Nga Mero Baze
Gjatë mbledhjes së Këshillit Politik, Edi Rama ka pyetur Oerd Bylykbashin, se ku e kishte parë modelin e këtij koalicioni, që kemi ne në Shqipëri, prej vitit 2009. Bylykbashi i shpëtoi situatës duke thënë se e kishte lexuar në një libër te La Sapienza për sistemet elektorale.
Po dje Gjiknuri i kërkoi përsëri shpjegim që të gjenin një model të ngjashëm si ky që duan të ruajnë dhe Bylykbashi i tha Letonia.
Letonia na fakt ka sistem propocional rajonal me lista të hapura dhe koalicione paraelektorale, por me listë të përbashkët. Siç i ka propozuar PS ndryshimet.
Pastaj në daljen në konferencën për shtyp, “trojka” e opozitës përmendi Kosovën.
Eshtë e njëjta histori. Edhe Kosova ka sistem propocional kombëtar me lista të hapura, me koalicione paralektorale me listë të përbashkët. Haradinaj u bë bashkë me socialdemokratët në një listë. Pacolli me Nismën në një listë. E kështu me radhë. Kështu i duan dhe socialistët koalicionet, si Letonia si Kosova, si Gjermania, si Franca, si Italia…Si gjithë bota.
Tani kjo tortura që socialistët i bëjnë PD-së që të gjejë një model si koalicioni që kërkon të ruajë, duhet të marrë fund, për shumë arsye.
Por mbi të gjitha edhe për arsyen, se PD me pranimin e listave të hapura, i ka dhënë Partisë Socialiste më shumë se sa plotësimi i një kërkese.
I ka dhënë së pari legjitimitetin e ndryshimeve kushtetuese. Deri para pak ditësh, jo vetëm ata që kërkonin hapjen e listave “ishin agjentë të Edi Ramës”, por mbi të gjitha “kush prekte Kushtetutën luante me zjarrin”. I vetmi argument procedural që kishte Ilir Meta dhe PD ishte se Kushtetuta nuk mund të preket një vit para zgjedhjeve dhe se po të prekej do merrte flakë vendi. Luli pati mirësinë të mos thoshte këtë radhë, që “do kalojnë mbi trupin tim”.
Tani që opozita e rrugës, u tërhoq nga kjo betejë, pra pranoi të ndryshohej Kushtetuta, por e ka të paqartë si e do koalicionin, me listë të përbashkët, apo listë të përbërë, nuk duhet të bëhemi kaq mizorë, të merremi gjithë ditën me gafat e tye.
Demokratët dhe socialistët bashkohen sot në së paku 90 për qind të ndryshimeve që duhet të bëhen për reformën zgjedhore, dhe për procedurën se si duhet të bëhen. Nuk është fundi i botës se nuk ranë dakord për një pikë. E rëndësishme është, që ata janë të përfshirë në këtë proces, dhe po japin idetë e tyre.
“Kalë beteje” këtu ishte procedura për ndryshimin e Kushtetutës dhe ky “kalë” u ndërrua gjatë betejës. Tani të tjerat janë thjeshtë debate.
Nga ana tjetër Lulzim Basha i ka dhënë Edi Ramës dhe një trofe jo aq të merituar, siç është beteja për hapjen e listave. Edhe pse Edi Rama ja pat lënë një vit më parë iniciativën Lulzim Bashës, të propozonte çfarë të donte, për reformën zgjedhore dhe ai ta firmoste, Basha nuk e udhëhoqi këtë proces, por u muar zvarrë prej Edi Ramës deri në fund. Dhe në fund pranoi dhe listat e hapura dhe po debaton për tipin e koalicionit.
Më 2017 ai pranoi të hiqeshin fare koalicionet, dhe nuk e pati problem. Tani koalicionet nuk do hiqen, por do jenë me një listë të përbashkët siç kanë qenë 20 vjet në Shqipëri dhe siç janë në gjithë botën.
Së fundmi duhet thënë se Basha po shpenzon energji dhe për të ruajtur imazhin e Ramës. Angazhimi i gjithë energjive politike për t’i mbushur mendjen popullit, se PS nuk do t’i hapi listat 100 për 100 është qesharak.
Hapja e listave sipas draftit të ndryshimeve kushtetuese është e detyrueshme të hapet jo më pak se 70 për qind. Kjo nuk ndalon askënd t’i hapë 100 për 100 dhe Basha ka rast ideal të diskretitojë Ramën, kur ti thotë: “Unë i hapa 100 për 100 të mijat, ti vetëm 70 për qind”.
Por për këtë duhet të presë deri sa të fillojnë zgjedhjet dhe të shikojë çfarë do bëjë Rama. Se ai vdes të bëjë surpriza.
Tani ky kujdesi i PD, që i qan hallin PS, pse si do listat 100 për 100 të hapura, në fakt tregon më shumë se ata duan të gjejnë një shkak të thonë “nuk i hapim as listat, se PS nuk i do 100 për 100”, pasi mundësia që jep ndryshimi kushtetues i jep mundësi secilit, të operojë sipas dëshirës në nivelin e hapjes. Se po ti linte listat e hapura ku ta gjente këtë rast të artë, që t’ia kalonte së paku një herë Edi Ramës.
Qoftë dhe për këtë shkak më duket pa vend tortura që Edi Rama i bën PD, duke u tallur me debatin e tipit të koalicioneve apo nivelit të hapjes së listave.
Rama i ka marrë ato që ka dashur nga ky proces. Madje nga ky proces ne kemi dhe një President që është kthyer nga Haxhi Qamil, në anti- Haxhi Qamil dhe që ka pranuar që, Parlamenti “ilegjitim” mund të votojë Reformën Zgjedhore. Kemi një Kryetar opozite që është dakord të preket Kushtetuta për gjëra që ai do,… etj. Tani Basha vërtet i do listat 100 për 100 të hapura, por nuk ka pse të jetë 100 për 100 me Ramën në çdo gjë. 90 për qind boll është.
Le ta kethejne e vertitin si ta duan ligjin,Lul Basha dhe koalicioni fitojne zgjedhjet. Rama e dha dhe e tha cfare kishte.Tani eshte me qypin bosh dhe nuk i besohet me.
Me duket se eshte e kunderta o Coli. Kush ka sy e shikon se si perdridhet Lyli & Co
Luli me cilin koalicion fiton, me LSI?!!!!!gallate shqiptare
Ha ha ha.
Je brilant Mero Baze.
Sarkazem me te mprehte nuk mund te gjendet dot,kur thua lereni Lulin te pakten 90 perqind te jete dakort me Edin
Ha ha ha me shkrive gazit,mjeshter je.
Gjynah I shkreti Lulushe dhe mjere PD ku eshte katandisur.
Muhabete kafenesh!Ore,leri qendrimet partiake se çfar thote PS-ja dhe PD-ja,opinioni yt i qartë si Gazetarë kush eshte?Je per listat
e hapura 100%,apo jo?Qendrimi yt jo kritik ndaj Qeverise “rilindase” dhe Edvin D’Rames,nuk ka qenë kurrë ndihmesë,perkundrazi.
Historikisht,servilizmi si fenomen qe fsheh gabimet,vetem se ka pershpejtuar rënien e diktatorave,sepse akumulon probleme,nderkoh
qe kritika nxit per zgjidhjen e problemeve.Ate qe se keni bërë Ju,e kan bërë lexuesit(jo militantet) duke plotesuar vakumin kritik qe
mungon prej 7 vitesh.Para dy Vitesh as 10% te komentuesve nuk kan qenë kritik ndaj”rilindjes”,ndersa tani jan mbi 90% qe jan kritik
ndaj Qeverise dhe sidomos Edvin D’Rames.Kryeministri i tanishem,më i korrruptuari i te gjitha kohrave do te humbi po në atë masë
qe fitoi ne 2013-ten.Ndryshe nga te tjeret do te jetë fundi i i tij,si Kryeministri(peshku i madh) i parë që do te denohet.Fati i keq i tij qe
eshte tani Kryeminister,kali që kapet, shin lëmin.
Zigo, lexo me ngadale.. Ato mund te hapen 100% sic duan partite. Se ndalon kush. Nje lider partie e ndjen se nuk ka popullaritet me kabinetin e tij dhe ngre tavanin e listes se hapur qe populli ta zgjedhi ne vend te tij.. Por nuk mund te uli dyshemen.. Nuk do humbasi Zigo nuk do humbasi sepse alternativa le shume per te deshiruar. Ke do kesh aty Mul Noken apo Nard Ndoken ministra.. Apo ate plepin tjeter qe thote s’ka fonde te ristaurojm pllaken tek Pallati Kultures.. Ver Moniken zevendes kryeministre (Jesus).. Salianjin minister apo Pacen e 55-ses.. Come on man get real !!
Eshte aguridh i shkreti. S’ka vizjon. Shef c’fare ben nje pale dhe o burra ta kopjojm ose ta bej me te egzagjeruar.. Nje pyetje kam une per ambasadoret qe vajten ne Presidence: Me ter mend te gjith ju shkuat aty per ate karagjoz ?!?!
Or zigjur kerri , bravo I qofte rames qe tall [email protected] me mendjen tende edhe te atyre qe ke ti persiper ,politikisht. Ndersa per komentet 90 % negative kunder Rames qe nisen prej call centerave te sponsorizuara nga kunati dhe shqupi,besoj se rama dhe socialistet nuk e depilojne aspak ate mikun.Nga 1 milion shuplakat qe do rimarri shqupi dhe haleatet e tij ka mundesi qe pas humbjes se sterperseritur te shqupit ne 2021 te ringrihet qadra e liridemokracis .
Mero na kenaqe!
Koçi i teto Ollges alias Luli, opingat e Sheros do te marre ne jete te jeteve!
Jo kualicion por edhe tren me shume vagon, perseri opingen do marre!
E ka humbur davane me kohe e me vakt, vetem sa vjen verdalle si ai miku i lales..
Luli kryeminister do bohet
Rama do ngushellohet me shgarravinat po ju tifozet mjerane si do beni?
Labi…
Besoj se tifozat e PS- ës do bëjnë si bëjnë dhe do shtyhen ,po ju të PD- ës si ja bëni që ngopeni me lugë bosh ???