Kryeministri që “vrau” makthin e bisedimeve

2 Shtator 2020, 19:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Makthi më i madh i politikanëve të Kosovës vitin e fundit, u bënë bisedimet me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane. Për shkak të spekulimeve, shpeshherë të pafytyra për të dëmtuar politikisht njëri- tjetrin dhe pastaj pas revanshit populist të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit, që krijuan kultin e prerjes me thikë të kokës së Kosovës në Uashington, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, u kthyen në një “patate të nxehtë”, që askush nuk donte ta mbante në dorë.

Kur Abdullah Hoti u bë kryeministër dhe mori menjëherë ftesën në Uashington, paranojat se tani Kosova mori fund, u shtuan. Njerëz që paragjykonin kryeministrin e Kosovës si pa mandat politik, të tjerë që e vizatonin atë si të shantazhueshëm, dhe akoma më tej, kundërshtarët e tij të “Vetëvendosjes”, që e trajtonin si kolaboracionist, krijuan idenë se nëse kjo Qeveri shkon për bisedime me Serbinë, Kosova mori fund.

Sot rezulton se kryeministri më i përshtatshëm dhe më i duhuri për ta kaluar këtë makth të Kosovës, është Abdullah Hoti. Me viskozitetin e tij diplomatik, trashëguar nga kultura e LDK-së, ku asgjë nuk është shqetësuese, përveçse procesit, i pashqetësuar nga frustrimet populiste dhe paranojat aneksioniste, Abdullah Hoti i çmitizoi këto takime.

Sot dhe nesër, ai është në Uashington me një delegacion të zgjeruar politik, për të ruajtur procesin e bsisedimeve me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane, por për të mos bërë asnjë dëm.

Nëse sot do të kishim kryeministër Albin Kurtin, do ishim në kulmin e tensionit me SHBA, duke i kthyer bisedimet mes Kosovës e Serbisë, në betejë planetare, duke dëmtuar rëndë raportet Kosovë- SHBA dhe duke hedhur në erë Kosovën.

Nëse do kishim kryeministër Ramush Haradinajn, do kishim episodin e përsëritur të taksës 100 për qind, për t’i detyruar amerikanët që të flisnin me Hardinajn dhe jo të tjerët.

Nëse do kishim dikë nga partia e Hashim Thaçit, gjithë paranojat do drejtoheshin tek ndarja e territorit.

Sot Abdullah Hoti ka nisur bisedimet në Uashington, duke mundësuar ruajtjen e raporteve pozitive me SHBA, heqjen e ndonjë rreziku për cënim territori, dhe natyrisht, heqjen e maktheve që shkaktuan bisedimet vitin e fundit, ku të gjithë akuzonin njëri- tjetrin për tradhtar dhe sabotonin bisedimet.

Sot, ndërsa Hoti është në Uashington, nuk ka më asnjë akuzë të tillë. Gjithë kritikët e tij në Kosovë po diskutojnë menunë e  Skënder Hysenit dhe a ka marrë dikush gruan me vete.

Ata që parashikuan se kur iku “Vetëvendosja” nga Qeveria, Kosova do ndahej, tani kanë rastin të kuptojnë se nëse “Vetëvendosja” do vazhdonte qeverisjen, Kosova mund ta pësonte më keq se ndarja, se do humbiste interesin amerikan.

Nga ana tjetër, gjithë partitë e tjera, përveç “Vetëvendosjes”, mbështesin procesin e bisedimeve, që me sa duket do zgjasë pafund.

I vetmi lajm real është se kryeministri Hoti ja hoqi Kosovës makthin e bisedimeve me Serbinë. Nuk është pak po të mendosh që ka dy vjet, që gjithë politikanët në Kosovë, akuzojnë njëri- tjetrin për tradhtar, për këtë çështje. Tani maksimumi akuzojnë për shpenzime udhëtimi.

21 komente në “Kryeministri që “vrau” makthin e bisedimeve”

  1. Mona pa breke says:

    Makthi quhet Donald Trump. Ky kelysh i Putinit eshte rreziku me i madh qe i kanoset Kosoves. Eshte naive qe politikanet kosovare u nguten te ulen ne bisedime tani kur mund te prisnin edhe 2 muaj derisa te beheshin zgjedhjet presidenciale ne Amerike.

    1. Epiriii says:

      Zt Baze, je i PaPare fare……. Shpresoj qe keto Shkrimet e Tua te Botohen edhe ne Kosove, qe Klasa Politike e atjeshme te Reflektoj e Kuptoj me shume. Zt Hoti theu Kultin e Individit, mentalitet i Shteteve Jo Demokratike. Te Gjith Bashke mund tja Arrijme edhe pse ne krye nuk eshte “Lideri’ qe nuk ekziston.

  2. Olimpia says:

    Dakord Mona…. Mero kujton se eshte problem I Kurtit. Sa te kuptoje Mero diplomacine Kosova shnderrohet ne Palestine ballkanike. Nderkohe qe BE kerkon bisedime politike SHBA è Trump per aresye te shumta eshte kthyer drejt aleatit te vjeter , Serbise.E vetmja gje qe duhet te beje Kosova, te beje sikur te bisedoje pa neneshkruar asgje. Te shpresojme qe Biden fiton.

    1. Altin says:

      Mero prape me Kosoven, Vetvendosjen etj? Sja ke fare haberin cfare po ndodh atje keshtu qe lere fare. Duro degjo “xhevahiret” qe do dalin nga takimet ne DC dhe do e kuptosh qe je komplet gabim. Po te mos ishte VV kosova do ishte ndare me kohe. Ca hektare ja fali maqedonise ne kembim te njohjes, ca malit te zi dhe ca serbise inagjino cfare mbetet. Kete gje e mbeshtetj edhe Rama. E njejta gje po perseritet dhe me detin ?☹️?

  3. Amerokani says:

    Jetojme ne nje kohe te veshtire dhe te papare ne historine e njerzimit per shkat te Corona-virusit qe jane dorzuar dhe superfuqite keshtu qe dialogu Serbi –Kosove ka dale ne dore te katert dhe koha punon per Kosoven.
    .
    Ajo qe shikoj negative te Mero eshte fakti qe ka ndezur “sazet e fitores” se nuk ndodhi ndonje e papritur..kurse ne fakt muzika e kesaj qe ndodh sot ndegjohet dekada me vone..
    .
    Shpresoj se shqiptaret e Kosoves do luajne politiken e Hekrit te Fari Balliut “TERHIQ E MOS KEPUT” deri sa te mbarojne votimet ne Amerike qe me thene te verteten Donald Tramp ka befasuar dhe shqiptarin me proamerikan ne planet me levizjet e tij te dyshimta deri dhe antishqiptare ku vetem Mero nuk I shikon se eshte me amerikan se amerikanet

  4. Visi says:

    Mero,mos bën HOP ende pa kërcyer gardhin.
    O Brajan tha se marrëveshjet do të jenë të balancuara që dmth se do të vazhdohet me kompromise në dëm të Kosovës.
    Të gjithë analistët serb dhe miqtë e Serbisë thonë se duhet të shfrytëzohet rasti tani që është Tramp,për arritjen e marrëveshjes
    sepse Bajden është proshqiptar.

  5. Ahtu kot says:

    Gabohesh zoti Mero me konstatimin se makthi me i math i politikaneve te Kosoves vitin e fundit kane qene bisedimet me Serbine. Ne te vertete ky problem ka qene sebepi qe secili nga politikanet e “spikatur” te Kosoves te tregojne se kush jane ata dhe perse punojne. Ne kete beteje “epike” te bie ne sy se shumica nuk mendojne per Kosoven, pra nuk kane asnje shqetesim per te(pale makth). Shumica mendojne se Kosova eshte nje lope qe duan ta mjelin dhe jo ti sherbejne.
    I pari qe shprehu “makthin” ishte Haradini qe vuri taksen. Haradini kishte makthin se populli i Kosoves nuk i jepte meritat e duhura te luftes dhe se dikush tjeter po shkelqente me shume. Atij i pelqeu pa mase ideja e Sali Berishes(lexo Vuciqit) qe te vinte taksen dhe keshtu te sabotonte bisedimet. Duke bere kete, i tha Saliu, ti ne syte e popullit, do mbetesh heroi i “pamposhtur” shqiptar. Haradini me nje te rene te lapsit zhduku makthin se Kosova po e nenvleresonte dhe papritmas u shpall gomari tipik shqiptar!
    I dyti ishte Kurti qe kishte makthin e burgut qe kish bere ne Serbi. Thone se ata e trajtuan aq keq saqe e lane me te meta mendore. Reciprociteti i tij ishte pikerisht per te zhdukur makthin se mos vertete ai ishte psikopat. Per aq sa ishte ne pushtet, Vuciqi hidhte valle dhe na bente ne fajtor se nuk donim bisedimet. Gjenialiteti i Kurtit na beri armik me Ameriken dhe Evropen. Perfundimisht Kurti e kuptoi se nuk kish arsye qe ai te mendonte se ishte psikopat. Reciprociteti e beri boten rrumpalle, duke treguar se Kurti ishte nje gjeni i lindur.
    E treta ishte Osmanllija qe edhe sot ka frike se mos Hoti nenshkruan dhe ajo do mbetet ne histori si dredhushka qe perdridhej si me Kurtin ashtu dhe me Mustafen, vetem e vetem te pispillosej. Ajo bile ka aq makth te math sa ka vene 100 viza te kuqe. Te gjitha ato jane per te qeshur. Me e forta eshte se ajo nuk do njohi marreveshjen po qe se e arrin Hoti sepse Hoti nuk eshte legjitim. Me nje fjale dredhushka nuk ka makth Kosoven, por kush do firmosi.
    Makthi eshte aq i math sa shiko edhe lexues ketu hedhin drite se mos Amerika do tradhetoje Kosoven. Bejne dallime senzacionale midis demokrateve dhe Republikaneve. Pika qe su bie! Amerika mendon per vehte, ne rradhe te pare. Ajo shqiptaret i ka aleatet me te mire ne Evrope. Keta lexues nuk shikojne shume larg hundes se tyre. Bile ata nuk shikojne se si Vuciqit i ka ikur fytyre se mos Amerika i ben ndonje puc….Ata kane makth te pakuptimte, njelloj si ai burri qe ka gruan e bukur dhe behet xheloz me te. Ata jane xhheloz me Ameriken!!!!
    I vetmi makth per mua eshte qe Hoti do degjoje daullet shqiptare. I vetmi makth per mua eshte se mos Amerika thote: nuk behet stan me lepuj dhe vendos te presi sa te behemi ujqer. Firmos bre, firmos! Mos degjo cicerimat lart e poshte. Nuk ka gje me te bukur se mevetesia e garantuar e Kosoves. Nuk ka gje me te mire se bashkimi kombetar. Te behet e dyta duhet te arrihet e para….

  6. Korabi says:

    Albini ose eshte paranojak,ose maskara,nuk ka rruge te mesme,personalisht mendoj se eshte i lig dhe maskara.

  7. Kosovari Romantik says:

    I paskan vene piken Mona, Olimpia dhe Amerokani. Vetem po shtoj: robt ku t’i kesh Mero Gelbaza!!!

  8. Shqiptar says:

    Ia ke fut kot Ymer. Humb logjikèn shpejt zotrote, mjafton tè tè bjerè ndèrmend emri i Albin Kurtit.
    Nuk bèjnè dot asgjè gjysmagjelat Avdullenj, Ymer.
    Ara janè thjesht KOT.
    Siç je zotrote, sa herè qè bèn “strategun” e politikave ndèrshtetèrore.
    Shko nga ke ardhur Ymer. Nè Tiranè, ka boll si puna jote, daullexhinj province qè iu duket vetja muzikantè.

  9. Arber iliri says:

    Kane pas rene preh e lojrave te fshehta nga sllavet ata qe trembeshin bosedimeve.De facto Kosova eshte shtet i pavarur.lojrat serbo ruse nuk. e c’bejne dot.tregojne vetem se jane primitive ne endrrat e tyre.

  10. Jorgo says:

    Analize e perkryer.Bravo te qofte.

  11. Alpet.al says:

    Moderator,
    Mungon komenti im per kete editorial dhe per ngjarjen ne fjale, qe e kam postuar 6-7 ore me pare.
    Si per cdo subjekt, por sidomos per probleme kaq te mprehta e kontraverse si ky i bisedimeve nen patronazh Kosove-Serbi, cfaqja e opinioneve te kunderta eshte me interes per publikun dhe per te verteten.
    Taktikat e censurimit apo te cfaqje se opinioneve kritike 2-3 pas postimit, kur shkrimi i gazetes ka dale nga dritarja e dukshme per lexuesit, nuk eshte konform etikes profesionale.

    1. Alpet.al says:

      Flm per pergjigjen e shpejte.

  12. Predatori says:

    Ymer, vazhdo bjeri Noc Rrokut me grusht. Avdullah Hoti është ilegjitim. LDK nuk është parti fituese, dhe koalicioni me AAK është pazar dhe çështje kulisash që Rambush Hajredini të zgjidhet president.
    Uroj që Kosova të njihet sa më shpejt nga Serbia.

  13. Trapi says:

    Shqiptare pordhace! Si nuk e kuptoni qe Trampi eshte ne fushate dhe i bejne pune edhe votat e Serbeve qe jetojne ne Amerike. Sa per “dashuri” ndsj Shqiptareve, une çpohem ne hunfe ne se e di se ku bije kjo
    Per Serbine ndoshta di diçka me shume me qe e ka nusen nga ato ane. A e kuptuat o koke loqe? Shiko beni piperka me gjize me qe u liruan per ti pasur meze per raki.

    1. Terapisimo. says:

      Ti Trap je gjysem trap!
      Ke te drejte kur thua qe Trampi kerkon votat e serbeve, por gabon kur thua qe Melania eshte serbe. Sa per dijenine tende ajo eshte Sllovene. Sllovenet e mbajne vehten per austriake dhe kane kulture evropiane. Nuk kam degjuar ndonje Slloven qe i do Serbet. Aq me teper Milloshevici e nisi nga Sllovenia dhe u terhoq pikerisht per faktin se sllavet nuk duan te kene me me Evropen(austriaket dhe gjermanet). Edhe si “gen” serbi e mban vehten per “ushtar” ndersa slloveni per ment…
      Persa u perket votave te Amerikaneve, duhet te dish se Amerikanet, pavaresisht nga vine, jane te integruar ne partite ne Amerike dhe votojne per interest e tyre the te familjeve te tyre.. Ka dhe ndonje “tyc” si ti qe mendon se vendi yt eshte ai ku ke lindur dhe jo ai ku rron. Ti tyc nuk kupton as te vetreten apsolute ne perendim qe familja eshte e Para….Ti trap je me romancat nacionaliste…

  14. Alpet.al says:

    Perseri,
    Moderator mungon komenti im fillestar.
    Ju cfaqni kerkesen time per komentin, por censuroni vete komentin.
    Ju lutem cfaqni komentin tim fillestar, para se editoriali pasardhes ta beje te pavlefshem postimin e tij.
    Opinioin im ka te beje me thelbin e bisedimeve Kosove-Serbi, lekundese editorialit qe vetem nxjerr kunja me lideret e Kosoves dhe mbulon me mjegull farsen e bisedimeve.

  15. Shqiptari Ilirise says:

    Mero e ke gabim!
    Trampit i inereson vetëm marëveshja Kosovë-Sërbi.Qoftë dhe në dëm të Kosovës.As i bëhet vonë.
    Ai e sheh gjithshka në interes të fushatës elektorale.
    Vetëm fitorja e Biden e shpëton Kosovën.
    Trampit nuk i rruhet fare!

  16. Bled Kosi says:

    FAKTI QE TI MERUSHE JE PRONAR I TEMES NUK TE BEN POLITIKAN E AQ ME PAK TE ZGJUAR QE TE JAPESH MEND PER KOSOVEN
    RRI ATY KU TE RA ZARI E MERRU ME CINGERIMA SE DO KOKE E BYTHE POLITIKA
    TA BERI DAMLLAN ALBINI
    SA HERE DEL NDONJE PROBLEM NE KOSOVE TI SULESH YXHYM KUNDER TIJ
    PO IK O DERDIMEN SE NUK MERRET ALBINI ME TY
    KU ALBINI E KU MERUSHJA
    IK FSHIJE KEPUCET RAMES SA ESHTE NE KARRIKE

  17. Vedi says:

    Amerika, me cilindo lloj presidenti ne krye, nuk ka qen dhe nuk mund te jete kunder parimit te vetevendosjes dhe te ndersjelltesise ne bisedimet e per fqinjesi funksionale te shteteve.
    Amerika, me qendrimin e saj konsekuen e strategik, e ndeshkoi rende Serbine per veprimet kriminale ne emer te ish Jugosllavise duke vepruar per tu zbatuar te drejtat qe Serbia pat mohuar te Kosoves autonome te shpallur Republike ne menyre paqesore sikurse pjeset e tjera te ish Jugosllavise.
    Ndersa qendrimet taktike ndaj Serbise, natyrisht, si qendrime diplomatike, nuk jane ne pajtim me strategjine e ushtruar me pare dhe kjo nuk eshte gje e kendshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje