama eshte i ndergjegjshem qe faktori kohe nuk punon per Meten,perkundrazi do ta beje me agresiv,duke humbur llogjiken,duke e zhytur me tej ne llume.

  13. Artan says:

    Si perhere brillant Mero Baze, nje kenaqesi e mendjes leximi i shkrimeve te tua.

  14. Shenjestra says:

    Drize dhe murriz bashk per te zene deren.

  15. The One says:

    Keta jane tu qish robt te gjithe politikane hajdute e kriminela.

  16. Realisti says:

    PERFEKT SI GJITHMONE , MERO.
    SI LUAJME ASNKEPRESJE.

  17. Tani says:

    Nuk besoj me te Rama.

  18. Cepanlliu says:

    Na e vodhe shprehjen e krahines sone mo Mero….tamam jo por aty afer.
    Ne i themi :” C’me vjen verdalle mu si FERRA neper kembe”.

  19. Amaneti says:

    Gomar ti (Presidenti)!Gomar kush të vuri(Kryeministri)!Pse budallenj i dinë të korruptuarit këta. Ata kanë pushtet të pa kufizuar kudo dhe kurdoherë!Presim në se do valojë druri!

  20. Trotski says:

    Krahasim Kadarean !!!

  21. edi says:

    Shko Mero bashkoje dhe ti voten me Ramen se ndoshta e ben me mire punen e lepiresit

  22. h says:

    Shqiperia është vendi më i korruptuar në historinë e njerëzimit.
    Në vend të dytë eshtë Haiti dhe pastaj vjen Burundi.
    Por shqiptaret nuk dinë asgjë.Atyre i thonë se jemi Evropianë.

  23. eli-tiv says:

    //per meten do te ishte me mire ta shkarkonin … keshtu do ti jepnin mundesine te bente kryetarin e lsi..ate qe di te beje me mire….si kreetar lsi cdo budallallek qe thoshte quhej e pranueshme ashtu sic ndodh me lulin..ashtu i kufizuar ne flalor te mbyt edhe me budallaqe qe zbulojne varferine e tij intelektuale ..Si president do vazhdoje deri ne ekstrem..

  24. STRAZO DHE YMER GELBAZA KELLIRA TALLIN KARIN ME EDI RAMEN ,NJERI JA PUBLIKOJ DOSJEN SI INCEST FAMILJES KURSE STRAZO DUART E DHE THUE PISET says:

    STRAZO TALL TRAPIN ME THONJET E EDI RAMES NE FACEBOOK

  25. dhembeli says:

    Te ben mire ajeri nen tenden e ngritur ne maje te Golikut, je shume i qarte .
    Mero !
    Je fantastik!

  26. Elba says:

    Ligesia Fshatare ,shkaterroi Partine Komuniste e me pas ate te Punes.Shkaterroi Partine Demokratike,me Sali Vucitolasin.Se fund I Ilir Bagel Meta Levizjen Socialiste per Integrim.Nje gje bie ndesh.Thuhet ne teori ,qe Udheheq Klasa Punetore.Me sa duket po udheheq shtresa me e lige fshatare me Universitete Konviktore.

  27. PAMFLETI says:

    Subject: Meta e kërcënoi me varje e video erotike, Rama mbledh urgjentisht Parlam…

    https://youtu.be/NSu0qTNuOR8

  28. Alban Dega says:

    NJE NGA ANALIZAT ME MENDJENDRITURA

    Shkurt sakte bukur !

  29. SHQIPERIA-ETNIKE says:

    Do te jeme DIREKTE:Politikane me KRIMINELE SE NE SHQIPERI nuk gjene askunde ne BOTE….
    Bastarde, te Felliqur, dhe te paskrupull..Njerez te Shitur te Agjenturat e Huaja….si Meta,Mbahen President edhe kur Shkele Kushtetuten…Kur se Njerez te Thjeshte BURGOSEN sepse bejne nje Gabim..dhe nuk kane Leke te PAGUAJNE Gjuqetaret e Korruptuar…
    Edi Rama eshte bere nje Marjonete e Baton Haxhiut, Spiun i i UDB-.se..qe na Solli ne Shqiperi Ministren Arsimi Besa Shahin i, Mbesa e Kreut te UDB-se per Kosoven..si dhe “Mi9nistri i Jashtem” gENTE cAKAJ eshte po ashtu nje “Krijese” e Baton Haxhiut…..po na Qeverisin Serbet, me Klushe Bastarde “Shqipetare” dhe te Gjithe te Veshur me Petkun e Politikanit…por deri Kur?????????????????
    Edi Rama…na ka Zhgenjyer te Gjitheve me Pazarlleqet e Felliqura qe bene sa me Ilir Floririn sa me Lulezim Bashen….Ekuacjoni eshte Perseri Baras ZERO..pra Cila do qeveri qe na Qeverise jane LOLO TE UDB-se…prandaj dhe nuk kemi Shtet..dhe Parndaj…”Shpresa e Shqipetareve eshte Thesi i Refugjatit”…POR CUDITERISHTE :PSE NUK LARGOHET NGA SHQIPERIA ASNJE Politikane?????????????

  30. Roland says:

    Ipa u shkerdhyer monik shurra edhe like hajduti …nuk ka per tu bere shtet albanistani …yyyyyy farëqia hajduti bertet kapeni hajdutin ..ju qifte qeni rracen e ndyre ….

  31. Shqiptar says:

    Kur karriera politike e njè hajduti ordiner, tek “kundèrshtarèt” politikè, tek ata qè morèn mandat me shumicè absolute, pèrfundon me pèrpjekjen e lodhur pèr ta deklaruar TÈ ÇMÈNDUR apo DRIZÈ PÈR TÈ ZÈNÈ UDHÈN, atèherè èshtè koha pèr tè bèrè bilanc.
    Ky bilanc, èshtè i tillè, qè tè bèn pesimist edhe pèr tè nesèrmen. Telenovela META, èshtè e mbushur me nuanca tragjikomike. Pèr ata shqiptarè qè kanè pèrjetuar shfaqjet e teatrit popullor tè viteve tè monizmit, do tu kujtojè figurèn e Qazim Mulletit, duke lexuar komunikata komuniste.
    O Qazim more Qazim/ puna jote aferim/ gamor ti, gamor kush t,vuni/ sot a nesèr valo druni.
    Ndryshimi i vetèm èshtè tek realja.
    Nèse Mulleti ishte njè figurè intelektuale qè komunizmi pèrpiqej ta nxinte, kèto zhgarravinat sot, janè tè degjeneruara komplet.
    Shqiptarèt, dhanè votèn pèr RILINDJE, por “zgjodhèn” bllokun e Metès me votèn e tyre.
    Gojèt e liga, e quajnè diçka tè tillè, tjetèrsim tè vullnetit tè zgjedhèsit por kujt i bie ndèrmend pèr ta.
    Sot, u duhet tè pranojnè Ulsi Manjèn, nè rolin e tarallakut tè lagjes, qè i gafurret çdonjèrit qè i thotè shefi SKAPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje