Përse po mendohet Ilir Meta?

7 Gusht 2020, 18:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa muaj më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se mezi priste të miratoheshin në Kuvend amendamentet e Kodit Zgjedhor dhe do të shpallte datën e zgjedhjeve.

Ndryshimet kaluan, si ato për të cilat u ra dakord me Partinë Demokratike dhe ato me të cilat u ra dakord me opozitën parlamentare.

Prej asaj dite Ilir Meta nuk ka më reagime për datën e zgjedhjeve. Ka premtuar disa herë si nën dhëmbë se do shpërndajë Parlamentin (nuk dihet se si), pastaj ka premtuar se do marrë popullin e 2 Marsit dhe do ta nxjerrë në rrugë në shtator, por më tej nuk ka reagime për datën e zgjedhjeve.

Përse po mendohet Ilir Meta?

Ajo që është e dukshme jo vetëm tek ai, por dhe tek gjithë LSI, është fakti që atyre u pëlqen dhe u interesojnë, më shumë se kujtdo tjetër, ndryshimet kushtetuese dhe koalicionet paraelektorale me listë të përbashkët, por këtë nuk duan ta shprehin.

Kujdesi i tyre, të bëjnë sikur janë dhe ata të pakënaqur si Basha, duket që larg. Ndërkohë LSI ka nisur punën të bëjë skemën e përqindjeve që i takon në listën e përbashkët dhe shfrytëzimin e listave të hapura, për të krijuar një epërsi politike ndaj PD.

Ky është rasti i vetëm që LSI, duke hyrë në një listë të përbashkët me PD, mund t’i përafrohet asaj me numër deputetësh. Në një parti si LSI, ku vota merret dhe kërkohet individualisht, për interesa financiare, listat e hapura do të jenë një masakër e LSI në kurriz të PD, brenda koalicionit.

Së dyti Ilir Meta po bën sikur mendohet pasi po pret që Këshilli Politik t’i përfundojë gjithë procedurat e amendamenteve në Kodin Zgjedhor, dhe ai të sigurohet që do të kemi një listë të përbashkët koalicioni, e hapur 100 për qind, dhe me një prag natyral në çdo qark. Kjo është parakusht për të, që të ndërtojë strategjinë e LSI në raport me PD.

Në rast se PD nuk ja pranon këto kushte, LSI mund të formojë një koalicion të ri më vete, me partitë e vogla që në këtë rast i shërbejnë për të fuqizuar veten.

Së treti, Ilir Meta po mendohet për dekretimin e zgjedhjeve, pasi kërkon të shikojë skemën e ndërtimit të KQZ, zgjedhjen e kryekomisionerit të zgjedhjeve dhe strukturave të tjera, ku ai pret të diktojë njerëzit e tij.

Në gjithë këtë proces, ai po përgjon si “skifter” për të kapur ato hallka që i duhen dhe për t’i imponuar pastaj PD-së, listën e përbashkët, ose koalicion më vete.

Koalicioni më vete e bën të pashpresë PD-në për koalicion paszgjedhor, ndërsa lista e përbashkët e bën të pashpresë për një fitore të PD. E gjendur mes dy zjarresh PD, bën sikur po merret me kandidatët e saj, por në fakt ajo duhet të merret me gjysmën e kandidatëve, se gjysmën tjetër do të detyrohet t’ua ofrojë aleatëve.

Ndaj dhe Ilir Meta po bën sikur nuk e ka mendjen tek premtimi që ka bërë se do të dekretonte menjëherë zgjedhjet, sapo të votohej në Parlament. Se tani i ka ikur dhe e drejta t’i dekretojë dy herë, se e bëri një provë e nuk e njohën as të vetët.

 

13 komente në “Përse po mendohet Ilir Meta?”

  1. arvanitasi says:

    O Mero, je i madh, por do te jap nje sygjerim, perse je bere gazetar dhe nuk u bere virolog, qe te gjeje proteinen bllokuse te virusit Convid-19 ose e perkthyer ndryshe Salianus,Nanoanus, Metametamorfine dhe Bashakaqolus dhe do te shpetoje dhe boten dhe albanistanin e Berisheve, Basheve, Nanove dhe babaqaforit Like, poshte alenca e qelbesirave dhe rrofte aleanca e se ardhmes, rrofsh o Mero se na shtove jeten

    1. Shqiptar says:

      Na shtove jetèn? Ai Albanistani qè pèrmend, ti paska pshurrur ca qelizat e trurit, ndaj nuk di mè se çfarè llomotit.

    2. Mero Gelbaza says:

      Po mendohet: ” a si nuk me shkarkoi dot Mero bajga?”

  2. Kozmo says:

    BISHTI QENITBISHT QENI MBETET. ??

  3. Huligani says:

    Likja ka shume halle mbi koke Mero.
    Nuk eshte e lehte te jesh Presh-ident.
    Prit andej,percille ketej,Charli do nxjerre xhiro,macja e Monikes ben naze,
    mediat sociale duhen furnizuar me material,Kushtetuta duhet ruajtur,
    te afermit e te semureve me covid 19,nuk informohen si duhet.
    Jane gjera qe duhen mare parasysh,Likja e mer me qetesi dhe dashuri.

  4. Bulqiza says:

    PDse mir I behet, nuk mbushin, nuk lexojne elektoratin? Edi po, nuhati alergjine popullore ndaj LSIse dhe I groposi. Eh mo Lul negle nul!

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Meta me moniken me parti private,po mendohen per keto qe thote Mero,por keta kriminel dhe bleres votash kane aq shume para sa do e mbysin lulyshin…
    Por meta berisha lulashi,qe jetojne ne bllokun e lalzit(si dikur bllokmenet e saliut)po mendojne me shume se si te organizojne mafien politike dhe mediatike dhe ta hedhin ne sulm per shplarjen e trurit dhe me shume si te luftojne ate pak drejtesi qe po perkrahin te huajt se po te ishte per keta gjin gjonet ishin gjunjezuar dhe te bere njesh me krimin…
    Nuk e shikoni si i kane hedhur falangat sonila byzfryra,mulla zheji,lubonj e bushat bllokmeni,ne sulm kunder reformes ne drejtesi ne mbrojte te krimit…
    Ketyre jane bashkuar ish ministra te korruptuar si manjani e titvasili e co..
    Saliu me ilirin po fituan edhe betejen me drejtesin,zgjedhjet nuk i kane problem..
    Keta po perpeliten si pula pa koke dhe po ndersejne trushplaret kunder njeri tjetrit dhe keta te dalin fitimtar nga bunkeret e lalzit

  6. Koli says:

    Likes po i bejne toke te djegur perreth po ja kapin dhe eliminojne ushtaret e tij te trafikut te droges.Likja figuron ne policite evropiane si nje nga trafikantet me te medhenj te droges.

  7. qytetari says:

    Bravo Mero,qe e trajton qelbsin e Cepanit si qenie njerzore dhe na e pajis dhe me tru,qe paska veti te mendoje.

  8. protestuesi says:

    Gabohesh ralle por gabohesh Mero!Dy kunguj ne nje setull nuk mbahen thote populli!Ndaj edhe Ilir Metes nuk i premton aktualiteti sepse nuk mund te beje edhe djegjen e Parlamentit edhe protesta per rezimin e qeverise Rama perderisa populisti qe i kishte premtuar “ushtrine nga Kosova” pra fondamentalisti A.Kurti ka ndezur motorret per te shkarkuar qeverine Hoti!Kjo eshte aresyeja kryesore e tij i cili po ndjek aksionet e Albin Kurtit se mos deshton si ne Makedonin e Veriut qe i vajti mundimi kot e ne kete rast digjet euforia e toto Likes!Ndaj ai po hesht sot sepse ai e di qe vetem me te Lulit ai nuk mbush dot shkallet e presidences e jo me te pretendoje per rezim te qeverise Rama ,se dyti gjithkush e mban mend qe per te frikesuar e bere teror mbi popullsine nuk e bene dot vet por siç perdori mercenaet e Bukoshit Besrisha do te perdori edhe ky mercenaret e VV te Albin Kurtit e edhe po te rendohet situata ai te mbaje pergjgjesi!
    Ndaj ai revoltat ka parashikuar ti ndeze pas fushates qe ka ndermare VV per rezimin e qeverise Hoti meqenese nuk eshte ne detyre!
    Kjo lukuni uqerish e kane strofullen e tyre tek doktor rrumpalla i cili planizon e organion tubimet e cilesdoforce qe perputhet me interesat e familjes Beri !

  9. altini says:

    Luli Basha si mashtrues qe eshte po luan bukur kete rradhe. Ky po shtyn kohen deri dikush nga LSI te arrestohet nga SPAK dhe ai te marre te gjithe votat e LSI pa bere koalicion . Smart AS.

  10. Tit Vasili says:

    Une shkolleshumi si kujtoni se une ha vetem fara lule dielli , besoi se vetem Altini e ka gjetur dhe fjala e tij ne vesh te perendise , me thene te drejten Lulja nuk meriton te vije ne pushtet por eshte midis dy zjarresh , Sali Kriminelit dhe Like Flori hajdutit

  11. loni says:

    Perse mendohen keto male.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje