"Poseidoni" ynë që na mbron nga detet dhe tërmetet

30 Gusht 2020, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në ditën e fundit të negociatave për koalicionet më 2013, Kreshnik Spahiu që drejtonte Aleancën Kuq e Zi dhe kishte ngritur një dallgë patriotizmi në betejën me protesta për kufirin detar me Greqinë, nuk ra dakord me Edi Ramën për numrin e deputetëve në listë.

Siç e tregon Ilir Meta, ai, i ishte drejtuar në mesditë Ilir Metës, për një takim kokë më kokë, me shpresë se mund të bënin bashkë një koalicion, duke ndarë qarqet ku të udhëhiqte LSI dhe Aleanca Kuq e Zi.

Ilir Meta e kishte shmangur me humor.

-Dëgjo, i kish thënë. Partia jote merret me tema të mëdha, me Detin, me kufirin, me Atdheun. Ky elektorati im, do ndonjë vend pune dhe ndonjë lek. Nuk funksionon.

Dhe ishin ndarë duke i thënë të vërtetën.

Pasi i tregonte skenën, Ilir Meta qeshte me të madhe.

Mu kujtua sot ky rrëfim i tij, kur pashë Monika Kryemadhin, në një varkë duke bërë plazh në Jalë, që e justifikonte nxirjen në diell si një mënyrë simbolike për të “nxirë” patriotizmin e Edi Ramës, që kërkon ti “falë detin grekut”.

Mu duk se kishte evoluar paksa, se në fakt fjalori i vërtetë i asaj partie është “do shesë detin grekut”. Të paktën këtë radhë e kishte trajtuar si bamirës.

7 vite më vonë, Ilir Meta paska hequr dorë nga motivet e partisë së tij “për ndonjë vend pune dhe ndonjë lek” dhe hipën gruan në një varkë për të imituar Kreshnik Spahiun e vitit 2013.

Ai tani ka vendosur të jetë një lloj “Poseidoni” ynë, zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas Mitologjisë, ai ishte zot i oqeaneve dhe tërmeteve në tokë. Në qiell ishte Zeusi ndërsa në tokë Hadi. Këtë të nëntokës e bën Berisha.

Dhe Poseidoni ynë i ka dhënë provat për këtë. Ka parashikuar tërmete dhe tani ka hipur gruan në varkë të mbrojë detet.

Poseidoni, kishte afera dhe raporte seksuale me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë që i përdorte për qëllime të tij.

Edhe “Poseidoni” ynë po përdor çdo marrëdhënie të tij për të kryer misionin e vet. Edhe Kampin e të rinjve të Jalës.

Por ky e ka pak më të lehtë.

Komisioni që mund të negociojë marrëveshjen e “detit”, i takon me ligj “Poseidonit” tonë. Aty, ai mund të vendosë gruan, dhe gjithë burrat e gratë që ai ka marrëdhënie dashurore politike. Kështu që mund të jemi të qetë për “detin”.

Për tërmetin po ashtu të jetë i qetë pasi detyra e tij si parashikues e ka bërë punën e vet, ndërsa qeveria po i rindërton shtëpitë e prishura.

Vetëm një lutje kam.

Aty ku pushon ai dhe zonja e tij, për shkak të pushtetit që kanë në tokë dhe në det, mes shumë gjërave të paligjshme, kanë mbushur dhe detin duke e afruar kufirin tonë me Greqinë në mënyrë artificiale.

Nëse do bëhen matjet sot në vilat ku fle “Poseidoni” ynë, Greqia përfiton nga fakti se ai ka shtyrë rreth 50 deri 100 metra detin me mbushje në drejtim të Greqisë dhe e shumëzuar me kilometrat detare bëhen hektarë të tërë.

Kam frikë se më shumë det do humbasim nga zaptimi detit prej tij, se sa nga marrëveshja sipas ligjeve ndërkombëtare me Greqinë, që do bëhet prap prej tij.

Ndaj është mirë që Monika pasi të kthehet nga xhiroja në det, të na rikthejë gjithë gjiret e mbushura me lejet e saj si zaptuese, që të na lehtësojë negociatat me Greqinë. Për Lalzin s’ka problem se me Italinë e kemi zgjidhur me kohë.

18 komente në ““Poseidoni” ynë që na mbron nga detet dhe tërmetet”

  1. qytetar says:

    O zot kujt i kane ra ne dore fatet e vendit !?

    1. vang says:

      Mero: ka edhe dicka tjeter qe i shkon ”POSEIDONI” Ilirit .Si perendi e ujrave,te cilat greket e lashte fusin edhe ndjenjat te cilat ”ndryshojne si ujrat”,’edhe Ilirit shume i ndryshojne ato: Ne politike here dashurohet me te majtet here me te djathtet;Ne ngjajshmerine e karakterit te heronjve,here dashuron Alenden,here Vojon,Mic Sokolin etj PRANDAJ them se gjetja eshte me vend.

    2. Ilir says:

      Kujt ja kemi lene ne vete thuaj, per 30 vite!

  2. 001 says:

    Like shtanga dhe mona vampirja. Cfare cifti !
    Femijet si Adams Family
    Motoja , lek dhe vetem lek
    Shit ketu, shit atje , shit shit ……..
    Like shqiponja …….
    Me ortak tit loqen sal kurven dhe lule prostituten.
    Viti 2020
    Ajde rrobte ne pithe ku u katandis ky komb

  3. faro says:

    Shkrim INTELIGJENT.!

  4. ?? says:

    Or ti shok !! E KE QARË !!!!

  5. I paemërt says:

    Bravo ? mero::shkelqyeshem me fal ,shkerdhyedhem !,,pty kerm e asfalias se janullatosit,botoni vetem komentet e gojoreve te asfalias janullato,,kam 3dite qe nuk me botohet asnje koment,,vetem gojoret e janulles kane Te drejte te komentojne ne burdellon tema,,,kerma mero spiun I janullatosit,

    1. vang says:

      PO JA KETE koment NUK TA BOTUAN? QE po te thuash te drejten nuk dihet ne ke te drejte apo jo sepse edhe me komene te mijat ndodh qe nuk botohen ,por keto kane lidhje shume here me internetin qe ti mendon se vetem duke e shtypur”postoje komentin” ai eshte shtypur vertet.

  6. I paemërt says:

    Bravo ? mero::shkelqyeshem me fal ,shkerdhyedhem !,,pty kerm e asfalias se janullatosit,botoni vetem komentet e gojoreve te asfalias janullato,,kam 3dite qe nuk me botohet asnje koment,,vetem gojoret e janulles kane Te drejte te komentojne ne burdellon tema,,,kerma mero spiun I janullatosit,vetem murgeshat gojore te janullatosit komentojne ketu

  7. Nabukodonosor1 says:

    Kete te nentokes e ben Berisha.Je i madh Mero.

  8. Nga Peco Peshkatari says:

    Cifti hajdut Meta krijuan partine familjare vetem per te vjedhur dhe xhvatur popullin, por babezia e ketyre kusareve nuk paska te ngopur.Populli mezi pret ta shohe ne burg ciftin e urryer Meta dhe ti konfiskohen pasuria, pronat, vilat dhe pallatet e vena me paret e vjedhura.

  9. Lelo says:

    Haha, Mos fol me per sot se e prish.

  10. Realpolitika says:

    Te lumte, Mero !
    Analize e holle dhe me kuptim te madh.
    Familjet Berisha, Meta , Lyli e zagaret e tjere qe u shkojne pas
    …KANE PROBLEME ME DREJTESINE , U ZJEN KOKA SE RREZIKOJNE TE SHKOJNE NE BURG.
    …PRANDAJ JAN GATI TE SHESIN TOKEN, DETIN GJITHCKA.
    AKUZOJNE EDI RAMEN ETJ ETJ.
    TA BEJNE SHQIPERINE RRUMPALL , SE VETEM KESHTU MUND TE SHPETOJNE.

  11. Liu Cakut says:

    I di prokuroria keto fakte? Apo Jane vetem per te illustruar artikuj me gazete?
    Pse nuk mblidhemi dhe te bejme nje kerkese per hetim per gjithe keto fakte qe
    sjell Mero.
    Perndryshe cdo fakt gazete do mbetet thashethem e Mona Kokebalona pas detit do privatizoje dhe ajrin.

  12. Baftiari says:

    Qe ja thu mire bene ,por kujt ai thu o Mero!Ky eshte popull qe te vret po e pe me inat se po e vodhe duke qesh te ka mik tere jeten dhe te quan te zot!
    Buçja pasi pshurrosi “gjirin e kurvave “,tani po pshuros Jalen!Ka zera qe thone sa ti ngrihet SPAKU-t se per tu ngritur si organizem eshte ngritur por tani duhet ti ngrihet qe te merret me megavjedhjet!
    Arvizut i kerkon vajza ti rikthehet ne Shqiperi!A thua te kete ndonje prone ketu apo “burri i shtetit” dhe “ylli ne ngjitje” i kane premtuar ndonje çek bosh ku mund ta mbushe vete!
    Prisni dhe ca sa ti ngrihet SPAKUT e pastaj do te shikoni ku do shkojne buçet,ama mos beni za sa ti ngrihet!

  13. ts says:

    Me pelqen o Mero me keto shkrime , pavaresisht zhgenjimit dhe humbjes se besimit mundet te them deri n zero, sepse asgje “nuk leviz” Duket sikur kjo band piratesh ne krye te shtetit na thon “hani mut hani”se qimja sna lun ! Si esht e mundur te duroj nje popull kte cet hajnesh e kriminelesh familiarisht ,te tallen e te luajn me fatet e TIJ (popullit) dhe femijve te tyre ,aq paturpesisht ,ma aq guxim,a thua se nuk rjedh gjak neper venat e tyre ! E gjitha kjo vjen se nuk duam njeri tjetrin ,as mikun ,as komshiun pa spo flas per Atdhe se Atdheut ja kan gjet “ilacin”,hikin e ja mbathin ,ndrojn emra e FE (huq i vjeter) e kjo shurruflla qe kercen e kendon mbi trupa viktimash na ben “moral” …Ptuuuuuuuuuuuuuu ,lavire e ksaj katandie te politikes shqiptare …..Kjo “pasqyr” e ksaj pjese te ktij populli, zhgaravin historike ,pa din e pa iman ! Mir e ke Baftjar ,fjal e sakt e realitet i hidhur e i turpshem per ata pak shqiptar qe kan mbetur e skan forcen te ndryshojn kte menxyr qe ka pushtuar Kombin !…….

  14. Tuku says:

    I madh dhe i mprehte si perhere!

  15. Beni says:

    Tamam , na drejtojnë hajdutët, kriminelët si Saliu dhe kurvat si Monika. Mjerë ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje