Të nxjerrësh “gështenjat nga zjarri” me duart e Rulit

6 Gusht 2020, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Bashës, më duhet t’i pranoj një talent. Dhe ka të bëjë pikërisht me Komisionin “Nishani”.

Ka një javë që ka vënë gjithë shtypin të flasë për Komisionin se gjoja përbëhet nga anëtarë jo konformistë dhe kritikë të tij. Edhe Lubonja ra dakord për këtë gjë.

Në fakt, duket që së paku tre prej tyre, i ka gjetur të tillë. Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku, është e vërtetë që nuk hyjnë tek politikanët konformistë, por jo në raport me Lulzim Bashën. Ata nuk kanë qenë konformistë me Berishën. Bashën se kanë ende pikë referimi.

Këtu qëndron talenti i Bashës. Kundërshtarët dhe kritikët e Berishës, i merr në Komision për t’ia kundërvënë Berishës dhe i paraqet si kritikë të tij.

Kjo është një surprizë që nuk e prisja prej tij. Në përpjekje për t’i shpëtuar “gjyqit” ndaj listës, që e shkatërroi në vitin 2017, Basha ka sajuar fabulën e një Komisioni, i cili në të vërtetë është një mënyrë për të nxjerrë “gështenjat nga zjarri” me dorën e të tjerëve.

Genc Ruli nuk është kundërshtar i Lulzim Bashës. Nuk është as njeriu luajal i tij. Thjesht nuk e ka në listën e njerëzve ndaj të cilit duhet deomos  të ketë një qëndrim. E ka injoruar dhe më parë, e ka sulmuar ashpër më 2017 dhe tashmë ka bërë një kompromis me të. Por duket që kompromisin e ka kërkuar Lulzim Basha, duke ju lutur që helmin e tij politik, ta përdorë në tjetër vend, aty ku dhe atij i shijon.

Ruli ka një histori të gjatë lufte dhe luajaliteti me Berishën, prej vitit 1993, kur e shkarkoi nga ministër financash, në vitin 1995 kur tentoi ta burgosë për “drurin e arrës”, e deri në vitin 2005 kur e riktheu në PD.

Për 12 vite radhazi ai ishte një nga kundërshtarët e hidhur dhe  të besueshëm të Berishës, një makineri e palodhur për punuar me të gjithë mjetet kundër tij.

Me rikthimin e tij në Parlament dhe qeveri në vitin 2005, ai erdhi me statusin e një politikani të pavarur nga Berisha. Dhe e ruajti atë status për tetë vite si ministër edhe brenda qeverisë.

Mustafaj po ashtu. Ai ju imponua Berishës, si Ministër i Jashtëm më 2005 dhe u largua në shenjë proteste në vitin 2007, kur Berisha tentoi ta poshtërojë duke e anashkaluar për çështjet më të rëndësishme të diplomacisë, duke komunikuar me linjat e tij vertikale brenda ministrisë.

Mark Marku nuk ka pasur peshën e dy të parëve, që janë dhe themelues të PD, por ju bashkangjit ekipit të PD, pas vitit 2009, duke ruajtur profilin e tij kritik në disa raste.

Por të tre këta, nuk janë kritikë të Lulzim Bashës. Këta janë kritikë të Sali Berishës. Këta e kanë treguar jo konformizmin e tyre në raport me Sali Berishën.

Dhe Lulzim Basha i ka thirrur në këtë Komision, pikërisht për të marrë vendime që mund të lëndojnë Berishën.

Genc Ruli e tha sot mendimin e tij. Ai i tregoi Berishës derën e PD, dhe e këshilloi jo me aq dashuri, se është më mirë të ikësh vetë, se sa të ta mbyllin derën të tjerët.

Dhe pas kësaj ka rënë heshtja. As Lulzim Basha nuk po i del zot Berishës, as anëtarët e tjerë të Komisionit. Nishani, duhet të jetë në një siklet të paparë.

Ky është lajm i mirë. Me sa duket në PD u ka munguar një njeri që ta thoshte me zë të lartë, atë që shumë vetë e mendojnë me vete. Genc Ruli është njeriu i duhur për këtë. Mund ta thotë pa hezitim dhe Mustafaj dhe Marku, nëse duan. Nuk e kanë kompleks Berishën.

Interesante do të ishte nëse Basha ua ka kërkuar këtë në negociatat për t’i bindur të jenë në Komision, apo jo. Nëse e ka bërë këtë duhet t’ia njohim një talent, në gjithë këtë histori. Nuk është pak ta përcjellësh Berishën nga historia, pa thënë asnjë fjalë kundër tij, por vetëm duke nxitur armiqtë e tij. Forca Luli!

16 komente në “Të nxjerrësh “gështenjat nga zjarri” me duart e Rulit”

  1. Berti , Lushnje says:

    Bujar Nishani pension invalideti ,Saliu pension burgu..?!

    1. Prind says:

      Hallall gjithe gomarlliqet Bashes nese artin ti pjeke keto gedhtenja, tja mbylle deren dhe le te pjeke dhe kurbanin pastaj.

    2. Lindi says:

      Genci nuk largoi dot kunatin e lulit nga PD ne 2017 jo me Berishen.

    3. Eri Livorno says:

      Hahaha. Tamam njeriu i duhur, nga arrat te geshtenjat Ruli eshte ekspert.

      1. Malo says:

        Mero Gazeta jote po mban Prush ne gji ti flete per Geshtenjat e Gencit,fundja genci i ka mare paret per Geshtenjat mga Pd edhe pak Besnikeri i duhet,po ti dole me diar te djeguara?

  2. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Ajo qe Lulezimja si te tijen mund ta quaj,Mero djali,nuk eshte talent,
    ajo eshte pacipesi.
    Vetem ne saje te pacipesise ai ka arritur te behet milionier.
    Gjithcka tjeter eshte e huaj per te.
    Per mua personalisht eshtefat per Shqiperine,qe kemi nje Lulezime,
    perndryshe do vuanim pafundesisht nen thundren e (Perpara Debila)
    shkurt PD.
    Prandaj ndaj te njejtin mendim:
    Perpara Lulezim,shpartalloje ceten e bashibozukeve te vetequajtur demo-kar-t.
    Yppp,Xhixhi.

    1. boshi bozuku says:

      Ku ka bythe lulushja te shpartalloje ceten e boshibozukeve ne PD. Ne radhe te pare ai eshte vete boshibozuk.

  3. altini says:

    Bo bo cfare i bere Mero. Neser qe ne mengjes Lulezimja do dale te thote ca fjale pa kuptim per Saliun dhe Saliu do nxjerre ca dosje per keta te komisjonit ..haha i madh Mero. Do ti besh lemsh keshtu si i ngateron se nuk kane aq ment sa te marrin vesh “djallezine “tende aq te holle dhe elegante haha….

  4. Zeni says:

    Z. Mero, Basha nuk eshte kaq i mencur sa mendoni ju! Me i mencur eshte qeni i Nishanit, apo Macja e Ilirit, sesa Basha. Do te ishte gje e mire sikur keta, me te vertete, te bejne nje gje te tille: te largojne Berishen nga politika, gje qe eshte e pamundur. Hiqini politiken Berishen, dhe i keni hequr shpirtin dhe i keni marre jeten! Ai rri ne politike, jo per hir te politikes, por per hir te sigurise per jeten e tij dhe te familjes se tij. Po te ishte ne rregull, perpara popullit, apo perpara ligjit (nuk po them perpara Zotit, se ky njeri nuk ka Zot), do te ishte larguar me kohe, te pakten qe me 2013, por jo, nuk e le frika i gjykimit dhe i ndeshkimit, sepse ai e di se cfare i ka bere popullit shqiptar dhe Shqiperise: e ka vrare, e ka djegur, e ka vjedhur, e ka mashtruar, e ka tallur, e ka futur shtate pashe nen toke! Prandaj ai nuk del nga politika dhe nuk e heqin dot!

  5. Tomori USA. says:

    Edhe Henen ta zbresi ne toke, Pd, LSI, jan karta te djegura, jan provuar se cbegati kan sjell per popullin keto 30 vjet, prandaj asnje vote ketyre bastradeve, ndryshe shqiptaret mbeten ne vend numuro.
    Ska pse te riciklohen keto parti qe jan provuar desa here, ketu edhe PS. Duhet te dal nje forc e re me inmtelektual te shquar, qe e duan SHqiperin dhe shqiptaret, duan shtetin ligjor, duan demokracine e mbi te gjitha prosperitetin dhe mirqenjen e qytereve., jo ate te zagareve, hajduteve e kusareve, qe sdin sa vila, pallate, e passurira te patundehme kane.
    NJe nder keta intelektual, patriot, Atdhedashes shquhet profesor Kabo dhe si ky zotni, ka edhe shume te tjere, qe mundet te bashkohen ne nje force te re politike. Prandaj esht koha te krijohet kjo force qe sdrejtohet nga xhketa te vjetra te provuara me pare, qe sot jan pasuruar me kariken e shtetit sa, sdin sa kan vjedhur e cfar pasurish kan vene.

  6. Belegu says:

    Sot kur po kthehen me dhjetra djem e vajza qe kane mbaruar universitetet me emer ne bote, listen e deputeteve shqiptare vazhdon ta hartoje e ta kete ne dore instituti i markzizmit!!!

    Ku je katandisur o PD!

    Edhe per 10 vjetet e ardheshme zgjidhja e problemeve per ate popull jane pikat kufitare.

  7. Rulin karigethyerin si è quante Saliu ne 93 in ,Nanoja e beri Drejtor te studimeve ML , a europiane si queshe ne ate kohe , keshtu qe mire ka bere , te mare dhe Nanon ,se ky i ben mire pazaret, ja u krip koken mire kandidateve !

  8. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    ?

  9. L(R)ULI . says:

    Nje shkronje ju ndryshon , L me R , me L Luli , me R Ruli , permbajtja e njejte , listat i ben baba i miraton L(R)uli.

  10. Shenjestra says:

    Qe te tre keta myteber,si Rulua,Mustafaj,Marku jane bythelepires te Berishes dhe u speton shurra nga ai.Basha do turperohet.Ata kane per ta ngrene pas kraheve.Nuk e kane te veshtire keta tre ,te hane ate qe kane dhjere dje.

  11. dhembeli says:

    U cpik nje menyre per te “shoshur” 2000 kandidaturat e zgjedhur nga baza e P.D-se ,sigurisht me vota te bazes sipas parimit nje anetar nje vote.
    Problemi eshte… Nje KOMISION i zgjedhur ( jo nga baza), por nga Saliu tre veta dhe Nga Luli tre veta, (me miratim te Saliut ,biles te ashtuquajtur kritike te Saliut ). …Shume e holle kjo strategji …dhe Mero e shpjegon mire kete ceshtje.
    Tani, pasi ti kene shoshitur mire e mire NGA KOMISIONI I EMERUAR, do dalin ata 140 kandidatet per ne gare,( duke perfshire dhe pjesen tjeter te opozites jashte parlamentarene numur. Do te duhet dhe nje noterim nga Keshilli kombetar i PD-se per legalizim, por s’eshte problem…!
    Dhe keshtu mbaron kjo pune…., edhe Saline e vendosim ne kolltukun e nderit , dhe kandidatet i perzgjeth KOMISJONI i emeruar nga Saliu…per Saline.
    Ama zgjedhjet i beme nga Baza ….me votim te anetaresise… te mos kemi llafe neser e”…!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje