Nevoja për një plan, kundër katastrofës huminatare në kufi me Greqinë

14 Gusht 2020, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kristaq Kiço është kryetar i Bashkisë së Finiqit në Sarandë, një Bashki e pakicës greke në Shqipëri. Deri më sot, ai është i vetmi përfaqësues i pakicës greke, që ka dalë publikisht t’i kërkojë Qeverisë greke të ndryshojë qëndrim ndaj regjimit të kalimit kufitar në Kakavijë.

Kristaqi është njëkohësisht kryetar i partisë MEGA të pakicës greke në Shqipëri. Përfaqësues të tjerë të pakicës greke, përfshi dhe OMONIA-n, nuk i janë bashkuar kësaj thirrjeje. Kjo panoramë reagimesh nga përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, tregon se në Athinë nuk kanë dëshirë të duken sikur ka një problem real në kufirin me Shqipërinë.

Në kushtet e mungesës së komunikimit diplomatik mes Shqipërisë e Greqisë, drejtuesit e pakicës greke në Shqipëri, janë një tregues i vullnetit të Athinës për problemet që krijohen me Shqipërinë.

Për 48 orë radhazi, mijëra qytetarë shqiptarë, që janë njëkohësisht dhe shtetas të Greqisë, ose rezidentë të përhershëm në atë vend, po përjetojnë një ferr. Fluksi u shtua, pasi pala greke ka njoftuar se pas datës 16 gusht, të gjithë ata që vijnë nga Shqipëria do të bëjnë 7 ditë karantinë dhe duhet të kenë me vete testin e kryer nga Shqipëria.

Në këto kushte ka pasur një dyndje të menjëhershme drejt kufirit të gjithë emigrantëve shqiptarë me pasaportë greke, apo leje të përhershme qëndrimi në Greqi, për t’u kthyer në Athinë para datës 16 gusht.

Në kushtet kur Qeveria shqiptare nuk ka mundur të hapë dot telefonat e homologëve të saj në Athinë dhe kontaktet kanë mbetur në nivele të ulëta konsujsh, që gënjejnë njëri- tjetrin, ngelet urgjente nevoja që Qeveria të përqëndrohet tek kriza humanitare.

Vendimet për të përballuar krizën duhet të jenë të shpejta dhe të mënjëherëshme. Aty duhet të instalohen urgjent pika furnizimi me ujë, me ushqime dhe tualete portative, përgjatë gjithë rrugës Jorgucat- Kakavijë. Kjo duhet për çështje orësh.

Policia duhet të sigurojë një rrugë të hapur për ambulanca dhe ndihmë të shpejtë, në gjithë gjerësinë e rrugës, për t’u qëndruar pranë njerëzve që mund t’u rëndohet shëndeti.

Po përgjatë perimetrit të rrugës, në zonën fushore duhet të ngrihen çadra emergjence për njerëz që nuk përballojnë dot qëndrimin në vetura pas 48 orësh dhe që kanë nevoja bazike për t’u qetësuar.

Kjo duhet bërë për të shpëtuar këtë që ka ndodhur.

Nëse kjo krizë zgjat dhe Greqia nuk ndryshon politikën e hyrjes, atëhere duhet që Qeveria shqiptare të shpërndajë radhën e emigrantëve dhe të kontrollojë lëvizjen drejt pikave kufitare, duke krijuar një sistem të aplikimit, për të shmangur grumbullimet.

E di që shumë emigrantëve u prishen disa punë të vogla në Greqi, nëse nuk shkojnë këto ditë, por dëmi që mund t’i bëjnë vetes dhe njëri- tjetrit, duke qëndruar mbi tre ditë në pika kufitare, është më i madh. Ai duhet të ndalet, qoftë dhe me forcë.

Të gjithë duhet të kujtohen se vendi është ende nën regjimin e masave anti-Covid dhe nuk mund të sillemi sikur këtu nuk ndodh asgjë.

Nëse pala greke nuk hap kufirin, shteti shqiptar duhet të boshatisë radhën kilometrike dhe të riorganizojë udhëtimin e tyre, sipas një sistemi të drejtë aplikimi, që shmang katastrofën humanitare, e cila duket se është çështje orësh.

26 komente në “Nevoja për një plan, kundër katastrofës huminatare në kufi me Greqinë”

  1. Pato says:

    Bravo z.Baze shume e drejte. Megjithese nuk jeni i fushes e shpjegoni mjaft qarte e thjeshte. Eshte e pafalshme qe edhe pas termetit tragjik perseri asgje nuk ndryshon me organizimin e emergjencave civile. Vetem kur situata degjenerohet nderhyet por vonesa e ka bere demin tashme. Cfare kuptimi ka te shkoj ministria e mbrojtjes dhe drejtori i emergjencave civile sot pas 3 ditesh? Eshte kriminale qe ne syte e strukturave shteterore si dogana dhe policia lihen njerezit ne pik te vapes ne kushte cnjerezore dhe kriza mbaroi sepse reagoi shteti Grek dhe jo ai Shqiptare.. Ku jane emergjencat civile, ushtria dhe policia? E pabesueshme qe me 2020 ne ende vuajme ne pikat doganore.. Si ka mundesi qe jemi i vetmi popull ne Evrope qe ende trajtohemi ne kete menyre poshteruse nga shteti yne lere me nga ai i huaji? Nuk eshte vetem Kakavija por ne gjitha pikat doganore i njejti sherbim mizerabel. Pa asnje lloj kushti minimal. Te vjen turp te hysj e te dalesh ne doganat tona.. Do ishte me mire ti rrafshonte termeti sic beri me shkollat qe te ringriheshin.

  2. 001 says:

    Eshte kohe pandemie dhe jorgot nuk duhet te leviznin nga greqia pasi ligjet ndryshojne cdo dy jave
    Dhe kjo te prish pune
    Keshtu po ndodh ne te gjithe europen
    Prioritet duhet tu jepet makinave me femije dhe pleq
    Janaqet dhe mihalet qe kan ardhe per qef dhe per te fejuar ne fund te radhes
    Ja kaq e thjeshte eshte
    Ska faj greku, ska faj shqiptari, fajin e Ka paniku dhe korona qe na solli kinezi

    1. S says:

      “Jorgot ” jane te gjithe ata njerez qe gjithe keto vite po te ushqejne ty o njeri i ” mire dhe zgjuar”.

      1. Andrea says:

        Ca leshin po ushqejne jorgot o i prapambetur.
        Akoma me keto mend je ti? Te ka ngelur ora ne vitet 90.
        Jorgot apo kushdo qofshin ata punojne dhe mbajne veten o miku i zgjuar.
        Te tjeret ne Shqiperi punojne dhe mbajne veten dhe ata. Kaq eshte, puna e vet mban gjithseicilin.
        Po qe per ato 300-shat e grekut po ata i bijne qylit me taksat e pupullit te shkrete grek qe do shlyeje dhe 400 miliard euro borxhe nga idiotsia e shtetit grek ndervite.

  3. forza barca ... says:

    fiton barca sot o mero
    mos na gënje kot me lajme….

  4. Nik says:

    Mos ja fut si kau pelès i dashur,nè itali pothuajse mazhoranca i bèn pushimet brènda italis,si ka mundèsi qè shqiptarèt nè greqi interpretojn pandemin nè favor tè tyre?Kètu èsht problemi i respektimit tè pandemis,nqse nuk lejohet ,ku i çon mushka,dhe pastaj qajn pèrpara telekamerave,kur do tè mèsohen me ligjet?

  5. Papi says:

    Leri lloqet duhet km tjeter jo kiço me shoke
    Fakti qe ky eshte ne detyre vetem se ky shtet ska opozite se po te kishte edhe te rraskapitur ta kishte por vetem ta kishte
    CDUHET TE NDODHE NE SHQIPERI QE NJE KM TE JAPE DORHEQJE?
    ky ka hedhur dy qeveri sepse gjoja kshu tregonte se ska pergjegjsi tre apo kater ministra me ndjekje penale
    Tani imagjinoni pse dha dorheqje kancelari austriak kurz dhe e krahasoni me ramen
    Krahasimi tregon sesa eshte niveli i pergjegjsise se rames me politiken perendimore

  6. U be deti kos says:

    Keta turkoshaket te konvertuar ne jorgo e aleksis,duhet ta dine se situata nuk eshte te vish kur te duash e te ikesh kur te duash sepse situatat ndryshojne nga dita ne dite.
    Dhe ne kete kohe nuk mund te besh plane sepse bllokohesh ne njeren ane ose ne tjetren,ose diku ne nje shtet ku nuk di ku tja mbash ose te digjen biletat,sic ka ndodhur me shume njerez te mi.
    Keta erdhen pa pyetur per shtetin e ligjet ,e duan te ikin te gjithe ne nje dite e mundesisht ne nje ore,ti hapen kufijte me hir e pahir,te semure apo jo..
    Shteti me te vertete ka pergjegjesi ,por secili duhet te jete i pergjegjshem per ate qe ben…
    Ikin me duar ne xhepa dhe tani kujtohen qe ti cojne uje e buke e hale sikur ja ka shteti fajin…
    Jane gati te rrine me dite te tera ne vape dhe nuk rrine dot 7 dite karantine…
    Edhe ne qe po zbatojme rregullat e distancimit apo me maska,duhet te kerkojme ndonje shishe qyl me uje

    1. Henks says:

      U bë deti kos

      Jam dakord me ça ke shkruar, përveç se me një gjë. Turkoshakë jeni ju grekqirat, jo shqiptarët, jeni ju rracqirat grekaqër që ngjani me turqit nga pamja dhe surrati, biles jo vetëm me turqit por edhe me sirianët, egjiptianët, pakistanezët, bangladeshasit, etj rraca të zeza.

  7. Gjergji Thanasi says:

    Z. Mero keshillat tuaja jane te tipit merre me leng, se mishi mbaroi.
    Ka nje menyre per ta zgjidhur krizen brenda pak oresh.Mjafton qe kryeministri langaraq Edvin t’i telefonoje Erdoganit (dhe ta beje telefonaten publike). Ne telefonate t’i lutet dhe pergjerohet Erdoganit, qe me ure ajrore dmth me avione transporti Hercules te zbarkoje ne Aeroportin e Kucoves autoambukanca, minibote uji, kamioncina me ushqime te gatshme, qe perdoren ne rast fatkeqesish natyrore, WC te levizshme, dushe dhe cezma (me muslluk) te levizshme. Te gjitha keto mjete te perdoren nga ushtarake turq me uniforme me shenjat dalluese turke, te pajisur me armatimin persona per vetembrojtje ne rast provokimi grek. Cdo automjet te valevise flamurin turk dhe ate shqiptar. Ve bast, qw brenda me pak se 3-4 ore nga mberritja e trupave turke ne Kucove, rrezik pa arritur mire automjetet turke ne Jergucat dhe ne Kakavije, greket si me magji do ta zhbllokojne situaten.
    I mirepres me kenaqesi komentet e hyzmetqareve te Greqise!!!
    Ja sheshi ja mejdani hidhu o Edvin kapidani!!!!!

  8. ana says:

    po kur nuk e cajne menderen per vehte pse duhet shteti ti perkedhele? Kur eshikojne qe ka bllokim te kthehen prape andej nga u nisen. Sa budallenje qe jane.

  9. Beni says:

    Po aleati i Lulzim Bashes…Evangjelos Dules ku eshte e perse nuk ndjehet fare ?

  10. Thanasis tsiodras says:

    Baze me pak fjalë po se vuri ujin në zjarrë Greqia shteti shqiptar t’jà fus gjumit .
    Po c’janë këto budallallëqe që thua. Shteti shqiptar nëse Greqia nuk hap kufijtë është i detyrar ti drejtohet BE-së, OKB-së dhe çdo institucioni përkatës për shkelje të drejtave të njeriut. Kaq herë ka gënjyer Greqia, të provojë dhe një herë Shqipëria të vërtetën nuk u në qameti.

    1. ana says:

      cfare shkeljesh te drejtash o gomar? Po edhe franca ja ka mbyllur dyert Anglise dhe te gjithe qe vijne nga Anglia ne France duhet ti nenshtrohen tamponit. Ku e shikon ti shkeljen e te drejtave se te do bytha me leviz ne kete situate pandemie boterore? Kur nuk doni vehten dhe femijet, pse u dashka tju doje shteti? Idioter! keni marre ne qafe edhe ata/ato njerez qe me te vertete kane halle e u duhet te levizin per ne Greqi. Trushpelare dhe shpellare, te gjitha i keni.

  11. gjergji says:

    Zgjidhja eshte respektimi i ligjeve e rregullave te shteteve te ndryshme(kushdo qofshin) e aq ma teper ne kohe fatkeqesirash apo epidemive te ndryshme botrore.Shqiptaret te kthehen me force(parpara ndonje viktime te mundeshme) e te paguajne budallallekun e idiotllekun karakteristik shqiptar te mos zbatimit te ligjeve apo urdheresave te shtit te tij apo shteteve tjera.Cdo marrezi,padije apo idiotllek i cfardo mendyre qofte eshte e natyreshme qe duhet te paguhet.Asnje shtet apo qeveri ne bot nuk mundesi ta detyroj nje shtet tjeter te mos respektoj ligjet apo rregullat e shtetit te vet.Po,po,po kjo shfrytezohet jashtezakonisht nga partit opozitare qe e trajtone problemin jo realisht por krejtesisht politikisht e ne vecanti ktu ne Shqipeti si nga PD ashtu e LSI

  12. Olimpia says:

    E drejte Nik kesaj i thone,, Stambolli digjet dhe k…krihet.Ne tere boten askush nuk niset per diku ,pushime por edhe pune ne se kufijte jane te hapur me rregulla shendetesore apo apo te kufizuar per kategori te caktuara.Vetem shume shqiptare akoma jetojne me mentalitet anarkik ,te dalì ku te dalì ,nisemi njehere etj.Ky mentalitet primitiv i vendos perpara situata e te papritura ,Sic Jane radhet e gjata ,vuajtjet ne vape te familjareve etj.Dhe ne vend qe ta kerkojne fajin tek vehtja i drejtohen Rames edhe per idiotsite e tyre.Po kthehuni o njerez ne shtepite tuaja ose nisuni pas 16 dhe rrini ne karantine 7 dite .Kaq e thjeshte eshte.Qeveria ka plot probleme,ca i zgjidh ca Jo va nuk mundet.Por mbi te gjitha ka pasojat e termetit,pandemine,shkollat per tu hapur.Dhe te gjitha keto kerkojne nje angazhim total i cili Jo gjithmone eshte arritur .Per kete duhet ta kritikojme Ramen ,Jo per faktin se dikush nga Greqia apo Italia do te fejohet apo veje ne dasem dhe pastaj nuk kthehet dot ne kohe dhe,, fajin e ka shteti,,

  13. Debatik says:

    Mero une jetoj ne Greqi mora lejen por po rri ketu se pse e dija gjendjen ketu nuk ka faj as Rama dhe as Micua faji eshte i bagetise qe nuk kupton. Tani kerkojne ndihme. 5 dite me pare thoshin. Ajde mo varja. Ky eshte turpi i tyre jo i qeverine.

  14. Preveza says:

    Nuk eshte nje katastrofe humane e ardhur nga hici si korona virus. Eshte Ere Lufte e leshuar nga Greqia fashiste e jatollaheve bizantine, nen hunden hipokrite te Europes.
    Konteksti eshte i qarte, nese Shqiperia nuk sillet si koloni e Greqise dhe nuk mban anen e saj ne konfliktin me Turqine, atehere emigrantet shqiptare do te trajtohen si rober lufte dhe territori shqiptar do te kompesoje ishujt e humbur ne rast te nje lufte.
    Mos i bini kot telefoneve te grekut!
    Mos harxhoni me as kohen me lavire dhe bagla tribale si Sali kerma me Ilir floririn apo zullaper me brekushe si Edvin kellira!
    Themeloni nga themelet ushtrine e rrenuar, sepse ai institucjon karagjoz qe pastron kontraceptivet e turisteve ne plazhe dhe halete e NATOs me sukull ne dore, nuk eshte ushtri!
    Po fryjne erera lufte, por qeveria dhe politika mendjelehte fluturon me presh, si Eliza ne boten e cudirave.
    Ndofta shqiptaret nuk presin asgje nga qeveria, politika, klasa jone miserabel e tallavase pseudointelektuale dhe institucionet inegzistuese si ushtria. Ne kushtet kur aeatet, NATO, qeverite tona kuislunge, na kane hequr cdo mundesi vetmbrojtje, ndergjegjia e kombit dhe lufta partizane apo guerrile e tipit UCK, duket se do te zgjidhin situatat e humnerave ku mund te gjendet Shqiperia.

  15. zara says:

    Ne në Suedi nuk kemi qënë të mbyllur, por duke ditur e njohur gjëndjen, rregullat që janë në kohë pandemije, nuk lëvizëm.
    Ata që lëvizën se ju deshi qejfi, ose u detyruan të rrinë dhe një javë se shtetet nga duhet të kalonin ndrronin rregullat përditë, ose humbën paratë e kthimit dhe paguan prapë, ose ndihmuan trafikantët abuzivë të pasurohen dhe kur u kthyen thanë: po c’deshëm që shkuam?
    Edhe rrezikun e infektimit e kishin gjithnjë arsye për t’u stresuar(të infektonin të tjerët a të infektoheshin vetë), gjithë stres kam qëndruar, më thotë një mjeke që shkoi në Shqipëri nga Maqedonia, nuk takova njeri…ishte vërtetë kohë e humbur kot.
    Këtej moti po mban si në Mesdhe, 30 gradë e kemi, det e pishina ke nga të kthesh kokën, nuk paguan për shezllon e hije, i ke nga natyra… Tani c’i kushtonte këtyre që nisen në një ditë, të qëndronin e të bënin pushimet atje ku jetojnë? Pse shkaktojnë kaose të tilla? Pyetën qeveritë kur u nisën? Pse presin që brënda ditës të zgjidhen probleme që krijohen brënda ditës? Edhe më i pasuri shtet të jetë, nuk përballon të tilla situata brënda një apo tre ditëve. Ku ju con mushka me fëmijë të vegjël të merrni rrugë? Keqardhje për jetët e humbura, por ju që jeni të shëndetshëm, gjeni rrugë e ndihmoni ata që duhet me patjetër të udhëtojnë, por jo të gjithë në një ditë. E dini që është PANDEMI? Kur suedinë emësyen emigrantën në 2015-ën, e dini kush kontriboi për të rregullkuar kaosin+ VULLNETARË…shoqata që shpërndanin ushqim e ujë. Por ata kishin hall, këta kanë dalë për qejf. SHOQATAT në Shqipëri kanë shkuar me pushime…pasi kanë marrë paratë nga donatorët…

  16. Tan Tirona says:

    Shqiptarët, nga frika për të bere një javë karantinë në shtëpinë e tyre në Greqi, po e bëjnë në rrugë në shqiperi???

  17. Timonieri edvini says:

    Kesaj radhe e kane fajin njerzit qe levizin né kohe pandemie.gerqia ta ben jeten malore kur gjerat jane né normalitet,jo tani qe jane anormale.

  18. Kuq e zi says:

    Kjo situate ka te beje me gjendjen ne egje
    Ndryshe rama do kishte reaguar i revoltuar si ka bere rralle
    por duke ditur ushtrine e xhackes qe thonte sna duhen tanket sepse jemi te rrethuar nga antar te nato-s

    Tani xhacka te dale e ti shpjegoje shqiptareve psene e sherrit ne egje midis antareve te nato-s kur midis tyre ushtria ska kuptim?
    Duhet nje plan per te spostuar shqiptaret e greqise drejt perendimit kete trend mund ta fillojne sipermarrsit shqiptar ne gjermani,itali e kshu me radhe
    Do mjaftonte sa tu tregohej shqiptareve te greqise se kush eshte perendimi pastaj koha e kaluar ne greqi do ju dukej kohe e humbur

  19. faro says:

    Po ABDYL Dulja ç’thotë?

  20. Kanina says:

    200 mije Shqiptare jane larguar nga Greqia 7 vjetet e fundit drejt Gjermanis,Anglis etj. Ne Greqi nuk kane mbetur me shume sesa 350 mije Shqiptar.

  21. Spiro kapurani says:

    Sipas kushteve të vendosura nga shteti grek,në pikën daganore të Kakavies,nga data 16 do kalojnë në kufirin grek vetëm 750 persona në ditë, të pajisur me analizën negative të covid-19 .Pra shteti ynë të bëjë të mundur për të lejuar brënda zonës kufitar këtë numur njerëzish dhe të tjerët ti kthejë në shtëpi,sepse situata,kushtet , pritje e gjatë dhe mungesa higjenosanitare ,vetëm po rrezikon serozisht jeten e tyte dhe të të tjerëve në këtë kohë pandemie . Autoritetet të gjejnë mënyrën të organizojnë vendosjen e rregullave emergjente sa më shpejt,pa pësuar dhe deme të tjera .

  22. Olimpia says:

    Mundesisht sa me shume shqiptare te largohen nga Greqia drejt perendimit ose me e mira te kthehen ne Shqiperi duke hapur
    Jam dakord me komentuesin Kuq e Zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje