Nga Mero Baze
Deri tani ka dy kundërshtarë seriozë të negocimit të krizës së Bjellorusisë nga kryesia shqiptare e OSBE. I pari dhe më i vendosuri është Lukashenko. Ai në fakt, njësoj do ta kishte dhe po të ishte Franca apo Italia. Por i ka ndodhur Edi Rama ministër i Jashtëm i vendit që kryeson OSBE-në, dhe e ka me atë.
Të dytët pas Lukashenkos jane kritikët e Edi Ramës në Tiranë. Argumentet e këtyre janë se Edi Rama është si Lukashenko dhe nuk mund ta zgjidhë krizën.
Tani ky debati për Bjellorusinë në Tiranë është pak delirant dhe i mbivlerësuar, pasi ne nuk jemi aty të zgjedhur për cilësitë tona, por si kryesues të OSBE. Pra arritja jonë reale është që u kemi mbushur mendjen gjithë vendeve të OSBE-së, të na japin konsesusin të drejtojmë një vit OSBE-në.
Falë kësaj arritje do merremi gjatë gjithë këtij viti me çdo lloj krize që është në fokusin e OSBE-së, përfshi dhe këtë të Lukashenkos. Dhe në këtë pikë, Lukashenko është i qartë. Ai nuk e ka personale me Edi Ramën, por me OSBE-në.
Kritikët e Edi Ramës në Tiranë e kanë personale. Ata që kundërshtojnë negociatat e Edi Ramës si kryesues i OSBE-së, nëse kanë ndonjë gjë kundër, duhet të protestonin dhe ta vazhdojnë të protestojnë kundër udhëheqjes së OSBE-së nga Shqipëria, pasi ajo është meritë e Edi Ramës dhe diplomacisë shqiptare, jo ndërmjetësimi i krizave. Ndërmjetësimi i krizave është detyrë që buron nga kryesimi i OSBE-së.
Nga ana tjetër, argumenti i tyre se Edi Rama është si Lukashenko, ndaj nuk mund ta zgjidhë krizën, do të kishte kuptim sikur Lukashenko ta kishte pranuar Edi Ramën si ndërmjetës dhe ky i fundit të ishte në anën e tij, kundër Perëndimit.
Aq më shumë, nëse Edi Rama do të ishte si Lukashenko, ai nuk kishte nevojë për OSBE-në, se e kishte thirrur vetë si ndërmjetësues.
Problemi është se Luakshenko dhe kritikët e Edi Ramës në Tiranë janë bashkë në të njëjtën gjatësi vale, pasi të dy palët refuzojnë ndërmjetësimin e krizës nga Edi Rama, edhe pse ky është një vendim i gjithë vendeve të OSBE-së.
Pra në një qëndrim janë vetëm Lukashenko dhe opozitarët e Tiranës, dhe përballë tyre Edi Rama me vendet e OSBE-së.
Deri tani kjo është dhe e vetmja aleancë e Lukashenkos në Europë, i vetmi qëndrim i përbashkët i tij me ndonjë racë politikanësh europianë.
Edhe rusët që i ka aleatë, janë më pro negociatave me Edi Ramën, se këta të Tiranës.
Dhe nuk është aq rastësi. Në vitin 1996, kur Sali Berisha, pas masakrës së 26 majit, zboi OSBE-në nga Shqipëria, dhe zhvilloi zgjedhjet lokale të tetorit pa vëzhgues të OSBE-së, është cilësuar në shtypin e Perëndimit si “Salishenko”.
Ai më 1996 dy herë dhe Ilir Meta më 2001, janë dy udhëheqësit politik të Shqipërisë që kanë dhunuar zgjedhjet në mënyrë flagrante. Dhe ata e dinë sikletin e të negociuarit pasi vjedh votat.
Në këtë prizëm ka kuptim që të kenë të njëjtin qëndrim me Lukashenkon ndaj negociatorit Edi Rama. Për më tepër që të dy së bashku, ja kanë vjedhur dhe negociatorit Edi Rama mandatin më 2011.
LULI-SHENKOT E TIRANËS NUK KANË VIZION .
AQË KANË.JANË TË MANGËT , FAJI I ZOTIT.
NDËRSA BERISHA -SHENKOT E TIRANËS, KANË TË TJERA HALLE. KANË HALL KOKE MERO !!!!
BURGU VËRTET ËSHTË PËR BURRA, POR KËTA BURRACËR MBUSHIN BREKËT NGA FRIKA.
TRIM, VETËM NJONI ËSHTË. AI I THOTË BURGUT HAPU, SAPO TI MBAROJË MANDATI .??
Hahaha kjo e fundit e bukur fare.ja kane vjedh votat edhe negociatorit ne2011.une propozoj salihun per negociator se eshte shume i ndershem me liken si ndihmes.hahaha
Fiks fare
Fjalim e fundit. Pikerisht e fundit eshte brilante ????
Si gjithmonë analizë e përkryer, me Sali bajgën dhe Like talebanin këto gjëra priten.
Që Lukashenko është diktator ,kjo nuk do as mënd as kalem se këtë po e thotë mbarë bota demokratike,por në gjukimin shqiptar,duhet theksuar se diktatori Lukashenko,kurrësesi nuk mund të krahasohet me diktatorin Sali Berisha të cilin për bëmat dhë gjëmat etij ndaj popullit shqiptar do t’a kish zili jo vetëm Lukashenko por dhe sllobodani bashkë me harkanin e Sërbisë,po të ishin gjallë prandaj dhe janë rreshtuar në krahun e lukashekos ,dhe kunder BE e ShBA.
Rusia do ta terheqi zvarre deri ne piken e moskthimit dhe do te kemi nje skenar B te Krimese. Rusia me kete qendrim degradon nje dinosaur komunist si Lukashenka, demonstron pafuqine reale te botes demokratike dhe ne castin e duhur eshte nje hap perpara gjumasheve te Brukselit.Ky eshte hapi pas se cilit askush nuk do te mund te ushtroje presion mbi Vladimir Vladimirovic Berian.Polonia do te gjendet ne poziten e 1939,Ukraina e rethuar nga tre drejt one dhe tre shtet e vogla te Baltikun teorikisht peng dhe praktikisht njejte si ne 1941. Rusia para se te dergoj tanket po ben nje fushate dezinformacioni dhe mbi te gjitha shkurajuese.Qellimi eshte terheqja zvarre dhe degradimi i figures se Perendimit dhe i OSBE dhe NATOs.Pjese e kesaj lufte speciale eshte altivizimi thuajse me suste i dy figurave te perdorura edhe ne raste te tjera si binomi Pollo Shehu.Qellimii nuk eshte Rama porebesueshmeria e OSBE dhe ku ka me mire se kur sulmi vjen nga vendi qe ka kryesimin e saj.komunistet veprojne si te jene prodhuar ne deri, shikoni logjiken perverse te Lubonjes dhe ajo do te jete manifesto e Lukashenkas ne ditet qe vijojne kure pollo te shruaje te perktyer ne shqip memot e RT
O Yyyymer, mire e ke argumentin e artikullit. Jane te verteta ato qe thua per Saliun dhe Ilirin, po pse nuk e thua dot (nuk ta shkruan pena) edhe hajdutllekun e Edit.
Megjithese varet se si e lexon artikullin, se po ta lexosh pa syze del qe te tre jane identik njesoj, vetem se ky i sotmi e ka hajdutllekun me çizme dhe taze.
Lutu zotit qe mos ta lexoje artikullin ai i gjati , se te beri synet rrogen.
Koment proteste kunder zotit Mero Baze!
I nderuar bashk-patriot ke qene dikur nje analist qe “bota te kishte zili” por je nikolle-lesi-zuar fare.
*
.Lu kashenko eshte nje qen I ngordhur por duke qene pararoja e Putinit perballe USA-BE keto te fundit do te mjaftohen vetem me protesta televizive( lehje) ashtu si bene ne Hungari 1956 apo Cekosllovaki 1968.me protesta radiofonike
**
Keta “miqte” e diktatorit Bjellorus pra opozitaret Berishenko dhe Lulbashenko per fatin tone te zi kane dhe miqte “Made in Granoff” ne Amerike dhe Europe.
***
Te kujtoj I nderuar Mero artikullin tuaj me te mire dhe ndoshta me te mirin ne shtypin shqiptar me titull;
“Granoff, i fundmi i Berishës në Uashington! – Gazeta Tema..16 Shkurt 2016”
ku mjeshterisht ju argumentonit se Berishenko & Lulbashenko ka mbeshtetje “unlimited” ne Amerike
por dhe ne Europe edhe kur kane kryer krime fashiste..
E PERSERIS FASHISTE…para se ciles Lukashenko duket ENGJELL
****
Marrim vetem dy raste ne raportin midis Berishenkos dhe Heroit prej silikoni osbe-isti Rama.
.
1;
Eshte rasti I vetem ne bote qe nje K/M si Rama eshte rrahur barbarisht me leva hekuri ne menyre fashistoide
nga Grupi paramilitary Qiftelia ( Sh.Sh. )ne 1997 dhe Euro-amerika mbylli sqepin jo vetem per Ramen
por dhe gjakosjen naziskine te Opozites.
.
2
kur ne studion e Sokol Balles ne 6 mars 2018 Berishenko pa ju dridhur qerpiku nga Granoffet Arvizute & Lute & Spak-erit deklaron se…. Do vrisja Ramen me doren time sipas Kanunit L.D si ato 4 kokpalaret..biles dhe perfaqsuesin e Obames qe “mu lut ate dite” e detyrova te ikte si pule e lagur
Ne vend te mbylljes:
.Rama le te shkoje ne Minsk me ate suedezen por vetem do mjaullije ne interest e ketyre miqve nderkombetare
te cilet ne menyre kozmike kane abuzuar me shqiptaret duke toleruar me monarko-fashistin Berishenko
para te cilit ky Sandri I Bjellorusise eshte engjell..
Aresyetim dhe logjike e pakundershtueshme!
Problemi eshte se Lulo-Lukashenkove ne Tirane nuk umungon nje derrase,por u mungon nje metro kub. Dhe te parit qe i jane kalbur derrasat eshte presidenti i vendit tim,Shqiperise.
20:00
KF Tirana (Alb) 17.00 5.50 1.20 FK Crvena zvezda (Srb)
kush po luani reali?
Mero mer masa të lutem!
–