Nga Mero Baze
Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqësuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjgj prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD.
Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj.
Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidat i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë nga e drejta për të propozuar, tregon problemin që kanë listat e hapura me një sistem të mbyllur gare.
Ky detaj tregon se në kulmin e debatit për listat e hapura, sidomos pas bekimit nga Basha, brenda Partisë Demokratike, po luhet një dramë që tregon se sa pak i bëjnë punë një partie listat e hapura, kur ka vdekur gara. Procesi, i cili duket që është tërësisht i mbyllur, ka dy probleme serioze.
E para, po nxjerr në pah propozime qesharake, që janë kryesisht burokratë të partisë, apo njerëz që e nxjerrin emrin vet. Dhe e dyta procesi imiton shijet politike të Bashës, pasi asnjë kritik të tij, nuk e përfshijnë as si kandidat të mundshëm.
E kuptoj që është proces fallco, ndaj nuk ja vlen ta gjykosh seriozisht. Por dhe si proces fallco bën dëm, kur bëhet fjalë për një hap të madh, siç janë listat e hapura.
Listat e hapura nuk e zgjidhin krizën e demokracisë brenda partisë, nëse procesi i hartimit të listës nuk është i hapur.
Ti mund të hapësh listat dhe të vendosësh aty njerëz që do ti dhe kështu nuk ka asnjë kuptim, pasi kushdo që të fitojë, është sërisht i yti. Listat e hapura kërkojnë proces paraprak konkurrimi real, nëse dëshiron të kesh produkt.
Ajo që po ndodh me propozimet e “bazës” së PD, edhe pse nuk është serioze, mund të bëjë dëm serioz, pasi shumë vetë e kuptojnë që nuk bëhet fjalë për hapje, por për një garë mes besnikëve të Lulit.
Njësoj si në Përmet me Rusmalin ka ndodhur në Lushnjë me Murrizin, në Vlorë me Patozin në Tiranë me Rudinën, në Shkodër me Jozefinën etj.
Në këtë prizëm, serioziteti me të cilin PD po kërkon listat e hapura 100 për 100 dhe monstruoziteti me të cilin i mbyll derën çdo emri në PD që nuk është pjesë e klanit të Lulit, do ta dobësojë dhe më keq garën, pasi do t’i ofrojë shqiptarëve për të zgjedhur vetëm ofertën e Lulit dhe jo ofertën opozitare.
Nga ana tjetër, ky proces kështu siç po degradon, ka dhe anën e tij komike, pasi këta anonimët që propozojnë veten dhe që e dinë se nuk do jenë të parët në renditje, ngushëllohen se listat do të jenë të hapura.
Por listat e hapura nuk janë për të shpëtuar anonimët. E kundërta është e vërtetë. Listat e hapura janë një ndëshkim i madh për ta. Votimi me lista të hapura, nuk e ndryshon rrënjësisht listën. Ai tregon vetëm se kush prej listës është më popullori.
Por renditja e listës në finale do të mbetet me pak ndryshime ajo e partisë. Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitetet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerëson populli.
Nuk vlejnë për anonimët që e kanë mirë me partinë, por nuk kanë paguar aq sa duhet për të qenë të parët. Ata në fund do të jenë përsëri. Sidomos nëse dalin nga ky proces seleksionimi, që ka nisur për të spastruar armiqtë e kryetarit.
Gjykim objektiv, dmth i sakte.
I pare nga nje kendveshtrim, qe askush nuk e ka pare gjer me sot, kete ceshtje per listat e hapura.
Pra listat e hapura 100% jane si puna e asaj medaljes qe njeren ane e ka te shndritshme dhe anen tjeter me pak te shnritshme (pak si te erret).
Te pakten une keshtu e kuptoj.
Aman mero ate patozin mos ta heqin se e duam shume …
O mero ti te drejte ke ama e kupton qe ne fier pd garon me enkeled alibelajn qe eshte nipi i Isa toskes dhe ka vrare shqiptare ne myzeqe. Tani me thuj si mund t efitoj ky vemje e politikes dhe te eci pd. Kjo eshte pd qe nuk garon njerez qe i do qyteti por ata qe do kryetari. Njelloj dhe ps me zdromsin erion veliaj apo shume zdromsa te tjere. Ne fier garon gramozi ruci qe eshte nga tepelena apo zdromisi erion brave. Do zoti listat e hapura sjellin njerez qe jane nga qyteti ku garojne dhe mund te bejne dicka per qytetin.
Deri dje shqiptaret
Te drejtuar nga rilindja, lymi dhe hajdaresha ishin te bindur qe listat e hapura do shpetonin shqiperine.
Tani qe basha ju dogji kartarat ne dore dhe kerkoi 100% te hapura , na dilka se nuk qenkan gje dhe listat e hapura.
Zgjidhja eshte e thjeshte
Shqiperia shpeton vetem po u ndaluan koalicionet para dhe pas zgjedhore.
Bile bile shqiperia shpeton perfundimisht nese ne zgjedhje mer pjese vetem rilindja ,lymi, hajdaresha dhe astrit patozi te lokalet.
Duhen sqaruar shqiptaret.
Ore ne rilindje deputet i zgjedh paraprakisht populli me duket??
Ps: ky lymi me hajdareshen nga kane shkuar???? Apo sduhen me per gje se ju a dogji letrat basha limone te shtrydhur.
Lulashi me te vertete ti djeg letrat dhe ju ngjall shpresat juve trushplareve qe e dridhni sa here qe e dredh lulashi me komanden e saliut
U vertetua bindja ime se ne DIber do te propozohet MUMJA Xhemal Gjunkshi qe eshte vellau i baxhanakut te malokut Besnik Mustafaj
Per hir te se vertetes, kjo organizate mafioze,nuk ka qene ndonjehere Parti,
ndersa demokratike as qe behet fjale.
Historikisht ajo ka qene dhe mbetet prone e Sali Brek-sksha’s.
Fashizmi nuk ka brire,pote krahasojme ate qe kjo organizate deri tani ka bere,
na rezulton se fashizmi ka qene me human.
Te dyja jane siteme totalitar,po ndryshimi eshte se fashistet ishin idealiste.
ata nuk mendonin vetem,ose aspak per vete,ata mendonin per gjithe popullin e tyre.
Kete nuk kemi te drejte ta themi per PD-ne.
Saliu dhe nje grup i afert me te kane bere baterdine me pasurine kombetare
dhe ky eshte fashizem dhe kaluar fashizmit.
PS: Nje kthim i ketyre gjakpiresave ne pushtet,do te ishte fundi i ketij vendi me emrin Shqiperi.
Atehere do vertetohej ajo shprehja e Bismarkut,Shqiperia eshte vetem nje shprehje gjeografike
Nuk ju heq asnje presje
Ke te drejte Mero. Listat e hapura do demostrojne qartesisht sa e lire eshte partia brenda saj.. Po shikoj dhe buzeqesh nga larg me propozimet.. Do filloj lufta brenda partis si cakenj…
Ky vend qe vazhdon te kundermoje si vilajet i humbur anadolli, amoralja ka zevendesuar moralin,keshtu qe natyrshem bandat haxhiqamilase te zbritura nga shpellat,vazhdojne te quhen parti politike,duke u harruar keshtu nga shteti dhe mileti, krejt krimet e pergjakeshme, vjedhjet masive dhe vese te tjera te pista,qe kane mbartur dhe shpalosur kryetaret e ketyre bandave me cubat e tyre,qe mbajne ne sundim kete vend.
Mut shtet,por dhe me mut folku,qe u lind dhe po vdes,duke pritur kocka nga qielli,neper kavene.
Ketu eshte problemi se permetaret kan vdekur nuk gjejne nje djale qyteti qe punon dhe jeton ne permet por vene dobica qe vijne nga kolltuku I tiranes
Ruci ne fier
Brace ne lushnje
Tritani ne gjirokaster etc
Ky popull degjeneron veten e vete kur vendos dobica qe punojne dhe jetojne ne tirane ose ndoshta ashtu ka dhene urdhrin partia nga larte
Tju vij turp me keto sugjerime
Ndaj edhe kush parti ka dy kokrra tru ne vend te kandidoj cuna te lagjes ose qytetit ka me shume shanse te fitoj
mero ke shume te drejte! kjo qe ndodh ne PD nuk ndodh ne PS! aty do jene listat e hapura e do konkuroj Blushi Malaj e shume te tjere! mjere rilindasit qe i prishen pune keto vite kryetarit tone qe marrte nga ditet e tua e qe showtuat mire nga helikopteri qe u coj ne bredh te Hotoves! a mortja ty mor plere qe ve edhe kapele republike e cila ti le jashte leaht e qafes se fshatarit kokegjym!
O 001 …jo o vella nuk kan vdekur hic permetaret….ne kohen e xhaxhit thoshin …permeti nuk esht nje qytet po nje shtet me vete ….dhe keshtu ishte dhe vazhdon te jet akoma me shum ..mos na e qaj hallin dim cfar bejm (ne kete rast te zgjedhim)….te pershendes
Po ku ti e ku mero o dit zi …ik q…me saliun ti …mero i ka gjylet te renda…e shkerdheu nje her qelbesiren sali kriminelin tani do i shkerdhej te gjith badhk o shpellar per te ardhur keq ….
Mero je shume majmun (nese besojme teorine e Darvinit ne tentative per te evoluar ne njer). Ne Permet e kudo behen propozime per emrat qe mund te jene kandidate te asaj partie dhe propozimet nuk po i ben populli por alabaket e partise. NUK PO BEHEN VOTIMET POLITIKE NE PERMET, NE TE CILAT TEORIKISHT ZGJEDH POPULLI ME LISTA TE HAPURA. CILA PARTI DESHIRON TE HUMBASE VENDOSE ALABAKE SI KANDIDATE.