Nga Mero Baze
Shqiptarët në Maqedoni kanë fituar një premtim për një kryeministër shqiptar, nëse krijohen kushtet në 100 ditët e fundit të mandatit, e cila duket se është një mënyrë për ta tejkaluar retorikën e fushatës zgjedhore të Ali Ahmetit. Por përtej kësaj shqiptarët kanë fituar pozita të forta politike duke marrë kryesimin e Kuvendit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe zëvendëskryeministrin e parë.
Politikani veteran i BDI Ali Ahmeti, arriti të lërë në minorancë rivalët e tjerë nacionalistë shqiptarë, duke rritur retorikën nacionaliste “për një kryeministër shqiptar” dhe duke i bërë ata fajtorë të përçarjes së faktorit shqiptar. Falë abstenimit të votuesve maqedonas dhe garës së fortë mes shqiptarëve, këta të fundit kanë arritur një rekord historik deputetësh dhe një rekord historik përfaqësimi në qeveri.
Por këto rekorde janë brenda statukuos së shqiptarëve në Maqedoni si pakicë e paintegruar, që nuk sjellin ndonjë frymë ndryshimi. Thjeshtë u kanë marrë më shumë pushtet palës maqedonase në emër të elektoratit shqiptar.
Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Maqedoni sot është mbi nivelin e asaj çfarë përfaqësojnë realisht qytetarët shqiptarë në Maqedoni.
Por ndryshimi nuk vjen nga avancimi i elitës politike në pushtet, por nga integrimi real i shqiptarëve në Maqedoni dhe avancimi i statusit të tyre, si qytetarë të dorës së dytë në qytetarë normalë të Maqedonisë.
Sot shqiptarët kanë maksimumin e fitoreve politike që ata mund të kenë për një kohë të gjatë në Maqedoni, pasi kanë kryeparlamentarin, kanë Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Financave dhe Zëvendëskryeministrin e parë, por qytetarët shqiptarë në Maqedoni janë sërisht më të varfër se ato maqedonas, më pak të integruar se ata në sistemin administratës të Maqedonisë, më pak të shkolluar, më pak të përfaqësuar në ushtri, polici dhe arsim, dhe pse të mos themi dhe më pak të prirur të integrohen si shtetas të Maqedonisë.
Kjo vjen nga fakti se në Maqedoni, gara për statusin e shqiptarëve është në nivel politik dhe jo në integrimin real të shqiptarëve.
Elitës politike shqiptare në Maqedoni, u intereson një geto shqiptarësh të cilët mund t’i gënjesh me retorikë patriotike, mund t’i mobilizosh duke u thënë se do kemi kryeministrin shqiptar, mund të iluzionosh me kandidaturë presidenti shqiptar, dhe në fund t’i përdorësh për të rritur kuotat në pushtetin politik të Maqedonisë, duke i shtyrë ata dhe më larg Maqedonisë.
Pra kemi një ecje në kah të kundërt të përfaqësimit politik të shqiptarëve, me kahjen e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Për t’u ngjitur lart dhe për të kapur pushtetin, elita politike shqiptare në Maqedoni, po e getoizon dhe më shumë elektoratin me retorikë patriotike, ndërsa vetë integrohet në poste të rëndësishme politike.
Kjo është arsyeja që ky nivel i lartë përfaqësimi politik nuk përbën ndryshim, por avancim politik brenda të njëjtës statukuo politike, ku votuesit shqiptarë duhen të jenë sa më shumë shqiptarë, që elita politike të jetë sa më shumë maqedonase.
Pra e thënë më thjeshtë, politikanëve shqiptarë po i intereson një geto shqiptare e paintegruar në shoqërinë maqedonase, votat e së cilës t’i përdorin për më shumë përfaqësim në pushtetin e Maqedonisë. Kjo gjë nuk e ndryshon Maqedoninë dhe as shqiptarët, por forcon ndarjet brenda saj.
Fushata për një kryeministër shqiptar e Ali Ahmetit apo fushata e Blerim Rekës për president shqiptar, janë ilustrimi më i mirë se votat e shqiptarëve merren duke u mbushur mendjen se duhet të jetojnë më vete maqedonasve.
Kjo ndan më shumë shqiptarët nga Maqedonia dhe afron më shumë politikanët shqiptarë me pushtetin e Maqedonisë. Ndaj nuk përbën ndryshim cilësor për statusin e shqiptarëve, por ndryshim sasior për pushtetin e politikanëve shqiptarë.
Ndryshimi do të fillojë kur shqiptarët të ta japin votën për bashkëjetesë me maqedonasit, kur të të votojnë se besojnë tek një shoqëri më e pasur, më e drejtë, më e barabartë nga pikëpamja etnike dhe më pak e korruptuar dhe jo tek një shoqëri e getoizuar, ku njëra palë flet në emër të shqiptarëve e tjetra në emër të maqedonasve, por meqë u duhet pushteti qendror, i bëjnë ndere njëri tjetrit, duke qenë tolerantë në kabinetin qeveritar.
Marrëveshja e sotme është historike pasi i bën shqiptarët të barabartë dhe të përfaqësuar denjësisht në pushtetin qendror të Maqedonisë, në atë shtet ku shqiptarët e thjeshtë edukohen të mos e duan por të bashkohen kundër maqedonasve, sa herë ka zgjedhje. Historike do të jetë realisht kur shqiptarët e thjeshtë të jenë po aq të barabartë me maqedonasit, sa janë bërë të barabartë me votat e tyre, politikanët shqiptarë me ata maqedonas sonte në mbrëmje.
??
Po o Mero jame dakorte me ty por Mos harro te thuathe se eshte dhe feja se shume shqiptare te maqodonise Jane ekstrimista dhe po ke ekstrimistet fanatik dhe praktikante i fese islame eshte shume e veshtire te jesh i zhvillume i kulurume e i arsimume Se pse qdo pushtuse e politikane e Ka perdore ket metode me shqiptaret hapu xhamija mbyllu shkollat
unvestetet teatra kinema prandaje ata ngelin qytetare te dores dyte por me thane te verteten as ne shqiptare ne trojet tjera nuk eshte se jemi shume me mire se ate ne maqodonise por shpresoj se nje dite do ndryshoje koj situate dhe ne shqiptare ku do do behim qytetare te dores pare si gjith evropa????
Prapambetja e shqiptareve te Maqedonise nuk eshte per shkak te fese dhe nuk shkon ajo se je musliman e je i prapambetur. Ne fakt sa me shume fetar te jesh aq me i prapamebetur je. Shih pak rreth e rotull botes e do shohesh. Me thuaj, sheh ndonje dallim mes Pakistanit dhe Bolivise. Tmerr te dyja. Njera zgjohet e bie ne gjume me Kuranin e tjetra sben gjume se qan statuaja e Krishtit prej druri.
Ne 30 vitet e fundit ishin po keto politikane shqiptare te Maqedonise qe shkateruan arsimin. Ne fakt puna e pare qe bene e shpartalluan arsimin. Nje pehlivan eshte rektor ne Universitetin e Tetoves, nje Akademik i quajtur “Korisa e trete”(se vodhi korsine e trete te rruges Tetove-Gostivar) eshte ne krye te UEJL Ska politikan apo zagar politik ne Maqedoni qe bashkeshorten nuk e ka punesuar si mesuase apo arsimtare edhe pse pa pergatitje e pa dije per nje pune te tille. Si rezultat, te diplomuart shqiptare nuk jane ne gjendje te lidhin dy fjali me kupim apo te lexojne nje roman.
Pasi mbaroi punë me “greqizimin” e shqiptarëve të shqipërisë , ymeri po kërkon “maqedonizimin” e shqiptarëve të maqedonisë.
Çfarë është integrimi? Thjesht tufëzim,turmë pa identitet kombëtar. Kështu i do ymeri,dhe jo vetëm,shqiptarët.
Që neser,pasnesër,këto turma të “integruara”,Të shndërrohen në sllavë,grekë,turq. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. Të mos këtë më shqiptarë dhe çëshje shqiptare në ballkan. Sepse po të ketë shqiptarë me identitet të fortë kombëtar, ata përbëjnë rrezik për shtetin artificial grek ku arvanitasit janë gjysma e popullsisë. Prandaj ymeri që siç duket ha paret e grekut,hidhet përpjetë,por me lezet,që të duket si parimor,se gjoja lufton për integrimin!
Po fshati që duket sdo kallzim thotë populli
Ja dhe m ose muti qe I djeg kamxhiku I meros.Nuk ka me te poshter se ju nacionalistet.
Ja dhe m ose muti qe I djeg kamxhiku I meros.Nuk ka me te poshter se ju nacionalistet.