Gënjeshtrat e PD rreth heqjes së koalicioneve dhe halli real i saj

28 Korrik 2020, 18:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka pasur dy propozime kompromisi për Partinë Demokratike sot në Këshillin Politik. I pari ishte i Rudina Hajdarit, e cila kërkoi që PD të mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe ajo të kushtëzojë PS për hapjen 100 për 100 të listave dhe negocimin në Kodin Elektoral të një forme koalicioni të pranueshëm.

Edhe pse PD ka disa ditë që thotë se hapja e listave është fallco, nuk e pranoi.

Oferta e dytë ishte nga Damian Gjiknuri. Ai tha se PS mbështet çdo propozim për reformën e koalicionit paralektoral të PD, që e ka një vend i OSBE nga Rusia në Kanada. As këtë nuk e pranuan.

Refuzimi i dy kompromiseve, tregon se PD nuk është gati të mbështesë ndryshimet kushtetuese, por mendon se ka gjetur një kauzë që t’i kundërshtojë ato, duke ngritur mitin e prishjes së koalicioneve parazgjedhore.

Pse kjo është një gënjeshtër?

Së pari, sepse koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen, përkundrazi kthehen në formën e vetme që ekzistojnë në të gjitha vendet e OSBE.

Në rastin konkret, propozimi është që, shumë parti janë të lira të bashkohen në një koalicion parazgjedhor, për të mbështetur një listë të përbashkët, të hapur, kandidatësh. Kështu e ka Letonia, Danimarka, Greqia dhe gjithë vendet që përdorin koalicione paraelektorale. Kështu e ka Kosova, meqë e ka merak PD.

Problemi që ka PD me këtë koalicion është se kështu ajo nuk vjedh dot votat e partive të vogla aleate. Me sistemin e vitit 2009, që është një shpikje shqiptare, partitë e vogla në koalicion, që nuk fitonin, ja kalonin votat partisë më të madhe, PD dhe LSI.

Në këtë sistem, PD dhe LSI marrin vetëm votat e veta. Partitë që nuk marrin vota, i marrin me vete votat e humbura. Ky në fakt nuk është koalicion paralektoral, por sistem llogaritje i gënjeshtërt, ku palët bien dakord që votat tona, po nuk i fituam ne ja dhurojmë njëri tjetri. Kjo deformon vullnetin e votuesit.

Pra halli i PD është se si nuk vjedh dot aleatët e vet, dhe jo se po i merr dikush vota. Këtë problem nuk ja zgjidh dot më sistemi.

Së dyti koalicionet parazgjedhore për sistemin propocional rajonal, me listë të hapur, siç po e bëjmë ne,  duhet të mos ngatërrohet qëllimisht me koalicionet parazgjedhore të sistemeve të përziera mazhoritare/propocionale, siç e kemi pasur deri në vitin 2005.

Kur debatonin sot në Këshill Politik, Oerd Bylykbashi kërkoi të hapen proceverbalet e vitit 2003 kur është diskutuar Reforma Zgjedhore dhe ku është kërkuar të merret si bazë sistemi italian.

Modeli italian i vitit 2003, është sistem mazhoritar, i korrektuar me propocional kombëtar siç e kemi pasur ne në vitin 1992.

Pra është një sistem i përzier. Në sistemin e përzier, ku disa kandidatë dalin nga gara direkt, e disa nga lista, kur bën koalicion parazgjedhor, një kandidat merr mbështetjen e disa siglave partie. Votat llogariten thjeshtë. Kandidati merr votat e gjithë partive në garën mazhoritare, kurse siglat e partive marrin votat e tyre në garën propocionale, sipas asaj që ka votuar zgjedhësi.

Skema nuk ka lidhje me sajesën e vitit 2009 ku ne hymë në sistem propocional rajonal me lista të mbyllura dhe sajuam skemën e koalicioneve paraelektrale me lista të përbëra, ku zgjedhësi voton siglën e një partie brenda koalicionit, por votat e saj qëndrojnë në një thes, që po nuk mjaftuan për atë parti, të mos hidhen në plehra, por ti marrë partia më e madhe.

Ky nuk është sistem zgjedhor, është sistem llogaritje. Ky është një sistem, që mbledh vota në plehra për partinë më të madhe.

Ndaj koha për të debatuar me PD rreth kësaj historie është kohë e humbur. Ata janë të qartë se çfarë humbasin nga kthimi në normalitet i sistemit zgjedhor. Ata humbasin votat e partive të vogla që shkojnë dëm. Dhe akoma më shumë, vajtojnë faktin, se krerët e partive të vogla do ti kërkojnë pjesë në listën e përbashkët.

Ky është vërtet hall, por është hall dhe për PS-në, jo vetëm për PD-në. Le ta menaxhojnë me qetësi dhe dashuri futjen e LSI në listat e tyre dhe bien rehat.

Shqipëria ka nevojë për një sistem të drejtë zgjedhor, ku një votë e qytetarit, të vlejë njësoj dhe të ketë të njëjtën peshë mbi rezultatin e zgjedhjeve. Sistemi i vitit 2009 dhe 2013 e ka deformuar votën. Më 2017 Lulzim Basha, pranoi t’i heqë fare koalicionet parazgjedhore dhe vota ishte më e drejtë. Por meqë ai humbi, mendon se duhet të rikthejë sistemin që deformon votën, si më 2009 dhe 2013.

Koalicionet paraelektorale duhet të rikthehen, por jo sistemet që deformojnë votën. Sepse ne sot pamë të shkojnë me pranga në duar disa komisionerë fshatrash të PD, PS e LSI, që kanë vjedhur 10 apo 20 vota, dhe s’mund të lejojmë që Basha të imponojë një sistem që deformon mijëra vota.

26 komente në “Gënjeshtrat e PD rreth heqjes së koalicioneve dhe halli real i saj”

  1. katarakti says:

    Sistem maxhioritar me korrigjim proporcional ne shkalle vendi. Kjo eshte zgjidhja dhe zgjedhja me e mire. Keshtu eleminohen edhe koalicionet parazgjedhore.

    1. durresi says:

      Sistemi maxhoritar me dy turne eshte akoma edhe me i mire (maxhoritar puro, ashtu si e ka edhe Franca)

  2. xyz says:

    Meros i këputet shpirti për PD.
    Çfarë tallje trapi me ju o derdimenë komentues!

    1. XheJ eN Bi says:

      xyz….
      Tani nuk e dimë kush është derdemen !
      Je komentuesi dytë .Që ta kesh me të parin ,duhet ta kesh dhe me vehten.
      Në nick name desha të të shtoja dhe një gërmë tjetër,po kur i pash tre ,boll i ka thash ,y–ja është e stërgjatur ,palloshi dhe dy të tjerat anash koqet.

  3. Raul says:

    Cfaredo koalicioni te behet me Nafije Dybekun e leshitlikes leshelija ka ikur per leshdhije, kurre me ne pushtet cizmeparticka e sharebajgave te haremit fashist te Jales , qe zgjodhi drejtoret dhe ministrat superhajdute te gjithe te pandehur.

  4. ben says:

    Mero seriozisht e ke?????
    Lejohen koalicionet po nuk numurohen votat si koalicion????????????
    Dmth nese partia e shpetim idrizit eshte ne koalicoon me PD dhe une votoj PDIU ,vota ime nuk quhet???????????
    E keni seriozisht??????
    Kjo eshte lejohen koalicionet ,po nuk numurohen votat.
    Pastaj thua qe rilindja nuk eshte bande???????
    Ajo qe do ndodhi eshte kjo
    Rilindja me ne fund edhe zyrtarisht e pranon qe eshte bande qe te vetmen mundesi per tu votuar eshte nepermjet vjedhjes se votave , kjo eshte e qarte si drita e diellit. Ajo qe do ndodhi do jete qe nuk do ngelet shqiptar i shqiperise pa dale ne votime dhe rezultati ku banda e rilindjes nga sondazhet del 40 % ka per tu ulur nen30 %.
    Nje vote e tille masive edhe sikir lul basha mos te doje ta fusi ne burg ramen nuk do e lene njerezia.
    Mero ju jeni shkeputur kaq shume nga realiteti sa kur te vijne zgjedhjet do ju bjeri si bombe rezultati
    Sido qe banda e rilindjes ta beje ligjin humbja juaj do jete katastrofike, po edhe pasojat e rilindjes do jene te tilla.
    Nuk e ndal dot njeri ndryshimin sa me shume trysni aq me i madh reagimi.
    Artificat ndihmojne kur rezultati eshte i ngushte ,kur urejtja popullore eshte e niveleve te tille cdo karagjozllek nuk ndikon me ne rezultat, ndikon te pasojat.

    1. XheJ eN Bi says:

      ben…
      Vajte kaq kohë që nuk parashikon asnjëherë.Dëshirën e ke të madhe,po kjo nuk varet nga dëshira.Sa për votat ,kam idenë se nuk di të llogaritësh.Po ta sqarojë .Nëse një Deputet në një zonë do psh.7000 vota për të hyrë në Kuvend dhe ai mer 3000 .Nuk zgjidhet Deputet ,këto 3000 vota ku shkojnë ?Me Ligjin që ti mbron i shkojnë partisë më të madhe në koalicion.Pra vota tënde që votove për këtë Deputet u numërua për tjetër parti.
      Ben …dëgjoje Meron se ka më shumë mënd nga Ty ,ti dëshirën e ke të madhe që të humbasë Rama ,po si dhe herë të tjera bie jashtë realitetit.

      1. ben says:

        Po te mendosh pak me shume , nuk do te talli as merua , as une.
        E di si jeni ju rilindasit , si ju mendojne keta tipat ta them une: e ke parasysh ate videon e erion veliajt qe teshtiu ne takim me rilindasit???? Dhe doren me qure e fshiu te 1 delenxhi rilindas qe kishte ngjitur. Ai u kenaq shume qe lali eri i hodhi doren ne sup, e verteta ishte se ai thjesht fshiu quret.
        Tani te votimet nese 4 parti te koalicionit marin nga 5000 vota ne cdo qark, per 10 qarqe i bien 200.000 vota.
        E ke seriozisht qe shqiptareve duhet tiu hiqet e drejta e votes jo pak po 200.000 njerzve se kr banditit te rilindjes nuk i dalin hesapet nga babezia e vjedhjes?????
        A je budalla apo je legen????
        Qe ta kuptosh, kur edi rama vjen ne pushtet jane 1.000.000 shuplaka, kur keto 1.000.000 behen shqelma kunder tij ,nuk duhet te numurohen?????
        E kupton tani??
        Mos e lejo veten qe te fshijne quret mbi kurizin tend.

        1. Just me says:

          O Ben 4 x5000 bëjne 20 mine Jo 200 mije. Prandaj hiqeni Lulin se e ngatroni dhe politikën dhe aritmetikën

        2. XheJ eN Bi says:

          ben…
          Të kam ” zili” humorin e hollë ,je gjë e zgjuar,po më shumë anon nga naivi.Më e keqja është se nuk shkuleni nga mënfësia enveriste : po nuk je me ne ,je armiku jonë.Sipas teje po nuk jam SHQUP- s ,jam Rilindas.
          Sa për dijeni ,nuk jam me asnjë parti se jam emigrant dhe njk votojë për asnjë Parti.
          Nëse Lali Eri teshtiu mbi atë ” fukaranë” ,mbi ty dikush teshtin ndonjë tjrtër.
          Kur të themë se nuk di arithmetik ,pse më bën ushtrime që nuk i zgjidh dotë.Më kujtove Lulin në Kuvend që tha se 7×7 =42 .Arithmetika jote 5000 vota × 10 Qarqe = 200 000 .O ” beno” bëjnë 50 000.
          Beni ,mos bë parashikeme se nuk je i zoti ,të kam parë dhe herë tjetër dhe ta kam thënë ,se ti ke dëshira ,po ato nuk varen në dorën tënde ,po të POPULLIT.

      2. Epo kjo !punë says:

        Xhej,
        Mos u lodh k. Kur urrejtja t’i erreson syte dhe mendimet, nuk di çfare sheh, dhe nuk di çfare flet.
        Beni do që të votoje per nje parti, dhe po nuk fitoi ajo, pendohet dhe thotë, “e di ç’keni dua t’ja kaloj voten time Partise tjeter.”
        Eshte si puna e asaj barcaletes, qe “shkon Beni ne restaurant, dhe porosit nje kokë viçi te pjekur. Pastaj, pendohet, therret kamarjerin dhe i thote: E di ç’ke, ate koken qe porosita une, ma bëj paçe po te duash?
        Dhe kamarjeri, qe aty ku eshte i therret kuzhinjerit:
        “Usta, ate kokën e Benit bëje paçe.”
        Dhe kjo pune keshtu eshte.
        O Ben.
        Listat e hapura do te thote, qe ne qoftese PDIU ka bere koalicion me PD, ne zone tende PD nuk vë kandidat, dhe te gjitha votat e koalicionit opozitar i merr PDIU ne ate zone.
        Votat u hodhen, kandidati nuk fitoi. Tani çfare do më ti? U perpoq, nuk fitoi. Do prape numurim votash, edhe pas humbjes, qe t’ja kalosh Partise tjeter? Çfare thua mor njeri? Ne votimet e nje zone, nje kandidat do fitojë, se nuk ka dy deputete zona.
        Pra, koalicionet lejohen, votat numurohen, dhe kush fitoi, fitoi. Apo Jo?

        1. ben says:

          Rilindas
          Kjo qe thua ti eshte fiks ligji dhe menyra si e kerkon opozita , dhe si ta do logjika dhe e drejta
          Problemi eshte se kr banditit te rilindjes nuk i dalin hesapet keshtu.
          Prandaj po mundohet qe mos te numuron nja 100 deri 200 mije vota shqiptaresh.
          Prandaj gjermani europa dhe gjithe bota po i thone se po veprove keshtu djeg shqiperine per BE.
          Ajo qe ti nuk arin dot te kuptosh eshte se pse kr banditi i rilindjes ka kaq shume frike nga vota dhe humbja e pushtetit.
          Kur ta kuptosh kete , do kuptosh se shume here kane fshire quret mbi kurizin tend ustallaret e rilindjes.

    2. Zigur Qarri says:

      @ben
      Dil pak nga oborri i shqupisave per tu kthjelluar se le nam me shume se une qe jam shqupis i 90’s.

    3. Emigranti says:

      Me ke behet ndryshimi o Ben me Gedecin, 21 janarin, me autoret e faljes se detit Greqise, me autoret e vjedhjes se floririt ????!!!!’ Ky ndryshim kurre nuk ndodh me keto figura, me te tjere ndoshta…,

  5. demokrati says:

    Sistemi eshte shume i mire, me lista te hapura pa koalicione. Te gjitha partite te dalin ne balle. Turp per PD qe nuk e pranon. I ka hyre frika ne palce. Do Nard Ndoken te trashin deputet. O zot çmban ky dhe.

  6. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Po kerkohet jo zgjidhja e problemit,por moszgjidhja e tije.

  7. Mesuesi says:

    Kushtetuten nuk mund ta nryshoje nje parlament si ky qe kemi sot me deputete te pa bptuar nga pupulli per qe raastesisht i gjeden atje .MEGJITHATE sido qe te ndodhe Rama dhe Rilindja nuk mund te fitojne.Na i kane sjelle ne “maje te hundes” Mjaft me me mashtrime.Iku koha s shakave bajate te Rames.

  8. Zigur Qarri says:

    Mos degjoni ate sy permbysurin Oert Bylykbashi pasi kemi folur per paaftesine e tij, ai eshte turpi i jurispundences shqiptare.Perveç kesaj eshte shume i djallezuar e shpirtzi.Ndersa per kaloresin fytyre vrerosur Petrit Vasali , sherbetorin e familjes mafioze te Ilir Floririt me mire pyesni ish shojet e tij çfare vleresimi skandaloz japin per te.Perveç shume maskaralleqeve te kesaj monstre me pikantja eshte veprimi i tij i ndyre kur e kapi ne flagrance shoku i ngushte ne krevatin bashkeshortor me gruan e tij !!!!

  9. Zigur Qarri says:

    Mos degjoni ate sy permbysurin Oert Bylykbashi pasi kemi folur per paaftesine e tij, ai eshte turpi i jurispundences shqiptare.Perveç kesaj eshte shume i djallezuar e shpirtzi.Ndersa per kaloresin fytyre vrerosur Petrit Vasali , sherbetorin e familjes mafioze te Ilir Floririt me mire pyesni ish shoket e tij çfare vleresimi skandaloz japin per te.Perveç shume maskaralleqeve te kesaj monstre me pikantja eshte veprimi i tij i ndyre kur e kapi ne flagrance shoku i ngushte ne krevatin bashkeshortor me gruan e tij !!!!

  10. Labi says:

    O Mero
    Fillo gjej ndonje bythe tjeter qe ta lepish se ajo e Edit ka mbaru.

  11. Artibr says:

    Rama duhet ti japi fund kesaj loje remi te pd ai duhet te shkoj perpara ai tashme e ka perqafuar kauzes kombetare jo si pd meret me kauze provinciale si tipi unazes se re prandaj para shqiperia jepi rama mos e caj kuken ke kapur kauzen kombetare dhe ke per te fituar prap sepse ke perqafuar kauzen kombetare kurse remia le te ri ne vend duke kapur astirin me ballinjete.

  12. liufiu says:

    O mesues,meso nje here te shkrush,ajo qe ti ke formuluar s’eshte e denje as per nje femije te klases se dyte.
    Shko lepije bythen Berishes.
    Mer edhe gruan me vete,mos harro edhe gruan e Benit.

  13. Titi says:

    PO PS A GENJEN NDONJEHERE O MERO,APO VETEM PD?SA POSHTE KE RENE O KOKE DAULLE I PA VARUR.

  14. Avdi says:

    I madh je Meo Baze,të lumte Dora!

  15. Astrit says:

    Ben po demonstron se anti rilidesit jane bylmezet inaqare njisoj si Luli.7×7=42…pak tyrp te keni me Aludimet e pa baze….shko beno bej filloren qe duket se e ke marre me testen e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje