Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën

1 Shtator 2020, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edi Rama ka pasur dëshirë të bëjë surpriza me zgjedhjet e tij. Në një farë mënyre ja ka dalë të çudisë së paku 24 orë gjithë Shqipërinë, kur ka emëruar ministra surprizë, që askush nuk vinte bast se ekzistonin, apo të tjerë që për disa ditë rresht shtypi u ngatërronte emrin.

E ka pasur luksin për ta bërë këtë, duke qenë i bindur se po promovonte njerëz që do ktheheshin në pasuri politike.

Ka pasur po ashtu luksin, ta bënte këtë në një sistem elektoral, ku fuqia e partisë dhe logua e saj, të bënte automatikisht deputet, nëse renditeshe në vendet e sigurta.

Pra Edi Rama ka qenë në të drejtën e tij, ta harxhonte si të donte fuqinë e tij politike, pasi votat në fund të fundit janë fituar në emër të tij.

Beteja për mandatin e tij të tretë, bëhet në kushte të ndryshme nga dy betejat e para. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve me lista të hapura dhe me koalicione me lista të përbashkëta.

Ky është një zhvillim që i hedh poshtë gjithë investimet e derisotme politike të Edi Ramës dhe eksperimentet e tij shpesh sociale, për të prodhuar politikanë në inkubator, si lexues deklaratash.

Në këto zgjedhje kanë rëndësi figurat politike popullore, brenda dhe jashtë PS-së, liderë me mbështetje lokale dhe figura publike të marra nga shoqëria civile, që kanë emër të mirë në publik.

Të treja këto kategori janë në drejtim të kithët me përpjekjet, jo dhe aq të suksesshme të Edi Ramës, për të promovuar teknicienë, që sipas tij do bëheshin politikanë të mirë. Në disa raste nuk janë bërë as teknicienë të mirë, por më e keqja është se nuk janë bërë politikanë të mirë.

Po ashtu disa promovime të mëhershme të tij, kanë bezdi nga zona e tyre elektorale, dhe presin ta ndërrojnë atë në çdo palë zgjedhje.

Por dhe nëse ja quajmë pozitiv atë bilanc Edi Ramës, ai nuk vlen më me sistemin e ri.

Drejt zgjedhjeve të vitit 2021, atij i duhet të shkojë jo aq me investimet e tij të dështuara politike, por me një ekip të testuar mirë, që mbledh vota.

Deri më sot votat ishin meritë e Edi Ramës, pasi sistemi të impononte, ose me atë, ose kundër tij. Tani sistemi është më i hapur, më fleksibël, dhe energjitë që prodhon lista lokale, shpeshherë mund të vënë përpara fuqinë e emrit të Edi Ramës.

Ndaj e ka kot që u thotë atyre asambleistëve, që sot shtrohet pyetja “çdo bëni ju për Partinë Socialiste”? Ata mund të bëjnë çfarë të dojë Edi Rama për Partinë Socialiste, por në qoftë se nuk janë bërë deri tani politikanë, nuk bëhen dot më dhe nuk i duhen askujt si të tillë, nëse nuk kanë votat e tyre, krahas votave të PS.

Në këto zgjedhje, përsëri barra i bie Edi Ramës, jo më t’u kërkojë llogari atyre që ka promovur dhe që nuk i funksionojnë si politikanë, por të gjejë së paku disa figura të reja të së majtës, në rang kombëtar dhe lokal, që i bashkojnë votat e tyre me votat e PS-së.

Listat e hapura kanë për të turpëruar shumë vetë në atë parti dhe në parti të tjera. Ato nuk janë më shaka, por një test publik, që vendos në provë të gjithë ata që kanë mbështetje popullore, pavarësisht nëse kanë apo jo mbështetje nga Edi Rama.

Është një sistem i ri, që për fat ju dhurua Shqipërisë nga Edi Rama, por që ndëshkon gjithë çka bërë deri më sot politikisht Edi Rama.

22 komente në “Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën”

  1. 001 says:

    I keni thene te gjitha dhe tamam sic duhet
    Tani une si qytetar i thjeshte pres sa Vota do mbledh tigri dhe hajduti ben mehamutin
    Dhe kampioni i pyjeve te librazhdit sokol gushderri
    Sa Vota do mbledhin dhe memecat e parlamentit
    Dhe ato kurvat me fustan 500 euro e lart dhe makina te tipit te fundit
    Gjithsesi mos o zot shqiperine ta marr lulja me liken
    Larg qofte
    Mbase na ofron nje shprese Muslim murrizi jo se do fitoje por te marr aq Vota sa te kete peshe ne politike se na mbyten PPP dhe autostradati 30 milion euro kilometri
    Mos e humbni shpresen shqiptare Vota juaj ka rendesi

    1. Morri i kuq says:

      Edhe Xhelil Gjoni në vaft, nuk i bënte aq furçe Ramiz Alisë.

  2. Olimpia says:

    Tre jane kerkesat qe Edi Rama duhet te realizoje pe te fituar zgjedhjet
    1…Realizimi me ritme te shpejta I ri ndertimit te pasojave te termetit
    2….Perballimi I pandemise nga pikpamja shenderesore.
    3…Ringritja ekonomike nepermjet nje programmi te qarte te majte ku te perfshihen industrializim modern, rritja e pagave, pensioneve, ulja e papunesise lufta kunder korupsionit dhe krimit, arsim cilesor profesional dhe mjekesi cilesore. Natyrisht te gjitha keto kekojne nje grup drejtues te afte, te kulturuar, te pakorruptuar, te lidhur me njerezit,me influence dhe jo servil.

    1. turi says:

      Dhe moa te fut panik me OFL qe esh komplet jasht cdo fuksioni

    2. Like says:

      simbas ketyre kerkesave fatkeqsisht Rama fiton prap.
      sa per termetin, qeveria po e humb pak nga pak besimin e fukarejve. njerzit jane duke u sorollatur kot posht e lart zyrave per tu genjyer paturpsisht per hallin e tyre, por socialistet do dijne si ti hedhin hi syve popullit. do ndertojne 5 dhe do e zbukurojne si 500.

      me pandemine kane qene nje nder me te suksesshmitit ne bote, megjithse per mendimin tim strategjia e te mbyllurit brenda nuk eshte zgjidhja perfundimtare.

      me ringritjen ekonomike kane mundesira te mira ne dore, por kur populli mer 2, qeveria (politikanet e korruptuar) kane futur 8 ne xhep.

      perfundimi, mjere ata qe jane akoma pa ikur, bashke me ata qe do tju duhet te kthehen here pas here ne ate vend.

    3. Vlora1912 says:

      Bravo Olimqi..

      Keto jan tre kerkesat kritike qe duhet ti plotsoj Ay per te marr mandatën e Tretë.

      *****
      Vetem mba parasysh moj Olidhri, se keto tre kerkesa(sidomos ajo e treta) realizohen fiks per 7 muaj, tamem para zgjedhjeve.

      Dhe kuptohet qe, kerkesat e tua do ti realizoi Ay per 7 muaj, i cili nuk beri asgje per 7 vite…….
      Bile bile, moj Olivri, Ay dhe tufa e tij Pirdhupalase, as qe ka patur, ka dhe as dl te ket plane per kerkesat e tua…

      Ashtu si nuk kan patur edhe paraardhesi i tuj barbar Saleh Lylzim Monika Lil floriri…
      *****
      Shpreso Olivri se Ëndrra janë dro dhe dalin!!

  3. Mal Cori says:

    Kujt i tha cfare do beni ju per PS-ne?
    Deputeteve te qarkut Fier, qe pervec Erjon Braces, askush nuk i njeh dhe nuk do tua shoh surratin. Perfshi Mozin…. Sepse per Adelinen se jep kush nje vote. Apo per Xhevit injorantin. Pale ajo lopa, qe i fshin kepucet Mozit…

  4. lavdrim surreli. says:

    Duket qe tek te deleguarit e qaeqeve ,ca kufoma qe u kane shtier tmerrin socialisteve,qe Rama do t’i marre votat. Po pse pak figura ka PS qe Rama ka mbetur po tek Damjan Gjiknuri e Lindita Nikolli. Apo pyet me kush per Tauland Ballen qe e ka mbushur Shqiperine me librazhdjote. Por me duket se Rama eshte tejngopur me pushtet dhe kerkon ta leje ate. Kjo eshte arsyeja qe vazhdon te talle bythen me socialistet e ndershem.

  5. Lani says:

    E ke qarë! Me këta që ka afër vetëm vet fiton. Të gjithë mut i ka. Muslim Murrizi do t’i marre votat e PS-së.

  6. Permetari says:

    Cdo koment kunder Rames censurohet menjehere. Sa turp! Po nuk ka problem o Mero, keshtu ose ashtu leket e bursave te ekselences te djemve do ti kthesh deri me nje.

  7. miza says:

    Edi Rama, do ti fitoj zgjedhjet, vetem po te vendos K/M Mero Baze.Ky ju a din hilet te gjitheve, nga Saliu, Iliri, Mona,Duka e Mediu kompani.Ky ka miqesi me Spiro Kalin, qe qendron afer padronit te saj, se mos kali ben ndonje bajge.Ju te gazetes Tema qe me demek botoni reagimet e njerzeve, jeni nje tufe hajnash qe paguheni nga sekti i Meros dhe Rilindjes per te treguar sa ju don populli.Kpt e keni mos i botoni ato qe nuk ju leverdisin, ju prape ngeleni gazete bolshevike me ca doca komunisesh te pa mdreqshem.Ky Meria qe thoni ju, merret me Jarin, Karminen, , me kuajt e ngordhir te opozotes, ky po i ben nje sherbim te mirefillte qarqeve shoviniste shqipetare, ky Merua paguhet nha sherbimet sekrete te fqinjeve tane, sepse ky person shkruan vetem hymne per Rilindjen e pjerdhur, kur ky sekt po i ben gropen vendit,dhe Merua po e ndihmon me te gjitha forcat.Nje gazete e vertete nuk i ben frrsk pushtetit, nje gazete e ndershme i ben oponence pushtetit dhe jo opozites,sado e dhjere te jete opozita.Mero mos e boto o sharlatan se se te prishet imazhi i gazetes tende te dhjere.

  8. Vlora1912 says:

    Bravo Olimqi..

    Keto jan tre kerkesat kritike qe duhet ti plotsoj Ay per te marr mandatën e Tretë.

    *****
    Vetem mba parasysh moj Olidhri, se keto tre kerkesa(sidomos ajo e treta) realizohen fiks per 7 muaj, tamem para zgjedhjeve.

    Dhe kuptohet qe, kerkesat e tua do ti realizoi Ay per 7 muaj, i cili nuk beri asgje per 7 vite…….
    Bile bile, moj Olivri, Ay dhe tufa e tij Pirdhupalase, as qe ka patur, ka dhe as dl te ket plane per kerkesat e tua…

    Ashtu si nuk kan patur edhe paraardhesi i tuj barbar Saleh Lylzim Monika Lil floriri…
    *****
    Shpreso Olivri se Ëndrra janë dro dhe dalin!!

  9. Taulant says:

    Po pse censuroni shkrimet ??? Kush shpreh nje qendrim kritik ndaj Rames i behet bllok.

  10. King of Jerusalem says:

    Baze Bazileu

  11. Olimpia says:

    Vlora 1912… Padituria dhe mungesa e edukates eshte e keqja e vetvehtes. Mos mbaj pseudonimin qe ke kur nuk ke idene qe rotull Vlores ka nje toponim antik qe quhet Olimpia.. Pra nuk eshte Olimpi I Greqise.

  12. Vlora1912 says:

    Zonj/Zotri ne nick Olompi.
    Thelbi i komentit Tuaj dhe komentit tim nuk kan te bejne me toponimet apo historine…!!

    E kuptueshme kjo besoj….edhe per ju.
    ***
    Shtremberrimi i nick tuaj ishte thjesht nje gabim ortografik, i nxitur nga irritimi qe me shkakton leximi i komenteve Thellesisht te militantizuara te prodhuara nga mendje Aguridhe…
    Ju uroj nje ditë te mbare Moj Oli qe na Ditke kaq shum gjëra….

  13. asd says:

    Kur iku Sala nga pushteti e la bosh arken e shtetit. Sigurisht qe e vodhen te gjithe. Erdhi ed gjeniu. Edhe pse nuk kishte leke atij i erdhen ide te medha. Ju kujtohen besoj…timoni tepsia etj. Ky gjeni e mbyti Shqiperine ne borxhe deri ne 2050 nepermjet PPPve. Pra mori edhe parate qe nuk ekzistonin. Me pas (oh cfare fati) mori (ne administrim) edhe parate e termetit edhe ato te Covid rreth 1,5 miliard euro dhe siguroi gjithashtu nje borxh tjeter 600 milion euro shtese per buxhetin e rrenuar. Vetem para dy javeve kerkoi edhe 80 milion te tjera per kontrollin dhe mbarevajtjen e PPPve te tija te dashura. Helbete premtimet duhet te mbahen.
    Kontrolli i Larte i Shtetit megjithese pergjithesisht nje gomar i pademshem, nxorri (vetem duke krahasuar letrat dhe dokumentet shteterore) qe Rama dhe qeveria e tij kane shperdoruar fondet publike ne vleren 1,2 miliard euro.
    Hm. Artikulli i sotem qe ka marre si teme gabimet politike te Rames dhe se cfare duhet te beje ai qe te fitoje zgjedhjet, eshte nje devijim i plote i ceshtjes kyce, qe permenda me siper. Pra ne duhet te ndjehemi akoma te intriguar dhe te fokusuar se si D’rama do te veproje me zgjedhjet, me hallin qe e paska zene me njerezit e tij ne PS (jo aq te afte sa duhet ) per te fituar betejen e tij te trete. Oh sa ceshtje delikate dhe e sinqerte! Pra shqetesimi nuk eshte Shqiperia por kalorsi qe do tia hype siper. Eshte skandaloze te shikosh deri ku arrin bythelepirja. Rama ne fjelen e tij te fundit ishte i shqetesuar nese “populli” (cfare fjale magjike e dashur per te) do ta kuptonte apo jo Partine Socialiste. Bile ai gati-gati arrinte te kuptonte ate shtrese qe nuk kishte deshire apo durim te mirekuptonte Partine Socialiste dhe ate vete per ato qe kane bere apo qe nuk jane kuptuar… etj etj dokrra si keto.

    E dini se si e quajne “popullin” keta te PS ne mes tyre ? Nuk e kemi degjuar por mund ta marrim me mend.

  14. Cobani says:

    Edi rama more coban tepelene eshte SI ata kriminelet qe vjedhin makina per ti perdorur ne vjedhje dhe krime te medha. Vodhi ps e mbushi me repjellsa per te vjedhur pushtetin dhe shqiperine me and te concesioneve dhe ppp.
    Ai e coi aq djathtas ps sa detyroi pd te hidhet majtas.
    Harbuteria dhe grykesia e tij nukbkrahasohet me asnje qeverri ne #00 vjet

  15. Olimpia says:

    Vlora 1912…ti nuk mund kuptosh qe ne Shqiperi nuk ka fituar Nano apo Rama por populli I majte qe ka qene eshte dhe do te jete shumice te pakten edhe per 10….. 15 vite. Sepse alternativa tjeter qe mund te jete edhe jotja eshte primitive, feudale, berishiste fashiste

  16. Kurveleshi says:

    shume vone per shokun Rama! Misioni tij ishte shkaterrimi i PS. E realizoi me sukses.Tani ne qe kemi 30vjet qe e kemi votuar kete force politike mire apo keq,do ti fusim gishtin shokut Rama. Sepse dhe ai ka thene e menduar qe ska nevooje per ne.Ata bufat e pulave qe mbanin shenimet ne ate palo demostrim(takim) ne Labinot duhet ti kishinnhedhur surratit listat e PPP,tenderave,aferave e ti thoshin:Zamua me shoket e tij te ti sigurojne votat.
    Poshte Rilindja,forma me e neveritshme e grabitjes se shqiptareve.Sekti i felliqur qe beri dem me shume se Sala and co

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje