Të ulësh velat, kur ke erën!

23 Korrik 2020, 19:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Javën e kaluar mu desh të “falenderoj” deputetin Murrizi, që me nismën e tij për ndryshimet kushtetuese, u duk se na ktheu në rrugë të mbarë opozitën, duke na e bërë befas pro- Perëndimore.

Ilir Meta vrapoi të na tregojë rekomandimet e Bundestagut, Lulzim Basha deklaratat e BE e SHBA për miratimin e 5 qershorit, dhe të gjithë propaganduesit e “sovranitetit kundër Republikës së ambasadorëve” u bënë befas me ambasadorët.

Ishte një gjë e mirë për Shqipërinë. Për herë të parë po dukeshim unikë, në të qënit pro- Perëndimorë.

Basha e Meta me të vetët, me shpresë se tani e kishin Perëndimin me vete kundër Edi Ramës, dhe Edi Rama me stilin e tij, duke bërë sikur nuk e ka mendjen çfarë dëgjon rrotull, me shpresë se po vazhdojnë të gënjejnë veten.

Dhe ja ku mbërritëm sot, tek dita që Edi Rama miraton marrëveshjen e 5 qershorit, një listë dëshirash e Lulzim Bashës, që në fakt nuk i prish punë askujt, por vlen si një platformë e negociuar nga SHBA, dhe e mbështetur nga  Bashkimi Europian e OSBE.

Në të nëjtën ditë, pra sot, SHBA, BE dhe OSBE i kërkojnë Bashës të vazhdojë bashkëpunimin për ndryshimet kushtetuese.

Nuk di a vazhdon më me të njëjtin mendim Lulzim Basha, që duhet të dëgjojë Perëndimin për këto ndryshimet kushtetuese. Shpejtësia me të cilin ai fiku flakën e shpresës, që së paku një herë të vetme këto 7 vite, dukej sikur ishte në anën e Perëndimit, është për t’iu shënuar si rekord i një lideri që shpërdoron gjithçka.

Përpjekja e tij për të relativizuar Këshillin Politik, që  e kërkoi vetë për t’u rikthyer në sistem me ndihmën e Perëndimit, dhe nga ana tjetër teatri i Edi Ramës, që bën sikur vdes për Këshillin Politik, vetëm që ta ekspozojë Bashën, si njeri që nuk respekton asnjë marrëveshje, bëjnë diferencën e qartë mes dy lojtarëve politikë.

Dhe diferenca është tek fakti se Basha tenton të bëhet viktimë e veprimeve të veta, ndërsa Rama viktimë e papërgjegjësive të opozitës.

Këshilli Politik nuk është rasti i vetëm. Basha dhe Meta kanë kërkuar ta kompensojnë daljen nga sistemi, me Këshillin Politik, dhe ata duhet të ishin kujdestarët e autoriteti të këtij  forumi. Por ata janë dhe dhunuesit e autoritetit të këtij forumi dhe duan të jenë tani dhe viktima të tij.

Basha dhe Meta janë dhunues të legjitimitetit të Kuvendit, duke e braktisur atë, dhe tani duan të jenë dhe vajtues si viktima të vendimeve të atij Kuvendi.

Basha dhe Meta janë braktisës së zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe tani duan të jenë vajtues të faktit që më 30 qershor zgjedhjet nuk ishin konkurruese, se nuk kishte opozitë.

Tani ata janë braktisës të Këshillit Politik dhe vajtues të faktit që ai nuk mund të marrë vendime pa ata më 30 korrik në Kuvend.

Vetëm Lulzim Basha di ta bëjë këtë që bëri, që të ketë erën në favor dhe të ulë velat se mos e kapi era.

Tani le të presë 30 korrikun duke ëndërruar se pas kësaj, ndryshimet kushtetuese nuk do njihen, dhe të fillojë të gënjejë sërisht PD-në që në tetor do ketë zgjedhje lokale, në prill zgjedhje parlamentare, dhe mbi të gjitha, mos të harrojë t’iu thotë në vesh demokratëve: “Më kanë garantuar ambasadorët se do iki ai i gjati”.

Ndoshta e besojnë kur u thotë ndonjë gënjeshtër në vesh, se për betejë nuk e beson më njeri.

17 komente në “Të ulësh velat, kur ke erën!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap…

  2. Mona pa breke says:

    Basha-Meta-Berisha deshen te digjnin parlamentin qe BE te mos hapte negociatat me Shqiperine e Mero thote qe ata ishin me perendimin per nje jave. Mos harroni molotovet qe dogjen edhe shkolla me qellim qe ne Shqiperi te behej kaos dhe te mos hapeshin negociatat. Po te mos kishte filluar pandemia presidenti anti-shqiptar Meta do kishte vazhduar fushaten e djegieve dhe terrorit.

  3. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Kam pershtypjen se Lulja nuk do te behet kryeminister.
    Per shume aresye:
    Si kryeminister ai ka nje pergjegjesi shume here me te madhe.
    Duhet te investoje shume here me teper kohe dhe energji,
    mos harroni atij ne oren 16.00 i behet apeli ne shtepi.
    E dyta,ne te vertete do ti duhej te ishte nje kryeminister kukull,
    si te thuash sufler,do ti duhej te perseriste fjalet e Doktor Mortjes.
    E tretacdo veprim i tije do shikohej nga opozita me lupe zmadhuese.
    Kurse ne opozite ai ben cfare do pa i hyre gjemb ne kembe,
    jo vetem qe nuk ikerkohet llogari,por i luten aman Lule ca do.
    Kete luks nuk do ta kete si kryeminister.
    Nga ana financiare,akoma me mire ,nje mareveshje 14 milon,ca do me.
    Si kryeminister do ti dhimte koka kujt tja prish kujt tja ndreq.
    Sa ka mare kunati sa une ,sa kerkon Xeni i Babit,pa harruar perqindjet e Argites.
    Per Bashen ja vlen me shume ne opozite,per PD-ne jo.
    Basha e los bukur shejtan budallane.
    Per keta qe jane ne pushtet eshte luks te kesh nje kryetar te tille obo-bo-zite

  4. Trotski says:

    Opozite -Presidence Deshtake e Delenxhinj te Paskrupullte.E kane Davane e Humbur.

  5. te dhjefsha shqipen tende says:

    hiqe presjen nga titulli idiot
    kwrkon edhe patriotizwm pastaj

  6. Mal Cori says:

    Mero, cfare ndodh nese Meta, pasi te miratoje ndryshimet e sotme ne kodin zgjedhor, dekreton zgjedhjet e ardheshme?
    Psh. Te merkuren Meta dekreton zgjedhjet, sipas ligjit 9 muaj perpara.
    Qe i takon te dielen e parafundit te Prillit, rreth 23 prill.
    Sipas ligjit, mbas dekretimit te dates se zgjedhjeve, nuk mund te behet asnje ndryshim ne Kod.
    Keshtuqe digjet inisiativa e Edi Rames per hapjen e listave.
    Edhe Rama u tregua dobic derisa ja mori votat opozites parlamentare.

  7. 001 says:

    E kam thene dhe po e perserit!
    Lulqim basha = Kellef kari
    Po ku te con mushka mor pyke,
    keshilli politik perbehet nga cyryk bylykbashi dhe tqifte vasili.
    A ka me ofendim per votuesit demokrate!

  8. katarakti says:

    Per mua krijimi i Keshillit Politik me fuqi mbiparlamentare ishte nje gafe tjeter e Edi Rames. Le ta sperdredhe gjuhen si te doje Mero Baze, por opozita zjarrvenese doli vete nga dera e parlamentit dhe Edi Rama e rifuti me force nga dritarja! Kjo eshte ceshtja. Ata u bene perseri faktor qe vendos, kerkon, kercenon etj etj. Kur mund te ishin lene fare bukur ne vetmine e tyre. Pasojat e vendimeve te Keshillit Politik do t’i ndjejme gjate zgjedhjeve te ardhshme qe opozita do t’i ktheje ne katrahure. Do te kemi prape destabilitet, djegie, molotov dhe tritol, mosnjohje te rezultatit te zgjedhjeve, nderhyrje te trupit diplomatik, OSBE-se, BE-se, Uashingtonit etj etj. Kur do ta kuptoje Skerfyelli i gjate me koken perpjete se populli i ka dhene votenqe te udheheqe ai, qe te veje rend dhe rregull ne kete vend. Dhe jo ta shperndaje pergjegjesine dhe ta ndaje me PD-ne. Me nje fjale nje deshtim tjeter i shumices qeverisese.

    1. cccp says:

      O katarakt, qe e ke mendjen vertete katarakt; mbaji per vete keto budallalleqe qe thua; sipas teje , per cdo marrezi te opozites, qe ti parashikon, fajin e paska “skerfyelli”; e paske trurin cope, cope o trushkulur.

  9. Zigur Qarri says:

    Na ka pjell belaja me Lul-hajvanin.?

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha ben shume bukur bojkotin !
    Ja morri doren,nuk do pushtet,por bojkot.
    Eshte tip koti,krytar bojkoti !

  11. Plugu says:

    Plasi Basha per t’u bere nje çik kryeminister.Kur te hipi gomari ne fik te haj fiq.

  12. me ne fund says:

    me 30 korrik aprovohet ilaci per luftimin e buburecave te patates, i jepet nje here e pergjithmone fund egzistences se parazitave te popullit, no me Peco, monika, Nora, pjelle Fariu ,Paloka, Noka e Ndoka, Strazo e Salihanji, Grida e Vokshi and LSL ne parlament.

  13. Beni says:

    PO SHKAKU QE SHQIPTARET HIKIN CDO DITE SIKUR TE JETE LUFTE OPOZITA ESHTE O MERO SERVILI.SLE BYTHE PA LEPIRE O DEREZI.SA JU RRUDH SALIUT FILOVE TJA LEPISH RAMIUT.

  14. Vasilika says:

    Kemi lindur ne nje vend te bukur te cilin na e bene te pabanushem keta pilitikane.Per 30 vjet vodhen dhe shkateruan vendin tone te bukur .nuk u ngopen asnjehere dhe akoma kerkojne pushtet.Duhet te zhduken nga politika dhe te pergjigjen per cdo vuajtje qe I kane sjelle popullit.

  15. helikopteri says:

    helikopteri perseri! botoji komentet apo te djegin! censurist! skanrendeis te njohin njerzit me mire se une!

  16. Jorgo says:

    Kjo eshte loja e piset e opozites qe opozita parlamentare ja çorri masken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje