Pse ndryshimet e reja kushtetuese, nuk e prekin 5 Qershorin?

22 Korrik 2020, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Parlamenti pritet të miratojë (nesër) të enjten, marrëveshjen politike të 5 qershorit mbi reformën zgjedhore, negociuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe mbështetur nga diplomatët e tjerë perëndimorë, pasi socialistët nënshkruan më parë një marrëveshje me opozitën parlamentare, ku angazhohen se do të mbështesin dhe propozimet e tyre për ndryshime kushtetuese. Ndryshimet kanë të bëjnë me  listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral.

Të gjithë këtë, opozita e rrugës PD-LSI po përpiqet ta paraqesë si një konspiracion kundër 5 qershorit dhe ikje nga marrëveshja.

Por a e prek në të vërtetë 5 qershorin, marrëveshja e re për ndryshimet kushtetuese?

Së pari, marrëveshja e socialistëve me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, prek listat, koalicionet dhe pragun elektoral.

Në të gjithë bisedimet apo negociatat e bëra në Ambasadën e SHBA në Tiranë, për marrëveshjen e 5 qershorit, nuk është diskutuar kurrë, asnjëherë, as për listat, as për koalicionet, as për pragun.

Dhe për tri çështje për të cilat nuk është diskutuar kurrë, nuk ka si të jenë të përfshira në një marrëveshje.

Kur nuk janë në marrëveshjen e 5 qershorit, nuk ka çfarë prek marrëveshja e re, për ndryshime kushtetuese.

Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet, pasi dy marrëveshjet kanë kërkesa krejt të ndryshme.

Së dyti, pretendimi i rremë i PD, se në marrëveshjen e 5 qershorit është shkruar se nuk do të ketë ndryshime sistemi, është i vërtetë, por nuk përgënjeshtron atë që thamë më lart.

Gjatë negociatave për marrëveshjen e 5 qershorit, në tryezën e Ambasadës amerikane janë bërë 4 propozime për ndryshim sistemi. Pra janë ofruar 4 llojë sistemesh zgjedhore. Si përfundim u vendos të mos preket sistemi zgjedhor.

Por listat e hapura, koalicionet dhe pragu, nuk janë në sistem zgjedhor. Ato janë pjesë e Kodit Elektoral dhe janë ndryshime që nuk prekin sistemin.

Pra PD pretendon se po ndodh një gjë, që në fakt nuk po ndodh. Listat, koalicioni dhe pragu kanë qenë në të njëjtin nen që kanë qenë dhe para 2009 në Kodin Elektoral.

Së fundmi, dhe spekulimi i Gazmend Bardhit apo Bylykbashit gjatë zhurmave të tyre në Këshillin Politik, se preken katër nene të Kodit Elektoral, duke keqcituar amendamentet, është i rremë. Ato paragrafe që thotë ai, plotësohen, por nuk preket pjesa që ai citon. Amendamentet e bëra plotësojnë paragrafin, por nuk ndryshojne ekzistuesin.

Përpjekja e tyre për të bërë zhurmë dhe për të krijuar idenë se po preket 5 qershori, është thjesht një aksion që tenton të maskojë hipokrizinë e Lulzim Bashës, që ka mbushur gjithë Ambasadat dhe gjithë aktorët e shoqërisë civile me gënjeshtra, se ai është dakord për listat e hapura, por nuk do Edi Rama.

E vërteta tani është në shesh. Lulzim Basha po i fshihet ballafaqimit në Këshillin Politik për këtë çështje, edhe pse Këshilli Politik është një sajesë për të korrigjuar daljen nga institucionet të Lulzim Bashës. Legjitimiteti i Parlamentit nuk mund të vihet në dyshim nga ai që e ka braktisur Parlamentin.

Nëse ka diçka që nuk shkon në atë Parlament, është fakti që opozita po përpiqet të paraqesë si defekt të Parlamentit, plagën që ka tentuar t’i hapë me vullnet të plotë politik, duke e braktisur. Pra po përpiqet t’i japë vlerë papërgjegjësisë së saj politike.

Por nuk ka më asgjë në dorë në këtë drejtim. Ajo që ka në dorë, dhe ka kohë deri më 29 korrik, është që të bëhet pjesë e ndryshimit. Më 30 korrik e pas, do të jetë pjesë e historisë së refuzimit të këtyre ndryshimeve, me të cilat do përpiqet të vijë në pushtet.

Gabim e ka. Me aq shumë vetë sa ka gënjyer Lulzim Basha që do t’i bëjë deputetë, listat e hapura janë shpëtim për të. Se shumicën mund t’i zhgënjejë kur të mbarojnë zgjedhjet, por mund t’i gënjejë kur fillojnë.

8 komente në “Pse ndryshimet e reja kushtetuese, nuk e prekin 5 Qershorin?”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Pyetja ne fund te titullit eshte e tepert.
    Ti konstaton dicka,nuk dyshon.
    Analize korrekte.
    E gjithe kjo mesele duhet te mare fund.
    Kjo qe po ben opozita eshte nje loje e piset,qe ne te vertete nuk e ndihmon ate vete.
    Nuk eshte formula ajo qe te sjell ne pushtet,eshte vota.
    Kjo opozite shkateroi te gjitha shpresat,per nje sistem demokratik funksional.
    Edhe me idioti e kupton qe keta skane as program,as dinjitet dhe as pergjegjesi politike.
    Kane qe kur kane dale ne opozite vetem me fake news dhe tele babale.
    Kamarieri del me pacipesi dhe thote:
    Kur te behem une kryemnister.
    egjitheseka dicka qe i bashkon keto dy gjera.
    Kane nje k. te perbashket

  2. katarakti says:

    Ishte gabim krijimi i Këshillit Politik. Nuk kishte arsye t’i merrnje dorën opozitës që braktisi parlamentin. Rama po tregohet shumë i dobët. Berisha nuk do i bënte kurrë këto lloj ndryshimesh dhe zbythjesh. Ky eshte gabimi kryesor që ka sjellë situatën e sotme.
    Për sa i takon opozitës parlamentare unë kam mendimin se ajo duhet t’i hapë mirê sytë. Se më duket se të dyja palët, si PS – dhe PD, ia kanë me hile. Pyetja e parë që duhet bërê eshte: A kanë nevojë këto ndryshime për firmën e presidentit që tê hyjnë në fuqi?! Kjo eshte me shumë rëndësi. Se presidenti opozitar mund të firmosë marrëveshjen e 5 qershorit dhe tê mos firmosë atë të 30 korrikut! Dhe i Gjati të ngrejë supet dhe të thotë: Ju e shikoni që nuk eshte faji im?! Cfarë t’i bëj unë shtangistit nga Skrapari?! Prandaj Rudina dhe Murrizi duhet të konsultohen si duhet me ndonjë jurist të Gjykatës Kushtetuese. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky kurth eshte qe marrëveshja e 5 Qershorit të votohet më 30 korrik së bashku me atë të opozitës parlamentare. Pra të bashkëngjiten si një e tërë dhe e pandarë. O votohen bashkarisht ose nuk votohet asnjëra. Prandaj duhet kujdes dhe syçeltësi. Ndryshe gjithçka do shkojë kot.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke te drejte per gjithshka qe ke shkruajtur !!

  3. rroku says:

    Cfar mund te presesh nga opozita qe doli rrugeve….?? Vendimet duhet te merren me opoziten qe eshte ne parlament apo me rrugacet e rrugeve…
    Deshen rruget rrugeve le te rrine….

  4. Kume Peza says:

    Mero tani gjithçka e vendos pasuria që kanë vënë. Nuk e vendosin as ligjet as paloparlameti dhe as populli i braktisur dhe i harruar. Këtë e konfirmon krijimi Këshillit Politik, një sajesë e ngritur mbi bazë të vullnetit të atyre që kanë tashmë çdo gjë në dorë. Një këshill i krijuar për të shmangur institucionet, siç rëndom, ka ndodhur në këtë vend.

  5. xhoxhi says:

    Gjithë këto gjëra ndodhin sepse opozita me në krye Bashën menduan se duke djegur mandatet do rëzonin Ramën dhe tani luftojnëme çdo kusht që të futen brënda përsëri.Se përse po luftohet që të bëhen l[sjime nuk e kuptoj.Ata janë të pa ligjshëm ndërsa ata që janë në parlament kanë të drejtë ti praonjnë ose jo këta banditë.Të jeni të sigurtë se po nuk u hapën listat ata që plotësuan parlamentin(të mirë ose të keq)dhe ai vazhdoi punën nuk do jenë më deputetë.Gjithë loja prandaj bëhet.Rama duhet të shtërngojë ushkurin e brekëve dhe të respektojë parlamentin dhe jo parlamentin e SHQUPIT….

  6. Labi says:

    Taman bre Mero, kto i degjuam nga KRYERILINDASI,
    Apo mos shpreson te kesh lexueshmeri me te larte se BEJTEXHIU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje