Nga Baton Haxhiu
E tepërt. Dhe, e pavend. Kështu mund të duket në shikim të parë videoja përmes së cilës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep mbështetje Milo Gjukanoviqit, përkatësisht Socialdemokratëve të tij, para zgjedhjeve të 30 gushtit në Mal të Zi.
Por, kur shikon historinë e këtij njeriu përmes së cilit shpesh përvijohet edhe ajo e vendit të tij, të tepërta dhe të pavenda janë vetëm komentet që e cilësojnë si të tillë.
Historia e suksesit të Milo Gjukanoviqit është historia e suksesit të Malit të Zi. Prandaj, kur Edi Rama prek të kaluarën dhe flet për të ardhmen e këtij shteti, duke i dhënë përkrahjen dhe kërkuar mbështetjen me votë të Milos, ai nuk bën veçse një thirrje për t’i ruajtuar ato të arritura dhe ndërtuar mbi to të ardhmen.
Thirrja e Edi Ramës është thirrje për kujdes, që të mos ndodhë që fituesit e zgjedhjeve ta kthejnë historinë e Ballkanit aty ka qenë më 2004. Po si duket perkrahja e Edi Rames per Milon, dhe pse mediat serbe e citojnë; “Faleminderit Milo që ekziston”, dhe e vendosin në titull në mënyre selektive, tregon për peshen e deklaratës së Ramës drejtuar kreut te shtetit të Malit te zi.
Historia e shekullit të XX-të dhe veçanërisht dekadave të tij të fundit e tregojnë më së miri këtë gjë. Popujt e Ballkanit duket sikur akoma vuajnë nga kompleksi i të qenit “i vetmi”. I vetmi në gjithçka, gjithmonë dhe përgjithmonë. Ndërkaq, janë të gjithë bashkë.
Historia e shpërbërjes së Jugosllavisë është testament i kësaj të vërtete. Pasi më 1991 Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën nga shteti jugosllav, Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Dhe, për pasojë shpërtheu lufta. Një nga një dhe shpesh duke ndihmuar njëri-tjetrin, sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, shqiptarët dhe në fund malazezët shpallën shtetet e tyre të pavarura. Prishja e Jugosllavisë kishte nisur dhe përfunduar me Malin e Zi.
Por, me shpalljen e pavarësisë nga Mali i Zi nuk përfunduan edhe tendencat e ndikimit të Serbisë dhe Rusisë në çështjet e brendshme të Malit të Zi. Në tetor të vitit 2016 ato kulmuan me tentim për grusht shteti. Caku i këtij puçi të mbetur në tentativë ishte kryeministri i atëhershëm, tash president i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Dhe, qëllimi dukej të ishte parandalimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Për fat të mirë të malazezëve dhe të të gjithë ballkanasve, e në veçanti të shqiptarëve, puçi u parandalua dhe puçistët u çuan prapa grilave. Idetë dhe idealet e NATO-s dhe Europës së madhe u testuan dhe mbrojtën në shtetin e vogël të Malit të Zi.
Në raport me shqiptarët, Mali i Zi ka qenë po ashtu partner dhe shtet mik. Pas Shqipërisë, është shteti fqinj që më herët se të gjithë të tjerët e ka njohur Kosovën shtet. Dhe, të mos harrojmë, këtë e ka bërë vetëm dy vjet pasi ka shpallur vet pavarësinë nga Serbia.
Edhe në rastin e demarkacionit të kufirit, gogolit që u shpik për agjenda të brendshme, por që prishi e rrezikoi seriozisht agjenda të jashtme, Mali i Zi u tregua i matur. Përtej marrëveshjes që ishte nënshkruar për demarkim të vijës kufitare tre vjet më parë, presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi më 2018 patën arritur një aneks marrëveshje, me të cilën krijohej hapësirë për adresimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale nga marrëveshja e vitit 2015.
Mali i Zi është fqinj gjeografik i pashmangshëm i shqiptarëve. Por, këto dhe të tjera momente historike tregojnë se më tepër se kaq: është mik i çmuar. Për Kosovën dhe për Shqipërinë. Duke qenë fqinj gjeografikë të pashmangshëm edhe fatet e shqiptarëve dhe malazezëve, sikur edhe të ballkanasve tjerë, në një mënyrë a një tjetër, janë të lidhura pazgjidhshëm. E ardhmja dhe siguria e shqiptarëve, malazezëve, fqinjëve tjerë dhe krejt europianëve është e ndërlidhur.
Prandaj, nuk është as i pavend, as i papërshtatshëm dhe as i panevojshëm pozicionimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama karshi zgjedhjeve në Mal të Zi, për aq sa nuk ishte as i pavend, as i papërshtatshëm, as i panevojshëm pozicionimi i Presidentit Barack Obama për referendumin e BREXIT në Britani. Problemet që ka pjellë ai rezultat, janë tregues i vërtetësisë së pozicionimit të Obamës.
Thirrja e Edi Ramës për ta mbështetur Partinë Socialdemokrate të Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet e 30 gushtit është thirrje për ta ruajtur Malin e Zi dhe idenë e përbashkësisë brenda tij. Partia e Milo Gjukanoviq do të fitojë sipas të gjitha gjasave. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave opozita e atjeshme nuk do ta njeh rezultatin e zgjedhjeve me synim shtyerjen e vendit drejt trazirave politike.
Në këtë ndërmarrje Kisha Ortodokse Serbe pritet të luaj një rol qëndrorë. Me fjalë tjera, Kisha Ortodokse pas zgjedhjeve do të shndërrohet gradualisht nga një institucion religjioz në një institucion opozitar politik. Prandaj, sfida kryesore e Gjukanoviqit nuk është vetëm fitorja e këtyre zgjedhjeve por edhe ruajtja e stabilitetit të brendshëm pas tyre. Malin e Zi, pra, e pret një episodë dramatik politik ku do thyhen shtizat e interesave të ndryshme të vendeve në rajon, për të mos thënë mes Lindjes e Perendimit në përgjithësi. Në këtë kuptim, mbështetja e Edi Ramës për Gjukanoviqin është largpamëse, parimore dhe e drejtë. Sepse ne Mal te zi ruhet paqja e Ballkanit.
BRAVO BATON I SAKTE. GAZETARI ME FAKTE ME KEMBE NE TOKE
Gazetari me faite?!?!?!
« Prishja e Jugosllavisë kishte nisur dhe përfunduar me Malin e Zi. »
Futja pordhes. Shperberja e Republikes se Sllaveve te Jugut nisi dhe bitisi ne Kosove.
Mali i zi perbehet nga Kroate dhe Shqiptare, nje pjese e te cileve jane asimiluar Serbe.
Rama bravo per xhestin properendimor të mbeshtetjes pa rezerva te krahut proevropian dhe jo te atij proPutin. Batoni sdi se çflet…
E vertet ajo qka po thu per prishjen e Jugosllavis shoq! Ka fillu n’Kosov me grev nga ana e minatorve t’trepces dhe perfundoj me ngritjen e UCK’s.
Si kryesues i OSBEse, Rames nuk i takon te pozicionet me palet ne zgjedhjet e Malit te Zi, pamvaresisht se ne fakt ai ka te drejte per cfare flet.
Shkrim sa për të plotësuar numërin. Disa furça për Ramën dhe asgjë tjetêr. Gjëra të njohura dhe pa ndonjë interes të veçantë.
katarakti – shko bej operacion syte … do shohesh me qarte pastaj .
Ruhet gopi i sateme qe policet e milos kan arritur Deri aty sa arrestojne shqiptaret vetem se mbajne flamur shqiptar ne dore.
A te duket largpamese kjo ty?
Shqiptaret te behen bashke dhe ne fund me Votat e tyre vendosin ke do mbajne milot e sateme apo Kishen e serbise
Shqiptaret duhet te vendosin te behen minjte e monte negrove apo luanet e shqiperise!
Behuni bashke, vendosni bashke!
Sakte!
Ore po nuk do saliu dhe opzita né shqipéri ! Po u “digjet” barku pêr shqiptarét ! Bêjnê sikur se kuptojnë rēndësinë e kêtyre zgjedhjeve dhe se sa vleré ka vota shqiptare pêr malin e zi pro perndimor dhe rajonin ! Janê vënë nê krah të rusit qé tê sjellin partinê nacionaliste dhe kishên serbe në pushtet ! Rusi si duket grushtin e shtetit késaj radhe po e realizon me ndimên e agjentit serb salo berishês !.
Haxhiu te dija si nje gazetar te ekuilibruar,ndryshe nga te tjeret,por te mbrosh Gjukanovicin,nje dinosaur prej dekadash i megakorrupsionit,qe i ka shpetuar situatave te ndeshkimit te merituar,duke bere nje gjeopolitike sic e kerkonin fuqit e medha.
Me llojin Gjukanovic,demokracia eshte ne antipod ekstrem.
Dhe Batua e di dhe me mire se mua kete,por sic po duket qe dhe ai di ta kerceje vallen e llojit gjukanovic.
Ne fakt videomesazhi dhe shkrimi yt tregojne vetem paaftesi dhe inferioritet.
Si qenka kaq i rendesishem nje vend si mali i zi me nje popullsi prej 622 mijë banoresh.
Nje vend qe të vetmen menyrë jetese ka 3 muaj turizem.
As industri e as bujqesi.
Kjo tregon nivelin e ulët te nje politikani dhe njekohesisht lepirjen e nje pseudo gazetari.
Ju shkoj jeta duke u lepire mor te mjerë.
As edi s’ka lidhje me politiken.
As ti nuk ke lidhje me gazetarine.
Te vetmen gjë qe dini te beni te dy eshte vjedhja.
Petrit imagjino qe Mali i Zi te behet pro-Rus dhe te kesh bazat ushtarake ruse siper kokes.Pse jeni kaq te pazhvilluar nga llogjika.Keto jane gjerat me elementare per tu kuptuar.
Petritit i duhet truri qé té keté imaginaté, gjé qé si duket I mungon.
Nderro emrin Petrit … nuk e meriton !!!!!
shum dakort me ju Z. Baton, vecse duhet shtuar se te drejtat e shqiptareve ne mal te zi jane te neperkembura. Te marresh gjobe 500Euro pse ngre flamurin kombetare ne 28 nentor (festa jone kombetare) kjo ndodh ne mal te zi ne shekullin 21
O Baton! Faleminderit që ekziston! Ti je frymëzim për të gjithë ata që nuk ia kanë dalë akoma të kenë sukses në jetë! Pra, kur mendon që ia dole mbanë edhe ti të bëhesh i njohur e të japësh mend, mos ngeltë njeri! 100 herë më mirë të dëgjosh sofizmat servile të Muç Nanos për Ramën, se të dëgjosh komentet e tua pa përmajtje si antikorpe që dalin nga ligjërata jote e “ndriçuar” kur të tjerë “sulmojnë” Ramën për budallëkun e radhës, komente që madje shpeshherë duan përkthyes shqip-shqip për t’i kuptuar, se nuk merresh vesh se ku do të dalësh me atë që thua.
Batonovic, ende me idene e te keqes me te vogel? Nuk po e shikoni cka sjell kjo ide? Sjell irritim dhe irracionalitet te njerezit. Votojne diktatore thjesht nga inati. Pavaresisht kesaj, Rama i ka prish pune Gjokes me ate video sepse do bashkohen banoret e Malit te Zi rreth ortodoksizmit. Keta jane fqinjet tane, bizantine fetare nga greqia deri ne serbi ?Jane shume larg shteteve laike demokratike = evropiane. Keshtuqe ne te semes te shkojne fyrom, muti i zi, serbia dhe greqia.
Jane 3-4 gazetare te Kosoves midis tyre dhe Baton Haxhiu qe ka kohe qe i kam abandonuar.
.
Por me thene te drejten ky shkrim eshte i ekulibruar dhe me nota realiste.
Bravo Baton edhe pse te njoh si kundershtar..
me vjen keq per ca komentues me siper qe duken me sy te lire qe jane rezerviste te Shqupit Serberishes..
.
Ju kujtohet Bullatatovici dhe nafta e Millosheviqit ? o shqup-taret e Lulit te dosjes shtepise verdhe …per llogari te serbise
Duket se Batoni lodhet per te mbrojtur vetveten me kete shkrim. Stabiliteti i cdo vend nuk duhet te mbeshtetet thjeshte tek nje individ. Rritja e perfaqesimit politike te shqiptareve synon dy fitore.
E para shqiptaret fitojne mundesi reale me te medha per te rritur, zgjeruar dhe garantuar te drejtat e tyre kulturore, etnike, ekonomike e politike.
E dyta duke u rritur shqiptaret mbeshtetet me mire stabiliteti i MZ dhe zhvillimet pozitive ne rajon.
Rama nuk mund te flas si lider i te majtes nga zyra e kryeminsitit.
Ndersa mandati si kryetar i rradhes se OSBE qe i takoj Shqiperise jo thjeshte Rames, e ate ndalon te jete mbeshtetes partizan per individe apo partie te ndryshme ne cdo vend anetare te OSBE-se.
Pa dija dhe pa pergjeshmeria e cdo qeveritari kur bashkohen bashke e demtojne shume rende kredibilitetin e tyre publik.
Cdo lodhje per te perliigjur gabimet e perseritshme te Rames ne diplomaci eshte thjeshte nje sherbim i parapaguar, pavaresisht nga forma konkrete e parapageses.
Dite te mbare!
Arbeni
Tash Haxhi Stanishiqi po merret me “sfidat e mileniumit” ? ? ?
Baton nuk te lexova hic se ngado ta vertitesh njesoj ngelesh I shitur. Po Fevzon se kuptoj xhanem ! Cfare ju lidh!?
Me nje fjale shoku Baton na thote qe ,vetem Milua e mbaka kete punen e fwinjesise se mire,po iku Milua shkojne te gjitha punet per lesh. Ik O baton bej shurren se na ke care trapin me filozofite e tua ,te cilat i kthen ne perfitime monetare. Aman pash zotin se na je bere nona e llogjikes ballkanike e boterore.