Shënim për një keqkuptim të madh, nga unë Edvin Zografi e Esad Pasha bashkë

5 Shtator 2020, 17:56Editorial TEMA

Nga Edi Rama

Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!

Çdo komunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që e kanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm me të cilin ende s’ke mbyllur hesapet e paqes, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.

Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte “Minishengin” e ashtuquajtur – për mua është Shengen Rajonal, aspak “mini”! Më ka “lodhur” vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse që s’përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.

Them humbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria, sidomos kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshme të Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye në armë në duart e turbofolk-nacionalistëve të Prishtinës, që bashkë me ca aleatë gjysmagjela në Tiranë gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemek në mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! Asisoj Beogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimit drejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një lufte vulgare për pushtet, mes “patriotëve” dhe “tradhëtarëve”, në daç atje e në daç në Tiranë. Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos me zgjedhësit në Kosovë!

E lexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtej kënaqësisë që u arrit, falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara – si edhe përtej lajmit fantastik të njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme e me rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt) – kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s’ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse. Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo dhe inshallah ta kem gabim!

Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturë tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish – Prishtinë – Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si “rruga e turpit të tradhëtisë së Edvin Zografit”! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor!

Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m’u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që “Minishengeni” në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!

S’ka asnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh, kur tregon me gisht hënën “patriotët” i turren gishtit! Po këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve!

Dhe problemin e bën të madh fakti se rëndom në kurthin e gjuhës së këtyre hipokritëve të pafre, bien plot shqiptarë të sinqertë, të cilët një Zot e di se kur do t’a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që i djegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, kombit shqiptar.

Më mirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejë për t’u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe për t’u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që “u çmend” me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të “Minishengenit”. Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhen falenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje të mundimshme të “tradhëtarit të kombit” Hashim Thaçi.

Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër!

63 komente në “Shënim për një keqkuptim të madh, nga unë Edvin Zografi e Esad Pasha bashkë”

  1. Ladi says:

    Ah mor Edi, ti je yll, i paarritshem, por te ka rene per pjese nje opozite politike bastarde, mashtruese, genjeshtare, mafioze,lincuese, e korruptuar deri ne palce, intrigante, dhe antikombetare. Zoti te dhente shendet ty e familjes tende. U befsh 100 vjec por vetem nje keshille kam per ty. Te lutem – largoje Arben Ahmetaj se eshte mafie deri ne palce, i korruptuar, imoral.

    1. tourkalvanos.... says:

      Corapekuq,cmenduri per nje kristian……inshallah!!!
      Thjesht rrot cari…….

      1. Bbb says:

        Brekegris edhe jevg …qepe halen

        1. Shenjestra says:

          Kryeministra si Edi Rama i gjen rrall.Ne kete shkrim tregohet se Rama eshte inteligjent,i shkathet dhe i zoti per te kapur e analizuar problemet jetike.

          1. Vlora1912 says:

            Bravo Shenjestra,
            Jam dakort me ty: Me kete shkrim, Edvim Rama(Alias Skenderbeu i Elises!) tregon se eshte i zgjuar dhe i ka kapur dhe analizuar drejt problemet.
            ******
            Veçse, Shenjester, me ben pak pershtypje diçka; Nuk eshte ca si von per tu treguar i Zgjuar per Golat qe pesove dje???!!!

            Problemi me politiqenet shpiftar, moj shënjester qorre, qe nga Saleh Barbari tek Ilyr e Lul hajdutin, dhe kete Mender beun tend, është se tregohen te zgjuar Pasi ja u kan futur fqinjet…thellë!
            Ateher keta bejne si te ditur…
            *****
            Trimeria pas lufte
            Dhe mençuria pas Kuvendit,
            Nuk kan asnje vlere,
            Ose kan vlerë sa një Shënjestër e Shtrembër!!

      2. bekimi says:

        turogrekis…vrapove per supe tjeter ! nuk u ngope ? I shkreti ti ! Edhe po u ngope me supe…. i pangopur je .. se koke pa tru e ke ”’ me perralla si rraca..! nuk i ha kush.. ehuuuuuuuu.. Jeni ne kohet e perrallave!! Cfare majmunesh te pa transformueshem.

      3. Nik says:

        çfar lidhje ka fjala inshalla kur ne kemi fjalèn mè tè bukur shqipe”dashtè zoti”

      4. Alniku says:

        Po ti e pall ç’pate ??

    2. E ç‘jam une, nje cope dru, nje gdhë says:

      Ladi ta gezosh emrin, te shkon shume. Nuk po merrem me Edin se atij per llafe nuk ja dalin gjithe grate e Tiranes bashke (ndoshta Shqiperise!). Por ti Ladi si thua, pse Edi e beri perseri Minister kete hajdutin Ahmetaj?! Se eshte hajduti i tij o Ladi. Ngaqe ketu tek ne e kane shume vete emrin Ladi i duket Edit sikur ja ka hudh fajin Ahmetajve qe ka leshuar per te vjedhur. Edi ndryshon nga Berisha se vetem vjedh, nuk ja ka dhene Perendia edhe b…then qe te vrase. Kurse nga Meta ndryshon vetem per faktin se ka lexuar, Meten e ze libri.
      Ladi gjithe te mirat. Te pershendes shume.

    3. Loni says:

      Nje shkrim briliant i nje politikani te madh!

    4. Koli says:

      I lexoja me kuriozitet editorialet e Meros po sot ja paska lene kendin Edvin Rames.Ke gabuar Mero se keshtu mendoj qe do ja lesh dhe Bashes apo Berishes sipas rastit per te vjelle ushqimin e prishur si torte feste.Tani per Edvin Ramen vetem kaq:Po Serbia nuk ka kerkuar akoma falje dhe deklaron cdo dite qe kurre nuk ka per ta njohur Kosoven.Pse nuk del ne Kroaci ose Mal te Zi Serbia me det po pikerisht ne Shqiperi???Atehere po e nxirrni Esad Toptanin hero sepse ai kete gje donte ta bente qe para 100 vjetesh,po nuk e lejoi Avni Rustemi.Tani ju po i lejoni ashtu si donte Esad Toptani.Te pakten tani rehabilitoheni dhe fshini nga librat e historise dhe damkosni Avni Rustemin.

    5. Bato says:

      @Ladi dhe gjithe naivet qe mendojne se peshku qelbet nga bishti. Nje marreveshje qe kryhet ne momentet e fundit te nje administrate dhe me arritje vetem dytesore te tipit “njohja e Izraelit” kur palet nuk arrijne te njohin njera tjetrin kthehet ne bumerang dhe eshte teresisht e cenueshme nese do te kemi rinovim te administrates amerikane pas disa muajve. Une besoj se taksa 100% deri ne njohje. Reciproke qe zgjidhja e duhur por mosunifikimi i faktorit shqiptar mbi te e beri te cenueshem si mjet efektiv. Gjithashtu mendoj se zgjidhja perfundimtare do te vije nepermjet negocimit me ndermjetesim te BE dhe jo amerikaneve. Keta te fundit pervec.ndishta sigurimit territorial nuk mund te ofrojne me shume. BE nga ana tjeter ka mundesine e ofrimit te “kulacit” te madh si integrimi i ballkanit perendimore perfshire Kosoven dhe Serbine, levizjen e lire te njerezve, projektet ekonomike dhe infrastrukturore etj. Mareveshja amerikane eshte thjesh politike, as ghysmake s’mund ti thuash dhe per me teper e rrezikshme pasi injoron faktorin me te fuqishem per rajonin qe eshte BE. Rama e di shume mire kete por sic duket i ka humbur piket dhe kerkon nje barke shpetimi amerikane. Koha do te tregoje sa e vlefshme ka qene kjo marreveshje qe u arrit nen kercenim dhe qe ne vullnet te lire nuk u arrit per 10 vjet.

    6. Tony uk says:

      Shikoni kur te turren injorantet,sahan lepiresit ta shajne.

  2. Kalec Dega 2025 says:

    Pse kot eshte gjigand njoni!
    =

    Trump mesoi per Minishengenin e Rames dhe menjehere e aprovoi….LOL!
    =
    Prandaj Trump duhet ta kishte ftuar edhe gjigandin e Shqiperise xhuxhmaxhuxhe dhe ti dhuronte nje stilolaps me mbishkrimin Trump2020.
    =I shkreti Vucic u mundua t’i kujtoj Trump qe edhe Rama i Shqiperise ka luajtur nje rol te madh.Trump e pyet: “WHO”?

    1. Ilirjan says:

      Katundareve hileqare e cmirezinj, u ka mbetur vetem te tallen. Nuk ka ne Europe, popullsi me te TRASHE, te prapambetur sesa ndjekesit e sali qenefit katundar e ilir mutit nga Skrapari. Dhe kjo na ka rene per hise ne te gjitheve… fatkeqesi kombetare, me keq se lepiresit e janulles.

    2. Shqiptar says:

      Hyri te hyfte ne b… ty dhe mbare rrace tende bastardo- maloke.

    3. Andi says:

      Ky I tha,ai I tha,blah,blah,Si gjithmone,karec,ha ate qe nuk thuhet dhe vjen perseri per te ngrene ne postimin tjeter.Te befte mire o too muti.

  3. pjeter says:

    Shifeni tani kur tu turren Rames pse quajti Hotin te urte.

  4. Mal Cori says:

    Po SRB-i vazhdon qe ne vitin 1968 qe te bej lojen e UDB. Kush e pompoi ne pushtet SRB-in me 1991? UDB.
    Kush ja orjentoi te dashurin e vajzes per te trasheguar PD-ne. UDB…

    1. Luan says:

      Kush ishte kryetar i celules se Udb-se?Ramiz Alia,sekretar Ismail Kadareja,anetare Sali Berisha Ali Spahija Pjeter Arbnori etj.

  5. QIM PEKA, ZJARRR!!? says:

    PUSETA DIGJITALE E BËRISHËS, GATI PËR SULM ME JASHTËQITJE GOJORE .

  6. ???? says:

    Hak, gjithë kusuret Plako.
    Je njish, lum ne qi t’kena!

  7. Drini Bardhezi says:

    ER.
    Jepu emrin që meritojnë njerëzve.
    Thuaj që Ramush Haradinaj – përtej kontributit si luftëtar dhe sakrificave të tij dhe familjes së tij, veçanërisht dëshmorëve që ajo familje dha, si patriot dhe padyshim atdhedashës- është një idiot politik dhe i korruptuar.
    Thuaj që Albin Kurti zhgënjeu me idiotësinë dhe panjohuritë e tij në skakierën politike, në politikën e madhe.
    Thuaj edhe që ti vetë dhe Hashim Thaçi, dështuat në jetësimin e marveshjeve që keni bërë në mbledhet e shumëreklamuara mes dy qeverive, e sidomos, siç e kam thënë në një shënim tjetër, në krijimin e një tregu të përbashkët mes zonave kufitare Shqipëri- Kosovë-MV- MZ, e sidomos Shkodër- Gjakovë- BC, Kukës- Prizren.
    Thuaj se për ca pare të qelbura që ju politikanët dhe lejtnantët tuaj në dogana po mbani peng bashkimin real, bashkimin e interesave mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
    Ke 100% të drejtë për Shengenin Rajonal, por ai nuk funksionon pa Shengenin Shqiptar.

  8. h says:

    E vlerësoj shumë kontributin tuaj për të zgjidhur konfliktet në ballkan,Evropë dhe botë,
    por do të vlerësonim më shumë sikur të përqëndroheshe më shumë për të zgjidhur
    ca probleme “të vogla” që kemi në Shqipëri siç është varfëria,papunësia,ekonomia,drejtësia,
    korrupsioni,droga,mafja,krimi dhe vrasjet e përditëshme,vjedhjen dhe zaptimin e pronave,
    prostitucioni,trafiku i organeve,zenit që pasurohet dhe pensionistëve që skanë lekë për ilaçe,etj,etj.
    Kështu do të jesh më i dobishëm për popullin tënd,pastaj për tjerët,sepse një fjalë e urtë popullore
    thotë se,-kush nuk di të drejtojë shpinë e vet nuk mund të japi këshilla të tjerëve.
    Me respekt,nga një Qytetar.

  9. Konica Usa says:

    E gjitha kjo nxori ne drite idiotsine e Ramushit,dhe ligesine e Albinit,kurse ne Shqiperi mbylli halet e pusetes dixhitale te Sali Berishes.

  10. Mir says:

    Kosova ka nje import/eksport baraz me 0 me shtetet e medha EU,dhe interesi i tyre esht 0,per USA kosova egziston thjesht si barazpesh e Rusis,kshu we ca te perfitosh ,thanx USA

  11. Ed says:

    O Zoti Kryeminister po ajo njohja nga Israeli eshte merita tende gjithsesi. Bibi Netanjahun sic e quajne ne USA vetem ty te te telefonon dhe e ka shprehur MIKU IM EDI RAMA. A sikur te KISHIM edhe nja dy si ju o EDI nje ne Kosove nje ne maqedoni nje ne mal te zi.
    EDi RAMA THE GREAT

  12. Olimpia says:

    Rama, merru me termetin, , pandemine, punesimin e rinise, me ngritjen e nje industrie moderne, me luften ndaj evazionit fiskal, ndaj krimit, korrupsionit Merru me shkollat ne kushtet e pandemise, merru me zbatimin e te drejtave te punetoreve, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Per keto te kane votuar e paguajne shqiptaret. Te tjerat jane thjeshte propogande pasi ty dhe Shqiperine nuk I pyet kush. Nderkohe marreveshja Srerbi Kosove eshte nje blof elektoral I Trump dhe nje loje e ndyre gjeopolitike ne kurriz te shqiptareve te cilet si gjithmone po paguajne rivalitetet amerikano.. ruse… europiane dhe kineze, ne favor te Serbise. Edhe nje idiot politik è kupton poshtersine e faktit qe ndersa sllavet e ish Juosllavise u ndane midis tyre per pamundesi bashkejetese, Kosova shqiptare qe se lidh asgje me sllavet, duhet te jete akoma formalisht pjese e Serbise..A nuk e kupton qe e gjithe kjo maskarade, lidhjesh ekonomike,, Serbi.. Kosove eshte rikthim I vartesise se Kosoves nen Serbine…? Ne se Trump do forcimin e Kosoves le ti hedhe ato para midis Shqiperise dhe Kosoves dhe ceshtja mbyllet vete. Pastaj kur te arrijne te gjithe ne BE Kosova dhe Shqiperia do te dine me ke dhe si do te integrohen..

    1. Ashtu kot says:

      Olimpia:
      Ne pergjithesi ke te drejte, por ngaterrohesh ne detaje. Amerikanet thone se djalli eshte ne detaje.
      Po them vetem ndonje detaj:
      Fakti qe ne marreveshje futet njohja e Kosoves nga Izraeli, tregon se Amerika ne asnje milimeter nuk eshte larguar nga shteti i Kosoves. Ky detaj tregon se edhe Serbia e pranon kete realitet. Ajo firmosi sepse e di qe mevetesia nuk ka kethim. Vuciqi po luan me zgjuarsi. Me shume se per ne ky detaj eshte ndihme qe i jepet Vuciqit per te afruar mithollogjine serbe mbi Kosoven me realitetin e humbjes se Kosoves…
      Olimpia:
      Ka edhe shume detaje qe nuk kam kohe te shpreh mendimin tim, por shkurtimisht mund te them qe kjo marreveshje eshte nje hap i madh drejt njohjes nga Serbia.
      Kjo marreveshje eshte deshtim total i Serbise per te
      Sabotuar bisedimet e arthshme. Ajo do jete e detyruar te vazhdoje kete loje. Asaj i priten duart te perdore spiunet e saj ne Kosove qe nen emrin “patriotizem”, ndihmojne Serbine per te va,hduar rrugen serbe te pritjes se kohes se volitshme per te marre prrseri Kosoven. Njohja e Kosoves nga Serbia eshte nje cap me afer…..etj…etj…

  13. Altin says:

    Gjithe halli Rames eshte pse nuk u be marreveshja kur tha ai. Ka fillu i duket vetja amerika. Fatkeqesisht ketu e qindra vjet paqja ne ballkan ruhet ne kurriz te shqiptareve ka thene nje anglez i madh

  14. Bbb says:

    1) Pse vazhdon nuk u thua te verteten shqiptareve?!?! Edhe sikur te kene mashtruar edhe ty ti i ke pare ne sy me evropiane e amerikane keto vite: edhe mos ti kishe vete syte ne balle do e kishe kuptuar qe po vdesin nga deshira per tu lene dore te lire serbeve per nje masaker tjeter shqiptaresh….vetem se u vjen ca si turp?
    2) Po kot kjo pika 2 per sa kohe kafshet perqark nesh (jo si i quan ti fqinjet apo vendet e “perparuara” ca me larg nesh) po mprehin te gjithe thikat per gjak shqiptari
    Nejse: Durresi NUK eshte nje port i thelle ne Adriatik….vetem Tivari eshte…!
    3) Nuk besoj se je nje Zoograf por ama qe je nje piktor pa lidhje me gjeopolitiken etj arte jetike per nje funksion shtetar…kete se luan as topi
    Zotrote kete e ke pranuar edhe vete nga 2013 po sjam i sigurte qe e ke mire te qarte cdo me thene

  15. bekimi says:

    turogrekis…vrapove per supe tjeter ! nuk u ngope ? I shkreti ti ! Edhe po u ngope me supe…. i pangopur je .. se koke pa tru e ke ”’ me perralla si rraca..! nuk i ha kush.. ehuuuuuuuu.. Jeni ne kohet e perrallave!! Cfare majmunesh te pa transformueshem.

  16. TIRANA 2020 says:

    NDJEKESIT E HALES DIXHITALE SAL HALE SERBI E MUTILIR SKRAPARI PRA MALOQERIA SHPELLARE NE TOKAT E XANUNA NGA BYTHORJA NE SARANDE JANE FATI I ZI PER NE QE JETOJME NE SHQIPERI.

  17. Lan Xhabija says:

    Tung baca Edi Rama.
    Zoti, të dhashtë shëndet e kyvet.
    Në Kosovë, ka mbetë Ushi, mbasi Rama është në Shqipëri.
    Të tjerët, janë Isha, usha, gjysma (italionçe) dhe ashashaaaaaa…..
    Kujdes vehten, se benë ta kanë bërë me libër katundi e jo më shtëpie !!!

  18. Azio says:

    Nja shkrimtar i talentuar dhe
    Nje politikan I merituar.
    A mund te gjeni nje njeri te ngjashem me Edi Ramen ne keto 30 vjet te demokracise?
    Vazhdo EDI,
    Varja teneqen copave te injoranteve Berishjane,Bashjane,Likejane,e cfare i perban kazani i plehrave te tyre.
    Shqiperia eshte me shume fat qe te ka ty ne krye te popullit.
    Ti e meriton te votosh per ty dhe Parine Socialiste.

  19. PO , PO says:

    Dhe… , e gjithe kjo zhurme , per te vertetuar qe une kisha te drejte me “mini shengenin ballkanik” qe , per shumekend eshte i dyshimte . Vete Vucic , e tha serisht qe ” …Serbia ka ekonomine me te fuqishme ( ne prodhimin e brendeshem ) , ndaj edhe eshte me e fituara nga minishengen qe do te konkuroje e ule ndjeshem prodhimin e brendeshem ne vendet e tjera te minishengenit . Pra , ne do kemi humbje e jo fitim prej saj !
    Persa i perket njohjes se Kosoves nga Izraeli , eshte nje vrime ne uje , apo nje pike uje ne mes te detit , fare pa ndikim ne statusin e Kosoves . E gjithe marreveshja e djeshme tre – paleshe ne te vertete (per deri sa e firmosi edhe Trampi) , eshte nje zero me zhufke , ku Serbia fitoi gjithe sa deshi , kurse Kosova humbi dhe i dobesoi pozitat e saj , per t`i bere jehone fushates elektorale te Trampit , per mandatin e dyte , te tjerat jane fjale boshe per te trullosur njerezit .

  20. katarakti says:

    Nuk je bindës. Në fakt çfarê fitoi Kosova nga takimi i Uashingtonit?! Ti personalisht hoqe një barrê të rëndë meqë Abdullahu firmosi minishengenin ballkanik. Por Kosova çfarê fitoi?! Asgjë. Gabove edhe kësaj rradhe, sikurse gabove me Mit’hatin! Vuçiçi tha se nuk bëmë marrëveshje me Kosovën, të cilën nuk pranojnë ta njohin si shtet, por bëmë marrëveshje me Amerikën për Kosovën! Pra me tutorin e saj. Nga kjo marrëveshje doli se serbët do të shfytëzojnê edhe ata burimet ujore të Ujmanit/Gazivodës! Se do tê jenë po ashtu kujdestarê tê përjetshëm të manastireve ortodokse në Kosovê etj etJ.
    Ti dhe të tjerêt që i bien tupanave të patriotizmit duhet të kuptojnë se ky takim në Uashington nuk u mbajt për Kosovên dhe të mirën e saj. Është shumë e thjeshtê: – Takimi i Uashingtonit u organizua pêr shkak të zgjedhjeve në Amerikë. Që Trumpi tu thoshte ungjillorëve tê tij në Amerikë si dhe lobit super të fuqishëm çifut atje se:” Edhe një vend tjetër me shumicë myslimane (!) e njohu Izraelin. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe”! Ky ishte qëllimi i vetëm i këtij takimi. Për më shumë na etiketoi edhe si vend me shumicë muslimane, si ato të Lindjes së Mesme. Dmth edhe më larg Perêndimit dhe Europës sot sesa dje. Të tjerat janë fjalë të bukura nanuritëse për të vënë njerëzit nê gjumë.

  21. Troshani says:

    Ketyre nuk u ka mbet gje vetem te te rrrruajne topet ty,dhe te gjithve qe te mbeshtesin.Keta jane provincial te ndyŕe,qe per fat te keq ose te mire ,zoti, gjirizin ja ka vene te goja.Krijesa te shplara pa yndyre.

  22. TONINI says:

    Vazhdo punen mik,mos u mer shume me keta patriotet e medhej,qe e heqin veten si heroj,dhe na tregojne histori me emra konkrete,qe keta nuk kane asnje lidhje me keto figura mbare kombetare,as ne origjine,as ne formim,as ne qytetari,as ne atdheti,as ne paraqitje,keta jane ca mostra ne kohe moderne,qe dhe vete habiten se si erdhen deri ketu,me kaq pushtet dhe pasuri dhe tani keta ordinier me pushtet dhe para na tregojne dhe histori dhe roli i tyre ne kete histori,kjo eshte per te vene kujen,po me teper per te qeshur,duke pas parasysh qe keta nuk bejne mendim ne shtepine e tyre,jo me ne opinion.Gjeja me e mire leje ne pune te tyre dhe mos u mer fare me ta

  23. Dhimitri says:

    Kjo eshte te mbulosh diellin me shosh…. Kur c’do shqiptar e shikon qe qelbet era tradheti. E gjithe ekonomia e shqiptareve varet nga Serbia. Nqs Serbia kerkon dalje ne Durres, Ujmanin, Trepcen, prona te kishes(?), vetqeverisje te Serbeve ne Kosove cfare ne kembim kerkojne shqiptaret?
    Si ka mundesi qe firmoset nje dokument duke permendur daljen e Serbise ne Durres pa qene pale Shqiperia?
    Edi Rama shporru!

  24. Ku jeni mor mutrat e Sbsë?? says:

    Filloi të dhjes nga goja , haleja digjitale e Sbsë?

  25. Amir Ballaj says:

    Deri me sot kemi kujtu se Kosova problemin e ka me Serbine. U desh Trumpi qe te na e qartesonte, qe Kosova problemin e paska pase me Hamasin, homoseksualitetin, teknologjine 5G dhe si per ta mbylle njohjen nga Israeli – maskerade e gjitha per interesat elektorale te Trumpit. Turp e faqja e zeze – mjere Kosova ne dor te kujt ka ra.

  26. Haka Tekizoti says:

    Si shumë e frynë atë letrën e firmosur që e quajnë marrëveshje. Po, ç’marrëveshje është, kur thuhet se palët nuk kanë fimrosur në të njëjtin dokument , por secila palë vetëm në të vetën dhe në secilën prej tyre firmë e dytë ka qenë ajo e zotit Trump, ose e ndonjë amerikani tjetër? Nëse marrëveshje quhet ajo që lexuam të botuar në shtyp, ajo nuk është asgjë. Prandaj mos e fryni shumë. Është një barcoletë popullore që na mëson të mos nxitohemi kot. Kur natën e martesës nusja kishte ardhur te dhëndëri dhe motra e motra i këndonte këngë për hallatet e mëdha, për ta zbritur me këmbë në tokë, nusja shtoi vargjet: mos e mburr, mos e lëvdo, nesër mbrëma do t’ia shoh. Nuk e kuptoj këtë nevojën për të fluturuar me presh.

  27. Iliria e bashkuar says:

    Jo marveshjes ne Amerike

  28. 001 says:

    Po per kufijte kosove – shqiperi kur do I hapesh ?
    Tregti te lire levizje te lire , po u prishet per nje thes patate o predikues i shenjte
    O jezusi I shqiperise!

  29. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Gjithë PLEHRAT dhe FEKALET e KOMBIT SHQIPTARdolën dje , kush e kush të KOMENTONTE i PARI , që nga Edvin HAJDUTI deri tek LUL KRIMINELI , TRADHTARI dhe HAJDUTI , Likja HAJDUT i THESARIT dhe VRASËS që ka çuar SHQIPTARË Mbrapa DAJTIT dhe ju ka marrë Jetën , MONA HAJDUTJA , Gramoz KRYEHAJDUT Ruçi , etj etj etj etj etj etj etj etj etj PLEHRA , FUNDËRRINA dhe FEKALE tē këtyre 30 VITEVE !!! Dolën të gjithē si SKUTHA dje , dhe kush e kush të HAPEJ BYTHËSH më SHUMË , dhe tju HIDHNIN HI SYVE SHQIPTARËVE , që këta LIDERAT tanë janë gjoja “PATRIOTË dhe ATDHETARË” , por që në të VËRTETË këta FUNDËRRRINA HAJDUTË dhe KRRIMINELË , për PUSHTET dhe KORRUPSION SHTETËROR , janë gati të ZBATHIN edhe BREKËT , JO për ATDHEUN që NUK e RRUAJNË FARE , po ama FARE FARE siç thotë edhe Erjon Braçe i ZI , që ka 7 VJET e GJYSËM në PUSHTET dhe ju ANKOHET SHQIPTARËVE , PËRSE GJYKATAT dhe PROKURORËT KRIMINELË NUK FUSIN në BURG Like HAJDUTIN , Sali GËRRDECIN , LUL KRIMINELIN , VRASËSIN , TRADHTARIN dhe HAJDUTIN !!?! Kurse Edvin Rama hapet BYTHËSH dhe bën si i “VIRGJËR” , por në të vërtetë është NJË KRYEHAJDUT ORDINER i George Sorrosit , dhe NUK e ndan nga vetja KRYEHAJDUTIN më të MADH të BALLKANIT ,Arben Ahmetaj , dhe nga Ministër Financash , e SISTEMON mirë në MINISTRINË E SAJUAR të TËRRMETIT dhe COVID 19 , aty ku janë mbledhur MILIARDA €URO dhe ???? , dhe Arben KRYEHORR Ahmetaj do ti SISTEMOJ mirë ato MILIARDA €URO ,?????? , duke i GRABITUR , ZHVATUR dhe ZHDUKUR PA GJURMË !!!!! “Më Thuaj Me Kë Rrri , Të Të Them Se Cili Je” , i themi neve këtej poshtë nga JUGU !!! Edhe Edvini i ZI dhe HAJDUT , po rrri me Arben Ahmetin HAJDUT dhe KRIMINEL , dhe kjo do të thotë që edhe Edvini i ZI është KRYEHAJDUT dhe KRYEKUSAR , NJËLLOJ si LIKJA , LULI , MONA , PETRIT VASILI , BODE , RULI , SOLIS , TRITAN SHEHU me PRESHIN e LUSHNJES në BYTHË duke “fluturuar” , TAVO , HAXHINASTO , NAÇO dhe lloj lloj PALAÇOSH të tjerë të Politikës KRIMINALE 30 VJEÇARE , të mbushur me DOBIÇA dhe PROSTITUTA , që VJEDHIN , VRASIN , GRABISIN dhe PLAÇKISIN SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT e RROPATURR për 30 VJET RRESHT !!!!!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qoftë kjo KLASË POLITIKE KRIMINALE dhe prej HAJDUTËSH dhe PIDHMOTRASH të këtyre 30 VITEVE !! RROFTË SHQIPËRIA dhe vetëm SHQIPTARËT E NDERSHËM kudo në ? ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??

  30. 2 ANIJE BURG USA?? kanë mbërritur në KROACI dhe ITALI , dhe mbasi DONALD .J TRUMP të FITOJË ZGJEDHJET e 3 NËNTORIT , do KËRRCASIN PRANGAT , në gjithë BOTËN ? says:

    Gjithë PLEHRAT dhe FEKALET e KOMBIT SHQIPTARË dolën dje , kush e kush të KOMENTONTE i PARI , që nga Edvin HAJDUTI deri tek LUL KRIMINELI , TRADHTARI dhe HAJDUTI , Likja HAJDUT i THESARIT dhe VRASËS që ka çuar SHQIPTARË Mbrapa DAJTIT dhe ju ka marrë Jetën , MONA HAJDUTJA , Gramoz KRYEHAJDUT Ruçi , etj etj etj etj etj etj etj etj etj PLEHRA , FUNDËRRINA dhe FEKALE tē këtyre 30 VITEVE !!! Dolën të gjithē si SKUTHA dje , dhe kush e kush të HAPEJ BYTHËSH më SHUMË , dhe tju HIDHNIN HI SYVE SHQIPTARËVE , që këta “LIDERAT” tanë janë gjoja “PATRIOTË dhe ATDHETARË” , por që në të VËRTETË këta FUNDËRRRINA HAJDUTË dhe KRRIMINELË , për PUSHTET dhe KORRUPSION SHTETËROR , janë gati të ZBATHIN edhe BREKËT , JO për ATDHEUN që NUK e RRUAJNË FARE , po ama FARE FARE siç thotë edhe Erjon Braçe i ZI , që ka 7 VJET e GJYSËM në PUSHTET dhe ju ANKOHET SHQIPTARËVE , PËRSE GJYKATAT dhe PROKURORËT KRIMINELË NUK FUSIN në BURG Like HAJDUTIN , Sali GËRRDECIN , LUL KRIMINELIN , VRASËSIN , TRADHTARIN dhe HAJDUTIN !!?! Kurse Edvin Rama hapet BYTHËSH dhe bën si i “VIRGJËR” , por në të vërtetë është NJË KRYEHAJDUT ORDINER i George Sorrosit , dhe NUK e ndan nga vetja KRYEHAJDUTIN më të MADH të BALLKANIT ,Arben Ahmetaj , dhe nga Ministër Financash , e SISTEMON mirë në MINISTRINË E SAJUAR të TËRRMETIT dhe COVID 19 , aty ku janë mbledhur MILIARDA €URO dhe ???? , dhe Arben KRYEHORR Ahmetaj do ti SISTEMOJ mirë ato MILIARDA €URO ,?????? , duke i GRABITUR , ZHVATUR dhe ZHDUKUR PA GJURMË !!!!! “Më Thuaj Me Kë Rrri , Të Të Them Se Cili Je” , i themi neve këtej poshtë nga JUGU !!! Edhe Edvini i ZI dhe HAJDUT , po rri me Arben Ahmetin HAJDUT dhe KRIMINEL , dhe kjo do të thotë që edhe Edvini i ZI është KRYEHAJDUT dhe KRYEKUSAR , NJËLLOJ si LIKJA , LULI , MONA , PETRIT VASILI , BODE , RULI , SOLIS , TRITAN SHEHU me PRESHIN e LUSHNJES në BYTHË duke “fluturuar” , TAVO , HAXHINASTO , NAÇO dhe lloj lloj PALAÇOSH të tjerë të Politikës KRIMINALE 30 VJEÇARE , të mbushur me DOBIÇA dhe PROSTITUTA , që VJEDHIN , VRASIN , GRABISIN dhe PLAÇKISIN SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT e RROPATURR për 30 VJET RRESHT !!!!!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qoftë kjo KLASË POLITIKE KRIMINALE dhe prej HAJDUTËSH dhe PIDHMOTRASH të këtyre 30 VITEVE !! RROFTË SHQIPËRIA dhe vetëm SHQIPTARËT E NDERSHËM kudo në ? ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??

  31. Pokeristi says:

    Komentues te nderuar!
    Para se te shypni mendimin tuaj dhe t’a publikoni beni nje logjike te thjeshte arithmetike. Sa vetave ju sherben komenti juaj,cilet jane ata dhe sa te gjithe bashke i sherbejne mbi te gjitha Shqiperise.
    Politika e soteshme nen optiken e globalizmit eshte mjaft komplekse.Per t’a perceptuar ,interpretuar dhe se fundmi implementuar,duhet kulture,duhet eksperience,duhet intelekt.Te tre keta komponenente,ne mesataren kombetare,te jemi te sinqerte i kemi te cunguar.
    Politika eshte specialitet me vehte ,eshte nje dhunti e falur nga zoti e kultivuar nga ty nen shoqerimin e pa ndare te atyreve tre komponenteve qe permendem me siper.Ne duam te merremi te gjithe me politike,ne duam te gjithe te jemi lidera te shquar.Por ky spcialitet sigurisht ju takon jo te gjitheve.
    Fatkeqesisht kete profesion disa e kane uzurpuar,disa kane
    ndruar profesjon,disa jane manekine pa asnje individualitet,disave pa shtylle kurizore ju sherben si paterice.
    Edi eshte nje politikan pragmatist me ato cilesi te nevojshme por jo te mjaftueshme per t’u quajtur politikan i madh.Por nderkohe eshte artist politikan ose si t’ju vije per mbare politikan artist.

    1. Bato says:

      @pokeristi. Po komenti jot kujt i sherben? Njerezit shprehin mendimin personal pavaresisht se e kane te qarte qe nuk zgjidhin gje. Mendimi i tyre transmetohet me vote cdo 4 vjet. Edi eshte politikan ne nivelin qe ka pas si artist e sportist cfare te duash ti.

  32. ylli begolli says:

    MUNDESIA PER KOMUNIKIM MINIMALE…! NUK KAM TE SHTOJ E TE PAKESOJ!PO PERMEND SH.PAK …AFATIN NJE VIT!MAREVESHJET TE IMPLEMENTOHEN KERKOJNE KOHEN E VET TE REALIZOHEN.MUND TE FILLOHET KU U LA,POR TANI JEMI NJE SPIRALE ME LART DHE KJO QUHET ZHVILLIM,PERPARIM,REALIZIM…,!AMERIKANET NJIHEN PER SHPIRTIN PRAKTIK TE LARTE QE KANE!PERPARA

    1. Ajet Delaj says:

      z Kryeminister i Repuplikes se Shqiperise nuk mendoj se eshte shume e shendetshme per ju marrja ne mbrojte e Presidentit Thaçi pasi marveshja e nenshkrur eshte shume me e madhe sesa minishengeni ballkanik pasi marveshja e garantuar nga Presidenti Trump i kapercen kufijte e Ballkanit duke vendosur ne krye të procesit Shtetet e Bashkuara .
      Ndalon perparimin e fondementalizmit islamik ne Kosove dhe ekspansionin kinez ne Serbi.
      Afron miliarda dollare ne infrastructuren e Ballkanit qe me siguri do sjedhin prosperitet.
      Angazhon institucionet Amerikaneve ne menaxhimin e zhvillimeve ne Ballkan duke afruar me shume Izraelin me Kombin Shqiptar si garanci per zhvillime pozitive afatgjata.
      Ajo cfare realisht duhet thene eshte se minishengeni i inicuar nga ju nuk i bie ndesh projektit të Presidentit Trump qe me siguri ka edhe shume të tjera qe nuk eshte e nevojshme të dihet tani.
      Ajo cfare me sinqeritetin me të madh do ju sugjerja eshte bashkengjitja juaj e plote projektit të White House për Ballkanin duke deklaruar sa me pare transferimin e Ambasades Shqiptare ne Jeruzalem megjithse edhe po ta dergosh neser prape je me vonese por prape me mire vone se kurre.
      Mendoj , madje jam i bindur se tashme loja ballkanike ka dale ne fushe të madhe duke lene pas cicmicet e vogla të Ballkanit.
      Kaq mendoj se eshte mjaftueshm per tu kuptuar pasi gjithnje kam menduar se ke qene për loje të madhe por levizjet tuaja shpesh kane ardhur të vonuara megjithse ne shumicen e rasteve ne drejtimin e duhur mbase kjo ka ardhur se ke luajtur ne porten e majte edhe atehere kur jane nderruar portat e gjeopolitikes .

  33. Minjte e gjirizave says:

    U dhe krahe minjve te gjirizave.
    Dmth cdo gje qe thone dhe bejne amerikanet Kane te drejte?????
    HahAaaaaaa. Zhelle idiote

  34. Milo Derri says:

    I nderuari Evin Kristaq Rama! Me gjithë respektin që kam për punën dhe veprat tuaja, me këtë deklaratë që e zgjatët shumë dhe nuk that asgjë, kam përshtypjen që nuk u shkrua nga dora juaj dhe fjalët nuk janë nga kontigjenti juaj i fjalorit politik. Ju ishit ata që përkrahët nismën e washingtonit, pastaj mutanti i sajuar nga laboratori i Isa Frankenshtajnit me emrin Av Du Llah dhe robinhudi i dukagjinit që ia fali 8000 ha malit të zi, për të vajtur atje me qëllim “njohjen reciproke” dhe çfar ndodhi, NJOHJA nga IZRAELI. Vuçiq doli që përfaqsonte shtetin çifut, kurse mutanti i Isa Lugatit komunitetin arabo-islamik. Ky turp do bëhet temë e shumë filmave holivudian në shekullin që po e jetojm. Populli thotë: U nisëm për të blerë verë dhe u kthyem me ujë në shishe. Qeveria që do të pasoj këta pasardhës të Esadit ( shkodrën malit të zi ), Zogut ( shën naumin shkijeve ), Berishës ( detin grekut dhe naftën shkijeve ), duhet dënuar sipas ligjeve të luftës për tradhëti. Si bëhet minishengen me një shtet që Kosovën e ka në kushtetutë ende koloni të patjetërsueshme, na vrau, na preu, na dogji me dekada? Serbisë duhet mbyllur kufijt për 100 vite në vijim derisa të këndellet nga krimet makabre të organizuara me qëllim zhbërjen e shqiptarëve, siq mbyllen psikopatët prapa grilave përjetësisht.

  35. Shqiptar says:

    E votuam pèr kryeministèr tè Shqipèrisè, Edi Ramèn.
    I besuam, se do rilindè Shqipèrinè dhe do tu kthejè dinjitetin shqiptarève. Krimin e paraardhèsve tè tij, do ta luftonte, shtetin ligjor dhe drejtèsinè do vendoste.
    Le ta themi ashtu siç èshtè realiteti sot.
    Kèto 8 vjet, do mbahen mend, si vitet e vazhdimit tè rrumpallès, korrupsionit, abuzimit dhe eksperimenteve amatoreske tè njè njeriu tè paaftè dhe eunukève qè mbledh rreth vetes.
    Tè hyftè vetja nè qejf, mallkojnè shkodranèt. Edi Ramès, i ka hyrè vetja nè qejf.
    Jo more z.kryeministèr. Ne, nuk kemi nevojè pèr prezantues tè hartave tè znj.Merkel apo shitès shqiptarè tè ideve tè Trump. Ata, e bèjnè punèn e tyre, edhe pa ndihmen tuaj.
    Shqiptarèt, nuk ju besojnè mè juve sepse ju treguat me vepra, nè Shqipèri, sesa i papèrgjegjshèm, sipèrfaqèsor, i paaftè jeni.
    Èshtè fatkeqèsi kombètare, kjo qè kemi pèrjetuar nè kèto 8 vjet, me ju dhe hajdutèt tuaj nè krye tè institucioneve.
    Hesht Edi Rama, hesht mè mirè.
    Nuk jeni ju, ai qè duhet tè sillet sikur, koha iu dha tè drejtè pèr diçka.

  36. Pato says:

    Tani po na del qe jo vetem greku por edhe serbi po na merr detin! Iluzione te tilla vetem mes politikaneve shqiptare i gjen.

    Shkrimi i Rames eshte ok, por medioker ne krahasim me shkrimet e tij te meparshem. Te komentosh ende me ato qe shkruan e thote Saliu eshte ulje niveli.

    Sa per marreveshjen qe ben ne shtepine e bardhe eshte e rendesishme te kuptohet qe Kosova nuk ka cfare te fitoje me, edhe njohja nga Izraeli eshte e vlefshme per diplomacine por jo e domosdoshme.

    Nuk mendoj se politikanet ne Kosove kane pjekurine e duhur te pranojne qe gabuan apo ti kerkojne falje Edi Rames per ato qe thane apo komentuan. Si ne shqiperi dhe kosove e kemi me te lehte ende te flasim anglisht se shqip.

  37. Dhimitri says:

    ISHALLAH do themi se ashtu na do trapi! Akoma s’e keni kuptuar qe ne Shqiperi-shqiptaret do flasin si tu vij per mbare e si tu doj trapi e s’marrin leje e s’u plas fare rrota e trapit se cfar thot lloj lloj evgjiti i kompleksuar pseudo-grek?
    Inshallah nuk eshte fjale shqipe por perdoret sepse ka ngel nga koha e perandorise osmane dhe per aq sa do na doj trapi ne shqiptareve ta perdorim… aq edhe do vazhdojme ta perdorim, kur pastaj te na doj trapi mos ta perdorim me nuk do ta perdorim me!
    Tani ju mbas avazit te trapit tone do ngelni gjith jeten apo do shikoni punet tuaja?

  38. Pelioni says:

    Z. Kryeministër në 92 Sali Ram Shiqere Berisha qe mesia për shqiptarët,më vonë kur njerzit u kthjelluan dhe panë Saliun e vërtetë,thanë ky është djalli vetë që nuk u ngopja me gjak shqiptari,kështu që dhe dita për të bërë vlerësimin real të punës dhe përpjekjeve të tua për çështjen shqiptare,do vijë dhe është e afërt,që nga momenti që ajo marrveshje u firmos në shtëpinë e bardhë,të gjithë ata që të quanin zograf apo Esat pash Toptani,me vrap e përshëndetën,vonon por nuk harron thotë populli,qentë e zagarët e ushqyer në Stanin Sërbo sllav një ditë do ngelen si peshku pa ujë,por kjo është puna e tyre,ju vazhdoni përpara kush është shqiptar në shpirt ju kupton dhe do ju vlerësojë,kush ha çorbën serbe në sfel të gomerve le të shkojë,më mirë pa t’a për Shqipërinë e shqipëtarët.
    Populli tashmë i njhe,ata kanë firmosur aktin e madh të tradhëtisë kombëtare,dhe historia si të tillë do t’i vlerësojë e do t’i hedh në koshin e plehrave,sikurse ka filluar t’i vlerësojë dhe populli me votë.

  39. Berti says:

    Bravo, Edi Rama =Ismail Qemali. Duhet me shume informazion me informue popullin. Nje gje e THELBIT qendron tek MOSBLLOKIMI.

  40. Kullotaret says:

    Hahaha, kane dale kafshet e japin mend. Nuk e kuptojne se politika eshte per njerezit. Shkoni o te mjere dhe beni punen tuaj, kullosni arave. Politika nuk eshte per ju, as shkrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje