Nga Mero Baze
Mu desh të rrija 54 orë me sy nga Kakavija, deri të dielën në mëngjes, dhe fizikisht në Gjirokastër, pasi motra ime dhe burri i saj i sëmurë, u bllokuan aty. Ishte e pamundur t’i ndihmoje.
Nëse tentoje të afroheshe me veturë në linjën bosh, mund të të shqyenin me të drejtë njerëzit që mendonin se po kaloje pa radhë.
Në atë betejë nervash, pamundësish, vape, krize nevojash njerëzore, e deri tek krizë e urisë, unë kam parë me sytë e mi vetëm dy heronj, që kanë 24 orë që nuk po ndihen. Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër, dhe Dhimitraq Tole, kryetar i Bashkisë Dropull, që ishin dy zyrtarë të shtetit që shpërndanë rreth 4 mijë koli ujë, sanduiçe dhe ushqime të tjera dhe përpiqeshin të menaxhonin me ekipin e tyre, krizat e vogla njerëzore dhe nevojat për lëvizje nga vetura tek pika e kontrollit kufitar, ku plotësoheshin e riplotësoheshin çdo ditë formularët.
Në ditën e dytë dhe të tretë të krizës, hyri në lojë Ministria e Mbrojtjes me Olta Xhaçkën në krye, duke sjellë tualete portativë dhe duke plotësuar nevoja të tjera urgjente të qytetarëve në radhë.
Tani kur beteja mbaroi, kur pika kufitare është bosh dhe njerëzit duhet të kalojnë me kuota ditore, shikoj dy “heronj” që nuk ishin në këtë betejë, Ilir Metën dhe Pandeli Majkon, që po përpiqen të shkruajnë historinë e një beteje që nuk ka ndodhur për ta.
I pari, pasi ja merrte labçe në Pilur, ndërkohë që njerëzit po vdisnin në radhë, duket që është i goditur nga dielli, pasi ka shpikur si përgjegjësi të palës shqiptare, faktin që nuk ka informuar qytetarët që në datën 16 e më pas, në Greqi kalohej vetëm duke bërë tamponin.
Nuk e di kush e ka tallur, ngaqë e shikojnë personazh të lehtë për t’u vënë në lojë, por kriza u shkaktua pikërisht nga e kundërta kësaj që thotë, nga fakti që qytetarët ishin shumë të informuar, që pas datës 16 nuk kalohej pa letrën e analizave të COVID dhe se duhet të bënin 7 ditë karantinë në Greqi.
Beteja ime për ta kthyer motrën mbrapsht dështoi pikërisht se asaj ja kishin bërë të qartë policët, kur hyri në kufi në datën 7 gusht, se pas datës 16 duhet të bënte tamponin dhe 7 ditë karantinë në Athinë. Ndaj ajo hyri dhe desh vdiq, si shumë të tjerë mes turmës.
Pra kriza u shkaktua, jo se Qeveria nuk i njoftoi, por se i njoftoi dhe nuk kishte çfarë të bënte më shumë se sa ti njoftonte, përveçse t’i ndalte me ushtri qysh në Tepelenë. Ndoshta Ilir Meta se ka dëgjuar, se ai kur është në Lalëz dëgjon vetëm Doktorin që ka tek vila fqinj, por herë tjetër duhet të gjejë ndonjë arsye për të qenë, për t’u dukur si opozitar.
Nga ana tjetër unë nuk mendoj se Qeveria jonë kishte shumë gjëra për të bërë më dhe nuk i bëri dot. Beteja e dy kryebashkiakëve për të shpëtuar krizën humanitare dhe mbështetja finale e Ministrisë së Mbrojtjes, praktikisht na shpëtuan nga dëme të tjera më të mëdha.
Në nivel diplomatik, Olta Xhaçka arriti dy fitore të vogla. Të shtunën, kur Greqia kishte festën e Shën Mërisë dhe kishte sportele të reduktuara, arriti t’i shtonte ato dhe më 16 gusht, ta shtynte orarin e kalimit deri në orën 24:00. Kaq mund të prodhohej politikisht, duke mos shkelur rregullat.
Po këtë vlerësim nuk ja kërkoj Ilir Metës ta bëjë, se pastaj e hamë me sy si burrë i mirë dhe i shkojnë dëm hudhrat që mban mbi kokë në fotografi.
Por më e ligë se kjo beteja pas pilafi e Ilir Metës, mu duk protagonizmi fallco i Pandeli Majkos. Ministri i Diasporës paskësh telefonuar hirësinë e tij, kryepeshkopin Anastas.
Hirësia e tij, kryepeshkopi Anastas, jam i bindur që nuk do të linte gjë pa bërë, që ajo krizë të mos ndodhte, edhe nëse ishte në dorë të Zotit, edhe nëse ishte në dorë të grekëve, apo shqiptarëve. Do ta bënte këtë dhe pa i telefonuar Pandeli Majko, pasi është personaliteti më me ndikim në hapësirën Shqipëri-Greqi, e më tej.
Por hirësia e tij në këtë rast kishte në dorë vetëm për t’u lutur në meshën e mëngjesit të dielën e kësaj jave për vuajtjet e emigrantëve se gjë tjetër nuk ka pasur çfarë të bëjë.
Ne nuk ishim para ndonjë komploti nga pala greke dhe hirësia e tij të na ndihmonte pas telefonatës Pandeliut. Nuk ishim as përballë ndonjë qëndrimi nacionalist, apo sherri nga pala shqiptare, që ai ta zgjidhte. As Qeveria greke nuk e zgjidhte dot më atë krizë, pasi duhet të ndryshonte rregullat e veta, gjë që nuk kishte pse ta bënte, se i kishte njoftuar qytetarët në kohë.
Pandeli Majko, thjesht ka shqetësuar hirësinë e tij Anastas, në atë moshë dhe në atë gjendje shëndetësore, për të justifikuar strukjen e tij në vilën e pushimit në Golem dhe mos shfaqjen publike si ministër i Diasporës në Kakavijë, ku të paktën të shpërndante ato lojërat “Mos u nxeh”, se e bëri që e bëri atë tenderin në mes të pandemisë.
Por nga ana tjetër mund të jetë i qetë, pasi nuk është se ra në sy mungesa e kontributit të tij në këtë krizë. Më shumë ra në sy hipokrizia e tij pas betejës dhe shkopi magjik që ka paska shpikur për zgjidhjen e krizës.
Ndjesë hirësisë së tij, kryepeshkopit Anastas, që duhet ta përfshijmë në këtë debat, por nuk e ka prej nesh këtë telash. E ka prej Pandeliut, që mirë që i ka prishur qetësinë dhe e ka bërë të vuajë pamundësinë e ndihmës ndaj emigrantëve, por do ta keqpërdorë këtë, sikur ne kishim një krizë me Greqinë e na duhej të na e zgjidhte një mik i madh i shqiptarëve dhe grekëve, siç është hirësia e tij kryepeshkopi Anastas.
Tani për fat kriza u zgjidh dhe Ilir Meta mund të vazhdojë të pijë raki në Pilur dhe Pandi të pijë birra në Golem, se nuk ishin të nevojshëm as para katër ditësh kur vdisnin njerëz, e jo më sot, kur duan ta shpallin veten heronj të një beteje që nuk e kanë bërë kurrë.
Realisht, ata meritojnë të jenë viktima të kësaj krize, njëri si president dhe tjetri si ministër Diaspore. Por ngaqë nuk i merr njeri seriozisht, e kanë këtë lirinë të shpikin historira. Kështu e kanë shtyrë 30 vjet.
z Majko eshte shume komike,nuk eshte per politikan ,duhet te ishte drejtor ne noj CIRKE
Majkës akoma nuk i janë pjek fiqtë.
Mero te lumte pena!
Pandeli Majko njeriu me hipokrit i politikes shqiptare. Shprehja juaj e fundit brilante, keshtu kane ngrene buke e kane vene pasuri keto 30 vjet keta palaço.
Sa vite ndejti deputet i Maliqit, vetem shkonte genjente hashiqare ata njerez te mire qe votonin me shpirt PS- ne , pavarsisht se Pandi iu kishte ardhur ne maje te hundes me shtirshmerine e tij te paturp.
Me protagonizmin e sotem, i vuri vulen natyres se tij qesharake, na solli zorret te goja, sa turp.
Vetem duke i pare portretin Pandit, arrin ti besh profilin- vrimat e hundes hapur, e qeshura e tij e shtirur, menyra e te folurit si mendimtar i mocem por qe nuk thote asgje te mencur….pffff dhe sa vjet do hane buke keta njerez nga taksat tona!!!!!!!???
??
Të lumtë Mero. Po kthehesh në identitet.
Gjino ngeli ky Pandushka nuk u rrit asnjehere Si ka mundesi qe nuk mesoi Por me mire ky se Ai shoku I tij Iliri qe eshte mafioz dhe I peshtire!
Ilir Majko dhe Pandeli Meta jane dy nole te Sali Alise. Te tre duhet te zhduken nga politika sa me pare, ne mos me hir, me pahir. Shkopin bytheve.
Mbaroi duke dhjere Majko?
Se pune tjeter nuk di te beje ai.
Ku e di une si e shtyn diten diten duke dhjere ai burre.
TAMAM ????????opo fiks fare. Une o Mero them mos shjruash me se kete e ke qare.
Le te dalin e te me kundershtojne ata qe nuk rrine dot pa shkruar qofte edhe per breket e Madones apo per cfare te duan e cfare tju vij ne mendje.
Te lumt o Mero pene e forte dhe e mencur.
Nuk e luan as topi. Qe te dy hileqarë dhe hipokritë ne ekstrem. Me kete shkrim ke percjelle me penen tende profesionale pikerisht ate qe mendojne te gjithe.
Mero djali je i pakrahasushem ne menyren se si i trajton problemet dhe hallet qe kapelojne popullin e shumevojtur shqipetar nga politikanet hajduta e kriminela dje dhe tani.
Te pershendes dhe te uroj shendet dhe suksese ne artin e te shkruarit si gazetar i talentuar qe je.Tung nga US.
Per Majkon thoshte Saliu dikur :
Femije i lumtur .
Te lumte Mero! Artillull fshikullues i mrekullueshem ndaj cinizmit & ligesise nga njera ane dhe dembelizmit & papjekurise nga ana tjeter. ?????
I modh
Majkës akoma nuk i janë pjek fiqtë.
Respekte i nderuar Mero Baze
Majko është më grupin e Arta Dade kundra Edi Ramës dhe pro Ilir Metës, që të bashkuar më Sali Berishën dhe shpirtin më kriminale MIX tashmë, e quajtur Opozitë, duan Pushtet mbi vuajtjet dhe vdekjet sa më shumë të shqiptarëve. Majko dhe Meta janë dy idjotët që Fatos Nano i ngriti lart, ndërkohë që të tjerë në PS kishin aftësi dhe moshë pjekurie të admirueshme. Lolot mbetën lolo…
Po çgrup i artes kundra rames o derbardhe . majko esht thjesht nje pizeveng qe ka shtyre 30 vjet duke u hequr si budalla. te gjithe qe qeshin me majkon kur majko mbush tiganin e prapa kraheve qesh me te gjithe. njeri qe ka gjetur stilin e mbijeteses te shtirja si idiot e sikur nuk kupton ky esht majko
Ja si e keshillon ky Majkua aty nga viti 2002 me duket, kur ishte Minister Mbrojtje, nje djale te ri qe sapo kishte mbaruar studimet ne Oxford dhe po priste qe te fillonte pune ne vendlindjen e tij. Ishin duke pire kafe dhe e pyet kete djalin se cfare bere per pune. Ja i tha ky djali po pres qe te filloj ne nje kompani private. Dhe Majkua i pergjigjet se me me pyet mua duhet qe si fillim te fillosh pune ne shtet, se aty meson se si te vjedhesh dhe pasi te mesosh mire zanatin e vjedhjes hap biznesin tend. Natyrisht ky Majkua po i jepte dicka nga experienca e tij dhe Like Floririt. Ja ky eshte Majkua i vertete jo ai qe hiqet neper TV. Ngjarja eshte 100% e vertete.
Eshte hall i madh me keta te medhejt kombit.njeri rrin si qen i rrahur dhe tjetri si qen i terbuar.qe per asnjerin nuk e rrun kush trapin dhe as si kerkon kush mendim.fytyra te lodhura dhe te diskretituar.sajojne tyrli lloj sebepesh.qe te thone se jemi gjalle.bashkohen e ndahen.kafshohen dhe puthen.sipas konjukturave dhe interesave te tyre.keta jane turpi i ketij vendi dhe prespektiva e tyre e afert eshte te bashkohen ne REC
Keta heronjte mos i ka vene gje qirje rama ne keto detyra
Ne qofte se po Cfare merite kishin Cfare shkolle kan mbaruar pervec universitetit te vjedhjes dhe lepirjes
Dhe a ka ndermend te bej nje spastrim te plote ne nje qeveri qe lepirja eshte menyra me e ndershme per te mbajtur emrin ne Rilindje
Une nuk e kuptoj se si e mbajne ne PS hundederrin Pandi Majko kete burr kurve qe e mban ne shtepi. Ky eshte nje plere qe nuk di te bej asgje. O Edi hidhe kete plere me te tjeret dhe mos e mba minister burrin e kurves.
Vertet ky Majko qenka kot..Po te mos jeshe ne ndihme te kesajmkrize emigrantesh qe ndodhi ne kakavi , ahere cfare ministry diaspore je or pandeli majko..Turp!..Paske marre ne tel kryepeshkopin ti se ti vete skishe kohe , ishe I zene.Dy kunguj te pa pjekur ngelet ketu e 30 vite Ti me Liron< dhe skishte si te ishte ndryshe, se nga bangat e shkolles direct Moret postet me te rendesishem te drejtimit te vendit dhe qe te dy e ndritet..
Mero BaZE ,SI GJITHMONE madheshtor! Nje qepje te tille te editorialit,veshtire se mund ta realizoj nje gazetar shqiptar. Eshte dhe motra jote strumbullari i ngjarjes,dicka konkrete…e lajmeruar qysh kur hyri,stoike ne radhe me nje burre te semure,e pa bindur edhe nga thirrja JOTE PER TE MOS U KTHYER. kontributi i dy kryebashkiakeve dhe i FA me ne krye Olta Xhacken,marrveshje nga ana e qeverrise tone me qeverrine greke,duke ju lutur atyre te “thyenin rregullin”….dhe na dalin disa karafila dhe karagjoza,bejne te mencurin,bejne te mirin,kur vet ata kontributin e kane ZERO!!!! Turp Turp Turp. Keta karagjoza keshtu kane bere edhe per termetin,keshtu edhe per COVIDIN…keshtu cdo dite carje b….!
Shume respekt Mero. Si gjithnje i madh.
Majkos vetem Fatos Nano i hiqte breket nga koka
Here e gradonte e gjith kohen e poshtronte, njeriu me pa vlere i politikes partis socialiste, parazit qe kurre nuk shkelqeu mga nje sukses i njejt me lulzim bashen vetem se ky ska vrare njeres
Majko duhet ti drejtohet pensionit pa ja vendos kush gishtin
Majko??pordhac dhe fudull
Pyetni Luan Ramën për Pandushin, se ai ua tregon si vodhi këpucët e ushtrisë kur ishte ministër.
SA HUMAN ESHTE KY MEGAKROKODILI I KORRUPSIONIT !
Lot Krokodili nga ky Megakrokodil i korrupsionit shqiptar.
Biologet kane zbuluar kohet e fundit se lotet krokodilit ngjasojne plotesisht me lotet e njeriut.
Faktikisht, ashtu ka ndodhur.
Mero bravo te qofte, je shume i talentuar per tua cjerre masken hipokriteve
Mero je shume i talentuar per tu cjerre maskat atyre qe jane hipokrite. Ne rastin konkret ke stigmatizuar dy figura qe i kane sjelle e po i sjellin shume deme e te keqia ketij vendi. Do te beja nje diference midis dy figurave te urryera politike. Ilir Metes i buron e keqja nga nga shpirtligesia, hajdutlleku dhe makuteria, ndersa Pandit i rrjedh me shume nga budallalleku e naiviteti i tij.
Mero, dhjeté me yll. Asnje presje nuk i leviz shkrimit.
Z Mero ke te drejt , kjo eshte e vertete sepse une i kame ndjekur pasi do te udhetoja per ne RUMANI ME AEGJIANIN AVIONIN GREK NJE NATE NE Athine , po ne dt 01/08/20 , me lajmeruan pasi ma kishin anulluar njehere dhe per nderimin e dt une pagova edhe 140 eur sepse imshoq eshte shume semur dhe mua me duhej te nisesha me patjeter , Po cfare ndodhi u anullua edhe rruga ajrore me Shqiperine nga Tirane- Aathine-Tirane ,Me lajmeruane dhe une protestova sa ishte pa u bere ligj sepse nuk kishin te drejte, se covidin nuk e solla une , qe u penalizova dhe nuk mu kthyen leket edhe me gjobe sepse e kisha prere bileten ne Janar 20 , demin e shkaketuar fitimin e munguar edhe kur ligji thote qe kur eshte per fajin e kompanis ajrore 1-minut eshte 1500 euro atehere une jo vetem qe nuk duhej te jepja leke po te me paguanin une ju kerkova jo shtyrje , po o te nisesha ne dt 06/ 08/ 20 ose leket kesh ne dore dhe demin dhe fitimin qe nga janari ose do ti padisja te aurnautika e gjithe botes dhe per keqtrajtime si dhe shkelje te te drejtave si Shqipetare nga ana Greke e tje kjo i kaloj direkt kesaj kompanije menjehere kete dite e anulloi urdhrin e dhene per nderprerje pa afate te udhetimeve me aengjin, dhe u be udhetimi normal me te gjitha rregullat dhe greku edhe ne aeroport me respektoi nuk pata as nje problem , po edhe qeverija jone, ka faj sepse portate tona jane hapur kurse shtetet rreth nesh na i kane mbyllur gjerat jane reciproke po me le do te le jo ti te hysh dhe une e nemekembur te mos gezoj po keto te drejta , po a ka te drejte Meta jo se eshte Presidente dhe ne ate skandal edhe ai perfshihet, po edhe Majkua qe genjen hapur nuk i ka lezet se po te ishte kaq i mire Janullatos ishte hequr ligji i luftes dhe u ishin njohur te drejtat Camerve , ne nuk hame bare ,po buke si gjithe bota ndryshe duhet zgjidhur problemet ka ikur koha e diplomacis fallco qe me i forti fitone se me ka ne dore ne dreq europa dhe kush e ka bere europen, kur mua me mohoen te drejtat dhe tyj te lirohen , nuk ka reprocitet atehere si thua i dashur Mero cfare duhet bere ke pare sa te drejta ka minoriteti grek ne shqiperi kush, ka sa ata dhe nuk kenaqene po po kerkojne qe edhe Shqiperine ta quajne Greqi, si mendon ti qeverija prandaj eshte ti thote cdo gje eshte reciproke ma mbyll ta mbyll. nuk ka i pare dhe i varur sepse Shqiperia gezon prosprialitet qe nga koha e xhaxhit qe ju e quani diktator nje burre shteti qe kishte shtete dhe gezonte te drejtate ne bote si te tjeret nuk thoshin mender Shqiperi por zonja ALBANI , A KUPTONI SI JEMI KATANDISUR? KU KEMI QENE DHE KU JEMI ME KETA ZORE ZVARE QE PER CDO GJE CFARE THOTE BOTA , SA MIRE JU THA PER NDERIMIN E KODIT ZGJEDHOR QE JAME SHTET I PAVARUR DHE VENDOS UNE , PO KESHTU DUHET TE BEHET SEPSE NDRYSH QUHET NDERHYRJE NE PUNET E BRENDSHME DHE DUHEN SHPALLUR NONGRADA A E DI KETE ATEHERE ZBATOJE ,KY ESHTE DINJITETE DHE VLERE . TE RESPSKTOJ PO JEPU ATE QE MERITOJE TE GJITHE JO NJERIT PO DHE TJETRIT ME HATER .