Të mundësh Edi Ramën në Mal të Zi...

31 Gusht 2020, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Mal të Zi kanë ndarë për herë të parë publikisht forcat pro-perëndimore në rajon, me ato pro- ruse, duke u shprehur paraprakisht në mbështetje të palëve në Mal të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut dërguan mesazhe në mbështetje të partisë së Milo Gjukanoviçit, i cili kishte hyrë në një betejë të vështirë me rrënjët e nacionalizmit serb dhe pro rus në Mal të Zi, udhëhequr nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije.

Muaj më parë beteja e Gjukanoviçit me klerin nacionalist orotdoks serb, shkaktoi trazira në Mal të Zi dhe konfiguroi betejën e ardhshme elektorale, si betejë mes Gjukanoviçit me kartën e pro-perëndimorit dhe mitropolitit Amfilohije me kryq në dorë, duke udhëhequr turmat nacionaliste.

Partia e Milo Gjukanoviçit, e cila ka dalë e para në zgjedhjet në Mal të Zi, mund të mos jetë ajo që do të formojë Qeverinë e re, për shkak të copëzimit të rezultatit në një spektër opozitar të gjerë, që mund të bashkojnë mandatet kundër tij.

Fituesi real i zgjedhjeve në të vërtetë është mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije. Pas shpalljes së rezultatit, partitë e koalicionit opozitar, shkuan i puthën dorën në Manastir mitropolitit Amfilohije, si për të treguar se beteja ishte mes Gjukanoviçit dhe mitropolitit në fjalë, që votoi për herë të parë publikisht në jetën e vet.

Ky është realiteti politik në Mal të Zi, i cili u testua falë faktit që Qeveria e Gjukanoviçit bëri zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas këtij rezultati, në Tiranë ka një lloj gëzimi të pafshehur për rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi. “Sovranistët” e opozitës së Tiranës, që u ka ardhur në majë të hundës nga konflikti me diplomatët e Perëndimit në Tiranë, shikojnë tek fitorja e opozitës nacionaliste serbe, një thyerje hunde të Perëndimit në rajon.

Sali Berisha nuk e mbajti dot gëzimin për këtë, ndoshta dhe nga fakti se aleati i vetëm që ai ka pasur në Mal të Zi, ka qenë Bulatoviçi, ish- kukulla e Milosheviçit, me të cilin nënshkroi marrëveshjen për thyerjen e embargos së naftës për ushtrinë jugosllave.

Ilir Metën nuk po e mban vendi gjithashtu, por s’di akoma kë të urojë, mitropolitin Amfilohije, apo atë që mund të marrë mandatin.

Edhe pse bëjnë sikur gëzohen “nga inati i Edi Ramës”, që mbështeti Gjukanoviçin, në fakt ata janë të gëzuar nga fakti që Perëndimi mund të mundet edhe në Tiranë, si dhe nga shpresa që opozita mund t’ia dalë edhe me kauza nacionaliste. Këto në fakt jane dhe dy hallet reale që opozita ka muaj që i bluan.

Ilir Meta është në rrugë për të bërë një grupim politik nacionalist, “sovranist anti-perëndimor”, ndërsa Berisha po përpiqet t’i japë zemër partisë, ndaj dekurajimeve që Perëndimi u ka bërë betejave të tij për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh.

Por e vërteta është se Shqipëria nuk ngjan aspak me Malin e Zi, në asgjë. Në Mal të Zi ka realisht një kauzë nacionaliste kundër Perëndimit dhe që ka qenë gjithnjë një vijë ndarje mes pushtetit 30- vjeçar të Gjukanoviçit dhe opozitës nacionaliste serbe.

Shqipëria nuk ndahet pro dhe kundër Perëndimit me 51 për qind si në Mal të Zi, por me 90 për qind. Ndaj dhe përpjekjet për të triumfuar si anti-perëndimorë dështojnë nga mungesa  e mbështetjes.

Fjala vjen, javën që shkoi, gjithë LSI e PD u mobilizua të sulmonte ambasadoren amerikane pse pushonte në një vilë të paguar prej saj në Dhërmi, por nuk morën as dhjetë për qind të pëlqimeve, që mori fakti se djali i Sali Berishës dhe e dashura e tij kaluan pushimet me jaht luksoz në Korfuz dhe fjetën në vila me nga 2 mijë dollarë, pa ndonjë faturë të deklaruar. Shqiptarët nuk janë aq budallenj, sa i mendojnë Meta me Berishën.

E vetmja gjë për të cilën opozita mund të gëzohet nga zgjedhjet në Mal të Zi, është kurajoja e nacionalistëve pro serb që janë afër pushtetit, për të fituar pushtetin me zgjedhje të lira.

Ata po ja dalin falë mbështetjes së fortë të Rusisë dhe Serbisë, por ama Gjukanoviçi ua mundësoi këtë se bëri zgjedhje të lira.

Opozita jonë ndryshe prej tyre, kërkon pazar para çdo palë zgjedhjesh, duke kërcënuar se nuk do të hyjë.

Për të tjerat gëzohen kot. Shqiptarët nuk votojnë parti anti-perëndimore, dhe as njerëz që erren duke plaçkitur dhe gdhihen duke parë ëndrra patriotike.

“Nacionalizmi” i vërtetë i shqiptarëve është orientimi nga Perëndimi.

Për më tepër, t’i gëzohesh humbjes së forcave pro- perëndimore në Mal të Zi, do të thotë t’i gëzohesh premtimit të tyre për mos njohje të Kosovës dhe kthimit mbrapa të Malit të Zi, por për këtë është e tepërt t’i kërkosh llogari Berishës e Metës.

Problemi real është se opozitarët tanë e kanë betejën me Edi Ramën në Tiranë, jo në Mal të Zi. Ata nuk mund të vijnë në pushtet duke fërkuar duart sa herë humbasin aleatë të Edi Ramës nëpër botë.

Se po të ishte se mundej Edi Rama sa herë munden aleatët e tij në Mal të Zi, Greqi, Itali, madje edhe SHBA, opozita jonë do ishte me kohë në pushtet.

Por në fakt është rrugëve.

15 komente në “Të mundësh Edi Ramën në Mal të Zi…”

  1. ylviu says:

    Dihet qe koka e krimit ne Shqiperi fillon te Ilir floriri dhe UDBashi Sali Berisha.

  2. Latifi says:

    Dhe rrugeve kane per te mbetur opozitaret tane, si qen te rrahur, nga pislleqet e pafund qe i kane bere ketij vendi.

  3. Rrapi says:

    Dinjitoz shkrimi. Asnje presje nuk mund t’i heqesh. Dhe kjo ndodh vazhdimisht me shkrimet e tua Mero.

  4. Bbb says:

    Te drejte ka Mero po si tja besh kur edhe Perendimi eshte kthyer ne pro rus e me kryq ne dore si qemoti

  5. Ladi says:

    E megjithate Shqiperia eshte ne rrezik te madh!
    Po kaq ne rrezik eshte jeta perendimore!..
    Europa ka qene, eshte, dhe do te jete e preferuara e te gjitha lakmive globale!
    Kjo e ka bere Europen qe te quhet me gojen plot: Kurve…
    Dhe shqipot e frustuar, kane probleme seksualisht, (lexo: psikisht), me Europen e “perdale”..
    Dhe jeta vazhdon: dhe ne; vetem mallkojm, psheretijm dhe perqeshim, te tjeret, pa e kuptuar akoma-se perqeshim veten…

    1. silva says:

      Ne pergjithsi mire komentet por ama Europa e’ kurve se e deshirojn te gjithe? Vetem nje shqipt. Nuk ka nocione kaq elementare

  6. Milan says:

    Perpara drejtesise kriminelet e hajdutet

  7. SULEJMANI says:

    Po lidhje ka opozita ketu.me opoziten atje.opozita atje nuk ka qene asnje dite ne pushtet.perfaqesusit e oppzites atje.nuk ja hajdut.nuk jane vrases.nuk jane trafikant.nuk jane mostra si keta tek ne.nuk i njeh kush per kriminele ordinier.nuk kane prishur shtet.kurse keta opzitaret tane.jane anti shtet dhe duke qene te perfaqsuar nga individe te tille do ta kalojne gjate kohen ne opozite

  8. Jimmy says:

    Te lumte dora dhe goja Mero !
    Askush me mire se Ju nuk ja u çjerr masken ketyre lakejve, armiq te betuar te Shqiperise , Sali , Luli , Like Floriri e komp.

  9. qytetar says:

    SI GJITHMONE I SAKTE Ing. MERO !!!!

  10. Velo says:

    Opozita jonë për inat të Edi Ramës është pro opozitës në Mal të Zi, dmth është dakord me mosnjohjen e Kosovës. Kësaj i thonë që për inat të vjerrës të flesh me mullixhiun!!!

  11. Gazeta e partise says:

    Pse e o Mero nuk jeton dot pa qene as paterice e njerit as paterice e tjetrit?!
    Dikur ke pasur dinjitet!
    Ne ka njeri me te informuar se ty se kush eshte hajduti dhe kush eshte kryehajduti!
    Interesi i ketij vendi qe zvarritet me shpejtesi breshke, me rrogat me te uleta dhe me faturat me te larta eshte vetingu dhe zbulimi i parave te vjedhura si te kryehajdutit qe i coi te keqijat qe na solli hajduti ne ekstrem por edhe i hajdutit qe vidhte dhe merrte borxh me pak se kryehajduti ne kurrizin e familjeve cope cope shqiptare!
    Qe tall bythen Beqja i Vilmes kur u thote mos ndizni dritat ne darke, hani njehere ne dite apo karagjozi Shkreli kur thoshte lahuni njehere ne jave si ne kohen e barba pilos!
    Cdo diktature dhe sistem hajduterie duhet te bjere me mire heret sesa kur te kene ngelur vetem kockat per te ngrene!
    Ti i njeh mire te dyja palet se me ata ke ngrene ne nje canak!
    Une nuk njoh as njerin as tjetrin por i ndaj ne kryehajdutin e droguar dhe te pacipe qe vjedh hapur dhe ne hajdutin qe vidhte me pak dhe merrte borxh me pak mbi kurrizin e familjeve me ardhura minimale.
    Pse duhej afrim qendro i tenderave te ulaj mos te shkonte ne burg po te shkonte ne vlore per te dhene tendera te tjere pasi u kap njehere me ndyresirelleqe.
    Bushati nuk u be as si ty dhe as si alfred zvarranik peza qe eshte kthyer ne nje klloun te peahtire dhe e ha turpin me buke!

  12. qytetari says:

    Mendoj qe nuk eshte keshtu sic shprehet Baze per zgjedhjet,kur thote:
    ´´Ne mal te zi jane ndare forcat pro perendimore,nga ato pro ruse´´.
    Si cdo popull dhe populli i Malit te zi,e hedh voten,se pari per ate politikan te pa kompromentuar nga veset,qe i sherben me mire atij dhe atdheut te tij.
    Mbasandaj vijne Perendimi dhe Rusi qe mund te sherbejne si aksesore(ndihmes) ne sherbim te interesave imediate te qytetarit malazes.
    Dhe Gjukanovic nuk humbi si pro perendimor,por si nje njeri me vese kriminale dhe i korruptuar,ne krye te shtetit mbi tre dekada.
    Dhe per me tej,Gjukanovic nderhyri ne menyre te parregullt si para zgjedhjeve ashtu dhe gjate zgjedhjeve,sic e thekson ne konkluzionet e saj nenkryetarja e OSCE-se(zev. e Rames).

  13. Yes says:

    Ndaç si ne Mal te zi, ndaç si ne Mal te bardhe, Edi Rame pordhacin do e çojme ne gop te semës.

  14. Plaku mero says:

    Hahahaha je i moth Mero.
    “Gjukanoviçi jau mundesoi kete (rezultatin e arritur nga opozita) se beri zgjedhje te lira.
    Opozita jone ndryshe prej tyre, kerkon pazar para çdo pale pale zgjedhjesh. ”
    Deri aty arrin bythelepirja sa merua humbet logjiken fare.
    Ne vend qe te thote Gjukanoviçi ua mundesoi fitoren opozites se beri zgjedhje te lira, por ama EDI sdo e lejoje kte budallek ne asnje menyre, Merua e fajson direkt opoziten per zgjedhjet qe do behen a thua se ato do i organizoje ajo.
    Jepi plaku Mero jepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje