Nga Mero Baze
Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri është varrosur pesë herë. Fillimisht në Stamboll, aty ku vdiq. Pastaj në 15 vjetorin e pavarësisë, mbreti Zog, që donte të linte një shenjë nga vlerat kombëtare të “Rilindjes”, mori eshtrat nga Stambolli dhe i varrosi në Tiranë.
Pastaj erdhën italianët. Edhe Jakomonit i duhej Naim Frashëri, dhe vendosi ta tejkaloj Zogun, duke i bërë atij një varr monumental në vitin 1940.
Pastaj erdhi Enver Hoxha. I duhej dhe atij madhështia e Naimit dhe e rivarrosi më 20 prill 1950, duke e hequr nga varri monumental që i bëri Jakomoni.
Pastaj erdhi 100 vjetori i Lidhjes së Prizrenit më 1978. U muarën nga Turqia eshtrat e Abdyl Frashërit. Me këtë rast Naimit të gjorë ja nxorrën sërisht eshtrat nga varri dhe e varrosën me Abdylin tek Kodrat e Liqenit.
Për këtë ka një poezi të mrekullueshme antologjike, poeti ynë më i mirë i ditëve të sotme, Petrit Rukaj.
Sa herë që është varrosur, aq herë është dekoruar me gjithë dekortat e larta të shtetit shqiptar. Asnjëherë nuk i janë dashur Naimit, por udhëheqësve shqiptarë që e varrosnin e zhvarrosnin, duke mos e lënë rehat as nën dhe, Zogut, Jakomonit, Enver Hoxhës.
Sot dëgjova që Ilir Meta ka shkuar në Frashër ta dekorojë përsëri. Kjo dalldia e tij rrugëve të Shqipërisë për të hedhur dekorata mbi varre heronjsh e martirësh, si një bashibozuk, pa respektuar as protokoll, as historinë e tyre, dhe mbi të gjitha, pa ditur asgjë për historinë e tyre, është një përdhunim tipik i historisë nga një politikan që mendon se mund të përdorë historinë për kredon e tij politike.
Selam Musai u vlerësua në qershor të këtij viti, kur kishte dhe përvjetorin e tij, ju bë monument në Tiranë, dhe shtëpi muze në Salari, por Ilir Meta zgjedh të shkojë një muaj më pas, tek një qoshe rruge në Tepelenë, për t’i dhënë dekoratë atij që nuk më nevojë për asgjë, sidomos për dekoratën e Ilir Metës.
Pastaj meqë i bie rruga ndalon në Derviçian, merr Vangjel Tavon dhe ndan dhe aty disa dekorata për tre fshatarë të Derviçianit, që janë njerëz të njohur të pakicës greke aty, kryesisht sportistë.
Sot ngrihet e ikën në Frashër t’i prishë gjakun për herë të gjashtë Naim Frashërit, me shpresë se dhe kjo do të ndihmojë imazhin e tij.
Nesër shpresoj të mos shkojë në Tomorr dhe të dekorojë Abaz Aliun, se ndoshta e di betejën e Qerbelasë në Tomorr, meqë e ka shkruar Naim Frashëri.
E di që nuk ka kush ta ndalë dhe as ta ndëshkojë për këtë që bën. Të vdekurit janë të pafuqishëm të mbrojnë veten prej tij.
Dekorimi i gjashtë i Naim Frashërit prej tij, e bën komike historinë e një prej rrënjëve, prej të cilës mbiu kombi shqiptar. Më dëm se kaq Naimit nuk i ka bërë as Turqia, as Zogu, as Jakomoni, as Enver Hoxha, që i lëviznin vazhdimisht varrin. Sonte ai me siguri lëviz vetë në varr.
Sa njeri i respektushem qe eshte… ka lezet. Thone qe se shpejti do te dekoroje edhe ata tre fshataret e Krrabes qe u denuan per ate betejen heroike te floririt
Mero
Je fantastik. Uroj sinqerisht te jetosh e te shkruash gjate. Uroj gjithashtu qe te jetosh me gjate se presidenti yne çvidhosur se ndryshe , po vdiqe me pare … edhe ty do te dekoroje. E ç’do ti kushtoje ?!
Po sic e ka nisur ky legen qesharak nuk gjej fjale per te krahasuar kete lolo po lolo ama ….nuk gjen nje pacavure te till ne ruzull as ka patur as do ket….do na dekoroj te gjthve …se ska ct bej tjeter si shkon firma. …celsat e kashtes ka….
BOLL I NDYVE ME DEKORATAT E TUA TË FLLIQURA KORFEJTË E KOMBIT SHQIPTAR O ILIR META.
NDËRPREJE MARRËZINË TËNDE POLITIKE PËR TË MBULUAR PISLLËQET DHE HAJDUTLLËQET QË NUK I MBULON DOT!
Po mire e ke ti,po me ke flet
Mero je i madh! Do dëshiroja që Tema për çdo veprim të presidentit të kishte karikaturë ku të shkruaj gjeni dixhiturën.
Ha ha,koment i bukur i Peros,rrofsh o Mero na ndricon mbremjet me shkrimet e tua.
Se shpejti pritet te dekoroje dhembecakallen e lsi-se se ia merr me embelsi e butesi ne goje.
E diskretitoi indtitucionin e Presidences.
Sjellje prej lloloje e Likes.
O Mero, ta kam kerkuar disa here te lutem bej nje sondazh ne gazete ,kush eshte familja me e urryer ne Shqiperi….qe ta marrin vesh dhe ata qe nuk e dine.
Vjedhesi i kombit shqiptar, dekoron krijuesit e kombit shqiptar… Ku kemi perfunduar… Ta dinte Naimi i madh se do vinte kjo dite, do rrinte ne turqi si emigrant e nuk do kishte nxjerre ze…
Respekte pet ju i nderuar gazetar!
Ilir banditi mezi po pret tetorin te dekoroje sivellane e tij kriminelin Sali Beridha me rastin e 76 vjetorit te lindjes.
Duke pare marezite e injorantit Meta, thenja lapidar e Rames qe Bujar Nishani na duket si Xhefersoni, eshte e papare !
President pa presidence! Rri rrugeve duke bere lloj lloj gomarlleqesh. TB veneciani nga Dardha (fshatar i shkolluar) ne fakt eshte drejtues real i presidences! Mjere ky vend!
” Do ngrihen kembet ti bien kokes! thoshte Shefqet Musaraj!
Epo kèshtu e pati kjo punè o Ymer. Nè kètè vènd rrumpallè, ku si “gazetarè tè pavarur” deklarohen njerèz si zotrote, paguajnè gjithmonè tè vdekurit.
Ky qè shpèrndan teneqe nèpèr varre sot, bèn vetèm teveqelin. Tè tjerèt, me ju si “prijès mediatik” , kini nxjerrè edhe eshtrat nga varri pèr tia hedhur Janullès para kèmbève. I duheshin mjekèrrcjapit, pèr tè gjetur Greqi nè Shqipèri, ndèrsa juve u duheshin kacidhet qè u hidhnin si palaço cirku.
Kur nè vènd tè shtetit, kemi drogaxhinjtè dhe nè vènd tè shtypit tè lirè, dallkaukèrinè, atèherè varri i Naimit, do ketè edhe vizitorè tè tillè.
Nuk flet aq shumè pèr Naimin kjo gjè sesa pèr nekrofilinè e fshatarève tè babèzitur qè zbritèn nè Tiranè.
Ngaqè janè tè babèzitur, nuk njohin kufij. Pèr 2 kacidhe mè shumè, kèrcejnè edhe mbi varre.
Rama ka nje tjeter te bukur per Moniken : – eshte si kapak pa tenxhere; ne fakt tenxherja eshte Meta, Monika eshte kapaku, por njeri andej dhe tjetri ketej;
Haha. E nderoi Naim Frasherin me ‘medalien Naim Frasheri’
Flori Meta dje shkoi ne Frasher per te dekoruar guret e themelit te memedheut,atyere qe e shpetuan kombin nga asimilimi.
Vajti po me ke vajti ne Frasher?
U shqerua nga sahanlepiresit e LSI,nga Elti hajduti me shoke,nga Koci Bozili ,shembelltyra e njeriut me lapanjoz,e fshatarit injorant qe lepin cdo bythe qe i del perpara etje etj lsi ste qe sot Rilindja i mban prane e u thur ditirambe.Para ca javesh edhe vete Rama i kishte derguar Eltit ne Grabove sejemet e tij per ti propoganduar parate e vjedhura kur ishte drejtor i spitalit ne Permet dhe parate e bera rrush e kumbulla.Tani po investon dhe duke u mbeshtetur nga AZHBR ja e famshme.Ja kete duhet te hetoje SPAK se si pastrohen parate.
Shoqerohej dhe nga 10-15 perfaqesuesit e Lulushit ,se helbete i duhen per te mbledhur vota e per aleanca te ndyra.Turp ,me turp nuk ka ku vete,asnje banor nga Dangellia nuk kishte pranuar te vinte te priste President derzine.
Me turperuesja ishte pjesemarja ne dreken e shtruar ku sipas protokollit predidencial duhet te merrnin pjese dhe anetaret e LSI se me Eltin e Kocin ne krye.
Duhet te lepiheshin cdo kocke se ashtu e ndiente veten te lumtur Likja
Oh zot sa poshte bie njetiu si katandiset derziu si mos me keq
Mero me duket se presidential yne ka lumtur menc…ka nje nen ne kushtetute qe kur presidenti eshte I pa afte menderisht shkon me pushime ne vilat e ELBASANIT….
President oturak ku shurron monika
Eshte ofendim shum I madh per ato figura qe te dekorohen Nga Ilir Meta.Ata do te ndheshin shum te foyer Po ta dinin se kush eshte Ky qe I dekorn:Hajduti me I ndyre qe nuk ka pare kur histora.Kur I dekoron nje monster si Iliri Ata ndjehen keq edhe ne varr.
Ti ilir me jep nder
me jep emrin shqipetar
Zemren ti ma gatove
Plot me deshire e zjarr.hahaha