Beteja me datën 16 është e humbur. Kthehuni në shtëpi!

15 Gusht 2020, 19:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një fëmijë dhjetë vjeçar humbi jetën nga përplasja me auto-ambulancën, mes kaosit dhe nervozizmit në Kakavijë, aty ku njerëzit duhet të presin së paku tre ditë t’i afrohen sportelit të doganës. Familja e tij sot e la radhën e pritjes dhe u rikthye në shtëpinë e vet për të varrosur djalin, i cili mund të ketë qenë dhe motivi i jetës së tyre për të shkuar në Greqi.

Prindërit e tij nuk mund të prisnin asgjë më të rëndë në jetë se kaq, për t’u kthyer në shtëpi dhe për ta hequr nga axhenda ikjen me çdo kusht në Greqi.

Të tjerëve për fat nuk po u ndodh ndonjë fatkeqësi, por shumë vetë janë afër vdekjes. Kam kontaktuar me të afërm të mi që presin në radhë dhe të njohur që kërkojnë ndihmë, qoftë një shishe ujë apo sanduiç, dhe jam i shokuar nga vendimi për të qëndruar në një radhë vdekjeprurëse, për t’i shpëtuar datës 16 gusht, që në fakt nuk po i shpëtojnë dot.

Prej nesër për të shkuar në Greqi duhet të kesh analizat e tamponit negativ dhe një aplikim online, që është kusht edhe sot. Ata që shkojnë nga Shqipëria duhet të karantinohen shtatë ditë.

Ky është motivi që ka shtyrë turmën të krijojë një radhë thuajse vdekjeprurëse dhe të papërballueshme nga të gjitha palët, nga pala greke, pala shqiptare, dhe vetë ata.

Tani beteja për të kapur datën 16 është e humbur. Vendimi për të kaluar gjallë a vdekur para asaj date, është po ashtu betejë e humbur. Deri më tani kemi 1 të vdekur dhe shpresoj mos të shtohen.

Kjo nuk është as një histori racizmi nga grekët, siç përpiqen ta paraqesin “patriotët tanë”, as një histori menaxhimi nga pikat tona kufitare, siç duan ta paraqesin opozitarët tanë.

Nuk është asnjë radhë e zakonshme e përvitshme e ikjes së emigrantëve. Është një krizë e prodhuar, që lidhet me masat greke ndaj pandemisë.

Greqia ka dhjetë ditë që e ka bërë publik njoftimin, e ka bërë në median greke dhe shqiptare, dhe ja ka bërë të qartë çdo emigranti kur ka kalur kufirin. Eshtë historia që po vuan bota prej gjashtë muajsh.

Ne vetë kemi ndaluar shtetasit tanë të ktheheshin në Shqipëri në mes të marsit, edhe pse Greqia i lejonte të kalonin kufirin. Ne i lamë të sakatohehsin në pikat kufitare, derisa i futëm në karantinë. Ishte një leksion i hidhur, por i duhur për masat e çmendura që po aplikonim.

Tani këto masa po i aplikon Greqia. Nuk po i aplikon për inat të Shqipërisë. Shumica e atyre që po dergjen në kufij, janë shtetas grek, me pasaporta greke e me origjinë shqiptare.

Pjesa tjetër janë rezidentë të përhershëm të Greqisë. Pra janë njerëz që jetën e tyre e  kanë të lidhur me Greqinë, si qytetarë të saj, dhe Greqia nuk ka pse të jetë raciste me ata që u ka dhënë pasaportë dhe rezidencë të përhershme.

Unë që nuk kam ato letra, nuk shkoj dot fare në Greqi. Pra nuk është një kufizim ndaj shqiptarëve, por shtetasve grek me origjinë shqiptare dhe gjithë të huajve të tjerë perëndimorë, që janë në Shqipëri.

Nuk është histori racizmi, dhe as histori menaxhimi. Prej nesër kjo histori shton një kapitull të ri dhe më shtrëngues. Nëse Kakavija dhe Kapshtica do të lihen në dorë të vendimeve personale të atyre që duan të udhëtojnë në Greqi, mund të gjendemi para një katastofe dhe më të rëndë.

Sonte është nata që ata duhet të shpërndahen dhe të rikhehen në shtëpitë e tyre, pasi rregullat në Greqi nesër janë dhe më të rrepta.

Duhet ta marrin me qetësi, të bëjnë tamponin, të prodhojnë një radhë për kufirin tonë përmes “e-albania” dhe të shkojnë drejt kufirit, vetëm ata që mund ta kalojnë atë brenda ditës.

Çdo patetizëm tjetër, thirrje dëshpëruese, apo delirantë politik që mendojnë se kanë rast të artë të zbulojnë si na poshtëron Greqia, është mirë të vazhdojnë plazhin e të mos provojnë Kakavijën e Kapshticën.

Asgjë nuk është më e shtrenjtë se jeta e njerëzve. Dikush prej tyre mund të ketë halle në Greqi, por jo aq të mëdha, sa të humbasë jetën për to, nëse nuk shkon këtë javë. Mund të shkojë javën tjetër. Asgjë nuk ka për të ndodhur, nëse është gjallë.

Një fëmijë dhjetë vjeç dhe prindërit e tij janë detyruar sot të kthehen në shtëpine e tyre me arkivol në makinë. Mendojeni atë arkivol të gjitha palët, dhe merreni qetë.

Kthehuni në shtëpi dhe nisuni kur të plotësoni kushtet që kërkon shteti grek, i cili është më shumë shteti juaj, se i ne të tjerëve. Në Kakavijë dhe Kapshticë mund t’u japin ujë, sanduiçë, kabina tualeti, po deshët dhe nga ato lojërat “mos u nxeh” që ka prodhuar Ministria e Diasporës për emigrantët, por asgjë nuk mund ta zbusë tmerrin e të ndenjurit tre ditë në diell, për të mos ndenjur gjashtë ditë në karantinë në shtëpinë tuaj në Greqi, për shkak të rregullave të palës greke.

36 komente në “Beteja me datën 16 është e humbur. Kthehuni në shtëpi!”

  1. Kanina says:

    Po per numrin maksimal 700 veta ne dite qe percakton Greqia pse nuk shkruan. Mos na jep mend ti qe nuk eshte racizem sepse e dime si sillet Greqia me Shqiptaret. Ne shikojm Italin qe u penalizua me shume nga virusi dhe i trajton Shqiptaret si njerez neper porte e aeroporte jo si kafshe. Fatkeqesisht ka akoma Shqiptar emigrant qe kane mbetur ne Greqi dhe nuk kane ikur dot ne vendet e Evropes Veriore . Nga ai vend eshte te ikesh nje ore e me pare.

    1. Monika hajdute me cizme says:

      Mos u dorzo o fshatar nga kanina,pushto greqine raciste..
      Ti shane per racizem po je me racist se greket qe do te futesh kunder rregullave qe ka ven shteti.
      Ju fshataret injorante duhet te kaloni si turma kudo qe shkoni.
      Ti shane greket dhe shkon pastron halet e grekeve ne vend qe te pastrosh halet e saliut dhe ilirit e co ne lalez

      1. Vizioner says:

        Respekt per Komentin.
        Ka dhe njerez me llogjike.

        p.s. Edhe une doja te vija ne Shqiperi. Jo per plazh, por per te pare-takuar prinderin ne moshe te thyer me disa semundje.
        Por jo, respektova ligjet dhe rregullat qe ka vene shteti ku jetoj dhe i perkas rreth levizjes ne disa shtete “kritike” per situaten ku futet dhe Shqiperia. Pushimet e vitit, i kalova ketu, si shume qytetare te ketij shteti.

        Ne kete situate, veprimi i shqiptareve (greko-shqiptareve), te cilet iken ne Shqiperi per KENAQESINE e tyre PRIVATE nuk justifikohet dhe, te bejne fajtor njeren APO tjetren qeveri!!!

        1. Siguro veten, says:

          Kam 25 vjet qe kam ikur nga Shqiperia. Ne gjuhën popullore, “ja kam bere mutin Shqipërisë”. Jo vertet, por figurativisht.
          Tani, se çfare mutin mund te kërkoj une nga shteti shqipetar, vetem une e di.
          Shtetas i huaj, me pasaporte te huaj, por problemet e mia dua qe t’i zgjidhe shteti shqipetar.
          Mero Baze ka te drejte. Ne jemi mesuar te injorojme ligjet.
          Kur te eshte bere e qarte se si mund te kalosh kufirin per ne Zgreqi, pse nisesh kot per ne Kakavije? Apo qe t’i thuash oficerit to doganes: “He mo he, se jam kalamaj te vegjël!”
          Aq me keq kur ke femije, mos i merr me vete drejt pasigurise. Vete ik me makine, ndrsa gruan dhe fëmijët nisi me avion, ose mjet tjeter me te sigurte. Bej tamponin, merr pergjigjen, dhe redpekto rregullat e karantines.
          Komenti im ndoshta tingellon ashper, por me mire respektimi strikt i rregullave, dhe Pak para me tepër te harxhuara, se sa vuajtja ne Kakavije.
          Ai femija vdiq. A ka rendesi kush e ka fanin? Sikur te vrasim Ramen, Miçotaqis, Saliun, dhe madje edhe Nard Ndokën, apo Ardi Daullxhiun, a ka me rendesi per familjen e djalit?
          Me mire se sa te kerkosh fajtoret eshte sigurohesh me çdo kusht qe familja mberrin shendoshe.
          Pastaj, shaj dreqin dhe birin po te duash, por nuk besoj se ka kohe njeri per sharje kur mberrin shendoshe.
          Ndersa kur nisesh si tufe drejt Kakavijes, çdo gje mund te ndodhe.
          Ngushellime familjes, megjithese nuk besoj se ka ngushellim per ta. Gjynah.

    2. Ladi says:

      Tingellon e drejte dhe e sakte.

    3. ta says:

      tik-tak ka ngelur ora

  2. Leo says:

    Ku ta marrin tamponin me e ba o analist
    Mos duhet ti blejne ne dyqan se mo shiten si kastravecat
    Shteti ka monopolin e tamponave dhe analizave dhe ti cfajso shtetin

    1. Loku says:

      Neqoftese nuk e di o analfabet, tamponet behet ne qendra mjekesore ose laboratore. Cfare nuk kupton o kastravec? Pse permend dyqane dhe monopole o debil me 2 klase shkolle?
      Shko bej testin dhe pastaj nisu ne pidh te sateme.

      1. Ylli says:

        …O Lok iluministi…..keto patetizma qesharake do shkruante Mero po te ishte Sala ne pushtet ??
        Po mjaft se late nam duke gjetur 1000 arsye faji te shqiptaret e mjere e duke u sperdredhur per te mbuluar paaftesite e shtetit tone….nuk po them te Qeverise por te shtetit tone ne cdo kohe e cdo qeverisje !
        Se po te ishte Sala ,do dilte Taulanti ,Erioni ,Spiropali ,Tahiri ,Shalsi nga 10 here ne dite e vete Rama nga 20 here ne ekrane me qurravitje bajate e keqardhje leshi !!

  3. Pato says:

    Ishte nje “shanc” sot per te treguar qe kemi nje ministri dhe nje minister te diaspores. Por, si gjithmone, po nuk u ngrit Rama me nje dru ne dore nuk levizin gjerat.

    Policia duhet te nderhyj me force ti shperndaj njerezit neper shtepi. Nuk mund ti lihet dore te lire papergjeshmerise se turmes dhe te numerojme viktimat.

    70% e njerezve qe presin ne rradhe jane me pashaporta Greke perse nuk kerkojne ndihme nga konsullata greke apo ambasada greke ne Tirane? Perse nuk therasin mediat Greke por mallkojne dhe shajne Shqiperine ne mediat tona. Cfare faji ju ka Shqiperia ? Greqia eshte ajo qe ka kufizuar hyrjet dhe me te drejte per shkak te virusit. Nuk ju ka faj askush por koka e tyre. Njerezit duhen te marrin pergjegjesit individuale.

    Kjo eshte edhe ceshtje mentaliteti i disa njerezve qe jetojne jashte Shqiperise sidomos ne Greqi e Itali. Nuk e di por me shume ndodh me keto dy vende, shqiptaret ne keto vende sapo hyjne ne Shqiperi nuk duan te dine per rregulla dhe ligje por hajne inat me njeri tjetrin se kush eshte me i shkathet, i forte apo me i zgjuar.. kalojne kufirin per Greqi apo Itali behen tjeter njerez. Zbatojne me perpikmeri cdo rregull me fanatizem dhe ju iken zeri per protesta apo bllokim rrugesh.

    1. Mal Cori says:

      Ore Majko, ku eshte Majko? Ministri i diaspores.
      I mbaroi punet? E dini cfare pune ben Pandi? Mer paret nga taksat tona, ha, dhe dhjet.
      Po shtyhet dita duke dhjere o Pandi!!!???
      Epo ja qe Pandi, jo vetem diten, por ai po shtyn 4 vjet duke bere vetem dy pune, ha dhe dhit…

      1. qe te kuptosh says:

        C’te te beje Majko ty o debil. Ti s’ke mbaruar filloren, ti ke nevoje per dru si gomari, o trushkulur.

  4. katarakti says:

    U çudita. Një analizë e sakte dhe e qetë e Mero Bazes. Kishte kohë që nuk shkruante me kaq llogjikë. Problemi eshte se ne kemi nje pjesë të popullsisë që është me prejardhje turke. Janë ata që bëjnë patriotin e çartur antigrek nêpër forumet shqiptare. Mero e thotë bukur dhe qartë: Të gjithë ata që po vuajnë sot në KakaviJê janë ose qytetarë grekë me origjinë shqiptare ose rezidentë shqiptarë në Greqi. Që do të thotë se e kanë të lidhur dhe bazuar jetën e tyre nê Greqi. Shteti shqiptar nuk ka asgjë në dorë.

    1. shqipo says:

      Ne nuk kemi asnje pjese te popullsise me origjine turke mor BIR KURVE!

  5. Po po po.. says:

    Tragjike por e sakte dhe realiste analiza,, si gjithmone Mero

  6. ABC KORCA says:

    Duhet kujtuar se karantina eshte 7 dite ne shtepite e tyre, jo ne hotele, jo ne vend-mbledhje.
    Nejse… cte thuash e shkruash… eshte e kote.
    Keta qe rrine 2-3 dite radhe per te shpetuar 7 dite karantine, do u duhet 1 muaj te marrin veten…
    Nuk eshte dita per te “korigjuar apo share”… Por te rri tjetri me femijet 3 dite ne radhe(?! ?) u kam dhjere mu ne punen qe ju pret e mu ne mendjen qe kini.
    Sa ju vlen nje jave pune o budallenj?!?!?!?!?!

  7. vlora says:

    Shkrim shume i sakte.e facebokut flasin si e ema ne maje te thanes .Ne mes te asaj radhe ka dhe shtetas te BE dhe nuk dallohen nga shqiptaret .Me vjen keq per gazetaret A.Hoxha eM.Mema qe marin qendrime patriotike per protagonizem.Sa perT .SHehun e PD ESHTE sezoni i listave per deputet ,nuk i vihet faj

  8. Kanina says:

    Zgjidhja eshte si ben 200 mije Shqiptar te tjere qe 7 vjetet e fundit u larguan nga Greqia dhe shkuan ne Gjermani,Suedi,Hollande,Angli etj ku jetojn me dinjitet si njerez e jo si kafshe. Budallenj jane Sirianet etj qe sa futen ne Greqi duan te shkojn ne Gjermani e gjetk. Fatkeqesisht keta Shqiptar jane ata qe kane ikur ne vitet 90-te dhe terrori e racizmi Grek i ka deformuar frikesuar ne palce sa dhe kur vijn ne Shqiperi flasin llap a llup greqisht.

  9. Yllka Shembullore says:

    Kthehuni se ju pret Kryetari i Komunës!!

  10. Papi says:

    O mere djali nqs eshte si thua ti ahere pse qeveria jone nuk mbyll kufirin dhe ti coje ne shtepi apo ska tagrin?
    Hera pare qe degjoj qe per te kaluar kufirin nuk duhet te kaloj numrin 700 veta
    Ceshte kjo shifer mos valle jane viza?
    Qeveria ka kapitulluar …. duhet te mbylle kufirin dhe te dergoje njerzit ne shtepi te tjerat duan kohe por kjo nuk ndodh sepse km jone eshte me pushime
    Km grek shkon e viziton bazen ajrore sepse atje e ka hallin kurse km jone nuk shkon ne kakavije sepse ka hall tjeter
    Ai qe kerkon te ngjyrose ata si greke eshte dashakeq por nuk mbulohet muti me pluhur kjo qe po ndodh eshte ne territorin shqiptar dhe qeveria eshte pergjegjse per cka ndodh asnji tjeter

    1. qe te kuptosh says:

      Qeveria shqiptare nuk ka faj qe ti je analfabet!

  11. Laberia ime says:

    O mero merumi te pakten ti mos shkruaj per eleniqin sepse lugen me corbe te prishur ta kane servirur palikaret, dhe ti e ke ngrene…

  12. ta says:

    po ne jetojme ne greqi çna tregoni ju jo racizem etj, kir vij ne shqiperi dhe vete neper zyra per te zgjidhur ndonje hall te sjellin verdalle ky eshte racizem.

    1. taksapaguesi says:

      Tani mos ja fut kot dhe ti.. ka procedura shteti dhe rregulla ashtu si ne Greqi. Tipa si ti vine ne Shqiperi dhe duan te mbarojne cdo gje brenda dites sepse vetem ju nuk keni kohe apo keni pune dhe nxisni rrufshetin duke u futur pa rradhe. Do presesh e do durosh si te gjithe ashtu sic pret dhe duron ne Greqi kur do te besh nje perkthim te thjeshte te marrin shpirtin e nuk guxon te hapesh gojen. Kam pare me syt e mi torturat e shqiptareve ne Greqi, futej policia ne rradhe kapte njerez prej leckash jashte duke i rrahur kot fare.. Gjeja me e mire qe bera qe ika nga Greqia para shume vitesh para se te plaste muti e te ktheheshin vende i botes se trete.. Shpetova dhe kurre nuk jam penduar ashtu sic nuk jane penduar 200 mij te tjere qe sapo kane marre pashaporten kane ikur ne Gjermani, Angli dhe Amerike. Te tjere jane kthyher ne Shqiperi. Jeni bere me Grek se greket sa vini ne Shqiperi nxini dhe mallkoni sikur jua ka fajin Shqiperia qe Greku ju mbyll kufirin, ju q.. nenen ne dru dhe ju prape i thone babe.

  13. ta says:

    tik-tak te zuri gjumi.

  14. Humor i zi!
    Ore, dini gjë a i ka shpërndarë pandi atë lojën mos u nxeh (programi plotësues i mësim dhënies për fëmijët në diasporë) te shqiptarët që janë atje në radhë më kufi? Grekët kanë dijeni për lojën? Loja e Majkos si filmi Jumanji! Ambulanca që shtypi atë fëmijën e shkretë, radhët e gjata pa ujë, pa bukë e pa WC! Djegia nga rrezet e diellit në piskun e vapës! Tamponi që i kalon afati duke ndënjur në radhë. E ç’na gjeti! Sa pak vlerë ka jeta në Shqipëri! Shpeshherë duket si lojë, madje si tallje bythe! Në fakt, e gjitha bëhet për një grusht para më shumë!

  15. Pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

    Anarkia esht vdekjeprurese. Prej 30 vitesh shume shqiptar humben jeten nga Anarkia dhe asnje nga uria. Filluar nga shkaterrimi I vendit pasi prisnin qekun e bardh nga pertej oqeanit, piramidat, hapjet e depove, aksidentet e shumta etj. KY vend do ni Dore te fort dhe ligje te ashpra, ku te ndeshkohen made edhe prinderit e femijve kriminel

  16. Bujku says:

    Zgjidhet me thjesht Mero! Shteti grek shtyn daten nga 16 Gusht deri 20 apo 25 Gusht Puna e virusit do vazhdoj gjate Dhe kjo dyndje e perhap infeksionin nese aty ka te infektuar Keto masat ekstreme antikovid me se shumti ndikojne per perhapjen e infeksionit. Eshte dhe shembulli i Suedise qe veproi ndryshe. Ne kushtet kur studimet jane te pjeseshme ndoshta nje pjese dhe me synime afatgjate per te perfituar financiarisht keto masa ekstreme jane me efekt negativ.

  17. Josifi says:

    Çudi e madhe sot në shekullin e 21 që injoranca triumfon mbi arsyen! Nuk na i ka fajin bota por koka.Mjerë ne me kë na ra për hise me jetu!Fukarain nuk e bën të ditur paraja,prandaj marrin rrugën e budallait!

  18. Loni says:

    Konsullata ne Athine eshte kompetence e shtetit Shqiptar…eshte jashte loje asnje sherbim….njerezit duanpasaporta…ka faj shteti Shqiptar ktu Mero? Te thane te afermit qe erdhen per pasaporta?

    1. ik ere pirdhu says:

      Nuk ju duhen pashaportat, le te presin se s’eshte asnje problem. Po nuk kane ardhur per pashaporta por se jane karrdera dhe te bindur se nuk ekziston Covidi!

  19. Z says:

    Z. Mero! Nuk jeni plotesisht i sakte me ate qe shkruani! Gjithmone kam qene me ty dhe do te jem,por nuk eshte vetem ceshtje shqiptaresh te pa edukuar dhe Grekerish raciste!

  20. Mirush Dorda says:

    Kerkesar e pales Greke jane te pa mundura sepse koha e vene ne dispozicion nga momenti aplikimit behet e pa perfillshme. Ketu qendron thembra e Akilit.

  21. Ton says:

    O ik pirdhu I duhen pasaportat se leja qendrimit nuk meret me pasaporte te skaduar….e kupton qe nuk pjerdhin ata sa e shtyn Erdoedi afatin?

  22. Marko says:

    Kthehunu ne shtepi!. Ose do ju vdesin kalamajt ne rruge te madhe. Kjo eshte zgjidhja qe jep Mero Baze

  23. rexha 10 says:

    MERE ,FATEKEQSITE QE NDODHIM MOSE I PERDORE PER TE BERE ARTIKULL,SE NUKE NDERONE ASNJERI,BILE ASE EDHE PRINDERIT QE PO E JETOJNE KETE TRAGJEDI. TE PARET QE MUNDE TE KALONIN DO TE ISHIN NJERZIT E MOSHUAR,DHE FAMILJARET ME FEMIJE TE VEGJEL .PASTAJ DESTINO,APO RUAJTJA E TRAGJEDIVE PER FATE TE KEQE NDODHIN DHE KURE BIE TEKE FEMIJET KJO NA PIKLLONE SHUME ,SEPSE E DIME SHUME MIRE ROLIN E FEMIJEVE NE KETE BOTE.
    KJO BOTE ESHTE NE KEMBE VETEM PREJE FEMIJEVE ,SEPSE JANE ENGJIT E KESAJE BOTE KU KANE NEVOJE VETEM PER PAKE DASHURI ,DHE ASGJE TJETER NE BOTE NUKE KERKOJNE.ESHTE SHUME E DHIMBESHME ,PORE E PA JUSTIFIKUSHME ME NGJARJET E DITES.TE TE BEJE NJE PYETJE zoti BAZE.
    PO TE SHKONTE DEPUTETI ,MINISTRI, KRYEMINISTRI,PRESIDENTI,PER PUNE PRIVATE ,DHE JO PUNE ZYRTARE ,SI DO TA KALONTE ATE KUFIRIN GREKE?????????????????????????? MEGJITHSE TANI SHKOJNE ME SHUME PER PUNE PRIVATE SE SA SHTETRORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje